Nene, po nisem sot! : – Ku do shkosh bir?
-
Nuk e di. Neper bote, te kerkoj fatin!
-
Kujdes. E madhe eshte bota, ruaju bir!
nuk me duan, ndoshta. Por
fatin tim ta kerkoj dua”.
Si Sizifi qe nga
e para serisht fillonte te ngjitej
me peshen e gurit deri ne maje, dhe ti
atdhetar, pjese integrante e botes, nga
e para gjithmone e fillove, kudo.
Po nisem nene. Ne kembe, makine,
anije, avjon, teletrasport, eshte gjithmone
nisje. Dhe kjo shije kripe lotesh ne gryke.
Sa faqe ka lumturia? Sa ane ka dashuria?
Sa shembelltyra ka e ardhmja?
Sa force ka njeriu ne realizimin e
enderres se tije? Po nisem nene, une
Uliks i kohes tone.
Si para sfinksit enigmatik
para botes se madhe do te rri
i çuditur duke kaptuar mesazhin.
Porsi Odiseu qe per vite brodhi neper toke
dhe ti shqiptar per vite ne mergim,
shumkembesh neper glob
brodhe ne kerkim te nje
toke te re.
Lidhur zinxhirit ne atdhe
ti mergimtar mbete prap
sqepi agresiv i shqipes
melçine e ben veç gjak
promete kontemporan.
Sapo dhene e huaj
si token tende e besove
nje kenge me çifteli mjaftoi
dhe prap lotet fillove.
Zbathur duke ecur
ne asfaltet e botes
çatia mbi sverk
ne gryke kripe lotesh
Njelloj porsi Uliksi qe per njezet vjet u end
qyteteve pa funde e krye
dhe ti merghimtare i perhershem
gjikunde lumturine kerkoje.
E tere historia jote
ikje pa fund,ne fillim lufterave
romako bizantine,
ottomane, me pas ikje amerike,
europe mbare, deri ne pole
shkove! E botes
u bere mike.
Shqiponja me sqep te eger
qe melçine ma ben gjak
lidhur ne atdhe
nje stop me fal pak.
Shtepine mbi sverk
si nje skllav jete
bukur e the adrian
çatine marre me vete.
Dhe kur pleqte vdesin
larg neper bote
lene nje amanet:
trupin me avjon,
kockat ne dhe te vet.
Neper dete dhe oqeane si Uliksi
i mitit grek qe shtepine e vet donte,
ti vetveten kerkove,
qelize e globit asnjehere e kenaqur.
Gjithe ate energji ku do ta dergoje
shqiptari im i shekujve?, si hebreu
i historise gjithmone ne ecje
dhe ti pa Mojsi udheheqes,
profet i vetvetes, damaret e rrugeve
te botes, zbathur ne kembe i more.
Te udhehiqte ylli i mire i besimit tend.
Si shpendi qe nje here braktisur
çerdhen e nenes, shtepine e re
kudo mund ta bente, dhe per ty
bota e tere ishte para teje
e pafunde, nga fillimi per tu ndertuar,
Mbas 20 vjetesh nje histori ne mit kthehet
si Uliksi dinak qe se fundi u kthy ne shtepi
tani s je me kurkush, je gjithe bota bashke,
je pjese e kontinenteve, je globi une dhe ti.
Zbret sqepi shqiponjes
mbi kraharorin tend
ne trung te shqiprise
endrra ka zene vend.
Duke ecur u lodhe
pusho pak o udhetare
i joti trasformim
askurre nuk eshte pare.
Metamorfozen tende
kendoj kete moment
me ne fund u ndale
ne nje parcele te globit
zure mire vend.
Plot me re qiejt e botes,
vetetima, shtrengate,
deri dhe engjejt e atyre skajeve
nje gjuhe pa kuptim flisnin
dukej sikur te bertisnin,
ti shqiptari im, hebre i shekullit
te njezetenje, kerkove, kerkove
i bere se fundmi te flisnin.
E pafunde rruga
ti lodhur te kembet
çatia mbi sverk veç
shtrengoje dhembet.
Atje larg ne parlament
hajdutet kuvendonin
cope cope e ndanin
shtireshin se ndihmonin.
Ku e gjete korrupsionin
o ti shqiptar i beses
duke u grire si qent
firma i duhet shkreses.
Ik ik larg atdhetari im
ate qe toka nuk ta dha
do te ta japi vetja jote,
est, ovest, veri jug
padyshim mergim.
U lodh Odiseu per njezet vjet rresht
dhjete per triunfin, te tjerat per
token e vet, asgje me e shtrejte
se hasra e femjrise nuk na doli.
U lodh Uliksi me çikllopet e fatit duke u ndeshur
me circet dokumenta, sirenat rreklama,
ererat e vetmise ne nje kacek i mbylli
dhe i drobitur neper brigjet
e Sidney, Toronto, London, dallget
e jetes e shpuren. U lodh Uliksi
mendjemprehte duke dashuruar grate
e botes me shpresen se do sistemohet,
Uliksi shqiptar, i mahnitur nga
bukurite e tokes, si i mpire
nga magjija e ishujve greke
enderra e shtepise
si nje vater e nxehte malli ne gjoks
kurre nuk iu shojt.
Ra Troja atdhe pergjithmone, lakejt,
hajdutet, cope cope e ndane, toke bari magjik
ku arma vendos, po deshe ik
po deshe bindu. Ra Troja atdhe pergjithmone
nga politika putane. Vargu i mergimtareve
u zgjat pa fund. Ikim ikim ikim.
Ketu, ne vend qe te krijojne fabrika pune
per rinine, ndajne trojet mafjozerisht
dhe ulerasin duke akuzuar hajduti hajdutin
ikim, ikim, ikim. Por bota po lodhet
duke pritur. Ra Troja atdhe
flaket e kalit korrupsion, ndertesat po djegin
dhe njerezit po hajne njeri tjetrin gati
ikim ikim ikim.
Nje kenge dashurie po kendoj
per ty atdhe ku nuk ndryshon asgje.
Po! Njoh nje vend ne bote
ku kafja per tre ore rehatì ka nevoje
ku llomotitet me nge
e ku ora nuk kalon kurre. Njoh
nje vend ku nerv i te riut
eshte gati per shperthim dhe
merzia loz tavull tere diten.
Une produkt i nje bote qe nuk ka kohe,
do te doja te projektohesha
menderisht ne kete bote zemermadhe kohe
vetem per te bere akoma shume gjera
qe nder mend kam.
Si gure te rende te hedhur aty ketu
ne pellgun e botes, ishujt greke te
enderrave te tua moren ngjyrat e botes,
babele i se ardhmes, shoh driten e
te nesermes!
Perse Naim, Vasa, Noli, Kadare
ne dhe te huaj per nje toke
te re keni enderruar? Ndoshta
fat i shqipetarit, vetveten ta shprehe
ne dhe te huaj, nga qielli eshte
dekretuar? Ecen kale i Trojes parlament
neper rruget e kryeqytetit. Politikanet greke
ne bark te kalit, si prapa mureve te ministrive
pushtetin ndajne. Ku
fluturon neper nate avjon presidencial?
ku e dergon ate mall?
Kali me genjeshtren ne bark,
formen engjellore te pegasit
ka marre.-
Po! U lodh Uliksi duke bredhur neper bote
zotat filluan ta merrnin inat. Ai
i zhgenjyer nga ideali komunitar,
Marksin do ta kapte prej mjekrre
duke i uleritur fort: “Perse na more ne qafe?
Perse na genjeve?” Hei Uliks i lindjes,
i rusise meme: Njeriu na qenka egoist nga
natyra. Barazia nuk eksiston. – Atehere
lavdi xhungles se kapitalizmit.
Njeriut i mbeti vetem Zoti tani,
idealet, filosofite
i gelltiti konsumismi. I lodhi njerezit
vrapi drejt iluzionit te se ardhmes
si nje orgazem boshe qe me bosh
te len me pas, dhe ti Uliks i shekullit
te ri nuk din me, ke e kujt ti besosh.
Nje jete e shpenzuar mire, eshte loti
i gezimit ne minutin e fundit, kur
shpirti, kembet e ftohta, nga fyti
don te dale per te fluturuar
drejt perjetesise. Vetem
Zoti na ngeli. Ti Uliks i shekullit te ri
paske kaq zjarr per te emigruar. Ti
uliks monoteist, zgjidh dhe merr,
perjetesine apo humbjen. E madhe eshte
toka, te ndryshem popujt, ik larg, ik
larg, realizohu enderr e popujve te gjymtuar,
enderr e popujve te sakatuar, ku uria
ben qe te vdesin mjerimit dhe fuqite e medha
te blinduara, me arme ne dore
ofrojne copen e bukes se mjeruarve.
– Po nisem nene. Duhet te nisemi, nuk
kemi zgjedhje tjeter!-. Afrika, Siria, Irak,
Pakistan, Lindje e mesme. Amerika e jugut. E gjate
eshte rralla e migranteve, e pafunde
Kollona e te mjeruarve me shtepite
e demtuara, pa pune, te uritur. – Po nisem
nene! – Rruga e mbare te qofte bir.
Ruhaju, ki kujdes per veten tende
e madhe eshte bota
plot te papritura! Ruhaju.
Nje falenderim te veçante zotit Skender dhe bashkeshortes Elida
, per gadishmerine qe treguan ne botimin e kesaj poeme. Faleminderit.