Ermal Hasimja, emër i përfolur prej disa ditësh si kandidat potencial i opozitës për Bashkinë e Tiranës, ka zbuluar se si e ka pritur këtë skenar politik.
Hasimja thekson se nuk e kishte menduar këtë status në këtë moment, por nuk e përjashton mundësinë që të përfshihet në garën për kryeqytetin.
“Nuk e kisha menduar këtë lloj statusi tani, por ndoshta me vonë kur të ishin kushtet me të përshtatshme, të ishte mundësia,” u shpreh Hasimja.
Ai shton se lista aktuale e opozitës është rezultat i diskutimeve dhe ende nuk ka një konfirmim nga Sali Berisha.
“Berisha nuk është shprehur, nuk më duket një listë e konfirmuar prej tij. Se si do shprehet ai, nuk mendoj se do ndryshoj mënyra se si ka funksionuar PD… Gjëja parë që duhet të them është që 48 orë në parë, as unë nuk e dija këtë gjë. E dija që emri im përflitej, por nuk është hera e parë, është folur edhe herë të tjera”, tha ai.
Përsa i përket vizionit të tij për Tiranën, Hasimja u shpreh se: Në momentin e parë që kam marr vesh që emri im është marrë seriozisht, gjëja e parë që kam thënë është se çfarë mendojnë këta njerëz që i lidh me mua? Çfarë mendojnë dhe çfarë arsyesh kanë që ato që duan ata për Tiranën i dua dhe unë.
Ndër të tjera ai thekosi se po pret të kuptoj nëse idetë e atyre që e propozuan përputhet me mënyrën se si e sheh ai Tiranën.
Ermal Hasimja: Nuk e kisha menduar këtë lloj statusi tani, por ndoshta me vonë kur të ishin kushtet me të përshtatshme, të ishte mundësia. Është kjo lloj mbështetje që kam patur, ose iluzion i imi, ata që të marrin për të përgëzuar janë miqtë tanë.
Ka një dallim më këtë listën tonë, është bëtë nga njerëz që kanë diskutuar. Berisha nuk është shprehur, nuk më duket një listë e konfirmuar prej tij. Se si do shprehet ai, nuk mendoj se do ndryshoj mënyra se si ka funksionuar PD…
Gjëja parë që duhet të them është që 48 orë në parë, as unë nuk e dija këtë gjë. E dija që emri im përflitej, por nuk është hera e parë, është folur edhe herë të tjera. Para 5-6 vitesh kam qenë me ish-kryetarin e PD, mu ofrua një post i rëndësishëm. A kam pasur unë këtë lloj ambicie? Po, dhe e kam treguar në një farë mënyrë, sepse në 2005 apo në 2025 me Bojaxhiun e kemi treguar dëshirën për të vepruar dhe për të bërë diçka më impakt publik. Unë nuk kam nevojë as për punë, nuk jam as njëri që do dal dikush që vjedh e merrem me tendera.
Vizioni për Tiranën?
Ermal Hasimja: Ka një gjë, që në momentin e parë që kam marr vesh që emri im është marrë seriozisht, gjëja e parë që kam thënë, dhe nuk e kam thënë prej delirit, gjëja e parë që kam thënë është se çfarë mendojnë këta njerëz që i lidh me mua, çfarë mendojnë dhe çfarë arsyesh kanë që ato që duan ata për Tiranën i dua dhe unë.
Akoma po pres për ta marrë vesh. Nëse dikush vjen me një projekt dhe thotë merr dhe hiq socialistët nga bashkia dhe fut këta të tjerët, kjo nuk është ideja ime për qeverisjen e qytetit. Apo nëse thonë që tenderat do i ndajmë në këtë mënyrë, as ky nuk është vizioni im për kryeqytetin. Unë mund të them se ato që dua unë për Tiranën si qytetar, si njeri, kam idetë e mia. Kush është problemi thelbësor.
Problemi kryesor në Tiranë është se konsiderohet si kantier për pastrimin e parave, për plotësimin e nevojave të klientëve të lidhur me qeverinë qoftë nga biznesi qoftë nga bota e errët. Si mund të zgjidhet trafiku, problemet e tjera. Tirana nuk është menaxhuar për qytetarët. Jam kundër ndaj asaj që është bërë deri më sot. Nëse ata që kanë nxjerrë emrin tim jam dakord më mua, atëherë në rregull. Po pres të kuptoj nëse ajo ide që është përputhet me mënyrën se si e shoh unë Tiranën. gsh