Këtë vlerësim të jashtëzakonshëm ia dedikoj popullit të Kosovës, e në veçanti grave të Kosovës, të cilat me guxim, dinjitet e përkushtim ndihmuan arritjen e lirisë dhe ndërtimin e paqes. Është çmim për të gjitha gratë që nuk u dorëzuan kurrë, për ato që iu prinë protestave, luftës e ndërtimit të institucioneve, për kampionet e të drejtave të njeriut, për nënat që ende presin më të dashurit e tyre të zhdukur dhunshëm gjatë luftës, për të mbijetuarat të cilat kurrë nuk rreshtën së punuari për kauzën e drejtësisë, si dhe për vajzat e reja që sot udhëheqin çdo fushë me besim e vizion.
Paqja jonë është ndërtuar mbi sakrificën dhe guximin e tyre, ndërsa demokracia jonë është forcuar falë angazhimit të pashoq të grave që qëndruan të palëkundura në çdo hap të rrugëtimit tonë drejt lirisë e barazisë.