Kujtoj me mall atë ditë vjeshte vjeneze të vitit 2008, kur biri ynë,
Atjoni, endej nëpër sallonet e muzeut për të na sjellë te kjo Përkrenare dhe të na bënte kêtë foto të bukur…
Dhe kujtoj dhe një vjeshtë tjetêr, atë të vitit 2012 në Tiranë, kur me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë Pêrkrenarja dhe Shpata e Heroit tonë Kombëtar mbrritën nga Viena për t’u ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar, për t’i parë shqiptarët, mijëra e mijëra. Masat e sigurisë ishin në kulm. Monitorimi i ruajtjes bëhej nga Austria. Një telefonatë alarmante mbrriti nga Muzeu i Vienës në Ministrinë e Kulturës në Tiranë, institucioni ku unë punoja. Nuk po shiheshin më Përkrenarja dhe Shpata. Arsyeja tepër e thjeshtë dhe fare shqiptare. Ishin ndërprerë energjia elektrike për pak, s’kishte drita…
Mu kujtua pikërisht sot, sepse gjithmonë kemi nevojë për atê dritën tjetër, po ashtu si vezullimet e Përkrenares dhe të Shpatës së Gjergjit tonë, të mendjeve të ndritura dhe shpirtrave rilindas, që për fat Kombi i ka dhe i thërret, por të mos ua pengojmë dritën…
_______________________________
Kunsthistorischen Museum në Vienë, Austri, nëntor 2008.
@ foto Atjon.