Posta e Kosovës e ka hapur sot degën e saj të parë në Mitrovicë të Veriut.
Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe ai i Administrimit të Pushteit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë marrë pjesë në hapjen e kësaj dege, në orët e hershme të mëngjesit.
Venhar Isufi gazetar, i ftuar në Edicionin e Mesditës në Syri Tv, komentoi këtë vendim teksa e quajti atë një lajm të mirë për qytetarët serbë, të cilat do të marrin fasilitetin e duhur.
Kjo është pika e 9-të e postës së republikës së Kosovës që po hapet në veri të Mitrovicës.
Ajo çfarë e bën dhe më të veçantë se postat tjera që janë hapur në veri është sepse aty tashmë është një pikë e përbashkët e Telekomit të republikës së Kosovës.
Sepse së fundmi qeveria e Kosovës ka punuar shumë që të shtrihet edhe rrjeti tokësor dhe nëntokësor i valës atje dhe rrjetit … që pastaj të kenë mundësi që të funksionojë gjithçka më lehtë në pjesën veriore, sepse e dimë që gjithmonë në veri ka pasur probleme me rrjetin.
Kështu që edhe hapja e degës së re këtu në veri të Mitrovicës, në fakt ka bërë që kjo të ketë lehtësira për qytetarët e komunitetit serb, por që sot hapja e saj, ku morën pjesë dy ministrat dhe u shprehën të lumtur që kjo ka ndodhur sot.
Sepse sipas tyre, kjo degë do ju shërbejë qytetarëve të të gjithë komuniteteve të cilët do i kryejnë shërbimet duke u nisur që nga pagesat bankare.