Janë yjet që më zënë rrugën në jug,
dhe shirat e pasqyruara në burime dhe ujra,
është një milingonë e varur në një fije kashte ,
eshte kopshti me tulipanë dhe polifonia e ullinjve,
është një gomar që këndon në brigje,
dhe vetmia e melodive baritore.
.
Eshtë një bisedë me yjet për ca çështje tokësore,
janë degët e it qershisë që trokasin në xhama,
është një anije që humbet në horizont,
eshte një mbrëmje mbi barin e “Jarden de Leman” ,
janë fluturat që jetojnë vetëm një ditë.
.
Eshtë një ëndërr në “Gunterbryner Plas”,
është pritja e anijeve që kthehen nga Troja,
janë plakat e Vunoit që presin djemtë në muzg,
janë fjalët e mia të pathëna…
Është harresa që çel gjethe drite,
është zëri i nënës në një degë ulliri ,
dhe ulërima e miteve në zgafellat e braktisura,
.