VOAL

VOAL

Prapë probleme shëndetësore për Pelenë

April 3, 2019

Komentet

VËSHTRIM MBI BOTERORËT E FUTBOLLIT- BRAZILI PËRSËRI KAMPION! (SHBA,1994)- Nga SKIFTER KËLLIÇI

Roberto Baggio, i cili kishte dalë tashmë në fushë në gjendje jo të mirë, humbi penalltinë vendimtare (pas gabimeve të mëparshme nga Baresi dhe Massaro) e cila i dha kupën Brazilit.

Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).

Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.

 

 

Amerika, ku futbolli edhe sot quhet lojë femrash, dhe krenohet  se përfaqësuesja e te saj  është disa herë kampion e bitës, falë diplomatit të regjur Kizinger, arriti më së fundi të fitontetë drejtën që  të ishte arena e këtij botërori. Skudra amerikane arriti madje në $erekfinale,  ku u dorëzua para magjistërëve brazilianë 1-0 .

Po të ndalemi  te ndeshja finale Itali-Brazil. Besoj se një pjesë e mirë e atyre që lëxojnë këto radhë, e kujtojnë këtë takim të mërzitshëm, shumë larg një finaleje botërori , aq më tepër që, për të përcaktuar kampionen, u deshën 120 minuta, dhe për herë të parë edhe 11-metërsha.

I vetmi $ast kulmor në këtë ndeshje u regjistrua në minutën e 75-të, kur pas një aksioni Mario Silva i dha  përtacisht topit një goditje, që po aq përtacësisht u prit nga  Paliuka i dremitur, të cilit, për habit të  miliona e miliona shikuesve në tërë rruzullin tokësor, i shpëtoi duarsh, u përplas në shtyllën pingule, nga e djathat e tij dhe që aty, si të ishte penduar, në vend që të drejtohej në portë,  përfundoi përsëri në duart e portieri italian!..

Dhe atij nuk i mbeti ve$se ‘ta puthte…me dashuri’.

Por nuk ishte e thënë që  axurrët të fitonin. Gjatë gjuajtjeve të  ‘lotarisë’  së  11-metërshave Baxhoja, ndër më të mirët e këtij botërori,  që kishte mundësi të barazonte rezultatin, deri atëherë  3-2 për brazilianët, nuk arriti të mposhtte emocionet, dhe e degdisi topin lart mbi tra, si t’i jepte kështu një mesazh lamtumire stadiumit dhe këtj botërori dhe në të njejtën kohë e bëri Brazilin ‘Tetra Campeo’, pra për të katërëtën herë  kampion të botës.

 

Finalja

 

Brazil-Itali 0-0, (3-2 me shtesë dhe 11-metërsha), në Pasadena  ,(Los Anxheles);

 

Gjyqtar, Puhl, (Hungari);

 

Brazili – Tafarel, Zhirzhinjo, M.Santos, Aldair, Branko, Mazinjo, M.Silv , Dunga, Zinjo, Babeto, Romario, (trajner, Perrerira);

 

Italia – Paliuka, Muzi, Barezi, Maldini, Benarrivo, Berti, Albertini, D.Baxho, (Evani), Donadoni, Masaro, R.Baxho, (trajner Saki).

 

Golshënuesit më të mirë- Salienko, (Rusi), Stoiçkov,( Bullgari), nga 6 gola.

 

Jurgen Uldedaj rikthehet në ring- Boksieri shqiptar do të mbrojë titullin ndaj Muhsin Cason

Jurgen Uldedaj do të mbrojë titullin kampion bote në kategorinë IBO për peshën “cruiserweight”, në një duel me 12 raunde ndaj amerikanit Muhsin Cason.

Sfida do të zhvillohet më 30 maj në “OVO Arena Wembley” në Londër dhe do të jetë hera e parë që 28-vjeçari shqiptar mbron gjerdanin e fituar në tetor të vitit të kaluar, kur triumfoi ndaj Rolly Lambert Fogoum.

Të dy boksierët vijnë në këtë përballje në formë të mirë sportive. Uldedaj numëron 21 fitore dhe vetëm një humbje në karrierë, ndërsa amerikani Cason ka regjistruar 14 fitore pa asnjë humbje.

Në prag të këtij dueli të rëndësishëm, boksieri nga Lezha ka kërkuar mbështetjen e tifozëve kuqezi për të hedhur një tjetër hap të madh në karrierën e tij sportive. bw

EDHE GJERMANIA TASHMË TRI HERË KAMPIONE E BOTËS! (ITALI, 1990)- Nga SKIFTER KËLLIÇI

Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).

Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.

 

Dhe përsëri, Gjermania  në finale me Argjentinën, si katër vjet të shkuara. Ndeshja u përshkua nga gabime të gjyqtarit meksikan  Mendes, që krijoi një mjedis shumë të nderë në fushë.

Së pari ai i mohon një 11-metërsh Augentalerit, pastaj  edhe argjentinasit Dezoti; më pas dëbon Manzonin dhe në akordet e fundit të  lojës dekreton një 11-metërsh të dyshimtë  për ndërhyrje të Sensinit ndaj Fëlerit. Mateusi druhet dhe ia lë vendin Brehmes që shënon, pa iu dridhur qerpiku. 1-0 për gjermanoperendimorët. Maradona përpiqet, por më kot. Madje në 87’ një tjetër dëbim nga gjyqtari – Dezoti grindet me Fëlërin dhe e pëson. Mbyllje e e pabukur e këtij botërori, për të mos thënë e shëmtuar.
“Po të gjykojmë me gjakftohëtësi, finalja më e denjë do të kishte qenë Itali-RF Gjermane, ose një finale anglo-saksone, RF Gjermane-Angli”, – ishte në përgjithësi mendimi i specialistëve.

Axurrët zunë vendin e tretë, duke mundur Anglinë, me një fitore ngushulluese, kur kishin humbur shansin  më të mirë që në këtë botëror, që luhej në shtëpinë e tyre, të kurorëzoheshin kampionë të botës dhe të shlyenin ato dyshime që patën lindur më 1934 në ndeshjet me Spanjën  dhe Austrinë, ku, pavarësisht nga meriat e tyre, ndikoi dhe gjykimi jo shumë bindës.

Zhgënjimi i këtij botërori ishin Hollanda dhe Brazili. Dhe jo sepse u mënjamuan në $erekfinale, përkatësisht nga Argjentina dhe Anglia, por sepse paraqitën një futboll me ngjyra të holluara… akuareli.

 

Finalja

RF Gjermane-Argjentinë 1-0;

 

RFGJ –  Gjermane – Ilgner, Berthold, (72’Roiter), Brehme, Augentaler, Këhler, Buhvald, Litbarski, Mateus, Hasler, Fëler, Klinsman;

Argjentina – Goigoçea, Ruxheri , (46’ Monzon), Sensini, Simon, Serizuela, Lorenco, Burruçaga, (54’Kalderon) ,Buzualdo, Dezoti, Maradona, Troila.

 

Gjyqtar- Mendez , (Meksikë);

 

Golshënuesi më i mirë: Skila$i, (Itali) – 6 gola

 

Për heë të parë një skuadër afrikane arriti në $erekfinale: Kameruni.Shembullin e tij,  e ndoqi Senegali, më 2002 dhe Gana më 2010…

 

Për herë të parë në fazën finalë të një botëori morën pjesë Kosta Rika, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe  Irlanda.

 

Për herë të fundit në një botëror u lejua që topin e kthyer nga shokët   me këmbë, portieri ta  prekte me duar. Në Botërorin 1994 dhe më pas këtë mund ta bënte vetëm kur ata   t’ia  përcillnin me kokë.

 

Për herë të fundit skuadra fituese e një botërori  vlerësohej me 2 pikë pikë. Në botërorët dhe veprimtaritë e tjera kombëtare dhe ndërkombëtare skuadra fituese filloi të vlerësohej me 3 pikë.

 

 

 

VËSHTRIM MBI BOTERORËT E FUTBOLLIT- ARGJENTINA PËRSËRI KAMPIONE E BOTËS (MEKSIKË,1986)- Nga SKIFTER KËLLIÇI

Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).

Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes Angli-Argjeninë  (2-1), ku golin e parë Maradona, për turp të botës, e shënoi me dorë dhe deklaroi se  ajo kishte qenë “dora e zotit që e bëri atë gol”, ngjau diçka me të vërtetë për t’u shqyer gazit. Por shumë larg Meksikës, në një postë kufitare që ndan Shqipërinë me fshatra të Dibrës së madhe, në Jugosllavi. Këtë ngjarje ma ka treguar  një mesoburrë, tek po ktheheshim në qershor të vitit 2002 me avion, nga Bostoni,  në Shqipëri .

”Atë ditë,- më shpjegoi ai,- me  një shok tjetër nisëm të vinim në jetë  planin që kishim ndërmend, – të arratiseshim. Ishim ushtarë  të një reparti ushtarak pranë Librazhdit. Dhe shfrytëzuam rastin që të largoheshim në kohën kur po zhvillohej kjo ndeshje  dhe kur  thuajse të  tërë, ushtarë dhe oficerë,  po ndiqnin më kërshëri Maradonën me shokë. Ia mbathëm bashkë me kallashnikovët, të fshehur nën mushama, sepse kishim vendosur që në rast se binim në pritë, të luftonim. Por nuk u pikasëm.

Kur ra mbëmja, duke u zvarisur, arritiëm të kalonim kufirin. #uditërisht me lehtësi. Depërtuam  thellë dhe, kur vumë re  një  kalibe të gjatë, u rrasëm  shpejt brenda saj . #’të shihnim! Ushtarë jugosllavë, ashtu si ushtarët shqiptarë të repartit tonë  kufitar, ishin rehatuar për shtatë palë qejfe dhe po shihnin një ndeshje tjetër të botërorit që nuk e mbaj  mend. Ata u llahtarisën kur ma panë, aq më tepër me kallashë   në duar dhe duke brofur më këmbë, ngritën durt lart! Vetëm kur u thamë se $’ishim, e morën vetën. Pas disa javësh, si u siguruan se $’qëllim kishim, autoritetet jugosllave na përcollën  në Beograd dhe që atje me ndihmën e Ambasadës Amerikane u nisëm për në SHBA”.

 

Në finale të këtij botërori u ndeshën Gjermania Pendimore me Argjentinën.…

U duk se sëmundja e shtesës që  kishte infektuar katër ndeshjet e çerek dhe gjysmëfnaleve, do të shfaqej në ndeshjen përmbyllëse, Argjentinë-RF Gjermane, sepse, pas golave të Braunit në 22’ dhe të Valdanosës, së pari Rumenige në 56’  dhe pastaj  Fëleri në 74’ e kthyen takimin në barazpeshë. Dhe , kur mendohej se do të vinte kjo shtesë, Buruçaga pas tre minutash, me një shkëputje nga e djathata  përhapi në stadium dhe në tërë botën tingujt  e ‘tangos argjentinase’, që ngadhënjënte për të dytën herë.

 

Finalja

 

Argjentinë-RF Gjermane, 3-2

 

Argjentina- Pumpidu, Kucufo, Olartikocea, Batista, Ruxheri, Braun, Burrucaga,(89’ Trobiani), Xhusti, Enrikue, Maradona, Valdano;

 

RF Gjermane- Shumaker, Berthold, Foster, Brehme, Brigel, Eder,, – ishte mendimiispecialistëveMateus, Magat, (Hënes 61’), Jakobs, Rumenige, Alofs;

 

Gjyqtar- Filho, (Brazil)

 

Golëshuesi më i mirë- Lineker, Angli,- 6 gola

VËSHTRIM MBI BOTERORËT E FUTBOLLIT- PAS 44 VITESH, ITALIA KAMPIONE E BOTES (SPANJË,1982)- Nga SKIFTER KËLLIÇI

 

Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).

Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.

 

“Kur në portën gjermane u shënua goli i tretë, kamera tregonte pamje nga tribuna qendrore, ku krahas mbretit Huan Karlos të Spanjës, ndodhej presidenti popullor italian, mbi tetëdhjetëve$ari Pertini. ”Non ci prendono,”- iu drejtua ai  Huan Karlosit. Pra: ”Nuk  na arrijnë, (gjermanët)”. Dhe ata vërtet nuk i arritën axurrët. Sidoqë shënuan të ashtuqujturin gol nderi me një gjuatje të Brajtnerit me 11-metërsh..

Fjalët e fundit të komentatorit italin Martelinit, që përshkruante finalen  Itali-Gjermani, kur gjyqtari vërëshëlleu për mbarimin e ndeshjes, ishin: ”Campioni del Mondo, campioni del Mondo, campioni del Mondo! ”.

“Nuk m’u duk e arsyeshme ,- m’u shpreh ai gjatë një bisede që kam bërë me të në shkurt tëvitit 1994 në Romë,- që të zgjatesha më shumë.- Kishim 44 vjet që prisnim të bëheshim përsëri kampionë. Dhe u bëmë. Përsëritja tri herë e fjalëve “campioni del mondo” do ë thoshte edhe se ishim tri herë kampionë po të përfshijmë edhe botërorët 1934 dhe 1938. Ky ishte dhe komentimi im më i bukur dhe më emocionues i jetës sime ,që nga viti 1946 kur kisha filluar të karrierën time të radio-telekronistit sportiv”.

Nuk u realizua kështu “hakmarrja gjermane” për humbjen e 12 viteve  të shkuara  në Meksikë, ku në shtesën e lojës  Italia fitoi 4-3. Atëherë  emigrantët italianë në qytete gjermane që kishin dalë nga shtëpitë e tyre dhe  brohoritnin për këtë fitore, kishte rastisur  që ishin sulmuar    nga gjermanët të xhindosur nga kjo humbje. Por jo këtë radhë. Ajo ishte e përligjur.

Ashtu si Brazili edhe Italia u bë tri hetë kampione e botës: Më 1934,1938 dhe 1982.

 

Finalja

 

Itali-RF Gjermane 3-1

 

Italia- Xof, Bergomi, Kabrini, Xhentile,  Kolovati, Shirea, Konti, Tardeli, Rosi, Oriali, Graciani, (Altobeli 89’);

 

RF Gjermane- Shumaker ,Kalc, Brigel, Brajtner, Stilike, Litbarski, K.H.Foster, (70’(Myler), Fisher, Dremler, (62’Hrubesh), Fisher, Rumenige;

 

Gjyqtar-  Koelho,(Brazil)

 

Golësenuesi më i mirë: Rosi, (Itali) 6 gola.

VËSHTRIM MBI BOTËRORËT E FUTBOLLIT- KUPA E BOTËS  MBETET NË ARGJENTINË (1978)- Nga SKIFTER KËLLIÇI

Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).

Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.

 

“Kur presidenti i Kilit, Videla në tribunë me gjeneralë të tjerë përrreth,- kujton më pas futbollisti argjentinas Ardiles,- na përshendeste me kupën e Botës që e kalonim dorë më dorë, – ne  nuk dinim se jo shumë larg stadiumit “Monumental” , ku kishim luajtur, në katet e nëndheshme të Shkollës së Meknikës Detare  torturoheshin me qindra e qindra atdhetarë argjentinas”.

Dhe atyre u shtoheshin   me mijëra e mijëra të tjerë “Desaperesidos, (“ Të humbur”), sepse vertët humbën dhe u shuan pa gjurmë.

Po të ndalemi te shtesa e fnales Argjentinë-Holandë: Ajo nuk pati  histori. Shënoi së pari  Bertoni, ashtu si$ kishte parandier dhe pastaj Kempesi, pa dyshim nga më të mirët e kampionatit.

(Në janar të vitit 1997 ky Kempes erdhi më Shqipëri dhe  deri në mars të vitit të ardhshëm drejtoi ”Lushnjën”, e sponsorizuar nga firma “Xhaferi”. Ishte periudha e shkëlqimit të rremë marraramendës të piramidave, që solli pasoja aq tragjike për shqiptarët. Erdhi, mbase edhe për të pastruar para, dhe u zhduk shpejt në ato ditë ku mund të shkonte njëmend për dhjamë qeni).

Kështu Argjenina vuri në kokë kurorën e kampiones. Hollanda mbeti përsëri e dyta.
Ky qe ndër botërorët me të dobët teknikisht,  shumë larg finales së Mynihut, sepse edhe Holanda ishte shumë larg skuadrës së Kruifit  dhe futbollit të saj të quajtur ‘total’.

Në këtë botëror të zhvilluar në Amerikën Latine fitoi përsëri një skuadër e këtij kontinenti: Më 1930 dhe 1950 – Uruguai, më 1962 dhe 1970 – Brazili. Dhe po t’u shtojmë këtyre shifrave edhe fitoren e Brazilit në Suedi, më 1958, bilanci ishte 6-5 për latino-amerikanët.

Por këtë radhë nën petkun e kampionëve të botës, Argjentina, e drejtuar nga Menoti, i përzgjedhur nga junta ushtarake si simpatizuesi i saj, e zhveshi futbollin nga finesa dhe zhonglimi i tepruar. Kampionia fitoi duke u mbështetur te loja kolektive, me ritëm të lartë, me tipare të parfërta të lojës së evropinanëve.

Planeti i futbollit, pasi ishte pushtuar tri herë  nga “samba” braziliane, tani do t’i mbante “ison” tangos argjentinase.

 

Finalja

Argjentina-Holanda  3-1, (më shtesë (1-0, 1-1)

 

Argjentina – Filiol, Olguin, Galvan, Pasarela,Tarantini, Ardiles ,(Larosa),Galiego, Kempes, Luke, Bertoni Ortis ,(Hauzman);

 

Holanda –  Jongblod, Poortvil, Krol, Neeskens, Brands, Hansen, (Zyrbir), Hahn, V.Van Kerkof, Rep, Naninga, Reezenbrink.

 

Gjyqtar – Gonela, (Itali)

 

Golshnuesi më i mirë i botërorit- Kempes, ( Argjentinë) – 6 gola

 

 

Rolando Maran emërohet trajner i Shqipërisë

 Epoka post-Sylvinho

Rolando Maran është trajneri i ri Kombëtares së Shqipërisë. Italiani do të pasojë brazilianin Sylvinho, i cili mbylli periudhën e tij në krye të kuqezinjve pas përfundimit të eliminatoreve të Botërorit.

Vendimi është marrë nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili ka zgjedhur një emër me përvojë të gjatë në futbollin italian dhe me një karrierë të pasur në Serie A dhe Serie B.

Një trajner me eksperiencë të gjatë në Itali

Maran ka nisur karrierën si trajner pas tërheqjes nga futbolli në vitin 1997, duke punuar fillimisht te Chievo Verona dhe më pas në akademinë e Brescia-s, ku u zhvillua si trajner i moshave.

Në vitin 2002 ai mori drejtimin e parë si trajner i ekipit të parë te Cittadella-s, duke hapur rrugën e tij në futbollin profesionist italian.

Në Serie B, Maran ka drejtuar disa skuadra si Brescia, Bari, Triestina, Vicenza dhe Varese, ku spikati duke e çuar ekipin deri në play-off për ngjitjen në Serinë A.

Image

Foto: Presantimi i Maran sot nga FSHF

Suksesi në Serie A dhe eksperienca me klube të mëdha

Në elitën e futbollit italian, Maran ka lënë gjurmë të rëndësishme me Catania, ku arriti një sezon rekord me 56 pikë dhe vendin e 8-të në Serie A, një nga rezultatet më të mira në historinë e klubit.

Më pas ai drejtoi sërish Chievo-n dhe më vonë Cagliari-n, ku pati një nisje shumë të mirë të sezonit, duke luftuar për zonat europiane.

Në vitin 2020 ai mori drejtimin e Genoa-s, ndërsa në vitet e fundit ka drejtuar edhe Pisa-m dhe Brescia-n në Serinë B.

Me këtë emërim, Shqipëria synon të sjellë stabilitet dhe përvojë në stolin e kombëtares, duke i besuar një trajneri që njeh mirë futbollin taktik italian dhe punën me skuadra të kufizuara në cilësi, por me organizim të fortë.

Maran pritet të nisë menjëherë punën me kuqezinjtë, me objektivin për të ndërtuar një ekip konkurrues në ndeshjet e ardhshme kualifikuese dhe në ciklin e ri të Kombëtares.

“Shpirti, zemra dhe djersa nuk duhet të mungojnë kurrë në Kombëtare”, Silvinjo shfaqet i emocionuar dhe i jep lamtumirën Shqipërisë

Silvinjo u shfaq në konferencën për shtyp në të cilën u prezantua pasardhësi i tij në Kombëtaren kuqezi. Ai u shfaq tepër i emocionuar dhe falenderoi të gjithë për mbështetjen në këtë rrugëtim që pati në Shqipëri.

“Njerëzit që punojnë në këtë federatë i njoh mirë. Me shumë prej tyre kemi ndarë momente të rëndësishme: një drekë, një darkë, një bisedë të bukur. Dua të falënderoj edhe gjithë stafin teknik që kemi pasur dhe të gjithë lojtarët që me ne kanë bërë një rrugëtim shumë pozitiv prej tre vitesh e gjysmë. Jemi rritur të gjithë bashkë.

Në fund, tifozët e apasionuar të Kombëtares, mbështetja që kemi marrë nga të gjithë ju ka qenë për ne një shenjë shumë pozitive për gjithçka që kemi bërë. Na keni dhënë shumë energji për të punuar çdo ditë dhe për t’u përpjekur gjithmonë të japim më të mirën.

Pastaj nuk ka shumë për të thënë. Mbaj mend vetëm se që ditën e parë kur erdha këtu kisha thënë një gjë, shpirt, zemër dhe djersë nuk duhet të mungojnë kurrë, sidomos në një skuadër futbolli dhe akoma më shumë në kombëtare.

E kemi bërë këtë të gjithë bashkë dhe, siç kam thënë gjithmonë, ju falënderoj të gjithëve edhe që keni qëndruar këtu për të më dëgjuar gjatë këtyre tre viteve të fundit. I uroj shumë fat sigurisht trajnerit Rolando për ciklin dhe rrugëtimin e ardhshëm, dhe i uroj gjithë të mirat kësaj federate, trajnerit dhe presidentit tonë. Faleminderit shumë”, përfundoi fjalën e tij braziliani.

PANORAMASPORT.AL

VËSHTRIM MBI BOTËRORËT E FUTBOLLIT- PAS 20 VJETËSH, GJERMANET PËRSËRI KAMPIONË TË BOTËS (ZVICËR, 1974)- Nga SKIFTER KËLLIÇI

Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).

Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.

 

Fitorja e gjermanëve, por nderi i holandezeve”,- ky ishte opinoni i përgjithshëm i shtypit botëror pas kësaj ndeshjeje.
Në sekondën e 50-të Fogsti nuk arrin ta frenojë Kruifin e papërmbajtur dhe me 11- metërsh hollandezët  udhëheqin  1-0. Por kur e njejta skenë përsëritet para portës holandeze, Hënesi, po me 11-metërsh, barazon. ”Kur shënova golin e dytë,- tha gjermani Myler pas ndeshjes,-  e ndjeva se  do të fitonim, por pa portierin Majer nuk do të ishim bërë kampionë të botës”.

Ishte lajtmotivi i “Shturm und drangut”, (gjermanisht-stuhi dhe vrull), të 20 vjetëve më parë, pikërisht më 1954, që aq shumë u përfol, sidomos për dyshimin se mos vallë gjermanët kishin përdorur drogë,   e cila kishte sjellë si përfundim një fitore të diskutueshme në shtypin botëror.

Me këtë triumf, Gjermania Perendimore dëshmoi  se pas Brazilit, tri herë kampion i botës, ishte absolutisht fuqia e dytë e rruzulit tokësor në futboll: dy herë kampione e botës, (1954,1974), dyta më 1966, e treta më 1970, e katërta më 1958 dhe në çerekfinale më 1962.

 

Gjermania- Majer, Fogst, Shvarcenbek, Bekenbauer, Brajtner, Bonhof, Overat, Hënes, Grabovski, Myler, Helcenbajn;

 

Hollanda- Jongblod, Zyrbir, Rejsbergen, (De Jong), Haan , Krol, Hansen, Van Hanegen, Neeskens, Rep, Kruif, (Van de Kerkof), Renzenbrink.

 

Gjyqtar, Teilor, (Angli)

 

Golshënuesi i më i mirë-Lato (Poloni), 7 gola

 

VËSHTRIM MBI BOTËRORËT E FUTBOLLIT-BRAZILI TRIUMFON PER TË TRETËN HERË (MEKSIKË, 1970)- Nga SKIFTER KËLLIÇI

Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).

Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.

 

Në këtë botëror rendimenti i skuadrave mund të kishte qenë edhe më i lartë, por ndikuan edhe kushtet atmosferike, madje edhe tekanjose të klimës meksikane, me qershor shumë të nxehtë, sidomos për evropianët. Për më tepër, ndikoi  edhe ajri i rrallë, për shkak të lartësisë së Meksikës 2000 m. mbi nivelin e detit dhe se shumë ndeshje u luajtën në mesditë, për t’ua lëshuar vendin ndeshjeve të toreadorëve,  shumë popullore në këtë vend.

Ndeshjet u zhvilluan nga 31 maj -21 qershor në stadiumet  e Guadalaharës, Leonit, Pueblës, qytetit Meksiko, stadiumi i të cilit Acteka” ka një nxënësi prej  104 mijë shikuesish, i dyti edhe sot pas stadiumut “Marakana” në Rio de Zhaneiro, me nxënësi prej rreth 200 mijë shikuesish, ku  më 1950 është zhvilluar finalja e famshme Brazil-Uruguai, (1-2).

Edhe sot mbetet e paharruar ndeshja Itali-Gjermani Perendimore 4-3. Kur loja e rregullt  po përfundinte 1-0 për italianët, skuadra gjermane barazoi. Pastaj në shtesën prej 30 minutash u shënuan 5 gola, tre në portën gjermane dhe dy në atë italiane. Ja përse në hyrje të stadiumit “Acteka’’ në kujtim të kësaj ndeshjeje dramatike është vendosur një pllakë përkujtimore.

Duke fituar për të tretën  herë, (1958, 1962, 1970), brazilianët u bënë zotër të përhershëm të Kupës së Botës, të mbiquajtur, Zhyl Rime, për nder presidentit të  parë të FIFA-së, që ishte dhe nismëtar i kësaj veprimtarie  të madhe botërore.

 

Finalja

 

Brazili-Italia 4-1

 

Brazili- Feliks , Karlos Alberto, Piaca, Brito, Everaldo, Klodoaldo ,Gerson, Rivelinjo, Zhairsinjo,Tostao, Pele;

 

Italia- Albertozi, Burgniç, Rozato, Çera, Faketi, Domengini, De Sisti, Bertini, (Juliano), Macola, Boninsenja, (Rivera).

 

Gjyqtar-Glëkner, (RD Gjermane).

 

 

VËSHTRIM MBI BOTËRORËT E FUTBOLLIT- TË ZOTËT E SHTËPISË PER HERË TË PARË KAMPIONË TË BOTËS (Angli, 1966)- Nga SKIFTER KËLLIÇI (Boston, SHBA)

Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).

Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.

…Kur po mbaronte tërë finalja Angli-Gjermani Perendimore, befas, Veberi i gjermanëve  barazon 2-2. Në shtesë gjuan Hërsti, topi përplaset në tra, bie në tokë. Por brenda, apo jashtë saj? Gjyqtari zviceran Dinst, i drejtohet anësorit sovjetik, Bahramov, që tund kokën nëshenjë pohimi… Por nuk binden gjermanët. Dhe si për të dëshmuar  të kundërtën, Hërsti shënon golin e katërt, i treti për të në këtë ndeshje,  4-2.

Edhe sot diskutohet për  këtë gol ”fantazmë”. Ka edhe shpjegime anekdotike. Në një artikull  të shkruar nga një gazetar i njohur  italian, theksohet  se sovjetiku Bahramov me… dy konserva haviari  ia prishi mendjen  njërit  prej anëtarëve  anëtarët të komisionit,  i cili  ishte nga Mali, (Afrikë),  që ta cakonte atë  gjyqtar anësor. Dhe arsyeja ishte se ai i kishte mëri  gjermano-perendimorëve. Dhe e gjeti rastin. Meqë topi u largua nga një mbrojtës gjerman, Dinsti fillimthi  dha korner. Por Bahramovi, kuadër i kulturës fizike në Baku të Azerbaixhanit, ngriti flamurin për gol!.. Atëherë Dinsti shkoi te Bahramovi që të merrej vesh me të. Mirëpo ky i fundit  nuk dinte as gjermanisht dhe anglisht si Dinsti, i cili, nga ana tjetër,  nuk dinte rusisht! U morën vesh kështu me shenja. Si memecët…(Sot ky problem zgjidhet me kameratëvogla nën traun e portave dhe  meVAR-in).

Sidoqoftë, Anglia fitoi  Botërorin ’66. Dhe solli edhe një të renë evoluimin e sistemit 4-2-4, të nisur nga brazilianët, të cilën e shndërruan  përfundimisht në  4-3-3. Për meritë edhe të trajnerit të saj, Alf Remsi, që pasi qysh nga viti 1956  nisi të drejtonte skuadrën modeste “Ipsui$”, kur ndodhej në kategorinë e tretë, e kaloi në kategorinë e dytë, pastaj në të parën, për t’u bërë trajner i kombëtares angleze më 1963….

Ky botëror shënoi një befasi të papërfytyrueshme. Italianët,  dy herë kampionë të botës, u mënjanuan nga skuadra diletante e Koresë ss Veriut,(1-0)0. Kjo skuadër për pak nuk kaloi në gjysmëfinale, sepse në takimin e Portogalinë udhëhiqte 3-0. Por ishte Eusebio, perla nga Mozambiku, që shënoi tre gola dhe pastaj me dy gola të tjerë portogezët e mbyllën ndeshjen 5-3 në favorin e tyre.

 

Finalja

 

Angli-RF Gjermane 4-2, me shtesë loje;

 

Anglia:

 

Benks, Koen, Xh. Çarlton, Mur, Uillson, Staillz, B.Çarlton, Pitërs, Boll, Hant, Hërst;

 

RF Gjermane:

Tilkovski, Hëtges, Shulc, Veber, Shnelinger, Overat, Zeeler, Bekenbauer, Haler, Emerih;

 

Gjyqtar- Dinst, (Zvicër)

 

Golshënuesi më i mirë – Euzebio, (Portogali), 9 gola;

 

VËSHTRIM MBI BOTËRORËT E FUTBOLLIT – PËRSËRI NGADHËNJEN BRAZILI, POR…  (KILI, 1962)- Nga SKIFTER KËLLIÇI, Boston, (SHBA)

 

Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).

Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.

 

“Natyrisht, Brazili është favorit,-  deklaronte trajneri çek Vitlaçil para ndeshjes finale  të Botërorit të vitit 1962, në të cilën  skuadra e  tij  vihej përballë kampionit të botës në fuqi,- por edhe ne kemi jo pak shanse për të fituar”.

Trajneri brazilian, Morreira, parapëlqeu më mirë të heshte para finales që u zhvillua në stadiumin e Santiagos, para 80 mijë shikuesve. Por e vërteta është që golin e parë e shënuan çekët me anë të Masopustit, të cilët, madje mund të kishin shënuar edhe golin e dytë. Pastaj brazilianët u përmedën nga ky “nokdaun” dhe shënuan me anë të Amarildos, golin e parë që u pasua nga i dyti dhe  pati për autor Ziton.

Kur çekët po  vizitonin  dëshpërimisht portën brazilianë, në kërkim të golit të barazimit, Xhalma Santosi nisi një harkore brenda zonës së portës kundërshtare. Portieri çek, Shroif,  i verbuar një grimë nga rrezet e diellit, nuk arriti ta mbërthente topin dhe Vava shënoi golin e tretë, që u dha brazilinëve Kupën e Botës, por pa shkëlqimin e katër viteve më parë.

”Ekipi i zgjedhur i Brazilit  nuk e rimori titullin e lartë të kampionit botëror me lojë të shkëlqyer, por me lojë të organizuar”, – ishte mendimi i specialistëve.

Kjo vinte se tashmë brazilianët  ishin arritur apogjeun e shkëlqimit të tyre. Më pas ky shkëlqim do të venitej.

 

Finalja

 

Brazil -Çekosllovaki  3-1

 

Brazili – Zhilmar, Xhalma Santos, Nilton Santos, Zito, Mauro, Zozimo, Garin$a, Didi, Vava, Amarildo, Zagalo;

Çekosllvakia – Shroif, Tihi, Novak, Pluskal, Popluhar, Masopust, Pospihal, Sherer, Kadraba, Kvashnjak, Jelinek.

(Novak, Pluskal, Masopust, etj.,më 1958 ishin futbolistë të “Duklës’”së Pragës, që u mënjanua 1-0 nga “Partizani”ynë më 1958 në një turne ndëkombëtar futbolli, të zhvilluar në Lajpcig).

 

Gjyqtar Llatishev, (B.Sovjetik)

 

Golshëuesit më të mirë: Garinça, Vava, (Brazil), Albert, (Hungari), Sançes, (Kili), Ivanov, (B.Sovjetik), Jerkoviç, (Jugoslavi), me nga 4 gola.


Send this to a friend