Mesnata e së premtes është ultimatum i fundit që kreu i KQZ, Ilirian Celibashi i dha Edi Ramës për të hequr posterat që nuk shënojnë se janë të prodhuara nga PS, në të kundërtën e paralajmëori se do të urdhërojë Policinë Bashkiake për ti hequr ato. Urdhërin, Celibashi e dha në mbledhjen e kësaj të mërkure, dhe vlen për të gjitha partitë politike, posterat e së cilave nuk shënojnë se janë të prodhuara ligjërisht nga ato.
SYRI TV
Kryekomisioneri shteteror i zgjedhjeve Ilirian Celibashi i dha ultimatum Partisë Socialiste deri të premten në mesnatë që të heq posterat dhe materialiste propagandistike të cilat nuk kanë mbishkrimin që janë prodhuar nga kjo forcë politike, ashtu siç e përcakton ligji.
Ky ultimatum vjen pas neglizhencës së PS të afatit 2 ditor që Celibashi i dha Edi Ramës për të bërë shënimin që afishemet janë të prodhuara ligjërisht nga PS, e po kështu ti dorëzonte aktmarreveshjet me kompanitë tregtare që i kanë vënë në dispozicion banerat. Në mbledhjen e kësaj të mërkure, kreu i KQZ paralajmëroi Ramën se nëse nuk i heq posterat, do të urdhërojë policinë bashkiake ta bëjë, në të gjitha bashkitë e vendit.
Urdhëri i kryekomisionerit vlen edhe për çdo parti politike e cila nuk e vendos mbishkrimin e autenticitetit në materialet propagandistike. syri.net