Qiproja është larg aq sa është afër!
Po të ishte flamuri
I gjakut
Të luftëtarëve
të rreshtave të parë
Ballë për ballë
Sot
Në të dy cepat e Qipros
Do të valonte flamuri shqiptar.
Qipro,
Bota e di që nuk e di
Gjuhën e trimave të
mi
Nuk e flet, nuk e kupton
Njeriun
Që n’vijë të parë e flijon.
Njerëzit e mi
Arvanitas e Arnaut
Si lubi
Nga goja nxirrnin zjarr
I digjnin
Vëllezërit në front përball
Shenjëtar,
Më të mirët shenjëtar
Që qëllojnë vetveten
Në ballë
Për ta vrarë
Vëllain e gjakut e t‘gjuhës së vet
Bëhen mish për top
Medet!
Njëri për turk e tjetri për grek
Medet!
Kur njeriu e shet shpirtin
E vet
Mbetet rob
Edhe po u bë mbret!
Shpirt i
robit njëherë!
Shpirt i robit përherë!
Qiproja është afër aq sa është larg!
P.S.
Pesëdhjetë e një vjetori i luftës dhe i ndarjes së Qipros. Në vijën e parë, në të dy
anët e frontit luftuan shqiptarët (Arvanitasit dhe Arnautët).