Mëngjes herët, mes drurëve eci
me vesën supeve, shijoj vetminë
një zog diku, thërret mëngjesin
rrezet e diellit kërkojnë t’më arrijnë.
Në zemër të pyllit pakuptuar hyra,
paqen e tij mespërmes përshkoj
zhurmat e jetës sa ndryshe këtu!
mrekullohem, sytë kudo rrotulloj!!
Flirtet e degëve këtu i kam parë
teatrin e natyrës me bukurinë
qënien ketu e ndjej t’më pulsojë
lulet harlisur, trungut shumë-vjeçar…
Ngjyrat e paemërta pyllit ja vodha,
E zbukurova me to shpirtin e sytë,
gurgullimën e burimit, edhe atë e morra
duke menduar se “si pylli s’ka të dytë”!
Po paqen e tij, a e rrembeva dot?
Paqen e lashë atje, mes qetesisë
Me vesën supeve nje degë peme shtyva
duke lënë pas, pyllin e kërshërinë…..

Inis A. Jorgo
Komentet