Kosovën nuk mund ta mbajnë peng pasardhësit politikë shqipfolës të Miladin Pooviçit e Dushan Mugoshës, as sejmenet e Stanishiqit e miqtë për kokë të Radoiçiqit.
Populli i Kosovës foli qartë më 9 Shkurt të 2025. Kucedres serbe në Kosovë ka ardhë koha qe duhet ti pritet koka. Shqiptarët atje do të duhet tu kërkojnë llogari atyre që pengojnë krijimin e institucioneve të Kosovës, që janë peng i listës Srpska e për pasoje e Beogradit dhe kjo nuk eshte një alibi ,por një realitet që përmbush vetëm pritshmëritë e Beogradit të cilët ne situatën e krijuar fërkojnë duart dhe me qesëndi I thonë botes: “ E shihni? Jua kemi thënë disa herë se shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet “.
Ne kohen kur situata e brendshme e trazuar ne Serbi , do të duhej të mobilizonte faktorin shqiptar në Kosovë për të avancuar axhendat qoftë shtetformuese ashtu dhe ekonomike, te sigurisë etj ,per fat të keq eshte Serbia qe po shfrytezon gjendjen paszgjedhore në Kosovë ,duke e perdorur atë si nje valvul shkarkuese, ku pozitë e opozitë madje dhe forumet drejtuese te studentëve protestues serbë,pertej luftës politike janë futur ne nje gare nacionaliste ekstreme ,ku fokusi mbetet Kosova.
Nga ana tjetër ne rrethanat e reja gjeopolitike Vuçiçi dhe enturazhi i tij vazhdon me intensitet të lartë luftën hibride ndaj Kosovës , ku rolin kryesor e luan media serbe e per fat te keq dhe rudimente të saj në Kosovë, depertimi në i grupeve të forcave speciale të ushtrisë në numër të reduktuar në teritorin e Kosovës veçanërisht në veri të saj dhe perqëndrimi ne kufi i nje sasie të madhe të forcash e teknike luftarake ( sipas MM te Kosovës rreth 70 perqind e potencialeve të ushtrise serbe.)
Te gjitha ketyre u paraprin propaganda intensive dhe diversioni i pareshtur i ndërmarre personalisht nga Vuçiçit, Daçiçi e Drecuni, te cilet shprehin hapur mbeshtetjen per opoziten pa numra te Kosovës duke shtuar nga ana tjetër sulmet e paprecedenta ndaj qeverisë legjitime e veçanerisht kryeministrit Kurti, duke e pare kete te fundit si pengesen kryesore te realizimit te qellimeve te tyre.
Ne kohen kur BE nuk heq sanksionet e pakuptimta ndaj Kosoves, kur 5 shtete te BE nuk e njohin Kosoven shtet te pavarur, kur elementë me peshe ne ShBA siç per shembull Grenell ne te njejten linjë me Vuçiçin ,sulmon kryeministrin e Kosovës etj. duhet tani dhe loja e opozites per ti vene vulen maskarades ne dem te interesave tona kombetare, duke luajtur aktin e fundit te papergjegjshmerisë politike , qe rrezikon seriozisht ekzistencen e shtetit te Kosoves.
Deputetët e pergjegjshem te Kosoves, jo hajnat e deshmuar tashme si te tillë, deputetet e ndershme dhe jo botoksdeputetet te tipit Duda Balje ( goranja që kerkon nje komune boshnjake ne Kosovë )duhet të ndalen per nje cast , të lenë pas interesat e ngushta partiake, ti therrasin ndergjegjes se tyre qytetare e kombetare dhe ti japin zgjidhje ngerçit politik të krijuar, të zhbllokojne situaten absurde duke i dhene pergjigjen e merituar planeve serbe per destabilizimin dhe shkatërrimin e shtetesisë së Kosovës.
Vetem keshtu do ti bejne sherbimin e duhur ,ne kohen e duhur Kosoves, perndryshe cdo gje qe do te perpiqen te bejne me vone nuk do te kete vlere .
Kosova do të fitojë. Unë besoj se ajo ka potenciale te pashtershme, njerezore, intelektuale, ekonomike, ka djem e vajza te gatshme per sakrifica e per te marrë pergjegjesite e duhura sot ne luften per ndertimin e institucioneve te saj , ashtu si dje ne luftë për çlirim. Ajo do te udhehiqet kurdoherë nga vizioni e mençuria e Ibrahim Rugoves dhe trimeria e guximi i Adem Jasharit. Ka qene fat i madh qe i kishim keta dy korifej te kombit tone, që shkelqejne e do na udheheqin edhe me mungesën e tyre ,si nje garanci per Kosoven shtet te pavarur e demokratik.