Per cilin komunitet e per cilat standarde e ka fjalen FB ?
….Pasi Kombin e Popullin tim une jam i vendosur ti mbroj deri ne frymen time te fundit !
Prsh. mikesha e miq te mij te shumte .
Po rikthehem serisht ne faqen time te fb pas nje denimi banal e absurd 3 ditor qe ky panel pronar-drejtues e menaxhues…kjo platforme e ky rrjet nderkombetar elektronik i komunikimit publik me bene …duke bllokuar cdo aktivitet timin ne te …
Dhe nuk eshte denimi i pare e besoj se nuk do te jete as edhe i fundit deri ne momentin qe une po ju a bej me dije sot publikisht Zuckenbergut e stafit te tij si dhe raportuesve frikacake e fytyrezinj te bodrumeve te Tiranes se fjalen e lire , lirine e fjales e te mendimit as e mbyllin e as e bllokojne dot sa te jene gjalle …sikurse te verteten mund ta zhysin por nuk e mbysin dot kurre !
Dhe nuk eshte denimi i pare fejsbukist ndaj meje por i 8 ne radhe te pakten ne keto 8 vitet e fundit….dhe ne te 8 rastet behet fjale per postime e shkrime te mijat qe kane te bejne me daljen ne mbrojtje te kombit, vendit e popullit tim…me denoncimin e krimeve te diktatures, me mbrojtjen e trojeve e territoreve shqiptare… me mospajtimin e politikes shoviniste serbo-greke e maqedono-malazeze kunder Shqiperise, me rivendosjen e diktatures ne Shqiperi …me keq menaxhimin e abuzimin me pushtetin te pushtetmbajtesve te sotem neokomunist ne Shqiperi…etj etj
Te mbrosh hapur e publikisht, me guxim e kurajo Atdheun tend e popullin tend nuk eshte herezi e as mekat zoterinj te fb por detyre patriotike …dhe ti dalesh zot atyre eshte detyrim e obligim kombetar qytetar e moral te cilin une do ta kryej deri ne frymen time te fundit doni apo nuk doni ju dhe ju pelqen apo nuk ju pelqen juve e raportuesve tuaj te bodrumeve te erreta te Tiranes se sotme neokomuniste ….
Yur post didn’t follou our community standards …
You can’t post or comment for 3 days..
Your Account Ristricted …
Keto ishin njoftimet qe Platforma FB vuri per tre dite resht ne llogarine e faqen time…duke bllokur gjithcka ne komunikimin tim publik me kedo permes ketij rrjeti komunikimi qe pretendon se eshte i lire, demokratik, i pa varur , i pa trysnueshem…i pa censurueshem etj etj…
Ok…le te ndalemi konkretisht perse e keni fjalen ju zoterinj te fb dhe si e motivoni kete censurim skandaloz tuajin …per cilin lloj komuniteti e standardi flisni dhe cilet po merrni ne mbrojtje kesisoj duke kryer atentate te tilla te rrezikeshme ndaj Fjales se Lire e lirise se fjales…
Ne 8 denimet tuaja ndaj meje …ne 4 prej tyre pas reagimit tim te ashper keni kerkuar ndjese e pas ”rishikimit ” tuaj i keni rikthyer shkrimet e mija serisht ne faqen time te fb dhe keni anulluar denimin tuaj te radhes …e ne 4 te tjera keni qendruar ”stoike” duke e cuar denimin tuaj absurd deri ne fund…e madje duke me sugjeruar qe per cdo mos pajtim timin me vendimin tuaj …ti drejtohem Bordit te Apelit tuaj [???]…
Po ju bej me dije se ne rastin me te pare po pergatis dokumentacionin perkates dhe per kete lloj politike tuajen qe guxon te vrase, masakroje e denoje Fjalen e lire ne keto lloj formash e menyrash ….fale edhe Profesionit tim te Gazetarit Profesionist dhe aderimit tim ne disa shoqata nderkombetare te rendesishme dhe te qenit tim prej vitesh edhe shtetas i USA……. se shpejti do ti drejtohem Gjykates Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut ne Washington…
Tani le te dalim tek denimi i fundit i ardhur si pasoje e raportimeve nga bodrumet e pista te Kryeministrise se Shqiperise ku neodiktatori Rama paguan nje ushtri te tere per te survejuar e vrare fjalen e lire …i ardhur nga zyrat e erreta e te frikeshme te dhomave sekrete te Hotel Rognerit ku punojne atentatore me pagese kunder lirise se fjales e kunder se vertetes publike…i ardhur nga zyrat si-motra te ish KQ te PPSH pasuesit e te cilit sot jane ne pushtet….i ardhur nga zgeqet e qelbura te Bashkise se Erion Veliajt te tmerruar nga drejtesia e neserme qe me siguri do ta beje shembull te vertete te nje drejtesie te munguar prej dekadash ne ate vend…e te ardhur sigurisht edhe nga zyrat e bodrumet edhe te godines famekeqe te PS-Rilindjes se Tualetit, Elises, Belindes e Ulsiut me shoke e shoqe…e tufes se tyre injorante …
Raportime keto e reportere vrases e kriminele te fjales e mendimit te lire…frikacake ndaj historise e se vertetes lakuriq…qe ju zoterinj te FB kurre nuk i verifikoni se c’jane e se cfare perfaqesojne dhe ke kerkojne te mbrojne e ke te demtojne…aq me shume qe e ulin ne nivelin zerro seriozitetn e besueshmerine tuaj …
Ne shkrimin tim te fundit per te cilin ju me denuat…une beja fjale per aktin skandaloz te kryeministrit Rama ku nderkohe qe 4 njerez kishin mbetur te vrare ne Velipoje ai poston ne faqen e tij te fb nje foto teper fyese e provokuese ndaj te gjithe shqiptareve …pra ku eshte sipas jush urrejtja ime ketu …sepse per kete e te tjera fakte qe do radhis me poshte ju me akuzoni mua se ne kete shkrim kam perdorur gjuhen e urrejtjes e qe nuk i shkon pershtart standardeve te komuniteti tuaj fejsbukjan…
Shkruajta se nderkohe qe barbaret prishin e shembin Teatrin Kombetar…nje Ambasadore”mike” aty ne Tirane te nesermen e ketij akti vandal te pushtetmbajtesve neokomuniste poston ne faqen zyrtare te Ambasades se saj …nje tufe me Lule …ku eshte faji im ketu ?
Shkruajta se Ministri i Turizmit Klosi …tallet , i ofendon e e fyen rende shqiptaret e varfer kur me cinizem ju thote se edhe Ronaldo e Messi paguajne goxha para kur shkojne me pushime…ndaj mos u qani kot,…ne per veten tone jemi ne rregull pasi ata [tregetaret e biznesmenet] ju japin juve kuponin perkates e i paguajne regullisht taksat ne shtet [???]…ku kam gabuar une ketu ?
Shkrova se Ministri i Brendshem Cuci duhet te jape menjehere doreheqjen pas situates teper te rende ku ne 3 dite humbin jeten 8 qytetare shqiptare e jo te dale pa pike morali qytetar e lere me zyrtar e shteteror e te deklaroje se …une e shteti nuk kemi fare lidhje e asnje lloj pergjegjesie me kete lloj situate pasi vrasjet jane nje fenomen i zakonshem… [???]…ku kam gabuar une ketu ?
Shkrova se Drejtori Gonxhe nje ish dhjetorist i dikurshem sot eshte bere bythe e breke me pushtetin dhe i sherben atij verberisht…
Shkrova se Tualeti e Elisa po perdorin gjuhen neveritese te kllouneve teksa fajin per mos hapjen e negociatave te Shqiperise me BE njesoj si Shefi i tyre ja adresojne BE dhe jo vetes e keq -qeverisjes se tyre disa vjecare …
Shkrova se eshte absolutisht e denueshme dhe krejtesisht e pa pranueshme qe ish Drejtori i RTSH si shoku Th.Gellci guxon e kercenon me jete nje koleg gazetar ….
Atehere …ku qendron gjuha ime e urrejtjes dhe perse postimet e shkrimet e mija qenkan kunder standardeve te komunitetit tuaj zoterinj te FB…sepse thone te verteten dhe vetem te verteten publikisht me fakte, ngjarje e emra konkrete ?
Sepse nese i referohemi historise se denimeve tuaja ndaj meje…une po ju bej me dije se serbit qe ushtroj genocid mbi Kosoven une kurre nuk do te mund ti them dot paqesor pse doni juve.,..une grekut qe lau ne gjak nje krahine te tere shqiptare si Cameria kurren e kurres nuk do ti them Engjell pse doni juve…une komunizmit qe masakroi nje popull te tere per 45 vjet me radhe e diktatures kriminale te Hoxhe me shoke …kurre nuk do ti dal ne mbrojtje pse doni juve.,..apo fosilet tuaja raportuese nga Tirana e Enverit dhe Edvinit…
Une denimeve tuaja, raporteve te pista te raportuesve tuaj nga bodrumet e qelbura te Tiranes se sotme neokomuniste dhe sherbimeve te ndyra te Acromaxeve [cuditerisht qe nga Gjermania]… kurdohere do tu ve perballe gjuhen e ndershmerise qytetare e profesionale…qendrimin kurajoz e patriotik timin ne sherbim te kombit e te popullit tim…guximin per ta rrefyer historine lakuriq e ashtu sic eshte…thenien e se vertetes me kurajo qytetare e civile…dhe mbrojtjen e fjales se lire e te lirise se fjales sipas parimeve e standardeve demokratike te qytetarise e te civilizimit te sotem pa patur kurrfare frike prej askujt sot e kurdohere…deri ne frymen time te fundit …OK !
Komentet