U zhvillua protesta e 37-të qytetare kundër qeverisë Rama.
Para nisjes së marshimit nga sheshi Skënderbej, foli për mikrofonin e News24 një qytetar.
Ai shpjegoi arsyet e tij pse ka dalë në protestë, nga korrupsioni dhe sistemi i kalbur politik.
Protestuesi: Kam ardhur për herë të parë, erdha me motrën edhe një më shumë sot. Për korrupsion, drejtësinë, policinë. Kam dy vjet në dyert e gjykatës. Kam apartament me certifikatë pronësie nuk po zgjidh dot të drejtën. Ka qenë një prokurore në këtë çështje e shkarkuar nga vetingu.
Korrupsionin nuk na ndahet. Qeverinë duhet ta rrëzojmë me kokë poshtë. Rama ik Berisha ik. Rama në burg, Belinda në burg, Berisha në burg. E gjithë PS duhet të jetë në burg. E gjithë PS janë me makina me 150 mijë euro. Ne jemi me rrangalle. Duhet të çohemi që të gjithë. Ata që rrinë ulur duhet të merren zvarrë dhe të vijnë në protestat tona. Edi Rama duhet të bëjë dorëheqje. E gjithë PS në burg. Nuk janë për neve, janë për qejfet e tyre. Avokati i Popullit nuk i përgjigjet populli iku me pushime. Ç’janë këto njerëz. Ju lumtë juve gazetarëve që na udhëhiqni. Vetëm prej News24 i dëgjojmë lajmet. Më ndihmoni të shkoj në shtëpi.