Qytetarët morën fjalën në foltoren e Kuvendit të ngritur para kryeministrisë pasditen e sotme nga Partia Demokratike.
Një qytetar nga Yzberishti akuzoi kryeministrin Rama si fajtor për kanabizimin e vendit por dhe vjedhjen e taksave të qytetarëve. Ai tregoi dhe historinë e një familjeje në Yzberisht që jeton në kushte çnjerëzore.
Unë vij nga Yzberishti, nga Tirana. Kam kaq kohë që po kërkoj atë pyllin orbital, po nuk po e gjej. Unë kam paguar lekë, të gjithë ne. Ky gjarpri… ku është? Nuk e di se ku është. Ky gjarpri, nuk e dinte që në 2016-ën Shqipëria u mboll e gjitha me hashash? Nuk e dinte ky.
Palloshi i gjatë, se Palloshi… e ka pagëzuar kjo që ka në krah. Unë e kam pagëzuar Ali Baba me 242 hajdutë. 40 hajdutë janë në burg, të tjerët janë edhe dyqind që janë më të rrezikshëm se këta që janë në burg. Janë më të rrezikshëm. Të gjithë këta, doktor Berisha, që sheh ti këtu mbrapa meje, e kanë nga një bandë nga mbrapa. Unë ta garantoj. Më të rrezikshmen e ka ky Palloshi i gjatë.
Është ajo banda që thotë Artan Hoxha që rrallë dalin po kur dalin të fikin derën.
Nuk e dinte ky Palloshi i gjatë se çfarë pazari po bëhet me tunelin e Llogarasë.
Nuk e dinte ky që rrugën më e shtrenjtë në Evropë e ka shteti më i varfër në Evropë, Thumanë-Kashar.
Po çfarë di ky mo vëlla? Se unë s’po e marr vesh se çfarë di ky.
Ky s’di ka asgjë. S’di ka asgjë ky.
Unë vij nga zona e Yzberishtit. Është një nënë aty, komshije me mua, mu te rrethi i Yzberishtit, një nga zonat më të lakuara, të populluara të Tiranës. Ka tetë fëmijë, më i madhi është 13 vjeç, dhe Skënder Drenova, që e pret burgu i Drenovës, normal i ka prerë ujin e pijshëm.
Më jep një nga stafi jot, të vijnë ta shohin në çfarë kushtesh të mjerueshme jetojnë ata tetë fëmijë. Pinë ujë kanali. Të vijë kushdo e ta verifikojë në Yzberisht” tha qytetari.