“Kishte kohë që nuk e kemi parë Anisën të dalë nga shtëpia. Mbase javë“.
Kështu e nis rrëfimin një fqinje e tre grave, dy prej të cilave nënë e bijë u gjendën të vdekura, ndërsa e treta Blera Josifi u transportua me urgjencë në spital për t’i shpëtuar jetën.
“Mendojmë, thotë një ekspert i kriminalistikës, se së paku prej tre javësh nga mos ushqyerja ka ndërruar jetë Anisa Josifi. Duke refuzuar ushqimin e dyta që ka humbur jetën nga kjo mënyrë e rrallë vetëflijimi është e ëma që dyshohet të ketë vdekur së paku dy ditë më parë, ndërkohë që femra e tretë që jetonte me to , përpëlitej mes jetës dhe vdekjes”.
“Vajzës i është dhënë asistenca dhe vlerat ushqimore në rrugë mjekësore”, tregoi një ekspert policie i cili këmbëngul se pavarësisht këtyre dyshimeve do të jetë fjala e mjekëve ligjorë që do përcaktojnë definitivisht shkaqet e vetëflijimit. Por, era e keqe në shtëpinë e tyre si edhe dekompozimi i trupit të më të resë tregon se ato e kishin vendosur të vdisnin duke i dhënë fund jetës me refuzimin e ushqimit.
“Ato ishin të qeta në botën e tyre. Ne përpiqeshim t’i ndihmonim, por ato refuzonin. Kishin kohë që frekuentonin fenë. Me prejardhje ishin nga Përmeti. Bashkëshorti I Zhanetës ndërroi jetë dhe të treja nënë e bijë jetonin bashkë”, tregon një qytetare, e cila nuk di të tregojë saktësisht se për çfarë besimi bëhet fjalë dhe kur saktësisht ato hynë në besim.
Zhaneta dhe dy vajzat e saj kishin në shtëpi libra për ringjalljen pohoi shkurtimisht një ekspert policie, sipas të cilit duhet bërë kujdes për ta thënë paraprakisht besimin e tre grave.
“Por e vetmja që do të hedhë dritë veç ekspertizës mjeko-ligjore do të jetë edhe dëshmia e të mbijetuarës”, shtoi burimi policor në komisariatin e Kombinatit.
Precedenti
Po përse policia po rezervohet të mos tregojë përfundimisht se për çfarë besimi bëhet fjalë? Jozyrtarisht thuhet se bëhet fjalë për “Dëshmitarët e Jehovait”, të cilët gjatë dy dekadave kanë patur jo pak raste vetëvrasjesh, kryesisht të adoleshentëve.
Pika kulmore e dhënies fund të jetës nga praktikantët e këtij sekti është shënuar rreth viteve 2004 deri në 2008, ku në Tiranë u raportuan edhe fëmijë që mendohej që u vetëvranë. Njëri prej tyre jetonte në zonën e Krrabës, ndërsa tjetri në Paskuqan. Por, katër muaj më parë, po në Tiranë ndërroi jetë një djalë i ri, forma e vetëvrasjes ishte e padëgjuar më parë në kryeqytet. Ai refuzonte ushqimin.
Pas përpjekjve të familjes, të cilët kishin njoftuar edhe psikologët për ndryshimin radikal të viktimës, i riu sipas burimeve u largua nga shtëpia.
Ai u denoncua i larguar nga e ëma në polici dhe pas shumë kërkimeve, djali u gjet i pajetë nga mos ushqyerja në afërsi të zonës së Mjull Bathores.
Por kjo ngjarje u mbaj sekret në atë kohë dhe hetimet po vazhdojnë ende për t’i vendosur një emër se çfarë praktikonte viktima.
Puna e pakualifikuar e medias vizive dhe asaj të shkruar si dhe profesionalizmi amator i shumë prej tyre do të shfrytëzohet tani nga drejtuesit e Dëshmitarëve të Jehovait në Shqipëri se kjo propagandë është një sulm dhe shpifje nga Satani, kundërshtari i Perëndisë. Nuk është e para herë që kjo gjë ndodh dhe rezultatet janë që kjo organizatë fetare ka vazhduar t’i shtojë radhët e saj. Kjo mungesë e profesionalizmit të medias do t’i bëjë edhe më ngulmues dhe kokëfortë për të vazhduar në predikimin e tyre fetar tepër të rafinuar dhe jobiblik anëtarët e kësaj organizate fetare të cilët nuk janë të vetëdijshëm dhe në dijeni se kush janë drejtuesit e tyre. Kurse drejtuesit e kësaj organizate në Shtetet e Bashkuara, të cilët janë Kalorës Tempullarë dhe anëtarë të Masonerisë së Ritit të Jorkut do të bëjnë propagandën e tyre duke e klasifikuar këtë rast si një nga përpjekjet që bën Satani në nivel botëror kundër tyre si “shërbëtorë” të Perëndisë. Të vazhdosh kështu në këtë mënyrë të përsëritur do të thotë të furnizosh me karburant makinerinë Masonike të Shoqatës Kulla e Rojës në Amerikë dhe Shqipëri. Në fund, sa për dijeni, drejtues i Dëshmitarëve në Shqipëri nuk është Arben Lubonja, por Michael di Gregorio nga Amerika.
Apostat