Aktori Sandër Ruçi, ka treguar një peng të madh që e ka brengosur atë pas vdekjes së ish-mikut të tij, Zef Deda, i cili ndërroi jetë një vit më parë.
Në një intervistë të fundit, Ruçi u shpreh se po bën një roman me titull “Udhëtim në Parajsën e Ferrit artistik”, kushtuar ndaj Dedës.
I pyetur se përse u prish marrëdhënia mes tyre dhe nëse Zefi e kërkoi ditët e tij të fundit, aktori u shpreh se nuk ka dijeni nëse ai e ka kërkuar. Ai shtoi se nëse do të njoftohej, do të shkonte barkas drejt tij.
“Është një histori e gjatë. Jam duke bërë një roman dhe në kuadrin e kësaj Zefin e kam pasur si vëlla. Edhe sot e dua si atëherë. Jam duke bërë një roman me titull “Udhëtim në Parajsën e Ferrit artistik”. Kopjen e parë të romanit kur të botohet do ta kesh ti”, tha ai në emisionin “Quo Vadis”.
Pyetje: Çfarë ndodhi që u prishët më pas dhe Zefi të kërkoi në ditët e fundit?
Sandër Ruçi: Nuk e di a më ka kërkuar apo jo. Nuk jam i sigurt sepse nëse do më kishte kërkuar do të shkoja barkas.
Pyetje: Nuk e dije, nuk të njoftuan?
Pyetje: Për kokën e fëmijëve, jo!
Aktori i njohur i humorit Zef Deda u nda nga jeta rreth një vit më parë, një lajm që trishtoi të gjithë publikun shqiptar dhe botën e artit.
Vëmendje më pas tërhoqi një koment e Sandër Ruçi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale zbuloi se kishte vite që nuk flisnin bashkë. gsh