* Protestuesit me qese me vezë, patate, mandarina e domate në duar * Policia gardh para parlamentit
TIRANE- Partia Demokratike kërkon sërish sot largimin e qeverisë dhe ngritjen e një qeverie teknike që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme. 9 ditë pas protestës së parë, opozita ka thirrur sërish qytetarët në tubim para parlamentit kësaj radhe, kundër qeverisë. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, paralajmëroi dje se protesta e sotme e opozitës përpara parlamentit do të jetë tërësisht paqësore, ndërkohë që ajo do të jetë e ndërthurur me aksionin opozitar që do të bëjnë deputetët e PD-së në Kuvend për të kundërshtuar projektbuxhetin e vitit 2016.
Ndërkohë sot rreth 10:00 protestuesit nisën të mblidheshin para parlamentit. Ata mbanin në duar, vezë, miell, mandarina, patate, domate etj. Madje duke tentuar të qëllojnë drejt parlamentit, ata kanë qëlluar me miell e vezë edhe policinë që ndodhej kordon para institucionit. Deputetët hynë në sallën e seancave, shumica nga dera anësore. Madje ata ndryshe nga herët e tjera nuk i kanë parkuar as automjetet para parlamentit.
Ora 10:25- Fatmir Hoxha, ish-i përndjekur politik kërkoi nga kryeministri heqjen e dekoratave për ish-punonjësit e sigurimit në diktaturë dhe figura të tjera të asaj kohe. “Edi Rama të tërheqë dekoratat ose do ta shpallim non grata si antishqiptar”, tha ai.
Ora 10:19- Protestuesit qëllojnë me vezë e miell policinë para parlamentit. Protestuesit mbajnë në duar parulla të shumta: “Edi Rama, kujdes nga veriorët se nga veriorët do të vijë fundi!”; “Azem je gjallë”; “Rama do të varim me litar”; “200 milion euro pasuri”, etj.
Ora 9:58- Protestuesit kanë nisur të mblidhen para parlamentit, ndërsa disa prej tyre kanë në duar vezë dhe patate. Gjithashtu gazetarët tanë nga terreni raportojnë se protestuesit kanë në duar edhe bilbila.
Ora 9:43- Gazetarja Elda Menga tha se protesta e PD-së do të nisë në orën 10:00. Qytetarëve që do të protestojnë do t’u bashkohet edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. Deputetët do të dalin herë pas here nga parlamenti për t’ju drejtuar protestuesve.
Ora 9:40- Policia ka rrethuar Parlamentin. Efektivët janë vendosur gardh para parlamentit për të mos lejuar qytetarët të hyjnë brenda ambienteve të parlamentit. Deputetët kanë filluar të hyjnë në parlament. Një pjesë e mirë e tyre kanë hyrë nga dera anësore, jo kryesorja. Sot në buxhet do të diskutohet projektbuxheti nen për nen.
Voal – Seanca plenare pritet të nisë sot në orën 10:00, por demokratët kanë planifikuar që ta bllokojnë atë me të gjitha format. Për të realizuar synimin e tyre opozitarët do të zbarkojnë të armatosur me vezë dhe me zogj para orës 09:00 para Kuvendit, ndërsa nga podiumi që do të ngrihet, turma do të kontrollohet nga fjalimet që demokratët do të mbajnë. Në “selinë blu” organizatorët e protestës kanë kopsitur skenarin final të protestës, ku bie në sy përpjekja për t’i bllokuar hyrjen deputetëve për t’u futur në Kuvend. Mësohet se krahas mënyrës fizike për t’i ndalur, demokratët do të gjuajnë ndaj deputetëve të majtë me vezë dhe me zogj të ngordhur. Edhe pse zyrtarisht demokratët nuk ka një skenar të deklaruar nga Basha për mënyrën se si do të zhvillohet protesta e 17 dhjetorit, një nga detajet e zbuluar është se në podium ai do të jetë i pranishëm në shumicën e kohës, i shoqëruar me koordinatorët, sekretariatet dhe me dhjetëra të rinj të FRPD-së.
Tashmë demokratët kanë përcaktuar si prioritet largimin e qeverisë, e kjo presupozohet se nis me protestën masive të qytetarëve, me kërkesën për ngritjen e një qeverie teknike dhe më pas ndjekjen e procedurave për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Për të realizuar skenarin, demokratët janë shumë të motivuar, pasi me datën 21 do të zhvillojnë një tjetër protestë, por këtë radhë para godinës së kryeministrisë. Në protestën e 17 dhjetorit, të lajmëruar nga opozita do të jetë të njëjtat parulla që u hapën në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” me 8 dhjetor, protestë e cila u përshkallëzua me thyerje të xhamave të ministrisë së Transporteve, veprave publike dhe në fund me djegien e bunkeritmuze në hyrje të tuneleve nëntokësore pranë kompleksit të ministrive. Mësohet se në protestën e 17 dhjetorit do të përdoren tymuese dhe do të hidhen sende në mjediset e Kuvendit.
Thirrja e Bashës
Në mbledhjen e grupit Parlamentar, të zhvilluar dje në mesditë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën para Parlamentit, për të dik- tuar krijimin e një qeverie teknike. Ashtu si në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe me krerët e degëve dy ditë më parë kreu i opozitës Lulzim Basha bëri të ditur se në protestën e 17 dhjetorit dhe në atë të datës 21 para kryeministrisë demokratët, thjesht nuk do të protestojnë, por do të kërkojnë zgjidhje. Në vijim të fjalës së tij ai tha se e enjtja do të jetë një ditë aksioni për largimin e qeverisë “Rama”. Kreu i opozitës tha se aksioni do të përqendrohet në dy drejtime: në kundërshtimin e ligjeve që varfërojnë shqiptarët nga deputetët demokratë në sallë dhe në protestën e qytetarëve jashtë sallës.
“Në shënjestër është projektbuxheti dhe paketa fiskale, dy dokumente si dokumente vdekjeje të ekonomisë shqiptare. Do të bëjmë çmos t’i ndalojmë. Deputetët tanë do të bëjnë çmos në foltoren e Kuvendit të argumentojnë pse është buxhet i varfërisë dhe recensionit më të thellë, dhe paketa fiskale është një përpjekje e mjerë për të qepur interesat e kontrabandistëve të oborrit qeveritar me ndonjë ide të keqkopjuar dhe për qëllime demagogjike nga program i PDsë. Në fakt, përveç amatorizmit, fillin që e përshkon këtë projektbuxhet e paketë fiskale, është paniku. Banda dhe oligarkët janë në panik, shtyjnë ditët dhe vjedhin ku të munden. Me këtë bindje qytetarët do të vijojnë protestat me akte paqësore për largimin e qeverisë Rama-Meta, jo vetëm për shkak të dështimeve të saj në raport me premtimet elektorale, por mbi të gjitha sepse kjo është tashmë një qeveri e rrezikut kombëtar”, u shpreh Basha.
Sipas tij, kryeministri Edi Rama ka krijuar një shtet të padrejtë që vjedh dhe dhunon qytetarët. “Kjo që po themi nuk është vetëm një prognozë, thjesht një parashikim por një realitet që po ndodh, do të thellohet sa më gjatë. Ndaj ju drejtohem: ngrihuni pa dallime politike, mblidhuni nesër masivisht të protestojmë dhe të largojmë me bashkim qeverinë-fatkeqësinë. Të diktojmë një marrëveshje të një qeverie teknike që të përgatisë zgjedhje të reja, të votojmë më pas gjithsekush për partinë dhe programin e zgjedhjes tuaj persona. Kjo është zgjidhja”, theksoi Basha.
Vokshi kërkon shpalljen “non grata” të Ramës
Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka ashpërsuar tonet duke ftuar shoqërinë civile që të nisë nënshkrimin e një peticioni për shpalljen nongrata të kryeministrit. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Socialiste, e cila, përmes deputetes Olta Xhaçka, ka thënë se PD-ja u trembet reformave të qeverisë. Kjo, sipas Vokshit, duhet të vijë si përgjigje ndaj thirrjeve raciste që bëri Rama gjatë një takimi në Sarandë, kundër veriorëve. Albana Vokshi ka deklaruar se Rama ka kohë 24 orë që të largohet nga vendi, pasi në të kundërtën do të ketë pasoja.
“Inkurajoj shoqërinë civile të angazhohet në mbledhjen e firmave për të shpallur Edi Ramën person non grata” ka thënë Vokshi. Ajo shtoi se Kryeministri shkeli Kushtetutën, ndaj ai duhet të japë dorëheqjen për thirrjet raciste. “Ai ka afat 24 orë që të ikë nga Tirana! Më pas populli merr fatet e tij në dorë”, është shprehur deputetja Vokshi në një intervistë. “Era e revolucionit demokratik në Shqipëri ka nisur dhe shqiptarët, me besimin në Zot, do ta fitojnë këtë betejë për të drejtën! Agjendat e lëvizjeve popullore janë të qarta: nuk ka kthim prapa deri në largimin e qeverisë më të korruptuar në Shqipëri. Diktaturat janë sistemet që rrëzohen me revolucione, që hapin më pas rrugën për të përgatitur rotacionet e pushteteve me votë të ndershme“, ka vijuar ajo.
“Protesta e PD-së të mos degjenerojë në dhunë”
Ambasadori i Italisë në Shqipëri ka reaguar një ditë përpara protestës së Partisë Demokratike, të paralajmëruar për këtë të enjte, duke theksuar se protestat janë pjesë e demokracisë, por nuk duhet që këto protesta të degjenerojnë në dhunë. Alberto Cutillo ka qenë i drejtpërdrejtë, kur ka thënë se vetë opozita nuk duhet të lejojë që protestat të kalojnë në akte dhune. “Protestat janë pjesë e demokracisë dhe e jetës demokratike të një vendi, mjafton që këto protesta të mos degradojnë dhe të shkojnë drejt dhunës dhe kjo është një përgjegjësi e opozitës, që duhet të ketë parasysh se u duhet përmbajtur ligjeve. Protestat, deri në momentin kur nuk janë të dhunshme, nuk e dëmtojnë imazhin e Shqipërisë në Europë”, ka thënë Cutillo. Këtë deklaratë ambasadori i Italisë e ka bërë nga Shkodra, si vizitë e tij e parë pas emërimit si ambasador në vendin tonë, duke theksuar se Bashkimi Europian duhet që të bëjë pjesë të tij edhe Shqipërinë.
“Rruga për në Europë është shumë e vështirë dhe është e përbërë nga reforma shumë domethënëse dhe të thella që kërkojnë impenjim të madh nga vendet që mund t’i kryejnë prandaj kërkojnë angazhim. Disa prej reformave kanë më shumë rëndësi dhe në rastin e Shqipërisë, reforma në drejtësi nga BE është cilësuar si reforma më e qenësishme që procesi të shkojë përpara. Prandaj një pjesë e këtyre reformave kërkon një bashkim të gjitha forcave politike, sepse nuk janë reforma që mund të bëhen nga njëra pjesë e politikës, prandaj duhet që forcat politike shqiptare të gjejnë gjuhën e përbashkët për kalimin e këtyre reformave. Ambasadori nuk ka lënë pa përmendur edhe çështjen më së shumti të debatuar këto ditë, atë të reformës në Drejtësi, duke i bërë apel palëve politike që të bashkëpunojnë. “Sistemi i drejtësisë pa element korruptiv është një sistem që të gjithë e duam nga SHBA, Evropa, prandaj pastrimi i sistemit të drejtësisë nga elementët korruptivë është një proçes që duhet të konsiderohet normal dhe demokratik”, ka shtuar ambasadori Cutillo.
Olta Xhaçka
Pas deklararës së deputetes demokrate Albana Vokshi, ka reaguar deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka e cila ka thënë se Bashkimi Europian vijon që të mbështesë reformat e qeverisë, ndërkohë që PD-ja s’ka asnjë kauzë për të protestuar, veç ardhjes në pushtet me pahir. Sipas Xhaçkës, deklarata e Vokshit ka nxjerrë në pah arsyen e vërtetë të protestave, atë të thirrjeve skandaloze, për shpalljen non-grata të Kryeministrit, duke theksuar qartësisht se PD nuk ka një kauzë për të protestuar. Ajo shtoi se të tilla deklarata tregojnë se Partia Demokratike kërkon të marrë pushtetin me forcë.
“Rruga që Partia Demokratike ka zgjedhur për të tentuar destabilizimin e vendit, për të organizuar turbullira dhe protesta të dhunshme mu në prag të festave të fundvitit, është përmes parasë së piset dhe blerjes së njerëzve më në nevojë. Në një tjetër të përditshme, një prej protestuesve të 8 Dhjetorit, pranon se kishte ardhur në Tiranë jo për të protestuar, por për të gjuajtur dhe sulmuar institucionet me gurë. I riu, vetëm 16 vjeç, pranon në intervistë se zyrtarë të PD-së mbushnin autobusët në rrethe të ndryshme të Shqipërisë, të cilët i paguanin 10 mijë lekë për të marrë pjesë në protestë. Pas kësaj dëshmie, ku e gjejnë kurajon përfaqësues te PD-së që bëjnë thirrje për revolucion”, tha deputetja socialiste./Shekulli
Kreu i Shtetit, Bujar Nishani, nuk do ta dekretojë Ravesa Lleshin, kandidaten e propozuar nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, si ambasadore në OSBE.
Burime të gazetës “Panorama” pranë Presidencës, bënë të ditur se argumenti që do të përdorë Bujar Nishani për të rrëzuar propozimin e Bushatit do të jetë fakti se ajo nuk përmbush standardet profesionale për t’u emëruar në nivel ambasadori në një organizatë si OSBE-ja.
Ravesa Lleshi aktualisht mban postin e Këshilltares së ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Ajo nuk vjen nga radhët e diplomatëve të karrierës dhe për këtë arsye pritet të refuzohet nga Presidenti.
“Presidenti nuk do ta dekretojë kandidaturën për Ambasador në OSBE, pasi nuk përmbush standardin profesional për të qenë në nivelin e ambasadorit”, bënë të ditur burime pranë Presidencës.
PREZANTIMI
Gjatë prezantimit të kandidaturës, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Qirjako Qirko, tha se Ravesa Lleshi vjen nga jashtë shërbimit diplomatik dhe nuk ka grada.
“Jeta e Ravesës i është përkushtuar të drejtës ndërkombëtare. Prej dy vjetësh është kolege dhe këshilltare në kabinetin e ministrit Bushati. Ka të gjitha vlerat njerëzore dhe profesionale për të kryer detyrat e këtij niveli. Shpreh bindjen se do ta plotësojë më së miri këtë detyrë, nëse ju dhe Presidenti do ta miratojnë. Ravesa nuk vjen nga karriera diplomatike. I referohet nenit përkatës, që thotë se duhet të ketë një aktivitet të paktën prej 10 vjetësh në marrëdhëniet me jashtë, nga të cilat 3 vjet në pozicione drejtuese, të cilat Ravesa i ka plotësuar”, tha dje Qirjako Qirko. Ravesa Lleshi është vajza e Ismail Lleshit, ish-funksionar i lartë i PPSH-së në kohën e regjimit komunist, koleg me Sulejman Bushatin, babain e ministrit aktual të Jashtëm.
PËRPLASJA
Këshilltarja e ministrit të Jashtëm, Ravesa Lleshi, është propozuar fillimisht nga Bushati në muajin shkurt të 2015-s, për të zëvendësuar ambasadorin e asaj kohe në detyrë, Spiro Koçin.
Por asokohe kreu i shtetit e ka refuzuar këshilltaren e Bushatit, duke thënë se nuk mund të zëvendësohej një ambasador karriere me persona që janë jashtë sistemit diplomatik. Por pas ndryshimit të projektligjit të shërbimit diplomatik dhe heqjen e kufirit të emërimeve nga jashtë karrierës diplomatike, emri i këshilltares së Bushatit është dërguar sërish për dekret te Presidenti.
Kësaj radhe edhe për shkak të dorëheqjes së ambasadorit Spiro Koçi. Ky i fundit u kthye në atdhe pa pritur urdhrin e Presidentit, për shkak se Ministria e Jashtme i ka ndërprerë marrëdhëniet financiare. Ambasadorit në detyrë iu ndalua paga dhe nuk iu pagua qiraja e banesës në Vjenë, çka e detyroi atë të kthehej në Shqipëri.
Aranit Çela i arrestuar ne vitet ’90 – Nexhmije Hoxha
E veja e ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha, është një nga 1 mijë veteranët e Kategorisë së Parë, e cila prej 20 vitesh merr një shpërblim prej 3911 lekësh të rinj.
Nexhmije Hoxha, e cila ka qenë në krah të bashkëshortit të saj për 41 vjet dhe e pranishme në të gjitha vendimmarrjet e rëndësishme për vendin, ka qenë anëtare e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe drejtoreshë e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste.
Sipas biografisë zyrtare, Nexhmije Xhuglini (Hoxha) është përfshirë në rezistencën kundër pushtuesit të huaj me grupet rinore të gjimnazeve të Tiranës e më pas në brigadat partizane.
Burime nga Ministria e Mbrojtjes thanë për gazetën “Panorama” se Nexhmije Hoxha merr një pension prej 23.996 lekësh dhe një shpërblim si veterane e Luftës prej 3911 lekësh, në total 28 mijë lekë të rinj.
Edhe ish-kryetari i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela, është përfshirë në listën e veteranëve të Kategorisë së Parë, duke përfituar shumën prej 3911 lekësh të rinj. Ai ka një pension prej 26.576 lekësh, ku bashkë me shpërblimin e veteranit përfiton 30.487 lekë.
Çela ka qenë kryetar i Gjykatës së Lartë për shumë vite në sistemin komunist, por mbi të gjitha ai ka qenë kryetar i trupës gjykuese në proceset më të rëndësishme politike, që nga grupet armiqësore brenda partisë dhe qeverisë e deri te dënimet politike për krime kundër shtetit, propaganda dhe agjitacioni apo dhe arratisjet jashtë vendit.
Firma e Aranit Çelës është hedhur në të gjitha dënimet me vdekje për disa dekada në shtetin shqiptar komunist. Aranit Çela, me origjinë nga Kuçi i Vlorës, ka qenë partizan në Brigadën e Pestë që operonte në zonën e Vlorës.
Si Nexhmije Hoxha, edhe Aranit Çela kanë dalë në pension në vitin 1991 dhe aktualisht marrin pensionin më të lartë, afërsisht dyfishi i pensionit minimal edhe për shkak se të dy në kohën e komunizmit, kanë qenë zyrtarë me paga të larta mbi 1 mijë lekë të rinj në muaj.
Dy personazhet e spikatura të periudhës komuniste janë përjashtuar nga lista e veteranëve që morën dekoratën me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit të vendit një vit më parë. Në vitin 1994 është miratuar ligji 78/74 për statusin e veteranëve të LANÇ.
Bazuar në këtë ligj, ka dalë një VKM, e cila përcaktonte komisionin që do të ngrihej dhe që do të merrej se kush do ta përfitonte këtë status. Bazuar në këtë ligj, disa VKM kanë pasuruar vazhdimisht listën e emrave të përfituesve të statusit të veteranit të luftës. ARISTIR LUMEZI
Ndonëse e ka nisur si një shofer ambulance, një profesion që kërkon përkushtim e sakrificë në çdo kohë, Fatmirit i është dashur të bëjë komisionerin partiak në zgjedhje për 20 vjet, të ndryshojë profile pune,sa herë kanë ndërruar qeverisjet dhe pas gati 30 vjetësh në administratë, të dalë në protestë pasi po humbet vendin e punës.
“Kam qenë shofer, para shtatë vitesh Partia Demokratike më hoqi dhe më vuri oksigjenist. Kam qenë komisionier i Partisë Socialiste për 20 vjet, çdo gjë për mua është partiake, po të isha i LSI-së nuk do isha hequr, do isha lart, pohon Fatmiri për Zërin e Amerikës, duke treguar zyrat e administratës që aktualisht drejtohen nga një përfaqësuese e LSI-së .”
Në Shqipëri sa here ndërrohen pushtetet, ndërtimi i administratës vlerësohet si një “gur prove” për qeveritë. Gjendja e administratës publike ka vazhduar të përkeqësohet ndërsa buxheti i shtetit detyrohet të përballojë dëmshpërblimet gjyqësore, që janë pasoja të drejtpërdrejta të ndikimit të partive në emërimet dhe lirimet e nëpunësve.
Dëmi në buxhet nga pushimet e padrejta nga puna
Gati 2,9 miliardë lekë janë shpenzimet për vendimet gjyqësore për largimet nga puna për vitin 2015, në bazë të shqyrtimit të të dhënave të shpenzimeve që publikohen nga Ministria e Financave.
Por kjo mendohet të jetë vetëm një kosto e pjesshme e shlyerjes së vendimeve gjyqësore, për shkak se nëpunësit që kanë fituar gjyqet, kanë marrë vetëm gjysmën e masës së dëmshpërblimit. Një pjesë tjetër nuk kanë arritur të marrin asnjë pjesë dëmshpërblimin për shkak të mungesës së fondeve.
Sipas portalit joqeveritar spending.data.al, i cili i referohet Zyrës Qendrore të Thesarit, në 3,683 pagesa në formë dëmshpërblimi, nga Janari deri në 15 Dhjetor të vitit 2015, vihet resevendimet gjyqësore i përkasin kryesisht vitit 2013 dhe gjysmëssëparë të vitit 2014. Vetëm Aparati i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave ka paguar 173 milionë lekë për 216 pagesa, ndërsa Aparati i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve 129 milionë lekëpër 109 pagesa.
Tradita e “prishjes dhe rindërtimit” të këtyre dy institucioneve të rëndësishme të shtetit sa herë ndryshojnë qeveritë, flet për punësimin e militantëve të partive që janë kryesisht ata që numërojnë votat, apo mbajnë peshën e mitingjeve dhe fushatave elektorale të partive.
Ndërkohë përgjatë vitit2015 Aparati i Ministrisë së Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave ka paguar 89 milionëlekëduke kryer 117 pagesapër të pushuarit nga puna dhe në sistemin e pagesave vijojnë institucionet e tjera qëndrore dhe vendore me transaksione në një numër më të vogël.
Ndërkohë sipas të dhënave zyrtare buxheti i shtetit pagoi gjatë vitit 2014 rreth 3.3 miliardë lekëpër të shlyer detyrimet e vendosura me vendim gjykatendaj punonjësve të administratës publike të hequr nga puna padrejtësisht. Përgjatë periudhës mars – dhjetor 2014 u kryen rreth 4800 transaksione financiarepër të paguar vendimet e gjykatave për të liruarit nga detyra. Atëherë zyrtarët e qeverisë deklaruan selargimet nga puna i përkisnin periudhës së qeverisjes së demokratëve ndërsa demokratëtfolën se aleanca e reqeverisëse(PS-LSI)po kryentelargime masive të nëpunësve.
Një e ardhme “e zymtë” për buxhetin nga dëmshpërblimet
Kostoja e pushimeve të padrejta nga puna, që për të dy vitet 2014-2015 i kalon të 50 milionë dollarët, pritet të rritet në mënyrë të ndjeshme edhe në muajt në vijim.
Përveç detyrimeve të prapambetura, një numër i madh çështjesh vazhdojnë të jenë në dyert e gjykatave administrative. Sipas statistikave për periudhën Janar – Shtator 2014 në Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë mbërritën531 çështje nga të cilat u shqyrtuan 439.
Në një studim mbingarkesën e Gjykatës Administrative të Apelit, aprovuar në Mars të këtij viti nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë,thuhet se nga të dhënat e përcjella nga gjykatat administrative të shkallës së parë, rreth 85–90% e çështjeve gjyqësore janë ankimuar.
Gjykata Administrative e Apelit ka shtatë gjyqtarë, që në total duhet të përballojnë rreth 10.000 çështje gjyqësore, që presin për t`u shqyrtuar.
Nuk ka të dhëna se sa prej tyre u përkasin padive të të pushuarve nga puna, por pothuajse në të gjitha rastet e mbërritura në këtë gjykatë, është shkelur afati njëmujor ligjor i trajtimit të çështjeve që vijnë nga gjykata e shkallës së parë për shkak të mbingarkesës.
Nga një shqyrtim i bazës elektronike të të dhënave të Gjykatës Administrative të Apelit lidhur me pushimet nga puna, vërehet se gjyqtarët kanë trajtuar këtë vit kryesisht çështje të prapambetura dhe ato që i përkasin regjistrimit në këtë gjykatë në gjysmën e parë të vitit 2014.
Skema e emërimeve partiake
Skema e futjes në punë të nëpunësve apo emërimit të titullarëve është e thjeshtë: që nga pozicioni më i thjeshtë i punës në nivelin e mirëmbajtjes sanitare (pastrueses) dhe deri tek titullarët e institucioneve, emrat e përkrahësve partiakë duket se aprovohen nga “kryedeputeti” i zonës që delegohet nga krerët e partive qeverisëse për çdo rajon për t`u marrë me listat e punësimeve të militantëve partiakë.
Këto lista burojnë nga aparatet partiake vendore mbi bazë të kontributit që jepet në fushatë dhe referuar nivelit të arsimimit të tyre. Më pas institucionet shtetërore, por edhe vendore, vihen në lëvizje për të zbatuar listat e “kryedeputetit” të zonës duke plotësuar vendet e reja që krijohen nga reformat apo duke larguar militantët e forcës tjetër politike.
Në një masë të vogël, sipas vendeve që shpallen në faqen elektronike të Departamentit të Administratës Publike, ndiqen konkurset si një praktikë rekrutimi. Prej qershorit të vitit 2015 deri në mes të dhjetorit,në këtë faqe u shpallën 400 pozicione të lira për pranim në Shërbimin Civil.
Përvoja tregon se nëpër ministri, jo rrallë herë është vepruar me emërime të komanduara, mandati i të cilëve duhet të jetë shumë i shkurtër dhe më pas të shpallet konkursi, por në praktikë emërimet e komanduara zgjasin me vite.
Skema e listave të punësimeve nga “kryedeputetët” sipas dëshmive nga vetë aparatet partiake u përdor si nga demokratët katërvjeçarin e fundit të qeverisjes dhe vijon të përdoret nga socialistët dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Shtypi shqiptar ka botuar së fundi të dhëna që dëshmojnë për rolin e disa prej anëtarëve të parlamentit në hartimin e listave të militantëve partiakë të propozuar për të hyrë në administratën publike, më pas shumë prej emrave rezulton nga vëzhgime se janë emëruar. Këto lista të publikuara nuk janë përgënjeshtruar prej këtyre deputetëve.
Në Shqipëri, sipas Ligjit për Buxhetin për vitin 2015 numri i përgjithshëm në organikë ishte 88 mijë e 550.
Falja e pare pranohet dhe i hape rrugen shume kerkesave per falje e korigjime te tjera, qe duhet te ndodhin, SOT Zoti Kryemnister.
Neser do te jete shume vone: ne qofte se reflektimi i njimendte vonon.
Nga njera ane ju i nderuar Kryeminister keni kerkue falje dhe keni bere nje shpjegim te hollesishem mbi nje te vertete te hidhur,
keni aprovuar nje Ligj per hapjen e dosjeve qe nuk e beri ne 25 vite askush tjeter veprues,
keni ndertuar nje komision per gjetjen e 6000 te zhdukurve nga diktatura,
keni kompensuar mire dhe qarte nje pjese te ish persekutuarve politike;
Ne anen tjeter ekipi i drejtuar nga ju ka zhveshur nga administrata e larte e Shtetit “Shqiperine Liberale e jo komuniste”, te gjithe pasardhesit jo puthadore te Shqiperise asnjanese dhe femijet e te persekutuarve politike,
Keni krijuar dhe vazhdoni te mbani ne Qeveri nje kompozite te pabalancuar,
keni ndertuar nje perfaqesim ne diplomacine shqiptare teresisht te perzgjedhur me kujdes biografik,
keni ndertuar borde drejtuese ne te gjitha ministrite duke shmangur specialistet dhe duke vendosur pergjithesisht intelektuale militante, te brezit te vjeter ose besnike te rinj;
vazhdoni emerimin nga Qarku i familjes te ish nomenklatures,
ne drejtimin e doganave regjionale, ministrine e puneve te jashtme e kudo.
Shihni emerimet ne ministrine e puneve te jashtme:
Serish nje emerim brenda ‘familjes”: Syrinet online njofton: ” Vajza e Ismail Leshit, ish-ministër i Mbrojtjes në Qeverinë socialiste të vitit 2000 dhe mbesa e Haxhi Lleshit, kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor në periudhën 1953-1982, Ravesa Lleshi është propozuar nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati që të jetë ambasadore e Shqipërisë në OSBE në Vjenë”.
Eshte nje nga qindra emerime te ketij lloji.
Shqiptaret prisnin te mbylleshin zyrat e punesimit politik ne rajonet e Tiranes dhe te çlirohej biznesi nga trysnia qe te hapte vende pune.
Nderkohe Pandeli Majko me shoke e shoqe, vazhdojne te presin çdo te merkure, ne selite rajonale, militante me dosje, te gatshem per punesim politik.
I shoh çdo te merkure poshte pallatit ku banoj ne Tirane: trishtim, mjerim, kthim mbrapa ne kohen e Frontit Demokratik.
Nje liste e tere diskretituese doli se fundmi, mbi domenet e punesimit te deputeteve te fuqishem te PS,
dhe Kryeministri im ende nuk ka kerkuar falje per kete dhe nuk ka shkarkuar askend qe mban pergjegjesi.
Falja e pare pranohet dhe i hap rrugen shume faljeve te tjera ne radhe dhe korigjimeve ne perberjen e qeverise,
ndryshimeve ne administraten e larte,
ndryshimeve ne diplomaci dhe ne drejtimin e Ministrise se Puneve te Jashtme.
Duhet nje reflektim shume, shume me i thelle nga ana e Kryeministrit.
Duhet nje sistem qe askush nuk duhet persekutuar tash e mbrapa, perfshire edhe te emeruarit Tuaj i nderuar Shkelqesi.
Shqiperia eshte e te Gjitheve dhe juve ju takonte ta krijonit se paku imazhin e nje Shqiperie Gjitheperfshirese, Zoti Kryeminister.
Dhe ju ende nuk e keni bere.
Madje ka ndodhur e kunderta qe s’kishte ndodhur asnjehere
Dje kryeministri Rama iu kërkoi falje familejeve të At Zef Pllumit dhe Profesor Sami Repishtit, dy të torturuarve më të famshëm nga hetuesi Shyqyri Çoku. Por lisa e të torturuarve nga ky hetues famëkeq është e gjatë, ajo përmban të paktën 92 emra që iu përkasin njerëzve të pafajshëm, viktima të mizorisë komuniste dhe xhelatëve si Shyqyri Çoku:
Për Shyqyri Çokun publiku nuk kishte dëgjuar ndonjëherë më parë më shumë sesa këto ditë. Ai rezulton të ketë qenë një prej hetuesve më aktivë të diktaturës në veri të vendit. U bë i njohur në opinionin publik pas daljes në dritë të faktit se qeveria shqiptare e dekoroi me “Medaljen e Mirënjohjes” si veteran të Kategorisë së Parë me rastin e 70 –vjetorit të Çlirimit.
Rama, kërkoi falje dje në Shkodër, por nuk tha nëse do t’i hiqej dekorata hetuesit dhe torturuesit të At Zef Pllumit, Sami Repishtit e dhjetëra të tjerëve. Për më tepër fajësoi Berishën që si president i kishte dhënë atij statusin e veteranit të Kategorisë së Parë.
Edhe pse kërkoi falje, ai nuk mori asnjë përgjegjësi për aktin.
Po kush është Shyqyri Çoku, hetuesi që e shpie debatin politik edhe një herë në pjesët e errëta ta diktaturës komuniste?
Sipas gazetarit Aristir Lumezi, të gazetës Panorama, ai ka hetuar dhe torturuar 92 të dënuar, kryesisht politikë (më poshtë lista e plotë). “Çoku, i cili e ka mbyllur karrierën e tij si oficer i lartë i Sigurimit në vitin 1990, ka qenë hetues në çështje të rëndësishme, kryesisht në Veri të vendit, me përfaqësues të lartë të kishës katolike. Ndër më të spikaturit mbeten At Zef Pllumi, por edhe imzot Ernest Çoba, Ipeshkëv i dioqezës së Shkodrës, apo meshtarin Marin Shkurti dhe vëllain e tij, Ndrekë Shkurti, po ashtu edhe Dom Lec Sahatçinë. Ata që kanë vuajtur nga torturat e Çokut dhe proceset e improvizuara politike të tij, tregojnë se ai ishte një njeri që donte të përmbushte misionin e luftës ndaj klerit, duke përpiluar deklarata dhe fakte të paqena në dosjet e tyre”, shkruan Panorama.
At Zef Pllumi e përmend Shyqyri Çokun në librin e tij “Rrno vetëm për me tregue”, i botuar në Tiranë në vitin 2001 nga shtëpia botuese Hylli i Dritës. Titulli në fjalë është vëllimi i tretë i Rrno vetëm për me tregue. Vëllimi i parë është botuar në vitin 1995, ndërsa vëllimi i dytë në vitin 1997 (burimi Wikipedia).
Hetuesi Çoku ka përdorur deklarimet e At Zef Pllumit rreth fjalimeve të Enver Hoxhës për ekzistencën e lirisë së fesë dhe besimit në Shqipëri, si akuza për t’i ngritur atij një proces tërësisht politik kundër regjimit komunist e për ta dënuar me 25 vjet burg.
Torturat dhe përndjekjet e Shyqyri Çokut i ka provuar edhe publicisti dhe historiani Sami Repishti, i cili pati një reagim të ashpër pas lajmit se “xhelati” i tij ishte dekoruar, duke kërkuar edhe dorëheqjen e Ministres së Mbrojtjes.
Reagim të ashpër pati edhe në media. Por këtë “faj”, falja e kërkuar nga Rama e la pa autor. Pas gjithë kësaj zhurme dhe drejtimit të gishtit nga vetë të persekutuarit nga Çoku drejt qeverisë, kryeministri e hoqi përgjegjësinë nga vetja dhe e degdisi në vitin 1994, ndonëse dekorimet janë akte nominale dhe jo kolektive. Pasi, Shyqyri Çoku nuk u dekorua si anëtar i ndonjë çete, por si person me kontribute të veçanta në çlirimin e Atdheut.
Shqetësues e ka quajtur ambasadori i Britanisë në vendin tonë mbipopullimin e burgjeve me të dënuar për vepra të lehta penale, ndërkohë që sipas tij, duhet të burgosen individë me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Deklarata është bërë sot gjatë fjalës së mbajtur në tryezën ku u prezantua dokumenti për uljen e mbipopullimit në burgje.
Ambasadori Cannon vecoi burgosjen për abuzim me energjinë elektrike si fenomen, duke shtuar se burgosja në raste të tilla duhet të përdoret më rrallë.
Deklarata e ambasadorit
Gjykatat shqiptare kanë në dispozicion një larmishmëri dënimesh alternative por ato përdoren shumë rrallë.
Ndërkohë masat e dënimit vijojnë të mbeten ekskluzivisht dënimet me burgim.
Është shqetësues që vepra me rrezkshmëri më të ulët dënohen me burgim. Është me rëndësi sepse sistemi i burgjeve është i mbipopulluar dhe i mbushur me shkelës ligji për vepra më me pak rëndësi në vend të shërbejë për burgosjen e individëve me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Kjo do të thotë që hapësirat bëhen më të pakta dhe pakësohen burimet financiare. Arsyeja e dytë më e rëndësishme është se këto individë që burgosen për vepra me më pak rrezikshmëri mund të shkojnë drejt veprave me të rënda penale.
Ndonjëherë nuk ka tjetër alternativë për shkelësit e ligjit. Mund të jetë rasti kur një person përsërit një vepër penale, edhe pse e një rëndësie dytësore si psh refuzon të paguajë gjobat. Një tjetër shembull është kur shkeljet bëhen mbizotëruese dhe shoqërisë duhet dhënë një mesazh se për këto shkelje do merren masa.
Shembulli më i qartë në Shqipëri është vjedhja e energjisë elektrike. Në të tilla rasti, dënimi me burgim duhet të jetë një sanksion i përdorur më rrallë.
Organizata e Zhvillimit Njerëzor të Kombeve të Bashkuara ka bërë studimin për vitin 2015 në lidhje me nivelin e jetesës. Kështu vendi më i mirë për të jetuar është Norvegjia, e ndjekur nga Australia, Zvicra, Danimarka, Holanda, Gjermania, Irlanda, SHBA, Kanada dhe Zelanda e Re.
Sipas raportit të OKB-së,nga të 20 vendet më të mira për të jetuar, 11 prej tyre gjendën në Evropë dhe 4 në Azi.
Ndër vendet e rajonit vendi më i mirë për të jetuar është Sllovenia në vendin e 25 e ndjekur nga Kroacia e cila zë vendin 47, 49-Mali i Zi dhe Serbia në të 66-tën.
Maqedonia renditet vendin e 81 ndërsa vendin e fundit nga shtetet e rajonit atë 85 e ndajnë Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina.
Lista është përpiluar bazuar në kushtet ekzistuese në vendet
Bashkimi Europian vlerëson “përparimin e qëndrueshëm të bërë nga Shqipëria në trajtimin e 5 përparësive kyce për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit”, ndërsa vë theksin te reforma në Drejtësi e cmon “angazhimin konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe përputhshmërinë e saj me politikën e Jashtme dhe të sigurisë së BE-së”. Këto elementë vihen në dukje në dokumentin e siguruar nga Zëri i Amerikës, lidhur me përfundimet që pritet të miratohen sot nga Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare. Edhe një herë, Bashkimi europian “nënvizon se dialogu i qëndrueshëm dhe konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës për reformat që lidhen me Bashkimin europian do të jetë jetik për përparimin e mëtejshme drejt BE-së”.
Lidhur me 5 përparësitë kyce Këshilli vlerëson “në vecanti, reformën në administratën publike dhe përgatitjen e një reforme të plotë të sistemit gjyqësor”, duke inkurajuar Shqipërinë “të vazhdojë përpjekjet e saj”. Në raportin e Progresit të paraqitur muajin e kaluar nga Komisioni europian, përcaktoheshin qartë detyrat e mbetura për plotësimin e të gjithë prioriteteve të identifikuara si kusht për hapjen e bisedimeve. Megjithatë ky hap do të kërkojë kohën e vet, pasi më parë, Komisioni do të duhet që fillimisht t’i rekomandojë vendeve anëtare hapjen e bisedimeve. Këshilli duket se lë hapur mundësinë, sic ka ndodhur dhe në të kaluarën, që nëse këto përparësi përmbushen, t’i drejtohet menjëherë vendeve anëtare. “Komisioni ftohet të raportojë, përvec Raportit të Progresit për vitin 2016, në mënyrë gjithë përfshirëse dhe të detajuar, mbi përparimin e Shqipërisë në përmbushjen e 5 përparësive kyce”, theksohet në përfundimet e Këshillit, ku nënvizohet gjithashtu se “duhet të garantohet dhe zbatimi i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës i 5 përparësive”.
“Këshilli vëren do të nevojiten përpjekje të mëtejshme për këto 5 përparësi – shkruhet mes përfundimeve – në vecanti, miratimi i paketës së reformës gjyqësore si dhe përparim i mëtejshëm në krijimin e një bazë solide provash për hetime proaktive, ndjekje penale dhe dënime në të gjitha nivelet, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë trafikun e armëve dhe të drogës”. Duke u ndalur vecanërisht te reforma në Drejtësi, Këshilli nënvizon se ajo “ është kyce për ecjen përpara të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit dhe se kjo reformë, mund të jetë transformuese dhe për reformat e tjera”.
Lidhur me procesin e dekriminalizimit, për të cilin palët në Shqipëri kanë ranë tanimë dakort, “Këshilli pret miratimin dhe zbatimin e legjislacionit për përjashtimin e personave me aktivitet kriminal nga funksionet publike, gjë e cila do të forcojë besimin e qytetarëve ndaj përfaqësuesve të tyre politik dhe institucioneve publike”.
Në përfundimet mbi Shqipërinë përmendet dhe nevoja për “një legjislacion efikas dhe masa për të përforcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe politikat antidiskriminuese”, ndërsa lidhur me ekonominë theksohet se “Shqipëria duhet të vazhdojë reformat e saj ekonomike që synojnë rritjen e konkurrueshmërisë dhe inkurajon Shqipërinë të vazhdojë të trajtojë informalitetin e lartë në ekonomi e të përmirësojë klimën e biznesit dhe të investimeve, ku nevojiten përpjekje të mëtejshme”.
Fort i nderuari zoti Edi Rama. I nderuari z. Kryeminister.
Deshiroja t’u pergjigjesha drejtpersedrejti,lidhur me nje postimin tuaj te oreve te fundit,lidhur me investimet e reja ne kuadrin e programit te Rilindjes Urbane,sic i quani,pas vizites tuaj dje ne Himare.Por fatkeqesisht nuk e prisja prej jush qe te isha i bllokuar.Cuditerisht,nuk e fsheh,se ndihem paksa i zhgenjyer,per Juve si mik,si bashkeideatore te dikurshem,si intelektual mbi te gjitha i lire,te bllokoni zerin,opinionet e lira,mendime dhe opsione krejt te pa ndikuara nga politika e sotme.Befas mendova,ka te drejte Kryebashkiaku i sotshem i Himares,Jorgo Goro qe bllokon adresen elektronike te Bashkise se Himares,per zera te qytetareve sic jam edhe une.Befas ka plotesisht te drejte,teksa ndjek shembullin tuaj.Befas ka plotesisht te drejte qe paguan punonjes te Bashkise se Himares,sic eshte nje pinjoll i papergjegjeshem himariot,Theodhoros Gumas,qe te kercenoje,shantazhoje e fyej krejt pa asnje te drejte, individe dhe qytetare himariote,qe nuk i shkojne pas berihajit te KRYETARIT te tij.
Gjithesesi fakti i bllokimit me hidheron paksa,por nga ana tjeter nuk me le pa iu drejtuar e rradhitur disa mendime ketej nga adresa jone. Duke shpresuar se dikush prej bashkepunetoreve apo dashamiresve tuaj,mundet edhe z. Goro t’ju bej me dije per keto opinione e mendime.
I nderuari zoti Kryeminister,
Ju bej me dije se pervijoni dhe kembengulni te ecni ne nje rruge sa hipotetike,aq te percudnuar,po aq te genjeshtert dhe bllofe lidhur me Himaren.Duket i perzgjedhuri dhe i diktuari juaj per Kryebashkiak, nuk e ka ende guximin qytetar t’ju bej te ditur OPINIONET DHE SHQETESIMET THELBESORE qe ka sot Himara dhe himariotet.Duket qe z.Goro i pelqen te harxhoje kohe e propagandoje boten e tij krejt te shtiruar e enderruese.Pasi ne ditet e sotme,HIMARA DHE HIMARIOTET PRIORITARE DHE EMERGJENTE KANE RIKTHIMIN E PRONAVE TE TYRE LEGJITIME TEK HIMARIOTET.NDALIMIN E MENJEHERSHEM TE GRABITJEVE TE PASURIVE TONA TE SHENJTA.Kete kerkojne prej jush me urgjence HIMARA dhe himariotet. Nderkohe sa per Himaren e RE,qe Reklamon e propagandon krejt pa asnje sukses,me te drejte cilido prej nesh HIMARIOTET JU DREJTOHET JUVE ASHTU SIKUNDER EDHE ZOTIT GORO,KU E GJETI KETE HIMARE TE RE IMAGJINARE ZOTI GORO?? MOS VALLE IA LA TRASHEGIM NDONJE KATRAGJYSH…..?; MOS VALLE E KA MANDATUAR OSE AUTORIZUAR NDOKUSH PREJ HIMARIOTEVE PER TE DEFORMUAR DHE PERDHOSUR EMRIN E SHENJTE E TE NDERUAR TE HIMARES SIPAS OREKSEVE TE TIJ TE SEMURA E PERVERSE INDIVIDUALE ???
ZOTI RAMA,Ju drejtohem dhe sugjeroj,se eshte ne nderin tuaj,te nderhyni e Lironi dhe clironi HIMAREN SA ME PARE NGA KETO UTOPIRA TEPER PERCUDNUESE DHE TEPER FYERESE QE KREJT I PAAUTORIZUAR SHPREH ZOTI GORO.HIMARA E KA EMRIN E SAJ HISTORIK NDER SHEKUJ E SHEKUJ.KURRESESI NJE PINJOLL MARIONETE HIMARIOTE SIC MUND TE JETE AKTUALISHT ZOTI GORO,NUK MUND TE SHTREMBEROJ AS DEFORMOJ KETE REALITET HISTORIK.ASNJE EMERTIM I PERDORUR ENKAS DHE TINEZISHT PREJ TIJ OSE NDONJE TJETRI.
Nderkohe lidhur me Projektet qe ju promovoni,me lejoni t’ju shpreh se Projekte ZHVILLIMI,Plane zhvillimi qe mbeshteten mbi TROJE DHE TOKA TE GRABITURA TE HIMARIOTEVE PREJ PUSHTETIT QENDROR DHE BASHKEPUNETORIT Tuaj TE PERULUR,KRYEBASHKIAKUT HIMARIOT, JORGO GORO, nuk mund te realizohen.Ne Troje te Grabitura,asnje lloj zhvillimi nuk mund te vije prej TOKAVE TE TJETERSUARA.Ky eshte THELBI I GJITHE ZHVILLIMIT APO PROJEKTEVE,PER SOT DHE PER DITET NE VIJIM.NESE REALISHT PREJ JUSH EKZISTON DESHIRA E VULLNETI PER PROJEKTE ZHVILLUESE NE HIMARE,ATEHERE ME URGJENCE DUHET TE BENI TE PAMUNDUREN per t’u kthyer menjehere PRONAT E GRABITURA PADREJTESISHT HIMARES DHE HIMARIOTEVE.
Ardhmeria dhe progresi i Himares kurresesi nuk mund te konceptohet me keto mentalitete percudnuese e varrmihese qe i perkasin se kaluares fatale dhe te deshtuar,pasoja te cilat i ka vuajtur edhe Himara sepse keto menyra mendimi dhe konceptimi i diktuan partite shqiptare,per te realizuar sa me mire interesat e tyre mafiozo-grabitqare-kriminale ne Himare,permes Kryetareve te bashkive te perdorur e nenshtruar prej tyre.
Vitet pasojne njeri tjetrin dhe qeveritë shkojnë e vijnë,nderkohe qe HIMARA DHE HIMARIOTET VUAJNE MBI SHPINEN E TYRE KETO PASOJA KAOTIKE E KATASTROFALE.Per rrjedhoje,investime ose resorte turistike ne Himare pa zgjidhur ceshtjen e PRONESISE,pa marre ne HIMARIOTET AUTOKTONE pronat tona te mohuara e tjetersuara kriminalisht prej qeverive shqiptare me bekimin e Kryebashkiakeve himariote,perfshire edhe zotin Goro,asnjehere nuk do te kete.
Nëse juve zoti zoti Edi Rama si Kryeminister se bashku me z.Jorgo Goro deshironi ti sherbeni Himares,nese deshironi realisht dhe konkretisht të kontribuoni ne ndërtimin dhe konsolidimin e demokracisë,Shtetin e së Drejtës,mos humbni kohë me promovime Projektesh. Ne HIMARIOTET JU SUGJEROJME Solemnisht dhe SA ME PARE se misioni dhe kompetencat tuaja të konsistojnë në atë që,me urgjencë të kërkoni prej Parlamentit shqiptar :
1.- Abrogimin e ligjit famekeq 7501 dhe kthimin e pronave pronarëve të ligjshëm bregdetas, sipas disponimit të tyre para kryerjes së reformës agrare nga sistemi diktatorial monist,mos dhënien e asnjë titulli pronësie në Bregdet pa vërtetuar fillimisht origjinën e pronës, siç parashikon neni 41 i Kushtetutës;
2.- Anullimin e dispozitave ligjore dhe të konçesioneve respektive abuzuese për krijimin e fshatrave turistike në Bregdetin Jonian,mos kryerjen e asnje lloj investimi,nga konçesionarët e ndryshëm në Bregdet pa dijeninë,pëlqimin dhe miratimin e marrëveshjet me pronarët dhe trashëgimtarët e ligjshëm të trojeve dhe pronave. Paralelisht,të hartohet dhe miratohet në Parlament, një Ligj që të zbatojë konkretisht, njohjen e të drejtës së pronës, konform nenit 181 të Kushtetutës, që subjektet e shpronësuara në zonat turistike, të kompensohen vetëm duke iu referuar nenit 42 të Kushtetutës, atëherë kur prona e tyre shfrytëzohet, (vërtet !!!) për nevoja të interesit publik, por jo siç po cilëson Pushteti Shqiptar Fshatrat Turistikë.
3. Vendosjen perpara pergjegjesise ligjore gjithe abuzuesve me Trojet e Shenjta himariote,ciletdo qoshin ata,politikane,shtetare,funksionare te pushtetit vendor, funksionare te sistemit te drejtesise etj, qe ndikuan e krijuan kete kaos me deme te pallogaritshme per HIMAREN DHE CILINDO QYTETAR HIMARIOT.
Per rrjedhoje,investime,shetitore ose resorte turistike ne Himare pa zgjidhur ceshtjen e PRONESISE, pa marre ne HIMARIOTET AUTOKTONE pronat tona te mohuara e tjetersuara kriminalisht prej qeverive shqiptare me bekimin e Kryebashkiakeve himariote,perfshire edhe zotin Jorgo Goro,asnjehere nuk do te kete. Ne i denoncojme dhe denojme me ashpersi, keto politika fatale kryenece te dritanishme, qe synojne zaptimin e hapur e tjetersimin e PRONAVE TE SHENJTA TE HIMARIOTEVE, ne i denoncojme publikisht dhe si te papranueshme, politika te cilat synojne qe te humbasim dhe denigrohemi ne si komunitet,humbjen e identitetit tonë si njerëz,si qytetare dhe bregdetas te Himares.
Cilido pretendim per investime eshte nje imazh i rreme mediatik qe synon te legjitimoje interesat oligarkike kunder Himares dhe vullnetit te himarioteve.
Kategorikisht ne deshirojme dhe aspirojme progresin e Himares,duke pasur unitet mendimi dhe veprimi mes qytetareve himariote,Juve si Kryeminister ashtu sikunder edhe me Institucionin Drejtues Vendor te Himares, qe Himara te ece perpara e zhvillohet pikerisht per Himariotet dhe Himaren dhe per asnje lloj interesi oligarkik i kujtdo ngjyre politike shqiptare.
Pasi realisht ju pyesim,c’vlere kane ato projekte,ato programe,nese nuk kane konsensusin dhe miratimin e komunitetit te qytetareve himariote???!!
Per t’i kthyer Himares tone,shkelqimin e saj te dikurshem dhe krenarine e saj te munguar..!!!
Në këtë ceremoni merrnin pjesë ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, përfaqësues të agjencive të OKB-së në Tiranë, diplomat të akredituar në këtë vend si dhe shumë zyrtarë të tjerë të shtetit shqiptar
TIRANË – Është shënuar sot me anë të një ceremonie në ambientet e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë 60 vjetori i anëtarësimit të vendit në OKB.
Në këtë ceremoni merrnin pjesë ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, përfaqësues të agjencive të OKB-së në Tiranë, diplomat të akredituar në këtë vend si dhe shumë zyrtarë të tjerë të shtetit shqiptar.
Ministri Bushati në një fjalim të mbajtur në këtë eveniment uroi për detyrën e re Brian J. Williams si Koordinator Rezident të OKB-së në Tiranë.
“Janë 6 dekada të ndara në dy epoka, në dy rrugëtime me kahe dhe shpejtësi të ndryshme të Shqipërisë në OKB” tha Bushati dhe më tej vuri në dukje se përiudha e pare u shënua nga logjika e luftës së ftohtë dhe nënvizoi faktin se Shqipëria e 55-ës nuk ka asnjë gjë të përbashkët me atë të pas viteve 1990.
Në vijim të fjalës së tij Bushati u shpreh se: “Trasformimi është i gjithanshëm, por nëse do të kërkonim një element që lidh 6 dekadat e pranisë sonë në OKB të sistemeve dhe ideologjive, është qendrimi i pandryshueshëm i Shqipërisë në drejtim të paqes dhe sigursië. Kjo është pjesë e AND-së sonë si komb për të qenë në harmoni dhe në paqe me të tjerët’’.
“Prania dhe roli jonë në OKB gjatë çerek shekullit të fundit përkon me përpjekjet e pandalshme për një shtet ndërtim-demokratik dhe perëndimorë” tha kreu i diplomacisë shqiptare dhe më tej shtoi se veprimi i Shqipërisë në OKB është i gjithanshëm dhe i shtrirë në të gjithë spektrin e organizatës.
Bushati përmendi pjesmarrjen me trupa ushtarake në misionet e OKB-së si dhe theksoi se Shqipëria shtë promotor i të drejtave të njeriut në këtë organizatë gjithmonë në veprim me shtetet e tjera dhe me një përpjekje kolegtive për një OKB të efektshme e koherente.
Ministri Bushati çmoi rolin e zyrës së OKB-së në Tiranë duke e quajtuar atë si një ndihmës kyç për zhvillimet dhe trasformimet në vend.
Kujtojmë se Shqipëria u anëtarësua në OKB në vitin 1955 dhe që nga ai vit ka vazhduar bashkëpunimin në shumë fusha me këtë organizatë.
Pyje, kullota, ullishte, llogari bankare, apartamente, makina dhe të ardhura nga të bashkëshorti. Kjo është pasuria mijëra euroshe e ambasadores shqiptare në SHBA, Floreta Luli Faber.
Kjo e fundit është emëruar disa muaj më parë në këtë detyrë me propozim të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati i cili ka edhe lidhje gjaku me të.
Floreta Luli Faber është kushërira e ministrit Bushati. Ajo është mbajtëse e më shuam se 10 llogarive bankare ku janë më shumë se 250 milionë lekë.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, do të vizitojë Serbinë nga data 21 deri me 23 dhjetorë, një vizitë që do të jetë edhe si kthim i vizitës së mëhershme të kryeparlamentares serbe, Maja Gojkoviç, e cila qëndroi në prill në Tiranë.
Meta, gjatë kësaj vizite do të takohet më të gjithë krerët e shtetit të Serbisë, Presidentin Tomislav Nikoliç, po ashtu do të takohet edhe me Kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç dhe homologen e tij në Beograd.
Kjo vizitë pritet të ketë qëllimin e bisedave për përmirësimin e marrëdhënieve në mes të Shqipërisë dhe të Serbisë, në mënyrë që të vazhdohen aktivitetet që janë nisur vitin e kaluar, raporton TCH.
Kjo do të jetë hera e tretë që Meta viziton Beogradin, pas vizitës së parë si ministër i Jashtëm, por edhe asaj si kryetar partie i ftuar nga presidenti i atëhershëm i Serbisë, Boris Tadiç.
A janë shqiptarët njerëz kreativë? Studimi më i fundit i Institutit kanadez të prosperitetit Martin tregon se Shqipëria renditet e 116-ta, mes 139 ekonomi botërore për nivelin e kreativitetit. E grupuar në fund të listës të ekzaminuar, Shqipëria “kapërcehet” edhe nga konkurrentët rajonalë, si Kroacia, Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina…
Të shumtë kanë qenë studimet që lidhen me matjet e inovacionit, kreativitetit dhe qasjet ndaj kërkimeve shkencore dhe teknologjisë.
Por, studimi më i fundit i Institutit të Prosperitetit Martin, në raportin e bërë publik këtë vit, me titull: Indeksi Global i Kreativitetit, ka prezantuar për herë të parë një model të ri të studimit të zhvillimit ekonomik. E quajtur edhe si 3T (Teknologji, Talent dhe Tolerancë), këto të tre faktorë bëjnë rankimin e 139 shteteve të ekzaminuara. Tre shtetet që kryesojnë në këtë listë janë: Austria, SHBA dhe Zelanda e Re. Në fund të listës gjenden: Gana dhe Iraku.
Studimi vendos në qendër të saj ekonominë e dijes, ku konsumi dhe prodhimi i kapitalit njerëzor, 3 T dhe kreativiteti në përgjithësi lidhen ngushtësisht me zhvillimin ekonomik dhe social.
Shqipëria renditet e 116-ta, mes 139 ekonomi botërore për nivelin e kreativitetit, e fundit në rajon për këtë aspekt. Duke u nisur nga tre faktorët që vendosin këtë rankim, Shqipëria ka këtë performancë:
Teknologji – Bazuar në kërkime dhe investime për zhvillim, patenta të ndryshme shpikjeje. Shqipëria renditet e 83-ta në botë sipas këtij treguesi, e fundit në rajon. Kroacia renditet e 60-ta, Serbia e 70-ta, Maqedonia e 76-ta, Bosnja dhe Hercegovina e 77-ta.
Talenti – Pjesëmarrja e individëve në orë mësimore ose jo që kanë lidhje me kreativitetin. Duket se vendi ynë mban sërish vendin e fundit në rajon dhe të 90-tin në listën botërore. Maqedonia ka performancën më të mirë në rajon, e 63-ta, ndjekur më pas nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia.
Toleranca – Trajtimi i emigrantëve, racizmi mbi minoritetet dhe shoqatat LGBT. Shqipëria renditet e 118-ta në botë, në zonën më të diskutuar për mungesë tolerance ndaj këtyre grupeve.(monitor)
KORÇE – Konsumonin ujë me krimba, shtrohen në spital për shkak të intoksikimit. Situata alarmante është shënuar në fshatin Shamoll të qytetit të Korçës, ku banorë, mes tyre fëmijë të grupmoshave të ndryshme, prej disa ditësh janë paraqitur pranë urgjencës së spitalit të Korçës në gjendje shëndetësore të rënduar. Burime pranë spitalit rajonal të Korçës thonë për gazetën se pacientët janë paraqitur në urgjencë me diarre, të vjella, temperaturë dhe dridhje të trupit.
Fillimisht është dhënë ndihma e parë mjekësore, ndërsa më pas është konstatuar se gjendja shëndetësore ishte serioze, ndaj pacientët e intoksikuar duhej të qëndronin disa ditë nën vëzhgimin dhe kujdesin e bluzave të bardha derisa gjendje e tyre të përmirësohej. Edhe pse banorët e fshatit Shamoll, 20 kilometra larg qytetit, kanë dy vite që jetojnë nën kërcënimin e ujit të ndotur dhe me orar të reduktuar, askush nuk interesohet për një zgjidhje të situatës. Banorët e lidhin shtrimin e të afërmeve të tyre në spital me ujin e ndotur. Sipas tyre, uji që rrjedh në çezmat e 450 familjeve është tërësisht i papastër, i pushtuar nga krimba me ngjyrë të kuqe dhe baktere të ndryshme.
Në këto kushte, dhjetëra familje detyrohen që të konsumojnë ujin e ndotur, duke e kulluar dhe zierë, ndërsa një pjesë tjetër udhëtojnë kilometra në ditë për të mbushur ujë në fshatin më të afërt. Të kërcënuar nga niveli i lartë i ndotjes të ujit të pijshëm, banorët shprehen se jeta e tyre është në rrezik, pasi në çdo moment janë të rrezikuar nga shpërthimi i epidemisë, sepse çdo ditë ka raste të të infektuarve nga konsumimi i ujit të ndotur. Një-45 vjeçar nga fshati Shamoll, i cili në gjendje të rëndë shëndetësore është detyruar të shtrohet prej 10 ditësh në spitalin e Korçës, për shkak të konsumimit të ujit të ndotur.
“Kemi mëse dy vjet që pimë ujë të papastër, plot me krimba dhe mbeturina, vetëm ujë që nuk mund të quhet, por pisllëk. U sëmurëm me dhembje barku dhe të vjella. Marrim ilaçe çdo ditë, poer përsëri kemi me shqetësime shëndetësore. Uji vjen me orar të reduktuar, vetëm tri orë në ditë dhe aq sa vjen, është i papastër. Ne e kullojmë me napë dhe më pas e ziejmë. S’kemi zgjidhje tjetër, e pimë ashtu siç është, të ndotur, duke rrezikuar seriozisht shëndetin tonë. Për shkak të ndotjes unë kam qëndruar disa ditë në spital dhe përsëri jam i sëmurë. Kam pasur të vjella, heqje barku, të dridhura trupi dhe temperaturë. Kam shkuar menjëherë në spitalin e Korçës dhe atje më kanë shtruar, pasi isha shumë rëndë. Kam qëndruar rreth 10 ditë i shtruar dhe kam marrë serume e medikamente sepse nuk më lëshonin ethet dhe të vjellat.
Kam qenë shumë keq dhe tani detyrohem ta ble ujin, sepse nëse konsumoj ujë të ndotur, jeta ime është në rrezik. Kemi mëse dy vjet që na sorollatin sa në një zyrë tek një tjetër dhe askush nuk merr përgjegjësinë. Komuna, Shëndeti Publik, prefekturë, të gjithë qëndrojnë indiferentë, pavarësisht se po helmohemi të gjithë pak nga pak. Ne paguajmë rregullisht taksa dhe çfarë marrin shpërblim? Krimba. Askush nuk do t’ia dijë se po lëmë paratë spitaleve, por secili shikon xhepin e vet dhe nuk u behet vonë. Nuk duam asgjë përveç ujë të pastër dhe pa pisllëqe. Jemi të gatshëm të paguajmë 2-fishin e vlerës, vetëm të kemi ujë si gjithë të tjerët. Duket sikur po jetojmë në mesjetë dhe jo në vitin 2015, nuk kemi ujin që është jetik për njeriun.
Bardhyl Canaj, ambasador ne Izrael; Faber, ambasadore ne SHBA
Zbardhen deklaratat e pasurive të ambasadorëve të emëruar rishtas, por edhe të atyre që vijojnë të mbajnë detyrën që nga koha kur në pushtet ishte e djathta.
Në deklaratat e dorëzuara në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit, Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit para nisjes së detyrës, të ambasadorëve që përfaqësojnë Shqipërinë në Izrael, Maqedoni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në Rusi, renditen pasuritë e shumta të trashëguara nga familja, por edhe llogaritë bankare brenda dhe jashtë vendit. Ndërsa ambasadorët që kanë mbajtur të njëjtin funksion edhe para vitit 2014, kanë deklaruar të ardhurat dhe llogaritë bankare për vitin 2014.
Deklaratat e pasurive Bardhyl Canaj, ambasador në Izrael
(Deklaratë para fillimit të detyrës)
Pronar me 50 % i një ap. banimi me sip. 68.2 m2 në Tiranë. Pronar i një ap. banimi me sip. 99.3 m2 në Tiranë, vlera 500 000. Pronar i një ap. banimi me sip. 59.5 m2 në Tiranë, vlera 1 900 000 lekë. Pronar i një ap. banimi me sip. 68.22 m2 në Durrës, vlera 25 925 dollarë. Pronar me 50 % i një ap. banimi me sip 90 m2 në Vlorë, vlera 4 600 000 lekë. Pronar me 50 % i një ap. banimi me sip 66.3 m2 në Tiranë, vlera 47 645 euro. Pronar me 50 % i një garazhi me sip 15 m2 në Tiranë, vlera 743 000 lekë. Pronar me 50 % i një garazhi me sip. 15 m2 në Tiranë, vlera 743 000 lekë. Pronar me 50 % i një ap. banimi me sip 157 m2 në Tiranë, vlera 12 380 000 lekë. Pronar me 50 % i një njësie me sip 68.7 m2 në Tiranë, vlera 11 048 750 lekë. Pronar me 50 % i një are me sip. 8064 m2 në Durrës, vlera 10 886 500 lekë. Pronar me 50 % i një bodrumi me sip. 140 m2 në Tiranë, vlera 5 040 000 lekë.
Pronar me 50 % i një njësie me sip 120 m2 në Tiranë, vlera 12 300 000 lekë. Pronar me 50 % i një garazhi me sip. 50 m2 në Tiranë, vlera 1 800 000 lekë. Pronar me 50 % i një garazhi me sip. 43 m2 në Tiranë, vlera 1 548 000 lekë. Pronar me 50 % i një bodrumi me sip. 192 m2 në Tiranë, vlera 6 912 000 lekë. Pronar i një automjeti, vlera 48 000 euro. Depozitë në “BKT”, 18 000 000 lekë. Depozitë në “BKT”, 250 000 euro. Bono thesari, 10 000 000 lekë. Llogari bankare në “BKT”, 653 294 lekë. Gjendja cash, 1 400 000 lekë. Të ardhura nga shitja e aksioneve të shoqërisë “RIOFARMA” shpk, 180 000 euro. Të ardhura nga paga si atashe ekonomik në ambasadën e Izraelit, 8 680 dollarë. Të ardhura nga interesat bankare, 2 648 euro + 366 193 lekë.
Bashkëshortja, Alma Canaj
Pronare e një ap. banimi me sip. 113 m2 në Durrës, vlera 3 000 000 lekë. Pronare e një objekti me sip. 31 m2, vlera 1 400 000 lekë. Gjendja e llogarisë në “BKT”, 35 632 lekë. Pronare e 50 % të kapitalit të shoqërisë “EPIGRAMMA”, vlera 50 000 lekë. Gjendja cash, 1 200 000 lekë. Të ardhura nga paga në shoqërinë “EPIGRAMMA” shpk, 400 000 lekë.
Djali, Ezjon Canaj
Pronar i një motori, vlera 1 700 euro. Depozitë bankare, 25 000 euro. Llogari bankare, 29 459 lekë. Të ardhura nga paga në ministrinë e brendshme, 336 000 lekë. Djali, Klesti Canaj Gjendja e llogarisë bankare në një bankë në Paris, Francë, 100 euro. Depozitë për sigurim jete në një bankë në Paris, Francë, 1 800 euro. Pronar me 50 % i aksioneve të blera nëpërmjet një llogarie investimi në Francë, vlera 2 200 euro. Gjendja e llogarisë në një bankë në Paris, Francë, 400 euro, pjesa takuese 50 %. Të ardhura nga paga mujore si menaxher shitjesh pranë kompanisë “YNOV” në Paris, Francë, 27 260 euro.
Fatos Reka, ambasador në Maqedoni (Deklaratë para fillimit të detyrës)
Pronar i një ap. 105 m2 në Tiranë, vlera 27 000 dollarë. Pronar i një ap. 116 m2 në Tiranë, vlera 85 000 euro. Ap. 70 m2,, në Durrës, vlera 35500 euro. Pronar i një ap. 67.5 m2 në Durrës trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes. Pronar i një ap. 87.3 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes. Pronar i një ap. 94.1 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes. Pronar i një ap. 38.5 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes. Pronar i një ap. 23.1 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes. Pronar i 1/6 së një trualli prej 595.48 m2 në Durrës, trashëgimi nga nëna. Pronar i 1/6 së një trualli prej 321.88 m2 në Durrës, trashëgimi nga nëna. Pronar i 1/6 së një shtëpie dykatëshe me sip. 186.60 m2 në Durrës, trashëguar nga nëna.
Pronar i një autoveture, vlera 8 000 euro. Pronar i një ap. 66 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes. Pronar i një ap. 66 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes. Pronar i 1/5 së një dyqani 40 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes. Pronar i 1/5 së një dyqani 28 m2 në Durrës, trashëgimi nga prindërit e bashkëshortes. Gjendja e llogarisë bankare në “Credins Bank”, 267.122 lekë. Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në “ProCredit Bank”, 2 872 950 lekë. Vajza, gjendja e llogarisë bankare në “Intesa Sanpaolo Bank”, 684 558 lekë. Gjendja e depozitës bankare në “Credins Bank”, 20 546.2 euro. Obligacion 2-vjeçar, 20 000 euro. Gjendja e depozitës bankare në “Intesa Sanpaolo Bank”, 30 000 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në Intesa Sanpaolo Bank:, 1 394 euro. Bono thesari në Bankën e Shqipërisë për llogari të qeverisë, 12 110 000 lekë. Të ardhura nga paga për periudhën 1 janar- 20 korrik 2015, 98 874 lekë. Bashkëshortja, të ardhura nga paga për periudhën 1 janar-20 korrik 2015, 1 647 120 lekë. Vajza, të ardhura nga paga për periudhën 1 janar-20 korrik 2015, 225 000 lekë. Të ardhura nga interesat e investimit në bono thesari, 169 787 lekë. Të ardhura nga llogari bankare në “Procredit Bank”, 5 614 lekë. Të ardhura nga interesat e obligacionit në “Credins Bank”, 315 euro. Kredi bankare marrë nga bashkëshortja në Bankën e Shqipërisë, 7 600 00 lekë me normën interesi 0.5 %, detyrimi financiar i pashlyer 5 760 005 lekë.
Ja pasuritë e ambasadorëve të emëruar nga Berisha
Zbardhen pasuritë e ambasadorëve të emëruar që nga koha kur qeveriste e djathta. Në deklaratat e pasurive për vitin 2014 renditen të ardhurat nga pagat por dhe llogaritë bankare,
Mal Berisha, ish-ambasador në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë
Mal Berisha
Të ardhura nga pensioni i akorduar nga OKB, 11 000 dollarë Pronar i një automjeti “Vosksëagen”, vlera 300 000 lekë. Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 28 654 euro.
Djali, Erion Berisha
Të ardhura nga kompanitë në pronësi, “American global Consulting”, shpk, 1 000 000 lekë. Kredi bankare në “Tirana Bank”, 300 000 euro, detyrimi financiar i shlyer në 2014, 121 700 euro. Kredi bankare në “ProCredit Bank”, 148 000 euro, detyrimi financiar i pashlyer 135 597 euro.
Neritan Ceka, ambasador në Itali
Të ardhura nga paga si ambasador, 22 545 euro. Bashkëshortja, të ardhura nga botimet e librave, 715 090 lekë. Bashkëshortja, aksione nga shoqëria “Alb-Invest” shpk, 240 000 lekë. Vajza, Olgita Ceka, paga te Instituti i Arkeologjisë, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 720 000 lekë. Djali, Egin Ceka, paga nga kompania “Besa Technologies GMBH” në Vjenë, Austri, 18 400 euro. Nusja e djalit, paga në ambasadën e Kanadasë në Vjenë, Austri, 32 200 euro. Të ardhura nga qiraja e dy apartamenteve, 480 000 lekë.
Dashnor Dervishi, ambasador në Greqi
Gjendja e depozitës bankare në “Credins Bank”, 1078 euro, pjesa takuese 33 %. Gjendja e depozitës bankare në “Credins Bank”, 1066 euro, pjesa takuese 33 %. Të ardhura nga paga si ambasador, 21 600 euro. Djali, Dael Dervishi, të ardhura nga paga si drejtor ekzekutiv i AKBN-së, 1 568 029 lekë. Bashkëshortja, Elvira Dervishi Përfitim i 1/3 të shumës së derdhur nga Qendra e Studimeve Albanologjike, si trashëgimi nga babai, vlera 153 543 lekë. Përfitim i 1/3 së shumës së depozitës në “Credins Bank”, trashëguar nga babai 4 356 euro. Gjendja e depozitës në “Credins Bank”, pakësuar me 15 800 euro. Të ardhura nga pensioni, 345 800 lekë.
Djali, Eldi Derishi
Të ardhura nga paga si kontrollor i trafikut ajror në “Albcontrol”, 1 991 866 lekë. Të ardhura nga shitja e një ap. me sip. 67.4 m2 në Golem, Kavajë, vlera 65 000 euro. Pronar i një ap. me sip 71.3 m2 në Tiranë, blerë 40 000 euro. Pronar i një ap. me sip. 88.6 m2 në Kallam, Dhërmi, blerë 29 954 euro. Kontratë huaje me nënë për blerje ap, detyrimi financiar i pashlyer, 10 000 euro. Kontratë huaje me nënën për blerje ap., detyrimi financiar i pashlyer, 6 000 euro.
Ferit Hoxha, përfaqësues i Përhershëm pranë OKB
Gjendja e llogarisë bankare, 14 000 dollarë. Të ardhura nga paga, 27 024 dollarë. Bashkëshortja, Armelle Montenot, të ardhura nga mësimdhënia në EFNY, 7 360 dollarë.
Kujtim Xhani, ambasador në Kinë
Llogari bankare në Kinë, 2 516 dollarë. Gjendja cash, 5 000 dollarë + 60 000 yuan kinez. Llogari bankare në Kinë, 11 472 yuan kinez. Llogari bankare në “Raiffeisen Bank”, 236 549 lekë. Të ardhura nga paga si ambasador, 27 850 dollarë. Djali, Glendi Xhani, të ardhura nga mësimdhënia në Kinë, 143 000 yuan kinez. Djali, Klodian Xhani, të ardhura nga mësimdhënia në Kinë, 35 000 yuan kinez. Kredi për strehim 5 000 000 lekë, marrë në 2006, detyrimi financiar i pashlyer, 2 269 946 lekë.
Pronat dhe llogaritë bankare të Tolës, Sakiqit, Filos dhe Tares
Dritan Tola, ambasador në Francë
Pronar me 50 % i një ap. me sip. 128 m2, 50 000 dollarë. Pronar i një garazhi, në Tiranë, vlera 30 000 euro. Pronar me 50 % i një ullishte me sip. 6188 m2 në Tiranë, 2 000 000 lekë. Kontratë sipërmarrje për dhënie trualli për ndërtim në Tiranë. Pronar i një automjeti “Citroen C4”, vlera 24 500 euro. Pronar me 50 % i një automjeti historik “Citroën Rosalie”, 2 000 euro. Pronar i 1/3 së një ap, përfituar nga privatizimin i banesave shtetërore në vitin 1992. Gjendja e depozitës bankare, 1 500 000 lekë. Të ardhura nga paga si ambasaros, 1 888 euro/muaj. Bashkëshortja, të ardhura për periudhën mars 2014-mars 2015, 100 000 lekë. Zotërues aksionesh në Arkën e Përkthyesve në Gjenevë, vlera 5 000 euro.
Bashkëshortja, Luena Tolica
Pronare e një automjet “Fiat”, vlera 14 000 euro. Gjendja e llogarisë bankare në “Societe Generale Albania”, 1 000 euro. Të ardhura nga profesioni i noteres, 100 000 lekë.
Adia Sakiqi, ambasadore në Mbretërinë e Holandës
Pronare me 50 % e një shtëpie 240 m2 në Bruksel, vlera 320 000 euro. Pronare me 50 % e një makine “Skoda Cambia”, vlera 15 000 euro. Gjendja e llogarisë së përbashkët rrjedhëse në bankën “AMRO”, në Holandë, 2 008, 44 euro. Gjendja e llogarisë së përbashkët të kursimeve në bankën “AMRO” në Holandë, 1 000 euro. Gjendja e llogarisë së përbashkët të kursimeve, me bashkëshortin, në bankën “Belfius”, në Belgjikë, 15 116 euro. Gjendja e llogarisë rrjedhëse në bankën “BNP Paribas”, në Belgjikë, 1 346, 56 euro. Gjendja e llogarisë në bankën “BNP Paribas”, në Belgjikë, 6 419, 48 dollarë. Gjendja e llogarisë së kursimeve, 22 035,19 euro. Kredi e përbashkët në bankën “Belfius”, 150 000 euro, detyrimi financiar i pashlyer 128 869,35 euro.
Bashkëshorti, Tom Vandecasteele
Të ardhura nga lëshimi me qira i shtëpisë në Bruksel, 3 896.20 euro.
Ernal Filo, ambasador në Malin e Zi
Pronar me 50 % i një shtëpie banimi dhe garazhi me sip. 210 m2, dhuratë nga babai, vlera 60 000 000 lireta italiane. Gjendja e llogarisë bankare në një bankë në Berlin, Gjermani, 16 700 euro, pjesa takuese 50 %. Gjendja e llogarisë bankare në “Credins Bank”, 276 lekë. Pronar i një automjeti “Renault Megane”, vlera 12 900 euro. Gjendja e llogarisë bankare në “Intesa Sanpaolo Bank”, 6 106 dollarë, pjesa takuese 50 %. Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në “BKT”, 33 700 lekë. Gjendja e llogarisë bankare në “Crnogorska Komercijalna Banka”, 38 euro. Gjendja cash, 800 euro. Të ardhura nga paga si ambasador 1 janar- 28 shkurt 2015, 3 554 euro. Bashkëshortja, të ardhura nga paga si specialiste për mbrojtjen e fëmijëve janar-shkrut 2015, 67 466 lekë. Djali, Joel Filo, gjendja e llogarisë bankare, 2 200 euro.
Agron Tare, konsull i përgjithshëm në Stamboll
Të ardhura nga paga, 1446 euro. Kredi bankare në bankën “Societe Generale”, detyrimi financiar i pashlyer 33 000 euro.
Faber dhe Gazioni
Floreta Faber, ambasadore në SHBA (Deklaratë para fillimit të detyrës) Pronare me 50 % e një ap. me sip. 83 m2 në Shkodër, vlera 4 772 500 lekë. Pronare me 50 % e një ap. me sip 122 m2 në Shkodër, vlera 7 015 000 lekë. Pronare me 50 % e një makine “Shevrolet”, vlera 7 800 euro. Bashkëpronare e një prone pyll në Durrës me sip. 584400 m2, e trashëguar. Bashkëpronare e një prone kullotë në Durrës me sip. 9800 m2, e trashëguar. Bashkëpronare e një prone pyll në Durrës me sip. 77800 m2, e trashëguar. Bashkëpronare e një prone pyll në Durrës me sip. 88100 m2, e trashëguar. Bashkëpronare e një prone pyll në Durrës me sip. 547200 m2, e trashëguar.
Bashkëpronare e një prone kullotë në Durrës me sip. 8200 m2, e trashëguar. Bashkëpronare e një prone ullishte në Durrës me sip. 500 m2, e trashëguar. Gjendja e llogarisë bankare, 62 671 lekë, pjesa takuese 50 %. Gjendja e llogarisë bankare, 100 200 dollarë, pjesa takuese 50 %. Gjendja e llogarisë bankare, 771.71 euro, pjesa takuese 50 %. Gjendja e llogarisë bankare, 514 819 lekë, pjesa takuese 50 %. Gjendja e llogarisë bankare, 15 540 dollarë, pjesa takuese 50 %. Gjendja e llogarisë bankare, 254 euro, pjesa takuese 50 %. Gjendja e llogarisë bankare, 32 041 dollarë, pjesa takuese 50 %. Gjendja e llogarisë bankare, 5 406 dollarë, pjesa takuese 50 %.
Gjendja e llogarisë bankare, 23 146 dollarë, pjesa takuese 50 %. Gjendja e llogarisë bankare, 240 000 lekë, pjesa takuese 50 %. Gjendja e llogarisë bankare, 2 522 056 lekë, pjesa takuese 50 %. Të ardhura nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri, 657 455 lekë. Të ardhura nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri, 10 000 dollarë. Të ardhura nga shitja e një ap. në Shkodër i trashëguar nga prindërit, 2 248 404 lekë. Bashkëshorti, Edmond Faber, të ardhura nga puna te Spitali i Qendrës së Traumës, Laprakë, 274 412 lekë. Arben Gazioni, ambasador në Federatën Ruse (Deklaratë para fillimit të detyrës) I pastrehë (deri në marrjen e detyrës aktuale më 16.01.2015, ka jetuar në Tiranë, në apartamentin e vjehrrës) Gjendja e depozitës bankare në bankën “Credins”, 580 000 lekë. Gjendja e depozitës bankare në bankën “BNP Paribas”, në Bruksel, 11 000 euro. Të ardhura nga paga si ministër këshilltar në misionin e Shqipërisë në BE-së, Bruksel, 13 033,18 euro. Bashkëshortja Albana Gazioni, të ardhura nga paga si financiare në misionin e Shqipërisë në BE, 2 316,45 euro.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar ashpër ndaj deklaratave përçarëse veri-jug të kryeministri Edi Rama, të bëra gjatë ditës së sotme në Sarandë. Kryeministri Rama tha mesditën e sotme se “të ardhurit nga Alpet e panë detin Jon, kur erdhi Saliu në pushtet”.
“I mbushur deri në fyt me mllef, urrejtje dhe përçmim për popullin e tij, njeriu që ndërtoi pa leje në mes të Tiranës simbolin e izolimit, terrorit dhe mjerimit, ky që bekoi sarajet pa leje të Kokedhimës me shokë dhe dhjetëra ndërtime të tjera pa leje të familjareve dhe klientëve të tij në mes të Parkut të Tiranes, në lulishtet e pallateve të Tiranes, në bregdet e kudo, ky që për vete ndërtoi një vilë bunker 56 metra të gjate pa bërë asnjë transparencë para shqiptarëve, ky zhvatës përsëritës i përbuzur nga mbarë vendi e kombi, shpreson të gjejë strehë në jug duke sulmuar veriun, por më keq për të.
Ai është njësoj i neveritur, kudo sepse prej dy vitesh shtyp e varfëron çdo shqiptar, në Vlorë, në Sarandë, në Shkodër, Tropojë, Elbasan e Durrës, Korçë e Lezhë. Një i paturp qe tregon popullin me gisht si hajdut, por për vete ndalon me ligj hetimin e vjedhjes se shekullit prej 600 milion euro, ky për të cilin raporti i punës së OSBE-së shkruan se ka një pasuri prej 200 milion euro, ky aksident i historisë sonë kombëtare me pasoja të rënda i fryu sot nga Bregu i shqiptarisë ndarjes dhe përçarjes midis shqiptarëve.
I tmerruar nga një popull i tërë që e njeh si përgjegjësin dhe shkaktarin e krizës më të thellë ekonomike dhe sociale në vend, i zgërlaqur nga mosbindja civile dhe protesta që sa vjen e rritet, ky që ka lënë në baltë gegë e toskë, demokrate e socialiste, ky që i le ata të vetëvriten e të vdesin së ftohti për 3 mijë lekë, por deputetët e tij kriminelë e kusarë i blaton përditë me tendera, koncesione, laguna, naftë, krom, kontrabandë cigaresh dhe emërime te paligjshme, ky pra kujton se do të gjejë shpëtim duke i fryre përçarjes e ndasisë.
Ngrihuni toskë e ngrihuni gegë, ngrihuni shqiptarë ti tregojmë vendin. Vendimi për largimin e Edi Ramës është popullor, kombëtar dhe i pakthyeshëm! Të enjten më 17 dhjetor para Kuvendit! Shqipëria NGRIHET e nuk prapset. Të gjithë në shesh për të ndalur qeveri-fatkeqësinë”.
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani i ka dërguar një letër nderuese pronarit të kompanisë “Omega Farm”, i cili është në paraburgim, pasi akuzohet për aferën e medikamenteve që kap shifrat e 2.2 milionë eurove.
“Nje model i ndershem dhe i rregullt i sipermarrjes” e cilesoi Shkelqim Cani kompanine Omega Farma, ne letren ku i shpreh mirenjohjen e tij, ne perfundim te aksionit kunder informalitetit.
“ABC News” publikon letrën, që ministri Cani i ka dërguar me 17 nëntor të këtij viti, babait të të arrestuarit, tashmë me detyrë e administratorit të kompanisë së djalit, “Omega Farm”.
“Përmes kësaj letre dëshiroj t’iu shpreh mirënjohjen e sinqertë për promovimin që i bëni modelit të ndershëm dhe të rregullt të sipërmarrjes në Shqipëri.
Lufta që qeveria jonë i ka shpallur informalitetit, nuk synon vetëm mbledhjen e më shumë kontributeve dhe të ardhurave, por, në radhë të parë, kërkon të krijojë kushtet e konkurrencës së ndershme, ku të gjithë sipërmarrësit trajtohen në mënyrë të barabartë përpara rregullave dhe ligjit.”
Kur letra mbërriti ne kompani, “Modeli i ndershem” ishte ne qelitë e paraburgimit. Letra e Shkelqim Canit u dergua 18 ditë pas arrestimit.
Çausholli u arrestua si pjese e një skemë mashtrimi me ilaçet e rimbursueshme. 2.2 mln euro te vjedhura nga shteti nuk mjaftuan qe ministri I financave Shkëlqim Cani ta perjashtonte OMEGA Farmen nga bizneset e ndershme qe duhen falenderuar.
“Unë dëshiroj jo vetëm t’iu falënderoj për kontributin që keni dhënë dhe vazhdoni të jepni përmes taksave që paguani, por edhe t’ju inkurajoj që të vazhdoni të respektoni institucionet shtetërore.
Unë jam besimplotë se vetëm duke luftuar informalitetin pa kompromis, ne do të arrijmë të nxisim edhe më shumë zhvillimin ekonomik e do të krijojmë së bashku një mjedis sa më të përshtatshëm për të bërë biznes”, vijon letra.
Koncesionet me vlerë dhjetra milionë euro të ministrisë së Shëndetësisë janë bërë objekt i një hetimi të gjerë, të nisur së fundmi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Procedimi penal është regjistruar nga Njësia Antikorrupsion- përgjegjëse për hetimin e zyrtarëve të lartë publikë dhe pritet të shtrihet në të gjithë piramidën drejtuese të ministrisë së Shëndetësisë, përfshirë edhe ministrin Ilir Beqaj.
Hetimi për koncesionet në shëndetësi është nisur me inisiativë të Prokurorisë, pas publikimit të një serie artikujsh nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN dhe agjencia Investigimi.al. Koncesioni për hemodializën, me vlerë 86 milionë dollarë, ai për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë dollarë dhe koncesioni i check up-it falas do të jenë në qendër të verifikimeve të grupit hetimor.
I kontaktuar nga BIRN, këshilltari i Prokurorit të Përgjithshëm, Albi Serani konfirmoi nisjen e hetimeve me inisiativë për koncesionet në shëndetësi, pas investigimeve të botuara nga media.
“Ky hetim ka nisur pas shqetësimeve të shpeshta të ngritura në publik për disa tendera dhe koncesione të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë gjatë muajve të fundit, vlera e të cilave arrin në disa dhjetra miliona euro,” tha Serani.
I pyetur nëse procedimi penal përfshin edhe ministrin Ilir Beqaj, Serani u përgjigj se ”asnjë zyrtar nuk do të jetë i përjashtuar nga hetimet”.
Hetimi për koncesionet në sektorin e shëndetësisë, i regjistruar në Njësinë Antikorrupsion të Prokurorisë së Krimeve të Rënda do të asistohet edhe nga oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Përgjithshme. Shkak janë bërë procedurat komplekse të dhënies me koncesion të shërbimeve publike, të cilat kërkojnë kohën e tyre për t’u hetuar.
Koncesionet multimilionëshe të shërbimeve mjekësore e kanë vendosur ministrin Beqaj në qendër të akuzave të medias dhe të opozitës, pasi kompani të panjohura dhe pa eksperiencë kanë qenë përfituese të tyre.
Në tetor 2015, BIRN investigoi kompaninë fituese të koncesionit të hemodializës, Evita Sh.p.k, e cila përfitoi pjesën kryesore të kontratës së majme 10-vjeçare prej 86 milionë dollarësh. Zanafilla e kësaj kompanie është një bar-kafe modeste në qytetin e Beratit, ndërkohë që pronarja e saj, Majlinda Fetiu nuk rezulton të ketë lidhje me fushën e shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë u përgjigj se “Evita” shpk e fitoi koncesionin për hemodializën bashkë me Spitalin Amerikan. Më pas rezultoi se Spitali Amerikan do të ketë vetëm 15 % të aksioneve në kompaninë e re, të krijuar për operimin e koncesionit.
Koncesioni i sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, me vlerë 100 milionë USD do të hetohet gjithashtu nga Njësia Antikorrupsion e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Sipas një investigimi të BIRN, kompania modeste e emigrantit shqiptar në Peruxhia të Italisë, Ilir Rrapaj fitoi 40 për qind të kësaj kontrate, si pjesë e konsorciumit italian të udhëhequr nga “Servizi Italia”.
Koncesioni i kontrollit mjekësor falas me vlerë 120 milionë euro, i fituar nga kompania “Marketing& Distribution” me eksperiencë në tregtimin e duhanit dhe alkoolit do të jetë gjithashtu pjesë e këtyre hetimeve./Reporter.al/
Në intervistën e pak ditëve më parë ish kryetari i PD-së Sali Berisha foli për rolin e Shenasi Ramës gjatë organizimit të kësaj force politike në Shkodër.
Sipas tij Shenasi Rama u largua nga Partia pasi tentoi të përfshinte në drejtimin e saj disa njerëz të dyshimtë.Por Rama ka reaguar sot përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, ku flet edhe për një episod që mund të kishte shërbyer si fillimi i luftës civile në vitin 1991.
Statusi i Shenasi Ramës
Sali Berisha më në fund e përmendi emrin tim, dhe jo pse donte, por pse i ka hyrë frika për arsye që ai i din mirë. Saliu, një individ i mësuar me gënjye të tjerët dhe mbi të gjitha veten, aq sa e beson në sëmundjen e vet mendore, ka thënë se unë e kam cuar diku në një shtepi në Shkodër ku do të takohej me klandestinë etj. etj. Për hir të së vërtetës më duhet të bëj sqarimin e mëposhtëm. Me Sali Serishën kemi shkuar tre herë në Shkodër.
Kur kemi shkuar vetëm ne të dy, kemi shkuar në tre shtëpi: në shtëpinë time, ku ndenji një orë duke folur me prindërit e mi që e pritën me njerëzillëk e respekt. Kemi shkuar tek shtëpia e Dom Simon Jubanit, të cilin e kam pasur shumë mik prej Lazrit, të vëllaut të Dom Simonit. Me të cilin kisha punuar dy vera në fermë. Mandej kemi shkue dhe kemi pirë kafe tek shtëpia e Dr. Ferit Hotit, ku kemi diskutuar se kush duhej të kishte në dorë PD-në e Shkodrës. Ferit Hoti më ka mjekuar dorën e thyer dhe kishte shumë respekt reciprok midis nesh por e dija se kishte kenë shok konvikti i Saliut. Aty kemi marrë ca vendime personale që mund ti diskutoj një herë tjetër.
Herën tjetër kemi shkuar me Gramoz Pashkon dhe Fahri Musliun ku kemi qënë në Meshën e Kërshndellave dhe në të cilën, unë ua kam hapur rrugën për tu dukur si udhëheqës duke u vetëmënjanuar edhe pse kishte pritshmëri të tjera si për mua, ashtu edhe për ata.
Herën e trete kemi qënë në një shtëpi ku na sollën për Mitingun e 3 Janarit 1991 dhe ku u bë shumë sherr për organizimin e PD-së dhe rolin e individëve të vecantë si dhe për Ramiz Alinë etj. Por këtu nuk kemi qënë vetëm por me praninë e shumë të tjerëve.
Dhe një gjë të fundit. Djallëzor si është, Saliu nuk përmend se si në Shkurt të 1991, më solli disa individë të përsekutuar që kishin premtuar të sillnin nga Greqia, në makina me fund të dyfishtë të mbushura me armë, sipas tyre, për të nisur Luftën Civile që donte ky dhe ustallarët e tij në Tiranë. E kemi diskutuar këtë gjë bashkë, e kam refuzuar duke e minimizuar dhe i thashë se ishte provokim i pastër. Më vonë, këtë individin, Saliu e bëri Anëtar të Këshillit Kombëtar të PD-së dhe Deputet të PD-së. Emrin e kishte Tomorr Dosti. Kaq sa për sot, sepse ka shumë me thanë, por po ndalem tek ky prononcim i tij. Me që e kam njohur mirë, po ia kujtoj një bisedë që e kemi bërë vetëm për vetëm në rrugën që të conte tek Shtepia e Arben Imamit, një natë që binte shi dhe ky që tash shitet kështu mbante cadrën…
Deputeti i PS-së, Koço Kokëdhima i është përgjigjur nga Gjirokastra akuzave të ish-kryeministrit Berisha, duke i kujtuar se me reformimin e thellë që po bën Partia Socialiste do t’i fitojë zgjedhjet e 2017-s dhe do pastrojë vendin nga “Saliu dhe palaçollëqet e salizmit”.
Gjatë fjalës së mbajtur në turin e radhës në Gjirokastër, “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”, Kokëdhima ka folur për nevojën e hapjes së PS dhe reformimin e radhëve të saj.
“PS është aseti më i çmuar në duart e popullit tonë, nuk është e përsosur, por është parti atdhetare, serioze, e hapur, me përgjegjësi të lartë ndaj vendin dhe popullit dhe atdheut dhe në këtë rrugë e me këtë përgjegjësi do të modernizohemi dhe do të aftësohemi për një drejtim sa më të shëndoshë”- tha ai.
Sipas tij, 25 vite PS ka qenë në reformim të vazhdueshëm, gjithmonë është reformuar PS sepse situatat janë të ndryshme, sfidat të ndryshme dhe përgjegjësitë ndryshojnë.
“PS është në një reformë të strukturës politike dhe ekzekutive se dëshiron të jetë më funksionale, të japë më shumë mundësi qytetarëve dhe anëtarëve të përfshihen në bashkëqeverisje, të marrin pjesë në këtë qeverisje. Me këtë synohet që përbërja sociale e organizatave sociale të jetë më e përshtatshme për sfidat tona, që në organizatat tona të përfshihen grupet e interesit. Kemi mirëkuptimin për të papunët të shumtë në numër dhe i kanë familjet në vështirësi të mëdha ekonomike, por papunësinë nuk e luftojnë ata, papunësinë e zgjidh zhvillimi sipas atyre politikave dhe programeve që duhet të përpunohet në njësinë bazë të debatit politik, si është organizata socialiste”- tha ai.
Sipas Kokëdhimës, duhet shkurtuar distanca mes PS dhe anëtareve.
“Nuk është për t’u marrë partinë të vjetërve, se ka edhe ndonjë kryetar organizate që thotë ca do bëjnë do më merrni partinë, PS është e hapur për të pranuar në radhët e veta më shumë gra, të rinj, të vetëpunësuar, kemi shumë vlerësim për familjet e lidhura me fis me PS por nuk na bëjnë punë organizatat socialeste kur ndërtohen si organizata fisnore, duam parti të hapur e përfaqësues me shtrirje kudo. Me këtë parti të reformuar padyshim ne do t’i fitojmë zgjedhjet e 2017 dhe me programet do t’i thellojmë reformat dhe do ecim të sigurtë për një Shqipëri më të mirë të pastër nga informaliteti dhe palacolleqet e Saliut dhe salizmit”- tha ai.
TIRANË – Shteti Shqiptar do të ndërmarrë një nismë ligjore për regjistrimin e shtetasve të Republikës së Shqipërisë që jetojnë jashtë vendit. Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka organizuar dje një tryezë diskutimi ku është prezantuar projektligji për “Regjistrimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë”. Në këtë aktivitet merrte pjesë Kryeministri i vendit, Edi Rama, ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe zyrtarë të tjerë
Kryeministri Rama u shpreh në fjalën e tij se Shqipëria është i vetmi vend i Evropë dhe nga të paktët vende të botës pa sistem adresash. “Kjo është një reformë që kërkon punë këmbëngulëse. Është hera e parë në historinë e shtetit shqiptar pas vitit 90-të që merret një nismë për të regjistruar shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Regjistrimi do të sjellë mundësitë reale të kontaktit mes institucioneve shtetërore dhe private dhe shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit”- u shpreh Rama.
Nisma në fjalë është prezantuar nga ministri Tahiri, i cili e ka vënë theksin tek shërbimet që do të përfitojnë emigrantët shqiptarë që do të regjistrohen në kuadër të këtij procesi.
Tahiri u shpreh se nuk dihet i saktë numri i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. “ Nuk dimë sa janë shqiptare jashtë, dimë që Shqipëria ka emigracion. Ky sistem për regjistrimin e emigrantëve na lejon tu shërbejmë e emigrantëve aty ku jetojnë. Përfitimet janë të shumta, ku vetë emigrantët marrin shërbimet nga shteti i tyre në shpinë ku ata jetojnë. Unë besoj se ky është shembulli më i mirë i marrëdhënies që mund të ndërtojnë shqiptaret qoftë banues brenda vendit qoftë jashtë vendit. Dhe kjo është një platformë për të ndihmuar Shqipërinë dhe shqiptarët”-deklaroi në fjalën e tij ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Ndërsa ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati u shpreh se nisma ligjore në fjalë krijon mundësinë për të patur të dhënat e besueshme dhe konkrete për të gjithë shqiptarët jashtë vendit. Kjo nismë sipas tij do të mundësojë për të kuptuar më mirë shtrirjen e tyre gjeografike.
Ndërkohë në fund të muajt nëntor Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë ka prezantuar projektin për “Regjistrin e integruar të adresave dhe shtetasve” – i quajtur “Popullimi”. Shqipëria numëron rreth 4.4 milion banorë të regjistruar në gjendjen civile, dhe prej tyre një pjesë e madhe jetojnë jashtë vendit.
Gjykata Kushtetuese nuk po arrin dot të marrë një vendim përfundimtar për fatin e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima. Superdeputeti Kokëdhima ka shpëtuar përkohësisht nga përjashtimi nga Parlamenti, por fati i tij vijon të mbetet në pikëpyetje. Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim të çuditshëm për këtë çështje. Kushtetuesja ka vendosur të rrëzojë vendimin e Kuvendit të Shqipërisë sa i takon mandatit të Kokëdhimës, ndërsa ka shmangur përjashtimin e deputetit nga Parlamenti. Konkretisht, Kushtetuesja ka rrëzuar Kuvendin, i cili nuk pranoi të çonte për interpretim në Kushtetuese ligjshmërinë e mandatit të Kokëdhimës. Gjykata detyron Kuvendin që të çojnë tek ajo, pra në Gjykatën Kushtetuese, dosjen për mandatin e Kokëdhimës.
Kjo është një shenjë se Kokëdhima është në rrezik. Megjithatë, gjykata nuk ka pranuar kërkesën e PD për ta përjashtuar Kokëdhimës që tani, me argumentin se synon të shqyrtojë dosjen me themel. “Interpretimin e nenit 70/4 të Kushtetutës si vijon: Në rast se Kuvendi i Shqipërisë vihet në lëvizje me mocion të kryetarit të Kuvendit ose një të dhjetës së anëtarëve të tij, në kuptim të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës, ai duhet të vendosë dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila është organi i vetëm që ka kompetencën të shqyrtojë në themel çështjen dhe të vendosë mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetit. Konstatimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 48/2015 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosdërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën e deputetit të z. Koço Kokëdhima”, thuhet në vendimin e gjykatës. Në këto kushte, Gjykata Kushtetuese ka hapur një shteg ligjor dhe procedural për përjashtimin e Koço Kokëdhimës nga Parlamenti. Gjithsesi, deputeti tashmë ka fituar mjaft kohë.
Çfarë do të ndodhë?
Pas botimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Fletoren Zyrtare, Kuvendi është i detyruar që t’i bëjë një kërkesë gjykatës, për interpretimin e ligjshmërisë së mandatit të Kokëdhimës. Kuvendi pritet të rrëzojë vendimin e mëparshëm si dhe të pranojë kërkesën e Partisë Demokratike. Sigurisht që ky proces mund të vonohet me vullnetin e shumicës në pushtet. Më pas, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë çështjen në themel. Nëse do t’i referohemi precedenti me Ilir Beqjen, Kokëdhima rrezikon të përjashtohet nga Parlamenti, por sipas të gjitha gjasave, ku vendim mund të merret në pranverë të vitit 2016. Më shumë se Partia Demokratike, për përjashtimin e Kokëdhimës, tashmë janë të interesuar shumica e deputetëve dhe ministrave të Partisë Socialiste. Përpos kryeminsitrit Edi Rama, Kokëdhima nuk ka asnjë mbështetës apo aleat në PS. Kliti Topalli
Ministri Damian Gjiknuri deklaroi se çdo ide që mund të zhvillohet në këtë projekt, patjetër nevojitet dakordimi dhe miratimi i qeverisë shqiptare dhe maqedonase
STRUGË – Pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim në sektorin e energjisë mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, në lidhje me projektin e ashtuquajtur “Lukova Pole”, ministri i Energjetikës dhe Industrisë së Shqipërisë, Damian Gjiknuri, deklaroi se çdo ide që mund të zhvillohet në këtë projekt, patjetër nevojitet dakordimi dhe miratimi i qeverisë shqiptare dhe maqedonase.
Ministri Gjiknuri tha se vendet nuk ndjekin politika unilatirale për ujërat e përbashkëta, pasi që siç tha ai ujërat e përbashkëta menaxhohen sipas konventave ndërkombëtare, si dhe nga marrëveshjet e përbashkëta mes qeverive të të dy vendeve fqinje.
Ai duke përsëritur se për këtë çështje Shqipëria dhe Maqedonia patjetër duhet të bashkëbisedojnë dhe çdo lloj projekti duhet të jetë në harmoni, deklaroi se: “Siç ka deklaruar edhe vet qeveria maqedonase, çdo zhvillim në këtë drejtim i ka përjashtuar veprimet e njëanshme. Kështu që nuk do të doja të them më shumë se çka kanë thënë zyrtarët e lartë maqedonas dhe që u konfirmua në këtë takim, që në këtë çështje nuk ka hapa të njëanshme, por ka vetëm bashkëpunim mes dy vendeve”.
Nga ana tjetër, ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Bekim Neziri, mbështeti fjalët e ministrit Gjiknuri, duke theksuar se projekte të tilla nuk do të realizohen pa marrë pëlqimin e të të dy vendeve.
“Maqedonia dhe Shqipëria kanë raporte dhe marrëdhënie fqinjësore shumë të mira. Asnjë projekt pa marrë parasysh në sferën e energjetikës apo në sferën tjetër, nuk do të realizohet pa pas pëlqimin, pa u ulur për të diskutuar me kolegët tanë në Shqipëri, si dhe projekte të tilla nuk do të realizohen pa pasur konsensus prej dy shteteve”, deklaroi ministri Neziri.
Projekti i ashtuquajtur “Lukovo Pole” paraqet projekt për ndërtim e një liqeni akumulues, vendndodhja e të cilit ndodhet lartë në bjeshkët e Korabit dhe Strezimirit në zonën e trekëndëshit kufitar: Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë. Qeveria maqedonase para disa viteve vendosi të ndërtojë hidrocentralin, duke përjashtuar pëlqimin e Shqipërisë. Projekti i cili ishte planifikuar të financohet nga Banka Botërore, u anulua për arsye të mos pajtimit të qeverisë shqiptare.
Gjykata e Lezhës vendosi të dënojë sot me 5 vjet burg ish-oficerin e policisë Skënder Seferaj, i akuzuar për vrasjen e 15-vjeçarit Armando Skandaj në vitin 2010.
Vdekja e 15-vjeçarit ndodhi më 17 korrik të vitit 2010, në Urën e Cenit, në Lezhë. Armando Skandaj ndodhej në një makinë me targa të Tiranës, në timonin e së cilës ishte i vëllai më i madh, Arditi, si dhe një shoku i tij, Flori Nikolli. Sipas njoftimit të policisë në atë kohë, u deklarua se Ardit Skandaj, bashkë me Nikollin dhe një person të tretë ishin të dyshuar si autorët e grabitjes së tre shtetasve malazezë, ngjarje kjo e ndodhur dy ditë para, pikërisht më 15 korrik.
Në variantin e nxjerrë në atë kohë, policia ka shkëmbyer zjarr me të rinjtë që refuzuan të ndalonin. “Efektivët qëlluan në gomat e makinës, por një plumb ka bërë rikoshet duke vrarë pasagjerin në pjesën e pasme, pikërisht 15- vjeçarin Ardit Skandaj”, ishte varianti i policisë.
Nga hetimet e mëtejshme, të kryera pas këmbënguljes së familjes së viktimës, ekspertiza nxori përfundimin se një plumb ishte qëlluar në xhamin e pasmë, duke i marrë jetën adoleshentit. Hetimet u rihapën për çështjen dy vite më parë, duke u vënë para akuzës efektivi i policisë që ishte në aksion në atë kohë, Skënder Seferi.
Për herë të parë në një intervistë ekskluzive për SYRI.net, Sali Berisha pyetet dhe përgjigjet për akuzat që kundërshtarët politik i kanë bërë gjatë karrieres së tij. Që nga bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit, agjent i CIA-as e deri tek i dërguari i Ramiz Alisë në Qytetin Studenti. Berisha tregon edhe se kush i mungon më shumë nga bashkëpuntorët e tij politik. Është një rrefim krejt i ri dhe me emra konkret. Dëshmi me emra edhe për funksionarët e Sigurimit të Shtetit që ju afruan PD-së në vitin ’90.
Si dhe pse përzuri Gramoz Pashko Edi Ramën nga mbledhja e PD-së. Pse nuk e lejoi Sali Berisha të fliste në sheshin “Italia” publicistin Ardian Klosi. Në fund dhe një këshillë për Lulzim Bashën, cfarë nuk duhet të bëjë para 2017. Të plotë këtë rrefim ekskluziv të Sali Berishës për gazetarin Çim Peka do ta ndiqni në SYRI.net sot në 20.00
Me projektligjin e ri të Ministrisë së Drejtësisë për aministinë e të burgosurve, do të përfitojnë edhe disa deputetë ndaj të cilëve rëndojnë vepra penale. Kështu, Tom Doshi dhe Mark Frroku janë në listën e personave që do të përfitojnë nga aministia.
Doshi akuzohet për “Kallëzim të rremë” kundër kryeparlamentari kurse ish-deputeti Mark Frroku akuzohet po për kallëzim të rremë si dhe për deklarim të rremë për të njëjtën çështje, për atentatin e supozuar ndaj Doshit të organizuar nga Meta, një çështje kjo që bëri bujë të madhe dhe tronditi politikën shqiptare para disa muajsh. Gazeta “Shqiptarja.com” shkruan se Frroku ishte protagonist në skenarin për të ngritur akuzë kundër Ilir Metës, por shumë shpejt ai ka ndryshuar qëndrim. Ndërsa ndaj tij po vijojnë hetimet edhe për akuza të tjera si vrasje me paramendim të shtetasit shqiptar Aleksandër Kurti në Belgjikë, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë dhe ndërtim pa leje.
Kjo akuzë pritet të amnistohet në janar të 2016 dhe se gjykimi ndaj Frrokut do të vijojë vetëm me tre akuza. Hyrja në fuqi e ligjit për “Dhënie Amnistie” do të sjellë pushimin automatik të procedimeve penale që Prokuroria e Tiranës dhe ajo e përgjithshme ka për deputetin Tom Doshi e Mark Frrokun.
Inspektori i Bashkisë: Nuk e kam firmosur unë. Eshtë falsifikuar. Kryebashkiaku Veliaj hedh poshtë pretendimin: Ju bë presion nga PD. I ati kryetar i demokratëve të Fushë Krujës. Do e qartësojë gjykata
Gjoba prej mbi 16 milion lekësh (afër 130 mijë dollarë) që Bashkia e Tiranës vendosi ndaj Partisë demokratike, për dëmet e shkaktuara gjatë protestës së 8 dhjetorit, po shoqërohet me polemika të shumta. Inspektori Besnik Karaj, emri i të cilit rezulton mbi fletën e gjobës bëri sot kallzim në Prokurori duke pretenduar se firma e tij është falsifikuar dhe se ai nuk ka lëshuar asnjë gjobë. Inspektori Karaj ka qenë me shërbim ditën e 8 dhjetorit dhe deklaroi pas daljes nga prokuroria se “blloku i gjobave më është kërkuar nga eprori im. Më pas pashë në rrjetet sociale emrin tim në fletën e gjobës. Kur pyeta eprorin se cfarë ka ndodhur më tha se bllokun e gjobave ja kishte dhënë drejtoreshës së kabinetit të kryetarit të Bashkisë dhe se është bërë vetëm për show mediatik”, u shpreh Karaj
Por në mbrëmje kryebashkiaku Erion Veliaj ka hedhur poshtë këto akuza, duke pretenduar se ndaj inspektorit të Bashkisë është bërë presion duke qenë se është djali i kryetarit të Partisë demokratike të Fushë Krujës. “E mirëkuptoj PD-në, që thotë se ky është djali i zyrtarit tonë dhe nuk mund të na bëjë gjëra të tilla. Ai i shkreti qëllloi të kishte turnin atë ditë dhe duhet të shoqëronte me fletën e gjobës, listën e dëmeve. E mirëkuptoj se në këtë vend presionin e hanë shumë njerëz që nuk kanë mbështetje. Fati i tij i zi që qëlloi të ishte në detyrë kur partia e tij shkatërroi qytetin tonë dhe sic e kërkonte detyra duhet të shoqëronte fletën e gjobës”, deklaroi zoti Veliaj, duke shtuar se “i takon gjykatës ta vendosë. Ne kemi të gjithë blloqet e gjobave. Ka mbi dy mijë fletë gjobash me firmën e zotërisë. Por këtë le ta vendosë gjykata. Përsa kohë – shtoi zoti Veliaj – i kam dal vetë zot dhe vetë kam firmosur të gjitha dëmet, nuk kam nevojë të fshihem pas askujt, se i kam vënë emrin tim dhe ja kam drejtuar fletën e dëmeve me firmën time kryetarit të PD-së që ishte institucioni, organizata që kërkoi leje për aktivitetin”.
Kryebashkiaku i Tiranës tha se Partia Demokratike me dëmet e shkaktuara ka thyer kontratën që kishte me Bashkinë kur mori leje për organizimin e manifestimit, dhe se nuk ka përse qytetarët e Tiranës të paguajnë për shkatërrimet e të tjerëve. Zoti Veliaj tha se nuk tërhiqet nga vendimi që ka marrë. “Të paguajnë faturën, kanë 5 ditë para se të fillojë kamata, 28 ditë para se t’u blokohen llogaritë. T’i paguajnë si çeço. Asnjë qindarkë nuk i detyrohen qytetarët e Tiranës, vandalëve të Partisë demokratike”, theksoi kryebashkiaku.
Sipas fletës së gjobës lëshuar nga Bashkia, gjatë protestës janë shkatërruar pemë, tabela sinjalistike, janë dëmtuar puseta, stacione biçikletash, janë shkulur gurë nga trotuarët dhe përmbysur kontenierët e mbledhjes së mbeturinave urbane. Në fletën e gjobës është përllogaritur dhe kostoja e punës së punonjësve të Bashkisë për riparimin e dëmeve, ndërkohë që ajo përmban dhe një gabim në mbledhjen e dëmeve të konstatuara, të cilat rezultojnë të jenë mbi 19 milion lekë dhe jo 16 milion sa është shkruar në faturë.
Ambasadorja e BE: Lufta kundër korrupsionit nis me ndëshkimin e zyrtarëve të lartë, përndryshe nuk keni shërim
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, ka ashpërsuar retorikën sa ai përket luftës së rreme të qeverisë shqiptare kundër korrupsionit. Vlahutin theksoi dje se lufta kundër korrupsionit nis me ndëshkimin e zyrtarëve të lartë. Sipas ambasadores së BE, nëse nuk ndëshkohen zyrtarët e lartë shqiptarë, sistemi nuk do të ketë shërim dhe korrupsioni do të vazhdojë të dominojë jetën shoqërore shqiptare. Ajo theksoi se në Shqipëri problemi i korrupsionit adresohet në mënyrë të gabuar, duke theksuar se në fokus duhet të jenë politikanët. “Fusha të ndryshme që janë shqetësim përsa i përket Shqipërisë janë financimi i partive politike por në mënyrë de facto, edhe mosndëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë”, deklaroi dje ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, në një tryezë me zyrtarë të tjerë të lartë në Ditën kundër Korrupsionit. Vlahutin bëri me dije se Bashkimi Europian do të akordojë 10 milionë euro për forcimin e strukturave që luftojnë korrupsionin. Sigurisht, këto fonde do të mbikëqyren nga Bashkimi Europian. Në vijim, ambasadorja e BE theksoi se në Shqipëri mungojnë politikanët e përgjegjshëm, ndërsa shtoi se po ashtu mungojnë institucionet funksionale dhe një sistem funksional gjyqësor. “Na nevojiten institucione funksionale dhe një gjyqësor funksional. Por na duhet edhe një klasë politike e përgjegjshme ndaj atyre që u ka dhënë votën. Sepse këta persona janë zgjedhur për të shërbyer, po ashtu duhet të kemi qytetarë të informuar. Na duhet që të lëvizim dhe ecim parapara në këtë luftë”, nënvizoi ambasadorja. Korrupsioni në administratë Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë goditi edhe punonjësit e administratës publike. Ajo theksoi se korrupsioni është një veprim që kryhet mes dy palëve, njëra që i kërkon paratë dhe pala tjetër që i merr. Sipas saj korrupsioni është një transaksion. Diplomatja shtoi se vetëm lufta kundër korrupsionit shëron sistemin. “Në fund të fundit korrupsioni është një transaksion, njëra pala që i kërkon paratë dhe tjetra që i jep. Në rast se njerëzit do të kenë frikë, atëherë korrupsioni do të dominojë. Nëse njerëzit do pranojë që korrupsioni është mënyra e vetme që të marrin shërbimin e duhur do të jetë e vështirë të shërohet sistemi”, u shpreh Vlahutin në tryezën e organizuar në Ditën kundër Korrupsionit. Në vijim të këtij argumenti, diplomatja e Bashkimit Europian tha se një rol të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit luan media dhe shoqëria civile. “Unë mendoj se media dhe shoqëria civile luajnë një rol të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit”, tha diplomatja e Bashkimit Europian. Në tryezën e organizuar me rastin e Ditës kundër Korrupsionit, i vetmi politikan i pranishëm ishte ministri për Çështjet Vendore, Blendi Çuçi. Ndërkohë, ndërkombëtarët e tjerë theksuan rolin që luan media në minimizimin e korrupsionit.
Sipas organizatës me qendër në Uashington D.C. transfertat e paligjshme gjatë 2013-ës përbëjnë vetëm një fraksion të 1.2 miliardë dollarëve të cilat besohet se janë transferuar jashtë vendit nga viti 2004 deri në vitin 2013.
Sipas studimit nga Shqipëria në vitin 2012 u transferuan drejt vendeve të treta 36 milion dollarë, dhe në vitin 2011 vlerësohet që këto transferta kapën shifrën 255 milionë dollarë.
I titulluar, “Transfertat e Paligjshme nga Vendet në Zhvillim 2004-2013,” studimi i cili u publikua të mërkurën tregon se në 2013 transfertat e paligjshme arritën shumën e 1.1 trilion dollarëve. Kjo shifër shënon një rritje dramatike nga viti 2004 kur transferimet e paligjshme ishin 465.3 miliardë dollarë.
“Ky studim në mënyrë të qartë tregon që transfertat e paligjshme janë një nga problemet më të dëmshme me të cilën përballen vendet në zhvillim,” tha Presidenti i GFI-së Raymond Baker, i cili konsiderohet një autoritet mbi krimin financiar.
Transfertat e paligjshme të identifikuara nga GFI janë transferime kapitali jashtë vendit, kryesisht drejt vendeve me taksa më të ulëta. Në këtë kapital përfshihen transferta jashtë vendit të parave që vijnë nga burime tregtare ose para që janë krijuar nëpërmjet krimit dhe korrupsionit.
Sipas raportit të GFI-së transfertat e paligjshme nga vendet në zhvillim, të marra në total përbëjnë 4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të tyre.
Në shtatë nga 10 vitet e marra në studim nga raporti transfertat e paligjshme nga vendet e varfra tejkalonin vlerën ndihmës së huaj dhe investimeve të huaja direkte në këto vende.
Sipas raportit nga viti 2004 deri në vitin 2013 të paktën 7.8 trilion dollarë u transferuan në mënyrë të paligjshme nga vendet në zhvillim. /BIRN/
Voal – Deputeti Arben Imami ka pohuar sot në “Opinion” se 200 mijë shqiptarë e kanë lënë vendin dhe 100 mijë të tjerë po përgatiten të largohen, duke i konsideruar këto shifra, si bilanc i qeverisjes aktuale.
Po qeverisjet e mëparëshme Imami nuk i llogarit, sepse aty nuk i dalin llogaritë.
Aty llogarinë ia bën ndërkohë, Zv.kryeministri Niko Peleshi, që i është kundërpërgjigjur, se këtë rezultat e kanë gjetur të trashëguar nga qeveria paraardhëse.
Në fakt të dy i bëjnë llogaritë sipas midesë së tyre partiake, sepse janë 3 milionë shqiptarë që e kanë lënë vendin këta 25 vjet tranzicion, po politikanët shqiptarë as që duan t’ja dinë.
Ja çfarë tha kryeministri Rama për protestën e opozitës: “Ç’shemti e trishtueshme, mu ne Diten Kombetare te Rinise, te shohesh PD e sotme te mbytur ne pellgun e nje vandalizmi mizerabel, teksa kujton levizjen studentore qe shembi regjimin komunist e i dha jete vete Partise Demokratike, pa thyer asnje xham.”
Dhuna është e paranushme, por ama dhuna e djeshme as që krahasohej me dhunën e 21 janarin e 2011. Sa pagoi PS për guerrilien urbane që dogji e shkatërroi atë ditë të trishtë ku humbën jetën edhe katër njerëz të pafajshëm.
Që të bëhet i besueshëm Edi Rama duhet ta niste atë fjali nga një autokritikë, sepse në krye të demostratatës të 21 janarit ishte pikërisht ai.
E si do ta etiketonte kryeministri Rama guerrilien urbane dhe vandalizmin e 21 janarit po të kishte sytë që ka sot ?
Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Ekonomisë dhe Industrisë Shqipëri-Serbi, Vladimir Cuka u shpreh se ky institucion do të shërbejë si një urë lidhëse mes bizneseve të të dyja vendeve
TIRANË – Është inauguruar sot në Tiranë Dhoma e Tregtisë, Ekonomisë dhe Industrisë Shqipëri-Serbi, me anë të një ceremonie të zhvilluar me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të biznesit nga të dy vendet, diplomatëve të akredituar në vend, etj.
Në fjalimet e mbajtur në këtë aktivitet drejtuesit e saj kanë deklaruar se krijimi i këtij institucioni do të shërbeje dhe ndikojë për forcimin e bashkëpunimit rajonal në tërësi, dhe veçanërisht mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Ekonomisë dhe Industrisë Shqipëri-Serbi, Vladimir Cuka, u shpreh se inaugurimi, por edhe aktiviteti i institucionit që ai drejton do të sjellë vendime shumë të rëndësishme të cilat do të ndikojnë në rritjen e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Serbisë.
“Interesi jonë është që të forcojmë të gjitha fushat e bashkëpunimit rajonal, sidomos fushën ekonomike me interesa reciproke. Resurset turistike të Shqipërisë kanë interes për biznesmenët që duan të investojnë në Shqipëri dhe veçanërisht për biznesin serb. Jemi të bindur se misioni i këtij institucioni ekonomik do të jetë një promotor pozitiv i finalizimit të shumë projekteve ekonomike dhe me interes për të dy vendet tona”- u shpreh Cuka.
Kreu i dhomës së tregtisë dhe industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka u shpreh se Dhoma e Tregtisë së Serbisë ka këmbëngulur që sipërmarrja serbe të jetë e pranishme në Shqipëri. “Dhomat e rajonit në kuadër të konferencës së Berlinit kanë krijuar edhe unionin e dhomave rajonale ku pjesë është edhe Shqipëria dhe Serbia, si dhe Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnje dhe Hercegovina. Kjo për të bërë të mundur që ky rajon të bashkohet në projekte ekonomike dhe qarkullimin tregtar duke lënë mënjanë çdo lloj paragjykimi”.
Ndërkohë në një prononcim për AA, kryetari i Dhomës së Tregtisë, Ekonomisë dhe Industrisë Shqipëri-Serbi, Vladimir Cuka u shpreh se ky institucion do të shërbejë si një urë lidhëse mes bizneseve të të dyja vendeve dhe sipas tij do të jetë një siguri dhe garanci me shumë në marrëdhëniet mes biznesit për të dy vendet.
Ndërsa njëri prej përfaqësuesve të biznesit serb, i pranishëm në këtë ceremoni, Ivan Petroviç u shpreh për AA se ky institucion do të shërbejë për rritjen e bashkëpunimit dhe intensifikimin e lidhjen mes Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe biznesit mes dy vdeneve..
Deputeti kontrovers i PD-së, Eduard Selami, i cili ishte dje në protestën opozitare, është shfaqur pak orë pas përfundimit të saj duke shtrënguar duart me Kryeministrin Rama.
Selami, ashtu sikurse Rama me të shoqen, morën pjesë në promovimin e librit të gazetarit amerikan, Fred Abrahams, kushtuar trazirave të vitit 1997 në Shqipëri.
Rama dhe Selami janë fotografuar në një moment mjaft miqësor mes tyre, në një kohë kur deputeti i PD-së i ka shtuar kritikat ndaj lidershipit të partisë që përfaqëson.
Jo më larg se dy javë më parë, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Selami kritikoi ashpër PD-në dhe lidershipin e saj se nuk po ngjallin shpresë.
Menjëherë pas kësaj, ai u sulmua nga shumë eksponentë të djathtë, të cilët e kanë cilësuar si deputetin e “Zërit të Amerikës”, pasi më shpesh, sipas tyre, flet atje sesa në Parlament.
Ish-zv/ministri i Mbrojtjes në qeverinë Rama, Dritan Hila është shprehur i revoltuar për ndërtimin e bunkerit dhe është pro protestave të opozitës, dhe sipas tij këto duhet të jenë më të shpeshta.
“Ai bunker pas Ministrisë së Brendshme është simboli i një periudhe amoku qe kaluam, nga e cila duhet te nxjerrim mesime por nuk duhet t’ia deshmojme botes. Ai bunker eshte simbol i shijeve banale te kujt e ka dashur dhe vendosur aty.
Ai bunker eshte nje shemti artistike qe nuk mund t’ia tregojme botes si nje nga atraksionet e Tiranes, pasi ne si popull nuk jemi kaq medioker. Ai bunker eshte provokacion i njerezve qe nuk dine te qeverisin dhe ti ofrojne shqiptareve pune, mireqenie dhe standart jetese, ndaj krijojne politika konfliktuale. Me vjen keq qe protestuesit nuk ja nxorren dot themelet.
Sa per ca shishe me boje dhe xhama qe thyen, e paçin hallall. Protestat dhe ndeshja me policine jane palester e demokracise. E kam cilesuar te shendetshme kur e bente PS-ja ne opozite; e konsideroj te tille edhe sot. Madje do te deshiroja te beheshin ca me shpesh.
Athina u dogj tre vjet rresht dhe askush nuk u ankua. Pushtetet ne Shqiperi, kane nevoje te mbahen nen presion. E vetmja brenge qe kam, eshte se ca nga ata ish ministra qe protestonin jane dhenes koncesionesh, qe bertisnin kunder ca te ngjashemve te tyre qe ju ka rene ruleti pushtetit dhe rradha te japin koncesione”, – shkruan Dritan Hila në profilin e tij në Facebook.
Të gjithë sot u habitën dhe pyetën: Kush janë dhe çfarë është “Korpusi Rinor Azem Hajdari”. SYRI.net është interesuar pranë selisë së PD-së dhe ka pyetur se çfarë është kjo lëvizje apo strukturë e re.
Burime nga selia blu kanë shpjeguar për SYRI.net se “kjo është një lëvizje e mijëra të rinjve në të gjithë vendin, të cilët kanë muaj që përgatiten dhe dita e sotme, 8 Dhjetori i lëvizjes së parë demokratike në Shqipëri, ishte lënë si dita e publikimit të kësaj lëvizjeje, që është edhe një strukturë rinore e Partisë Demokratike”.
Burimet kanë sqaruar edhe domethënien dhe detyrat që ka marrë përsipër kjo lëvizje e re e PD-së.
“Korpusi Rinor Azem Hajdari” mësohet se ka marrë përsipër dy detyra kryesore. E para është ajo e ruajtjes së votës në çdo zgjedhje që do të zhvillohet dhe e dyta është “siguria dhe mbarëvajtja e çdo aktiviteti të PD-së do të jetë detyrë e këtij korpusi”.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh se kjo temë vlen edhe për një refleksion, sado të përmbledhur, lidhur me atë që ishte Shqipëria 25 vjet më parë, me atë që ishte Europa 25 vjet më parë dhe me atë që Shqipëria dhe Europa janë sot
TIRANË – Në kuadër të aktiviteteve me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë sot është organizuar në Tiranë konferenca “Shqipëria dhe Europa -25 vjet nga rënia e komunizmit”. Kjo konferencë ka mbledhur së bashku personalitete të larta shtetërore nga vendi, si Presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Edi Rama, ish-presidentë, politikanë evropianë, studiues, etj,.
E pranishme në këtë konferencë ishte edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ish-Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç.
Në fjalën e mbajtur në këtë konferencë, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka vënë në dukje se deri 25 vjet më parë, Shqipëria kishte qenë vendi komunist më i izoluar në Europë. Ai u shpreh se gjatë këtyre viteve ai ka qenë një dëshmitar i shumë zhvillimeve dhe ndryshimeve në vend.
Një fjalim në këtë konferencë ka mbajtur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili u shpreh se kjo temë është një temë që vlen edhe për një refleksion, sado të përmbledhur, lidhur me atë që ishte Shqipëria 25 vjet më parë, me atë që ishte Europa 25 vjet më parë dhe me atë që Shqipëria dhe Europa janë sot.
“Nëse kthejmë kokën në histori dhe shohim të shkuarën tonë në raport me sfidën e integrimit, që në fund të fundit është as më shumë dhe as më pak, por sfida e ndërtimit të një shteti modern, me institucione funksionale që jetësojnë një Kushtetutë demokratike dhe nëse krahasojmë panoramën që ne kemi përpara, me panoramën që është përpara syve të atyre që na kanë pararendur në procesin e integrimit dhe që i janë bashkuar më parë Familjes Europiane, është e qartë se kemi një disavantazh të jashtëzakonshëm historik. Pa llogaritur edhe periudhën e barbarisë komuniste, që ishte e pashoqe për nga brutaliteti, besoj unë, në raport me gjithë pushtetet komuniste në vendet e tjera, pikërisht sepse mbështetej mbi këtë boshllëk”- u shpreh Rama në fjalën e tij. .
Ndërkohë me rastin e 25 vjetorit të lëvizjes studentore që solli rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, janë organizuar edhe aktivitete të tjera. Njëri prej tyre ka qenë aktiviteti i organizuar nga ish-protagonistët e asaj periudhe, vetë ish-studentë e Lëvizjes “Dhjetor 1990”. Në këtë aktivitete merrte pjesë edhe kreu i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Ilir Dizdari, i cili ka qenë protagonist i lëvizjes studentore 25 vite më parë. Në fjalën tij Dizdari u shpreh se duhet të punohet që e nesërmja të jetë më e mirë se e sotmja.
Të bësh një protestë, në një vend demokratik, është gjëja më e zakonshme. Ata që duan të dalin në protestë, dalin në protestë, të tjerët merren me jetën e tyre normale, hapin dyqanet, shkojnë në punë, nëse kanë, apo edhe thjeshtë shëtisin. Këtu për një protestë PD ka 2 muaj që organizohet. Kushedi sa energji ka harxhuar, sa kohë i ka marrë medias me njoftimet: Në 8 Dhjetor, në 8 Dhjetor, në 8 Dhjetor….
Sec ka një mani këtu, që forcën politike e masin në shesh. Ka mbetur mesaduket nga duelet e “sheshit të burrave”. Për mua kjo vjen së pari nga fakti se nuk jemi shoqëri që protestojmë, nuk dimë, nuk duam, nuk e kemi në gen të reagojmë. Ndaj duhet të përgatitemi 2 muaj për të bërë një gjë krejt të zakonshme. Të dalim një orë në rrugë, të protestojmë për taksat, për shkollat, spitalet, mjedisin, e të tjera probleme.
Por, më shumë se kaq, organizimet e protestave janë reminishenca të revolucioneve, organizimit të turmave përmes të cilave tremben e sulmohen kundërshtarët. Hera e fundit kur turma u përdor si mish për top ishte 21 Janari.
Unë nuk mendoj se opozita mund të behët me protesta. Ose ska pse matet me nurmin e mitingashëve që merren me listë qytet më qytet. Një histori që vazhdon në mënyrë të shëmtuar, nga të gjitha partitë, duke u paguar rrugën dhe një sanduic.
Forca e opozitës, e mbi të gjitha cilësia e saj, nuk varet e nuk matet me numrin e protestuesve, mitingashëve e militantëve. Forca e saj varet nga cfarë do të ofrojë ajo më mirë se qeveria, cfarë alternative do të prodhojë. Unë nuk mund ta votoj një parti nisur nga cilësia e hartimeve patetike që mabhen në podiume, apo edhe nga numri i madh i njerëzve që mbledh në shesh.
Ah, se desh harrova: Nuk mund ta votoj një opozitë që bërtet kundër koprrupsionit, ndërkohë që fatura më rëndë e korrupsinit që po paguajmë sot është ajo e kontratave koncensionare të saj, të para dy viteve, dhënë një kopeje sipërmarrësish të babëzitur që sot i kanë hyrë në poture dhe I lëpijnë prapanicën qeverisë së re, dhe po bëjnë të njëjtën gjë.
Jo, ne nuk duhet të zgjedhim më, të keqen më të vogël mes dy të këqijave. Edhe pse nuk e dimë nëse PD mund të quhet e keqja më e vogël.