VOAL

VOAL

Grenell thirrje Bidenit: Përfshini në axhendë dialogun Kosovë-Serbi. Zbatoni marrëveshjet e mëparshme!

I dërguari special i ish-Presidentit amerikan Donald Trump mbi dialogun me Prishtinës e Beogradit Richard Grenell i ka bërë thirrje Shtëpisë së Bardhë që të përfshijë në axhendën e saj këtë çështje.

Përmes një mesazhi në Twitter Grenell thekson se “nëse njohja e targave është shumë e vështirë tani, atëherë kërkoni njohjen e ID-ve për të filluar”.

REAGIMI
Shtëpia e Bardhë e Biden duhet të përfshihet më shumë në ngecjen aktuale të dialogut mes Kosovës-Serbisë. Dhe këtu është një ide: nëse njohja e targave është shumë e vështirë tani, atëherë kërkoni njohjen e ID-ve për të filluar (siç kam postuar në Twitter 4 javë më parë). Dhe një ‘bonus’: shtyhuni të zbatoni marrëveshjet e mëparshme!bw

Shqetësimet e FBI-së për dokumentat në Mar-a-Lago, rezidencën e ish-Presidentit Trump

VOA/Marrë nga Associated Press

UASHINGTON – 14 nga 15 kutitë e marra më herët këtë vit nga rezidenca e ish-Presidentit Donald Trump në Florida përmbanin dokumenta të klasifikuara, përfshirë edhe në nivelin tepër sekret, thuhet në një deklaratë të FBI-së të publikuar të premten. Dokumenti shpjegon arsyet për kontrollin që u bë këtë muaj në këtë objekt.

Asnjë hapësirë në Mar-a-Lago nuk ishte e autorizuar për ruajtje të materialeve të klasifikuara, thuhet në dokumentat e gjykatës, ku paraqiten argumentat e FBI-së për kontrollin e bërë në këtë objekt më herët këtë muaj, dhe ndër të tjera edhe “baza për të besuar se do të gjendet evidencë për pengim të drejtësisë”.

Dokumenti prej 32 faqesh, megjithëse i redaktuar në masë, ofron përshkrimin më të detajuar deri më tani të dokumentave qeveritare që mbaheshin në Mar-a-Lago për një kohë të gjatë pasi ish-Presidenti Trump ishte larguar nga Shtëpia e Bardhë, si dhe zbulon rëndësinë e shqetësimeve të qeverisë se dokumentat mbaheshin atje në mënyrë të paligjshme.

“Qeveria po bën një hetim penal në lidhje me marrjen dhe mbajtjen e informacionit të klasifikuar në hapësira të paautorizuara, ashtu si edhe për fshehjen apo heqjen e paligjshme të të dhënave qeveritare”, shkruhet në faqen e parë të dokumentit të FBI-së, ku kërkohet leja e gjykatësit për të marrë një urdhër kontrolli në objekt.

Dokumenti nuk jep detaje të reja për 11 volumet e dokumentave të klasifikuara që u morën më 8 gusht gjatë kontrollit në Mar-a-Lago, por ka të bëjë me një tjetër sasi prej 15 kutish me dokumentacion që Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Dokumentacionit mori nga Mar-a-Lago në muajin janar.

Sipas dokumentit, zyrtarët identifikuan në këto kuti 184 dokumenta të klasifikuara, përfshirë 25 dokumenta me klasifikimin tepër sekret. Agjentët që inspektuan kutitë konstatuan informacion të klasifikuar të ofruar nga burime konfidenciale njerëzore, si dhe informacion në lidhje me Ligjin për Survejimin e Zbulimit të Jashtëm.

Dokumenti paraqet në tërësi detaje të mëtejshme për një hetim penal në vazhdim, i cili ka sjellë telashe të reja ligjore për ish-Presidentin Trump, ndërsa ai po përgatit terrenin për një kandidim të ri për president. Dokumenti gjithashtu tregon me detaje sasinë e dokumentave konfidenciale qeveritare që mbaheshin në Mar-a-Lago, në vend që të dorëzoheshin në Arkivat Kombëtare.

Ish-Presidenti Trump ka këmbëngulur prej kohësh se, megjithë provat për të kundërtën, ka bashkëpunuar plotësisht me zyrtarët e qeverisë. Ai ka siguruar mbështetjen e republikanëve duke e paraqitur kontrollin nga FBI-ja si një gjueti shtrigash të motivuar politikisht, që synonte të dëmtonte shanset e tij në zgjedhje. Ai e përsëriti këtë të premten në median e tij sociale, duke thënë se ai dhe përfaqësuesit e tij kishin ruajtur një marrëdhënie të ngushtë pune me FBI-në dhe “U KISHIN DHËNË ATYRE SHUMË”.

 

FBI-ja ia paraqiti deklaratën një gjykatësi në mënyrë që të merrte autorizimin për të bërë kontroll në rezidencën e ish-presidentit. Dokumenta të tilla zakonisht përmbajnë informacion jetik për hetimet. Agjentët zbërthejnë arsyet përse duan të kontrollojnë një objekt të caktuar dhe përse besojnë se ka gjasa të gjejnë atje evidencë për vepra të mundshme penale.

Në një tjetër dokument të publikuar të premten, zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë shpjegonin se ishte e nevojshme të redaktohej informacioni për “të mbrojtur sigurinë dhe privatësinë e një numri domethënës dëshmitarësh civilë, krahas personelit të zbatimit të ligjit, si dhe për të mbrojtur integritetin e hetimit në vazhdim”.

Dokumentat e tillë zakonisht nuk publikohen gjatë hetimeve në vazhdim. Kjo e bën edhe më befasues vendimin e Gjykatësit Bruce Reinhart për të bërë publike pjesë të tij.

Duke vënë në dukje interesimin e jashtëzakonshëm të publikut për këtë hetim, Gjykatësi Reinhart urdhëroi Departamentin e Drejtësisë të enjten që të paraqiste një version të redaktuar të dokumentit brenda ditës së premte. Ky udhëzim u dha vetëm pak orë pasi zyrtarët e agjensive federale të zbatimit të ligjit paraqitën të vulosura pjesët e deklaratës që dëshirojnë të mbeten sekret ndërsa vazhdojnë hetimet.

Dokumentat e bëra publike më parë tregojnë se FBI-ja mori nga objekti 11 volume dokumentash të klasifikuara, përfshirë informacion në nivelin tepër-sekret. Ato gjithashtu tregojnë se agjentët federalë po hetojnë shkelje të mundshme të tre statuteve federale, përfshirë njërin që përcakton rregullat për mbledhjen, transmetimin apo humbjen e informacionit për fushën e mbrojtjes, bazuar në Ligjin për Spiunazhin. Statutet e tjera kanë të bëjnë me fshehjen, dëmtimin apo heqjen e dokumentave, si dhe shkatërrimin e tyre, modifikimin apo falsifikimin e të dhënave në hetime federale.

 

Është e mundur që dokumenti, në veçanti në formën e tij të paredaktuar, mund të hedhë dritë edhe mbi çështjet kyçe që nuk kanë marrë përgjigje, përfshirë arsyet përse dokumenta konfidenciale presidenciale, ndër to edhe të klasifikuara, u transportuan drejt Mar-a-Lagos pasi ish-Presidenti Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë, si dhe përse ish-presidenti dhe përfaqësuesit e tij nuk ofruan të gjithë sasinë e materialeve megjithë kërkesat e përsëritura të Administratës Kombëtare të Arkivave dhe Dokumentacionit.

Dokumenti mund të ofrojë edhe detaje të mëtejshme për marrje-dhëniet mes ish-Presidentit Trump dhe FBI-së, përfshirë një fletëporosi për dorëzim dokumentash të paraqitur në pranverë, si dhe një vizitë në qershor të zyrtarëve të FBI-s dhe Departamentit të Drejtësisë për të vlerësuar se si mbaheshin dokumentat.

Departamenti i Drejtësisë kishte kundërshtuar fillimisht argumentat e mediave për ta bërë dokumentit publik, duke thënë se kjo do të publikonte të dhëna private për dëshmitarët dhe për taktikat hetimore. Por Gjykatësi Reinhart, duke pranuar interesin e jashtëzakonshëm të publikut tek ky hetim, tha javën e kaluar se nuk ishte në favor të mbajtjes sekret të të gjithë dokumentit dhe u kërkoi zyrtarëve federalë t’i paraqesnin atij privatisht redaktimet që dëshironin të bënin.

Në urdhërin e tij të enjten, zoti Reinhart tha se departamenti kishte paraqitur argumenta të qëndrueshme për të mos publikuar pjesë të mëdha të dokumentit, dhe se nëse do të bëheshin publike, mund të zbulonin të dhëna për jurinë e madhe, identitetin e dëshmitarëve dhe të “palëve që nuk janë nën akuzë”, si dhe detaje për strategjinë, drejtimin, shtrirjen, burimet dhe metodat e hetimit.

Por, ai gjithashtu tha se “qeveria ka plotësuar detyrimin e saj për të treguar se redaktimet ishin konceptuar për t’i shërbyer interesit legjitim të qeverisë për integritetin e hetimit në vazhdim dhe se janë alternativa më pak e rëndë për publikimin e dokumentit”.

SHBA: Bëhen publike detaje të mëtejshme për hetimin mbi dokumentat e kërkuara nga FBI në Mar-a-Lago

VOA

Departamenti i Drejtësisë publikoi të premten një variant të redaktuar të një dokumenti ku detajohen të dhënat mbi të cilat ishte justifikuar urdhri për kontrollin e FBI-së më 8 gusht në shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump në Florida.

Megjithëse pjesë të konsiderueshme të dokumentit janë mbuluar nga Departamenti i Drejtësisë, ai ofron disa detaje të reja mes së cilave fakti që 14 nga 15 kutitë me të dhëna të gjetura në Mar-a-Lago në fillim të këtij viti përmbanin 184 dokumenta të klasifikuara, disa prej të cilave tepër sekret.

Pasi i mori dokumentet fillestare në fillim të vitit, Departamenti i Drejtësisë kërkoi që të kontrollohet rezidenca e Presidentit Trump në Florida, nga shqetësimi se zbulimi i tyre mund të komprometonte “burime njerëzore” të përdorura për mbledhjen e informacionit, sipas dokumentit të redaktuar të bërë tashmë publik.

Dokumenti prej 32 faqesh përmban detaje shtesë në lidhje me një hetim penal që paraqet probleme të reja ligjore për zotin Trump, ndërsa ai shqyrton mundësinë e një kandidimi tjetër presidencial.

Ai e vë theksin tek vëllimi i dokumenteve të ndjeshme qeveritare të mbajtura në Mar-a-Lago dhe zbulon shqetësimet e FBI-së se të dhënat mbaheshin në mënyrë të paligjshme.

Megjithëse zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë i kanë fshirë disa informacione të ndjeshme rreth dëshmitarëve, si dhe synimin e hetimit, varianti i publikuar ofron një shpjegim më të plotë për kontrollin në Mar-a-Lago.

Gjykatësi federal Bruce Reinhart, duke argumentuar që publikimi ishte në interes të publikut, urdhëroi Departamentin e Drejtësisë që të bënte publike deklaratën e redaktuar.

Gjatë kontrollit më 8 gusht, FBI-ja mori më shumë se 20 kuti që përmbanin 11 dosje të dhënash të klasifikuara qeveritare, disa prej të cilave të etiketuara si “tepër sekret”.
Urdhri për kontrollin që tashmë është bërë publik, tregon se Departamenti i Drejtësisë po heton shkelje të mundshme të tre ligjeve të ndryshme federale, përfshirë atë për spiunazhin.

Publikimi i dokumentit vjen pas kërkesës së disa organizatave të mediave që argumentuan se përmbajtja e tij ishte në interes të publikut. Departamenti i Drejtësisë i kishte kundërshtuar më herët këto argumente, duke thënë se publikimi mund të përmbante informacion privat për dëshmitarët dhe për taktikat hetimore.

Gjykata urdhëron publikimin e provave që autorizuan kontrollin në pronën e Trumpit

RFE/RL

Departamenti Amerikan i Drejtësisë do të publikojë të premten një version të reduktuar të dokumentit që shpjegon arsyen e kontrollit që FBI-ja kreu në pronën e ish-presidentit Donald Trump në Florida në fillim të këtij muaji, ku agjentët konfiskuan të dhëna dhe dokumente të tjera të klasifikuara.

Publikimi i këtij versioni të dokumentit, që përfshin provat e mbledhura nga prokurorët, mund të çojë në zbulimin e detajeve të reja mbi hetimet që po kryen mbi ish-kreun e shtetit amerikan që mund të komprometojnë ambiciet e tij për të ri-kandiduar në zgjedhjet presidenciale.

Departamenti i Drejtësisë e kishte kundërshtuar publikimin e versionit origjinal për shkak se procesi hetimor, që ka në fokus keqpërdorimin e dokumenteve sekrete nga Trump, është ende në zhvillim e sipër.

Sipas mandatit të kontrollit, agjentët e FBI-së donin të verifikonin nëse ish-presidenti kishte kryer një krim duke përvetësuar dokumente qeveritare, duke i lëvizur ato nga Shtëpia e Bardhë në kompleksin e tij Mar a Lago, sapo i kishte përfunduar mandati.

Presidentëve amerikanë u kërkohet t’i transferojnë dokumentet dhe email-et në Arkivën Kombëtare kur lënë detyrën.

Vetë Trump mohon çdo keqpërdorim të dokumenteve dhe insiston se dosjet e klasifikuara që sipas hetuesve u gjetën në Florida, ishin deklasifikuar prej tij.

Sidoqoftë, gjyqtari Bruce Reinhart urdhëroi që dokumenti të publikohet në versionin e tij të redaktuar. Ai tha se prokurorët kishin treguar “arsye bindëse” për të censuruar pjesë të dokumentit, që mund të çojë në zbulimin e identiteteve të dëshmitarëve, oficerëve të agjencive ligjzbatuese, por edhe strategjinë hetimore, drejtimin, qëllimin dhe metodat e saj.

Sot publikohet dokumenti që shpjegon arsyet e kontrollit në rezidencën e Donald Trumpit

 

Ish-presidenti Donald Trump po hetohet nga FBI për spiunazh (Reuters)

VOAL- Sot, e premte, në mesditë (18:00 me orën tonë) pritet publikimi i deklaratës për bastisjen e FBI-së në rezidencën e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Florida. Këtë e kanë raportuar mediat amerikane. Me urdhër të gjyqtarit, Departamenti i Drejtësisë kishte afat deri dje, të enjten e 25 gushtit, të shqyrtonte dokumentin dhe ta dorëzonte atë pjesërisht të censuruar.

Kjo është deklarata nën betim në të cilën shpjegohen arsyet e operacionit të kryer më 8 gusht në vilën e Mar-a-Lago. Një operacion ku u sekuestruan mbi treqind dokumente të klasifikuara. Publikimi i mandatit është kërkuar nga disa gazeta.

Sipas asaj që doli javët e fundit, FBI kishte hyrë në aksion në kërkim të dokumenteve që lidhen me armët bërthamore dhe sigurinë kombëtare. Ish-presidenti po hetohet nga Byroja për spiunazh dhe për fshehje, asgjësim apo heqje dokumentesh të klasifikuara.

Trump kohët e fundit pretendoi se dokumentet publike të sjella nga Shtëpia e Bardhë në Mar-a-Lago u deklasifikuan. Një deklaratë që tetëmbëdhjetë ish-zyrtarë të lartë të administratës së tij e mohuan më vonë, duke e cilësuar atë si “të rreme dhe qesharake”.

Padia ndaj Qeverisë

Për sulmin e FBI-së, ish-presidenti paditi edhe qeverinë amerikane. Dhe ai paraqiti një mocion në Distriktin Jugor të Floridës, duke kërkuar caktimin e një eksperti të pavarur për të ekzaminuar dokumentet e gjetura nga agjentët federalë në shtëpinë e tij.

Pas kontrollit, gjyqtari dhe agjentët e FBI-së u sulmuan gjithashtu nga politikanët republikanë. Udhëheqësi republikan në Dhomë, Kevin McCarthy foli për politizim të armatosur, ndërsa disa deputetëve të krahut të djathtë iu kërkua të shkurtojnë fondet e agjencisë së inteligjencës. Në ditët pas bastisjes u regjistruan edhe episode dhune. rsi-eb

Janusz Bugajski: Rusia përveç Serbisë nuk ka aleatë, ka vetëm  pengje

Ka patur një reagim në Twitter nga Janusz Bugajski, eksperti i njohur i rajonit të Ballkanit, ku shkruan:
“Rusia përveç Serbisë nuk ka aleatë, ka vetëm  pengje”

Ditët vendimtare për marrëveshje, Sekretari Blinken mund t’u telefonojë ose t’i takojë personalisht Kurtin e Vuçiqin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është i gatshëm të përfshihet edhe personalisht në dialogun Kosovë-Serbi nëse është nevoja për të arritur diçka përfundimtare.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, kur u pyet nëse është e mundshme që Blinken të mirëpresë një takim në Washington para 1 shtatorit.

“Nëse e shohim të udhës se angazhimi i Sekretarit përmes telefonit ose personalisht është diçka e domosdoshme për të arritur diçka të tillë në vijën e finishit, Sekretari Blinken nuk heziton të marrë telefonin dhe t’i bëjë ato biseda”.

Price shtoi se janë duke i përcjellë me vëmendje bisedimet dhe se i mbështesin ato, duke potencuar se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë në qendër të rezultatit përfundimtar, raporton Gazeta Express.

“Ne jemi të angazhuar në këtë. Ne kemi qenë thellësisht të angazhuar si vëzhgues në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ashtu siç thashë javën e kaluar, ne besojmë se bisedimet janë duke vazhduar. Ne jemi duk i parë. Ne po e bëjmë këtë në partneritet me BE-në dhe po inkurajojmë të dyja palët që ta përdorin dialogun në mënyrë efektive. Është një dialog që ne e mbështesim shumë dhe mendojmë se është detyrë e të dyja palëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi në plotëni për të çuar përpara diskutimet e tyre për normalizim të marrëdhënieve, të përqendruara edhe në njohjen reciproke”.

Ai ka thënë se për të dëshmuar këtë mbështetje për dialogun, SHBA ka dërguar emisarin Escobar në Bruksel dhe ka konfirmuar se ai do të vijë në Prishtinë dhe më pas do të shkojë në Beograd.

“Ai udhëtoi, natyrisht, në Bruksel javën e kaluar dhe së shpejti do të udhëtojë në Prishtinë dhe Beograd për të vazhduar mbështetjen tonë për dialogun”.

Escobar dhe Lajçak pritet që sot të arrijnë në Prishtinë dhe pas vizitës këtu do të vazhdojnë për Beograd.

Trump kërkon emërimin e një prokurori neutral për shqyrtimin e dokumenteve të marra në Mar-a-Lago

VOA/Marrë nga Associated Press

Avokatët e ish-presidentit Donald Trump të hënën i kërkuan një gjykatësi federal që të ndalojë shqyrtimin nga FBI-ja të dokumenteve të marra nga shtëpia e tij në Florida në fillim të këtij muaji derisa të mund të emërohet një prokurori të posaçëm neutral.

Avokatët pohuan në një dosje gjyqësore, e para që nga kontrolli i FBI-së në Mar-a-Lago dy javë më parë, se dokumentet e marra nga shtëpia e ish-presidentit Trump “supozohej” të ishin të mbuluara nga privilegji ekzekutiv.

“Kjo çështje ka tërhequr vëmendjen e publikut amerikan. Thjesht masat mbrojtëse ‘adekuate’ nuk janë të pranueshme kur çështja në fjalë përfshin jo vetëm të drejtat kushtetuese të Presidentit Trump, por edhe privilegjin ekzekutiv”, thanë avokatët.

Po të hënën, një gjykatës federal pranoi se redaktimet e një dokumenti të FBI-së që përshkruan bazën për kontrollin dhe marrjen e dokumenteve në shtëpinë e zotit Trump mund të jenë aq të gjera sa ta bëjnë “të pakuptimtë” publikimin e dokumentit. Por ai tha se vazhdon të besojë se dokumenti nuk duhet të mbetet i mbyllur në tërësi për shkak të interesit “të madh” publik për këtë hetim.

Një urdhër me shkrim nga gjykatësi Bruce Reinhart, përsërit në masë të madhe atë që ai tha në gjykatë javën e kaluar, kur ai udhëzoi Departamentin e Drejtësisë të propozonte redaktimet në lidhje me informacionin në dokument që dëshiron të mbetet sekret. Dorëzimi i këtij dokumenti duhet të bëhet të enjten në mesditë.

Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë kanë kërkuar ta mbajnë të gjithë dokumentin të mbylluar, duke thënë se zbulimi i ndonjë pjese të tij rrezikon të komprometojë një hetim penal në vazhdim, zbulimin e informacionit për dëshmitarët dhe zbulimin e teknikave hetimore. Ata e kanë këshilluar gjykatësin se korrigjimet e nevojshme në dokukument do të ishin aq të shumta sa do të zhvishnin dokumentin nga çdo informacion thelbësor dhe do ta bënin efektivisht të pakuptimtë për publikun.

Disa agjenci lajmesh, duke përfshirë Associated Press, i kanë kërkuar gjykatësit të zbardhë të dhënat shtesë të lidhura me kontrollin e këtij muaji në Mar-A-Lago, ku zyrtarët e FBI thanë se gjetën 11 grupe dokumentesh të klasifikuara (sekrete), përfshirë të dhëna tepër sekrete.

Me interes të veçantë është dokumenti, në të cilin bazohet kërkesa për të kontrolluar shtëpinë e zotit Trump, i cili me sa duket përmban detaje kyçe në lidhje me hetimin e Departamentit të Drejtësisë çështjen nëse ish-presidenti Trump ka mbajtur dhe keqpërdorur të dhëna të klasifikuara (sekrete) dhe të ndjeshme të qeverisë. Donald Trump dhe disa nga mbështetësit e tij kanë bërë gjithashtu thirrje që dokumenti të publikohet, duke shpresuar se ai do të ekspozojë atë që ata pretendojnë se ishte tejkalim i përgjegjësive të qeverisë.

Republikania Liz Cheney zotohet të bllokojë rikandidimin e ish Presidentit Trump

VOA/Michelle Quinn

Humbja e ligjvënëses Liz Cheney në zgjedhjet e javës së kaluar brenda partisë republikane në shtetin Uajoming (Wyoming) ka nxitur reagime në të dy krahët e spektrit politik lidhur me hapin e saj të radhës. Republikanes Liz Cheney, një kritike e ashpër e ish-Presidentit Donald Trump, i përfundon mandati në fillim të janarit të vitit që vjen.

Rezultati i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 vazhdon të ketë pasoja edhe sot. Pasi ligjvënësja republikane Liz Cheney, kritike e ish-Presidentit Donald Trump, humbi garën brenda partisë në shtetin Uajoming, ajo tha se po krijonte një organizatë politike për të ndaluar Trump-in dhe ish zyrtarë të tjerë, që ajo i quan “mohues të zgjedhjeve”, që të rizgjidhen për poste publike.

“Nuk kemi asnjë shans për të fituar zgjedhjet nëse ndodhemi në një pozitë ku partia jonë i ka braktisur parimet, vlerat dhe besnikërinë ndaj Kushtetutës, për të përqafuar kultin e një individi. Mendoj se kjo është vërtet e rrezikshme për një sërë arsyesh”, tha ligjvënësja Cheney për rrjetin televiziv ABC.

Zoti Trump, i cili pritet të kandidojë përsëri për president në vitin 2024, mbështeti sfiduesen e zonjës Cheney, Harriet Hageman, e cila fitoi me rreth 30% më shumë vota. Rezultatet e zgjedhjeve shihen si tregues i mbështetjes së thellë që gëzon zoti Trump mes republikanëve.

“Nuk ja dola e vetme. Natyrisht, i jemi shumë mirënjohës Presidentit Trump, i cili e pranon se Uajoming (Wyoming) ka vetëm një përfaqësues në Kongres dhe duhet të sigurohemi që të ketë peshën e vet. Mbështetja e tij e qartë dhe e palëkundur na çoi drejt fitores”, tha në fjalimin e fitores kandidatja republikane për Kongres Harriet Hageman.

Zoti Trump në mënyrë të rreme ka ngritur pretendimin se ai ishte fitues i zgjedhjeve të vitit 2020 dhe jo Presidenti Joe Biden. Zonja Cheney la të kuptohet se po shqyrtonte mundësinë për të garuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, një synim jo vetëm për ndaluar zotin Trump që të rizgjidhet sërish.

“Marrja e një vendimi kaq të rëndësishëm dhe serioz do të ishte me synimin për të fituar dhe nëse do të isha kandidatja më e mirë”, tha zonja Cheney.

Një faktor që ndikoi në garën në Uajoming, mund të ketë qënë kontrolli nga FBI-ja i shtëpisë së zotit Trump në Florida lidhur me dokumentet e klasifikuara. Disa republikanë e kanë kritikuar veprimin si tejkalim të pushtetit dhe janë shprehur në mbrojtje të zotit Trump.

“Mendoj se kjo është arsyeja e reagimeve të shumta nga republikanët që i ka bashkuar. Nuk ka rëndësi çfarë mendojnë për Trumpin por janë të bashkuar për këtë çështje sepse u duket e padrejtë”, tha për rrjetit CNN ligjvënësi republikan i Teksasit Dan Crenshaw.

Zonja Cheney nuk pranoi të shprehej nëse do të kandidonte si republikane apo si e pavarur nëse vëndos të hyjë në garën për president.

Zyrtari amerikan: Serbia është kërcënim për paqen në Ballkan, jo Kosova

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie ka thënë se “Serbia përbën kërcënim real për paqen në Ballkan dhe jo Kosova”.

Nëpërmjet një postimi në Twiterr, ai shkruan se NATO duhet ta bëjë punën saj, duke iu referuar kërcënimit potencial të paqes.

Warmongering in the Balkans from Vucic. Make no mistake, Serbia is the real threat to peace here, not Kosovo. #KFOR, the #NATO peacekeeping force, will do its job. This is a well-written story that does not “both sides” the situation. https://t.co/Hlmt8RvPun

— Amb Greg Delawie (@GregDelawie) August 22, 2022

“Luftënxitës në Ballkan nga Vuçiç. Mos gaboni, Serbia është kërcënimi real për paqen këtu, jo Kosova. KFOR, forca paqeruajtëse e NATO-s, do të bëjë punën e saj. Kjo është një histori e shkruar mire”, ka shkruar ai.

Të dielën, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përmes një adresimi ka thënë se “nëse NATO s’i mbron serbët atëherë këtë do ta bëjë Serbia”.

Kjo deklaratë ka ngjallur shqetësime dhe reagime në arenën ndërkombëtare./dita

 

DASH: SHBA do të mbështesë çdo qeverisje demokratike, pro-perëndimore në Mal të Zi

Milena Durdic

Departamenti amerikan i Shtetit tha se vota për rrëzimin e qeverisë së Malit të Zi, përbënte demokraci parlamentare në veprim, përmes së cilës populli i Malit të Zi mban qeverinë përgjegjëse nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur.

Komenti ishte në përgjigje të një kërkese të Zërit të Amerikës për një koment lidhur me mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Dritan Abazovic.

“Shtetet e Bashkuara presin që Mali i Zi të ndjekë procedurat ligjore ose për formimin e shpejtë të një qeverie të re në shërbim të vendit, ose për thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

“Shtetet e Bashkuara do të mbështesin çdo qeveri të formuar në mënyrë demokratike, e cila siguron përparimin e Malit të Zi në rrugën euro-atlantike, që përfshin përshpejtimin e anëtarësimit në BE, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, rritjen e rolit në NATO, një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe me orientim qytetar, dhe që vazhdon të mbajë përgjegjëse Rusinë për luftën e saj brutale kundër Ukrainës”, vazhdon reagimi.

Në përgjigje të pyetjes së shërbimit serb të Zërit të Amerikës, nëse Shtetet e Bashkuara do të mbështesnin përfshirjen e partisë pro-ruse Fronti Demokratik, në një qeveri të re, zëdhënësi rikonfirmoi qëndrimin ndaj kësaj force.

“Siç e kemi thënë më parë, Shtetet e Bashkuara nuk e shohin Frontin Demokratik si partner sepse ai nuk mbështet vlerat evropiane, përfshirë faktin që nuk e ka dënuar agresionin e Rusisë kundër Ukrainës dhe nuk ka treguar udhëheqje apo vullnet për të bërë përparim në reformat kyçe të nevojshme për anëtarësimin në BE”, tha zëdhënësi.

Ish-Presidenti Trump iu bashkohet figurave botërore që janë përballur me mundësinë e akuzave penale

VOA/Cindy Saine

Ekspertët thonë se kontrolli i FBI-së në Mar-a-Lago dhe bërja publike e urdhërit për këtë kontroll, e përqëndrojnë më tej vëmendjen tek ish-Presidenti Donald Trump si subjekt i mundshëm i një hetimi penal për marrjen nga Shtëpia e Bardhë të dokumentave sekrete dhe mbajtjen e tyre diku tjetër. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, Shtetet e Bashkuara i janë bashkuar tashmë vendeve të tjera demokratike që kanë hetuar një ish-udhëheqës të vendit.

Një gjykatës federal në West Palm Beach të Floridas, tha këtë javë se mund të lejojë bërjen publike të disa të dhënave të përdorura nga Departamenti i Drejtësisë për të kërkuar urdhrin për kontrollin në rezidencën e ish-Presidentit Trump, si pjesë e një hetimi për zhvendosjen e dokumentave nga Shtëpia e Bardhë në Mar-a-Lago.

Ndër veprat penale që po hetohen është “mbajtja e qëllimshme e informacionit të mbrojtjes kombëtare”. Një eksperte që ka punuar si diplomate amerikane për gati 40 vjet thotë se është e alarmuar nga rreziku që krijohet për sigurinë kombëtare nëpërmjet marrjes së dokumentave të klasifikuara.

“Nuk dimë ende se cilat janë dokumentat. Unë kam patur për 26 vite çertifikatë sigurie për nivelin tepër sekret dhe për shumicën e këtyre viteve kam patur edhe çertifikatën për informacion të posaçëm të klasifikuar. Nuk është thjesht fakti që ai u largua nga Shtëpia e Bardhë duke i marrë këto dokumente në Mar-a-Lago, por se ato mund të jenë lexuar nga persona të tjerë”, thotë Cecile Shea, nga Këshilli i Çikagos për Çështjet Globale.

Ish-Presidenti Trump mohon të ketë bërë ndonjë shkelje, dhe mbështetësit e tij shprehen të revoltuar nga kontrolli që FBI-ja bëri në Mar-a-Lago. Disa zyrtarë republikanë janë shprehur se hetimi i bën Shtetet e Bashkuara t’i ngjasojnë një “republike bananesh”.

Por një tjetër ekspert i tha Zërit të Amerikës se vendet demokratike në mbarë botën kanë hetuar, dhe në disa raste kanë dënuar me burg ish-presidentë dhe ish-kryeministra, pa shkaktuar reagime të mëdha.

“Ka patur cikle hetimesh në Amerikën Latine për shembull, në Brazil ndaj disa ish-presidentëve, apo ndaj Nicholas Sarkozy-së në Francë, Jacob Zumas në Afrikën e Jugut dhe Benjamin Netanyahut në Izrael”, thotë James Long, profesor i asociuar për shkencat politike në Universitetin e Uashingtonit.

Por zoti Long gjithashtu vë në dukje se nëse do të ngriheshin akuza ndaj ish-Presidentit Trump, kjo do të ishte hera e parë për Amerikën.

“Ky është vërtet një terren i panjohur për Shtetet e Bashkuara. Hera e fundit që Shtetet e Bashkuara u përballën me këtë çështje ishte pas Watergate-it, me Richard Nixon-in. Dhe në atë kohë, Presidenti i atëhershëm Ford vendosi t’i japë amnisti Nixon-it, me idenë për të lëvizur përpara dhe për ta shëruar kombin”, thotë zoti Long.

Ndikimi i vazhdueshëm i ish-Presidentit Trump në Partinë Republikane dhe klima e polarizuar politike i bën Shtetet e Bashkuara të dallojnë nga vendet e tjera, thotë një tjetër ekspert.

“Kemi një ish-president që kontrollon partinë politike që shërben si njëra prej dy forumeve kryesore të debatit politik, të elitave politike të vendit tonë, që janë të ndërlidhura me individin ndaj të cilit ka gjasa të ngrihen akuza. Në të njëjtën kohë kemi një revoltim, kemi një problem me armët që nuk e ka Koreja e Jugut, që nuk e ka Franca, që nuk e ka Izraeli”, thotë Aaron David Miller, nga Fondacioni Carnegie për Paqen Ndërkombëtare.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Presidenti demokrat Joe Biden mësoi për kontrollin e FBI-së në Mar-a-Lago nëpërmjet njoftimeve në media, dhe se Departamenti i Drejtësisë bën hetime në mënyrë të pavarur.

Tetëmbëdhjetë ish-zyrtarë të lartë të administratës së tij përgënjeshtrojnë Trumpin

VOAL- Tetëmbëdhjetë ish-zyrtarë të lartë të administratës Trump mohuan pretendimin e këtij të fundit se dokumentet publike të sjella nga Shtëpia e Bardhë në Mar-a-Lago ishin deklasifikuar, duke e cilësuar atë si “të rremë” dhe “qesharake”.

“Asgjë që i afrohet një urdhri kaq të marrë nuk është dhënë kurrë,” tha John Kelly, ish-shefi i shtabit të Trump për 17 muaj nga 2017 deri në 2019. “Dhe nuk mund ta imagjinoj askënd që ka punuar në Shtëpinë e Bardhë pas kësaj. mua që përballë një urdhri të tillë ka dhe ka dërguar kërkesën”, theksoi ai.

“Kjo është absurditet total. Nëse është e vërtetë, ku është urdhri me firmën tuaj?” – tha një zyrtar tjetër i lartë.

Donald Trump dyshohet nga FBI për “vjedhje vullnetare të dokumenteve të sigurisë kombëtare të SHBA”, për “fshehje ose vjedhje të dokumenteve publike” dhe për “pengim të një hetimi federal”. Dokumentet procedurale të lidhura me kontrollin e kryer nga detektivët federalë në rezidencën e tij në Mar-a-Lago e zbulojnë këtë, sipas CNN. Të njëjtat u zbuluan dje, të enjten, nga gjyqtari Bruce Reinhart. rsi-eb

 

Gjykatësi amerikan thotë se mund të deklasifikojë disa prova për kontrollin në shtëpinë e zotit Trump

VOA/Marrë nga Reuters

Një gjykatë shqyrtoi të enjten nëse do të bënte publike të dhënat që përmbajnë prova të paraqitura nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së për të justifikuar kontrollin në shtëpinë e presidentit Donald Trump në Florida javën e kaluar, një rast ky që i vendos mediat përballë prokurorëve federalë.

Mediat po përpiqen të bindin një gjykatës federal se publiku ka të drejtën të njihet me provat që janë përdorur për të siguruar miratimin e gjykatës për kontrollin në rezidencën Mar-a-Lago të ish-presidentit.

Por Departamenti i Drejtësisë e ka kundërshtuar zbulimin e dokumentit që përmban prova, të cilat u dhanë hetuesve arsye të mundshme për të besuar se ishin kryer krime në shtëpinë e zotit Trump në Palm Beach të Floridas.

Jay Bratt, kreu i seksionit të kundërzbulimit të departamentit, i tha gjykatësit të enjten se zbulimi i dokumentit nuk është në interesin publik sepse mund të dëmtojë hetimin që po vazhdon.

“Ekziston një tjetër interes publik që rrezikohet dhe ky është interesi publik që hetimet penale të mund të ecin përpara pa pengesa”, tha ai.

Kontrolli ishte pjesë e një hetimi federal nëse zoti Trump mori ilegalisht dokumentet kur u largua nga detyra në janar të vitit 2021 pasi humbi zgjedhjet presidenciale nga demokrati Joe Biden.

Departamenti i Drejtësisë po heton shkeljet e tre ligjeve, duke përfshirë një dispozitë në Ligjin e Spiunazhit që ndalon mbajtjen e informacionit të mbrojtjes kombëtare dhe një statut tjetër që e bën krim shkatërrimin, fshehjen ose falsifikimin me vetëdije të të dhënave me qëllimin për të penguar një hetim.

Avokatët e disa mediave, duke përfshirë “The New York Times”, botuesin e “Wall Street Journal”, “ABC News” dhe “NBC News” i kërkuan gjykatësit, Bruce Reinhart të enjten që të zbulojë dokumentin në fjalë dhe materiale të tjera që janë dorëzuar në gjykatë, duke thënë se e drejta e publikut të dihet dhe rëndësia historike e kërkimit tejkalon çdo argument për të mbajtur të dhënat e mbyllura.

“Publiku nuk mund të kishte një interes më bindës për të siguruar transparencë maksimale mbi këtë ngjarje,” tha Charles Tobin, një nga avokatët që argumenton për mediat.

Zoti Trump në deklaratat në rrjetet sociale i ka bërë thirrje gjykatës që të zbulojë versionin e pa redaktuar të dokumentit “në interes të transparencës.”

Por, asnjë nga avokatët e zotit Trump nuk ka bërë mocion për t’i kërkuar gjykatës federale të West Palm Beach, ta bëjë këtë. Avokatja e tij, Christina Bobb, megjithatë, ishte e pranishme në sallën e gjyqit të enjten për të vëzhguar procedurat.

Presidenti Trump thotë se kërkimi ishte i motivuar politikisht. Ai gjithashtu ka thënë, pa dhënë prova, se e kishte të gatshëm urdhrin për deklasifikimin e dokumenteve në fjalë për çka edhe u bë kontrolli në shtëpinë e tij.

Megjithatë, asnjë nga tre ligjet e cituara nga Departamenti i Drejtësisë në urdhrin e kërkimit nuk kërkon të konfirmojë se dokumentet e marra ishin sekrete.

Kërcënimet e drejtuara ndaj agjentëve të FBI-së janë shtuar që nga kontrolli.

Në shtetin amerikan, Ohio javën e kaluar, policia qëlloi për vdekje një burrë të armatosur pasi ai u përpoq të depërtonte në një ndërtesë të Byrosë Federale të Hetimit (FBI). Një tjetër person në shtetin, Pensilvania, ndërkohë, është akuzuar për kërcënime kundër agjentëve të FBI-së.

Zoti Bratt tha të enjten se dy agjentët, emrat e të cilëve u shfaqën në një kopje të urdhërit për kontroll që kishte rrjedhur në media, kanë marrë gjithashtu kërcënime.

Ai gjithashtu tha se departamenti “është shumë i shqetësuar për sigurinë e dëshmitarëve në këtë rast”.

Retorika e zotit Trump kundër FBI-së është dëgjuar nga votuesit republikanë, 54% e të cilëve thonë se zyrtarët federalë të zbatimit të ligjit u sollën në mënyrë të papërgjegjshme në këtë rast, sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos këtë javë.

Kontrolli në Mar-a-Lago shënoi një përshkallëzim të rëndësishëm në një nga hetimet e shumta federale dhe shtetërore me të cilat përballet zoti Trump që nga koha e tij në detyrë si president dhe si udhëheqës i biznesit të tij privat.

Ish-presidenti republikan ka sugjeruar se mund të kandidojë sërish për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, por këtë nuk e ka zyrtarizuar ende.

Javën e kaluar, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Merrick Garland ndërmori hapin e pazakontë duke e zbuluar urdhrin për kontroll, dy dokumente shtesë dhe një version të redaktuar të listës që tregon sendet që FBI mori gjatë kontrollit të saj më 8 gusht.

Të dhënat treguan se FBI-ja sekuestroi kuti që përmbanin 11 grupe materialesh të klasifikuara, disa prej të cilave kishin vulën “tepër sekret” që përbënë nivelin më të lartë të klasifikimit i rezervuar për informacionet më të rëndësishme për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Dokumentet e tilla zakonisht mbahen në objekte të posaçme qeveritare sepse zbulimi mund të shkaktojë dëme të rënda për sigurinë kombëtare.

Në fillim të kësaj jave, Departamenti i Drejtësisë tha se ishte i hapur për të nxjerrë disa materiale shtesë të redaktuara nga urdhri, të tilla si fletët e kopertinës, mocioni i qeverisë për të mbyllur këto dokumente dhe urdhri i gjykatës për të kryer mbylljen e dokumenteve.

Edhe mediat kanë kërkuar që të zbardhen edhe ato dokumente.

Gjyqtari i rastit, Reinhart e tha në fillim të seancës të së enjtes se do t’i zhbllokonte ato pjesë të tjera të dokumenteve me disa redaktime.

Janusz Bugajski: Jepini Beogradit afatin 1 shtator për njohjen reciproke

Pas deklarimit të shefit të politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, se nuk është arritur ndonjë marrëveshje në takimin e sotëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka patur një reagim në Twitter nga Janusz Bugajski, eksperti i njohur i rajonit të Ballkanit:

Janusz Bugajski: “Jepini Beogradit afatin 1 shtator për njohjen reciproke ose mohojini Serbisë fondet e taksapaguesve të BE-së.

Njohja reciproke duhet të rezultojë gjithashtu në rritjen e fondeve të BE-së për të dy shtetet pasi do të ndihmojë në stabilizimin e rajonit.”

 

Zyrtari kryesor financiar i kompanisë së Donald Trumpit, pranon fajësinë për mospagim taksash

VOA/Marrë nga Associated Press

NJU JORK (AP) – Zyrtari kryesor financiar i kompanisë së Donald Trumpit, Allen Weisselberg, pranoi sot fajësinë për shkelje që lidhen me mospagim taksash. Pranimi i fajësisë ishte në kuadër të një marrëveshjeje që ai arriti me prokurorët, në bazë të së cilës, ai duhet të dëshmojë për praktikat e paligjshme të biznesit në Organizatën Trump, thanë për agjencinë Associated Press dy burime në dijeni me këtë çështje.

Zoti Weisselberg është akuzuar për pranimin e më shumë se 1.7 milionë dollarëve në formë kompensimi nga kompania e ish presidentit, por që nuk është pasqyruar në deklarimet e tij për taksat për vite të tëra. Përfitimet përfshijnë pagesën për qiranë e shtëpisë, pagesat për makinave si dhe për koston e shkollës private të nipërve e mbesave.

Në bazë të marrëveshjes për pranimin e fajësisë, zoti Weisselberg do të fliste sot në gjykatë për rolin e kompanisë në marrëveshjen e pretenduar të kompensimit, si dhe ndoshta ai do të dalë si dëshmitar kur Organizata Trump të dalë në gjyq në tetor për akuza penale, thanë burimet.

Dy personat, që nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht për rastin, komentuan në kushte anonimiteti.

Zoti Weisselberg, 75 vjeç, ka të ngjarë të marrë një dënim prej pesë muajsh heqje lirie, në kompleksin famëkeq Rikers Island të Nju Jorkut dhe mund t’i kërkohet të paguajë rreth 2 milionë dollarë dëmshpërblim, përfshirë taksat, gjobat dhe interesat. Nëse ky dënim qëndron, zoti Weisselberg do të kualifikohej për lirim pas rreth 100 ditësh.

Zoti Weisselberg është i vetmi person që përballet me akuza penale deri më tani në hetimin e gjatë të prokururisë së qarkut të Manhatanit për praktikat e biznesit të kompanisë së ish presidentit Trump.

I parë si një nga bashkëpunëtorët më besnikë të biznesit të Trumpit, zoti Weisselberg u arrestua në korrik të vitit 2021. Avokatët e tij kanë argumentuar se zyra e prokurorit të qarkut të udhëhequr nga demokratët, po e ndëshkonte atë sepse ai nuk do të ofronte informacione, që do të dëmtonin zoti Trump.

Prokurori i qarkut gjithashtu po heton për një çështje tjetër, nëse zoti Trump, ose kompania e tij, kanë gënjyer bankat ose qeverinë, duke zmadhuar vlerën e pronave për të marrë kredi, ose për të ulur pagesën e taksave.

Prokurori i atëhershëm i qarkut Cyrus Vance Jr., i cili filloi hetimin vitin e kaluar, i udhëzoi zëvendësit e tij që të paraqesin prova para një jurie të madhe dhe të kërkojnë një aktakuzë ndaj zotit Trump, sipas ish-prokurorit Mark Pomerantz, i cili i kishte drejtuar hetimet më parë.

Por pasi prokurori Vance u largua nga detyra, pasardhësi i tij, Alvin Bragg, lejoi që juria e madhe të shpërbëhej pa ngritur akuza. Të dy prokurorët janë demokratë. Zoti Bragg ka thënë se hetimet janë duke vazhduar.

Organizata Trump nuk është e përfshirë në pranimin e fajësisë nga zoti Weisselberg. Ajo pritet të dalë në gjyq për skemën e pretenduar të kompensimit në tetor.

Prokurorët pretendojnë se kompania u dha përfitime të pataksuara drejtuesve të lartë, përfshirë zotin Weisselberg, për 15 vjet. Vetëm zoti Weisselberg u akuzua se kishte mashtruar qeverinë federale, shtetin dhe qytetin me më shumë se 900,000 dollarë taksa të papaguara dhe rimbursime të pamerituara të taksave.

Sipas ligjit të shtetit, dënimi për akuzën më të rëndë kundër zotit Weisselberg, vjedhje të një shume të madhe, mund të shkonte deri në 15 vjet burg. Por akuza nuk mbart asnjë minimum të detyrueshëm dhe shumica e shkelësve për herë të parë për çështje të lidhura me taksat nuk përfundojnë kurrë pas hekurave.

Akuzat për mashtrim tatimor kundër Organizatës Trump dënohen me një gjobë sa dyfishi i shumës së taksave të papaguara, ose 250,000 dollarë, cilado qoftë shifra më e lartë.

Ndaj vetë zotit Trump nuk janë ngritur akuza. Ai i ka dënuar hetimet e Nju Jorkut si një “gjueti politike shtrigash”, dhe ka thënë se veprimet e kompanisë së tij janë një praktikë standarde në biznesin e pasurive të paluajtshme dhe në asnjë mënyrë një krim.

Javën e kaluar, zoti Trump u thirr për të dëshmuar në kuadër të një çështjeje civile ndaj tij, që po heton Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut Letitia James, nën akuzat se kompania e tij ka mashtruar huadhënësit dhe autoritetet tatimore për vlerat e pasurive. Zoti Trump përdori të drejtën që i garanton Amendamenti i Pestë i Kushtetutës, duke mos iu përgjigjur asnjë prej të 400 pyetjeve.

Mike Pence, thirrje republikanëve të ndalojnë sulmet ndaj FBI-së

VOA/Marrë nga Associated Press

Ish-nënpresidenti Mike Pence po u kërkon republikanëve që të ndalojnë sulmet ndaj FBI-së pas kontrollit që ajo kreu në shtëpinë e Donald Trumpit në Florida.

Zoti Pence po denoncon thirrjet e disa prej aleatëve të ish-presidentit për të mos financuar FBI-në, duke thënë se kjo është “po aq e gabuar” sa një thirrje e aktivistëve demokratë për të mos financuar policinë.

Zoti Pence tha gjithashtu se do ta “shqyrtonte rastin” nëse i kërkohet të dëshmojë para komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve që po heton trazirat e 6 janarit 2021.

Thirrjet e zotit Pence për përmbajtje vijnë pasi zyrtarët e zbatimit të ligjit paralajmërojnë për një numër në rritje të kërcënimeve të dhunshme ndaj agjentëve federalë dhe objekteve qeveritare, që kur agjentët kontrolluan javën e kaluar banesën e zotit Trump në Mar-a-Lago.

Duke folur në Nju Hemshër, zoti Pence u pyet se çfarë i shkoi në mendje kur dëgjoi për kontrollin e FBI-së në shtëpinë e zotit Trump. Ish nënpresidenti Pence, i cili ashtu si zoti Trump po shqyrton mundësinë për të garuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, tha se ishte i shqetësuar nga ai që ai e quajti politizim të FBI-së. Ai tha gjithashtu se Departamenti i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland duhet të jenë më transparentë në lidhje me atë që i shtyu autoritetet të kryenin kontrollin.

Por ish-nënpresidenti kishte gjithashtu një mesazh për partinë republikane.

“Dua t’u kujtoj kolegëve të mi republikanë, se mund ta mbajmë përgjegjës prokurorin e përgjithshëm për vendimin që ai mori, pa sulmuar personelin e forcave të zbatimit të ligjit në FBI”.

“Partia Republikane është partia e rendit dhe ligjit”, vazhdoi më tej zoti Pence. “Partia jonë është me burrat dhe gratë që qëndrojnë në pozita delikate në nivel federal, shtetëror dhe lokal dhe këto sulme ndaj FBI-së duhet të ndalen. Thirrjet për të ndaluar financimin e FBI-së janë po aq të gabuara sa edhe thirrjet për të shkurtuar fondet për policinë.”

Autoritetet federale dhe vëzhgues privatë të ekstremizmit kanë paralajmëruar se një numër në rritje i mbështetësve të flaktë të zotit Trump duket se janë të gatshëm të kundërpërgjigjen ndaj FBI-së ose të tjerëve që, sipas tyre, po shkojnë shumë larg në hetimin e ish-presidentit.

Në Ohajo, një burrë i veshur me anti-plumb dhe i armatosur, u qëllua dhe u vra, pasi u përpoq të hynte në zyrën e FBI-së në Cincinati. Në Pensilvani, një burrë u arrestua pasi postoi kërcënime me vdekje ndaj agjentëve në mediat sociale.

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, ka thënë se kërcënimet ndaj agjentëve dhe Departamentit të Drejtësisë janë “për të ardhur keq dhe të rrezikshme”. FBI-ja ka paralajmëruar agjentët e saj që të marrin masa paraprake, duke përmendur një rritje të kërcënimeve në mediat sociale ndaj personelit dhe objekteve të byrosë. Disa ligjvënës republikanë dhe të tjerë po kërkojnë që FBI-ja të shpërbëhet dhe të mos financohet.

Zoti Pence, i cili është përpjekur të distancohet nga ish-shefi i tij, i parapriu pyetjes duke thënë: “Dihet mjaft mirë se presidenti Trump dhe unë kemi pasur mosmarrëveshjet tona”. Megjithatë, zoti Pence ka qenë i kujdesshëm të përmendë shpesh arritjet e “administratës Trump-Pence”, duke shpresuar se ai mund t’u bëjë thirrje votuesve që mund të kenë mbështetur politikat e Trumpit, por jo sjelljen e tij.

Rrugët e tyre ndanë më 6 janar 2021, kur një turmë mbështetësish të zemëruar të zotit Trump sulmuan Kapitolin në një përpjekje për të ndaluar çertifikimin zyrtar në Kongres të fitores së zgjedhjeve presidenciale nga Joe Biden. Donald Trumpi denoncoi nënpresidentin e tij për refuzimin për të kundërshtuar, ose vonuar çertifikimin – diçka që zoti Pence nuk kishte fuqi ligjore ta bënte.

Zoti Pence më parë kishte refuzuar të thoshte nëse ai do të angazhohej me komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve, që po heton mbi sulmin e 6 janarit nëse komisioni do t’i kërkonte të jepte dëshminë e tij. Të mërkurën, ai tha se do ta merrte në konsideratë këtë kërkesë.

“Do të ishte e paprecedentë në histori, që një nënpresident të thirret për të dëshmuar në Kongres, por siç thashë, nuk dua të paragjykoj,” tha ai. “Nëse do të më bëhej ftesë zyrtare, do ta konsiderojë atë”.

Biden nënshkruan ligjin mbi klimën, kujdesin shëndetësor, taksat dhe inflacionin

RFE/RL

Presidenti i SHBA-së Joe Biden nënshkroi të enjten më 16 gusht një projektligj prej rreth 740 miliardë dollarësh që synon të luftojë ndryshimet klimatike, të rrisë taksat mbi korporatat e mëdha dhe të zgjerojë mbulimin për kujdesin shëndetësor.

Projektligji, i quajtur “Akti i Reduktimit të Inflacionit”, është një arritje e madhe legjislative për demokratët ku përfshihet paketa më e madhe klimatike në historinë e SHBA-së dhe bëhet menjëherë një nga elementët kyç të presidencës së tij dyvjeçare.

Ajo kaloi në votim si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senatin javën e kaluar me mbështetjen e çdo demokrati por të asnjë republikani.

Në këtë paketë përfshihen masa të dizajnuara për të mbështetur alternativat e energjisë me emetim të ulët dhe për të ulur emetimet e gazrave serrë, si dhe për të ulur çmimet e barnave me recetë dhe për të rritur taksat ndaj korporatave dhe të pasurve.

Legjislacioni do të mbledhë rreth 700 miliardë dollarë nëpërmjet rritjes së taksave të korporatave dhe kursimeve të barnave me recetë, dhe do të shpenzojë rreth 400 miliardë dollarë për energjinë e pastër dhe dispozitat e kujdesit shëndetësor.

Biden u kthye shkurtimisht nga pushimet për të nënshkruar projektligjin, i cili u miratua sipas linjave partiake pa asnjë mbështetje nga republikanët e opozitës.

“Ky projekt-ligj është hapi më i madh përpara për të luftuar ndryshimet klimatike,” tha ai në një ceremoni nënshkrimi në Shtëpinë e Bardhë.

Kritikët republikanë kanë sulmuar shumë elementë të projektligjit, duke pohuar se shpenzimet e tij do të përshpejtojnë inflacionin në vend që ta frenojnë atë.

Ekspertët, shqetësime për sfidat e sigurisë në rezidencën e ish-Presidentit Trump

VOA/Marrë nga Reuters

Konfiskimi i dokumenteve të klasifikuara të qeverisë amerikane nga rezidenca Mar-a-Lago e ish-Presidentit Donald Trump ka nxjerrë në pah shqetësimet e vazhdueshme të sigurisë kombëtare të paraqitura nga ish-presidenti dhe shtëpia të cilën ai e quante “Shtëpia e Bardhë e Dimërore”, thonë disa ekspertë të sigurisë.

Zoti Trump po hetohet nga organet federale të rendit lidhur me mundësinë e shkeljes së ligjit të spiunazhit, i cili e bën të paligjshëm spiunimin për një vend tjetër ose keqpërdorimin e të dhënave të mbrojtjes së SHBA-së, përfshirë ndarjen e informacioneve me njerëz që nuk janë të autorizuar, thuhet në urdhërin e gjykatës për kontrollin e shtëpisë së ish-presidentit.

Kur shërbeu në Shtëpinë e Bardhë, në disa raste Presidenti Trump ndau informacione, pavarërisht sa sensitive ishin ato. Në fillim të mandatit, ai i dha spontanisht të dhëna shumë sekrete kryediplomatit rus, ndërsa ishte në Zyrën Ovale, lidhur me planet e Shtetit Islamik, thanë zyrtarët amerikanë në atë kohë.

Por rrezikun më të madh për organet amerikane të zbulimit e paraqiste rezidenca e zotit Trump në Mar-a-Lago ku kishte shumë të ftuar të rëndësishëm dhe organizoheshin darka për mbledhje fondesh në oborrin dhe verandën përkarshi valëve të detit.

Kur zoti Trump ishte president, Shërbimi Sekret tha se nuk përcaktonte se kujt i jepet qasje në rezidencën Mar-a-Lago por vetëm bën kontrolle fizike për t’u siguruar që askush nuk sjell sende të ndaluara dhe zhvillon kontrolle të mëtejshme për të ftuarit që ndodhen afër presidentit dhe figurave të tjera të larta.

Urdhri i Departamentit të Drejtësisë për kontrollin e rezidencës së ish-presidentit ngre shqetësime për sigurinë kombëtare, tha ish-zyrtarja e drejtësisë, Mary McCord.

“Duket qartë se ata menduan se ishte shumë serioze që këto materiale të ktheheshin në një vend të sigurt”, tha zonja McCord. “Mbajtja e dokumentave tejet sekrete në vend të papërshtatshëm, duke patur parasysh rezidencën, vizitorët e huaj atje dhe të tjerë që mund të kenë lidhje me qeveritë dhe agjentët e huaj, përbën një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare”.

Përmes një deklarate në median e tij sociale, zoti Trump tha se dosjet ishin “të gjitha të deklasifikuara” dhe të vendosura në “vend të sigurt”.

Zonja McCord tha se ajo nuk kishte parë asjnë “argument të besueshëm se ai kishte marrë një vendim të vetëdijshëm për secilën prej tyre (dosjeve) për t’i deklasifikuar para se të largohej”. Pas largimit nga detyra, tha ajo, ai nuk kishte autoritetin për t’i deklasifikuar dosjet. Departamenti i Drejtësisë nuk ka dhënë detaje se si dhe ku janë ruajtur dosjet dhe fotot, por dobësitë e rezidencës janë dokumentuar mirë.

Një shembull i profilit të lartë është edhe rasti i vitit 2017, kur zoti Trump shtroi një darkë me kryeministrin e atëhershëm të Japonisë, Shinzo Abe, në mjediset e jashtme, ndërsa të ftuarit qëndronin pranë duke dëgjuar dhe bërë foto të postuara më vonë në rrjetin Twitter.

Darka u ndërpre nga një provë me raketë nga Koreja e Veriut. Të ftuarit dëgjonin ndërsa zoti Trump dhe zoti Abe diskutonin lidhur me reagimin e tyre ndaj situatës. Pas publikimit të deklaratës, zoti Trump ndaloi tek një dasëm që organizohej në klubin e rezidencës.

Donald Trump nën hetim për spiunazh

VOAL- Donald Trump po hetohet nga FBI për spiunazh. Kjo u zbulua nga faqja Politico pas shikimit të urdhrit të kontrollit të rezidencës së ish-presidentit në Florida dhe lajmi u konfirmua më vonë nga media të tjera pasi Trump dhe avokatët e tij i dhanë dritën jeshile publikimit të urdhrit të kontrollit të rezidencës së tij në Mars. -a-Lago.

Ndaj ish-presidenti është nën hetim për shkelje të ligjit të spiunazhit, ligjit për spiunazhin, por edhe për “pengim hetimi” dhe “heqje apo asgjësim të dokumenteve zyrtare”. Krime të rënda që përfshijnë disa vite burg ose dënim.

Përgjigja e Trumpit

“Numri një, gjithçka ishte e deklasifikuar. Numri dy, ata nuk kishin nevojë të ‘kapnin’ asgjë. Mund ta kishin marrë sa herë të donin pa u përfshirë në politikë dhe pa u futur në Mar-a-Lago.” Kështu shkruan në llogarinë e tij në Truth Social Donald Trump për dokumentet e marra nga agjentët e FBI-së gjatë kontrollit në Florida. “Ata ishin në një vend të sigurt, me një bllokues shtesë të vendosur pasi më kërkuan,” shtoi ai. sda-eb

Trump: Dokumentet e marra nga FBI ishin të gjitha të deklasifikuara

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, reagoi pas disa raportimeve se FBI ka gjetur në shtëpinë e tij dokumente të klasifikuara.

Në një postim në Truth Social, presidenti tha se të gjitha dokumentet e marra nga FBI janë të deklasifikuara.

“Së pari, të gjitha ishin të deklasifikuara. Së dyti, ata nuk kishin nevojë të ‘sekuestronin’ asgjë. Ata mund t’i kishin pasur sa herë donin, pa luajtur politikë dhe pa u futur në Mar-a-Lago. Ishin në një magazinë të sigurt, me një bravë shtesë të vendosur sipas kërkesës së tyre”.

“Problemi më i madh është se çfarë do të bëjnë ata me 33 milionë faqet e dokumenteve, shumica të klasifikuara, që presidenti Obama mori në Çikago”.

Si reagim, Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrave dha në një deklaratë për shtyp se ish-presidenti Obama nuk ka kontroll mbi të dhënat presidenciale nga administrata e tij.

Kurse gjykata federale e Floridës ka zbardhur arsyet e bastisjes së shtëpisë së ish-presidentit amerikan Donald Trump nga ana e agjentëve të FBI-së.

Trump po hetohet për tre akuza, ku më e rënda është një shkelje e ‘Espionage Act’, praktikisht një akuzë për spiunazh, por edhe për mbajtje ilegale të dokumenteve qeveritare si dhe për tentativë për të penguar hetimet.

Gjatë kontrolleve në shtëpinë që politikani miliarder ka në Mar-a-Lago të Floridës, FBI ka sekuestruar 20 kuti me dokumente të ndryshme.   syri.net

SHBA – ‘Agjentët të kontrollojnë zyrën 45’- Zbulohet urdhri i FBI që bastisi vilën e Trump në Florida

Agjentët e FBI sekuestruan materiale të klasifikuara në shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago të Florida, gjatë bastisjes së saj të paprecedentë ditën e hënë, duke përfshirë disa të dhëna të shënuara si top sekret, sipas dokumenteve që ka parë Fox News. 

Ish-presidenti Trump kundërshton klasifikimin, duke thënë se të dhënat janë të deklasifikuara.

Sipas urdhrit që ka parë Fox News të premten, gjykatësi amerikan Bruce Reinhart nënshkroi urdhrin më 5 gusht, duke i dhënë autoritetin FBI të kryejë kërkimin e tij “më ose përpara datës 19 gusht 2022” dhe “në orën 6:00 të ditës, deri në orën 10:00”.

Urdhri u vulos zyrtarisht të premten pasdite nga Reinhart.

“Vendndodhjet që do të kontrollohen përfshijnë ‘zyrën 45’, të gjitha dhomat e mbledhjeve dhe dhomat ose zonat e tjera brenda ambienteve të përdorura nga stafi i Trump ku mund të ruhen kutitë ose dokumentet“, thuhet në urdhër.

Sipas Fox News, agjentët e FBI kanë marrë katër dosje me dokumente tepër sekrete, tre grupe dokumentesh sekrete dhe tre dosje me dokumente konfidenciale.

Në procesverbal nuk bëhen publike detaje në lidhje me përmbajtjen e tyre.

Nga ana tjetër, ish-presidenti dhe ekipi i tij, megjithatë, po kundërshtojnë klasifikimin dhe besojnë se informacioni dhe të dhënat janë deklasifikuar.  syri.net

FBI konfiskoi dokumenta “tepër sekrete” nga shtëpia e ish-presidentit Trump në Florida

VOA/Marrë nga Associated Press

FBI-ja gjeti dokumente të klasifikuara “tepër sekret” nga rezidenca e ish-presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago në Florida, sipas dokumenteve të gjykatës të lëshuara të premten pasi një gjykatës federal bëri publik përmbajtjen e urdhrit që autorizonte kontrollin e paprecedentë këtë javë.

Një listë e bërë publike nga gjykata tregon se agjentët e FBI-së morën gjatë kontrollit të hënën 11 dosje të dhënash të klasifikuara sekret nga Mar-a-Lago.

Të dhënat e sekuestruara përfshijnë disa dokumente të etiketuara jo vetëm si tepër sekrete, por edhe të një kategorie të veçantë që përcaktohet për të mbrojtur sekretet më të rëndësishme të vendit që nëse zbulohen publikisht mund të shkaktojnë dëme “jashtëzakonisht të rënda” për interesat e SHBA-së.

Procesverbalet e gjykatës nuk jepnin detaje konkrete në lidhje me informacionin që mund të përmbajnë dokumentet.

Sipas urdhrit, agjentët federalë po hetonin shkelje të mundshme të tre ligjeve të ndryshme federale, përfshirë atë që rregullon mbledhjen, transmetimin ose humbjen e informacionit të mbrojtjes sipas Aktit për Spiunazhin. Ligjet e tjera parashikojnë masat për fshehjen, dëmtimin ose zhvendosjen e të dhënave, si edhe shkatërrimin, ndryshimin ose falsifikimin e të dhënave në hetimet federale.

Lista e objekteve tregon gjithashtu se agjentët federalë kanë mbledhur të dhëna të tjera të mundshme presidenciale, përfshirë urdhrin për faljen presifenciale të aleatit të zotit Trump, Roger Stone, një “kuti prej lëkurë me dokumenta ” dhe informacione për “Presidentin e Francës”.
Gjatë kontrollit u sekuestruan gjithashtu një dosje me fotografi, një shënim me dorë, “dokumente të ndryshme sekrete” dhe “dokumente të ndryshme konfidenciale”.

Avokatja e zotit Trump, Christina Bobb, e cila ishte e pranishme në Mar-a-Lago kur agjentët kryen kontrollin, nënshkroi dy dokumenta me listën e objekteve, njëra ishte dy faqe dhe tjetra një faqe.

Në një deklaratë më herët të premten, ish-presidenti Trump tha se dokumentet e sekuestruara nga agjentët ishin “të gjitha të deklasifikuara” dhe argumentoi se ai do t’i kishte dorëzuar ato vetë nëse Departamenti i Drejtësisë do t’i kishte kërkuar.

Megjithëse presidentët në detyrë në përgjithësi kanë autoritetin të deklasifikojnë informacion, ky autoritet skadon sapo largohen nga detyra dhe nuk është e qartë nëse dokumentet në fjalë janë deklasifikuar.

Madje edhe kompetencat e një presidenti në detyrë për të deklasifikuar mund të jenë të kufizuara kur bëhet fjalë për sekrete të lidhura me programet e armëve bërthamore, operacione të fshehta dhe operativë, dhe disa të dhëna që shkëmbehen me aleate.

Trump mbajti posedimin e dokumenteve pavarësisht kërkesave të shumta nga agjencitë, duke përfshirë Arkivin Kombëtar, për të dorëzuar të dhënat presidenciale në përputhje me ligjin federal.
Është ende e paqartë nëse Departamenti i Drejtësisë e dha urdhrin thjesht për të marrë dokumentat, apo si pjesë e një hetimi më të gjerë penal.

Një gjykatës federal pritet të vendosë të premten nëse do ta miratojë kërkesën e Departamentit të Drejtësisë për të bërë publik urdhrin që autorizonte FBI-në të kontrollonte rezidencën e ish-presidentit Donald Trump në Florida.

Vendimi për bërjen publike të dokumenteve u mor nga Bruce Reinhart, i njëjti gjykatës që nënshkroi urdhrin për kontrollin. Departamenti i Drejtësisë kishte afat deri të premten pasdite që ta njoftonte gjykatësin nëse avokatët e zotit Trump janë dakord ose jo me propozimin për ta bërë atë publik.

Ish-Presidenti bëri thirrje të enjten vonë për bërjen “menjëherë” publike të urdhrit federal që përdori FBI-ja për të kontrolluar rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, disa orë pasi Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland i kërkoi një gjykate ta publikonte urdhrin, duke përmendur si argument “interesin e konsiderueshëm publik për këtë çështje.”

Zoti Trump shkruajti në platformën e tij “Truth Social”, se jo vetëm që nuk e kundërshtonte publikimin e dokumenteve, por po shkonte një hap më tej “duke inkurajuar lëshimin e menjëhershëm të tyre.”

Ai vazhdoi të kritikonte ashpër kontrollin nga FBI-ja të Mar-a-Lagos si “joamerikan, të pajustifikuar dhe të panevojshëm”.

“Nxirrini dokumentat tani!” shkruan ai.

Ndërkohë të premten ish-presidenti reagoi ndaj një artikulli të gazetës Washington Post, sipas së cilit agjentët e FBI-së që kontrolluan shtëpinë e tij në Mar-a-Lago po kërkonin për dokumenta mbi çështje bërthamore, duke thënë se “është një gënjeshtër”.

Gazeta shkruan se nuk është e qartë nëse u gjetën dokumente të tilla në Mar-a-Lago.

Zoti Trump nuk ofroi asnjë provë për të vërtetuar pretendimin e tij se njoftimi i gazetës ishte gënjeshtër dhe as për pretendimin tjetër që ai bëri, se provat mund të ishin vënë me qëllim në shtëpinë e tij.
Kërkesa që Departamenti i Drejtësisë bëri të enjten për publikimin e urdhrit, është e pazakontë sepse dokumente të tilla zakonisht mbahen konfidenciale ndërsa vazhdon hetimi. Por mesa duket Departamenti kishte arritur në përfundimin se heshtja e tij, që kur u bë kontrolli, kishte krijuar një hapësirë për retorikë të ashpër nga zoti Trump dhe aleatët e tij dhe se publiku kishte të drejtën të njihej me versionin e FBI-së për arsyet që sollën kontrollin në shtëpinë e ish-presidentit të hënën.

Për të marrë një urdhër kontrolli, autoritetet federale duhet t’i provojnë një gjyqtari se ekziston një shkak i mundshëm për të besuar se është kryer një vepër penale. Prokurori i Përgjithshëm Garland tha se ai personalisht e kishte miratuar urdhrin, një vendim që ai tha se departamenti nuk e mori lehtësisht duke pasur parasysh se praktika standarde është që nëse është mundur të zgjidhen praktika më pak ndërhyrëse sesa kontrolli i shtëpisë.

Në këtë rast, sipas një personi që ka dijeni për çështjen, kishte pasur një komunikim të konsiderueshëm me zotin Trump dhe avokatët e tij përpara urdhrit të kontrollit, përfshirë një kërkesë zyrtare për të dorëzuar dokumenta dhe një vizitë në Mar-a-Lago disa muaj më parë nga FBI dhe zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë për të vlerësuar se si ishin ruajtur dokumentet.

As zoti Trump dhe as FBI-ja nuk kanë thënë asgjë në lidhje me dokumentet që FBI mund të ketë marrë, ose çfarë saktësisht po kërkonin agjentët.

Ish-presidenti, i cili për vite me radhë ka kritikuar FBI-në dhe ka kërkuar të mbjellë mosbesim mes mbështetësve të tij për vendimet e saj, tha se kontrolli u krye pavarësisht bashkëpunimit të tij me Departamentin e Drejtësisë.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, zoti Trump tha se “avokatët dhe përfaqësuesit e tij po bashkëpunonin plotësisht” përpara kontrollit dhe se zyrtarët e qeverisë “mund të merrnin gjithçka që dëshironin, kurdo që të dëshironin, nëse ne do ta kishim. ”

FBI-ja dhe Departamenti i Drejtësisë nuk diskutojnë publikisht lidhur me hetime që janë në vazhdim e sipër, si për të mbrojtur integritetin e hetimeve, ashtu edhe për të shmangur trajtimin e padrejtë të dikujt që po shqyrtohet, por mbi të cilin përfundimisht mund të mos ngrihen akuza. Kjo është veçanërisht e vërtetë në rastin e urdhrave për kontroll, ku dokumentet gjyqësore mbështetëse mbahen zakonisht sekret ndërsa vazhdon hetimi.

Megjithatë, në këtë rast, zoti Garland përmendi faktin se vetë zoti Trump kishte dhënë konfirmimin e parë publik për kontrollin e FBI-së, “siç është e drejta e tij”.

“Pjesa më e madhe e punës sonë kryhet larg syve të publikut. Ne e bëjmë këtë për të mbrojtur të drejtat kushtetuese të të gjithë amerikanëve dhe për të mbrojtur integritetin e hetimeve tona,” tha ai. “Ligji federal, rregullat e departamentit dhe detyrimet tona etike nuk më lejojnë për momentin të jap detaje të mëtejshme në lidhje me bazën mbi të cilën u bë kontrolli “, tha ai të enjten.

Departamenti i Drejtësisë nën drejtimin e zotit Garland ka qenë i përmbajtur me deklaratat publike në lidhje me hetime delikate për çështje të ngarkuara politikisht, ose për të konfirmuar se deri në çfarë mase mund të jetë duke e hetuar zotin Trump si pjesë e një hetimi më të gjerë për trazirat e 6 janarit në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara dhe përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

Departamenti është përpjekur të shmangë perceptimin se po ndërhyn në politikën presidenciale, siç ndodhi në vitin 2016 kur drejtori i atëhershëm i FBI-së, James Comey bëri një deklaratë të pazakontë publike duke njoftuar se FBI-ja nuk do të rekomandonte akuza penale kundër zonjës Clinton lidhur me mënyrën se si ajo kishte përdorur emailet dhe kur foli përsëri pak më shumë se një javë para zgjedhjeve, për të njoftuar Kongresin se hetimi po rihapej për shkak të zbulimit të emaileve të reja.

Urdhri për kontrollin në Mar-a-Lago të hënën ishte pjesë e një hetimi të Departamentit të Drejtësisë për të zbuluar nëse zoti Trump kishte marrë të dhëna të klasifikuara nga Shtëpia e Bardhë në rezidencën e tij në Florida.

Arkivi Kombëtar i kishte kërkuar departamentit të hetonte pasi tha se 15 kuti të dhënash që mori nga ajo residencë përfshinin dokumente të klasifikuara.

Prokurori i Përgjithshëm dënoi gjithashtu sulmet verbale ndaj personelit të FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë lidhur me kontrollin.

Disa aleatë republikanë të zotit Trump kanë bërë thirrje që FBI-ja të mos mbështetet me fonde. Një numër i madh mbështetësish të ish-presidentit kanë bërë thirrje që të publikohet përmbajtja e urdhrit, duke shpresuar se kjo do të vërtetonte se zoti Trump ishte vënë pa të drejtë në shënjestër.

“E ka shpëtuar një polic”, shkrimtari Salman Rushdie i mbijeton sulmit

Governatorja e shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hochul, ka deklaruar se shkrimtari britanik me origjinë indiane, që prej rreth dy dekadave jeton në Shtetet e Bashkuara, i ka mbijetuar një atentati teksa ndodhej në një konferencë.

Shkrimtari 75 vjeçar, i njohur për ”Vargjet Satanike”, është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas guvernatores, shpëtimtari i tij ishte një polic i cili arriti të bllokojë autorin e sulmit, një person që vishte një maskë të zezë, dhe që është bllokuar nga forcat e rendit, edhe pse identiteti i të cilit mbetet ende i paqartë.

Sipas burimeve, fituesi i çmimit Booker Prize është goditur me grushte dhe të paktën 10 goditje me thikë, njëra prej të cilave në qafë, e cila ka shkaktuar edhe dëmet më të mëdha dhe gjakderdhje. Express

Sulmohet me thikë gjatë një seminari në Nju Jork autori i librit “Vargje Satanike”

RFE/RL

Salman Rushdie, një shkrimtar me origjinë indiane, i cili para disa viteve u urdhërua të vritej nga Irani për shkak të shkrimeve të tij, u sulmua në skenë gjatë një eventi në Nju Jork, sipas një dëshmitari që foli për agjencinë e lajmeve Reuters.

Një burrë nxitoi në skenën e Institutit Chautauqua në shtetin e Nju Jorkut dhe sulmoi Rushdie teksa po prezantohej, tha dëshmitari. Sulmuesi mësohet se është ndalur në vendngjarje. Aktualisht nuk dihet gjendja e Salman Rushdie.

“Ne kemi të bëjmë me një situatë emergjente. Nuk mund të ndaj detaje të mëtejshme në këtë moment,” tha një zëdhënës i Institutit Chautauqua kur u kontaktua nga agjencia e lajmeve Reuters.

Rushdie, i cili ka lindur në një familje muslimane indiane, është përballur me kërcënime me vdekje për romanin e tij të katërt, “Vargjet Satanike”, për të cilin disa muslimanë thanë se përmbante pasazhe blasfemuese. Romani u ndalua në shumë vende me popullsi të madhe myslimane pas botimit të tij në vitin 1988.

Një vit më vonë, Ayatollah Ruhollah Khomeini, asokohe lideri suprem i Iranit, shpalli një “fetva”, ose dekret fetar, duke u bërë thirrje muslimanëve të vrisnin shkrimtarin për blasfemi.

Irani më vonë u tërhoq nga urdhri dhe Rushdie ka jetuar relativisht i pashqetësuar në vitet e fundit.

Rushdie ishte në Institutin Chautauqua për të marrë pjesë në një diskutim rreth shërbimit të Shteteve të Bashkuara si azili për shkrimtarët dhe artistët në mërgim dhe “si një shtëpi për lirinë e shprehjes krijuese”, sipas faqes së internetit të institucionit.

Agjencia Wylie, e cila përfaqëson Rushdie, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Mbështetësi i Trumpit qëllohet për vdekje pasi sulmoi zyrën e FBI

Ngjarja e paprecendentë që ndodhi pak ditë më parë ku rezidenca e ish-presidentit Donald Trump u bastis nga FBI, ka trazuar ujërat në SHBA.

Mbështetësit e Trump që në nisje e kanë kundërshtuar urdhrin e organeve të drejtësisë për kontrollin, por një prej tyre duket se ka shkuar një hap më larg.

Ricky Walter Shiffer, një nga mbështetësit e ish-presidentit, tentoi sot të sulmonte zyrën e FBI-së në Ohio, ndërkohë që humbur jetën pasi u qëllua nga agjentët.

Policia tha se Shiffer u përpoq të shkelte një zonë të kontrollit të sigurisë së vizitorëve në zyrën e FBI në Cincinnati të enjten në mëngjes.

“Ai u pikas nga policia rreth 20 minuta pasi u përpoq të largohej nga vendi i ngjarjes. Ai u ndoq në një zonë rurale ku doli nga makina e tij, qëlloi kundër policisë dhe u plagos. Askush tjetër nuk u lëndua”, tha Nathan Dennis, një zëdhënës i Patrullës së Autostradave të Shtetit të Ohajos.

Ai u qëllua pasi dështuan të gjitha mjetet e tjera, që nga negociatat e deri tek përdorimi i mjeteve jo vdekjeprurëse, por pasi qëlloi kundër efektivëve, Shiffer u plagos dhe më pas ndërroi jetë në vendngjarje pa arritur të marrë ndihmë mjekësore në spital.

Të mërkurën, drejtori i FBI-së, Christopher Wray, denoncoi kërcënimet e bëra kundër agjencisë që nga bastisja në rezidencën e Trump, duke i quajtur ato “thellësisht shqetësuese për të gjithë amerikanët”.

Ai tha se zyrtarët kishin ndjekur një sërë postimesh shqetësuese në mediat sociale që kërcënonin të përdornin dhunë kundër agjentëve federalë.

“Dhuna kundër zbatimit të ligjit nuk është zgjidhja, pavarësisht se me kë jeni të mërzitur”, tha Wray.

Shiffer më parë kishte deklaruar në rrjetet sociale se donte të vriste agjentët e FBI-së.

“Nëse nuk dëgjoni më nga unë, dijeni se kam sulmuar FBI, dhe kjo do të thotë se ose më hoqën nga interneti, ose FBI më kapi, ose dërguan policët…”, thuhej në mesazhin e shpërndarë nga ai.

Ky nuk është kërcënimi i parë që marrin agjentët e FBI, pasi pas kontrollit në rezidencën e Mar-a-Lago në Florida të tilla kërcënime janë bërë të zakonshme. Për diçka të tillë foli mbrëmjen e djeshme në një konferencë urgjente për shtyp edhe Prokurori i Përgjithshëm. bw

Ish-presidenti Trump, thirrje për bërjen menjëherë publike të urdhrit për kontrollin nga FBI-ja

VOA/Marrë nga Associated Press

Ish-Presidenti Donald Trump bëri thirrje të enjten vonë për bërjen “menjëherë” publike të urdhrit federal që përdori FBI-ja për të kontrolluar rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, disa orë pasi Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland i kërkoi një gjykate ta publikonte urdhrin, duke përmendur si argument “interesin e konsiderueshëm publik për këtë çështje.”

Zoti Trump shkruajti në platformën e tij “Truth Social”, se jo vetëm që nuk e kundërshtonte publikimin e dokumenteve, por po shkonte një hap më tej “duke inkurajuar lëshimin e menjëhershëm të tyre.”

Ai vazhdoi të kritikonte ashpër kontrollin nga FBI-ja të Mar-a-Lagos si “joamerikan, të pajustifikuar dhe të panevojshëm”.

“Nxirrini dokumentat tani!” shkruan ai.

Ndërkohë të premten ish-presidenti reagoi ndaj një artikulli të gazetës Washington Post, sipas së cilit agjentët e FBI-së që kontrolluan shtëpinë e tij në Mar-a-Lago po kërkonin për dokumenta mbi çështje bërthamore, duke thënë se “është një gënjeshtër”.

Gazeta shkruan se nuk është e qartë nëse u gjetën dokumente të tilla në Mar-a-Lago.

Zoti Trump nuk ofroi asnjë provë për të vërtetuar pretendimin e tij se njoftimi i gazetës ishte gënjeshtër dhe as për pretendimin tjetër që ai bëri, se provat mund të ishin vënë me qëllim në shtëpinë e tij.

Kërkesa që Departamenti i Drejtësisë bëri të enjten është e pazakontë sepse dokumente të tilla zakonisht mbahen konfidenciale ndërsa vazhdon hetimi. Por mesa duket Departamenti kishte arritur në përfundimin se heshtja e tij, që kur u bë kontrolli, kishte krijuar një hapësirë për retorikë të ashpër nga zoti Trump dhe aleatët e tij dhe se publiku kishte të drejtën të njihej me versionin e FBI-së për arsyet që sollën kontrollin në shtëpinë e ish-presidentit të hënën.

Nëse urdhri publikohet, kjo mund të nxjerrë në pah informacione të pafavorshme për ish-presidentin si edhe për hetimin nga FBI-ja të mënyrës sesi ai i kishte trajtuar dokumente sekrete qeveritare, pikërisht në një kohë kur ai përgatitet për një tjetër kandidim për Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë fushatës së tij të suksesshme të vitit 2016, zoti Trump përmendi shpesh një hetim të FBI-së ndaj kundërshtares së tij demokrate, Hillary Clinton, që synonte të zbulonte nëse ajo kishte keqpërdorur informacione sekrete.

Për të marrë një urdhër kontrolli, autoritetet federale duhet t’i provojnë një gjyqtari se ekziston një shkak i mundshëm për të besuar se është kryer një vepër penale. Prokurori i Përgjithshëm Garland tha se ai personalisht e kishte miratuar urdhrin, një vendim që ai tha se departamenti nuk e mori lehtësisht duke pasur parasysh se praktika standarde është që nëse është mundur të zgjidhen praktika më pak ndërhyrëse sesa kontrolli i shtëpisë.

Në këtë rast, sipas një personi që ka dijeni për çështjen, kishte pasur një komunikim të konsiderueshëm me zotin Trump dhe avokatët e tij përpara urdhrit të kontrollit, përfshirë një kërkesë zyrtare për të dorëzuar dokumenta dhe një vizitë në Mar-a-Lago disa muaj më parë nga FBI dhe zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë për të vlerësuar se si ishin ruajtur dokumentet.

As zoti Trump dhe as FBI-ja nuk kanë thënë asgjë në lidhje me dokumentet që FBI mund të ketë marrë, ose çfarë saktësisht po kërkonin agjentët.

Ish-presidenti, i cili për vite me radhë ka kritikuar FBI-në dhe ka kërkuar të mbjellë mosbesim mes mbështetësve të tij për vendimet e saj, tha se kontrolli u krye pavarësisht bashkëpunimit të tij me Departamentin e Drejtësisë.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, zoti Trump tha se “avokatët dhe përfaqësuesit e tij po bashkëpunonin plotësisht” përpara kontrollit dhe se zyrtarët e qeverisë “mund të merrnin gjithçka që dëshironin, kurdo që të dëshironin, nëse ne do ta kishim. ”

FBI-ja dhe Departamenti i Drejtësisë nuk diskutojnë publikisht lidhur me hetime që janë në vazhdim e sipër, si për të mbrojtur integritetin e hetimeve, ashtu edhe për të shmangur trajtimin e padrejtë të dikujt që po shqyrtohet, por mbi të cilin përfundimisht mund të mos ngrihen akuza. Kjo është veçanërisht e vërtetë në rastin e urdhrave për kontroll, ku dokumentet gjyqësore mbështetëse mbahen zakonisht sekret ndërsa vazhdon hetimi.

Megjithatë, në këtë rast, zoti Garland përmendi faktin se vetë zoti Trump kishte dhënë konfirmimin e parë publik për kontrollin e FBI-së, “siç është e drejta e tij”.

“Pjesa më e madhe e punës sonë kryhet larg syve të publikut. Ne e bëjmë këtë për të mbrojtur të drejtat kushtetuese të të gjithë amerikanëve dhe për të mbrojtur integritetin e hetimeve tona,” tha ai. “Ligji federal, rregullat e departamentit dhe detyrimet tona etike nuk më lejojnë për momentin të jap detaje të mëtejshme në lidhje me bazën mbi të cilën u bë kontrolli “, tha ai të enjten.

Departamenti i Drejtësisë nën drejtimin e zotit Garland ka qenë i përmbajtur me deklaratat publike në lidhje me hetime delikate për çështje të ngarkuara politikisht, ose për të konfirmuar se deri në çfarë mase mund të jetë duke e hetuar zotin Trump si pjesë e një hetimi më të gjerë për trazirat e 6 janarit në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara dhe përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

Departamenti është përpjekur të shmangë perceptimin se po ndërhyn në politikën presidenciale, siç ndodhi në vitin 2016 kur drejtori i atëhershëm i FBI-së, James Comey bëri një deklaratë të pazakontë publike duke njoftuar se FBI-ja nuk do të rekomandonte akuza penale kundër zonjës Clinton lidhur me mënyrën se si ajo kishte përdorur emailet dhe kur foli përsëri pak më shumë se një javë para zgjedhjeve, për të njoftuar Kongresin se hetimi po rihapej për shkak të zbulimit të emaileve të reja.

Urdhri për kontrollin në Mar-a-Lago të hënën ishte pjesë e një hetimi të Departamentit të Drejtësisë për të zbuluar nëse zoti Trump kishte marrë të dhëna të klasifikuara nga Shtëpia e Bardhë në rezidencën e tij në Florida.

Arkivi Kombëtar i kishte kërkuar departamentit të hetonte pasi tha se 15 kuti të dhënash që mori nga ajo residencë përfshinin dokumente të klasifikuara.

Prokurori i Përgjithshëm dënoi gjithashtu sulmet verbale ndaj personelit të FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë lidhur me kontrollin.

Disa aleatë republikanë të zotit Trump kanë bërë thirrje që FBI-ja të mos mbështetet me fonde. Një numër i madh mbështetësish të ish-presidentit kanë bërë thirrje që të publikohet përmbajtja e urdhrit, duke shpresuar se kjo do të vërtetonte se zoti Trump ishte vënë pa të drejtë në shënjestër.

Washington Post: FBI po kërkonte dokumente mbi armët bërthamore

VOAL- Gjatë kontrollit të rezidencës së ish-presidentit amerikan Donald Trump në Mar-a-Lago (Florida), FBI-ja po kërkonte dokumente në lidhje me armët bërthamore, dhe për rrjedhojë tepër sekrete dhe me implikime për sigurinë kombëtare. Zbulimi i Washington Post tregon urgjencën e ndërhyrjes së agjentëve federalë dhe shqetësimin e përhapur brenda qeverisë amerikane për llojin e dokumenteve të parkuara në Florida dhe rrezikun që ato mund të përfundojnë në duar të gabuara.

Mosmarrëveshja vjen pasi ish-qiramarrësi i Shtëpisë së Bardhë dhe avokatët e tij nuk kanë sqaruar ende se si synojnë të vazhdojnë me mocionin e paraqitur nga Departamenti i Drejtësisë për të kërkuar që urdhri i kërkimit të bëhet publik. Trump ka kohë deri në orën 21:00 sot (e premte) për të vendosur nëse do të kundërshtojë apo jo publikimin e dokumentit.

Për manjatin dhe avokatët e tij, kjo është një zgjedhje komplekse: ish-presidenti e ka mbajtur mandatin që nga e hëna kur u krye sulmi, por ai nuk e ka bërë publik, duke u kufizuar në kritikat e ashpra ndaj FBI-së. Bllokimi i kërkesës së Departamentit të Drejtësisë mund të lërë të kuptohet se Trump ka diçka për të fshehur në mandat, një dokument që mund të sqarojë motivet që nxitën agjentët federalë të ndërhynin. “Merrick Garland po përpiqet të zbulojë bllofin e Trumpit”, komentojnë disa ekspertë që vëzhgojnë teksa ministri i Drejtësisë e dërgoi topin me shkathtësi në fushën e manjatit. Sipas zërave, stafi i ish-presidentit u befasua nga ky veprim.

Nëse thashethemet e Washington Post për dokumente të lidhura me bërthamën dëshmohen të vërteta, situata e Trumpit do të ndërlikohej. Në fakt, kartat do të mund të rrezikonin sigurinë kombëtare amerikane, por edhe të krijonin probleme me vendet e tjera. Në të vërtetë, nuk është e qartë nëse dokumentet që po ndiqnin agjentët federalë kishin të bënin vetëm me arsenalin bërthamor amerikan apo edhe atë të shteteve të tjera. Sipas New York Times, gazetat përfshinin gjithashtu informacione për programet më sekrete amerikane. sda/ansa- eb

Trumpi nuk kundërshton publikimin e urdhrit për bastisjet në shtëpinë e tij

RFE/RL

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje që të publikohet “menjëherë” urdhri i FBI-së për bastisjet në shtëpinë e tij në Florida.

Kjo thirrje e Trumpit erdhi disa orë pasi Departamenti amerikan i Drejtësisë i kërkoi një gjykate që të bëjë publike urdhrin, teksa prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, tha se kjo kërkesë bëhet për shkak të “interesit publik për këtë çështje”.

Në një mesazh të postuar në platformën e tij sociale, Truth Social, Trump shkroi:

“Unë jo vetëm që nuk e kundërshtoj publikimin e dokumenteve… Unë do të bëj edhe një hap më tej duke i inkurajuar që të publikojnë menjëherë këto dokumente”.

Ai sërish tha se bastisjet e Byrosë Federale të Hetimeve në pronën e tij në Mar-a Lago ishin “të pajustifikueshme dhe të panevojshme”.

“Publikoni dokumentet menjëherë”, shkroi ai.

Gjatë 11 gushtit, Departamenti i Drejtësisë tha se ka bërë kërkesë për publikimin e dokumenteve, që zakonisht mbesin konfidenciale kur një hetim është në zhvillim e sipër. Por, departamenti tha se publiku duhet të dijë pse FBI-ja bastisi shtëpinë e ish-presidentit të hënën, më 8 gusht.

“Interesi i publikut është i madh për të kuptuar atë që ndodhi”, thuhej në mocionin e paraqitur në gjykatën federale në Florida.

Tani i mbetet gjyqtarit të vendosë nëse do të publikojë urdhrin e bastisjeve. Por, nëse publikohen dokumentet mund të nxjerrin informacione lidhur me dyshimet që FBI ka për trajtimin e dokumenteve të ndjeshme qeveritare nga ana e Trump, teksa ai po përgatitet që të garojë sërish për postin e presidentit.

Ende nuk dihet se sa shumë informacione mund të ketë në dokumente nëse ato bëhen publike.

Bastisjet e të hënës ishin bastisjet e para në historinë amerikane në shtëpinë e ndonjë ish-presidenti, si pjesë e një hetimi penal. Trump dhe republikanë të tjerë kanë kritikuar këtë vendim të FBI-së dhe kanë thënë se është i motivuar politikisht.

Por, duke folur në një konferencë për media më 11 gusht, prokurori i Përgjithshëm, Merrick Graland, mbrojti agjentët e FBI-ë dhe zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë.

“Nuk do të rri i heshtur kur integriteti i tyre sulmohet padrejtësisht”, tha ai për gazetarët.

Ai pranoi se personalisht ka miratuar urdhrin për bastisjet dhe se marrja e këtij vendimi nuk ka qenë e lehtë.

Më herët, avokatja e Trimpit, Lindsey Halligan, ka thënë se Trump dhe ekipi i tij ligjor po e shqyrtonin mundësinë për të publikuar urdhrin e bastisjeve para se gjykatësi të marrë ndonjë vendim. Ata po ashtu po e shqyrtojnë mundësinë e publikimit të fotografive dhe videove nga bastisjet, tha ajo.

Agjentët e FBI-së në Mar-a Lago kanë kërkuar që kamerat e sigurisë të fiken, por ekipi i Trumpit ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë, ka raportuar CBS News.

Trump deklaroi të enjten se nuk ka pasur nevojë për bastisje pasi tha se avokatët e tij po bashkëpunonin plotësisht dhe se “Qeveria mund të marr çfarëdo që të dëshirojë, nëse ne e kemi në pronësi atë”.

Garland: Departamenti i Drejtësisë ka kërkuar publikimin e urdhërit të bastisjes në Mar-a-Lago

VOA/Marrë nga Associated Press

UASHINGTON (AP) – Departamenti i Drejtësisë po i kërkon një gjykate federale të bëj publik urdhrin që FBI-ja përdori për të kontrolluar pronën në Mar-a-Lago të ish-presidentit Donald Trump, tha të enjten Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland, duke pranuar interesin e jashtëzakonshëm publik për rastin rreth të dhënave të klasifikuara.

Kërkesa është e çuditshme sepse dokumenta të tilla tradicionalisht mbeten të vulosura gjatë një hetimi në vazhdim. Por Departamenti i Drejtësisë duket ta ketë pranuar se heshtja që nga kontrolli kishte krijuar një vakum për sulme të hidhura verbale nga ish presidenti Trump dhe aleatët e tij dhe se publiku kishte të drejtë të dinte çfarë nxiti veprimin e së hënës në shtëpinë e ish-presidentit.

“Interesi i qartë dhe i fuqishëm i publikut për të kuptuar atë që ndodhi në këto rrethana peshon më shumë në favor të bërjes publike të urdhrit”, thuhej në një mocion të paraqitur në gjykatën federale në Florida të enjten.

Kërkesa që është tani në dorën e gjykatësit dhe që ish presidenti mund ta kundërshtojë bërjen publike të saj– mund të zbulojë informacione jo të këndshme për ish-presidentin dhe për shqyrtimin e FBI-së për trajtimin nga ana e tij të dokumenteve të ndjeshme të qeverisë pikërisht ndërsa ai përgatitet për një tjetër garë për Shtëpinë e Bardhë. Gjatë fushatës së tij të suksesshme të vitit 2016, ai vuri në dukje shpesh një hetim të FBI-së ndaj kundërshtares së tij demokrate, Hillary Clinton, për të pare nëse ajo keqpërdorte informacionin e klasifikuar.

Në këtë pikë është e paqartë se sa informacion do të përfshihej në dokumente, nëse ato do të bëheshin publike, ose nëse ato do të përfshinin një deklaratë të FBI-së që me sa duket do të parashtronte një bazë të detajuar faktike për kontrollin në pronën Mar-o-Lago. Departamenti kërkoi në mënyrë specifike bërjen publike të urdhrit si dhe një listë ku renditeshin sendet që u sekuestruan, së bashku me dy dokumenta të paspecifikuara.

Për të marrë një urdhër kontrolli, autoritetet federale duhet t’i provojnë një gjyqtari se ekziston një shkak i mundshëm për të besuar se është kryer një krim. Kryeprokurori Garland tha se ai personalisht e miratoi urdhrin, një vendim që ai tha se departamenti nuk e mori lehtë duke pasur parasysh se praktika standarde aty ku është e mundur, është të zgjidhen taktika më pak ndërhyrëse sesa kontrolli i shtëpisë.

As zoti Trump dhe as FBI-ja nuk kanë thënë asgjë në lidhje me dokumentet që FBI-ja mund të ketë sekuestruar, apo çfarë saktësisht kërkonin agjentët. Por ish-presidenti u ankua sërish të enjten për kontrollin.

Zoti Trump, i cili për vite me radhë ka kritikuar FBI-në dhe ka kërkuar të mbjellë mosbesim mes mbështetësve të tij në vendimet e saj, tha se urdhri u kërkua dhe kontrolli u krye pavarësisht bashkëpunimit të tij me Departamentin e Drejtësisë.

Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, zoti Trump tha se “avokatët dhe përfaqësuesit e tij po bashkëpunonin plotësisht” përpara kontrollit dhe se zyrtarët e qeverisë “mund të kishin gjithçka që dëshironin, kurdo që të dëshironin, nëse ne do ta kishim atë që kërkonin”.

Departamenti i Drejtësisë ka afat deri të premten pasdite për të njoftuar gjyqtarin nëse zoti Trump do të kundërshtojë publikimin e urdhërit.

Politika e FBI-së dhe e Departamentit të Drejtësisë paralajmëron kundër diskutimit të hetimeve në vazhdim, si për të mbrojtur integritetin e hetimeve, ashtu edhe për të shmangur keqtrajtimin e padrejtë të dikujt që po hetohet. Kjo është veçanërisht e vërtetë në rastin e urdhrave të bastisjeve, ku dokumentet gjyqësore mbështetëse mbahen në mënyrë rutinë sekret ndërsa hetimi vazhdon.

Sidoqoftë, në këtë rast, kryeprokurori Garland përmendi faktin se vetë Trumpi kishte dhënë konfirmimin e parë publik të kontrollit të FBI-së, “siç është e drejta e tij.” Departamenti i Drejtësisë, në dosjen e tij të re, tha gjithashtu se zbulimi i informacionit në lidhje me të tani nuk do të dëmtojnë funksionet e gjykatës.

Megjithatë, zoti Garland, në një deklaratë publike të planifikuar me ngut në Departamentin e Drejtësisë, dukej se pranoi natyrën e pazakontë të kërkesës së departamentit pasi ai refuzoi të merrte pyetje ose të jepte ndonjë hollësi thelbësore në lidhje me hetimin e FBI-së.

“Pjesa më e madhe e punës sonë kryhet jashtë syrit të publikut. Ne e bëjmë këtë për të mbrojtur të drejtat kushtetuese të të gjithë amerikanëve dhe për të mbrojtur integritetin e hetimeve tona,” tha ai. “Ligji federal, rregullat e departamentit dhe detyrimet tona etike më pengojnë të jap detaje të mëtejshme në këtë kohë, në lidhje me arsyen e kontrollit”.

Departamenti i Drejtësisë nën drejtimin e zotit Garland ka qenë i kujdesshëm ndaj deklaratave publike në lidhje me hetimet e ngarkuara politikisht, ose për të konfirmuar se deri në çfarë mase mund të hetonte zotin Trump si pjesë e një hetimi më të gjerë për trazirat e 6 janarit në Kongres dhe përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjet e vitit 2020.

FBI, Departamenti i Drejtësisë ndjekin në mënyrë rutinë keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara

VOA/Jeff Seldin

UASHINGTON – Zyrtarët federalë po thonë pak deri tani për kontrollin e FBI-së të së hënës në shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago në Florida, por zoti Trump dhe një nga djemtë e tij kanë thënë se veprimi është pjesë e një hetimi për heqjen nga zoti Trump të dokumentave zyrtare nga Shtëpia e Bardhë.

Ndërsa një kontroll i tillë i banesës së një ish-presidenti amerikan është i paprecedentë, hetimet për heqjen ose mbajtjen e paligjshme të informacionit të klasifikuar, janë më të zakonshme.

Persona të tjerë që janë ndjekur penalisht dhe që kanë pranuar fajësinë ose janë dënuar përfshijnë punonjës të Departamentit të Mbrojtjes, kontraktorë të mbrojtjes dhe punonjës ose kontraktorë të FBI-së, CIA-s dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare.

Më poshtë është një listë e disa rasteve të njohura:

Prill 2005 – Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, Sandy Berger u shpall fajtor për heqjen e vetëdijshme të dokumenteve të klasifikuara nga Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrimeve. Zoti Berger pranoi se kishte fshehur dhe hequr pesë kopje të një dokumenti të klasifikuar nga Arkivat në shtator dhe tetor të vitit 2003.

Zoti Berger pranoi gjithashtu fshehjen dhe heqjen e shënimeve të shkruara me dorë në kundërshtim me politikën e Arkivave. Në shtator të vitit 2005, zoti Berger u urdhërua të paguante një gjobë prej 50,000 dollarësh dhe të mos kishte leje të sigurisë për tre vjet.

Mars 2013 – Nënkoloneli në pension Benjamin Pierce Bishop u arrestua në Hawaii dhe u akuzua për mbajtje të paligjshme të dokumenteve në lidhje me mbrojtjen kombëtare dhe komunikim të qëllimshëm të informacionit të mbrojtjes kombëtare tek një person që nuk kishte të drejtë të merrte një informacion të tillë. Dokumentet e gjykatës pretendonin se zoti Bishopi, i cili punonte për një kontraktues të mbrojtjes, kishte 12 dokumente që përmbanin informacion të klasifikuar në rezidencën e tij. Më tej, dokumentet pretendojnë se zoti Bishop ia komunikoi me dashje atë informacion një gruaje 27-vjeçare kineze me të cilën ai kishte një lidhje.

Zoti Bishop u shpall fajtor në mars të vitit 2014. Ai u dënua me më shumë se shtatë vjet burg dhe tre vjet lirim të mbikëqyrur.

Mars 2015 – Gjenerali në pension i ushtrisë amerikane David Petraeus, ish-drejtor i CIA-s, u shpall fajtor për akuzën e heqjes dhe mbajtjes së paautorizuar të materialit të klasifikuar. Akuza pasoi zbulimet se zoti Petraeus ndau disa nga materialet me biografen dhe të dashurën e tij.

Zoti Petraeus u dënua me dy vjet burg me kusht dhe një gjobë prej 100,000 dollarësh.

Korrik 2015 – Rezervisti i Marinës amerikane, Bryan Nishimura, u dënua me dy vjet burgim me kusht dhe 7,500 dollarë gjobë pasi u shpall fajtor për shkarkimin dhe ruajtjen e dokumenteve të klasifikuara nga periudha e dislokimit të tij në Afganistan në 2007-2008 në pajisjet e tij personale. Në një kontroll në shtëpinë e tij në maj të vitit 2012-ës u gjetën materiale të shumta të klasifikuara, si në formate digjitale ashtu edhe në ato të shtypura.

Gusht 2016 – Ish-kontraktori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Harold Martin, u arrestua për atë që prokurorët federalë e përshkruan si një vjedhje të informacionit top-sekret të qeverisë që ishte “marrë në një shkallë të gjerë dhe një kohëzgjatje shumë vjeçare”.

Sipas një deklarate nga Departamenti i Drejtësisë, zoti Martin u padit në shkurt të vitit 2017 me akuzën e vjedhjes dhe mbajtjes së dokumentave të klasifikuara dhe materialeve të tjera. Departamenti më tej pretendoi se zoti Martin “vodhi dhe mbajti” dokumente shumë sekrete gjatë një periudhe 20 vjeçare, duke i mbajtur ato në shtëpinë e tij dhe në automjetin e tij.

Sipas aktakuzës, dokumentet e vjedhura dhe të mbajtura nga zoti Martin përmbanin informacione të planifikimit të Agjecisë së Sigurisë Kombëtare dhe informacion mbi objektivat e grumbullimit së inteligjencës. Dokumentet e tjera, nga Komanda Kibernetike e SHBA-së, përmbanin informacion mbi aftësitë ushtarake të SHBA-së, disa për t’u përdorur në operacione specifike dhe dokumente për boshllëqet në aftësitë kibernetike të SHBA-së.

Harold Martin u shpall fajtor për ruajtjen e qëllimshme të informacionit të mbrojtjes kombëtare në mars 2019. Në korrik 2019, zoti Martin u dënua me nëntë vjet burg, pasuar nga tre vjet lirim të mbikëqyrur.

Janar 2017 – Ish-kontraktori i mbrojtjes dhe marinsi Weldon Marshall u arrestua për mbajtjen e paligjshme të informacionit të klasifikuar, të ruajtur në disqe kompakte dhe disqe kompjuterike që ai mbante në shtëpinë e tij në Teksas. Informacioni përfshinte dokumente të klasifikuara nga koha e tij me Marinën e SHBA dhe nga koha e tij si kontraktor i mbrojtjes në Afganistan.

Zoti Marshall u shpall fajtor në mars 2018. Ai u dënua në qershor 2018 me më shumë se tre vjet burg, i ndjekur nga një vit lirim i mbikëqyrur.

Janar 2018 – Ish-oficeri i CIA-s Jerry Chun Shing Lee, i njohur gjithashtu si Zhen Cheng Li, u arrestua me akuzën e ruajtjes së paligjshme të informacionit të mbrojtjes kombëtare. Prokurorët pretenduan se Lee, ndërsa qëndronte në hotele në Hawaii dhe Virxhinia, kishte në posedim dy libra të vegjël që përmbanin shënime të shkruara me dorë që përfshinin emrat e vërtetë dhe numrat e telefonit të agjentëve dhe punonjësve të fshehtë të CIA-s, shënime operacionale nga takimet e agjentëve, vendndodhjet e takimeve operacionale dhe vendndodhjet e objekteve të fshehta.

Zoti Lee u padit në maj 2018 për dy akuza për mbajtje të paligjshme të dokumenteve në lidhje me mbrojtjen kombëtare, si dhe një akuzë për komplot për t’i dhënë informacione të mbrojtjes kombëtare një qeverie të huaj.

Lee u deklarua fajtor dhe u dënua në nëntor 2019 me 19 vjet burg për komplot për të komunikuar, shpërndarë dhe transmetuar informacione të mbrojtjes kombëtare tek Kina.

Maj 2018 – Ish-kontraktori i CIA-s Reynaldo Regis u shpall fajtor për akuzën e heqjes dhe mbajtjen e paautorizuar të materialeve të klasifikuara, si dhe për dhënien e deklaratave të rreme për oficerët federalë të zbatimit të ligjit. Prokurorët thanë se gjatë kohës së tij në CIA, zoti Reyes kreu kërkime të paautorizuara në bazat e të dhënave të klasifikuara dhe kopjoi informacionin në dhjetëra fletore, të cilat më pas i mori në shtëpi.

Në nëntor 2018, Reyes u dënua me 90 ditë burg. Avokati i tij më vonë i tha agjencisë Associated Press dhe mediave të tjera se klienti i tij “nuk kishte asnjë qëllim. Ishte thjesht një gabim”.

Gusht 2019 – Ish-punonjësja e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) Elizabeth Jo Shirley u arrestua në Mexico City nën akuzën e rrëmbimit të fëmijës së saj 6 vjeçare dhe më vonë u akuzua për mbajtjen e dokumenteve sekrete në pajisjet e saj elektronike, si në Meksikë ashtu edhe disa të ruajtura në shtëpinë e saj në Virxhinia Perëndimore.

Prokurorët argumentuan gjithashtu se zonja Shirley kërkoi t’i ofronte informacionin qeverisë ruse. Në korrik 2020, zonja Shirley u shpall fajtore për akuzën e mbajtjes së qëllimshme të informacionit të mbrojtjes kombëtare dhe për një akuzë për rrëmbim ndërkombëtar. Ajo u dënua në janar të vitit 2021 me më shumë se tetë vjet burg për mbajtje të qëllimshme të informacionit të mbrojtjes kombëtare. Ajo u dënua gjithashtu me tre vjet burg për akuzën e rrëmbimit.

Qershor 2020 – Hetuesit kryen një kontroll në shtëpinë në Hawaii të Asia Janay Lavarello, një punonjëse e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, pas kthimit të saj nga një detyrë e përkohshme në Ambasadën e SHBA në Manila. Hetuesit gjetën dokumente, shkrime dhe shënime të shumta të klasifikuara në lidhje me mbrojtjen kombëtare apo marrëdhëniet me jashtë dhe thanë se dokumentet – që u panë për herë të parë nga të ftuarit në një darkë të organizuar nga zonja Lavarello – nuk ishin transportuar me zarfa të sigurisë diplomatike, siç kërkohej.

Zonja Lavarello u deklarua fajtore për heqjen me vetëdije të informacionit të klasifikuar në korrik 2021. Ajo u dënua në shkurt 2022 me tre muaj burg dhe 5,500 dollarë gjobë.

Maj 2021 – Kendra Kingsbury, një punonjëse në divizionin e FBI-së në Kansas City, u padit me dy akuza për mbajtje të paautorizuar të dokumenteve në lidhje me mbrojtjen kombëtare. Dokumentet e gjykatës argumentojnë se zonja Kingsbury mori materiale të ndjeshme dhe dokumente të klasifikuara nga vendi i saj i punës për një periudhë prej më shumë se 12 vjetësh dhe i mbajti në shtëpinë e saj. Një nga dokumentet përfshinte informacione për anëtarët e al-Kaidës në Afrikë, përfshi ato të një bashkëpunëtori të dyshuar të themeluesit të al-Kaidës, Osama bin Laden.

SHBA akuzon një anëtar të Gardës Revolucionare të Iranit për komplot për të vrarë John Boltonin

VOA/Marrë nga Reuters

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara njoftoi të mërkurën se ka ngritur akuza ndaj një anëtari të forcave elitë të Gardës Revolucionare të Iranit për një komplot për të vrarë ish- këshilltarin e sigurisë kombëtare John Bolton. Zoti Bolton ishte këshilltar i ish-presidentit Donald Trump.

Shtetasi iranian Shahram Poursafi, i njohur gjithashtu si Mehdi Rezayi, “u përpoq t’u paguante disa individëve në Shtetet e Bashkuara 300,000 dollarë për të kryer vrasjen në Uashington ose në Maryland”, tha Departamenti i Drejtësisë.

Shtetasi iranian Shahram Poursafi, që SHBA e akuzon për një komplot për të vrarë ish- këshilltarin e sigurisë kombëtare John Bolton.

Shtetasi iranian Shahram Poursafi, që SHBA e akuzon për një komplot për të vrarë ish- këshilltarin e sigurisë kombëtare John Bolton.

Departamenti i Drejtësisë tha se ka të ngjarë që Poursafi të ishte motivuar për të vrarë zotin Bolton si hakmarrje për vdekjen e Qassem Soleimanit, një komandant i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit të vrarë në një sulm me dron të SHBA-së në janar 2020.

Sipas kallëzimit penal, Poursafi i kërkoi një banori amerikan të identifikuar vetëm si “Individi A” të bënte fotografi të zotit Bolton, me pretendimin se fotot i duheshin për një libër.

Banori i Shteteve të Bashkuara më pas e prezantoi Poursafin me një informator të fshehtë të qeverisë, i cili mund t’i bënte fotografitë për një çmim të caktuar.

Hetuesit thanë se një muaj më pas, Poursafi e kontaktoi informatorin në një aplikacion ku dërgohen mesazhe të koduara dhe i ofroi personit 250,000 dollarë për të angazhuar dikë për të “eliminuar” zotin Bolton. Kjo shumë më pas u rrit deri në 300,000 dollarë.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social, Twitter të mërkurën, zoti Bolton e falënderoi Departamentin e Drejtësisë për masat e ndërmarra.

“Nuk mund të thuhet shumë publikisht tani, por një gjë është e padiskutueshme: Sundimtarët e Iranit janë gënjeshtarë, terroristë dhe armiq të Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

Trump do të merret në pyetje nga Prokurori i Përgjithshëm, cilat janë problemet ligjore me të cilat po përballet ish-presidenti

Ish-presidenti Donald Trump do të përballet me marrjen në pyetje nën betim nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut të mërkurën, një pikë kthese vendimtare kjo në hetimin civil të nisur mbi praktikat e tij të biznesit.

Trump është munduar për muaj të tërë të shmangë dhënien e një dëshmie, e cila mund të ndikojë në rezultatin e hetimit për ish-presidentin dhe biznesin e tij familjar të pasurive të paluajtshme, Organizata Trump.

Një “luftë” e vërtetë ka nisur mes Trump dhe mbështetësve të tij dhe autoriteteve nga ana tjetër.
E gjitha nisi kur agjentët e FBI kontrolluan rezidencën e zotit Trump në Palm Beach, ngjarje kjo e cila nuk ka precedentë në historinë e shtetit amerikan.

 

Ngjarja:

Edhe pse ka një vit e gjysmë tashmë që nuk është më në pushtet, çështjet ligjore që lidhen me kohën e tij në detyrë ende paraqesin një rrezik për ish-presidentin.

 

Kontrolli i fundit i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) në shtëpinë e 76-vjeçarit në Florida, ka përqendruar vëmendjen në trajtimin e dokumenteve zyrtare nga ana e tij kur ishte president.

 

Dy hetime penale po vazhdojnë: një për ndërhyrje të mundshme në zgjedhje dhe një tjetër për krime të dyshuara financiare, raporton BBC.

 

Ndërkohë, një hetim politik po vazhdon rreth akuzave penale për rolin e tij në sulmin e Kongresit më 6 janar të vitit 2021.

 

Ndërsa Trump mendon të rikandidojë për president në vitin 2024, këto rastet ligjore mund t’i japin fund ambicive të ish- presidentit.

Të dhënat e Shtëpisë së Bardhë

Kur Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë, ai mori shumë dokumente me vete në resortin Mar-a-Lago në Florida.
Sipas ligjit të të dhënave presidenciale, marrja e dokumenteve zyrtare mund të përbëjë vepër penale.

Avokatja e tij, Christina Bobb, i tha NBC News se disa letra ishin sekuestruar, megjithatë FBI dhe departamenti i drejtësisë ende nuk kanë komentuar.

Në muajin shkurt, Arkivi Kombëtar tha se kishte marrë 15 kuti me letra në Mar-a-Lago, të cilat Trumpi duhet t’i kishte dorëzuar kur u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Agjencia më vonë i tha Kongresit se kutitë përfshinin artikuj të shënuar si “informacion i klasifikuar” të sigurisë kombëtare.

Por Trump pretendoi se qeveria nuk gjeti asgjë dhe se demokratët ishin thjesht në kërkim të mashtrimit të tyre të ardhshëm.

“Mbajtja e të dhënave u mundëson presidentëve të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre në detyrë”, thotë historiani presidencial Lindsay Chervinsky.

Por zbatimi i aktit të Regjistrimeve Presidenciale është “i ndërlikuar”, thotë ajo, sepse ligji kërkon “vullnetin e mirë” të presidentëve për të ruajtur të dhënat e tyre.

6 janari në Capitol Hill

Trump akuzohet për nxitjen e një “kryengritjeje” kur mbështetësit plaçkitën ndërtesën e Kapitolit, ndërsa anëtarët e Kongresit certifikuan fitoren zgjedhore të Joe Biden më 6 janar të vitit 2021.

Për javë më parë, ai bëri pretendime të pabaza për mashtrime zgjedhore, të cilat i përsëriti në një tubim në National Mall në Uashington DC pak para trazirave.

Menjëherë pas kësaj, Trump u shpall i pafajshëm në një gjyq politik në Senatin e kontrolluar nga republikanët dhe mbështetësit shpallën fitoren. Por kjo nuk ishte fundi i saj.

Në korrik të vitit të kaluar, demokratë dhe disa politikanë republikanë formuan një komitet të 6 janarit, i cili po shqyrton në detaje veprimet e Trumpit. Ajo ka marrë mijëra komunikime të bëra nga dhe në Shtëpinë e Bardhë.

Deri më tani, seancat dëgjimore publike të komitetit kanë gjeneruar një sërë akuzash, duke përfshirë dëshminë e ndihmësve dhe këshilltarëve të vetë Trumpit se ai e dinte se pretendimet për mashtrim zgjedhor ishin të pavërteta – dhe se hapat që po ndërmerr për të përmbysur rezultatet ishin të paligjshme.

Natyrisht, ekziston një ndryshim kryesor midis këtyre seancave dhe një gjyqit penal – Trump dhe mbështetësit e tij nuk kanë pasur mundësi të ofrojnë mbrojtjen e tyre.

Ndërsa komiteti nuk ka kompetenca ligjore për të ndjekur penalisht Trumpin, ai mund të zgjedhë t’i dërgojë akuzat penale Prokurorit të Përgjithshëm Merrick Garland.

Akuzat e mundshme përfshijnë pengimin e numërimit të votave në Kongres dhe komplotin për të mashtruar SHBA-në duke përmbysur rezultatet e zgjedhjeve, të cilat të dyja mund të dënohen me gjoba ose me burg.

Megjithatë, asnjë ish-president nuk është ndjekur penalisht. Seancat e mëtejshme publike do të mbahen në shtator ndërsa hetimi vazhdon.

Ndërhyrje në zgjedhje

Disa ditë para sulmit në Kongres, zyrtari më i lartë i zgjedhjeve në shtetin e Georgias mori një telefonatë të pazakontë.

“Unë thjesht dua të gjej 11,780 vota”, tha i shqetësuar Sekretari Republikan i Shtetit të Georgias, Brad Raffensperger.

Votat do t’i kishin dhënë Trumpit fitoren në shtetin kyç të vitit 2020. Duke pretenduar për mashtrim zgjedhor të pabazuar, Trump sugjeroi se një rezultat i tillë mund të ishte i mundur nëse Raffensperger mund të “rishqyrtojë” rezultatin.

11,780 votat nuk u gjetën kurrë. “Ne besojmë se numrat tanë janë të saktë”, tha Raffensperger.
Kryeprokurori i qarkut Fulton të Georgias, Fani Ëillis, nisi një hetim mbi krimet e mundshme të zgjedhjeve shtetërore, të dënueshme me gjobë ose me burgim.

Trump e sheh rastin si një “gjueti shtrigash”, por thirrja ndaj Raffensperger mund të jetë një “deklaratë inkriminuese”, tha Barbara McQuade, një profesoreshë e drejtësisë në Universitetin e Michiganit.

Prokurorët do të duhet të provojnë përtej dyshimit të arsyeshëm se Trump e dinte se veprimet ishin mashtruese.

(BalkanWeb)

Mike Pence: Ndaj shqetësimin e miliona Amerikanëve – Në historinë e Amerikës asnjë ish President i SHBA nuk ka qenë subjekt bastisjeje !

Pas msymjes të FBI në shtëpinë e ish Presidentit të SHBA Donald Trump në Mar-a-Lago në Florida ka reaguar me një Tweet në Twitter  ish zvPresidenti i SHBA Mike Pence i cili e quan të paprecedentë një ndërhyrje të tillë të pa ndodhur kurrë më parë në historinë e SHBA. Po e sjellim si më poshtë reagimin e Mike Pence:

Unë ndaj shqetësimin e thellë të miliona amerikanëve për kontrollin e paprecedentë të rezidencës personale të Presidentit Trump. Asnjë ish-President i Shteteve të Bashkuara nuk ka qenë subjekt i një bastisjeje të rezidencës së tyre personale në historinë amerikane.

 

 

Kongresi mund të kërkojë taksat e Trumpit

VOAL- Duke konfirmuar një vendim të gjyqtarëve të shkallës së parë, Gjykata Federale e Apelit e Distriktit të Kolumbias vendosi që Komiteti i Financave i Kongresit të SHBA-së ka të drejtë të kërkojë nga Departamenti i Thesarit të dhëna mbi taksat e paguara nga ish-Presidenti Donald Trump dhe Departamenti ka një detyrim t’i dorëzojë ato. U refuzuan ankesat e avokatëve të Trumpit se kërkesa tejkalonte kompetencat hetimore të legjislativit.

Kërkesa për akses në të dhënat tatimore të Trumpit daton në vitin 2019 – kur Trumpi ishte ende në Shtëpinë e Bardhë – dhe u refuzua nga sekretari i atëhershëm i Thesarit, Steven Mnuchin. E përsëritur pas inaugurimit të Joe Bidenit, kërkesa u pranua nga ekzekutivi, por Trumpi e bllokoi atë duke ngritur një padi.

Ajo e Kongresit është vetëm një nga tentativat për të aksesuar të dhënat tatimore të ish-presidentit amerikan, të cilës Trumpi i është përgjigjur deri tani përmes të gjitha kanaleve ligjore, duke arritur në një çështje deri në Gjykatën e Lartë. Çështja e taksave është vetëm një nga mosmarrëveshjet e shumta ligjore me të cilat përballet ish-qiramarrësi i Shtëpisë së Bardhë këto ditë. rsi-eb

Republikanët dënojnë kontrollin e pronës së ish-presidentit Trump nga FBI-ja

VOA/Ken Bredemeier

Kolegët republikanë të ish-presidentit amerikan Donald Trump dolën në mbrojtje të tij të martën, duke kërkuar shpjegime për kontrollin e FBI-së në shtëpinë e tij Mar-a-Lago në Florida, ku agjentët kërkuan dokumente të klasifikuara që ai i mori nga Shtëpia e Bardhë në fund të mandadit të tij në janar të vitit 2021.

Udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy u zotua të hapë një hetim nëse republikanët marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve nga demokratët në fillim të vitit të ardhshëm, që sondazhet sugjerojnë se është një mundësi e fortë politike.

“Kam parë mjaft”, tha ligjvënësi McCarthy në një postim në Twitter. “Departamenti i Drejtësisë ka arritur në një gjendje të patolerueshme politizimi. Pasi republikanët të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, ne do të bëjmë një hetim të menjëhershme të këtij departamenti, do të ndjekim faktet dhe nuk do të lëmë gur pa lëvizur.”

Ai paralajmëroi Prokurorin e Përgjithshëm Merrick Garland, kreun e Departamentit të Drejtësisë, duke thënë “ruani dokumentet tuaja dhe hape kalendarin tuaj” për të dëshmuar në një hetim mbi këtë çështje.

Mike Pence, i cili shërbeu në postin e nënpresidentit në kohën kur Donald Trump ishte president, tha: “unë ndaj shqetësimin e thellë të miliona amerikanëve për kontrollin e paprecedentë të rezidencës personale të Presidentit Trump. Asnjë ish-president i Shteteve të Bashkuara nuk i është nënshtruar ndonjëherë një bastisjeje në rezidencën e tyre personale, në historinë e Amerikës”.

Zoti Pence tha se kontrolli i së hënës në pronën e zotit Trump në buzë të oqeanit Atlantik “minon besimin e publikut në sistemin tonë të drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm Garland duhet t’i japë llogari të plotë popullit amerikan se pse u ndërmor ky veprim dhe ai duhet ta bëjë këtë menjëherë”.

Ligjvënësit e tjerë republikanë e quajtën kontrollin një shpërdorim të pushtetit, megjithëse kontrolli ishte i autorizuar nga gjykata dhe ka të ngjarë të jetë miratuar në nivelet më të larta të Departamentit të Drejtësisë. Ende nuk dihet se çfarë roli ka luajtur prokurori Garland në këtë çështje.

Ligjvënësja konservatore Marjorie Taylor Greene shkruajti në Twitter “Anuloni fondet për FBI-në!”, duke përdorur të njejtat fjalë që disa ligjvënës liberalë përdorën për policinë në përgjigje të akuzave për përdorim të tepruar të forcës nga departamentet e policisë lokale kundër pakicave.

Gazetari konservator i kanalit Fox News, Sean Hannity, një aleat për një kohë të gjatë i zotit Trump, u tha miliona shikuesve të tij të hënën mbrëma se, “nëse jeni të lidhur me zotin Donald Trump në ndonjë mënyrë, bëni përgatitjet e duhura sepse ata do t’ju ndjekin me fuqinë e plotë të qeverisë federale.”

Ndërkohë, demokratët nuk bënë shumë komente mbi kontrollin e pronës së zotit Trump dhe Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Joe Biden nuk kishte njohuri paraprake për operacionin e FBI-së, i cili zgjati për orë të tëra.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha: “Ne besojmë në sundimin e ligjit. Asnjë person nuk është mbi ligjin, madje as presidenti i Shteteve të Bashkuara, as një ish-president i Shteteve të Bashkuara. “

Ndërkohë, ish-presidenti Trump e shfrytëzoi kontrollin e shtëpisë së tij si një shans për të mbledhur më shumë fonde për një kandidim të mundshëm presidencial në zgjedhjet e vitit 2024.

Në një mesazh me celularë dërguar mbështetësve të martën në mëngjes, Trump deklaroi “MAR-A-LAGO u bastis”. Ai tha: “Është koha që ÇDO PATRIOT të ngrihet kundër Gjuetisë së pakontrolluar të Shtrigave nga e Majta dhe kundër persekutimit politik të Presidentit Trump!”

Ai u kërkoi mbështetësve të kontribuonin me shuma mes 45 dhe 5,000 dollarësh.

Ish-presidenti Trump mund të zbulojë përmbajtjen e urdhrit për kontrollin e pronës së tij, por ende nuk e ka bërë këtë. Ai ia dorëzoi 15 kuti me materiale të ndryshme, disa prej tyre me dokumente sekrete, Administratës Kombëtare të Arkivave në janar, një vit pas largimit nga detyra.

Por FBI mori urdhrin e kontrollit për të kërkuar më shumë dokumente dhe mori më shumë materiale pasi kontrolloi zyrën e zotit Trump dhe hapi kasafortën e tij.

Akti i Regjistrit Presidencial, një ligj i vitit 1978 thotë se të gjitha të dhënat presidenciale janë në pronësi të publikut dhe duhet të transferohen automatikisht nën kujdestarinë e Adminstratës Kombëtare të Arkivave menjëherë pas largimit të Presidenti nga detyra. Të gjitha bibliotekat dhe muzetë presidenciale janë pjesë e Administratës Kombëtare të Arkivave, megjithëse ish-presidenti Trump nuk ka ndërtuar një objekt të tillë dhe ka treguar pak interes për ta bërë këtë.

Zoti Trump mund të përballet me akuza penale për mosdorëzimin e menjëhershëm të dokumenteve sekrete pas largimit nga detyra, megjithëse një veprim i tillë do të ishte një gjë e rrallë.

Ai gjithashtu përballet me një hetim për rolin e tij në nxitjen sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitol, ndërsa ligjvënësit ishin mbledhur për të çertifikuar fitoren e demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe për një skemë të disa prej avokatëve të tij për të zëvendësuar elektorët që mbështesnin zotin Biden me njerëz që mbështesnin zotin Trump.

Përveç kësaj, Donald Trump po përballet me një hetim në shtetin jugor të Xhorxhias, ku i kërkoi një zyrtari të zgjedhjeve shtetërore që t’i “gjente” votat e mjaftueshme, më shumë se 11,000, që i duheshin për të përmbysur fitoren e zotit Biden në këtë shtet.

FBI kontrolloi kasafortën e ish-presidentit- Djali i Trumpit: S’gjetën gjë

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se shtëpia e tij në Florida është bastisur nga agjentët e FBI-së.

Sipas tij, agjentët kanë hapur edhe kasafortën në vilën e njohur si Mar-a-Lago.

Por në një intervistë, djali i tij, Eric Trump, tha se agjentët e FBI nuk kanë gjetur asgjë në kasafortë. Edhe një burim pranë Trump tha për CBS se agjentët e FBI janë larguar pa gjetur ndonjë gjë.

Ish-presidenti e ka quajtur këtë sulm të motivuar politikisht. Sipas Trump, ai ka për qëllim që të pengojë kandidimin e tij në zgjedhjet e vitit 2024.

Mendohet se qëllimi i aksionit ishte që të shqyrtohej nëse Trump ka marrë dokumente të klasifikuara nga u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Trump ishte në Nju Jork kur ndodhi bastisja në shtëpinë e tij në Florida.

“Këto janë kohë të errëta për kombin tonë, pasi shtëpia ime e bukur, Mar-A-Lago në Palm Beach të Floridës, është aktualisht nën rrethim, po bastiset dhe kontrollohet nga një grup i madh agjentësh të FBI-së. Asgjë si kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë, nuk i ka ndodhur më parë një presidenti të Shteteve të Bashkuara”, tha Trump.

syri.net

Donald Trump thotë se FBI-ja po kryen kontroll në pronën e tij në Mar-a-Lago

VOA/Marrë nga Associated Press

UASHINGTON (AP) – Ish-presidenti Donald Trump tha në një deklaratë të gjatë të hënën se FBI-ja po kryente një kontroll në pronën e tij në Mar-a-Lago dhe pohoi se agjentët kishin thyer një kasafortë të tij. Një person me njohuri për çështjen tha se veprimi kishte të bënte me një hetim që kërkon të zbulojë nëse Donald Trumpi kishte marrë të dhëna të klasifikuara nga Shtëpia e Bardhë në rezidencën e tij në Florida.

Veprimi, të cilin FBI-ja dhe Departamenti i Drejtësisë nuk e konfirmuan menjëherë, shënon një përshkallëzim dramatik në ekzaminimin e kujdesshëm që forcat e zbatimit të ligjit po bëjnë ndaj Trumpit dhe vjen pasi ai ka lënë të kuptohet se mund të hyjë në një tjetër garë për president. Megjithëse urdhri për kontroll nuk sugjeron se akuzat penale janë të mundshme apo të pritshme, zyrtarët federalë që kërkojnë të marrin një urdhër të tillë duhet të demonstrojnë se kanë një shkak të dyshojnë se mund të ketë ndodhur një krim.

“Pas punës dhe bashkëpunimit me agjencitë përkatëse qeveritare, kjo bastisje e paparalajmëruar në shtëpinë time nuk ishte e nevojshme apo e përshtatshme”, tha zoti Trump në deklaratën e tij.

Ai shtoi: “Këto janë kohë të errëta për kombin tonë, pasi shtëpia ime e bukur, Mar-A-Lago në Palm Beach të Floridës, është aktualisht nën rrethim, po bastiset dhe kontrollohet nga një grup i madh agjentësh të FBI-së. Asgjë si kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë, nuk i ka ndodhur më parë një presidenti të Shteteve të Bashkuara”.

Zëdhënësja e Departamentit të Drejtësisë, Dena Iverson nuk pranoi të komentojë mbi kontrollin, duke përfshirë pyetjen nëse Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland e kishte autorizuar personalisht urdhërin.

Një person në dijeni me çështjen, i cili foli në kushte anonimiteti pasi hetimi është në vazhdim, tha se kontrolli ndodhi më herët të hënën dhe agjentët po kërkonin gjithashtu të shihnin nëse Donald Trump kishte dokumenta presidenciale shtesë ose ndonjë dokument sekret në pronën e tij.

Departamenti i Drejtësisë ka hetuar praninë e të dhënave të klasifikuara brenda 15 kutive që u morën nga rezidenca Mar-a-Lago nga Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrimeve në fillim të këtij viti. Arkivi më pas ia referoi çështjen Departamentit të Drejtësisë.

Ligji federal ndalon vendosjen e dokumentave të klasifikuara në vende të paautorizuara, megjithëse është e mundur që zoti Trump mund të përpiqet të argumentojë se, si president, ai ishte autoriteti përfundimtar i deklasifikimit.

Ka shumë ligje që rregullojnë informacionin e klasifikuar, duke përfshirë një ligj të dënueshëm deri në pesë vjet burg që e bën krim heqjen e të dhënave të tilla dhe mbajtjen e tyre në një vend të paautorizuar. Një ligj tjetër e bën krim keqpërdorimin e të dhënave të klasifikuara me dashje ose në një mënyrë jashtëzakonisht të pakujdesshme.

Hetimi nuk është e vetmja dhimbje koke ligjore me të cilën përballet Trumpi. Një hetim tjetër lidhur me përpjekjet e zotit Trump dhe aleatëve të tij për të zhbërë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe trazirat e 6 janarit 2021 në Kongres është intensifikuar gjithashtu në Uashington.

Një prokuror qarku në kontenë Fulton në shtetin Xhorxhia po heton nëse Donald Trumpi dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë kërkuan të ndërhynin në zgjedhjet e atij shteti, të cilat u fituan nga demokrati Joe Biden.

SHBA, 1 miliard dollarë ndihma të tjera ushtarake për Ukrainën

VOA/Marrë nga Reuters dhe AP

Administrata e Presidentit Biden njoftoi të hënën 1 miliard dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, duke thënë se kjo do të jetë dërgesa më e madhe deri tani e raketave, municioneve dhe armëve të tjera që do të dërgohet direkt nga depot e Departamentit të Mbrojtjes tek forcat ukrainase.

Premtimi i Shteteve të Bashkuara për një dërgesë të re masive të armëve vjen pasi analistët paralajmëruan se Rusia po lëvizte trupat dhe pajisjet në drejtim të qyteteve që ndodhen në portet jugore për të shmangur një kundërofensivë të forcave ukrainase.

Ndihma përfshin raketa shtesë për Sistemet e Raketave të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë, “HIMARS”, si dhe mijëra municione të tjera artilerie, sisteme mortajash, raketahedhës “Javelins” dhe pajisje të tjera. Komandantët ushtarakë dhe zyrtarë të tjerë amerikanë thonë se “HIMARS” dhe sistemet e tjera të artilerisë kanë qenë vendimtare në luftën e vazhdueshme të Ukrainës për të ndalur përparimin e Rusisë.

Njoftimi i fundit e çon ndihmën totale ushtarake të administratës së Presidentit Biden për Ukrainën në rreth 9 miliardë dollarë që kur trupat ruse filluan sulmin në fund të shkurtit.

“Në çdo fazë të këtij konflikti, ne kemi qenë të përqëndruar në përmbushjen e nevojave të forcave ukrainase, në varësi të kushteve në fushën e betejës”, tha Colin Kahl, nënsekretar i mbrojtjes për politikat, në njoftimin e ndihmës së re ushtarake për Ukrainën.

Deri më tani, ndihma më e madhe ushtarake për Kievin ishte njoftuar më 15 qershor dhe përfshinte rreth 1 miliard dollarë. Por kjo ndihmë përfshinte 350 milionë dollarë të autorizuar nga presidenti dhe 650 milionë dollarë të tjera që ishin në kuadër të Iniciativës së Ndihmës në fushën e Sigurisë për Ukrainën.

Ndërkohë, Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar njoftoi të hënën se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë 4.5 miliardë dollarë shtesë për të mbështetur nevojat buxhetore të qeverisë së Ukrainës.

Financimi, i koordinuar me Departamentin amerikan të Thesarit përmes Bankës Botërore, do t’i shkojë qeverisë së Ukrainës në këste, duke filluar me një shumë prej 3 miliardë dollarësh që do të ndahet në gusht, tha Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar.

Në katër muajt e fundit të luftës, Rusia është përqendruar në pushtimin e rajonit Donbasit në Ukrainën lindore, ku separatistët prorusë kanë kontrolluar dy zona, republika të vetëshpallura, në tetë vitet e fundit. Forcat ruse kanë bërë përparime graduale në këtë rajon ndërsa kanë vazhduar sulmet me raketa për të kufizuar lëvizjet e luftëtarëve ukrainas në zona të tjera të vendit.


Send this to a friend