Intervista e Edi Ramës në revistën gjermane ‘Zeit’ u shpërnda me shpejtësi në mediat pro-qeveritare, e përkthyer dhe gati për botim.
Por në fakt, revista gjermane kishte realizuar një intervistë me ndërhyrje, ose me komente nga ana e saj.
Pikërisht kur revista e pyet Ramën nëse ka përjashtuar gazetarët nga konferencat e tij, përballë i vendos qëndrimin e gazetares së SYRI TV, Ambrozia Meta.
Kjo e fundit deklaron se Shqipëria është kthyer në një diktaturë ekonomike.
Më poshtë është pjesa e intervistës:
ZEITmagazin: Ju keni përjashtuar disa gazetarë nga konferencat tuaja për shtyp.
Rama: Ne vetëm dy herë kemi parandaluar që dikush të marrë peng të gjithë konferencën për shtyp, kur fliste pa fund në mikrofon.
Gazetares televizive 31-vjeçare Ambrozia Meta, Edi Rama i vendosi dorën në fytyrë vitin e kaluar gjatë një bisede për shtyp me gazetarë shqiptarë, përpara kamerave. Ai e shtyu mënjanë, kur ajo po i bënte me këmbëngulje pyetje që atij nuk i pëlqenin. Dy vite më parë, Rama e kishte kërcënuar gazetaren me një “masë riedukimi”. Ai kishte njoftuar gjithashtu se nuk do t’i përgjigjej pyetjeve të saj për disa muaj.
“Të gjitha këto nuk janë aq të rënda,” thotë sot Ambrozia Meta. “E rëndë është diçka tjetër: Rama e ka kthyer Shqipërinë në një diktaturë ekonomike. Ai shpërndan leje ndërtimi te njerëzit e kriminelëve. Nuk vepron si socialist, ndonëse është kryetar i partisë së tyre. Nuk bën asgjë për të varfrit dhe të moshuarit. Ajo që e shqetëson më shumë është të zërë vend në librat e historisë – si ‘Ati i Kombit’.”
Edi Rama po mban gjithnjë e më rrallë konferenca për shtyp. Në vend të tyre, ai përgjigjet me video në disa pyetje të zgjedhura që qytetarët lejohen të bëjnë. sn