Nisur nga nje hall personal, ne shtepine time ne Durres, ku jeton nena ime 85 vjeçare, doli problemi i qeverise lokale, thene ndryshe i Bashkise dhe njesive vendore.
Per dreq edhe mua me doli kur me erdhi veza… afer… sepse deri para nje muaji, kisha kohe qe s’perzihesha ne politike, me prezupostin se Kryetarja e Bashkise eshte grua e mire e s’do “ngare”!
Por a mjafton te jesh “i/e mire”?!
Por strukturat qe varen nga bashkia dhe s’jane te mire por jane vetem duatrokites dhe perfitues?
Le ta shtjelloj pak per interesin tuaj dhe te durrsakeve, duke i kerkuar falje qe nderhyj kur mu prek interesi. (Ndoshta me mire vone se kurre)
Ne pallatin ku jetoj, ish lavanderia, ne kat te katert eshte prone e nje familje qe ka 35 vjet qe nuk vjen. Ata e kane blinduar mire deren dhe nuk interesohen me per pronen e tyre. (Pune per ta)
Ka disa vjet qe atje lart, siper hyrjes ku jeton nena ime, ka plasur nje tub uji ne zonen e banjos(shikoni foton)
Para se te largohesha nga Durresi, zgjidhjen e gjeta privatisht, i bllokova ujin direkt nga banja ime. Por natyrisht, perveç atij, uji nuk shkon as te komshiu ne kat te peste.
Ju e dini qe uji eshte me shume probleme ne Durres, vjen vetem çerek ore ne dite ne ora 15-15:15 (pavaresisht se Km thote se ka minimalisht 10-12 ore e ne shume zona 24h. E verteta eshte ndryshe por mbase nuk ja tregojne patronazhistet.
E keshtu, pas ndarjes nga jeta te Sandrit(kati i peste), familja e leshon ne qera dhe ne u detyruam ta hapim rubineten e instaluar privatisht. Keshtu rifilloi avazi. Banja ime, qe sapo e kisha rregulluar, rifilloi te laget dhe uji ka zbritur deri tek instalimet elektrike duke rezikuar jeten e nenes time 85 vjecare. Kete problem ja kam thene kryetarit te njesise 6 ku bej pjese, z Ilir Ngresi por ai s’e vuri ujin ne zjarr. Vetem pas dhjetera mesazhesh bene nje bllokim te matesit nga jashte. Teorikisht duhej te ndalonte, por nuk ndodhi. Sepse pas nderhyrjeve te dikurshme, tubi nuk lidhet me matesin por shkon direkt ne kat te katert e me pas ne te pestin. Keshtu insistoj qe te gjindet nje zgjidhje por sot, nje ganster, inspektor a ku di une kush, shkon sot dhe i komunikon nenes time se fajin e ka ajo e duhet ta eliminoje ajo ujin qe vjen nga kati katert!
Kjo eshte kronologjia.
Tani une bej pyetjen?
Kaq te pa zevendesueshem jane familja Ngresi qe kane zaptuar njesite vendore e deri para pak vitesh edhe drejtori?
A mjafton qe Kryetarja eshte grua e mire?
Ne qoftese nje kryetar i njesise nuk zgjidh hallet e qytetareve, te personave te moshuar, qeveria vendore ka rene. Pa i hyre aspak problemeve te tjera qe rendojne pa mase ne Durres. Uji, parkimet, plehrat etj etj se jane te pa numerta. Por faji bie perseri mbi Kryetaren edhe pse eshte e mire.
Ku qendron problemi?!
I thjeshte fare.
Klani i Vangjush Dakos eshte akoma ne pushtet edhe pse ai ka vite qe eshte larguar.
Drejtoret ne Bashki jane te gjithe ushtaret e Gjushit e ndonjeri ka dhene doreheqjen vetem pasi beri nja 5 milion euro(thashethem i vete rilindasve), e te tjere u detyruan te japin doreheqjen pas ultimatumit te Edi Rames.
Pra paska bere mire Rama qe i hoqi!!
Ligjerisht jo, por praktikisht beri mire sepse korrupsioni ne Bashki ishte i niveleve shume milioneshe euro. Nuk i njoh te gjithe por drejtori i Kultures, kishte kohe qe gropen e zullumeve e mbushte me eurot qe vidhte nga buxheti i artisteve dhe kish perfituar heshtjen dhe vazhdimesine edhe perballe skandaleve(por ai bie kitares me vesh ndaj Gjushi dhe Emirjana e kishin lene ne detyre). Drejtore te tjere e jo vetem drejtore por e gjithe administrata eshte kthyer ne pashallek. Njesite vendore po ashtu e madje nepotizmi ka ngritur çadrat ne kampin rilindas te drejtimit te bashkise.
Perseri shtrohet pyetja:
Kaq te rendesishem jane keta qe nuk zevendesohen?
Mbase edhe te tjeret jane njelloj, por a ka mundesi qe nje drejtor te rri ne detyre per 20 vjet? Nje kryetar komune per 16 vjet e ne shume? Puntore administrate, qe shkojne vetem per firme borderoje, per cfare sherbejne?
Pergjigjen e jep vete Rama:
– Rrofshin patronazhistet.
E meqenese e njoh mire kete sektor po ju them se asnje nga keta, qofte edhe te gjithe marre se bashku, nuk kane fuqi te mbledhin aq shume vota sa te zgjedhin nje kryetar bashkie. Edhe pse numri i tyre eshte shtuar fiktivisht. Votat mblidhen me “te forte” dhe Vangjushi ka qene mjeshter e kete trashegimi, indirekt e ka lene…
2015, fushate elektorale ne Durres.
Nuk mbaj mend çfare po i kerkoja Gjushit(me siguri leje per te bere nje aktivitet se pune e leke skam marre kurre nga ai) dhe po zbrisnim shkallet e Bashkise nga kati trete, kur nje djale i ri po ngjitej.
Ai me pershendeti mua me emer dhe u takua me Gjushin. Ishte nje nga djemte te ashtuquajtur “problematike” dhe Gjushi me pyet pasi ai u largua: “Nga e njeh?”
I them: Une jam durrsak Gjush, po ti qe je rrit ne Shkozet nga e njeh?
-Me duhet,- me tha. Tani ne Fushate me duhet.
(Jam gati ta deklaroj eshe para gjykates kete)
Edhe tani, e njejta situate.
Kryetarja e Bashkise eshte grua e mire por drejton bashkine me kontingjentet e Vangjushit.
Atehere qeverisja vendore ka rene, dhe kete s’duhet ta harroni. Vitin tjeter jane zgjedhjet lokale dhe duhet te mendoheni mire. Me pas nuk vlen te ankoheni si une sot.
Te mire por te komanduar nga te korruptuar e gangstere nuk duhet te qeverisin Durresin.
Ardi Omeri