Gjithnjë të shoh nga hekurat ku jam ndry
O Tirana ime!
Sa herë shpirti shpërthen n’trishtime,
nostalgji kam për ty.
Natën kur digjesh n’mijra xixëllime
E shkëlqen magjike n’errësirë plot nur.
I vetmuar të sodis.
Përmallshëm lutem në përfytyrime.
Endem rrugëve si endesha dikur e gjithkah të shëtis.
Po kur vegimi ndal veprimin te një shtëpi ku kam zemrën time, njerzit e mi…
Sa ndjehem i mjerë!
Pse hekurat m’sjellin n’mend si përherë.
M’kujtojn se dergjem n’burg sa mot,
e qaj prap me lot.
.
P. S. Këtë poezi personaliteti i rrallë kombëtar, Mustafa Greblleshi e shkruajti nga burgu, ku e futën në vitin 1948.