Për shkak të faktit se poligloti Cech me lehtësi komunikon me mbrojtjen e tij, ai rrjedhshëm flet gjuhën amtare çeke, pastaj anglishten, gjuhën frënge, spanjishten dhe gjermanishten
LONDËR – Portieri i shkëlqyer i Arsenalit, dikur i Chelsea, Petr Cech zbuloi një nga sekretet e suksesit të tij. Gjegjësisht, mbrojtësi ka aftësi të bisedojë me bashkëlojtarët e tij madje në pesë gjuhë të ndryshme.
Edhe më herët në Chelsea dhe tani në Arsenal ekipi përbëhet prej lojtarëve të kombësive të ndryshme dhe jo secili në mënyrë ideale kupton gjuhën angleze. Për shkak të faktit se poligloti Cech me lehtësi komunikon me mbrojtjen e tij, ai rrjedhshëm flet gjuhën amëtare çeke, anglishten, frëngjisten, spanjishten dhe gjermanishten.
“Me qendërmbrojtësit Nacho Monreal dhe Hecvtor Bellerin flas spanjollisht, me Laurent Koscelny në frëngjisht, ndërsa me Per Mertesacker në anglisht, sepse ai e ka njëjtë sikur edhe unë. Ai për shembull, organizon mbrojtjen në gjuhën angleze ndonëse është gjerman”, tha Cech për mediat britanike.
Cech më tej shtoi se ndonjëherë lojtari anësor nuk kupton çka i thoni. “Atëherë e kuptoni se më mirë është ta thoni atë në gjuhën e tyre amtare, me shpresë se do të kuptojë”, thotë ai. aa
Komentet