VOAL

VOAL

Liqeni i Komanit, atraksioni turistik pa përkujdesje shtetërore, së fundmi lëngon dhe nga mbetjet – Nga ARMIR MEHAJ

KOMAN- Liqeni i Komanit, një ndër atraksionet turistike të veriut të Shqipërisë gjatë këtij sezoni duket se ‘rënkon’ nga ndotjet si rrallë ndonjëherë. Mbetjet, kryesisht plastike grumbullohen në zona të ndryshme të Liqenit të Komanit duke krijuar kështu një imazh aspak të mirë, kryesisht tek turistët e huaj, të cilët frekuentojnë më së shumti Liqenin.
Situata më problematike shfaqet në ditët kur nuk frynë erë ku sipërfaqe të tëra të ujërave liqenor mbushen me plastika të ndryshme, por dhe mbetje të tjera. Vendasit tregojnë se gjatë fillim-sezonit një shoqatë ndërhyri për pastrimin e Liqenit, por nuk ia arriti plotësisht duke lënë vend sërish për ndërhyrje më drastike, që sipas operatorëve turistik në këtë zonë nuk është së kërkojnë kosto të madhe.
Niku Marku, një operator turistik që vepron në Liqenin e Komanit me mjete të ndryshme lundruese na thotë se mjafton që ndërhyrja të bëhet në një ditë të qetë dhe pa erë në mënyre që grumbujt e mbeturinave në Liqen të mos jenë të shpërndara.Ky proces, sipas tij mund të kryhet brenda një dite. Marku na tregon se shpesh turistët që udhëtojnë përmes Liqenit të Komanit nuk e fshehin reagimin irritues përball pamjeve të tilla, por përkundër kësaj askush sërish nuk po ndërhyn për të evituar të vetmen gjë negative, që edhe pse nuk ja heq bukurit Komanit, ndikon tek vizitoret. E sikur të mos mjaftonte kjo, mbetjet mbi ujërat e Liqenit të Komanit po dëmtojnë dhe mjetet lundruese, të cilat shpesh dëmtojnë mjetet shtytëse të tyre.

Komani i konsideruar prej vetë turistëve që përshkojnë itinerarin ujor Koman-Fierz si udhëtimi emocionues nuk ka marr asnjë vëmendje nga Qeveria Shqiptare dhe as strukturat e saj. Rruga nga Vau i Dejës, deri në digën e Hidrocentralit të Komanit është një tmerr në vete për të cilën askush nuk po mendon edhe pse mbi të kalojnë mijëra turist çdo vit, ndërkohë që mungon sinjalistika dhe elementet e domosdoshëm të sigurisë. Komani është një zbulues turistike e vetë të huajve të cilët edhe pse pa përkujdesje shtetërore e reklamojnë ashtu siç është, edhe pse në fokusin e tyre shpesh nuk shmangen as gropat e rrugës e as mbetjet mbi Liqen.

komani1komani3komani4

Tiranë – Alarm për bombë tek ambasada amerikane

Policia ka zbardhur misterin e çantës së lënë pranë ambasadës amerikane në Tiranë. Pas rrethimit të zonës, një qytetar ka bërë me dije se është ai personi që e ka harruar.

Duke u kërkuar ndjesë për shqetësimin e krijuar, qytetari ka pohuar se e kishte harruar nga vapa dhe se ishte i gëzuar që e gjeti sërish çantën e tij.

Tiranë: Protesta për mbrojtjen e lumit Valbona

Disa qindra veprimtarë të mjedisit dhe pjesëtarë të shoqatës në mbrojtje të lumit të Valbonës u tubuan sot para kryeministrisë.

Gjatë protestës ata kërkuan të pezullohen projektet për ndërtim hidrocentralesh mbi atë lumë të rrallë në lartësitë malore të Shqipërisë.

Protesuesit pohuan se tani po u bëhen presione nga qeveria e socialistëve, që të mos i vazhdojnë protestat në mbrojtje të lumit, sepse qeveria Rama ka vulosur të gjitha ato leje që ka firmosur më parë qeveria Berisha.

Veprimtarëve mjedisorë të veriut iu bashkuan edhe ata të krahinave të jugut, të cilët kanë halle të ngjashme me lumin Vjosa.

Veprimtarët protestuan rreth faktit që kur u miratua ndërtimi i hidrocentraleve në Vlosë dhe në Valbonë nuk u pyetën fare pushteti vendor dhe as banorët e komuniteteve. Sipas tyre, vendimet janë në fshehtësi dhe me shpejtësi të madhe për të bërë gjithcka fakt të kryer.

Protestuesit kërkuan anullimin e lejeve koncensionare.

Ata pohuan se korrupsioni i ndërtimeve po e fut lumin e Valbonës nëpër tunele, po e kthen luginën e tij në një luginë tritoli dhe kantieresh, duke shkatërruar klimën e zonës dhe krahinës së mirënjohur të Tropojës.

Policia deklaratë zyrtare: Jamarbër Malltezi goditi Taulant Ballën në Romë

Në deklaratën e parë zyrtare për ngjarjen, policia njofton se deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla u godit nga Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit te Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit në PD.

Lajmin e ka raportuar zyrtarisht Komisariati i Kufirit dhe Migracinit në Rinas, pikërisht aty, ku deputeti Balla bëri edhe denoncimin, sapo zbriti nga avioni, nisur nga Roma.

Në një komunikatë për mediat, ky komisariat, bën me dije se i janë referuar materialet prokurorisë për shtetasin J.M, 44-vjeç. pasi në tranzitin në Romë ka goditur për shkak të detyrës, deputetin Balla.

Deklarata e policisë

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas Më datë 25.06.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.M, vjeç 44, banues ne Tiranë, pasi në tranzitin e aeroportit Romë ka goditur për shkak të detyrës, deputetin e Kuvendit të Shqipërisë T.B vjeç 39, banues në Librazhd. Nenet 90 e 237 të Kodit Penal. Deputeti T.B është paraqitur në PKK Rinas, ku ka bërë kallëzim në lidhje me këtë ngjarje.

Ina Rama fiton betejën ligjore me KLD-në, rikthehet në Apel

TIRANE – Gjykata Kushtetuese nuk pranoi ankimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë kundër vendimit që rikthen në Gjykatën e Apelit ish-Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama. Rama ka nisur prej tre vitesh një beteje ligjore me KLD-në e cila refuzoi ta emërojë gjyqtare në Apel pas përfundimit të mandatit si kryeprokurore.

Gjykata Kushtetuese i dha fund betejës ligjore të ish-kryeprokurores Ina Rama e cila kërkoi rikthimin në Gjykatën e Apelit pas përfundimit të mandatit në krye të prokurorisë shqiptare, shkruan sot ‘Mapo’.

Prej tre vitesh znj.Rama është përballur me Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe të trija shkallët e gjyqësorit, duke përfunduar madje dhe në Gjykatën Kushtetuese. Ishte KLD ajo që dërgoi çështjen në Kushtetuese ku kërkoi shfuqizimin e vendimit që rikthen në Gjykatën e Apelit ish-kryeprokuren Rama.

Ky ka qenë thelbi i betejës ligjore që ka zgjatur për rreth tre vjet, pasi Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka refuzuar kërkesën e ish-kryeprokurores për t’u rikthyer në Gjykatën e Apelit.

Por me vendimin e djeshëm Gjykata Kushtetuese mbyll përfundimisht këtë debat duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Administrativ që i jep të drejtën znj.Rama për të qenë pjesë e Gjykatës së Apelit Tiranë.

Historia nisi në nëntor të vitit 2013, kur ish-Prokurorja e Përgjithshme iu drejtua Këshillit të Lartë të Drejtësisë me një kërkesë për emërimin si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Kërkesa e saj u bazua në Ligjin për Prokurorinë i cili parashikon se pas përfundimit të mandatit, me pëlqimin e tij, Prokurori i Përgjithshëm ka të drejtë të emërohet në funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme, ose në vendin e mëparshëm apo në një vend të barasvlefshëm me vendin e mëparshëm.

Me kërkesë zyrtare të ministrit të Drejtësisë, kjo kërkesë është përfshirë si çështje e veçantë në rendin e ditës të mbledhjes së datës 24.02.2014 të KLD-së.

Pas shqyrtimit të çështjes, KLD-ja ka vendosur rrëzimin e kërkesës me argumentin se ish-Prokurorja e Përgjithshme duhet të rikthehej në vendin e mëparshëm të punës, pra në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.

Por ky propozim është kundërshtuar nga znj.Rama e cila ka argumentuar se gjatë drejtimit të prokurorisë ajo ka iniciuar shumë çështje penale një pjesë e të cilave gjykohen edhe në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.

Për pasojë ajo nuk mund të jetë pjesë e gjykimit të këtye çështjeve. Por KLD nuk e mori parasysh këtë argument duke vendosur rrëzimin e kërkesës së saj për t’u emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Ish-prokurorja e Përgjithshme paditi vendimin e KLD-së në Gjykatën Administrative, por kërkesa e saj u rrëzua.

Ajo më pas i është drejtuar Gjykatës Administrative të Apelit, e cila pranoi pjesërisht padinë e ish-kryeprokurores dhe vendosi të detyrojë KLD-në t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e Ina Ramës në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Kjo gjykatë ka argumentuar, mes të tjerave, se është në diskrecionin e funksionarit publik, në kuadër të funksionit si ish-Prokuror i Përgjithshëm, që mes disa alternativave të dhëna nga ligji të zgjedhë një vend pune të mëparshëm ose të barasvlefshëm me vendin e mëparshëm.

KLD nuk është pajtuar me këtë vendim dhe i është drejtuar Gjykatës së Lartë, por kjo e fundit nuk e ka pranuar rekursin duke lënë në fuqi vendimin që i jepte të drejtën ish-Prokurores së Përgjithshme për t’u emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

KLD nuk e la me kaq betejën ligjore, por bëri një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të cilës i kërkoi të shfuqizojë vendimin për mospranimin e rekursit dhe të dërgojë çështjen për rigjykim në Gjykatën Administrative të Apelit me një tjetër trup gjykues.

Sipas KLD është cënuar e drejta e aksesit në gjykatë pasi Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit, duke mos u dhënë zgjidhje shumë problemeve të ngritura në rekurs, që kanë të bëjnë me interpretimin e ligjit dhe që janë detyrë funksionale e këtij kolegji dhe e Gjykatës së Lartë.

Por Gjykata Kushtetuese vendosi të mos e kalojë çështjen në seancë plenare duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit që detyron KLD-në t’i propozojë Presidentit emërimin e ish-kryeprokurores Ina Rama në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Tashmë pritet qëndrimi i KLD-së për vendimin e gjykatës.

Pëllumbi: Ika nga drejtimi i PS për të shmangur përçarjen

Është promovuar dje në Akademinë e Shkencave libri më i fundit i ish-kryeparlamentarit dhe ish-kryetarit të Partisë Socialiste, Servet Pëllumbi. Ditari i tij politik “Përvoja ime në Partisë Socialiste” 1991-1996 mblodhi në sallën “Aleks Buda” miq dhe kolegë të prof.Pëllumbit. Libri përfshin shënimet e autorit nga viti 1991-1996, vite kur bashkë me kolegët e tij ka qenë në drejtimin e PS-së. Autori tregon se si iu desh t’i futej seriozisht politikës dhe të linte mënjanë, përkohësisht, interesat e tij studimore dhe të bëhej njeri i veprimit. Është thënë se “shënimet e tij nga ditarët janë gjithashtu, një dëshmi tjetër autentike se Serveti nuk ra pre e një ambicieje makiaveliane për pushtet dhe nuk ka ndarë një pikëpamje të tillë.

Tekefundit, kjo e ka ndihmuar të paktën në dy rrafshe kryesore; së pari, që të tërhiqej kur ai gjykoi se kjo ishte në interesin e ruajtjes së PS-së nga një përçarje e madhe pas farsës zgjedhore të 26 majit 1996 dhe gjendjes para zgjedhjeve vendore të 20 tetorit 1996 (edhe pse ishte i bindur se rreziku nuk vinte prej tij, por nga prirjet klanore lart në kokën e Partisë, nga joshja, nga piedestalet dhe pazaret e F. Nanos me pushtetin që e kishte burgosur). Pas fjalëve të rastit nga botuesja Irena Toçi dhe bashkëpunëtorë të tjerë që kanë kontribuar për botimin e librit, fjalën e mori vetë Pëllumbi, i cili falënderoi të pranishmit, miqtë e bashkëpunëtorët ndër të cilët, ish-presidentin Alfred Mosiu, kreun e Akademisë së Shkencave Muzafer Korkuti, Fatmir Toçin, Olta Xhaçkën, Artan Gaçin, etj.

AUTORI, POLITIKA DHE MORALI
“Është i veçantë libri. Unë e kam pasur metodë pune mbajtjen e ditarëve dhe skedave sepse e kam ndjerë në praktikë që ajo ishte një ndihmesë shumë e madhe jo vetëm për një studiues shkencor që është e domosdoshme, por unë e kam provuar dhe e them me bindje se është e domosdoshme edhe për një drejtues partie a institucioni. Këtë libër e quaj si mbyllje të të gjithë veprimtarisë sime botuese”, tha Pëllumbi. Ai shtoi se “që në fillim sidomos pas 1996-ës kur unë dhashë dorëheqjen dhe nuk isha më në pozita drejtuese të partisë, por pa u shkëputur asnjëherë dhe pa ndërprerë kontributin tim në parti, hartova një projekt për të përpunuar disa çështje kyçe të politikës, të filozofisë e në mënyrë të veçantë për të treguar se politika do moral”. Duke kuptuar përplasjen mes politikës e moralit, ai vetë shtoi se politika dhe morali janë të kundërt, por ndihmojnë njëratjetrën.

“Politika më e mirë është politika e moralshme. Kjo na ka munguar në mënyrë të ndjeshme prandaj dhe unë jam kujdesur që nëpërmjet shënimeve të mia, por edhe si më i moshuar që kam qenë me kolegët, në parti të ndikoja sadopak për raporte e marrëdhënie njerëzore. Një parti që nuk ka marrëdhënie njerëzore mes atyre që e përbëjnë atë nuk mund të jetë e suksesshme”, tha ai, duke shtuar se një parti që i mbyll gjërat, që i fsheh dobësitë e njërit apo tjetrit, në një moment të dhënë shkon drejt përçarjes. “Unë jam përpjekur që t’u dal përpara disa rreziqeve të tilla. Nuk e di se sa kam mundur ta arrij, por ama kur u binda se çdo qëndrim i imi i mëtejshëm në këto pozita do të thoshte përçarje e partisë, unë u tërhoqa nga drejtimi i saj dhe nuk pranova të isha as në këshillin drejtues, por duke qëndruar anëtar i partisë”, tha Pëllumbi për kohën kur la drejtimin e PS-së.

KRITIKAT

Gjatë promovimit Pëllumbi iu përgjigj edhe kritikave që i janë bërë. “Kryesorja nuk është lufta e brendshme. Gabimisht, ndonjë pa e lexuar librin nxitoi të thoshte se këtë e ka shkruar: Sovjetiku kokë e këmbë, këtë e ka shkruar marksisti i pandreqshëm, këtë e ka shkruar një agjent a poliagjent, një i rrjedhur apo një i plakur e i lënë mënjanë. Të gjitha këto unë ua fal atyre sepse realisht nuk e kanë kuptuar thelbin, as të punës sime në parti, as të këtyre ditarëve që po botoj. Unë u siguroj për ndershmërinë time, për seriozitetin me të cilin i kam ndjekur situata dhe për sinqeritetin e qëndrimin e sinqertë që kam mbajtur ndaj të gjithë atyre me të cilët kam mundur të bashkëpunoj”.

MARRËDHËNIA ME NANON
Ai iu rikthye edhe njëherë marrëdhënies me Fatos Nanon, ish-kryeministër dhe ish-kryetar i PS-së. Sipas Pëllumbit, deri në vitin 1996 me Fatos Nanon që ishte në burg kam pasur marrëdhënie shumë të mira me ndonjë përplasje të vogël. “Komunikonim në formë letrash, nga anë e së shoqes që ishte më të vërtetë një person me merita të veçanta dhe ka luajtur rol të veçantë në këto komunikime. Për çudi pas zgjedhjeve të vitit 1996, më 1 korrik u përmbys gjithçka edhe në raportet tona. Është fakt që pas kësaj unë vazhdimisht kam pasur një lloj polemike me Fatos Nanon”. Pëllumbi tha se e ka shqetësuar fakti që tek partitë nuk përbëjnë një ansambël.

Sipas tij, kundërshtitë politike këtu quhen armiqësi personale për pasojë kjo përbën një pengesë shumë serioze që pengon kulturën e dialogut e pas 25 vitesh kjo është e tepërt. “Libri im është edhe një lloj apeli personal, nga përvoja ime se i duhet dhënë fund këtij sistemi politik sa nuk është vonë. Është fakt që partitë nuk do të kenë peshën që kanë, por sot kanë forcë e peshë të madhe. Është e domosdoshme, kultura e dialogut dhe bashkëpunimi. Ky ka qenë qëllimi im me botimin e ditarëve të viteve 1991-1996. Ndaj, edhe ndonjë njëanshmëri apo subjektivizëm është i përcaktuar nga koha që janë shkruar. Sa i takon Fatos Nanos ai shtoi se u burgos nga regjimi i Berishës dhe “në parti e shpallëm të burgosurin e parë politik për të sensibilizuar institucionet evropiane”. Megjithatë ai shtoi se është për të ardhur keq, që drejtuesit e PD-së së kohës, kishin mendimin se drejtimi më i mirë është drejtimi pa opozitë.

“Kjo është arsyeja pse u burgos kryetari. U bënë shumëçka për të na përçarë ne brenda përbrenda dhe kjo bëri që të thellohej, ndarja mes nesh që ishim në liri dhe Fatos Nanos që ishzëvendëte në burg. I vinin lloj-lloj letrash dhe lloj-lloj informacionesh. E them me bindje që gjithë ato mesazhe e letra na i dërgonte ne dhe thoshte filtrojini në kryesi. Ne kështu kemi vepruar dhe ky ka qenë bashkëpunim i mirë me Fatos Nanon dhe si kryesi. Atëherë bënim analiza, e çdo gjë ruhej në procesverbale”. Ai shtoi se PS ka funksionuar mirë edhe me kryetarin në burg dhe se ata janë përpjekur për lirinë e tij. Në këtë pikë, Pëllumbi vërejti se burgu ka efektet e veta, presionet e veta. “Fajin më të madh të Fatosit e lidh me mocionin e 1 korrikut të vitit 1996.

Mbas kësaj, duke na quajtur ne guralecë, në një qyp të mbushur me flori ku floriri i takon kryetarit dhe (ne) guralecët duhet të mënjanoheshim nga qypi. Që këtu me një ton ofendues për tërë atë punë që bëmë ne së bashku, me të tjerët. Sigurisht u përpoqa që të qartësoj Nanon, por çështja kishte shkuar larg, ishim drejt përçarjes, ishte bërë gati krijimi i një partie të re në Fakultetin e Shkencave dhe nëse do ngulja këmbë unë për tu zgjedhur kryetar dhe të largoja Nanon do ndodhte kjo. Por unë s’e kisha menduar ti zija vendin e kjo më ka shpëtuar, subjektivizma që mund të bëjë një njeri me ambicie karrieriste”, përfundoi ai. Në libër, Servet Pëllumbi zbardh letrat që i dërgoheshin Nanos në burg dhe letrat që ai vetë i dërgonte nga burgu partisë si edhe luftën e debatet politike të kohës.

Dhuna dhe keqtrajtimi i fëmijëve në Shqipëri – shifra tronditëse

Keqtrajtimi i të miturve nuk është një rast i izoluar, më i fundit është shënuar tre ditë më parë ku administratorja e kopshtit të palicensuar “Diren” Anjeza Shabani u prangos pas pamjeve filmike ku godiste një të mitur 3-vejçar.

Por çfarë ndodh me këtë vepër penale e parashikuar në kod sipas nenit 124/b. Referuar penaliteteve kodi shprehet se: “Keqtrajtimi fizik ose psikologjik i të miturit nga prindërit, motra, vëllai, gjyshi, gjyshja, kujdestari ligjor ose çdo person që është i detyruar të kujdeset për të, dënohet me burgim nga tre muaj gjer në dy vjet”.

Nga një vëzhgim i ReportTv vetëm në gjykatën e Tiranës për periudhën Janar-Qershor 2016 rezultojnë 6 raste të keqktrajtimit të fëmijëve në proces gjykimi.

Por këto janë vetëm shifrat zyrtare e padive që hetohen dhe dërgohen në gjykatë, ndërsa jo zyrtarisht burime për Report Tv nga policia e shtetit thanë se përafërsisht shënohen nga 4 raste në ditë të dhunës dhe keqtrajtimit të të miturve.

Ndalur dhe në statistikat zyrtare të prokurorisë vepra penale e keqtrajtimit të të miturit referuar nenit 124/b siç dhe shihni në këto tabela për vitin 2014 dhe 2015 shënon plot 37 raste, këto të shpërndara në kopshte, çerdhe si dhe familje.

Rama shtron darkë për Kombëtaren, merr pjesë edhe Mustafa

Kryeministri Edi Rama ka shtruar mbrëmjen e së enjtes një darkë për Kombëtaren e Futbollit.

Në përfundim të takimeve ceremoniale dhe pritjes madhështore nga ana e tifozëve kuqezinj, Kryeministri Rama shtroi një darkë në nder të ekipit kuqezi, ku morën pjesë personalitete të larta të shtetit shqiptar dhe të Kosovës.

Përkrah kapitenit të kombëtares, Lorik Cana vihet re prezenca e kryeministrit kosovar, Isa Mustafa, i cili ishte i pranishëm në këtë darkë.

Kryeministri Isa Mustafa përshëndeti të gjithë lojtarët e Kombëtares, duke shprehur respektin e popullit dhe të institucioneve të Kosovës për Kombëtaren Shqiptare, për atë që ka demonstruar në Francë, ku me dinjitetin e dëshmuar bënë krenar të gjithë shqiptarët.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa shprehu konsiderata të veçanta edhe për tifozët shqiptarë për përkrahjen e tyre shembullore.

ramadd2ramadd3ramadd4

Ulet avioni i Kombëtares, Rama në aeroport, festë në Tiranë

*Pritja e kombëtares, bllokohet rruga Rinas-Tiranë
TIRANE- Europiani ka përfunduar për Shqipërinë dhe bashkë me të edhe qëndrimi i Kombëtares Kuqezi në Francë. Skuadra më e dashur për të gjithë shqiptarët u kthye pasditen e sotme në Tiranë në orën 15:38. Pavarësisht se futbollistët apo anëtarët e stafit teknik mund të kenë destinacione të ndryshme për ditët në vijim, është vendosur që i gjithë grupi, lojtarë, staf teknik, apo drejtues të vijnë të gjithë së bashku në aeroportin e Rinasit.

Nisja nga Franca u programua në orën 14:00 në aeroportin e Iannon.

Në aeroport, kombëtarja do të pritet nga kryeministri Rama me të gjitha nderimet ushtarake dhe rojën e nderit. Më pas, skuadra e kombëtares do të spostohet me një autobus të hapur drejt Tiranës, ku ndalesa e parë do të jetë përpara Bashkisë së Tiranës. Pikërisht aty, Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, do t’u japë djemve të kombëtares simbolin e Tiranës, çelësin e qytetit.

Ndalesa e dytë për kombëtaren do të jetë Ministria e Punëve të Jashtme, ku ministri Bushati do të presë skuadrën kuqezi, të cilët do të bëjnë edhe aplikimin për pasaportën diplomatike, premtim ky i kryeministrit Rama.

Ndalesa e tretë do të jetë në Kryeministri, ku shefi i Qeverise do të presë zyrtarisht skuadrën e kombëtares dhe ku të ftuar do të jenë edhe futbollistët më të shquar kuqezi ndër vite.

Etapa tjetër do të jete sheshi ‘Nënë Tereza’, pikërisht ‘Fun Zone’ nga ku qytetarët e Tiranës ndoqën me emocion ndeshjet e kombëtares. Në ‘Fun Zone’ do të ketë një koncert madhështor me DJ dhe këngëtarë të njohur, ndërkohë që djemtë e kombëtares do të kenë mundësinë t’i flasin sportdashësve shqiptarë nga një skenë e ngritur posaçërisht për këtë ditë.

Në mbrëmje, kryeministri Rama do të shtrojë një darke në nder të ekipit kuqezi, ku do të marrin pjesë personalitete të larta të shtetit shqiptar dhe të Kosovës.

ULET AVIONI I KOMBËTARES NË ‘NËNË TEREZA’
ORA: 15:38- Avioni me të cilin udhëtoi nga Franca drejt Shqipërisë është ulur tashmë në aeroportin “Nënë Tereza”.

Ja axhenda që do të ndjekë ekipi kombëtar:
1- Në 15:30 ekipi kombëtar mbërrin në aeroportin e Rinasit
2- Nisja nga aeroporti drejt Tiranës
3- Ceremonia e dhënies së çelësit në Bashkinë e Tiranës
4- Ministria e Jashtme, procedurat për pasaporta diplomatike
5- Kryeministri, pritja në COD me kreun e Qeverisë
6- ‘Fan Zone’, stacioni i fundit i ceremonialit për kombëtaren

PRITJA E KOMBETARES, BLLOKOHET RRUGA RINAS-TIRANE DHE DISA AKSE TE TJERA
Masa të rrepta policie për mbërritjen e kombëtares. Policia e Tiranës kalon në gatishmëri. Pas mbërritjes së kombëtares në aeroport do të bllokohet aksi Rinas-Tiranë. Autobusi i kombëtares do të shoqërohet nga policia rrugore. Përkohësisht do të bllokohen dhe rrugët që do të përshkojë autobusi i kombëtares. Bllokimi i rrugës do të nisë prej orës 15:00.
NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 23.06.2016, Policia e Tiranës, me rastin e mbërritjes së Kombëtares së Futbollit, pasi do të zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në aeroport, me qëllim sigurimin e rendit dhe të qetësisë publike si dhe për garantimin e sigurisë për zhvillimin normal të festimeve ka ndërrmarë masa për bllokimin e disa segmenteve rrugore.

Sa më sipër, do të ketë bllokime duke filluar nga ora 15:00 – 20:00, të segmenteve rrugore:
• Segmenti rrugor nga Aeroporti “Nënë Tereza” – mbikalimi i “Qafës së Kasharit” – Autostrada “Durrës-Tiranë” – mbikalimi i Kamzës – Sheshi “Shqipona” – Rruga “Dritan Hoxha” – Sheshi “Karl Topia” – Rruga e “Durrësit” – Sheshi “Skënderbej” – Bashkia e Tiranës

• Segmenti rrugor nga Bashkia e Tiranës – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Bulevardin “Bajram Curri” – Bulevardi “Bajram Curri” – Bulevardi “Bajram Curri” në kryqëzim me Rrugën Bardhyl dhe Bulevardin “Zhan Dark” – Bulevardi “Zhan Dark” – Ministri e Jashtëme
Segmenti nga bulevardi Ministria e Jashtëme – Bulevardin “Zhan Dark” – kryqëzimi i Bulevardit “Zhan Dark” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – Kryeministri

• Segmenti rrugor nga Kryeministria – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – Sheshi “Nënë Tereza”
Drejtoria Vnedore e Policisë Tiranë, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin kalimin në segmentet e përcaktuara si dhe fton gjithë qytetarët të bëhen pjesë e këtij festimi.

JA KUSH DO T’I MARRË PASAPORTAT DIPLOMATIKE
Ata që do të përfitojnë pasaportat diplomatike do të jenë 23 lojtarët që na përfaqësuan në Kampionatin Europian, trajneri De Biasi, Tramezzani, Armando Duka, Erion Bogdani, si dhe menaxheri Alban Bushi.

Kombëtarja shqiptare do të mbërrijë në Tiranë pasditen e sotme pas përfaqësimit dinjitoz në Euro 2016 dhe përveç pritjes që do t’i bëhet, stafi i kombëtares do të bëjë edhe aplikimin për pasaporta diplomatike

Ky është vendimi i firmosur nga kryeministri Rama, i cili menjëherë pas fitore me Rumaninë i premtoi të gjithë lojtarëve të kombëtares pajisjen me pasaporta diplomatike.

Mësohet se ata që do të përfitojnë pasaportat do të jenë 23 lojtarët që na përfaqësuan në Kampionatin Europian, trajneri De Biasi, Tramezzani, Armando Duka, Erion Bogdani, si dhe menaxheri Alban Bushi. Pasaportat janë gati. Kombëtarja do të bëjë aplikimin brenda zyrave të ministrisë.

Kuvendi i Shqipërisë miraton protokollin e aderimit të Malit të Zi në NATO

Me 109 vota pro dhe asnjë kundër, Kuvendi ka ratifikuar në këtë mënyrë protokollin e aderimit të Malit të Zi në NATO

TIRANË – Kuvendi i Shqipërisë gjatë seancës së sotme parlamentare ka miratuar projektligjin “Për ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Malit të Zi”.

Me 109 vota pro dhe asnjë kundër, Kuvendi ka ratifikuar në këtë mënyrë protokollin e aderimit të këtij shteti në NATO.

Pas votimit, ka mbajtur një fjalë përshëndetëse në seancë kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Darko Pajoviç, e cili e ka nisur me falënderimet për Shqipërinë për miratimin e protokollit aderues, ku i hapet rruga përshpejtimit të anëtarësimit të këtij shteti në Aleancë.

“Është kënaqësi e madhe të ju drejtohem në këtë tempull të demokracisë. Anëtarësimi në NATO është një hap historik për Malin e Zi. Gjithashtu anëtarësimi siguron një të ardhme në drejtim të mirë. Jam i sigurtë se edhe Shqipëria do të hapë negociatat me BE-në dhe me këtë do të fitojë një vazhdimësi reformash që i ka filluar. Mali i Zi është i gatshëm të ndajë përvojën e negociatave me BE-në. Një rol të veçantë në marrëdhëniet tona kanë popujt minoritarë. Shqiptarët kanë dhënë një kontribut të madh për pavarësinë e Malit të Zi”, u shpreh kryeparlamentari malazez, në fjalën e tij përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë.

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s nënshkruan më 19 maj 2016 protokollin anëtarësimit në NATO të Malit të Zi, ndërsa ky protokoll duhet të miratohet nga parlamentet e 28 vendeve anëtare të Aleancës,

Para votimit, Pajoviç realizoi një takim me kryeparlamentarin e Shqipërisë, Ilir Meta, ku mbajtën edhe një konferencë të përbashkët për mediat. Gjithashtu gjatë vizitës së tij në Tiranë, kreu i Parlamentit të Malit të Zi është takuar edhe me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani.

Në një njoftim zyrtar nga Presidenca e Shqipërisë bëhet e ditur se Nishani gjatë takimit theksoi se Shqipëria vazhdon të ndjekë një politikë të jashtme të konsoliduar në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit të hapurme të gjitha vendet e rajonit.

“Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu rolin e pakicës shqiptare në Mal të Zi që shërben si urë miqësie dhe përbën element stabiliteti dhe kohezioni të brendshëm, duke u renditur gjithmonë në krah të forcave zhvilluese e përparuese, dhe që vazhdon të japë një kontribut të qenësishëm në shtet-ndërtimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të Malit të Zi. Në këtë kontekst Presidenti Nishani theksoi se Shqipëria mbetet e vëmendshme ndaj plotësimit të kërkesave legjitime të komunitetit shqiptar në Mal të Zi, dhe veçanërisht ndaj zbatimit të angazhimeve ligjore që ndërmerren në këtë kuadër”, thuhet në njoftimin e Presidencës. aa

Skandal- Ministri i Shëndetësisë i çon sms pacientes së vdekur (dokumentet)

Fotografi i njohur, Feliks Bilani, i cili prej kohësh qëndron larg medias, sot ka bërë një denoncim të rrallë, në fakt skandaloz që i ka ndodhur me ministrin e Shëndetësisë.

Marr shkas edhe nga kjo, ai i ka bërë edhe një premtim të veçantë ministrit Ilir Beqaj, se rikthimi tashmë në media do të ketë vetëm një qëllim, demaskimin e QSUT-së, aty ku dy muaji më parë humbi nënën. Dhe pikërisht pas 2 muajsh në telefonin e tij ka mbërritur një mesazh i veçantë nga vetë kreu i Ministrisë së Shëndetësisë, të cilin fotografi e ka ndarë me ndjekësit në Facebook.

Ja historia dhe denoncimi i tij:

Papergjegjmeria e Ilir Beqes ne keto lloj dacibaosh eshte e frikshme ……..e para Nena ime ka 2 muaj e gjysem qe ka nderruar jete. Dhe ketu ku ardhur ky mesazh eshte numri im dhe une quhem Felix Bilani. Me kete gje treguat thjesht qe jeni bere zyre funerali dhe asgjë me teper. Por meqe je cun trendy po te them nja dy gjera per sherbimin tend…..

1. Urgjenca e Tiranes eshte 0 ndersa mjeket jane asa…

2. Nje drejtoreshe qe u thote kirurgeve ne mbledhje qe edhe une po te lexoj operoj tregon sa i pergjegjshem je

3. Ne qendren qe ti e quan spitalore akoma perdoret analgine gje qe eshte e ndaluar ne pothuajse te gjitha vendet e botes

4. Ilacet qe ti tenderon jane te dhjera sepse nuk bejne asnje efekt

4. Vec termit kabul qsut nuk ka emer tjeter

5. Mjeket paguajne cdo dite parkimin qe ti ke dhene me koncesion

6. Ne sallat e operacionit nuk ke as penje dhe as kapese per te mbyllur plaget dhe kur ne i blejme vete histerizmi i njerezve qe ti ke vene aty e quan korrupsion.

Tani nja dy fjale te thjeshta ……meqe nje gafe e tille per mua eshte skandal …..tani nese nuk e ke harruar, ti e di qe une kam nje kariere goxha te mire ne media edhe pse nuk punoj me ne to. Por te premtoj qe do kthehem dhe do merem vetem me qsut dhe min e shendetesise te premtoj.

feliksi1

feliksi2

Eksploziv makinës së gazetarit, ja dëshmia e Papadhimitrit në polici

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e herët të ditës së sotme në zonën e njohur si “Fusha e Aviacionit” në Tiranë.

Policia njofton zyrtarisht se sot, “rreth orës 03:00, në rrugën “Artan Lenja”, në vendin e njohur si “Fusha e Aviacionit”, ka patur një shpërthim, dyshohet me lëndë plasëse”.

Nga hetimet e para raportohet se si pasojë e këtij shpërthimi, ka pasur vetëm dëme materiale.

Njëkohësisht është dëmtuar lehtë në parakolp, automjeti tip “Chervolet”, në pronësi të gazetarit Florjan Papadhimitri, 34 vjeç.

Pas ngjarjes gazetari Papadhimitri është thirrur në Polici ku është pyetur. Burimet bëjnë të ditur për Panorama.al se ai ka thënë se nuk ka konflikt me asnjë njeri dhe me shumë mundësi është ngatërruar objektivi.

“Nuk di të kem konflikte me dikë që të mendoj se mund të më ketë vënë eksplozivin. Me shumë gjasa e kanë ngatërruar objektivin. Unë kam prej vitit 2002 që ushtroj profesionin e gazetarit dhe nuk kam pasur debat apo konflikt me njeri. Ngjarja na ka shokuar të gjithëve, por nuk di kush mund ta ketë bërë”, mësohet të ketë thënë Papadhimitri në Polici.

Florjan Papadhimitri është gazetar ekonomie dhe prej vitesh ka punuar në disa media si Tv Koha, Shekulli, Alsat dhe Top Channel. Në periudhën 2009-2013 ai ka qenë zëdhënës i ministrit të Bujqësisë, Genc Ruli.

Arrestohet Anjeza Shabani, drejtoresha që dhunoi fëmijën trevjeçar

Policia e Tiranës ka arrestuar administraroren e kopshtit privat në Sauk “Diren” pas videoskandalit të publikuar në media ku ajo dhunonte një fëmijë 3 vjeç.

Mësohet gjithashtu se Anjeza Shabani është arrestuar bashkë me pesë punonjës të tjerë të kopshtit privat që ajo drejtonte.

Si u zbulua dhuna në kopështin privat në Tiranë, babai pa shenja në trupin e djalit 3-vjeçar

Emisioni investigativ “STOP” sjell sot një tjetër rast abuzimi me fëmijët. Bëhet fjalë për një djalë të mitur vetëm 3 vjeç, i cili fatkeqësisht ka rënë pre e dhunës fizike dhe psikologjike nga Administratorja e kopështit, Anjeza Shabani.

Ky incident ka ndodhur në kopështin privat “Diren”në Sauk, Tiranë.

Denoncimi i këtij rasti është bërë nga babai i vogëlushit, i cili i është drejtuar emisionit, për të investiguar dhe për të vërtetuar dyshimet që ai kishte lidhur me dhunën e ushtruar ndaj djalit të tij, dyshime të cilat kishin lindur pas shenjave të dhunës të konstatuara në trupin e vogëlushit.

Përmes kameras së fshehtë “STOP” sjell këtë fenomen që fatkeqësisht ndodh rëndom në vendin tonë.

Pamjet janë ato që flasin vetë…

Prindërit paguajnë për të marrë mbapsht trajtimin çnjerëzor dhe sjelljen barbare ndaj fëmijëve të tyre.

Prindi: “Duke marrë parasysh shumë raste, edhe dhunën që ka ndodhur në Shkodër, dhunën që po ndodh çdo ditë tek fëmijët e mitur që janë të pambrojtur, unë vendosa t’i drejtohem emisionit tuaj duke patur besim tek ju, për dhunën që mendojmë se po i ushtrohet djalit tonë. Djali na ka ardhur me shenja në shtëpi, kemi konstatuar dhunë. Jemi të bindur se aty ka dhunë dhe prandaj duam ndihmën tuaj. Djali është tek kopshi “Diren”, me Drejtoreshë Anjeza Shabani. Djali im është 3 vjeç.”

Gazetarja: Si paraqitet gjendja e djalit kur vjen në shtëpi?

Prindi: “Gjendja paraqitet shumë e agravuar. Ai nuk flet, ka vështirësi në të folur dhe ne vetëm nëpërmjet shpjegimeve fizike kemi arritur ta kuptojmë. Ne jemi të bindur që aty ka dhunë.”

Gazetarja: Ju dyshoni që djali juaj dhunohet?

Prindi: “Unë dyshoj dhe jam i bindur për këtë gjë se djali im dhunohet dhe prandaj kam ardhur të kërkoj ndihmën tuaj që ta faktoj këtë gjë.”

Babai i vogëlushit sjell edhe disa fotografi të djalit, ku duken qartë shenjat e dhunës në trupin e tij.

Pas kësaj, stafi i emisionit ka investiguar këtë rast dhe përmes një kamere të fshehtë pasqyron atë se çfarë ndodh në një ditë në këtë kopësht. Tmerrin dhe traumën psikologjike që përjetojnë fëmijët dhe dhunën çnjerëzore ndaj 3-vjeçarit të pafajshëm.

Fatkeqësisht ky nuk është rasti i vetëm i këtij lloji që ndodh në Shqipëri, pasi vetëm pak kohë më parë u denoncuan raste të ngjashme dhune, të ushtruara në jetimoren e Shkodrës dhe në atë të Sarandës, ku viktimë ishin sërish fëmijët.

Një fenomen vrastar i shoqërisë tonë, për të cilin duhet të bien ‘kambanat e alarmit’

 

Prokuroria e regjistron kallëzimin penal ndaj Tahirit

Prokuroria e Përgjithshme regjistron kallëzimin penal të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ndaj Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kallëzimi është regjistruar për veprën penale “kanosje e gjyqtarit”. Organi i akuzës po kryen veprimet proçeduriale.

Vendimi i KLD për kallzim penal u mor pas akuzave të njëpasnjëshme të Ministrit në drejtim të gjyqtarit, Arjan Aliu.

KLD thekson se deklaratat e ministrit Tahiri në drejtim të gjyqtarit Aliu, janë fyese dhe kërcënuese.

Ministri Tahiri e akuzon gjyqtarin për shërdorim detyre me vendimet që mori pak ditë më parë për të liruar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm Haki Çako si dhe caktimin e masës së sigurisë arrest shtëpie për dy oficerë të lartë të policisë.

Ligji i ri i shqiptar i pronave, Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Strasburgut

Krahas reformës në drejtësi dhe lufta ndaj krimit, një nga kërkesat kryesore të Bashkimit Europian për autoritetet shqiptare është edhe kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës së pronës.

Partia Demokratike e opozitës i ka kërkuar Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut që të vazhdojë të zgjidhë me përkushtimin e deritanishëm proceset gjyqësore të shtetasve shqiptarë për pronat e rrëmbyera nga regjimi komunist.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i shkroi Presidentit të Gjykatës, Guido Raimondi, se kryeministri Edi Rama ka deklaruar në parlament që ka arritur një marrëveshje me Gjykatën e Strasburgut për të mos shqyrtuar më çështje të pronave të shtetasve shqiptarë kundër qeverisë.

Zoti Basha theksoi se kjo deklaratë e kryeministrit është presion i hapur ndaj Gjykatës Kushtetutese të Shqipërisë përpara vendimit të saj për ligjin e ri të pronave dhe dëmton besueshmërinë e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Ai theksoi se në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut nuk parashikohet që njëra palë të arrijë marrëveshje me Gjykatën në favor të saj përpara shqyrtimit të çështjes.

PD mendon se ligji i ri për trajtimin e pronave është ligji i shpronësimit të dytë të pronarëve.

Ligji i ri u padit si anti-kushtetues në Gjykatën Kushtetuese ndërkohë që qeveria e paraqiti atë në Gjykatën e Strasburgut si një bazë të re ligjore me të cilën trajtohet në Shqipëri çështja e pronave.

Organizatat e pronarëve kanë kërkuar dialog me qeverinë lidhur me mënyrat e zbatimit të ligjit të ri, të cilin ata e kanë paditur si anti-kushtetues.

Formula e re, pohojnë ata, ul vlerën e pronave të tyre nga 20 deri 100 herë.

Sipas tyre, paradoksal është edhe fakti se qeveria ligjëron ndërtimet e paligjshme në pronat e tyre dhe nuk u kthen atyre pronën e ligjshme.

Por qeveria është shprehur se ligji i r synon të zgjidhë në mënyrë përfundimtare dhe realiste çështjen e pronave në Shqipëri, si një pengesë e madhe për ekonominë këto 20 vjet.

Sipas saj, komisione të ndryshme kanë marrë vendime të pamundshme për t’u zbatuar, që kanë shtuar më shumë konfliktet dhe paqartësitë.

Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim ligjin e ri, por nuk vendosi të pezullojë zbatimin e tij nga qeveria.

Vendimi i ri për HEC-et përplas qeverinë me kompanitë energjitike

Qeveria shqiptare po detyron prodhuesit e vegjël të energjisë elektrike të nënshkruajnë një kontrate te re për shitjen e energjisë së prodhuar prej tyre, duke shkelur të drejtat që ata i kanë fituar ligjërisht fituara më parë dhe duke vënë në dyshim të ardhmen e tyre.  Kështu deklaron Shoqata shqiptare e Energjisë së Rinovueshme (AREA).
Sipas saj, qeveria ka vendosur t’ua transferojë kontratat nga KESH në OSHEE. Por kjo shihet si një lëvizje me risk te madh.

OSSHE nuk i i ka atributet e një kompanie që mund t’i jepet Detyrimi i Shërbimit Publik lidhur me tërheqjen e energjisë nga prodhuesit, pasi nuk ka as licencat përkatëse për ta kryer këtë rol.
Vendimi krijon kushte pasigurie deri në rrezikun për falimentimin e këtyre prodhuesve vendas e të huaj që kanë investuar në Shqipëri qindra miliona euro, argumenton AREA.
Në këtë mënyrë prodhuesit e vegjël të energjisë po përdoren si eksperiment nga qeveria për të provuar modelin e ri të tregut. Por kostoja e këtij eksperimenti pritet të ketë pasoja të rënda.

Sipas draftit ligjor që po harton qeveria, HEC-et e vegjël do të mund të shesin vetëm një pjesë të prodhimit tek konsumatorët, e cila paracaktohet në kontratat që do të duhet të nënshkruajnë me OSHEE. Pjesën tjetër të energjisë që prodhojnë në periudhat e pikut, pas përmbushjes së kërkesës së klientëve që përfitojnë nga furnizimi universal, do të jenë të detyruar t’ia shesin Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, për mbulimin e humbjeve.
Kjo, sipas AREA-s, do të cënonte të drejtën e prodhuesve të energjisë në vazhdimësi për të shitur të gjithë energjinë e prodhuar prej tyre sidomos në periudhat e pikut dhe ato të natës.

Me kontratat koncesionare, në bazë të të cilave operatorë të ndryshëm ekonomikë investuan miliona euro në fushën energjisë së rinovueshme, blerja e energjisë garantohej nga KESH.
Me kalimin e kontratave te OSHEE, nuk garantohet blerja totale e energjisë edhe për shkak të aftësisë blerëse që OSHEE do te ketë në të ardhmen.

Me modelin e ri të tregut Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU) që qeveria parashikon t’i japë OSHEE-së, do të hiqen shumë konsumatorë dhe për pasojë edhe aftësia e tij do të ulet më tej. Prodhuesit kanë kërkuar që transferimi i çdo kontrate të bëhet tek një Operatori i Energjisë se Rinovueshme me te gjitha garancitë e fituara nga kontrata e koncesionit. Por deri tani nuk kanë marrë asnjë garanci nga qeveria, sqaron AREA.

Prishja e njëanshme e të drejtave të fituara më parë ligjërisht nëpërmjet kontratave koncesionare jo vetëm ka krijuar pasiguri tek këta invesitorë vendas e të huaj, por rrezikon ta shohë qeverinë shqiptare në arbitrazh përballë tyre, për prishje të njëanshme të kontratave. / Monitor

Krimi sot në Golem, autori po pinte kafe me të plagosurin para se ta qëllonte me pistoletë

Të shtëna me armë ka patur ditën e sotme në Golem, afër një kompleksi turistik. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Ai është identifikuar me inicialet A.Ç. dhe është dërguar menjëherë në Spitalin e Durrësit.

“Më datë 19.06.2016, rreth orës 10:35, në afërsi të një kompleksi në Golem, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. Ç., 24 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin rajonal Durrës.

Nga hetimet paraprake është bërë i mundur identifikimin i autorit të dyshuar shtetasin, Lajden Kadilli, 23 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Këta dy shtetas kanë qënë në shoqërinë e njëri – tjetrit në një bar kafe aty pranë dhe më pas kanë filluar të konfliktohen, ku Ledjan Kadilli ka nxjerr pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të A. Ç. Vazhdon puna për sqarimin e plotë të rrethanave”, thuhet ne njoftimin e Policisë.

Si manipuluan mediat vizitën e prokurores amerikane në Tiranë

Suzana Shkreli është një prokurore amerikane, me origjinë shqiptare. Ajo ishte të premten në Rinas dhe udhëtoi drejt SHBA-ve, pasi kishte qëndruar rreth 5 ditë në vendin tonë.

Ishte një vizitë rutinë, krejt e zakonshme, ku znj.Shkreli ishte pjesëmarrëse në ca seminare dhe tryeza të rrumbullakëta, aktivitete që shpesh janë mediokre dhe krejt formale.

Por dy ditët e fundit, në media janë shitur disa histori ‘si me lezet’, sikur mbërritja e znj.Shkreli në Tiranë ishte në kuadër të reformës në drejtësi, duke synuar që publiku të perceptonte mbërritjen në Tiranë të ndonjë ekipi special amerikan që do përvishte mëngët me hetime të rënda.

Përthyerja që i është bërë të vërtetës duket flagrante, pasi prokurorja amerikane Suzana Shkreli ka ardhur si një lektore, për disa seminare dhe tryeza të rrumbullakëta ku do flitej për viktimat e trafikimit ose të dhunës.

Seminare dhe trajnime të rëndomta, për viktimat e dhunës, nga ato seminaret që realizon çdo muaj dhe Ministria e Brendshme në ‘Hotel Tirana’.

Mediet proqeveritare sidomos ishin tepër aktive në manipulimin e vizitës së prokurores amerikane, duke synuar t’i japin kësaj vizite të rëndomtë peshën e një aksioni që lidhej me ndonjë skemë të amerikanëve për reformën në drejtësi.

Një mashtrim, arbitrar, duke keqpërdorur madje dhe imazhin e OPDAT dhe të ambasadës së SHBA, në funksion të kulisës politike të ditës dhe bërrylave për reformën.

Ndoshta dhe Spartak Ngjela nuk ka faj kur deklaron nëpër televizione se FBI-ja ka ardhur në Tiranë, me sa duket dhe ai lexon lajme të ngjashme, ku tryezat e rrumbullakëta dhe seminaret shiten për publikun si ‘bëma’ të amerikanëve të lidhura me reformën në drejtësi. / HashtagAL

Të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushteuese të zgjedhur prej prillit 2007 deri në prill 2013

Voal. Voal.ch po i sjell publikut anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës të Shqipërisë, sipas Wikipedias dhe webfaqes të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

Voal nuk bën asnjë koment vetëm e sjell si fakt.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit. Një e treta e përbërjes përtërihet çdo tre vjet. Gjyqtarët duhet të kenë arsimin e lartë juridik, të kenë kualifikim të lartë e përvojë pune jo më pak se 15 vjet. Gjyqtarët kushtetues gëzojnë imunitet. Ata nuk mund të ndiqen penalisht pa pëlqimin e vetë Gjykatës Kushtetuese (neni 126 i Kushtetutës). Gjithashtu ata nuk mund të shkarkohen, përveç se në rastet e parashikuara nga Kushtetuta (neni 128). Gjithashtu Funksioni i gjyqtarit kushtetues është i papajtueshëm me çdo funksion tjetër publik ose veprimtari private (neni 130 i Kushtetutës). Mandati i gjyqtarit kushtetues përfundon kur:

  • dënohet me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
  • nuk paraqitet pa arsye në detyrë për më shumë se 6 muaj;
  • mbush moshën 70 vjeç;
  • jep dorëheqjen;
  • deklarohet i paaftë për të vepruar me vendim të formës së prerë;

 

jpg

Përbërja

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit. Një e treta e përbërjes përtërihet çdo tre vjet. Gjyqtarët duhet të kenë arsimin e lartë juridik, të kenë kualifikim të lartë e përvojë pune jo më pak se 15 vjet. Kryetari emërohet nga rradhët e anëtarëve nga Presidenti i Republikës për 3 vjet me të drejtë riemërimi (neni 125 i Kushtetutës). Gjyqtarët kushtetues gëzojnë imunitet. Ata nuk mund të ndiqen penalisht pa pëlqimin e vetë Gjykatës Kushtetuese (neni 126 i Kushtetutës). Gjithashtu ata nuk mund të shkarkohen, përveç se në rastet e parashikuara nga Kushtetuta (neni 128). Gjithashtu Funksioni i gjyqtarit kushtetues është i papajtueshëm me çdo funksion tjetër publik ose veprimtari private (neni 130 i Kushtetutës). Mandati i gjyqtarit kushtetues përfundon kur:

  • dënohet me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
  • nuk paraqitet pa arsye në detyrë për më shumë se 6 muaj;
  • mbush moshën 70 vjeç;
  • jep dorëheqjen;
  • deklarohet i paaftë për të vepruar me vendim të formës së prerë;
Bashkim Dedja

1. Bashkim Dedja, Kryetar

Lindur më 13.03.1970 në Dibër. Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1993. Nga viti 1993-1996 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe më pas deri në vitin1998 si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Prej vitit 1998-2010 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Durrës. Aktualisht, është pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Drejtësisë së UT në të drejtën penale dhe në Shkollën e Magjistraturës në lëndën “Shkrimi dhe arsyetimi ligjor” si dhe është ekspert i trajnimit vazhdues. Ka bashkëpunuar në disa grupe pune për hartimin e Kodit të Punës si dhe përmirësimin kodeve të Procedurës civile dhe penale. Prej dhjetorit 2007 e në vazhdim është anëtar i Komisionit të Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë. Në muajin maj të vitit 2010 është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe që nga muaji shtator i këtij viti është Kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Në muajin tetor të vitit 2013 riemërohet Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Vladimir Kristo

2. Dr. Vladimir Kristo, anëtar

Lindur më 25.04.1947 në Korçë. Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1969. Nga viti 1969 deri në vitin 1983, ka ushtruar detyra të ndryshme pranë organeve të drejtësisë në Shkodër dhe në Tiranë dhe në vitet 1983-1992 ka qenë përgjegjës i Sektorit të Studimeve në Prokurorinë e Përgjithshme. Në vitin 1990 mbron gradën “Kandidat i shkencave” dhe që nga viti 1994 është “Doktor i shkencave”. Në vitet 1992-1996 ushtron funksionet e Zëvendësministrit të Drejtësisë. Ndërkohë, ai ka ushtruar funksionin e Kryetarit të KQZ-së për zgjedhjet vendore të vitit 1992 dhe për referendumin e vitit 1994 për Kushtetutën. Në vitet 1992 – 1996 ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe anëtar i Komitetit të Koordinimit dhe Bashkëpunimit Juridik të Këshillit të Evropës. Në maj 1996, emërohet këshilltar juridik i Kryeministrit. Prej më shumë se 20 vjetësh ka qenë lektor i jashtëm i lëndëve të së drejtës në institucione të larta arsimore të vendit. Në vitet 1998-2005 ushtron profesionin e avokatit, atë të konsulentit juridik privat etj. Në vitin 2005 emërohet në funksionin e Zëvendësministrit të Drejtësisë. Në prill 2007 emërohet anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe në periudhën 2007-2010 ka kryer detyrën e Kryetarit të kësaj Gjykate. Është bashkautor dhe oponent në hartimin e ligjeve bazë në fushën e drejtësisë dhe të administratës publike, ka shkruar artikuj e studime në fushën e së drejtës botuar në revista brenda dhe jashtë vendit, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar me tema në shumë takime e tryeza të rrumbullakëta për çështje të organizimit të drejtësisë.

vitoretusha

3. Dr. Vitore Tusha, anëtare

Lindur më 26.11.1960 në Tiranë. Diplomuar në vitin 1983 në Fakultetin e shkencave Politike-Juridike, dega Drejtësi. Nga viti 1983 deri në vitin 1990, ka ushtruar detyrën e Përmbarueses Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe më pas deri në vitin 1992 ushtroi profesionin e avokatit. Në periudhën 1992-1994 ka ushtruar detyrën e gjyqtares në Gjykatën e rrethit Tiranë dhe në vitet 1994-2001 atë të gjyqtares në Gjykatën e Kasacionit. Në vitet 1999-2001 ka qenë kryetare e Kolegjit Civil të kësaj gjykate. Në vitin 1997 merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike”. Në vitin 2004 zgjidhet nënkryetare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Nga viti 1986 e në vazhdim ushtron mësimdhënien si lektore e së Drejtës Civile dhe Procedurës Civile pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës. Është bashkëautore në hartimin tekstit Procedura Civile. Ka marrë pjesë me cilësinë e ekspertes ligjore në hartimin e disa projektligjeve. Në mars 2008 është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

sokolberberi

4. Dr. Sokol Berberi, anëtar

Lindur më 07.01.1967 në Kajro. Pas diplomimit në Fakultetin e Drejtësisë të UT-së, ka punuar pranë organeve të drejtësisë në Tepelenë. Në vitet 1991-1997, ka ushtruar detyrën e këshilltarit ligjor pranë komisioneve parlamentare dhe në vitin 1998 është emëruar këshilltar ligjor në Kryesinë e Kuvendit. Ka ndjekur procesin e hartimit të Kushtetutës të vitit 1998. Në vitin 1999 është një nga themeluesit e Qendrës së Studimeve Parlamentare dhe koordinator i botimit të revistës së saj. Që nga viti 1997 është pedagog në Fakultetin e Drejtësisë të UT-së dhe në Shkollën e Magjistraturës. Nga viti 2003 dhe në vazhdim është lektor i lëndës “E Drejta Kushtetuese” . Në vitet 2000-2005 ushtron profesionin e avokatit dhe gjatë kësaj kohe kryen studime pasuniversitare të gradës “Master”. Në Prill të vitit 2015 ka marrë gradën shkencore “Doktor”. Nga viti 1999 e në vazhdim ka marrë pjesë në një sërë projektesh të ndryshme me cilësinë e ekspertit ligjor, pedagogut trajnues në fushën ligjore etj. Është autor i një sërë shkrimeve dhe artikujve shkencorë në fushën e të drejtës kushtetuese. Në muajin prill të vitit 2007 është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

altinaxhoxhaj

5. Dr. Altina Xhoxhaj, anëtare

Lindur më 9.10.1970 në Tiranë. Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1994. Në vitet 1992-1993 kryen studime të Programit Tempus në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Trentos, Itali. Në vitet 1994-1995 ka punuar juriste pranë Ministrisë së Drejtësisë. Prej vitit 1995 ka ushtruar detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë. Gjatë viteve 2006-2010 ka qenë anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në vitin 2008 merr gradën “Master”në shkencat civile. Në janar të vitit 2013 ka marrë gradën shkencore “Doktor”. Në periudhën 1995-2000 ka qenë pedagoge e jashtme në Fakultetin e Drejtësisë dhe atë të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej vitit 2003 ushtron mësimdhënien në Shkollën e Magjistraturës në lëndën “E drejta Tregtare” si dhe është eksperte e trajnimit vazhdues për gjyqtarë. Në muajin Maj të vitit 2010 është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Është autore e disa artikujve shkencorë ne fushën e së drejtës tregtare në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

fatmirhoxha

6. Fatmir Hoxha, anëtar

Lindur më 21.03.1968 në Pukë. Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1991. Nga viti 1993-1996 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë ku dhe ka ushtruar detyrën e Kryetarit. Në vitet 1996-1998 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Tiranë. Prej vitit 2003 deri në vitin 2008 ka ushtruar detyrën e Kryetar të Gjykatës së Apelit Shkodër. Në muajin qershor të vitit 2011 është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Gani Dizdari

7. Gani Dizdari, Anëtar

Lindur më 30.04.1949, në Tropojë. Është diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1972. Ka punuar si Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tropojë, në periudhën 1973-1982, dhe si Prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Departamenti Gjyqësor, në vitet 1982-1989. Nga viti 1989 ka qenë prokuror pranë Gjykatës së Kasacionit, dhe në periudhën 1995-1999 ka ushtruar detyrën e Zëvendës-Prokurorit  të Përgjithshëm. Ka ushtruar profesionin e avokatisë  në vitet 1999-2006, si anëtar i Dhomës së Avokatëve Tiranë. Në vitet 2006-2013 ka qenë anëtar i Gjykatës së Lartë (nga qershori 2007 dhe Kryetar i Kolegjit Penal të kësaj gjykate). Në muajin prill të vitit 2013 është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Besnik Imeraj

8. Besnik Imeraj, Anëtar

Lindur më 6.12.1954, në Tiranë. Diplomuar për Drejtësi, në vitin 1977, në Universitetin e Tiranës. Në periudhën 1977-1991 ka ushtruar detyra të ndryshme pranë organeve të drejtësisë në Elbasan dhe Tiranë. Në vitet 1991-1997 ka qenë jurist pranë shoqërisë tregtare “Trans-Albania”, si dhe ka ushtruar profesionin e avokatit. Gjatë periudhës  janar 1998 -mars 2005 ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Apelit Durrës dhe, në vitet 2000-2006, ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Nga viti 2000 e në vazhdim është pedagog i jashtëm pranë Shkollës së Magjistraturës. Në vitet 2005-2013 ka qenë anëtar i Gjykatës së Lartë. Në muajin prill të vitit 2013 është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Fatos Lulo

9. Fatos Lulo, Anëtar

Lindur më 2.09.1961, në Tiranë. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, në vitin 1988. Nga viti 1989 deri në fund të vitit 1992 ka punuar pranë Këshillit të Ministrave, në Komitetin e Punës dhe Përkrahjes Sociale, më pas Ministria e Punës, Emigracionit dhe Çështjeve Sociale. Në periudhën 1994-2004 ka ushtruar profesionin e avokatit. Në vitin 2004 u zgjodh nga Parlamenti i Shqipërisë si anëtar i Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit (KKRT). Në vitet 2005-2013 ka qenë anëtar i Gjykatës së Lartë. Në muajin maj të vitit 2013 është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Të gjithë anëtarët e Gjykatës të Lartë, përveç Ardian Dvoranit zgjedhur gjatë dy mandateve të PD

Fotoja nga shtypi i Tiranës

Të dekretuar nga Presidentët Bamir Topi, Bujar Nishani dhe kur në mandatin e dytë PD ishte në Aleancë me LSI

Kreu i qeverisë Edi Rama, në një dalje të fundit publike deklaroi se sistemi i drejtësisë ishte i kapur nga Partia Demokratike dhe specifikisht ai tha se: 16 nga 17 anëtarë të gjykatës së lartë janë zgjedhur nga Sali Berisha dhe PD.

Pa bërë asnjë koment, Voal shkoi tek webfaqja e Gjykatës së lartë dhe gjeti të dhënat e mëposhtëme.

Të gjithë anëtarët e Gjykatës të Lartë janë zgjedhu gjatë dy mandateve të PD prej 2005-13, përveç Ardian Dvoranit që është dekretuar më 17 Shkurt 2005, ku president i asaj kohe ishte Alfred Moisiu.

Gjatë dy mandateve PD ka patur dy presidentë të saj Bamir Topin dhe Bujar Nishanin si dhe ka qenë në aleancë me LSI.

Tani PD pretendon së përpjekjet e Edi Ramës për reformën në drejtësi, lidhen me qëllimin e tij për të kapur drejtësinë që sipas PD deri tani nuk është e kapur nga PD, paçka se gjithë anëtarët e Gjykatës të Lartë, përve Dvoranit janë zgjedhur në kohën kur shtetin e udhëhiqte kjo parti dhe në mandatin e dytë bashkë me LSI.

Ja lista më poshtë. lexuesi të gjykyojë vetë, pa patur nevojë t’i mësojë të vërtetat nga shtypi shqiptar që është për vete i kapur nga politika.

Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Xhezair Zaganjori

Z. Zaganjori, u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë, me dekretin nr. 8065, të datës 22.03.2013 pas ushtrimit të detyrës së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese prej vitit 2003 deri në fillim të 2013. Ai u emërua Kryetar i Gjykatës së Lartë në 24.03.2013, me dekretin nr. 8120.

Ardian Dvoranin, Me dekretin nr.4481, datë 17 Shkurt 2005, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë.

Arjana Fullani, bashkëshortja e ish-guvernatorit Ardian Fullani, Me dekretin e Presidetit të Republikës Nr. 5791 datë 08.07.2008 është emëruar anëtare e Gjykatës së Lartë.

Evelina Qirjako, me dekretin nr.5793 datë 08.07.2008, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, u emërua anëtare e Gjykatës së Lartë.

Guxim Zenelaj, me dekretin nr.5794, datë 08 Korrik 2008, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë.është zgjedhur anëtar i Gjykatës së Lartë me 98 vota pro, 38 kundër dhe vetëm 2 abstenime.

Majlinda Andrea,me dekretin nr.5795, datë 8 Korrik 2008, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë u emerua anëtare e Gjykatës së Lartë.

Andi Çeliku, me dekretin nr.5792, datë 08 Korrik 2008, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë.

Aleksandër Muskaj, Me dekretin e Presidetit të Republikës Nr. 5790 datë 08.07.2008 është emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë.

Medi Bici, me dekretin nr.6579, datë 25.05.2010, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë.

Edmond Ismailaj me dekretin e Presidentit të Republikës për emërimin në detyrën e Anëtarit të Gjykatës së Lartë, në qershor 2011.

Shkëlzen Selimi, emërohet anëtar i Gjykatës së Lartë në qershor të vitit 2011.

Artan Zeneli, me dekretin e Presidetit të Republikës Nr. 7250 datë 01.02.2012 është emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë, miratuar në Kuvendin e Shqipërisë në date 26.07.2012.

Admir Thanza, Anëtari i Gjykatës së Lartë në prill të vitit 2013.

Tom Ndreca, emërohet  anëtar i Gjykatës së Lartë. Neni  2. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekretit 8116, Tiranë, më 19.04. 2013.

Artan Broci, me Dekretin Nr.8123 dt.26.04.2013 të Presidentit të Republikës Z. Artan Broci, emërohet Anëtar i Gjykatës së Lartë. 

Mirela Fana (Gjylameti), me dekretin nr.6133, datë 14 prill 2009, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë është  emwruar  anëtare e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë. Është zgjedhur anëtare e Gjykatës së Lartë me 79 vota pro.

Ardian Nuni, anëtar i Gjykatës së Lartë në dt. 04.04.2007. (Këtë emër Voal e mori nga Wikipedia sepse nuk ndodhej në webfaqen e Gjykatës të Lartë)

 

 

2016-06-18_10-36-05

Dashamir Shehi kundër Bashës: Djegia e mandateve, budallallëk dhe sjellje jodemokratike

Deputeti i opozitës Dashamir Shehi ka dalë kundër propozimit të Kreut të PD-së Lulzim Basha, lidhur me djegien e mandateve nëse deputetët demokratë votojnë Reformën në Drejtësi pa aprovimin e selisë blu.

Në një intervistë për TemA TV, Shehi e konsideroi budallallëk idenë e Bashës, ndërsa shtoi se kjo nuk është një sjellje demokratike. Shehi shtoi se brenda Partisë Demokratike ka shumë deputetë që janë të gatshëm për të votuar Reformën në Drejtësi.

“Brenda PD-së ka shumë e shumë deputetë që nuk janë kundër. Ka njerëz që mund të votojnë. Unë i respektoj në bindjen e tyre personale. Nuk jam për atë që thotë zoti Basha që mund të heq mandatet. Këto janë budallallëqe. Mandatet nuk janë të z.Basha. E dyta, të djegësh mandatet e deputetëve nuk është sjellje demokratike. Dhe kjo hyn te verifikimi i absolutizmit.” tha Shehi.

Basha takime me ambasadorët perëndimorë – Vlahutin e padëshiruar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përmbyllur sot turin e takimeve me të gjithë ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian të akredituar në Tiranë.

Gjatë mëngjesit të sotëm Basha ka takuar ambasadorin polak, ndërsa në mesditë atë bullgar.

Burime nga selia blu bëjnë të ditur se kreu i demokratëve ka kërkuar takim me të gjithë ambasadorët për ti shpjeguar qëndrimin e opozitës dhe rekomandimin nr, 88 sa i përket ‘vendeve të rezervuara’ për Reformën në Drejtësi.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur për panorama.al se Basha nuk ka kërkuar takim me ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, me argumentin se ajo ka qenë më parë pjesë e takimeve lidhur me këtë diskutim.

Ambasadorja e BE-së është sulmuar ashpër si nga Basha ashtu edhe nga Berisha për qëndrime të njëanshme dhe mbajtjen e krahut të maxhorancës lidhur me debatin e miratimit të Reformës në Drejtësi.

Berisha përgënjeshtron Pëllumbin për Triesten: Si u njoha me Nanon

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar pas interesit të medias pjesën e ditarit të Servet Pëllumbit, duke treguar të vërtetën e takimit me Nanon në Trieste.

Duke hedhur poshtë rrëfimet e Pëllumbit dhe planin për një pakt politik mes tyre, Berisha president dhe Nano kryeministër, Berisha e ka cilësuar profesionin e sociliastëve këmbë e krye sovjetik që nuk do të rrijë i qetë në shpirtin e tij.

“Kur njeriu nuk di të mbajë pozicionin e vet, Servet Pëllumbi ka një histori të dhimbshme, ai nuk do që të rrijë i qetë në shpirin e tij, është sovjetik këmbë e krye, përbalt gjëra në mënyrë shumë të padenjë. Eshtë e vërtetë që me Nanon kemi ngrënë një darkë në Trieste, por të paktën aty kanë qenë edhe 4 vetë të tjerë, Meksi, dikush tjetër socialist dhe i ndjeri Mentor Çoku. Nuk është bërë asnjë bisedë për ndarje pushteti për faktin e vetëm se, unë absolutisht kurrë pazare paraprake nuk kam bërë. Ka qenë parim i hekurt i imi, kemi ngrënë një darkë. Me Nanon isha njohur më parë, kishim qenë në një tryezë në nëntor të ‘90, me ftesë të Spiro Dedes si kryeredaktor i ‘Zërit të Popullit’, takimi i parë me Nanon, ai kishte një CV shumë interesante për mbrapshtina në shkollë”- tha Berisha.

Steinmeieri në Tiranë: reformat “një udhëkryq vendimtar”

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Reforma në drejtësi, politika e refugjatëve dhe bashkëpunimi ekonomik janë ndër temat e bisedimeve

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier gjatë takimit në Tiranë (14.06) me homologun shqiptar Ditmir Bushati apeloi për zbatimin e reformve të shtetit ligjor. Shqipëria ndodhet në “një udhëkryq vendimtar, madje historik” sa i përket politikës së reformave, shkruan Steinmeier në një shënim para kësaj vizite për gazetën shqiptare “Shqiptarja”.

Reforma e drejtësisë e shtyrë disa herë është një temë qendrore gjatë vizitës që po zhvillon në Tiranë kreu i diplomacisë gjermane, Steinmeier. Hapat e rekomanduar nga Komisioni i Venecias të Këshillit të Europës konsiderohen si një parakusht i rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë në BE. Ristrukturimi i drejtësisë në kuadër të politikës së reformave në vend është “pengesa më e vështrisë, që duhet të kalojë vendi”, shkruan Steinmeier. Sistemi shqiptar i drejtësisë ende ka për të luftuar me “shumë probleme e në radhë të parë me korrupsionin që ka rrënjë të thella”. Ai siguroi sërish për mbështetjen gjermane në kursin e reformave.

stein2

Ministrat e Jashtëm Ditmir Bushati dhe Frank-Walter Steinmeier në Berlin më 8.4.2014

Pas takimit me ministrin e Jashtëm Bushati, Steinmerier zhvillon bisedime edhe me kryeministrin Edi Rama. Gjithashtu janë planifikuar takime me politikanë të opozitës dhe përfaqësues të OSBE-së, në të cilën aktualisht Gjermania drejton kryesinë e radhës. Krahas reformës në drejtësi Steinmeier do të bisedojë edhe për politikën e refugjatëve dhe bashkëpunimin ekonomik. Pasdite është planifikuar në programin e vizitës një diskutim me nxënësit dhe studentët shqiptarë.

Majko: Sot shansi i fundit për reformën, po s’u miratua shkojmë në zgjedhje

Për deputetin e Partisë Socialiste Pandeli Majko, sot është shansi i fundit për kompromis lidhur me reformën në drejtësi dhe nëse nuk ndodh kjo, nëse nuk pranohen as zgjidhjet e ofruara nga ekspertiza ndërkombëtare, “shkojmë drejt Zgjedhjeve të Parakohshme pa zgjidhje’, shkruan ai në profilin e tij në Facebook.

 

STATUSI I PANDELI MAJKOS NË FB:

Sot “Dita D” e Reformës së Drejtësisë.

Në se nuk duan kompromisin që kemi ofruar dhe ofrojmë.
Në se nuk pranojnë të shkojmë me alternativa në popull që ai të vendosë me referendum.
Në se nuk do të pranohen sot zgjidhjet e ofruara nga ekspertiza ndërkombëtare.

Në se njëra nga këto alternativa nuk ndodh… Shkojmë drejt Zgjedhjeve të Parakohshme pa zgjidhje.

Shqipëria hyn në “karantinë” mbi 3 vjecare si shtet i dështuar. Rrugët e integrimit europian të vendit mbyllen. Shoqëria shqiptare do të degradojë në një shoqëri mafioze me apo pa Partinë Socialiste në pushtet.

Përballë këtij realiteti cinik shpresoj të marrë fund alternativa opozitare se partitë duhet të emërojnë dhe kontrollojnë gjykatësit dhe prokurorët.

Në se reforma nuk votohet për këtë arsye atëherë më mirë një dështim se sa një mashtrim.

Të “kapësh” Shqipërinë me arsyetimin se të tjerë duan të “kapin” drejtësinë është një kalkulim i gabuar politik.

Një Shqipëri e dështuar dhe pronë e politikanëve është një eksperiment i provuar në historinë e vendit tonë.

Shpresoj deri në fund për kompromisin. Shqipërisë i kemi borxh të ardhmen. Zoti na ndihmoftë!

Tiranë: Prokurori Shkëlqim Hajdari shpjegon dorëheqjen

Prokurori i Prokurorisë së Shkodrës, Shkëlqim Hajdari, njëkohësisht Kryetar i Shoqatës së Prokurorëve, i ka paraqitur dorëheqjen presidentit të Republikës Bujar Nishani, pesë ditë më parë për shkak të pengesave në ushtrimin e detyrës, siç shprehet ai.

Zoti Hajdari pohoi se pas një pune profesionale për afro dy dekada, prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla e transferoi dhjetorin e kaluar nga drejtues i prokurorisë së apelit në prokuror të thjeshtë në Shkodër.

Ai thotë se kjo dorëheqje erdhi sepse situata në organin e akuzës është bërë alarmante për një shtet demokratik, ku emërimet dhe shkarkimet bëhen në shkelje të ligjit dhe në favor të personave të paaftë.

Sipas tij, disa elementë në institucionin e prokurorisë po kontrollohen nga krimi i organizuar dhe nga korrupsioni dhe përdoren nga politika.

“Dorëheqja ime nuk është një akt dorëzimi, përkundrazi, është një akt i përgjegjshëm sensibilizimi dhe motivimi të prokurorëve të ndershëm, të cilët në sistemin e prokurisë janë në maxhorancë. Për fat të keq, prokurorët nuk munden dot të artikulohen dhe të gjejnë forca për të ndaluar këta individë, të cilët nëpërmjet shkeljes së hapur të ligjit, përdorimit politik dhe kriminal të tyre e kanë katandisur organin e akuzës në një organ, i cili vetëm zbatimin e ligjit nuk bën më” – tha kryetari i shoqatës së prokurorëve.

Zoti Hajdari thotë se në vitet e fundit një numër jo i vogël prokurorësh profesionistë nga krimet e rënda dhe sektorë të tjerë janë transferuar në mënyrë të paligjshme nëpër periferi dhe pikërisht në zonat ku janë përballur me bandat e armatosura.

Këtë situatë të jashtëzakonshme mund ta rregullojë, sipas tij, vetëm reforma në drejtësi, e cila do të nxjerrë pasuritë e mëdha të disa prokurorëve, lidhjet me krimin të disave madje edhe lidhjet me Sigurimin e Shtetit të disa të tjerëve.

“Unë jam në komunikim të vazhdueshëm me shumë kolegë prokurorë të ndershëm. Ne dimë gjithçka për çdo koleg prokuror. Ne dimë se kush janë përgjegjës, individë konkretë, të cilët me aktet e tyre të paligjshme e kanë shkatërruar organin e prokurorisë. Këshilli aktual i prokurorisë, një organ i cili duhej të mbronte trupën e prokurorëve nga paligjshmëritë që i vijnë nga prokurori i përgjithshëm e më gjerë, është kthyer në një vegël qorre, që shkel ligjin në mënyrë të vazhdueshme dhe është bërë një mashë, që ka shkatërruar kolegë të ndershëm, të cilët kanë punuar me ndershmëri, përkushtim, nuk kanë pranuar kurrë të përdoren politikisht gjatë karrierës së tyre” – tha zoti Hajdari.

Në dhjetorin e kaluar presidenti Nishani dekretoi transferimin e drejtuesit të prokurorisë së apelit si prokuror i thjeshtë në Shkodër.

Ai e ankimoi transferimin si të paligjshëm dhe Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, por ajo e rrëzoi ankesën e tij.

Prokuroria e përgjithshme ka deklaruar se transferimet e prokurorëve janë bërë në kuadër të ristrukturimit të institucionit dhe sektorëve të ndryshëm të tij.

Arrestohet Elvis Rroshi bashkiak i Kavajës

Gjykata vendosi arrest me burg për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, i dyshuar për “fallsifikim i vulave, stampave dhe formularëve” me plotësimin e formularit të dekriminalizimit.

Këtë masë e kërkoi prokuroria e Tiranës, e cila gjeti se Rroshi nuk ka paraqitur në formularin “për Dekriminalizimin” të dhëna penale dhe personale, të cilat janë të detyrueshme për t’u shënuar.

Prokuroria nisi hetimin kryesisht dhe kërkoi verifikimin e formularit të Rroshit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas njoftimit të prokurorisë së përgjithshme, nga verifikimi i thelluar doli se Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Campobasso, duke shënuar të dhëna të rreme në formularin e vetëdeklarimit.

Po ashtu, ai nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zvicerian respektivisht në vitin 1995 dhe 1993, duke shënuar sërish të dhëna të rreme në formular.

Elvis Rroshi nuk ka deklaruar se u arrestua në gusht të vitit 1997 në Zvicër me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe u dëbua sërish, duke shënuar të dhëna të tjera të rreme në formularin e vetëdeklarimit.

Prokuroria shtoi se shtetasi Elvis Rroshi ka përdorur 5 emra të ndryshëm në disa vende të Europës.

Reforma në Drejtësi – Rama: Çfarë nuk tolerojmë?

Kryeministri: Nuk heqim dorë nga 2/3 për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të kualifikimit dhe të Kolegjit të Apelimit. Për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të Prokurorisë gati të gjejmë zgjidhje. Nesër teksti i ndryshimeve në Komisionin e Posaçëm parlamentar

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama përsëriti sot se po bëhen përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje për të kapërcyer ngërcin lidhur me emërimet e anëtarëve të disa institucioneve të drejtësisë nga parlamenti, për të gjetur një formulë të pranueshme nga opozita e cila këmbëngul për variantin e vendeve të rezervuara. Zoti Rama megjithatë saktësoi se ai nuk pranon që kjo formulë të përdoret për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të kualifikimit dhe atë të Kolegjit të Apelimit që duhet të bëjnë verifikimin etiko-profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Komisioni i posacëm i Reformës do të mblidhet nesër për të votuar projektin në të cilin shumica ka hequr dorë dhe nga ngritja e dy institucioneve të reja

Paraditja e sotme për kryeministrin Edi Rama duket se ka qenë dedikuar plotësisht Reformës në Drejtësi. Ai pati fillimisht një takim me kryetarin e parlamentit Ilir Meta i cili dje bisedoi për këtë çështje me drejtuesin e opozitës Lulzim Basha. Më pas në zyrën e tij mbërriti ambasadori amerikan Donald Lu, dhe ambasadorja e delegacionit të Bashkimit europian Romana Vlahutin.

Më herët kryetari i Komisionit të posaçëm të Reformës Fatmir Xhafaj kishte shpërndarë projektin e ndryshimeve kushtetuese dhe ka thirrur për nesër mbledhjen e këtij komisioni për miratimin nen për nen të projektit. Sipas tekstit, shumica ka lëshuar pe, sa i përket institucioneve të reja që parashikohen të ngrihen, duke ju afruar pozicionit të opozitës e cila ka kërkuar thjeshtimin e arkitekturës së sistemit. E majta ka pranuar të heqë dorë nga dy prej institucioneve të reja, Tribunalit disiplinor dhe ngritjes së Gjykatës së Lartë administrative.

Por pika kyçe mbetet ajo e mënyrës së votimit nga paramenti të emërimeve në disa prej institucioneve të drejtësisë. Shumica ka mbështetur variantin e dy të tretave, ndërsa opozita këmbëngul te formula e vendeve të rezervuara, ose e thënë ndryshe një ndarje politike të posteve mes shumicës dhe opozitës.

Kryeministri Edi Rama përsëriti se mbetet i hapur për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët me opozitën: “Kemi punuar dhe po punojmë dhe tani që po flasim, me shumë përkushtim, për një zgjidhje të përshtasë përmbajtjen thelbësore të Reformës dhe nevojë për përfshirje substanciale të opozitës në procesin e zbatimit të Reformës, sikundër shprehet dhe Komisioni i Venecias. Unë jam i bindur që kjo zgjidhje mund të gjendet dhe mund të jetë plotësisht e pranueshme për opozitën, nëse PD do vërtetë zgjidhje për këtë pikë dhe nëse kjo pikë është e vetmja gjë që e ndan PD-n nga kartoni jeshil për Reformën”.

Megjithatë zoti Rama saktësoi se ka një vijë përtej së cilës shumica nuk pranon të shkojë, dhe që lidhet me përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të posaçëm të kualifikimit dhe të Kolegjit të Apelimit, lista e të cilëve duhet t’i propozohet parlamentit nga Avokati i Popullit nën monitorimin e një grupi ndërkombëtar. Këto dy institucione janë të ngarkuara për të bërë verfikimin etiko-profesional të çdo prokurori apo gjyqtari, duke kaluar në sitë, aktivitetin e tyre ndër vite si dhe pasuritë e tyre.

“Këto dy institucione janë matanë vijës së kuqe. SHumica e cilësuar në këtë rast është vija e kuqe të cilën ne nuk do ta kapërcejmë dhe nuk ka asnjë lloj mundësie për të bërë asnjë lloj kompromisi me PD-në. Unë nuk do ta votoj kurrë Rëformën në Drejtësi nëse preket kjo pikë. O do të bëjmë Reformën, ose kurrë mos u bëftë. Për dy institucionet e tjera, Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Prokurorisë janë të gjitha mundësitë të gjendet një zgjidhje e arsyeshme kompromisi. Ne jemi gati të lëvizim dhe nga dy të tretat, PD të lëvizw nga vendet e rezervuara dhe zgjidhje ka” deklaroi zoti Rama.

Me kalimin nesër të projektit të ndryshimeve kushtetuese në Komisionin e Reformës, teksti hyn në procedurat paramentare për të shkuar drejt votimit në sallë. Mbetet për t’u parë nëse do të kërkohet që ai të hyjë ose jo me procedura të përshpejtuara, duke qenë se si kryeministri Rama ashtu dhe kryetari i parlamentit Meta, i kanë mëshuar faktorit kohë. Miratimi brenda qershorit, do t’i krijonte mundësi parlamentit që në korrik të mund të miratonte dhe disa nga ligjet kryesore për vënien në jetë të reformës, duke krijuar kështu një shans për një rekomandim pozitiv në vjeshtë nga ana e Komisionit europian për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, sic e kanë premtuar përfaqësuesit më të lartë të tij.

Reforma në Drejtësi: Xhafaj nuk përjashton Referendumin Popullor

Pas takimit prej 3 orësh mes kreut të LSI-së Ilir Meta me kreun e PD-së Lulzim Basha mëngjesin e së djelë si dhe nisjen sot të takimeve në Kryeministri me Ramën dhe ndërkombëtarët, palët do të ulen nesër në tryezën e komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi.

Komisioni nis nesër me shqyrtimin e draftit nen për nen, ku vetë kreu i këtij komisioni, Fatmir Xhafaj zbardhi edhe një pjesë të dakortësuar me opozitën.

“Sot në mëngjes shpërndamë draftin e komisionit. Nesër mblidhet komisioni. Do të shqyrtojë e votojë nen për nen e në tërësi draftin. Drafti që do të jetë në tavolinë  është reflektim mbi draftin e paraqitur në komision në datën 4 maj dhe i është nënshtruar një votimi në parim. Është e pranueshme dhe për sa kohë u rekomandua si një zgjidhje konsensuale ne e kemi pranuar dhe në respekt të nevojës dhe dakordësisë së arritur. Sot në projekt është me 2/3”, ka thënë Xhafaj nga Kryesia e Kuvendit.

Ndërkohë që gjithë debati nga ana e opozitës për ‘vendet e rezervuara’, Xhafaj tha se nuk ka qenë një propozim i ndërkombëtarëve, por një ndarje që vetë partitë duan të bëjmë me institucionet.

“Vendet e rezervuara nuk janë propozim i ndërkombëtarëve, por është formulë në funksion të nevojës seleksionuese brenda trupave parlamentare. Vendet e rezervuara nuk ka qenë kurrë e dakordësuar mes palëve dhe nuk është definuar nga Venecia si zgjidhje.  Institucionet të ndahen mes partive. Që do të thotë PS të ketë të vetët në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, PD të vetët, dhe LSI të vetët. Kjo zgjidhje në KQZ është problematike dhe KQZ është bërë shpesh pjesë e votimit politik sipas përzgjedhjes që kanë bërë partitë. Por KQZ është ndërtuar si organ politik, ndërsa Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Prokurorisë janë qeveritë e një pushteti tërësisht të pavarur ku influenca politike do të ishte cënim i pavarësisë së tyre”, tha kreu i Komisionit për Reformën në Drejtësi, teksa shtoi se ‘ në mungesë të një konsensusi, atëherë populli do të jetë ai që do të vendosë për Reformën në Drejtësi, duke lënë të hapur kështu mundësinë e mbajtjes së një Referendumi Popullor.

Mbaron takimi – Basha dhe Meta i përforcojnë qëndrimet

Ka përfunduar pas thuajse 120 minutash takimi i Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe atij të PD-së, Luzim Basha në lidhje me Reformën në Drejtësi.

Takimi i mbajtur në hotel “Rogner” ishte përcaktuar për ditën e sotme, pasi kreu demokrat Basha iu përgjigj ftesës së Kreut të Kuvendit. Në nisje të takimit Meta ka sjellë për kreun e PD, edhe 42 trëndafila blu, për t’i uruar Bashës ditëlindjen.

Kryetari i Kuvendit u shoqërua në takim nga Sokol Dervishaj, ndërsa Lulzim Basha nga deputeti Oerd Bylykbashi.

Në një prononcim për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Meta tha se do të bëjë çdo përpjekje për ta miratuar Reformën me konsensus dhe pa vonesë.

“Sigurova përkushtimin tim maksimal si Kryetar i Kuvendit për të garantuar një proces dhe procedurë parlamentare tërësisht legjitime dhe me integritet, për miratimin e paketës kushtetuese për Reformën në Drejtësi, si një proces madhor dhe me rëndësi historike për qytetarët, vendin dhe të ardhmen e Shqipërisë europiane. Ia kam bërë të qartë zotit Rama iniciativën për tu takuar me zotin Basha dhe para se ta bëjë publike ftesën për të, i kam telefonuar dhe në fakt ideja ime kryesore ka qenë për tu takuar me zotin Basha, për tu takuar edhe me zotin Rama dhe me përfaqësues të mazhorancës, pse jo edhe me përfaqësues të misioneve që na asistojnë dhe që janë marrë me këtë çështje. Në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit mbetem i hapur për dialog me të gjitha palët. Sigurisht unë do të kem mundësi të takohem me zotin Rama, edhe me përfaqësues të tjerë të komisionit të posaçëm zgjedhor dhe me aktorë të tjerë, por qëllimi im nuk ka qenë asnjëherë për të hyrë në përmbajtjen e kësaj reforme. Qëllimi im ka qenë gjithmonë që ky të jetë një proces i hapur, të jetë një proçes transparent, ky të jetë një proces konsensual që garanton standartet e kësaj reforme dhe ky takim u bë për këtë qëllim dhe ky angazhim është vetëm në këtë drejtim.”

Ndërsa Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi se opozita nuk heq dorë nga vendet e rezervuara.

“Kemi kërkuar një zgjidhje jo tonën, por të ofruar nga partnerët tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE dhe të konsakruar nga Komisioni i Venecias, si një zgjidhje e përshtashme për të shmangur kapjen politike të sistemit. Por që të jetë produkti që dëshiron çdo shqiptar, duhet me patjetër të përputhet me opinionin final të Komisionit të Venecias. Dhe për këtë çështje, ja çfarë thotë Komisioni i Venecias: Me qëllim përgatitjen e tekstit përfundimtar Komisioni i Venecias i rekomandon autoriteteve shqiptare t’i kushtojnë vëmendje çështjeve të mëposhtme, nëse palët në procesin politik nuk pranojnë shumicën e cilësuar të kërkuar për anëtarët jogjyqtarë të KLGJ, KLP, KPK, DHSK-së, ata mund të zgjedhin një sistem proporcional që garanton përfaqësimin e opozitës në organët kolektive ose çdo model tjetër të përshtatshëm që do të siguronte ndikimin e opozitës në procesin e përzgjedhjes. E zezë mbi të bardhë. Ky është arbitri. Për këtë kemi rënë dakord, ky është autoriteti suprem, mbi çdo autoritet tjetër europian apo global, për ndryshimet kushtetuese në çdo vend anëtar të Këshillit të Europës. Arbitri ka folur, PD ka zgjedhur, e ka pranuar, ata që se kanë pranuar është mazhoranca, ai që se ka pranuar është Kryeministri. Nëse kërkohet bashkëbisedim, negocim, vullnet për të gjetur një zgjidhje të përbashkët në përputhje me Komisionin e Venecias, PD e ka , e ka patur dhe vazhdon ta ketë, çdo ditë, çdo orë, çdo minutë, edhe të dielën, edhe ditën e ditëlindjes time.”

Sot Basha ka ditëlindjen – Meta e pret me 42 trëndafila

Takimi i paralajmëruar një ditë më parë mes kryetarit të kuvendit Ilir Meta dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha, ka nisur në ambientet e hotel ‘Rogner’.

I pari që ka mbërritur në ambientet e hotel ‘Rogner’ ishte kreu i kuvendit, ndërsa lideri i opozitës ka hyrë vetëm disa minuat më vonë.

Takim vjen në kuadër të Reformës në Drejtësi.

Ky takim përkon edhe me ditëlindjen e kreut të demokratëve, i cili feston sot 42-vjetorin.

Në këtë aspekt, raportohet se Meta e priti Bashën me një tufë me 42 trëndafila blu për t’i uruar ditëlindjen.

Gjendja e rëndë e ish-të përndjekurve politikë në Shqipëri

Edhe sot, pas 25 vjetësh që kanë dalë si të pafajshëm nga burgjet, ish të dënuarit politikë të diktaturës komuniste në Shqipëri ende vuajnë në jetën e tyre. Ndihma ndaj tyre ka qenë gjithnjë e pamjaftueshme dhe e vonuar. Instituti i të përndjekurve politikë sapo ka rindërtuar banesën e një të burgosuri politik në Lushnje. Përfaqësues të tij pohojnë se gjendja e rëndë, ku jetojnë sot shumë të dënuar politikë është e papranueshme.

Instituti i të Përndjekurve Politikë përfundoi këto ditë rindërtimin e banesës së Ramadan Toskës, një ish i burgosur i regjimit komunist.

Deri sot 26 vjet pasi doli nga burgu Ramadani jetonte në një kasolle, ku shiu, era dhe dielli depërtonin në brendsësi, ndërsa familja jeton në vështirësi të mëdha.

Me pak të holla u krye u krye jo një riparim i kasolles, por një ndërtim i plotë i shtëpisë, ku bashkë me dy prindërit e munduar nga jeta banon edhe vajza e tyre 18 vjeçare, tashmë maturante.

Drejtuesi i Institutit të të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola, thotë se rasti i Ramadanit ishte një nga më të rëndët në gjithë krahinën e Myzeqesë, por si ai jetojnë ende në vështirësi dhe varfëri edhe shumë të ish të burgsur të tjerë të regjimit komunist.

Instituti i të Përndjekurve me ndihmën simbolike ndaj Ramadanit në Lushnje po tërheq vëmendjen se ish të përndjekurit vazhdojnë të vuajnë dhe me pak kujdes atyre mund t’u plotësohen disa nevoja jetësore bazë.

Ndërkohë që ish të burgourit politikë vazhdojnë të vuajnë, parlamenti miratoi një ligj për hapjen e dosjeve, i cili nuk parashikon lustrimin.

Diktatura komuniste dhe shërbimi i saj sekret vrau, burgosi dhe përndoqi dhjetëra mijëra kundërshtarë politikë.

Sot pas 25 vitesh, ish të burgosurit politikë po marrin vetëm disa dëmshpërblime për burgimin e padrejtë, por asnjë persekutor dhe informator i tyre nuk ka marrë asnjë ndëshkim apo pengim në karrierën administrative.

Ilir Meta ftesë për takim Lulzim Bashës

Në Shqipëri, kryetari i parlamentit Ilir Meta njoftoi sot se i ka dërguar një ftesë dhe kërkesë zyrtare kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për t’u takuar me të lidhur me reformën në Drejtësi

Zoti Meta shpjegoi se takimi do të duhej të zhvillohej mundësisht brenda së hënës sepse “përndryshe mund të komprometohen procedurat parlamentare dhe integriteti i parlamentit”, nënvizoi ai, duke shtuar se institucioni që drejton “është i vonuar me kalendarin e Reformës dhe se duhet lëvizur sa më shpejt në mënyrë që ky proces të zhvillohet me cilësinë e duhur sipas standardeve të Komisionit të Venecias, por edhe sipas sugjerimeve të EURALIUS-it dhe OPDAT-it”, u shpreh zoti Meta. Sipas tij, procesi i Reformës në Drejtësi “duhet të gëzojë të gjithë legjitimitetin dhe integritetin e plotë që meriton si kryereforma që i nevojitet vendit”.

Ftesa e zotit Meta koincidon me një takim që ai sot pati me ambasadorin amerikan Donald Lu dhe atë të Delegacionit të Bashkimit europian Romana Vlahutin, dy diplomatët e angazhuar intensivisht për të cuar drejt përfundimit procesin.

Të hënën e kaluar, takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe zotit Basha dështoi pasi palët nuk gjetën dakortësi mbi formulën e emërimeve të anëtarëve të institucioneve të Drejtësisë që do të duhet të zgjidhen nga parlamenti.

PSE NUK KEMI AMBASADOR NË VATIKAN!? – Nga Fritz RADOVANI

Ronald Reagan i dorzon Nanës Tereza, Medaljen Presidenciale të Lirisë, në Shtëpinë e Bardhë, me 20 Qershor, 1985.

■Me 25 Maji 1945, perfaqësuesi i Vatikanit në Shqipni Imzot Leone G.B. Nigris, nxiret jashtë Shqipnisë nga qeveria sllavokomuniste e Tiranës, që e drejton anadollaku Enver Hoxha. Në vitin 1954, kam njoh Don Mark Hasin, i cili në vitin 1956 më ka tregue per bisedimet e fundit që ka pasë me Imz. Nigris, në hotel “Dajti”, perpara se Ai të largohej perfundimisht nga Shqipnia.
■Shpjegimet e bame nga At Konrrad Gjolaj, në librin “Çinarët” per porositë e Imz. Nigris të lanuna Don Markut, janë shumë të sakta. Don Marku me të vertetë porositë ua kaloi Imz. Gasper Thaçit, Argjipeshkëv i Shkodres, po edhe Imz. Frano Gjinit, Abat i Mirditës, që u ngarkue me postin e Zv. Nuncit Apostolik të Delegacionit të Vatikanit në Shqipni. Detyrë me randsi që u vazhdue me nder nga Imz. Frano Gjini, deri diten që u pushkatue me 11 Mars 1948. Mbas arrestimit të Imz. Gjinit në nandorin e 1946, asht kenë Argjipeshkëv në Tiranë Imz. Vinçenc Prennushi, që u mundue me mbajtë lidhje me anen e misjoneve anglo – amerikane me Vatikanin, po loja e atyne misjoneve në Tiranë, i kushtoi shumë shtrenjtë të gjithë Klerikëve Katolik të Shqipnisë.
■Mbas vitit 1947, kur u arrestue edhe Imz. Prennushi, lidhjet me Vatikanin as, direkt as, indirekt nuk kanë funksionue ma. Po e njajta lojë vazhdoi edhe me ambasaden italiane dhe franceze mbas viteve 1950, kur u bane shumë përpjekje nga Klerikët e Tiranës me u lidhë me Vatikanin per Projektin e Statutit të Kishës Katolike, që aprovonte “shkëputjen e Kishës” nga Papa dhe Vatikani, në vitin 1951. Konferenca e Paqes, në 1952 në Tiranë, ua vuni vulen e turpit të gjitha komuniteteve fetare. Askush nuk asht pendue deri sot!
■Në vitin 1967, “Revolucioni Ideologjik dhe Kulturor”, i drejtuem nga vetë terroristi Enver Hoxha, me pasuesin e tij servil Ramiz Alia, u vulos dhe la dokumentin ma të pakundershtueshem në Shkoder, me “Muzeun Ateist”, një turp i pashembullt në pragun e 500 vjetorit të vdekjes së Heroit Kombtar Gjergj Kastriotit.
■Shqipnia u shpall “Shtet ateist” me të gjitha tiparet e turpit në Europë!
■Shpallja e “Shqipnisë ateiste” nuk ishte aspak formale, po gjatë gjithë periudhës që asht kenë nen thundren sllavokomuniste, ajo ishte model i luftës kunder Fesë, kulturës dhe të gjitha tipareve të Europës Perëndimore, per të cilat u punue deri në vitin 1944.

1985…RONALD  REAGAN i dorzon Nanës Tereza, Medaljen Presidenciale të Lirisë, në Shtëpinë e Bardhë, me 20 Qershor, 1985.
■Plot mbas 40 vjetësh, Presidenti Amerikan Ronald Reagan “veshtron” nga Shqipnia!
■16 TETOR 1978, Karol VOJTILA zgjidhet Papa i Kishës Katolike në Vatikan.
Fillon takimet me udhëheqës shpirtnor e politik nga gjithë Bota…fillon lidhjet me shumë shtete të mbetuna pezull si ShBA, BRSS, Hungari, Çekosllovaki, Rumani etj…(1990).
20 Mars 1991, vjen per vizitë private Zv/Ministri Claudio Celi, pergjegjës per mardhanje të Vatikanit në KSBE, dhe me rasen e vizitës së Tij në Shkoder, jemi takue në Turizmin e Shkodres, ku kemi shkembye mendime per lidhjet e ardhëshme me Vatikanin.
■22 Gusht 1992, Papa Gjon Pali II ban Apelin e sigurimit Paqës në Ballkan…
■2 Dhjetor 1992, Ramiz Alia shpallë: Shqipnia antare e “Konferencës Islamike”…
■Prill 1993, Paraqet letrat kredenciale pranë Selisë Shenjte Ambasadori Villy Kamsi.
■25 Prill 1993, PAPA GJON PALI II viziton Atdheun e Gjergj Kastriotit…
■21 Shtator 2014, PAPA FRANÇESKU, viziton Tiranën në pragun e “rilindjes”…
■Kanë kalue dy vjetë që “Rilindja” e Tiranës nuk gjenë asnjë “Katolik”, me e dergue Ambasador në Vatikan… Mos ndoshta, “ngerrçi” i para 70 vjetëve, që në 1945 na nxori nga Europa per 50 vjetë, na ka marrakotë…e janë ba 25 vjetë që “Shqiptarët” nuk gjejnë ende çelsat e “Dyerve të Europës”…Edhe pse Vatikani asht perballë Shqipnisë!
***
■Kam bindjen se kur ishte Papa Gjon Pali II, me detyren e madhe Fetare në Vatikan, askush ma mirë se Ai, nuk e ka njoh komunizmin shkatrrues të Njerzimit Perparimtar!
■E këte e verteton ma mirë se gjithshka thanja e Tij aktuale per Popullin Shqiptar:
“Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vllazën dhe Motra,
nuk asht pa kurrë në historinë e njerzimit!”
Melbourne, Qershor 2016.

‘IMSI Catcher’ e përgjuar nga kamerat e Bashkisë

TIRANE –Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar kamerat e jashtme të Bashkisë, në kuadër të hetimeve për pajisjen e “IMSI Catcher”, e cila dyshohet se është administruar në kundërshtim me ligjin nga ana e Policisë së Shtetit.

Mësohet se prokuroria do të analizojë pamjet e fiksuara nga kamerat e jashtme të Bashkisë së Tiranës në datën 13.05.2016, kur dyshohet se është lëvizur pajisja e përgjimit.

Prokuroria ka sekuestruar gjithashtu serverin qendror të kamerave të sigurisë në ambientet e Forcave të Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit. Burime nga prokuroria thonë së janë pyetur drejtuesit e këtij reparti, të cilët kanë pohuar se kamerat nuk punojnë, por organi i akuzës ka dyshime se është ndërhyrë për fshirjen e tyre.

Sipas prokurorisë, edhe nëse ka ndërhyrje, do të jenë librat e regjistrit të hyrje-daljeve në repart, që do të provojë se brenda këtij institucioni makina ku ndodhet e instaluar pajisja e përgjimit “IMSI Catcher” ka hyrë në të paktën dy raste.

Prokuroria nga ana e saj ka dyshime edhe për anëtarët e Policisë së Shtetit dhe pjesëtarët e grupit trajnues, pasi pas urdhrit për sekuestrimin e pajisjes, e cila dyshohej se ishte në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, automjeti me pajisjen më datë 13.05.2016 është larguar nga ky ambient rreth orës 12:00.

Sipas prokurorisë, fakti që mjeti së bashku me pajisjen ka lëvizur në të paktën dy herë një specialist shqiptar, është një prej arsyeve që e ngarkon me përgjegjësi dhe titullarin e Forcës

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur masën ndaluese “pezullim nga detyra” për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, për konsumimin e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Gjykata vendosi masën e sigurimit “arrest në shtëpi” me mbikëqyrje elektronike për shtetasit Artion Duka, me funksion Drejtor i Forcave Operacionale (F.O) dhe Entiol Xhelilaj, specialist pranë F.O, të dy të dyshuar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Sipas prokurorisë, Artion Duka, në cilësinë e Drejtorit të Forcave Operacionale, nuk ka marrë masa për administrimin e pajisjes, si edhe për të siguruar që ajo nuk do të përdorej për qëllime të tjera, përveçse trajnimit. Ndërsa Ention Xhelilajn me funksion Specialist pranë Forcës Operacionale, se ka kryer veprime të paautorizuara, siç është përdorimi i mjetit me pajisjen “IMSI Catcher” pa asnjë urdhër me shkrim.

Ndërkohë, 3 zyrtarët e lartë të policisë i janë drejtuar Gjykatës së Apelit duke kundërshtuar masat e  sigurisë, ndërsa Prokuroria e Tiranës i ka dërguar letërporosi Ministrisë italiane të Drejtësisë me kërkesën për t’u informuar mbi pajisjen përgjuese “IMSI Catcher”.

Takimi i Llallës me Ajazin, dyshohet për pajisje tjetër përgjimi

 Skandali i përgjimeve dhe zhvillimet e fundit lidhur me hetimet që sollën pezullimin e kreut të Policisë, Çako, mblodhën bashkë dje në një takim Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla me Kreun e SHISH, Visho Ajazi Lika.

Takimi mes dy zyrtarëve të lartë është mbajtur në kohën kur Prokuroria e Tiranës po kryen hetime në lidhje me pajisjen përgjuese “IMSI Catcher” dhe për këtë hetim ka pezulluar nga detyra drejtorin e Policisë, Haki Çako, shefin e FLO, Artion Duka, dhe shefin e IT në Forcën Operacionale, Ention Xhelilaj.

Mësohet se SHISH ka ofruar mbështetje në hetimin e Prokurorisë. Organi i akuzës ndërkohë ka dyshime se pajisje përgjuese janë futur e kanë vepruar në Shqipëri edhe më parë. Nga burimet mësohet se pyetja e një drejtuesi të lartë të policisë ka zbardhur raste të tjera të futjes së pajisjes në vend pa autorizimin e Prokurorisë.

Pyetja që i është bërë zyrtarit ka qenë: “A keni dijeni nëse ka ardhur tjetër pajisje ‘IMSI Catcher’ në territorin e Republikës së Shqipërisë për të kryer përgjime për vitin 2015- 2016?”.

Zyrtari i policisë ka dhënë përgjigjen: “Në dijeninë time, në vitin 2015 është ofruar ndihme nga Policia italiane për ngjarjen e vendosjes së tritolit në farmacinë në pronësi të babait të ministrit të Brendshëm. Unë e kam parë këtë pajisje dhe ajo ndryshonte në formë nga pajisja që ka ardhur për trajnim. Ajo pajisje ishte nga prodhues tjetër, por nuk ndryshonte në funksione”.

Basha i shoqëruar nga Berisha në takimet në Bundestagun gjerman

Kryetari i PD Lulzim Basha do të marrë pjesë në një takim ndërkombëtar në Berlin.

Bashkë me Bashën në këto takime do të jetë dhe ish-kreu i PD njëherësh ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, i cili dhe ai ka udhëtuar që dje drejt Berlinit, ku fotot e tij janë botuar në të gjitha mediat.

Me sa duket takimet do të jenë tepër të rëndësishme përderisa delegacioni i PD ka qënë në nivelin më të lartë të mundshëm, pra dyshja drejtuese e opozitës.

Mësohet se Basha do të marrë pjesë në takimin me deputetët e Bundestagut gjerman, ndërkohë që ftesa për kreun e opozitës shqiptare është bërë nga ana e kryetarit të Bundestagut gjerman.

Vizita e Bashës dhe e Berishës në Berlin vjen vetëm disa ditë pas takimeve që ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vlahutin ka bërë po në Gjermani me administratën e lartë gjermane, në lidhje me pengesat që kanë dalë për miratimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, pasi palët nuk kanë rënë dakord dhe SHBA e BE kanë akuzuar opozitën se nuk ka qënë fleksibël në lidhje me këtë reformë.

Ndërsa debatet vazhdojnë në Tiranë për reformën në drejtësi, Basha dhe Berisha pritet të zhvillojnë takime me deputetët gjermanë, ku reforma do të jetë pjesë e bisedimeve.

Polemika qeveri – KLD mbi gjyqtarin që pezulloi kryepolicin Çako

Përfaqësuesit e qeverisë dhe ata të drejtësisë shkëmbyen akuza të ashpra të mërkurën lidhur me vendimin e gjykatës së Tiranës për pezullimin nga detyra të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Në qendër të kritikave u vendos gjyqtari Arjan Aliaj, i cili vendosi dy ditë më parë, pas kërkesës së prokurorisë, që zoti Çako të pezullohej nga detyra e kreut të policisë dhe nga çdo detyrë tjetër publike apo shtetërore e mundshme, deri në përfundimin e hetimeve.

Drejtuesi i lartë i policisë Çako e apeloi vendimin, i cili, sipas prokurorisë, bazohet në shpjegimin se ai nuk mori masat ligjore për të siguruar hyrjen, administrimin dhe përdorimin për përgjim të pajisjes IMSI Catcher.

Zyrtarët e policisë pohojnë se pajisja u soll në Shqipëri nga autoritetet italiane për qëllime trajnimi dhe me të nuk u bë përgjim.

Kryeministri Edi Rama shkroi në rrjetet sociale se gjykatësi që pezulloi nga detyra drejtorin e policisë Haki Çako është zhytur në kënetën e drejtësisë aq sa Këshilli i Lartë i Drejtësisë e shkarkoi për korrupsion dhe mospërmbushje të detyrës.

Zoti Rama shtoi se “ky killer me pagesë apo me flamur partie i drejtësisë ka liruar nga burgu të paktën 7 herë njerëz të dënuar për vepra të rënda penale; vrasje, përdhunime, grabitje me armë”.

Kryeministri Rama tha se ai gjyqtar u kthye në detyrë sepse u duhej atyre që sot nuk e duan reformën në drejtësi dhe e përdorin atë për interesat e tyre.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, akuzoi publikisht gjyqtarin Aliaj se ka liruar vrasës dhe kjo e ka demaskuar Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Sipas tij, gjyqtari Arjan Aliaj që dha vendimin ndaj Çakos nuk duhej të merrte në shqyrtimin e çështjes, sepse ai nuk ishte gjyqtar i gatshëm, por dikush tjetër atë ditë.

“Shorti u mënjanua dhe çështjen e mori gjyqtari Arjan Aliaj”, – tha ministri Tahiri.

Sipas tij, drejtësia po mbahet peng nga një front i së keqes, kryetari i gjykatës së Tiranës duhet të shpjegojë pse u shkel ligji, ndërkohë që po kryhet reforma në drejtësi.

Akuzat publike nga qeveritarët e shtynë Këshillin e Lartë të Drejtësisë të publikojë edhe ai një deklaratë, ku theksohet se shprehjet e kryeministrit dhe ministrit të punëve të brendshëm, janë një kërcënim i hapur ndaj gjyqtarit dhe ndaj të gjithë trupës gjyqësore.

“Kryeministri Rama dhe ministri Tahiri përdorën një arsenal të padenjë fjalësh ndaj një gjyqtari, për ‘gabimin’ e tij të vetëm se miratoi kërkesën e prokurorit, për dhënien e masës së pezullimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.” – thuhet në deklaratën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku kritikohen deklaratat qeveritare për fjalor i papërshtatshëm.

Këto deklarime në procesin e reformës në sistemin e drejtësisë, sipas KLD, japin mesazhin që kjo reformë mund të jetë vetëm fasadë.

Në deklaratën e KLD-së shpjegohet se gjyqtari Arjan Aliaj u kthye në sistemin e drejtësisë, me vendim të Gjykatës Kushtetuese në 2003.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i kërkoi kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë të ndalojnë ndikimin, presionin apo kërcënimin ndaj drejtësisë, sepse ky është dëmi më i madh që mund t’i bëhet shtetit të së drejtës.

Rama quan killer gjyqtarin që pezulloi Çakon, KLD-në e cilëson Këshilli i Kënetës

Kush është gjykatësi që vendosi pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë? Një personazh aq thellë i zhytur në kënetën e sistemit të drejtësisë sa vetë Këshilli i Lartë i Kënetës e ka shkarkuar për korrupsion dhe mospërmbushje të detyrës!

Ky killer me pagesë apo me flamur partie i drejtësisë ka liruar nga burgu të paktën 7 herë njerëz të dënuar për vepra të rënda penale; vrasje, përdhunime, grabitje me armë… Po si mundi të kthehet në detyrë ky lloj personazhi që me vendimet e tij kriminale arriti të verë në pozitë të vështirë edhe vetë sistemin e korruptuar të drejtësisë?! Kujt i duhej rikthimi nga i ndëshkuar në gjykatës i këtij shkelësi profesionist të ligjit, që ka dhënë të paktën 7 prova se çekiçin e drejtësisë e përdor për t’i shtypur kokën drejtësisë?

Thjeshtësisht e hidhur është përgjigja: Ky derdimen pa din e as iman e rimori çekiçin në dorë sepse u duhej atyre që sot nuk e duan Reformën në Drejtësi, për të shtypur drejtësinë për hesap të interesave të tyre!


Send this to a friend