Antimafia Italiane prezanton sot raportin vjetor të punës investigative e aktivitetit operacionale për vitin 2024.
Kriminaliteti shqiptar spikat ndër mafiet e huaja e me qasje organizative mafioze e raporte solide bashkëpunuese me mafien autoktone italiane si dhe me rolin e ndërmjetësit me kartelat amerikano jugore për trafikun e kokainës.
Paratë e drogës mafia shqiptare i riciklon në aktivitete ekonomike, në pasuri të patundshme e trading online.
Krimi i organizuar shqiptar në Itali përfaqëson një nga shprehjet më komplekse e të strukturuara të kriminalitetit të huaj. Grupet kriminale shqiptare janë të pranishme në mënyrë kapilare në të gjithë territorin italian e operojnë me qasje organizative të ndryshme. Disa prej tyre veprojnë si grupe të vogla dhe me përbërje multietnike e disa të tjera janë organizime më të rëndësishme të forta e me shumë vite kriminalitet e që në disa raste të ngjashme me ato mafioze.
Një tipar karakteristik i kriminalitetit shqiptar në Itali është dhuna që për zgjidhur konfliktet e brendshme, për të dominuar kontrollin e tregut të drogës si dhe për kërcënime e kontroll territori.
Një tjetër veçanti e kriminalitetit shqiptar në Itali është që shpesh akuzohen në lidhje familjare mes tyre apo origjine të përbashkët qytet o krahinë. E këto lidhje janë të bazuar në kode sjellje të caktuara që forcojnë strukturën e brendshme.
Trafiku i lëndëve narkotike është aktiviteti kryesor i tyre e të ardhurat prej tij investohen në aktivitete ekonomike apo në pasuri të patundshme.
Aktiviteti investigativ ka dokumentuar se kriminaliteti shqiptar në Itali bazohet dhe në trafik armësh, trafik qeniesh njerëzore, shfrytëzim prostitucioni e krime tatimore.
Aktiviteti invetigativ ka zbardhur se krimi i organizuar shqiptar në Itali investon dhe në trading online.
Në trafikun e drogës organizimet kriminale shqiptare shquhen për rolin e konsoliduar në nivel ndërkombëtar e besueshmërinë bashkëpunuese me mafiet e tjera.
Janë të aftë të menaxhojnë trafikun e ngarkesave të mëdha me kokainë nga Amerika e Jugut e të jenë ndërmjetësit kryesorë me kartelat amerikano jugore të drogës për të furnizuar tregun italian.
Aftësia për të vepruar në nivel global i ka dhënë shqiptarëve të kenë marrëdhënie të forta me mafian italiane.
Aktiviteti investigativ ka dokumentuar një sinergji solide në raportin mes mafien autoktone italiane përmes rrugës së Adriatikut e përdorur për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë e Evropës. Për trafikun e kokainës krimi shqiptar mbështet në bashkëpunëtorët e tyre në Evropën Veriore dhe në infiltrimet në portet si Hamburg, Roterdam e Anversa.