Policia e shtetit ka sekuestruar armët relike të piktorit Sali Shijaku brenda mjediseve të shtëpisë muze, e shpallur si Monument Kulture.
Përgjatë operacionit “Around”, policia ka ndaluar nipin adoleshentë ngase ku i fundit është kapur me biçak në ambientet e shkollës.
Pas këtij procesi, policia ka ushtruar një kontroll në shtëpinë muze të Sali Shijakut, në të cilën janë sekuestruar 6 armë, për të cilat familja pretendon se janë relike, e janë vendosur në pjesët e brendshme të muzeut, për të qenë objekte me vlerë, të vizitueshme për turistët vendas e të huaj.
Ndërkohë që adoleshenti po procedohet në gjendje të lirë, djali i Sali Shijakut është shpallur në kërkim nga policia. Forcat e policisë kanë mësyrë në banesën e Piktorit Sali Shijaku, ngase djali ka deklaruar se ka djeni në përdorimin e armëve sepse ia ka mësuar i ati, Orges Shijaku.
Djali i Sali Shijakut, Orges Shijaku, ndërkohë që kërkohet nga policia ka folur për Syri Tv. Ai u shpreh se armët kanë një vlerë historike, i konsideroi ato relike, jashtë përdorimit. Orges Shijaku pohoi se është lehtësisht e vërtetueshme se armët janë jashtë funksionit.
I biri i Sali Shijakut, Orges Shijaku shkon më tej duke akuzuar se e gjitha kjo që po ndodh është rrjedhojë e një sulmi, që ka nisur mëherët, një sulm që si qëllim kryesor ka marrjen e banesës muze dhe ndërtimin e kullave shumëkatëshe.
Në përfundim të komunikimit me Syri Tv, Orges Shijaku deklaroi se ndodhet jashtë vendit dhe nuk do kthehet në Shqipëëri derisa çështja të zbardhet.