Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, është shprehur se kryeministri Edi Rama duhet ta kishte shkarkuar menjëherë zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku nga detyra, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.
“Jam dakord që Rama të merrte përgjegjësitë e veta dhe ta shkarkonte Ballukun”, tha ai.
Muçi theksoi se akuza për shkelje të barazisë në tendera nuk mjafton dhe se SPAK duhej të ngrinte ndaj Ballukut edhe akuzën për korrupsion.
“Vetë akuza për shkelje të barazisë në tendera, nuk është se e rëndon shumë, do të duhej të shoqërohej edhe me akuzën për korrupsion”, tha ai, ndërsa shtoi se për zyrtarët e lartë nuk mund të vlejë e njëjta logjikë e prezumimit të pafajësisë si për qytetarët e thjeshtë.
Deputeti shtoi se është paradoksale që Balluku, e cila është nën hetim për shkelje në tendera, do të paraqitej në Komisionin e Infrastrukturës për të prezantuar buxhetin dhe koncesionet për vitin 2026.
Redi Muçi: Nuk mund të ketë prezumim pafajësie për zyrtarë të lartë. Për qytetarë të thjeshtë që akuzohen për shkelje ligjor, ka prezumim pafajësie deri në momentin të gjykohet, por për një funksionar të lartë, nuk mund të ketë prezumim pafajësie për aq kohë ka në dorë frerët e shtetit.
Nesër, supozohet në komisionin e Infrastrukturës të vijë të paraqesë buxhetin Belinda Balluku, pra një person i cili është nën hetim për shkelej të barazie ne tendera, do vijë të na paraqesë koncesionet në 2026.
Jam dakord që Rama të merrte përgjegjësitë e veta dhe ta shkarkonte Ballukun. Ka në dallim mes akuzave ndaj Ballukut dhe Veliajt. Ai është figura qendrore e akuzës, mund të ketë bërë korrupsion me një ndërtues dhe jo detyrimisht implikon Ramën, por Balluku me një megaprojekt kombëtar si Tuneli I Llogarasë, detyrimisht e përfshin Edi Ramën. Ndaj Balluku është nën një pozitë më të mirë dhe të fortë se Veliaj. Ndaj Rama nuk ka ndermen ta shkarkoj apo ta detyrojë të jap dorëheqjen.
Vetë akuza për shkelje të barazisë në tendera, nuk është se e rëndon shumë, do të duhej të shoqërohej edhe me akuzën për korrupsion