Profesor Robert Radoja të perqafoj me respekt dhe dashuri…
Po pse deri këtu? Një mik i mirë jo vetëm imi por i të gjithëve, shkruan sot në fb në prag të ndërrimit të viteve…” Eh si vjen kjo jetë që nuk i duhesh as dreqit.” Nuk është një njeri dokudo, është artisti Robert Radoja…Si duhet ta shkodoj këtë thënie të tij…
Si vjen kjo jetë, është pjesa e parë e fjalisë….pra dialogu eshte me jeten, me gjënë më të shtrenjte, por qe eshte zhvleresuar, ajo nuk ka ardhur ashtu si duhet, si e meriton njeriu, sepse Roberti yne i mire nuk flet në veten e pare, flet në trajten inpersonale pra tregon se shume njerez nisur nga ai vet nuk e kane jeten qe meritojne…
Ndoshta ka pritur me shume kujdes, por idea qe hodhi nje artist tjeter Viktor Zhusti qe te krijohej shtepia e artit me sa duket nuk mbriti fare te veshi i shtetit…
Robert Radoja eshte nje institucion artistik dhe njerezor, me kontribute dhe arritje, nje muzikant dhe kompozitor siperor….Po ai thote, eh si vjen kjo jete…Kë pyet ai? Ndoshta veten, boshllekun, heshtjen, braktisjen, harresen….ndoshta ( nuk do doja të ishte keshtu) varfërinë…
Robertin e takoj shpesh se banojme afër, gjithëherët ndalet dhe më flet me dashuri, por ashtu kokëulur çapitet duke më lene si peng ndonje krahasim apo metaforë, ku gjen mençuri dhe dhimbje por edhe zhgenjim…
Pjesa e dytë e shenimit, ka qasje personale…”Nuk i duhesh as dreqit”…
Kjo zbrazje dhe vetnënçmim eshte nje akuzë e rëndë per gjendjen e krijuar…Askush nuk ka më nevojë per ty madje as edhe dreqi….Pse deri ketu? Kë duhet te pyes? Ministrinë e Kultures? Eshtë e kotë…ku duhet te ankohem ? Askund…Nje artist me kaq kontribute thotë që kjo jete nuk i duhet më as dreqit apo ky personalitet nuk i duhet askujt madje as edhe dreqit…
Çfarë pikëllimi…Shoqeria jonë hedonike në një krahë dhe mjerimi dhe zhberja në anën tjeter e solli njeriun e ndershem dhe me kaq kontribute, qe te mos kete më as nje interes per jeten e vet…
Këtu dhe këmbanat kanë humbur gjuhezat…shurdheri e frikshme…Requiem per vdekjen e vlerave…kjo lloj muzika ndjehet
Profesor Robert Radoja të perqafoj me respekt dhe dashuri…
Ne të gjithë të duam…
Miku yt Përparim
pkabo 29.12.2021
Komentet