Një i ftuar në televizionin shtetëror rus sugjeroi se Rusia, pas Ukrainës, mund të lëvizte drejt vendeve të tjera evropiane.
Paralajmërimin e bëri analisti dhe eksperti për Kinën, Nikolay Vavilov, gjatë një paraqitje të ftuar në emisionin “60 Minutat e Olga Skabeyeva”, raporton newsweek.
Vavilov tha se në të kaluarën Rusia ishte e pranishme në të gjithë Evropën, kryesisht në Francë dhe Gjermani dhe se kjo do të ndodhë sërish në të ardhmen.
Një pjesë e paraqitjes së tij televizive filloi të përhapet në rrjetet sociale, të cilin e ka shpërndarë edhe këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko.
“Ne do të marrim gjithnjë e më shumë rolin që kishte Perandoria Ruse. Nuk po bëja shaka. Berlini, Dresdeni, Praga, Lubjana – gjithçka do të jetë e jona. Pse? Sepse kështu ishte. E shihni, kur ne hymë në Paris në vitin 1815 dhe në Berlin më 1945 dhe në fund të shekullit XVII – kjo nuk është rastësi”, tha ai.
Ndryshe, përkundër pretendimeve të Vavilovit për fuqinë e Rusisë, analistë të shumtë kanë kritikuar veprimet e ushtrisë ruse. syri.net