“Nuk është realiste të pritet të bëhet pikë kthese në marrëdhëniet bilaterale në një takim prej 20 minutash”
ANTALIA – Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peshkov, theksoi se takimi i presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit të SHBA-ve, Barack Obama ka qenë “konstruktiv”, por nuk është “pikë kthese” në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Peshkov, dha një deklaratë në një nga pushimet e dhëna në mbledhjet e punës, në lidhje me takimin e Putinit dhe Obamës të cilët gjenden në Antalia në kuadër të samitit të liderëve G20.
Peshkov i cili tha se “Nuk është realiste të pritet të bëhet pikë kthese në marrëdhëniet bilaterale në një takim prej 20 minutash” theksoi se “Marrëdhëniet bilaterale i kemi ashtu siç i kishim edhe më parë dhe vazhdojnë dallimet e mendimeve ekzistuese. Por biseda e Putinit me Obamën ishte me të vërtetë konstruktive”. aa
Komentet