VOAL

VOAL

Papa: të mos i përgjigjemi urrejtjes me urrejtje

Papa Françesku u takua dje në Vatikan me rreth 180 të afërm të viktimave, si dhe persona që i mbijetuan sulmit me kamion në Nice, më 14 korrik, në Ditën e Bastijës.

Ai shprehu dhemshuri dhe u tha të pranishmëve që “të mos i përgjigjen urrejtjes me urrejtje dhe dhunës me dhunë”.

Në takim ishin ftuar edhe 150 persona, përfaqësues të besimeve të ndryshme fetare: myslimanë, hebrej, të krishterë katolikë, ortodoksë e protestantë. Papa tha se marrëdhëniet e mira ndërfetare mund të ndihmojnë në lehtësimin e plagëve të krijuara nga ngjarjet tragjike.

GJEDNJ refuzon çështjen e familjeve të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë

Gjykata hodhi poshtë çështjen të enjten duke shpjeguar vendimin e tyre me faktin se autoritetet holandeze kanë “hetuar mjaftueshëm rastin dhe kanë dhënë sqarime të duhura parashtruesit të kërkesës për ndjekje penale”

STRASBURG – Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg refuzoi çështjen e nisur nga familjet e tre civilëve boshnjakë të vrarë gjatë gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995. Në rastin Mehida Mustafiç-Mujiç dhe të tjerët kundër Holandës, familjet e viktimave të gjenocidit kanë vendosur të parashtrojnë ankesë ndaj vendimit të prokurorit holandez, për të mos ngritur akuzë penale të përgjegjësisë kundër tre paqeruajtësve holandezë të Kombeve të Bashkuara.

Gjykata hodhi poshtë çështjen të enjten duke shpjeguar vendimin e tyre me faktin se autoritetet holandeze kanë “hetuar mjaftueshëm rastin dhe kanë dhënë sqarime të duhura parashtruesit të kërkesës për ndjekje penale”.

“Në lidhje me hetimin, Gjykata konsideron se janë kryer hetime të gjera dhe të përsëritura nga autoritetet ndërkombëtare dhe kombëtare. Nuk kishte asnjë pasiguri afatgjate në lidhje me natyrën dhe shkallën e përfshirjes së tre ushtarëve, prandaj është e pamundur të arrihet në përfundim se hetimi ishte i paefektshëm ose i papërshtatshëm. Gjykata hodhi poshtë ankesat e parashtrueseve se vendimi ishte i njëanshëm, në kundërshtim, i paarsyeshëm apo i pajustifikuar nga pikëpamja e fakteve”, thuhet ndër të tjera nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Të afërmit e viktimave të Srebrenicës për vite kërkojnë ndjekje penale ndaj komandantit Thom Karremans dhe për dy ndihmësit e tij nga radhët e forcave paqeruajtëse holandezë të cilët ishin të vendosur në enklavën e mbrojtur të OKB-së, në Srebrenicë gjatë gjenocidit.

Prokurorët holandezë në vitin 2013 refuzuan të depozitojnë padi kundër tre paqeruajtësve, ndërsa një gjykata në prill 2015, ka refuzuar ankesën kundër këtij vendimi, pas së cilës familjet e viktimave vendosën ti drejtohen Gjykatës Evropiane.

Forcat serbe të Bosnjës të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladiç morën Srebrenicën në korrik 1995 dhe vranë më shumë se 8,000 boshnjakë. Ky njëherësh është edhe krimi më i madh i kryer në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. aa

Mbi 300 mijë refugjatë brenda këtij viti kaluan në Evropë përmes Mesdheut

Duke theksuar se në 9 muajt e parë të këtij viti numri i refugjatëve që kanë arritur në ishujt grekë është 165 mijë, Spindler tha se kjo shifër është 57 për qind më e ulët se vitin e shkuar

GJENEVË – Zëdhënësi i Komisionerit të Lartë për Refugjatët pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNHCR), William Spindler, ka deklaruar se deri më tani numri i refugjatëve që kanë kaluar detin Mesdhe drejt Evropës ka kaluar 300 mijë. aa

Luksemburgu kërkon largimin e Hungarisë nga BE-ja

Secili që vepron si Hungaria, ndërton gardhe kundër refugjatëve apo që shkel lirinë e medias dhe pavarësinë e gjyqësorit duhet të përjashtohet nga BE-ja, tha Asselborn

BERLIN – Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn tha se Hungaria duhet të përjashtohet përkohësisht madje edhe përgjithmonë nga Bashkimi Evropian (BE) për shkak të qasjes së saj ndaj refugjatëve, por dhe për çështje të tjera.

Komentet e Aselborn të martën në të përditshmen gjermane “Die Welt”, erdhën vetëm disa ditë para Samitit të 27 liderëve të BE-së që do të takohen në Bratislavë për të diskutuar rreth të ardhmes së Unionit. Ai theksoi se BE-ja nuk duhet të tolerojë shkeljen e vlerave të saj themelore. aa

BE premton angazhim më të madh për të ardhmen evropiane të Turqisë

Nga e majta në të djathtë: Johannes Hahn, Federica Mogherini, Mevlut Cavusoglu dhe Omer Celik.

Turqia dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord për të lehtësuar tensionet që kanë errësuar perspektivën evropiane të Ankarasë, pas puçit të dështuar më 15 korrik.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, dhe komisionari për zgjerim, Johannes Hahn, gjatë qëndrimit në Ankara, thanë se duhet të hapen kapituj të rinj për Turqinë dhe se liberalizimi i vizave mbetet në tryezë.

“Kemi vendosur të vazhdojmë punën në të gjitha fushat, në liberalizimin e vizave e përditësimin e unionit doganor. Do të përfshijmë po ashtu mbështetjen tonë për Turqinë në përpjekjen e saj për të strehuar një numër të madh të refugjatëve sirianë”, tha Mogherini.

Zyrtarët evropianë kanë takuar ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, dhe minsitrin për Çështje Evropiane, Omer Celik.

Përpjekja e Turqisë për t’iu bashkuar BE-së daton qysh në vitet 1960.

Bisedimet formale kanë nisur në vitin 2005, por kohëzgjatja e procesit ka shkaktuar zemërim në Ankara.

Mon Blan – Shpëtohen turistët e bllokuar në teleferik

Dhjetra pasagjerë të bllokuar në kabinat e teleferikut në Alpe, u shpëtuan nga ekipet e shpëtimit. Turistët, mes tyre edhe një fëmijë, kaluan një natë të tmerrshme mbi malin e mbuluar nga bora Mont Blanc dhe mundën të shpëtoheshin vetëm sot në mëngjes. Incidenti i së enjtes u shkaktua nga ngatërrimi i linjave të teleferikut. Ekipet e shpëtimit u dërguan tek kabinat e teleferikut që vareshin në lartësi ajër në lartësi të mëdha, pasi punonjësit e kompanisë së teleferikëve nuk mundën t’i zgjidhnin kabllot e linjave të ngatërruara.

Dhjetra njerëz u shpëtuan me helikopterë, por dhjetra të tjerë mbetën në kabina, kur operacioni i shpëtimit i ndërpre për shkak të keqësimit të motit.Turistëve që mbetën të bllokuar në lartësi iu dërguan batanije, ushqime dhe ujë gjatë natës.

Pasagjerët që ndodheshin në kabinat më pranë Tokës u transferuan të enjten nëpër kabina të tjera, për të bërë të mundur zbritjen e tyre nga mali. Teleferiku lidh pjesën franceze të Alpeve, malin “Aiguille du Midi”, me atë “Pointe Helbronner” në kufirin italian.

Droni ndërpret trafikun ajror në Suedi

Një dron i cili fluturonte përreth aeroportit “Arlanda” në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, shkaktoi ndërprerje të trafikut ajror

STOKHOLM – Një dron i cili fluturonte përreth aeroportit “Arlanda” në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, shkaktoi ndërprerje të trafikut ajror.

Kompania suedeze “Swedavia” që operon me këtë aeroport njoftoi se trafiku ajror është ndërprerë pasi mbi aeroportin “Arlanda” u vërejt se ndodhej një dron i cili nuk u përcaktua se nga kush drejtohej në fluturim.

Pas 20 minutash ndërprerjeje sërish u dhanë lejet për uljen dhe ngritjen e avionëve pasi u vërejt se droni u largua nga aeroporti.

Ndër të tjera u bë e ditur se policia suedeze ka nisur një hetim në lidhje me këtë çështje. aa

Zjarr në qendrën e emigrantëve në Francë

Ndërtesa ku ishte parashikuar që në muajin tetor të strehoheshin afërsisht 90 emigrantë në rajonin Forges-les-Bains është përfshirë nga zjarri

PARIS – Njoftohet se është përfshirë nga zjarri ndërtesa ku ishte parashikuar që në muajin tetor të strehoheshin emigrantët në rajonin Forges-les-Bains, 30 kilometra nga Parisi.

Sipas lajmit të radios Europe 1 në orën 02.30 të mesnatës ndërtesa ku ishte parashikuar që në muajin tetor të strehoheshin afërsisht 90 emigrantë në rajonin Forges-les-Bains është përfshirë nga zjarri.

Gjithashtu theksohet se si pasojë e zjarrit një pjesë e madhe e ndërtesës kryesisht çatia është dëmtuar dhe se nuk ka të vdekur dhe të plagosur për shkak se në ndërtesë nuk ka patur njerëz.

Ndër të tjera radioja disa orë para se ndërtesa të përfshihej nga zjarri ka raportuar se në bashkinë Forges-les-Bains është mbajtur një tubim kundër qendrës së emigrantëve. Mësohet se afërsisht një grup prej 100 personash kanë mbajtur protestë para ndërtesës së bashkisë. aa

Partia kundër emigrantëve e mposht partinë e Merkelit

Partia e kancelares gjermane Angela Merkel, CDU, është mposhtur në zgjedhjet në shtetin Mecklenburg-Vorpommern.

Partia e Merkel ka dalë e treta në zgjedhjet e mbajtura sot, prapa SPD-së dhe partisë kundër migrantvë Alternativa për Gjermaninë (AfD), tregojnë sondazhet e publikuara në televizionet gjermane.

Sipas sondazheve AfD ka fituar 21 për qind të votave në Mecklenburg-Vorpommern. Kjo parti ka bërë fushatë kundër politikave të kancelares Merkel për refugjatët.

Kandidati i AfD-së, Leif-Erik Holm ka thënë se këto janë rezultate të mira dhe ka shtuar se është i gëzuar që ka lënë prapa “CDU-në e Merkelit… ndoshta ky është fillimi i fundit të kohës së Merkelit si kancelare”, ka thënë ai.

Sipas sondazheve, SPD ka fituar 30.5 për qind të votave. Partia e Merkelit, CDU ka fituar 19 për qind, që sipas mediave gjermane, është rezultati më i keq i kësaj partie në këtë shtet.

Carl Bildt: Nuk ka dyshim se pas përpjekjes për grushtshteti qëndron Gyleni

Ish-ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt, tha se nuk ka asnjë dyshim si tek ekspertët në Turqi dhe jashtë saj se në qendër të përpjekjes për grusht shteti në Turqi është Gyleni

ANKARA – Ish-ministri i Jashtëm suedez Carl Bildt, tha se nuk ka asnjë dyshim se pas tentimit të grusht shtetit në Turqi, më 15 korrik, qëndron Fethullah Gyleni.

Gjatë një bisede për Anadolu Agency (AA), Bildt tha se nuk ka asnjë dyshim tek ekspertët në Turqi dhe jashtë saj se në qendër të tentimit të grusht shtetit në Turqi është Gyleni dhe lëvizja e tij.

Ish-ministri suedez theksoi se asnjë nga të gjithë bashkëbiseduesit që ka takuar, si në Turqi ashtu edhe jashtë saj, nuk ka asnjë dyshim se pas tentimit për grusht shteti qëndron Gyleni.

Ai theksoi se Gyleni ishte personi i parë i dyshuar në momentet që kishte parë në televizion tentimin e grusht shtetit në Turqi. Prej atëherë e deri më sot shihet qartë se pas gjithçkaje fshihet Gyleni dhe organizata e tij FETO.

Ai shprehu qartësinë për aktivitetet që zbatojnë pjesëtarët e FETO-s.

“Kam dëgjuar detajisht rreth asaj se si njerëzit e Gylen-it janë infiltruar në polici dhe në sistemin gjyqësor”, shpjegon Bildt.

I pyetjen nëse Turqia priste ndonjë grusht shtetit, përgjigja ishte negative.

“Diçka të tillë kam konsideruar se ishte e pamundur, sepse besoj se këto gjëra kanë përfunduar vite më parë”, tha Bildt.

Sipas tij, kërkimi dhe procesuimi i atyre që janë përfshirë në tentimin e grusht shtetit është e drejta më e natyrshme e qeverisë turke.

Ai paralajmëroi se Turqia në rast të nënvlerësimit të tentimit të grusht shtetit mund ti ekspozohej një rreziku për një grusht të ri. Ish-ministri suedez ka folur edhe për rëndësinë e vizitës në Turqi të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland.

Bildt tha se tema rreth Gylenit nuk është një çështje që evropianët lehtë mund të kuptojnë.

Ai kujtoi se zyrtarët e BE-së dhe liderët evropianë, pas 15 korrikut i dhanë mbështetje Turqisë dhe demokracisë së saj. Bildt porositi se ishte e nevojshme që zyrtarët e BE-së pas tentimit të grusht shtetit të mbështesin Turqinë më shumë nga më parë.

Ai foli edhe për marrëveshjen e ripranimit ndërmjet Turqisë dhe BE-së dhe liberalizimin e vizave, duke thënë se marrëveshja është komplekse, por “e fortë”.

“Askush nuk thotë se është e përsosur, por të gjithë e shohin se marrëveshja ka avantazhet e saj”, tha Bildt.

Sipas tij, liberalizimi i vizave duhej të ishte zgjidhur vite më parë.

Ai shprehu besimin e tij se është e nevojshme që të intensifikohen dhe të rriten të gjitha llojet e marrëdhënieve midis Turqisë dhe BE-së.

Italianët tërbohen me Charlie Hebdo: U tall me të vdekurit e tërmetit

Tërmeti që goditi Italinë la rreth 300 të vdekur dhe shumë dëshpërim, por revista satirike Charlie Hebdo nuk ka ngurruar të ironizojë edhe me këtë ngjarje tragjike.

Ata kanë bërë një karikaturë që ka tërbuar italianët.

Charli Hebdo paraqet një skicë ku shihen tre persona të gjakosur, me emra të disa pjatave spaghetti mjaft të njohura.

Deri ku mund të shkojë vallë satira?

chbd2

Obama do të takohet me Erdoganin më 4 shtator

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama do të takohet me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, më 4 shtator, përpara samitit të G20 që do të mbahet në Kinë këtë fundjavë, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Obama dëshiron që të diskutojnë lidhur me puçin e dështuar ushtarak në Turqi “si dhe për fushatën kundër IS-it dhe përpjekjeve tona për të promovuar stabilitet në Siri dhe për përgjigjen ndaj krizës së refugjatëve”, ka thënë zëvendëskëshilltari për Siguri Kombëtare, Ben Rhodes.

Takimi Obama-Erdogan është planifikuar të zhvillohet më 4 shtator.

Merkel: E papranueshme që vende evropiane të refuzojnë refugjatët myslimanë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e gjykon të papranueshme që disa vende të Bashkimit Evropian refuzojnë të presin refugjatë sepse ata janë myslimanë.

“Kjo nuk shkon aspak që disa vende thonë se në përgjithësi, ne nuk duam të kemi myslimanë në vendet tona”, deklaroi ajo në një intervistë për kanalin televiziv publik gjerman ‘ARD’.

Duke u rikthyer mbi propozimin e saj për të futur kuota ndarjeje të refugjatëve brenda BE-së, kancelarja theksoi se secili duhet të bëjë pjesën e vetë dhe se një zgjidhje e përbashkët duhet gjetur”.

Gjermania ka pritur në vitin 2015 rreth një milionë azilkërkues, shumica me origjinë nga Siria, Iraku dhe Afganistani.

Gjermani, 9 mijë emigrantë adoleshentë llogariten të zhdukur

Që nga 1 janari i këtij viti në listën e emigrantëve adoleshentë të zhdukur në Gjermani figuronin 4,749 emra, ndërsa ky numër deri në korrik u rrit në rreth 9,000 sish

BERLIN – Që nga 1 korriku i këtij viti në Gjermani rreth 9 mijë emigrantë adoleshentë llogariten si persona të zhdukur.

Duke iu referuar të dhënave të Departamentit Federal për luftën kundër krimit (BKA), gazeta gjermane “Neue Osnabrucker Zeitung” njofton se që nga 1 korriku i këtij viti në Gjermani si të zhdukur figurojnë 8.991 emigrantë adoleshentë.

Që nga 1 janari i këtij viti në listën e emigrantëve adoleshentë të zhdukur në Gjermani figuronin 4.749 emra.

Në mesin e të zhdukurve, shumicën prej 8.046 të zhdukurve e përbëjnë adoleshentët e moshës 13-17 vjeç dhe rreth 900 të zhdukur të fëmijëve emigrantë i përkasin moshës nën 13 vjeç.

Zyra gjermane BKA deklaroi se nuk kanë njohuri nëse emigrantët minorenë “kanë rënë në duart e grupeve kriminale”, por se kanë njohuri se shumica e këtyre fëmijëve u përpoqën që të arrijnë tek të afërmit e tyre në qytetet tjera gjermane apo vendet tjera evropiane.

Nga Zyra kompetente në lidhje me rritjen e numrit të emigrantëve adoleshentë të zhdukur, gjithashtu njoftojnë se pjesa më e madhe e këtyre fëmijëve ka arritur tek të afërmit e tyre jashtë atyre qyteteve në të cilat janë regjistruar pas mbërritjes në Gjermani, por se familjet nuk i kanë informuar autoritetet përkatëse lidhur me këtë, dhe në disa raste janë regjistruar sikur kanë ardhur për herë të parë në vend, me çka emrat e tyre nuk janë hequr nga listat e mëparshme.

Norvegji, rrufeja mbyt mbi 300 drerë të veriut

Rrufeja ka mbytur mbi 300 drerë të egër, të njohur si renë, në pjesën qendrore të Norvegjisë

OSLO – Rrufeja ka mbytur mbi 300 drerë të egër, të njohur si renë, në pjesën qendrore të Norvegjisë. Kjo dukuri nga zyrtarët lokalë llogaritet si fatkeqësi jashtëzakonisht e madhe natyrore.

Agjencia Norvegjeze për Mbrojtjen e Mjedisit ka publikuar foto të tmerrshme në të cilat shihet grumbulli i drerëve të mbytur të veriut të shpërndarë në fushën e vogël malore të Hardangervidda. Nga agjencia bëjnë të ditur se rrufeja të premten mbyti 323 renë.

Zëdhënësi i agjencisë Kjartan Knutsen tha se nuk është diçka e pazakontë që drerët apo kafshë tjera të egra të mbyten si pasojë e rrufesë, por se “nuk kanë dëgjuar për një numër të tillë më parë”.

Ai tha se gjatë motit të keq renët zakonisht qëndrojnë së bashku që mund të shpjegojë tragjedinë e këtyre përmasave.

Gjatë ndërrimit të stinëve disa mijëra renë migrojnë nëpër platonë shterpe të Hardangerviddas. aa

Hapet xhamia që e drejtojnë femrat

Për herë të parë, lutjet e një xhamie janë drejtuar nga gratë këtë të premte.

Kjo gjë ka ndodhur në një xhami në Kopenhagen të Danimarkës.

Xhamia e sapo hapur drejtohet nga dy imamet Sherin Khankan dhe Saliha Marie Fetteh dhe përbehet nga 60 femra.

E para këndoi adnan, ndërsa e dyta mbajti një predikim për gratë dhe Islamin.

Sherin Khankan është lindur në Danimarkë nga një baba sirian dhe një nënë finlandeze.

Italia mban sot zi për viktimat e tërmetit

Pas tërmetit që mori jetën e afro 300 personave në Italinë Qendrore, vendi sot është në ditë zie kombëtare.

Sot po ashtu do të jetë edhe ceremonia mortore për disa nga viktimat.

Gjatë natës së mbrëmshme është raportuar edhe për lëkundje të reja në Italinë Qendrore.

Numri i të vdekurve deri tani ka arritur në 283 persona, përderisa shumë të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Nga tërmeti në Itali qindra të vrarë dhe të plagosur

Autoritetet italiane thanë se ka arritur në 247 numri i personave që humbën jetën nga pasojat e tërmetit të fuqishëm që goditi në orët e hershme të së mërkurës, Italinë qendrore. Mbi 360 veta janë plagosur ndërsa po vazhdojnë përpjekjet për shpëtimin e shumë të tjerëve që mund të kenë mbetur nën rrënoja.

Qendra amerikane e kërkimeve gjeologjike tha se tërmeti me një forcë goditëse prej 6.2 ballësh e kishte epiqendrën rreth 10 kilometra në juglindje të qytezës së Norcias, në zonën e Umbrias.

Tronditjet u ndjenë në një perimetër të madh të rajonit, deri në Romë, që ndodhet 150 kilometra larg.

Tërmeti goditi pak pas orës 3:30 të mëngjezit dhe më pas pati pasgoditje të shumta. Agjencia italiane e Mbrotjes Civile tha se ka dhjetra viktima dhe qindra të plagosur, shumë të tjerë kanë mbetur pa shtëpi, në nevojë për strehim të përkohshëm. Kreu i agjencisë, Fabrizio Curcio, tha se “tërmete me forcë dhe thellësi të tillë goditëse zakonisht shkaktojnë shembjen e ndërtesave dhe për pasojë, vdekje.”

Kryeministri italian Matteo Renzi premtoi se qeveria ka për të ndihmuar dhe do t’u gjendet pranë komuniteteve të prekura nga tërmeti:

“Në momente të vështira Italia e di se ç’duhet bërë. Në momente të tilla, të gjithë italianët shfaqin vlerat e tyre më të mira. Qeveria është e përkushtuar të mos braktisë askënd, asnjë familje, komunitet, apo lagje dhe po ndihmon me të gjitha mjetet për vazhdimin e kërkimeve dhe nxjerrjen nga rrënojat të të mbijetuarve, për t’i rikthyer shpresën këtoj territori të goditur rëndë.”– tha zoti Renzi.

Zonat e goditura më rëndë përfshijnë qytezat Amatriçe dhe Accumoli. Kryetari i Bashkisë së Amatriçes, Sergio Pirozzi, i tha televizionit shtetëror RAI se një pjesë e madhe e kësaj qyteze është shkatërruar.

“I gjithë tavani ra, por nuk më goditi”, – tha banorja e qytetit Maria Gianni.– “Pata fat, sepse e mbrojta kokën me një jastëk; vrava vetëm pak këmbën.”

Punonjësit e shpëtimit punuan deri në të gdhirë për të arritur tek personat e bllokuar nën rrënojat e ndrëtesave të rrëzuara.

“Na nevojiten sharra elektrike me zinxhir dhe gërshërë të mëdha për të prerë shufrat e hekurit, si dhe krike për të lëvizur binarët e rrëzuar: na nevojitet thuajse gjithshka”, – i tha agjencisë Associated Press zyrtari i mbrojtjea së të drejtave të punonjësve, Andrea Gentili.

At Savino D’Amelio, prifti i famullisë në Amatriçe, e quajti situatën ekrijuar “një tragjedi me përmasa të pafund.”

“Shpresojmë që të kemi numrin më të vogël të mundshëm të viktimave dhe që të kemi kurajon e nevojshme për ta përballuar.”- tha at D’Amelio.

Tërmeti i së mërkurës nuk ishte larg qytetit të Lakuilas, që u goti nga tërmeti në vitin 2009 dhe ku mbetën të vrarë të paktën 300 njerëz.

Tërmeti më vdekjeprurës në Itali pati ndodhur në vitin 1908, kur nga pasojat e tij dhe të cunamit të shkaktuar humbën jetën rreth 80 mijë njerëz në rajonet jugore të Kalabrisë dhe Siçilisë.

Tërmeti në Itali – 39 dridhje brenda tri orëve, dhjetëra viktima, shkatërrime të mëdha

24 Gusht, VOAL.ch – Tërmeti i magnitudës 6 ballë në Italinë qendrore ka goditur zonën mes rajoneve të Lacios, Umbrias dhe Markes (Lazio, Umbria e Marche) ka ndodhur në një zonë me “aktivitet të lartë sizmik”, ku historikisht ka pasur tërmete të fuqishme.

Ka pasur 39 dridhje të forta brenda tri orëve, duke filluar nga 3:36, kur një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi Ritetin. Menjëherë kanë filluar ndihmat nga ushtria, policia, repartet e posaçme të shpëtimit, banorët vendas në soldaritet të plotë për të shpëtuar gjallë sa më shumë njerëz nën rrënojat e banesave të shkatërruara. Viktimat deri tani janë me dhjetëra.

Ende nuk ka njoftime nëse mes viktimave dhe të plagosurve ka edhe shqiptarë.

Pas ndalesës, rritet shitja e veshjes burkini

Polemikat e filluara pas ndalimit të veshjes burkini në disa qytete të Francës, kanë sjellë rritjen e shitjes së kësaj veshjeje të plazhit, ka thënë disenjatorja e veshjes Aheda Zanetti.

“Të dielën kemi marrë 60 porosi on line, që të gjitha nga jo muslimanët”, tha disenjatorja 48 vjecare nga Sydney, e cila thotë se zakonisht merr nga 10 deri në 12 porosi në javë.

Ajo tha se nuk mund ta saktësojë numrin e porosive të javës së kaluar por theksoi se po merr porosi mbështetëse që kur në disa qytete bregdetare të Francës morën vendimin që të ndalojnë veshjen e tillë në plazhe.

Nga mesi I javës kryeministri francez, Manuel Vals, udha mbështetje kryetarëve të komunave, kryesisht të krahut të djathtë, që sollën vendimet për ndalim.

Zanneti, me prejardhje libaneze, sqaron se para dhjetë vjetësh në Sydney e ka zbuluar veshjen burkini duke e disenjuar si mjet për integrim që ju ndihmon grave muslimane që në plotëni ta gëzojnë të drejtën për rrezitje dhe larje.

Republika Çeke bën propozim për një ushtri të përbashkët evropiane

Bohuslav Sobotka, ka theksuar se nëse Evropa nuk formon një ushtri të përbashkët nuk do ta mund ta ruajë praninë e saj

PRAGË – Kryeministri çek, Bohuslav Sobotka, ka theksuar se nëse Evropa nuk formon një ushtri të përbashkët nuk do ta mund ta ruajë praninë e saj

Sobotka në një fjalim të mbajtur në Konferencën e Ambasadoreve në kryeqytetin e Çekisë, Pragë, ka mbrojtur idenë se kriza e refugjatëve ka treguar nevojën për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Evropës dhe se për të realizuar këtë ka nevojë për një ushtri të përbashkët.

Duke vënë në dukje se shpreson që në takimin e parë të Komisionit Evropian të diskutohen propozimet konkrete në lidhje me ushtrinë e përbashkët, Sobotka tha se “Sipas mendimit tim pa një ushtri evropiane me afat të gjatë ne nuk mund të ruajmë praninë tonë. Politikat evropiane të sigurisë duhet të përparojnë bashkërisht për një BE më të sigurtë dhe me aftësi lëvizshmërie të lartë.” aa

Politikania gjermane e mbështet të drejtën e qytetarëve për vetarmatosje

Frauke Petry

Udhëheqësja e partisë populiste Alternativa për Gjermaninë (AfD), Frauke Petry, ka folur në favor të vetaramtosjes së njerëzve me armë dhe pajisje vetëmbrojtëse, pas sulmeve të dhunshme në Gjermani, muajin e kaluar.

AfD, parti anti-migrante, ka mbështetje në rritje në Gjermani, pjesërisht për shkak të krizës me migrantë në Evropë, dhe tani ka ulëse në tetë nga 16 asambletë shtetërore të Gjermanisë.

Pas dy sulmeve islamiste dhe të shtënave vdekjeprurëse me armë nga një person me probleme mendore, muajin e kaluar, AfD pritet të dalë edhe më e fuqishme në votimet e muajit të ardhshëm në Berlin dhe Meklenburg-Forpomern, raporton Reuters.

”Shumë njerëz ndjehen gjithnjë e më të pasigurt. Çdo qytetar që i bindet ligjit, duhet të jetë në pozitë për të mbrojtur veten, familjen dhe miqtë e tij”, ka thënë Petry në një intervistë për Funke Media Group, të publikuar të shtunën.

“Të gjithë e dimë se sa kohë mund të kalojë derisa policia të arrijë në vendin e ngjarjes, sidomos në vendet me më pak popullsi”, ka shtuar ajo.

E njohur për fjalime nxitëse, Petry, muaj më parë, ka kërkuar që policia gjermane të ketë të drejtë të përdorë armë kundër migrantëve të paligjshëm.

Sheshi “Grand Place” në Bruksel zbukurohet me një qilim prej 600 000 lulesh

Ambasadori i Japonisë në Bruksel, Masafumi Ishii tha se janë të nderuar që manifestimi i sivjetmë i është përkushtuar qilimit japonez me motive të lules, zogjve, erës, hënës dhe peshkut

BRUKSEL – Sheshi “Grand Place” në Bruksel në ditët në vijim do të do të jetë i zbukuruar me një qilim lulesh për të cilin janë përdorur 600.000 lule

Pjesa e mesme e sheshit është zbukuruar me një qilim 75 metra të gjatë dhe 24 metra të gjerë. Lulet e shpërndara me ngjyrë të kuqe, portokalltë, të gjelbër dhe të verdhë u ngjajnë qilimave japonez, ndërsa është bërë si simbol i miqësisë 150 vjeçare mes Belgjikës dhe Japonisë.

Papa Françesku viziton 20 ish-prostituta në Romë

Papa Françesku ka befasuar sot 20 ish-prostituta, duke i vizituar ato në shtëpinë e tyre në Romë.

Papa në vazhdimësi e ka përshkruar trafikimin e qenieve njerëzore si ndërlidhje me prostitucionin dhe e ka quajtur “krim kundër njerëzimit”. Ai sot është ulur me grupin e vajzave, përfshirë dy femra nga Shqipëria, shtatë nga Nigeria dhe gjashtë nga Rumania.

Sipas deklaratës së Vatikanit, tri femrat tjera ishin nga Italia, Tunizia dhe Ukraina. Të gjitha femrat, rreth të 30-ve, po strehohen nga asociacioni katolik, në një banesë në Romë, pasi janë shpëtuar nga trafikuesit dhe bosët e tyre.

Papa, 79 vjeçar, dëgjoi rrëfimet e tyre të trishta, pasi të gjitha kishin përjetuar dhunë të rëndë fizike.

Vizita përkoi me atë që është quajtur “E premtja e Mëshirës” së Françeskut, ku ai realizon nga një vizitë të paorganizuar të mëshirës në muaj, në një të premte, kryesisht në Romë apo në afërsi të kryeqytetit italian.

BE: Takimi Erdogan-Putin mund të kontribuojë në zgjidhjen e krizës së Sirisë

“Duam të theksojmë se ky takim mund të jetë i rëndësishëm për stabilitetin në një rajon të gjerë dhe për zgjidhjen e krizës së Sirisë në mënyrë paqësore”

BRUKSEL– Zëvendësja e kryezëdhënësit të Komisionit Evropian, Mina Andreeva, në konferencën ditore për media tha se “Takimi i Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin, në median perëndimore u komentua si largim nga Evropa dhe kërkim i një partneri të ri”.

Në pyetjen “Si e shihni këtë takim si Komision Evropian?”, Andreeva u përgjigj: “Ky ishte një takim dypalësh. Nga këndvështrimi i Evropës, duam të theksojmë se ky takim mund të jetë i rëndësishëm për stabilitetin në një rajon të gjerë dhe për zgjidhjen e krizës së Sirisë në mënyrë paqësore.”

-Aktivitetet e FETO-s në Evropë

Ndërkaq, njëra nga zëdhënësit e Politikave të Jashtme pranë Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, në pyetjen se a do të marrin masa kundër FETO-s në Evropë, u përgjigj se “Kemi marrë shënime në lidhje me ato që u thanë nga zyrtarët turq dhe ato që u thanë nga Gülen. E kuptojmë se hetimi ende po vazhdon. Procedura ligjore duhet të vazhdojë kursin e saj.” aa

Zyrtari i qeverisë daneze kërkon ndalimin e negociatave BE – Turqi

Bashkimi Evropian duhet t’i jap fund negociatave të zgjerimit me Turqinë për shkak të “iniciativave jo demokratike” të Rexhep Tajip Erdoganit dhe përkrahjes që i ka dhënë rikthimit të dënimit me vdekje, ka thënë një zyrtar i partisë qeveritare daneze të marten.

“Vija e kuqe është kaluar për atë që do të duhej të ishte minimumi për një vend kandidat për në BE”, ka thënë zëdhënësi për politikë të jashtme i Partisë Liberale, Michael Aastrup Jensen për Reuters.

“Kjo do të duhej të çonte jo vetëm te një ndalesë e negociatave, por edhe një përfundim i plotë dhe largim të Turqisë nga lista e vendeve kandidate”, ka thënë ai.

Ministria e jashtme së Danimarkës nuk i është përgjigjur kërkesës së Reuters për të komentuar këto deklarata.

Të dielën, ministria e jashtme austriake është kërcënuar me bllokimin e negociatave në BE me Turqinë.

Steinmeier: Turqia është një partner shumë i rëndësishëm i NATO-s

“Unë besoj se kjo marrëdhënie nuk do të jetë aq e ngushtë sa që Rusia ti ofrojë një partneritet alternativ të sigurisë Turqisë. Turqia është një partner shumë i rëndësishëm i NATO-s dhe ashtu duhet të vazhdojë”.

BERLIN – Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, ka theksuar se Turqia është një partner shumë i rëndësishëm i NATO-s dhe ashtu duhet të vazhdojë.

Steinmeier, në një deklaratë për gazetën gjermane Bild duke theksuar se afrimi i Turqisë me Rusinë është një zhvillim i mirë u shpreh se “Unë besoj se kjo marrëdhënie nuk do të jetë aq e ngushtë sa që Rusia ti ofrojë një partneritet alternativ të sigurisë Turqisë. Turqia është një partner shumë i rëndësishëm i NATO-s dhe ashtu duhet të vazhdojë”.

Ai në lidhje me liberalizimin apo jo të vizave për Turqinë nga Bashkimi Evropian ka vlerësuar se “Liberalizimi i vizave mundësohet me zbatimin e rregullave. Aktualisht nuk bëhet fjalë për këtë.”

Pasi cekur tragjeditë në Siri dhe duke vënë në dukje se politikisht nuk janë të pafuqishëm në Siri, por se edhe konfliktet nuk kanë mundur ti ndalin, Steinmeier ka theksuar se konfliktet vazhdojnë që prej 5 vitesh.

Duke i cilësuar tragjedi përjetimet në Siri ai u shpreh se nga fotografitë e ardhura nga Halepi vërehet nga vjen persekutimi dhe ka akuzuar se disa aktorë nuk interesohen për ndalimin e konflikteve.

Pyetjes nëse do të jetë Asadti fitimtar, Steinmeier ka dhënë përgjigjen se “Mendoj se kjo do të jetë e pamundur. Në periudhën e tranzicionit edhe partia e Asadit do të ketë një rol. Por e ardhmja politike e Sirisë duhet të jetë pa Asadin dhe ashtu do të jetë.”

Në lidhje me rolin e vendeve të tjera në Siri ministri gjerman Steinmeier u shpreh: “Përfundimi i luftës së brendshme në Siri është i pamundur pa Moskën, në të njëjtën kohë i pamundur edhe pa Turqinë, Iranin dhe Arabinë Saudite.” aa

Qeveria heton zjarrin në Rouen

Zyrtarët francezë kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e zjarrit që përfshiu gjatë natës një klub në qytetin veriperëndimor Rouen, nga i cili humbën jetën të paktën 13 vetë.

Autoritetet thanë se 6 persona kanë pësuar dëmtime dhe një prej tyre është në gjendje të rëndë.

Sipas policisë, zjarri filloi në bodrumin e klubit Cuba Libre, që ishte marrë me qera për të festuar një ditëlindje.

Një tortë me qirinj ra në dysheme dhe bëri që qilimi të merrte zjarr, duke e mbushur bodrumin me tym dhe me gazra helmues. Më shumë se 80 zjarrfikës luftuan me flakët.

Autoritetet dërguan sot një ekip psikologësh në një spital të Rouenit për të ndihmuar të afërmit e vitimave.

Franca jeton ende në tension për sulme të mundshme terroriste, pas dy ngjarjeve tragjike që tronditën vendin muajin e kaluar.

Juncker refuzon kërkesën e Austrisë ndaj Turqisë

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, të enjten ka refuzuar thirrjen e Austrisë për të ndërprerë marrëveshjen e anëtarësismit në Bashkimin Evropian për Ankaranë.

Sipas tyre, futja e Turqisë në Bashkimin Evropian, do të ishte një gabim i madh.

Presidenti Juncker, tha se “nëse dikush i krijon përshtypjen Turqisë se BE-ja nuk është e gatshme ta pranojë, ky do të ishte një gabim i madh në politikat e zgjerimit”.

Ndryshe, këto reagime vijnë pas përpjekjes për grusht shtet në Turqi, në korrik të këtij viti, ku ende mbetet e paqartë se si kanë ndodhur këto zhvillime.

Gjermani: U dënuan ish-spiunët jugosllavë për vrasjen e disidentit

Një gjykatë në Gjermani i ka dënuar sot me burg të përjetshëm dy ish-shefa të inteligjencës së Jugosllavisë, për orkestrim të vrasjes së një disidenti në Gjermani, para më se 30 vjetësh.

Kroatët, Josip Perkoviq, 71 vjeçar, dhe Zdravko Mustac, 74 vjeçar, zyrtarë të lartë të periudhës së komunizmit në shërbimin sekret të ish-Jugosllavisë, janë shppallur fajtor për bashkëpunim në vrasjen e kroatit, Stjepan Durekoviq, në Bavari në vitin 1983.

Këta dy persona, Kroacia i ka ekstraduar në vitin 2014.

Prokurorët kishin dyshime se vrasja e Durekoviqit ishte urdhëruar nga politikanët udhëheqës jugosllavë.

Air France për shkak të grevës ka humbur 90 milionë euro

Kompania planifikon që të marten, ditën e fundit të grevës, të kryejë të gjitha fluturimet e planifikuara në të ashtuquajturat destinacionet e reja.

PARIS– Drejtori i Air France Frederic Gagey, theksoi se kompania ka humbur rreth 90 milionë euro gjatë grevës shtatë ditore të ekuipazhit të kabinës i cili preku 180.000 pasagjerë.

Gagay në deklaratën për një radio franceze tha se greva në mes të sezonit të pushimeve verore ka patur “ndikim tejet negativ ndaj imazhit të Air France”. aa

Merkel takon familjen e shqiptarit të vrarë në Mynih

Voal – Kancelarja Angela Merkel ka takuar sot në Munih të Gjermanisë familjarët e Dijamant Zabërgjës i vrarë në sulmin terrorist që ndodhi më 22 korrik në këtë qytet. Merkel ishte në homazhet dhe meshën që u mbajt për nder të viktimave të këtij sulmi ku humbën jetën nëntë persona.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe Dijamant Zabërgja, Armela Segashi dhe Sabina Sulaj që të tre nga Kosova. Sulmi u krye nga një 18 vjeçar me origjinë iraniane në një qendër tregtare në Munih ku më pas edhe vrau veten.Dijamant Zabërgja dhe Armela Segashi javën e kaluar janë varrosur në vendlindjet e tyre në Ropicë të Vushtrrisë, përkatësisht në Podujevë.

Francë, pas vrasjes së priftit myslimanët marrin pjesë në meshë në shenjë solidariteti

Sipas mediave franceze, myslimanët shkojnë në katedralen gotike në Rouen, në veriperëndim të Francës, disa kilometra nga kisha Saint-Étienne-du-Rouvray

PARIS – Pasi që Franca u trondit nga sulmi i fundit, në të cilin u vra prifti 85-vjeçar, myslimanët që jetojnë në Francë, në shenjë solidariteti sot do të marrin pjesë në mesha në të gjitha kishat e vendit..

Sipas mediave franceze, myslimanët do të shkojnë në katedralen gotike në Rouen, në veriperëndim të Francës, disa kilometra nga kisha Saint-Étienne-du-Rouvray, ku të martën, 26 korrik, në meshën e mëngjesit dy sulmues vranë priftin Jacques Hamel.

Dalil Boubakeur, kryeimami i Xhamisë së Madhe në Paris, do të marrë pjesë në kongregacionin në Katedralen Notre Dame.

Qytetarët dhe përfaqësuesit e të gjitha grupeve fetare në Francë në ditët e fundit kanë dënuar bashkarisht vrasjen e priftit, duke porositur se do ti mbrojnë të gjitha objektet fetare pa dallim nga barbarët.

Papa e kalon Portën e Mëshirës me gjashtë të rinj

Papa Françesku, sapo arriti në Campus Misericordiae për mbrëmësoren e lutjes me të rinjtë, në Ditën e tyre të 31-të Botërore, kaloi Portën e Mëshirës, duke mbajtur për dore gjashtë djem e vajza, që përfaqësonin Poloninë dhe pesë kontinentet. Këta të rinj i la të hipnin në papamobilin e tij e bashkë me ta bëri xhiron e sheshit për të përshëndetur të pranishmit në festë. Të gjashtë do të qëndrojnë pranë Atit të Shenjtë gjatë gjithë kremtimit.

Një milion e gjysëm të rinj janë protagonistët e shfaqjeve teatrale, që tregojnë jetën e shenjtorëve të Mëshirës Hyjnore, të reflektimeve, sipas mënyrës së tyre plot jetë e gjallëri, për Krishtin, Kishën e sfidat e botës bashkëkohore. Papa dëgjon dëshmitë e tyre të vështira e të mundimshme, të cilave do t’u përgjigjet me fjalët e tij ngushëlluese, duke u dhënë si shembull të rinjve Krishtin, Birin e Zotit të mishëruar në jetën e përditshme të secilit edhe sot, në të gjithë botën.

 

Papa lutet për paqen, pranë varrit të dy martirëve françeskanë të vrarë nga maoistët

Papa bëri një vizitë në Kishën e Shën Françeskut, ku nderohen reliket  e dy martirëve Françeskanë polakë, Zbigniew Strzałkowski e Michał Tomaszek, vrarë më 1991 nga luftëtarët maoistë të “Sendero luminoso”, siç quhej Partia Komuniste e Perusë. Tha këtu, një lutje për paqen dhe mbrojtjen nga dhuna e terrorizmi:

“O Hyj i gjithëpushtetshëm e i mëshirshëm, Zot i Universit e i historisë! Gjthçka krijove është e mirë, e mëshira jote për gabimet e njeriut, është e pashterrshme.

Vijmë sot tek Ti për të kërkuar ta mbrosh botën dhe banorët e saj në paqe, për ta larguar prej saj valën shkatrrimtare të terrorizmit, për t’ia rikthyer miqësinë e për ta dikuar në zemrat e krijesave të tua dhuratën e besimit e të gatishmërisë së faljes.

O Dhurues i jetës, të lutemi edhe për të gjithë ata, që vdiqën si viktima  të sulmeve të egra terroriste. Jepjua, o Zot, shpërblimin e amshuar. Pranoje ndërmjetësimin e tyre për botën e tronditur nga konfliktet e kontrastet.

O Jezus, Princ i Paqes, po të lutemi për ata, që u plagosën në këto akte dhune çnjerëzore: për fëmijët, të rinjtë, gratë, burrat, pleqtë, njerëz të pafajshëm, që fati i bëri viktima të së keqes. Shëroje korpin e zemrën e tyre e ngushëlloji me forcën Tënde, duke u shlyer nga shpirtat urrejtjen e dëshirën për hakmarrje.

O Shpirti Shenjt Ngushëllues, vizitoji familjet e viktimave të terrorizmit, familjet, që vuajnë pa pikë faji. Mbështilli me mantelin e mëshirës sate hyjnore! Bëj të gjejnë në Ty e në vetvete forcë e guxim që të vijojnë të jenë vëllezër e motra për të tjerët, posaçërisht për emigrantët, duke e dëshmuar me jetën e tyre dashurinë Tënde.

Preki, o Zot, zemrat e terroristëve, që ta pranojnë se po veprojnë keq, e bëj të kthehen në udhën e paqes e të së mirës, të respektit për jetën e për dinjitetin e çdo njeriu, pavarësisht nga feja, nga përkatësia, pasuria a varfëria.

O Hyj, Atë i Amshuar, dëgjoje, me mëshirën tënde, lutjen që po e lartojmë kah Ti, në mes të vringëllimave të armëve e të dëshpërimit të botës. Po të drejtohemi Ty plot me shpresë në Mëshirën tënde të pafundme, duke  besuar në ndërmjetësimin e Nënës sate të Shenjtnueshme, të përfocuar nga shembulli i martirëve të lum të Perusë  Zbigniew Strzałkowski e Michał Tomaszek, që i bëre dëshmitarë të guximshëm të Ungjillit deri në atë pikë,  sa dhuruan edhe gjakun, e po të kërkojmë dhuratën e paqes e të largimit nga ne të plagës së terrorizmit. Nëpër Krishtin Zotin tonë. Amen! (Radio Vatikani)

 

Parlamentarët francezë, një tjetër vizitë në Krime

TIRANE – Delegacioni i përbërë nga 11 parlamentarë francezë me në krye anëtarin e Komitetit për Politikën e Jashtme, Thierry Mariani, ka shkuar këtë të shtunë në Krime për një vizitë treditore, për herë të dytë që nga korriku i vitit të kaluar, njofton agjencia e lajmeve “Sputnik”.

Vizita e parë në Krime e një grupi prej 10 ligjvënësish francezë u realizua në korrik 2015, pavarësisht kritikave të forta si në Francë, ashtu edhe në Evropë. Deputetët pohuan atëherë që ajo që kishin parë në gadishull s’kishte të bënte fare me çka po shkruhej zakonisht në median perëndimore, njofton më tej “Sputnik”.

Sipas deputetit Jacques Myard, vizita e dytë e delegacionit parlamentar në Krime synon tërheqjen e vëmendjes së Evropës tek domosdoshmëria e heqjes së sanksioneve antiruse. “Besoj se është e nevojshme të theksojmë e të nënvizojmë rëndësinë e heqjes së sanksioneve. Ato nuk janë produktive dhe bien ndesh me interesat tona, me interesat e Rusisë, interesat e Francës dhe interesat e Evropës.

Prandaj jemi sërish këtu, i pëlqen kjo dikujt apo jo”, është shprehur Myard. Për situatën e tanishme me komunitetin tartar në Krime, Thierry Mariani në fjalën e tij gjatë konferencës për shtyp ka vënë në dukje që “të drejtat e tartarëve në Krime po respektohen më mirë sesa të drejtat e minoritetit rus në vendet Baltike”.

Deputeti ka theksuar gjithashtu që Republika e Krimesë ka tri gjuhë zyrtare, përfshirë këtu edhe atë tartare. Projekte të lançuara më parë për të zgjidhur problemet e popullsisë tartare janë në fazën e zbatimit. Mariani e ka quajtur një surprizë të këndshme që një nga zëvendësit e Kryetarit të Këshillit Shtetëror të Republikës së Krimesë përfaqëson pikërisht këtë pjesë të popullsisë.

Papa në Blonia: Jeta është e plotë kur jetohet duke u nisur nga mëshira

Sot, takimi i parë i Françeskut me të rinjtë! Rreth orës 17.15 Papa arriti në livadhet e Blonias, në Krakov, një zonë prej 48 hektarësh pranë Muzeut Kombëtar. Dikur ishte vend kullotash. Pastaj, shesh, po ai shesh, në të cilin Gjon Pali II pati kremtuar gjashtë herë Meshën Shenjte, me pjesëmarrje të jashtëzakonshme besimtarësh. Mbeti në kujtesë të të gjithëve sidomos Mesha e kremtuar më 18 gusht 2002,  me praninë rekord të dy milionë e gjysëm njerëzve.  Edhe Papa Benedikti XVI i takoi këtu të rinjtë, më 27 maj 2006, dhe kremtoi Meshën, ndjekur nga një milion vetë.

Tani këtu arriti Françesku. U prit me një ceremoni tejet gazmore, me muzikë, këngë e valle. Pastaj të rinjtë parakaluan para Atit të Shenjtë me flamujtë e tyre kombëtarë e fotografitë e shenjtorëve pajtorë, duke nisur nga  fotografia e Nënë Terezës, mbajtur nga të rinjtë aziatikë. “Të thirrur për shenjtëri” ishte tema e këtij manifestimi gazmor. E pikërisht për shenjtëri i thirri edhe Papa të rinjtë, duke ua drejtuar fjalën.

Jezusi e të rinjtë, në qendër të vëmendjes. Fjala e Papës ishte një program i vërtetë jete për rininë. Kush e ndjek Jezusin, mësohet të dojë, të mikpresë, të jetojë si Zoti e të bëhet i aftë për vepra madhështore, kujtoi.

Po kush është Jezusi? Pikërisht kësaj pyetjeje iu përgjigj së pari Françesku, për të vijuar me identikitin e të riut:

“Jezusi është Ai, që na mblodhi në DBR-në. Ai që na thotë: lum të mëshirshmit, sepse do të gjejnë mëshirë; lum ata, që dinë të falin, që dinë të kenë zemër të mëshirshme e dinë t’u japin të tjerëve ç’kanë më të mirë.

Jezusi është Ai, që i jep pasionin e vërtetë jetës, Ai që të mëson të mos kënaqesh me pak.

Jezu  Krishti na pyet, na  fton, na ndihmon të ngrihemi përsëri, sa herë besojmë se e kemi humbur betejën. Jezusi na fton t’i ngrejmë sytë e të ëndërrojmë lartësitë.

Jezusi dëshiron të hyjë në shtëpitë tona! Të shohë shqetësimet tona. Nxitimet tona. Siç bëri me Martën, për të cilën flet Ungjilli i sotëm… e pret ta dëgjojmë, si Maria, për t’ia besuar pastaj, të gjitha shqetësimet tona”.

Kështu u tha Papa të rinjve, për t’i uruar, më pas, të jetojnë ditë kushtuar Jezu Krishtit, për ta dëgjuar, për ta mikpritur në njerëzit me të cilët banojmë nën të njëjtën strehë, ecim në të njëjtën rrugë, mësojmë në të njëjtën shkollë.

E kush e pranon Jezusin, mëson të dojë si Jezusi. Fiton një jetë të përkryer, mëson të emocionohet. Atëherë Ai na pyet nëse duam të jetojmë një jetë të përkryer. “Dëshiron një jetë të plotë? Mësoju të emocinohesh! Sepse lumturia mbin, rritet e lulëzon në mëshirë. Kjo është përgjigjja e Tij, ftesa e Tij, sfida, aventura, mëshira:

“Prandaj  Kisha sot ju shikon e dëshiron të mësojë nga ju, për ta përtërirë besimin në mëshirën e Atit, që nuk pushon së na ftuari të bëjmë pjesë në Mbretërinë e Tij”.

Pastaj identikiti i të riut të vërtetë.

“Nuk ka gjë më të bukur, se të kundrosh dëshirat, angazhimin, pasionin, energjinë me të cilën e jetojnë të rinjtë jetën! Kur Krishti ua prek zemrën, janë të aftë për veprime me të vërtetë madhështore. E jo vetëm besojnë, por edhe punojnë për t’ia ndryshuar faqen botës. Prandaj mëshira ka gjithnjë fytyrë të re”.

Kush ka zemër të mëshirshme, ka edhe guximin ta lërë mënjanë rehatinë; zemra e mëshirshme di t’i takojë të tjerët, t’i përqafojë të gjithë! Zemra e mëshirshme di të jetë strehë për atë që s’pati kurrë strehë, di të krijojë ambientin e shtëpisë e të familjes, për atë, që u detyrua të emigrojë, di ta ndajë bukën me të uriturin, hapet për pritur refugjatin e emigrantin, është plot angazhime, besim, mikpritje, mëshirë e plot me ëndrra.

I riu nuk duhet të ketë kurrë fytyrë të trishtuar, nuk duhet ta lërë lojën, pa e nisur ende, nuk duhet të jetë i mërzitur…e i mërzitshëm. E, sidomos, nuk duhet të ecë në udhë të errëta, ku çdo hap paguhet shtrenjt, ku humbasin vitet më të mira e energjitë më të freskëta, duke rendur pas shitësve të ëndrrave të rreme, shitësve të tymit, që të grabisin ç’ke më të mirë!

Të dashur miq, i porositi Papa të rinjtë – a e doni për vete këtë marramendje tjetërsuese, apo hirin, që ju bën ta ndjeni veten të fortë, të plotë? Marramendjen, apo hirin? Përgjigjen mund t’jua japë vetëm një Vetje, që është e gjallë e quhet Jezus. Atëhere të gjithë së bashku t’i kërkojmë Zotit:

“Ja ku jemi, o Zot! Na bëj pjesëmarrës në aventurën e mëshirës! Që të ndërtojmë ura e të shembim mure, gjerdhe, perde të hekurta. Të ndihmojmë të vetmuarin e të braktisurin, njeriun që e ka humbur kuptimin e jetës. Në këtë Ditë kushtuar rinisë, duam të pohojmë se jeta është e plotë, kur jetohet duke u nisur nga mëshira, sepse kjo është pjesa më e mirë, që askush nuk mund të na e marrë” – përfundoi Papa.

Ishte përfundimi i fjalimit, por jo i kremtimit që vijoi gjatë, deri pas darke, kur Françesku u duk në dritaren e kryeipeshkvnisë për t’i përshëndetur besimtarët mbledhur në sheshin para banesës. I pranishëm edhe një grup çiftesh të reja,  të cilët krijuan atmosferën e një feste, që vijon…

 

Papa në Jasna Gora: njeriu tundohet nga pushteti, por Zoti banon tek i vogli

“Zoti na shpëton, duke u bërë i vogël, i afërt e konkret. Joshja nga pushteti, nga madhështia e nga dukja është tragjikisht njerëzore, dhurimi i vetes për të tjerët, duke mbetur i vogël, është ëmbëlsisht hyjnore”. Kështu tha Papa sot paradite në meshën e kremtuar në shenjtëroren e Jasna Gorës, para mëse 500 mijë besimtarëve. Ndër ta, edhe shqiptarët me në krye kryetarin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra, i cili u mban të rinjve katekizmin në gjuhën shqipe.

Zoti e shpëton botën, duke hyrë në ngjarjet e përditshme

Papa Françesku u lut fillimisht para fugures së Zojës së Zeshkët, së cilës ia besoi popullin polak. La dhuratën e papëve për Shën Marinë: një trëndafil të artë. Gjatë homelisë së meshës, kujtoi së Zoti hyn në botë jo triumfalisht, por si më i vogli i të vegjëlve, duke u bërë një me ngjarjet e përditshme. Ashtu si në Kanë të Galilesë, ku Jezusi bëri mrekullinë e parë, shndërroi ujin në verë, gjatë dasmës së një çifti të ri. Zoti nuk ndenji larg:

“Joshja nga pushteti, nga madhështia e nga dukja është tragjikisht njerëzore dhe përbën një tundim të madh, që përpiqet të hyjë kudo; dhurimi i vetes për të tjerët, duke i zhdukur distancat, duke u bërë krejt i vogël e duke banuar konkretisht në jetën e përditshme, kjo po, është ëmbëlsisht hyjnore”.

Zoti preferon të vegjlit

Zoti preferon të vegjlit, shpjegoi Papa. Ata janë të mëdhenj në sytë e Tij; atyre ua zbulon emrin e vet dhe sekretet e Zemrës së Tij. Ati i Shenjtë përmendi martirët e popullit polak, ata që dëshmuan dashurinë e Hyjit edhe në sprova të rënda, ata që kumtuan Mëshirën Hyjnore, me butësi e forcë njëkohësisht, si shën Gjon Pali II dhe shën Faustina Kowalska:

  “Përmes këtyre ‘kanaleve’ të dashurisë së Tij, Zoti i ka dhënë dhurata të paçmuara gjithë Kishës e mbarë njerëzimit. E është kuptimplote që ky përvjetor i Pagëzimit të popullit tuaj përkon pikërisht me Jubileun e Mëshirës”.

Edhe ne duhet të bëhemi të afërt me njerëzit

Ati i Shenjtë i ftoi të gjithë të mësojnë në shkollën e Hyjit, që nuk sillet si sovran i largët e plot pushtet, nuk qëndron në fronin e qiellit apo në librat e historisë, por ecën bashkë me njerëzimin:

   “Duke menduar për dhuratën e një mijëvjeçari plot fe, është bukur, së pari, të falenderojmë Zotin, i cili ka ecur me popullin tuaj, duke e marrë për dore, si babai fëmijën e, duke e shoqëruar në shumë situata. Edhe si Kishë, jemi të thirrur të bëjmë kështu: të dëgjojmë, të marrim pjesë e të bëhemi të afërt, duke ndarë gëzimet e problemet e njerëzve, që Ungjilli të kuptohet në mënyrën më koherente e të sjellë më shumë fryte”.

Zoti është konkret, lind nga një nënë, vijoi Papa i ndërprerë nga duartrokitjet:

  “Edhe historia juaj, e mbruajtur me Ungjill, Kryq dhe besnikëri ndaj Kishës, është frymëzuar nga një fe e pastër, transmetuar nga familja në familje, nga etërit tek bijtë e, sidomos, nga nënat e nga gjyshet, që duhen falenderuar shumë”.

Zoja na ndihmoftë t’i kapërcejmë plagët e së kaluarës

Zojës, së vetmes “lavdi njerëzore”, shembull i veprimit të Hyjit, asaj që i ka për zemër problemet dhe ndërhyn me kujdesin e Nënës, duke sjellë “paqe në mesin e mëkateve dhe të trazirave të historisë”, Papa ia besoi bashkimin e popullit polak, në 1050-vjetorin e pagëzimit të tij:

“Në rrugën e popullit tuaj keni kapërcyer, të bashkuar, shumë çaste të vështira; Nëna, e fortë në këmbët e Kryqit dhe këmbëgulëse në lutje së bashku me dishepujt në pritje të Shpirtit Shenjt, dikoftë dëshirën për të shkuar përtej padrejtësive dhe plagëve të së kaluarës e për të krijuar bashkim me të gjithë, pa i lënë kurrë vend tundimit për t’u izoluar e për t’u imponuar” (RadionVatikani)

 

Papa ia tërheq vëmendjen Polonisë të pranojë refugjatë

Gjatë vizitës në Krakov Papa Françesku përfiton nga rasti ta kritikojë politikën e azilit të qeverisë nacional-konservatore të Polonisë. Polonia deri tani i ka bërë rezistencë politikës së BE-së ndaj refugjatëve.

Ai kërkoi “gatishmëri për të pranuar ata, që arratisen prej luftrave dhe urisë”, deklaroi Papa Françesku gjatë takimit në Krakov me kryesinë e shtetit polak të përbërë nga presidenti Andrzej Duda dhe kryeministrja Beata Szydlo. Ata, të cilëve u hiqen të drejtat themelore të tyre, ose e drejta për liri dhe siguri si dhe për të ushtruar besimin e tyre, kanë nevojë për solidaritet, tërhoqi vëmendjen kreu i Kishës Katolike. Për këtë duhen avancuar “format e bashkëpunimit dhe sinergjitë në nivelin ndërkombëtar, për të gjetur zgjidhje për konfliktet dhe luftrat”.

Polonia refuzon në dallim nga vendet e tjera të BE-së të pranojë kontigjente me numër të konsiderueshëm refugjatësh myslimanë nga rajonet e krizës si Siria, Iraku e Afganistani. Këtë qendrim e ritheksoi kryeministrja Szydlo në sfondin e sulmeve të fundit në Gjermani dhe në Francë.

“Bota është në luftë”

Rrugës për në Krakov Papa tha,: “Bota është në luftë, sepse ajo e ka humbur paqen.” Kur bëj fjalë për “luftë” kam parasysh luftën për para dhe burime, por jo një luftë e religjoneve”, saktësoi ai. Prifti i vrarë të martën (26.07) në veriperëndim të Francës është viktimë e kësaj lufte, shtoi Françesku. Në përkujtim të shumë viktimave ai shtroi pyetjen: “edhe sa të krishterë të tjerë, të pafajshëm e fëmijë”?

Për shkak të rrezikut nga terrori dita botërore e rinisë sivjet zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. Më shumë se 30.000 forca të policisë, zjarrfikësit, truprojës kufitare dhe shërbimeve sekrete janë mobilizuar në vend, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme polake. Në këtë kuadër priten të marrin pjesë në këtë event mbi dy milionë vetë.

Tensione me katolikët e Polonisë

Në vizitën e tij pesëditore Papa do të vizitojë edhe ish-kampin gjerman të shfarosjes Auzhvic-Birkenau dhe do të takohet atje me të mbijetuar të Holokaustit. Programi i tij përfshin edhe një vizitë të shkurtër në vendin e pelegrinazhit Çenstohau, ku ndodhet një madonë e zezë, si dhe do të takohet me peshkopët polakë. Në Poloninë me rrënjë të forta katolike Françesku nuk është figurë e padiskutueshme. Ndërsa katolikët polakë konsiderohen si mjaft konservatorë, Papa angazhohet për një kishë më të hapur.


Send this to a friend