“Shqipëria është fatlume që klerikët myslimanë, intelektualë e atdhedashës i ka pasur të shumtë”, deklaroi të premten Kryeministri Edi Rama, duke kujtuar përvjetorin e ndarjes nga jeta të dijetarit të madh islam dhe patriotit e vizionarit mbarëkombëtar, Hoxhë Kadri Prishtinës.
Përmes rubrikës “AMARCORD”, Kryeministri u shpreh se “kjo e vërtetë e madhe që na bën krenar duhet rithënë për t’ua transmetuar brezave që përballen sot me lloj-lloj falsifikimesh historike e ideologjike”.
“Komiteti Mbrojtja kombëtare e Kosovës nuk ishte më e pakta vepër që Hoxhë Kadriu la në histori; gazetat që botoi në Shkodër dhe veprimtaria pedagogjike, e bëjnë atë një nga personalitetet më të spikatura të historisë sonë kombëtare”, shprehet Rama.
Komentet