VOAL

VOAL

Pas video-skandalit lirohet polici i Gruemirës. “Nuk u gjet denoncuesi”

February 24, 2019

Komentet

Balluku kritikon protestuesit, i quan “turma”! Shpërthejnë akuzat: O hajdute, o maskareshë! Ti duhet të ishte në burg!

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, ka postuar disa pamje të transmetuara nga CNN, të cilat, sipas saj, po krijojnë keqkuptime në mediat ndërkombëtare.


Pamjet e Kakomesë janë interpretuar sipas saj sikur kanë lidhje me Zvërnecin. Ajo ka guxuar të vendosë dhe shënimin ‘fake news’ ndaj CNN, duke thënë se këto pamje po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë.

“Turmat e protestuesve dhe disa video që qarkullojnë në rrjete sociale kanë ndikuar në mënyrën si perceptohet Shqipëria në disa raste, duke krijuar keqkuptime edhe në media ndërkombëtare.

Madje, edhe media si CNN kanë pasqyruar pamje nga Kakomeja, të cilat janë interpretuar gabimisht si reagim ndaj projekteve turistike. Në fakt, këto pamje nuk lidhen me Sazanin apo Zvërnecin.

Përhapja e informacionit të pasaktë mund të krijojë një imazh jo plotësisht real të Shqipërisë, duke ndikuar në perceptimin publik dhe në klimën e përgjithshme të investimeve dhe turizmit“- thekson Balluku.

Postimi i Ballukut
Postimi i Ballukut

Por, të shumtë kanë qenë qytetet që i janë “përveshur” ish-zv.kryeministes, e cila tashmë po hetohet për korrupsionin dhe pastrim parash.

Përgjigjet e disa qytetarëve në postimin e Belinda Ballukut:

Wilma Puka: “Imazhi I Shqiperise po demtohet nga ti e Rama e gjithe ju hajduter r te korruptuar.. e jo nga njerez qe u ka ardh shpirti me dal… jeton ku jeton e te mbron kush te mbron se ne nje vend tjeter do kishe dhene llogari me kohe.”

Alti Cekrezi: “Sa te kesh palloshin nuk futesh ne burg ti jo por do ju vi dite”

David Miko: “Po burgu ku esht?”

Valter Tuna: “Po ti moj k*re akoma ke silikon dhe del e na ben poste? Akoma?”

Alki Alkeo: “Pasojat e qeverise tuaj te qelbur ishalla do zoti ju shikoj te gjithve ne burg Bu*e e rames”

Aleksander Thanasi: “Na e jep pak netflixsin qe perdorje te vila nese ste duhet me ?”

Miri Ademi: “Shko te burgu ti”

Gezim Suzana Hidri: “Ooooo hajdute Oooo maskaresh , keto jane pasojat e gjithe pislliqeve te rraces tate moj bastarde Belinda”

Daniel Mehmeti: “Pse ju thoni Turma.? Apo kur votojne keta jane ‘Sovrani’…”

Eduart Zejnati: “Pergatitu shperterisht per ça te pret , dite te bukura vijne per popullin e sketerre per ju”

Rreze Mbretenore: “Sot me shumee ne oren 19:00 per shqiperine ”

Eda Kondo: “Mos ja qaj hallin sepse pjesa me e madhe e pergezojne dhe e quajne te drejte veprimin.”

Altin Axhami: “A po të vjen keq ty aa? Me mëndu ti për Shqipërinë ashtu sikur duhet, do kishim ndryshim të madh dhe të huajt do mendonin ndryshe. Ju po e vjedhni, po e coptoni dhe po i largoni njerëzit nga vendi i tyre dhe të huajt e dinë se çfar bëhet këtu. Të lutem mos bëj postime të tilla më ti se e menderose fare!”

Linda Apostol Kotani: “Ti moj zonje je e fundit qe Mund te na japesh ndonje informacion te sakte … Jeni te PAFYTYRE!”

Fatjon Dapi: “Po ata miliardat qe ke vjedh ti si ndikojne ne opinionin Nderkombetar moj Shoqja Bela??! ”

El Ve: “Po rrugët qe u çane si kane ndikuar? Po fakti qe jane leshuar dy urdher arreste”

Lirim Krruçi: “A fole edhe ti!?”

Aure Lio: “Ke shumë të drejtë për këtë për deformimin e nje lajmi të tillë…. Por që minimalisht të paktën ti duhet të ishe në burg me kohë por që lavdi Perandorisë duhet të thuash…..”

Ana Ana: “Rama burg belindja burg”

Discover Albania: “Vetem ti nuk duhet te fasesh, bej ndonje kurs per kuzhuniere se do te duhet te 313”

Andrea Tushe: “Populli eshte i pakenaqur prej jush.!”

Hysi Alkeda: “Ne kete pike na cuat kur s ks shtet te na mbroj te mbrohem vet .. mbase te gjith bashke gjejm nje rruge drejt europes ..pa ju qe s dini c hall kemi dhe jemi shqiptare. Turp turp.”

Ilir Jazxhi Ilir: “Si ke kurajo dhe flet”

Aranit Bicaku: “Po hajdutlliku si perceptohet tek cnn?”

Hekuran Alia: “Kush e ka rrethuar sipas teje kakomen…nuk jan te rrethit te ngusht aty???ti nuk je keshtu se kuptoj qe her pas here nuk je vetvetja.”

Adi-Eda Dautaj: “Seriozisht????? Jeni shume dobet per te qene bindes!!!”

Engin Blc: “Jo sesht e vertet ne video e thot qart qe esht ne kakome dhe nuk ka lidhje me Jared kushner por me revolten qytetare kunder jush ca kujton se do na hedhesh hi syve meqe esht ne anglisht ke harruar se shqiptaret nuk jan me te humbur ka shum qe kuptojn anglisht nese je ti nje nga ato qe se kupton me thoj se ta bej un perkthimin e sakt te videos”

Flamur Dardeshi: “O @spak ec e merre kte plaçkitsen”

Paolo Kodrina: “Vetem ti mos fol se duhen me ardh 10 miliard turista per te perfitu shqiperia lekt si ke vjell ti edhe ke fytr akoma e na bo moral lali eri po te pret mos harro sapunin ”

Brixhilda Kukaj: “Imazhin e Shqiperise e prish fakti qe ju nuk jeni prapa hekurave akoma. Ju jeni turpi i Shqiperise.”

Romeo Bori: “Po vjet qe shembet thethin ne mes sezonit turistik nuk ju erdhi gjynaf per turistet ??”

Oriel Reli Xhaja: “Se besoj se demtohet me shum perceptimi nga kto se sa kur degjojn se sa e korruptuar deri ne palce eshte qeveria juaj”

Ledi Doce: “Me kaosin & korrupsionin qe keni shkartuar ju, edhe me deshiren e mire per te qene sa me i sakte, nuk je dot. Sa mbyllet nje vrime, hapet nje grope, mbyllet gropa, hapet krateri e keshtu me rradhe. Vetem kur te zhdukeni ju pergjithnje nga politika do zhduken dhe te pakten krateret.”

Elena Lato: “Le ta marrin te huajt si t duan, le te keqinformohen sa te duan, ne nuk duam te ndertohet pa kriter as ne Kakome, as ne Zvernec edhe as ne Narte-Vjose dhe ne asnje vend te Shqiperis, te ndertohet sic ndertohet ne gjithe boten pa prishur natyren…”

Rel Pasku: “Si mund të guxosh e të postosh në këto kohë të vështira për veten tënde e të kesh hallin se çfar do mendojnë të huajt për ne kur je ti ajo që na ka vjedhur 100 ndra milion euro… Kthe lekët e shporru se as në burg sduam të të mbajm me bukë”

Gaz Taipi: “Nga Shtatori beju gati per burg se eshte me fresk.”

Ervin Kyçyku: “Armiku i Partise Socialiste gjithmone Populli ose imperializi amerikan”

Cajup Cangollari: “Bela në Burg, Rama në Burg”

Une Revoltohem: “jo mo jo vertet eee… Ja paske gjetur zgjidhjen SPAK-ut e justifikove Vilen?”
Edona Haklaj: “Hahahha po per tenderat e tu çfarë thonë kto mediat ndërkombëtare, e ka parë? Shkruaje çik emrin tënd dhe lexoji se të sjell pak me këmbë në tokë mbase ”

Ledjon Kutriçi: “Sna intereson imazhi nderkombetar para burgut tend Belinda Balluku ”

Elsi Goxhaj: “Vrl nderkombetarve po ti hash gezuar ato qe vodhe ti ”

Robert Hyso: “Perse nuk del e te na shpjegosh pak se cfare ndodh kur gjykata e larte jep nje vendim ne lidhje me aeroportin e vlores…”

Arta Shaba: “Znj. Balluku,
Imazhi i Shqipërisë nuk dëmtohet nga qytetarët që protestojnë dhe as nga mediat që raportojnë. Imazhi i Shqipërisë dëmtohet kur media ndërkombëtare raporton se SPAK ngre akuza për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë, ndërsa pushteti politik vihet në lëvizje për t’i mbrojtur ata.

Reuters, Washington Post, AP dhe media të tjera nuk po flasin për Shqipërinë për shkak të disa videove në rrjetet sociale. Ato po flasin për Shqipërinë sepse një zëvendëskryeministre u vu nën hetim nga SPAK, sepse u kërkua heqja e imunitetit të saj dhe sepse kjo kërkesë u bllokua politikisht.

Në çdo demokraci europiane, pyetja që shtrohet nuk është “pse protestojnë qytetarët?”, por “a janë të gjithë të barabartë përpara ligjit?”.

Nëse qeveria është e bindur për pafajësinë e zyrtarëve të saj, mbrojtja më e mirë nuk është bllokimi i procedurave apo ndryshimi i ligjeve. Mbrojtja më e mirë është t’i lihet drejtësisë të bëjë punën e saj deri në fund.”

gsh

Themeluesi i FRESSH godet Ramën “Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet”, Ilir Zela: Kriminalizoi Kuvendin e emëroi horra në qeveri! Ja pse socialistët e vërtetë janë në protestë

Shkruan ILIR ZELA, themelues dhe kryetari i parë i Rinisë Eurosocialiste Shqiptare

Një pjesë e rëndësishme e rinisë shqiptare po proteston këto ditë në rrugët e Tiranës. Kërkesat e tyre për një sistem politik demokratik e funksional ndër shqiptarë janë thelbësisht të drejta! Socialistët i mishëruan këto aspirata në Kushtetutën e vitit ’98. Socialistët i rezistuan fashizmit në pushtet në 1992-1997. Stabilizuan vendin pas krizës së ’97-ës, hapën perspektivën e shkatërruar të bashkimit me Europën, kontribuuan në çlirimin e Kosovës dhe ndërmorën reformën në drejtësi në 2015. Ka një paralele midis shpirtit të socialistëve të mishëruar në këto kontribute dhe aspiratave të të rinjve në këtë protestë. Por, për fat të keq, medalja ka edhe një anë tjetër. Është autokracia e sotme, e cila është larguar nga aspiratat e shqiptarëve! Janë rilindarët e pasuruar, të trashur e stërplakur në pushtet, bartësit e korrupsionit dhe amalgamës me krimin, të cilët janë objekti i kësaj proteste, siç janë edhe subjekt i SPAK. Kam parë këto ditë socialistë që po marrin pjesë në protesta, duke dëshmuar shqetësimin e tyre për gjendjen në të cilën është katandisur demokracia në vend. Kam parë edhe disa socialistë të tjerë, të cilët i kanë bërë jehonë artikulimeve nën panik të autokratit kryeministër.

Raporti i socialistëve me protestën më ka nxitur të bëj pyetjen: vallë, të jenë katandisur të gjithë socialistët në klone të subjekteve të SPAK-ut, në viktima të oligarkisë? Do të dëshiroja që revolta e të rinjve të jetë një mundësi për socialistët të rigjejnë partinë e tyre të zaptuar nga trusti i betonit, të kuptojnë se sakrifikimi i demokracisë së brendshme në emër të unitetit fals ishte në thelb uzurpim i pushtetit nga një person ose një grup pa lidhje me socialistët e vërtetë, pjesa më e shëndoshë e të cilëve nuk i besuan kurrë Edi Ramës, por në të njëjtën kohë e përkrahën bujarisht. Protesta është edhe një mundësi për ata socialistë, të cilët besuan te rilindarët pa e lidhur këtë besim me leje kullash e përbindëshash të tjerë të betonit apo përfitime sharlatanësh, të administrojnë zhgënjimin e tyre e të kuptojnë që atdheu, pyjet e kullotat, bregdeti, plazhet e fushat janë më të rëndësishme se një vend pune në administratë, një kapardisje firmatosh në sallat e institucioneve, nxjerra jashtë funksionit kushtetues, apo një përfitim momental prej sistemit të korruptuar të pushtetit autokratik.

Kur shoh socialistë të kontributeve në protestë, pyes veten nëse ka kuptim t’u thuash këtyre njerëzve se uzurpimi i vullnetit të tyre ka përzënë nga vendi ynë 1 milion shqiptarë, ka kontribuar në arrogancën e pushtetit dhe dobësimin e llogaridhënies. Ata i dinë këto dhe prandaj protestojnë! Socialistët e shohin se kolltukofagët e sotëm janë më të plakur e shumë më të dhjamosur se bllokmenët e brezit më të fundit të regjimit hoxhist. Socialistët e dinë që ka ardhur koha që një brez i ri të rigjejë vlerat më të mira të së majtës dhe të kërkojë modestisht të marrë pjesë në udhëheqjen e atdheut. Por të jesh socialist dhe të shkosh në protestë, do të thotë që ke hequr dorë nga përpjekja për ta çliruar politikën, nuk beson te mundësia që një lidership i ri për socialistët, por edhe për të gjitha alternativat e tjera politike, të realizohet përmes proceseve të demokracisë së brendshme. Vendi i protestës së socialistëve duhet të jetë në radhë të parë vetë Partia Socialiste. Socialistët duhet të rigjejnë vetveten, t’ia dorëzojnë drejtësisë të gjithë rilindarët që ajo po i kërkon prej kohësh. Të bëhen njësh pa mëdyshje të mëtejshme me aspiratat e shqiptarëve për shtet, drejtësi, dinjitet e bashkim me Europën!

A ka vërtet një mundësi për një rrugë të re të bazuar në kolegjialitet përkundër arrogancës, të bazuar në legjitimitet përkundër aleancës me korrupsionin, monopolet dhe krimin, të bazuar në konkurrencë dhe zgjedhje përkundrejt sjelljes uzurpatore, sipas së cilës zgjedhjet janë të mira derisa unë zaptoj kreun, pastaj zgjedhjet janë të këqija që unë të mbretëroj? A ka socialistë që e kanë parë fundin e rrugës së drejtimit autokratik ditën kur 81 nga 83 mandatet propagandisht të tyre u përdorën për të mbrojtur paprekshmërinë e korrupsionit në krye të qeverisjes pa llogaridhënie? A ka socialistë që besojnë në llogaridhënie, ndryshimin dhe ripërtëritjen?

Kushdo që është përfshirë në hajni në këto vite, që ka lejuar korrupsionin apo e ka relativizuar atë, duhet të hapë krahun, duhet të hapë rrugën, duke u kërkuar falje thellë e thellë të gjithë socialistëve! Për të mos lënë asnjë mëdyshje, faljen më të madhe duhet ta kërkojë Edi Rama, i cili në 2005 u përgjërua për demokraci të brendshme, një anëtar një votë dhe për luftë ndaj korrupsionit. Megjithëse u mbështet bujarisht nga e gjithë struktura e Partisë Socialiste, ai nuk arriti kurrë të bëhej një socialist, por thjesht i pa socialistët si hambar votash, duke i futur në grackën e zgjedhjes midis tij dhe Saliut. Edi Rama duhet të kërkojë falje për të gjitha kundërthëniet e tij në krye të PS-së dhe të qeverisë, që nga kriminalizimi i përbërjes së Kuvendit e deri te emërimet e horrave në qeveri, nga shkatërrimi i konceptit të shtetit e deri te largimi nga vendi i më shumë se 1 milion shqiptarëve, nga vonesat në zbatimin e reformës në drejtësi e deri te pengimi i drejtësisë përmes marrjes nën mbrojtje politike të subjekteve të SPAK-ut. Tani maskat kanë rënë dhe Edi Rama ua ka borxh socialistëve dorëheqjen, lirimin e rrugës. Nëse nuk e bën, socialistët nuk mund të hidhen bashkë me të në greminën ku po i tërheq, do të dinë të zgjedhin një rrugë tjetër!

Nëse ka një fije mirënjohjeje në qenien e Edi Ramës, është koha ta shfaqë atë. Prej 13 vjetësh është kryeministër me votat e socialistëve. Asnjë pushtet nuk mund të jetë i përjetshëm! Hezitimi për t’i hapur rrugë ndryshimit tani rrezikon ta lërë partinë e Dritëro Agollit si një kujtim të bukur të një të shkuare të largët, me shumë mundësi pa anëtarë dhe pa votues. Ose PS ndryshon rrugë tani, ose një e majtë e re, e paralajmëruar nga disa prej intelektualëve më në zë të saj, do të ngrihet si alternativë e qenësishme politike. Eksperimenti dhe praktika e autokracisë kanë përfunduar me dështim, shëmti, hajni dhe tallje. Është koha për demokraci!

Si themelues dhe kryetar i parë i FRESSH-it, si një anëtar i Partisë Socialiste që prej vitit 1992, si deputet i saj i zgjedhur dy herë me votë të drejtpërdrejtë, si anëtar i zgjedhur në forumet më të larta drejtuese të saj në kohën kur zgjedhjet ishin të vërteta, do të dëshiroja të besoja te njerëzit e thjeshtë të së majtës bujare. Do të doja t’i shoh t’i japin fund përkrahjes për të keqen, sidomos në rastin kur ajo ka helmuar një pjesë të shpirtit të tyre! Do të doja t’i shoh ta rikthejnë partinë e tyre aty ku i takon, në brazdën e aspiratave të shqiptarëve për liri, paqe, barazi, dinjitet e bashkim kombëtar! Uroj që sa më parë, përfaqësuesit më të mirë të rinisë, të cilët e kuptojnë gjeneratën Z, jo klonet e zaptimit, të vijnë në krye të së majtës dhe të kontribuojnë me një mendësi të re për një Shqipëri që duhet patjetër të mbyllë tranzicionin dhe të renditet me demokracitë perëndimore si anëtare e BE-së dhe jo të kthehet mbrapsht nën zaptim! bw

“Dosjet Shqiptare” Ina Zhupa: Rama e trajton Shqipërinë si pronë private! Betonizim dhe privilegje për një grusht njerëzish

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa teksa i referohet një libri të titulluar “Dosjet Shqiptare” ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se e ka trajtuar Shqipërinë si pronë private.

 


Sipas Zhupës, kjo tregon qartë mënyrën sesi territori shqiptar është menaxhuar gjatë viteve të fundit duke favorizuar interesat e një grupi individësh në dëm të qytetarëve.

Deputetja demokrate ngriti shqetësime për mungesën e transparencës në shumë prej projekteve të përfshira në libër, duke pretenduar se në rreth 41 për qind të tyre nuk identifikohet porositësi apo zhvilluesi.

“Në Shqipëri nuk kemi të bëjmë me zhvillim normal urban, por me një model të ngritur mbi mungesën e transparencës, mbi privilegjet, mbi përjashtimin e qytetarëve nga vendimmarrja dhe mbi betonizimin e territorit.

Vetë arkitektët e përfshirë në këto projekte e pranojnë atë që qytetarët kanë kuptuar prej kohësh. Ata flasin për ftesa të drejtpërdrejta nga Kryeministri. Flasin për projekte që nuk kanë kaluar përmes konkurseve. Flasin për një proces ku vizioni i një njeriu zëvendëson konsultimin publik, institucionet dhe interesin e komuniteteve lokale”, shprehet Ina Zhupa.

Deputetja demokrate përmendimi si shembuj zona si Narta, Zvërneci, Divjaka, Himara, Palasa, Gjipeja, Rana e Hedhun, Kune-Vaini, Lukova, Saranda dhe projekte të ndryshme në Tiranë, duke pretenduar se ato pasqyrojnë një model të njëjtë zhvillimi.

Zhupa kritikoi gjithashtu ligjin për Investimet Strategjike dhe ndryshimet ligjore që sipas saj kanë dobësuar mbrojtjen e zonave të mbrojtura, duke favorizuar ndërtimet në territore me rëndësi të veçantë natyrore dhe turistike.

“Ligji për Investimet Strategjike u kthye në mekanizëm për dhënien e privilegjeve të jashtëzakonshme mbi tokën publike dhe private.

Ligjin 21/2024, hoqi çdo lloj mbrojtje zonave të mbrojtura dhe e la në dorë të qeverisë për te ndërtuar ku të donte pa asnjë kufizim.

Ndaj protesta qytetare kundër këtyre ligjeve dhe kundër qeverisë po bashkon gjithnjë e më shumë njerëz. Sepse qytetarët po kuptojnë se nuk po përballen me projekte të veçanta, por me një model të tërë qeverisjeje”, thuhet në deklaratën e Ina Zhupës.

Prononcimi i Ina Zhupës

Të nderuar gazetar

Jam para jush për librin e fshehtë për shqiptarët “Albanian Files” ose “Dosjet Shqiptare”, i cili nuk është thjesht një katalog ndërtimesh po është dëshmia më e qartë se si Edi Rama e ka trajtuar Shqipërinë për vite me radhë: si pronë private, si një ekspozitë personale dhe si një territor ku vendos vetëm ai.

Një investigim serioz i Lorin Kadiu të medias citizens.al, të cilin e përgëzoj, na solli në vëmendje atë që e kishim denoncuar por nuk kishim arritur dot të kishim fakte si ky libër. Një masakër të vërtet të një Shqipërie për një grusht njerëzish, ku shqiptarët janë të humburit e mëdhenj.

Parathënia e Ramës hapet me fjalën “dosje”, të cilës ia thërret kuptimin nga dosjet e survejimit komunist, sipas tij ato janë dosjet e shkruara për njerëzit pa i pyetur. “Instrumente frike”, i quan ai,dhe pikërisht kështu janë këto plane për Shqipërinë dhe pse ai thotë që është e kundërta.

Në Shqipëri nuk kemi të bëjmë me zhvillim normal urban, por me një model të ngritur mbi mungesën e transparencës, mbi privilegjet, mbi përjashtimin e qytetarëve nga vendimmarrja dhe mbi betonizimin e territorit.

Vetë arkitektët e përfshirë në këto projekte e pranojnë atë që qytetarët kanë kuptuar prej kohësh. Ata flasin për ftesa të drejtpërdrejta nga Kryeministri. Flasin për projekte që nuk kanë kaluar përmes konkurseve. Flasin për një proces ku vizioni i një njeriu zëvendëson konsultimin publik, institucionet dhe interesin e komuniteteve lokale.

Në çdo demokraci normale, transformimi i territorit bëhet përmes debatit publik, planifikimit afatgjatë dhe respektimit të interesit të qytetarëve dhe mos prekjes së zonave të mbrojtura dhe trashëgimisë kulturore.  Në Shqipërinë e Edi Ramës, territori është trajtuar si një plaçkë për t’u ndarë.

Në 41 për qind të projekteve nuk identifikohet fare porositësi apo zhvilluesi.

Kjo mungesë transparence nuk është një detaj teknik. Është tregues i një kulture qeverisëse ku shqiptarët nuk konsiderohen pronar të territorit, por spektator i vendimeve që merren mbi të.

Për vite me radhë, shqiptarëve u është premtuar zhvillim, ndërsa në realitet kanë parë betonizim.

U është premtuar hapësirë publike, ndërsa kanë parë privatizim të saj.

U është premtuar mbrojtje e trashëgimisë, ndërsa kanë parë copëzimin dhe dhënien me koncesion  të saj.

Rrënimi i Teatrit Kombëtar nuk ishte thjesht shembja e një godine. Ishte simbol i një filozofie qeverisëse që e sheh kujtesën historike si pengesë për projektet e radhës.

E njëjta filozofi është shfaqur në trajtimin e trashëgimisë kulturore në Butrint ku pasuria kombëtare është trajtuar si asete që mund të transferohen, koncesionohen apo menaxhohen pa konsensusin e qytetarëve.

Paralelisht me këtë proces, është ndërtuar një regjim privilegjesh ligjore për investitorët e favorizuar.

Ligji për Investimet Strategjike u kthye në mekanizëm për dhënien e privilegjeve të jashtëzakonshme mbi tokën publike dhe private.

Ligjin 21/2024, hoqi çdo lloj mbrojtje zonave të mbrojtura dhe e la në dorë të qeverisë për te ndërtuar ku të donte pa asnjë kufizim.

Ndaj protesta qytetare kundër këtyre ligjeve dhe kundër qeverisë po bashkon gjithnjë e më shumë njerëz.Sepse qytetarët po kuptojnë se nuk po përballen me projekte të veçanta, por me një model të tërë qeverisjeje.

Një model ku vendimet merren lart dhe imponohen poshtë.

Një model ku konsultimi publik konsiderohet formalitet.

Një model ku territori shihet si mall për t’u ndarë.

Një model ku bregdeti, lagunat, zonat e mbrojtura, qytetet historike dhe hapësirat publike trajtohen si parcela të gatshme për zhvillim

Po ta lexoni këtë libër do vini duart në kokë,  Narta dhe Zvërneci, te Divjaka, Himara, Orikumi, Vlora, Palasa, Gjipeja, Rana e Hedhun, Kune-Vaini, Lukova dhe Saranda, Tirame me kullat te garda e republikës, te Stadiumin Selman Stermasi, Pallatin e Kongreseve, Jetimoren Zyber Hallulli, Pallatin e Sportit, vila qeveritare në Velipojë dhe Vlorë, kudo shfaqet e njëjta logjikë: zgjerimi i vazhdueshëm i betonit drejt zonave më të ndjeshme dhe më të vlefshme të territorit shqiptar dhe shkatërrimi i çdo trashëgimie kulturore apo natyrore.

Po flasim për qindra mijëra dhe në disa raste miliona metra katrorë zhvillim të planifikuar në brigje, laguna, parqe kombëtare dhe zona me rëndësi të jashtëzakonshme natyrore.

Po flasim për territore që u përkasin brezave të shqiptarëve dhe jo qeverive të përkohshme.

Edhe më alarmante janë indiciet që po dalin nga hetimet e SPAK, të cilat kanë ngritur dyshime serioze mbi burimin e kapitaleve që kanë ushqyer një pjesë të bumit të ndërtimeve, si dhe mbi mekanizmat e përvetësimit të pronave në zona me interes të lartë ekonomik.

Këto zhvillime e bëjnë edhe më të domosdoshme transparencën e plotë për çdo projekt, përfitues, procedurë dhe vendimmarrje. Dosjet e Shqipërisë duhet jenë indicie për dosjet e ardhshme të SPAK-ut.

Shqiptarët nuk janë kundër zhvillimit.

Shqiptarët janë kundër zhvillimit pa rregulla.

Janë kundër zhvillimit pa konsultim.

Janë kundër zhvillimit që shkatërron trashëgiminë.

Janë kundër zhvillimit që betonizon bregdetin.

Janë kundër zhvillimit që pasuron pak njerëz dhe varfëron shqiptarët.

Shqipëria nuk është ekspozita personale e Edi Ramës.

Shqipëria është atdheu i shqiptarëve.

Dhe askush nuk ka të drejtë ta projektojë, ta ndajë, ta betonizojë apo ta tjetërsojë pa pyetur qytetarët e saj.

Nga Zvërneci në Miami -Një investim luksoz, një konflikt i pazgjidhur pronësie dhe një hetim për pastrim parash kryqëzohen në Zvërnec

 

Dokumente pronësie pë Zvërnecin

Një investim luksoz, një konflikt i pazgjidhur pronësie dhe një hetim për pastrim parash kryqëzohen në Zvërnec. Historia e Artur Shehut hedh dritë mbi mënyrën se si janë fituar, transferuar dhe kontestuar disa nga tokat më të lakmuara të bregdetit shqiptar.

Në një nga daljet e tij të rralla publike, Artur Shehu foli në fillim të këtij muaji për televizionin shtetëror shqiptar përmes një lidhjeje video nga Shtetet e Bashkuara, lidhur me projektin e madh turistik që po zhvillohet në veri të fshatit jugor të Zvërnecit.

Ai deklaroi se me investitorët kishte komunikuar vetëm përmes ndërmjetësve dhe se toka e kontestuar që përfshihet në këtë zhvillim të debatueshëm i përket atij. “Dua të sqaroj diçka. Këto parcela janë në pronësi të familjes sime prej shumë kohësh dhe kjo është e padiskutueshme”- tha ai.

Pak ditë më vonë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) hapi një dosje ndaj 20 personave për trafik droge dhe pastrim parash përmes investimeve në pasuri të paluajtshme në Rivierën Shqiptare.

Dokumentet gjyqësore, të cilat janë parë nga Kathimerini, përmbajnë edhe emrin e plotë të Artur Shehut. Gjithashtu u vendos sekuestrimi i 110 milionë eurove në llogarinë bankare të noterit të tij.

Kjo shumë ishte paguar më 24 prill nga kompania Albanian Land Development, e mbështetur nga interesat e bizesmenëve nga Katari mbi tokën e lidhur me investimin turistik në Zvërnec.

Ndërkohë, banorët e Zvërnecit janë të përfshirë në një betejë të gjatë ligjore me Shehun, e cila kishte nisur rreth një dekadë përpara se dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, të shfaqte interes për të investuar në zonë.

“Si u shfaq ky njeri këtu? Cilat janë rrënjët e tij në këtë vend? Ku kanë jetuar babai apo gjyshi i tij? Ku është varrosur familja e tij?”- pyet njëri nga banorët e përfshirë në konfliktin ligjor për parcelat e kontestuara.

Për banorët vendas, Artur Shehu, 60 vjeç, mbetet një figurë misterioze. Ata thonë se nuk e kanë parë kurrë personalisht dhe e përshkruajnë si një njeri pa lidhje me zonën, i cili “u ka vjedhur tokat”.

Në sfondin e protestave në rritje në Tiranë kundër korrupsionit dhe elitës politike, të nxitura pjesërisht nga zhvillimi i debatueshëm në Zvërnec, rasti i Shehut hedh dritë mbi transaksione të dyshimta të pasurive të paluajtshme në disa prej zonave më të vlefshme të bregdetit shqiptar.

Përmes dokumenteve gjyqësore dhe dëshmive të banorëve, Kathimerini përpiqet të ndjekë dhe të ndriçojë rrugëtimin e tij.

Nga forcat speciale në bizneset e Vlorës

Një nga rrëfimet më të përhapura është se Artur Shehu ka shërbyer në forcat speciale shqiptare dhe më pas ka hapur një hotel dhe kazino në Vlorë, qendra administrative e qarkut ku ndodhet edhe Zvërneci.

Sipas mediave shqiptare, në vitin 1999 dy persona u vranë në një sulm të armatosur ndaj një lokali në pronësi të tij. Një prej viktimave ishte i afërm i Shehut. Thuhet se ai u largua nga Shqipëria pak kohë më pas dhe përfitoi azil politik në SHBA në vitin 2001.

Disa vite më vonë, ai u vendos në Miami, në një vilë me vlerë rreth 3 milionë dollarë, me katër dhoma gjumi dhe pamje nga një fushë golfi, duke u paraqitur si biznesmen aktiv në sektorin e pasurive të paluajtshme në Shqipëri.

Artur Shehu nuk iu përgjigj kërkesës së Kathimerini për koment lidhur me këtë artikull.

“Shqiponja e Zezë”

SPAK po hetonte rrjete të trafikut të drogës kur hasi në rastin e Artur Shehut. Një i afërm i tij ishte dënuar me tetë vite burg në Belgjikë për trafik droge në qershor 2024. Autoritetet belge ia dërguan dosjen, me emrin e koduar “Black Eagle” (“Shqiponja e Zezë”), prokurorëve shqiptarë.

Dokumente të ngjashme iu përcollën edhe autoriteteve gjyqësore në Spanjë. Tashmë po hetohen edhe takime të zhvilluara nga Shehu në Monako, Gjermani, Spanjë dhe Aruba. SPAK siguroi gjithashtu qasje në komunikime të platformës së koduar Sky ECC, një aplikacion i përdorur gjerësisht nga rrjete kriminale ndërkombëtare.

Sipas dokumenteve gjyqësore, një nga këto biseda, e datës gusht 2020, përfshin dy persona të lidhur me trafikun e drogës që diskutojnë për Shehun dhe mundësinë e blerjes së pronave në Zvërnec: “Im kushëri thotë që duhet të jesh në Vlorë të dielën ose të hënën. Duhet të marrim një varkë për në Zvërnec që t’i shohim ato prona. Po vijnë disa miq”.

Dosja e SPAK-ut thekson se Artur Shehu nuk ka precedentë penalë, megjithëse “ai shfaqet vazhdimisht si pronari fundor i shumë parcelave në zonën e Vlorës, të përfituara përmes dokumenteve të falsifikuara”.

Në shumicën e rasteve, dokumentet e kontestuara duket se janë tituj pronësie të dyshuar si të falsifikuar, që pretendojnë origjinë që nga periudha osmane. Në disa prej këtyre rasteve – disa ende në gjykim – nuk është Shehu ai që është proceduar apo dënuar, por bashkëpunëtorë të tij ose persona që ia kanë transferuar pronat.

Mungesa e transparencës dhe dyshimet për pastrim parash

Sekuestrimi i 110 milionë eurove të lidhura me blerjen e tokës në Zvërnec ka ngritur pikëpyetje serioze mbi burimin e fondeve dhe transparencën e transaksionit. Për opozitën, aktivistët dhe një pjesë të opinionit publik, çështja e ka tejkaluar tashmë debatin për pronësinë e tokës dhe është shndërruar në një test për mënyrën se si funksionon sistemi i kontrollit të kapitalit në Shqipëri.

Fakti që pagesa për tokën ndodhet në qendër të një hetimi të SPAK-ut ka ushqyer dyshimet për pastrim parash dhe përfshirjen e interesave të paqarta financiare në një nga projektet më të mëdha turistike të viteve të fundit.

Ndërsa hetimet vazhdojnë, mungesa e transparencës mbi transaksionet dhe pronësinë reale të parcelave mbetet një nga shqetësimet kryesore të ngritura nga kritikët e projektit.

Beteja ligjore

Konflikti ligjor i banorëve të Zvërnecit me Artur Shehun përmendet gjithashtu në dosjen e SPAK-ut. Ajo përfshin fitoren e banorëve në gjykatë në vitin 2013 dhe ndërlikimet që e pasuan. Në vitin 2014, Gjykata e Apelit në Vlorë vendosi që çështja të rigjykohej nga një trupë tjetër gjyqësore.

Tre vite më vonë u konstatua se gjykata nuk kishte juridiksion për ta shqyrtuar çështjen. Më pas ajo kaloi në Gjykatën e Lartë në Tiranë dhe u rikthye sërish në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë. Deri më sot, çështja nuk ka marrë një vendim përfundimtar dhe të formës së prerë.

“Ne duam vetëm toka tona”– thotë Panajot Subashi gjatë vizitës së Kathimerini në Zvërnec. Ai tregon një dokument të zverdhur nga koha, që dëshmon se në vitin 1991, pas rrëzimit të regjimit të Enver Hoxhës, toka shtetërore iu shpërnda banorëve sipas Ligjit 7510.

“Po presim vendimin e gjykatës. Vetëm Zoti e di çfarë do të ndodhë”- shton ai. Sot në Zvërnec kanë mbetur më pak se 150 banorë. Shpopullimi i fshatit është i dukshëm në shtëpitë e mbyllura dhe oborret e mbuluara nga barërat e këqija.

Megjithatë, lidhja e tij me projektin e debatueshëm turistik të Jared Kushner dhe Ivanka Trump e ka vendosur fshatin në hartën ndërkombëtare. Që kur historia u bë publike, ekipe televizive nga Gjermania, SHBA-ja dhe vende të tjera e kanë vizituar zonën.

“Flamingot” e Tiranës

Në kryeqytetin shqiptar, i njëjti ritual po përsëritet çdo mbrëmje që nga fillimi i qershorit.

Shitës ambulantë vendosin stenda me flamuj shqiptarë përgjatë bulevardit që të çon te zyra e kryeministrit, ndërsa turma gjithnjë e më të mëdha mblidhen në rrugë.

“Revolucioni i Flamingove”, siç është quajtur, nuk është më thjesht një lëvizje mjedisore. Ai është shndërruar në një lëvizje kundër establishmentit, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen si të qeverisë, ashtu edhe të opozitës.

Franc Gripshi, 29 vjeç, emigrant në Mynih dhe punonjës në një kompani që mbledh të dhëna satelitore, u kthye së fundmi në Shqipëri për të marrë pjesë në protesta. “Problemet që më detyruan të largohem nga vendi para 10 vitesh mbeten ende të pazgjidhura. Sistemi arsimor nuk funksionon si duhet dhe tregu i punës është në gjendje të mjerueshme. Dua ndryshim politik”- thotë ai për Kathimerini.

Agron Shehaj, deputet opozitar dhe kryetar i Partisë Mundësia, merr pjesë gjithashtu çdo ditë në protestë. “Protestat mund të jenë nxitur nga shqetësimet për mungesën e transparencës rreth projektit të Zvërnecit, por ato janë shndërruar në diçka shumë më të madhe”- deklaron ai.

“Asnjëherë më parë kaq shumë shqiptarë nuk kanë dalë në rrugë në mënyrë kaq paqësore dhe të vendosur. Ata kërkojnë ndryshim të sistemit. Duan fundin e një modeli të korruptuar qeverisjeje, të ndërtuar mbi shkëmbimin e favoreve mes politikanëve, oligarkëve dhe rrjeteve të krimit të organizuar”– nënvizon ai.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka këmbëngulur se investimi në Zvërnec do të vazhdojë sipas planit, pavarësisht protestave, shqetësimeve mjedisore dhe ngrirjes së fondeve të përdorura për blerjen e tokës. Ai deklaron se mbrojtja e mjedisit mbetet prioritet i qeverisë dhe pretendon se protestat po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë jashtë vendit.

Taverna “Ivanka”

Larg Tiranës, turistë të shumtë në Zvërnec – disa me motorë katërrotësh, të tjerë me autokamper – vazhdojnë të shijojnë brigjet e Adriatikut. Projekti turistik i planifikuar ka lënë tashmë gjurmët e para.

Gardhi me tela me gjemba që rrethonte tokën e kontestuar është hequr, megjithëse bazamentet prej betoni që e mbanin qëndrojnë ende aty. Një rrugë e improvizuar me zhavorr përgjatë plazhit, e ndërtuar para pezullimit të punimeve, është ende e dukshme.

Por ka edhe shenja më të fshehta që sugjerojnë se ndryshime të mëdha mund të jenë në horizont për këtë rajon ende të paprekur. Në pyllin e dendur me pisha, disa kilometra larg Zvërnecit, tabela e parë që bie në sy të vizitorëve mban një emër jo fort të zakonshëm për Shqipërinë: “Taverna e Peshkut Ivanka”./ Përshtati “Pamfleti” Nga “Kathimerini”

“F*ck You and Your System!”- Aktivisti me tone të ashpra: Edi Ramën e urrejnë socialistët edhe patronazhistët!

Gjatë fjalimeve në protestën e 24-të radhazi para Kryeministrisë, aktivisti Elidon Lika ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama në intervistën për “Financial Times”, ku ky i fundit iu përgjigj kritikëve që e akuzojnë se drejton një sistem të korruptuar me shprehjen “F*ck You”.

 

Lika tha se sipas tij kryeministri do të largohet për shkak të pakënaqësisë që, sipas tij, ekziston edhe brenda mbështetësve të tij politikë, si patronazhistët.

“Rama do bjerë poshtë se segmentet që përmenda e urrejnë. E urrejnë edhe patronazhistët, edhe Partia Socialiste! Me këtë sistem ai do largohet”, u shpreh Elidon Lika.

Nga podiumi i protestës, aktivisti iu drejtua kryeministrit duke përdorur të njëjtën shprehje të përdorur nga Rama.

“Nga ky shesh i themi sot Edi Ramës: F*ck You and Your System!”, tha Lika. GSH

“Protesta paqësore dhe atdhedashëse është një tmerr për Ramën”- Arben Malaj: Kryeministri ka si qëllim që të ndiheni të ofenduar, provokon me gjuhë banale

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka reaguar lidhur me protestat qytetare dhe debatin e krijuar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në një intervistë për Financial Times, ku kreu i qeverisë shante protestuesit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj u bëri thirrje qytetarëve që protestat të mbeten paqësore dhe të zhvillohen në frymë atdhedashurie.

Malaj u ndal edhe te gjuha e përdorur nga kryeministri Rama në intervistën e dhënë për Financial Times, ku shau pretuesituesit duke i thene “Fuck You”, duke e cilësuar atë si të papërshtatshme për një drejtues qeverie.

Ish ministri socialist ka bërë gjithashtu një analizë, sipas së cilës përdorimi i një retorike të tillë përbën cenim të etikës institucionale dhe mund të ndikojë negativisht në perceptimin ndërkombëtar për Shqipërinë.

Arben Malaj: 

Protesta paqësore dhe atdhedashëse- është një tmerr për Ramën.

Rama do të bëj gjithcka duke keqpërdorur strukturat e “sigurisë kombëtare/sigurisë personale”, për:

tju përcarë,

duke shpifur për këdo prej figurave imspiruese të protestave,

duke  ju kërcënuar,

duke  i blerë disa prej jush.

Ai provokon me gjuhën banale “Fuch You”

vetëm që ju të humbi atë që është “Medalja e artë” historike.

Protestimin  vetëm paqësorë dhe thellësisht atdhe-dashës

Edhe gjuha e përdorur në FT  per protestuesit “Fuck You” ka si qëllim që ju të ndjeheni të ofenduar.

Rama  do të bëjë gjithcka që ju të humbisni durimin dhe të bëheni agresivë dhe zjarrëvënës.

Qelë ju të  ndërmerni veprime vandale  radikale kunder institucioneve dhe kundër pronës private.

Ja si e analizon “Diella” ketë gjuhe banale ndaj protestuesve paqësore.

Përdorimi i një gjuhe të tillë në një intervistë për një media prestigjoze ndërkombëtare si Financial Times (FT) përbën një thyerje të paprecedentë të normave të komunikimit publik dhe diplomatik nga ana e një kryeministri.

Në shkencat politike dhe në analizën e komunikimit publik, një qëndrim i tillë vlerësohet përmes disa dimensioneve kryesore:

  1. Degradimi i Etikës Institucionale

Gjuha e përdorur nga një lider shteti nuk përfaqëson thjesht individin, por integritetin e institucionit që ai drejton.

Kalimi në zhargon fyes, veçanërisht ndaj qytetarëve që ushtrojnë të drejtën kushtetuese për protestë paqësore,

tregon një braktisje të etikës zyrtare dhe një përpjekje për të delegjitimuar me forcë kritikat apo pakënaqësitë popullore.

  1. Shpërpjesëtimi midis Retorikës dhe Realitetit Politik

Kur kjo gjuhë agresive analizohet në kontekstin e qeverisjes afatgjatë (mbi një dekadë në pushtet), ajo shpesh shihet si një mekanizëm mbrojtës apo shpërqendrimi (defleksion).

Në kushtet ku një pjesë e konsiderueshme e kabinetit qeveritar ose zyrtarëve të lartë përballen me akuza të rënda nga drejtësia për korrupsion,

inceneratorët, apo koncesionet,

sulmi verbal ndaj protestuesve dhe opozitarëve shërben për të zhvendosur vëmendjen nga problemet strukturore të “kapjes së shtetit”/state capture dhe kriminalizimit të ekonomisë.

  1. Cenimi i Imazhit Ndërkombëtar

Përballë një audience globale si ajo e Financial Times, përdorimi i termave të tillë dëmton seriozisht imazhin e vendit.

Në vend që të projektohet një stabilitet demokratik dhe një mjedis institucional i pjekur, kjo lloj retorike përforcon perceptimet negative perëndimore mbi autokratizmin dhe arrogancën e pushtetit në Ballkanin Perëndimor.

  1. Sindroma e “Imunitetit” nga Pushteti i Gjatë

Teoria politike sugjeron se qëndrimi i gjatë në pushtet pa rotacion dhe pa balancë të fortë mes pushteteve (për shkak të kontrollit mbi institucionet apo dobësisë së opozitës)  çon në atë që quhet “hubris”, një arrogancë ekstreme  ku lideri ndjehet i paprekshëm dhe i zhveshur nga detyrimi për të dhënë llogari/accountability.

Reagimi i dhunshëm verbal ndaj protestave paqësore është tregues i drejtpërdrejtë i kësaj sindrome.

Konkluzion administrativ dhe etik:

Në çdo shoqëri me demokraci funksionale dhe ku shteti i së drejtës dominon mbi pushtetin personal,  një gjuhë e tillë do të pasonte kërkesa të menjëhershme për dorëheqje ose llogaridhënie politike.

Ajo dëshmon se kur argumentet institucionale bien përballë dështimeve të brendshme qeverisëse (korrupsionit masiv),

komunikimi publik degjeneron në forcë verbale dhe arrogancë ekzekutive.

Dite te mbare, vetëm paqësore!

Mbështetja publike do te vij ne rritje!

Shqiperia e Re është nje domosdoshmëri jetike

gsh

Rama u tha protestuesve “f*ck you”, deputetja socialiste kritika qytetarëve: Ndaloni gjuhën e urrejtjes

Teksa kryeministri Edi Rama nuk nguroi që t’iu drejtohej protestuesve me sharje ‘fuck you’, deputetja socialiste Evis Kushi këshillon qytetarët që të tregojnë kujdes dhe të shmangin gjuhën e urrejtjes. Në një mesazh publik, Kushi tha se respekton të drejtën e çdo qytetari për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësitë, por theksoi se kjo nuk duhet të shoqërohet me sulme personale apo gjuhë fyese.

“Gjatë këtyre ditëve të gjithë jemi dëshmitarë të një gjuhe urrejtjeje të jashtëzakonshme në rrjetet sociale dhe hapësirën publike. Respektoj të drejtën e çdo qytetari për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësinë e tij. Protesta është një e drejtë demokratike dhe zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet. Por pakënaqësia nuk mund të justifikojë gjuhën e urrejtjes, fyerjet, mallkimet dhe sulmet personale. Demokracia forcohet nga argumenti dhe respekti, jo nga përçarja”, shkroi ajo.

Deputetja socialiste shtoi se është e rëndësishme që brezave të rinj t’u përcillet mesazhi se respekti, dialogu dhe qytetaria kanë më shumë vlerë sesa fyerjet apo agresiviteti në debat.
Duke komentuar edhe protestat, Kushi u shpreh se, krahas qytetarëve që dalin në shesh, ka shumë të tjerë në Shqipëri dhe diasporë që mbështesin rrugën e integrimit europian të vendit. Sipas saj, sfidat nuk zgjidhen përmes përçarjes, por përmes bashkëpunimit, stabilitetit institucional dhe vazhdimësisë së reformave.

“Shqipëria ka nevojë për stabilitet, për institucione që funksionojnë, për vazhdimësi në reformat e nisura dhe dialog mes palëve sa herë që lindin paqartësi apo pakënaqësi. Shqipëria fiton jo kur thellohen ndarjet, por kur jemi bashkë dhe e duam njëri-tjetrin”, përfundoi Kushi. Rama, në një intervistë për Financial Times, iu drejtua protestuesve me shprehjen “fuck you”, një deklaratë kjo që ka ngjallur reagime të shumta. bw

Qëndroi gjithë natën para Kryeministrisë, protestuesi i përgjigjet Ramës: Fotoja ime në murin tënd më bën pis! Unë s’jam si ti! Je autor i halleve të mia

Protestuesi Erlis Sina, i cili ishte në mesin e disa qytetarëve që qëndruan gjithë natës para Kryeministrisë, i është përgjigjur mesazhit publik që i drejtoi kryeministri Edi Rama, ndërsa publikoi edhe një foto të tij.

 


“Mos më thuaj se te fotografia ime sheh veten tënde”, i drejtohet protestuesi kryeministrit duke shtuar se nuk janë njësoj dhe se nuk është ai që e ka pushtetin apo kontrollin mbi institucionet, buxhetet dhe fatet e vendit.

“Unë nuk jam ti. Unë nuk jam ai që ka pushtetin prej vitesh në dorë. Nuk jam ai që firmos vendime që ndryshojnë jetët e njerëzve. Nuk jam ai që kontrollon institucionet, buxhetet dhe fatet e këtij vendi. Ti je. Prandaj mos guxo të më thuash se halli im është si halli yt. Ti nuk je viktima e halleve të mia. Ti je autori i tyre.”, shkruan ai.

Sina e akuzon qeverinë për nxitjen e emigrimit të të rinjve, padrejtësi sociale dhe mungesë të perspektivës në vend. Ai argumenton se pakënaqësia qytetare nuk buron nga manipulimet politike apo ndikimi i rrjeteve sociale, por nga vështirësitë e përditshme me të cilat përballen qytetarët.

“Mijëra njerëz nuk mbushin sheshet sepse i manipulon algoritmi. Nuk protestojnë sepse ua kërkojnë influencerat. Nuk zemërohen sepse ua dikton opozita. Ata dalin në shesh sepse jetojnë realitetin çdo ditë.”, shton ai.

Në fund qytetari i thotë se fotografia e tij në profilin e kryeministrit e bën atë pis, duke shtuar se nuk mund ta përdorë për të “larë” përgjegjësitë e tij.

“Fotografia ime në murin tënd më bën pis. Mos e përdor për të larë përgjegjësitë e tua. Mos e përdor për të fshehur dështimet e tua. Mos e përdor për të ndërtuar historinë tënde si shpëtimtar. Unë nuk jam ti. Dhe nëse jam në shesh, nuk jam aty sepse më ka mashtruar dikush. Jam aty sepse e di shumë mirë kush më ka sjellë deri këtu.”, shton ai.

REAGIMI I PLOTE:

Pergjigje e detyruar per Edi Ramen!

UNË NUK JAM TI!

Mos më thuaj se te fotografia ime sheh veten tënde.

Unë nuk jam ti.

Unë nuk jam ai që ka pushtetin prej vitesh në dorë.

Nuk jam ai që firmos vendime që ndryshojnë jetët e njerëzve.

Nuk jam ai që kontrollon institucionet, buxhetet dhe fatet e këtij vendi.

Ti je.

Prandaj mos guxo të më thuash se halli im është si halli yt.

Ti nuk je viktima e halleve të mia.

Ti je autori i tyre.

Je autori i emigrimit të mijëra të rinjve që nuk panë më të ardhme në Shqipëri.

Je autori i padrejtësive që i detyrojnë njerëzit të largohen nga vendi i tyre.

Je autori i arrogancës së një pushteti që nuk dëgjon më askënd përveç vetes.

Kur thua se ke frikë nga ata që mund t’i bëjnë keq Shqipërisë, harro një gjë:

Nuk ka humnerë më të thellë se vjedhja e votës.

Nuk ka humnerë më të thellë se grabitja e pronës.

Nuk ka humnerë më të thellë se shkatërrimi i dinjitetit.

Nuk ka humnerë më të thellë se vjedhja e së ardhmes së një brezi të tërë.

Mijëra njerëz nuk mbushin sheshet sepse i manipulon algoritmi.

Nuk protestojnë sepse ua kërkojnë influencerat.

Nuk zemërohen sepse ua dikton opozita.

Ata dalin në shesh sepse jetojnë realitetin çdo ditë.

Sepse paguajnë faturat.

Sepse kërkojnë punë.

Sepse presin në spitale.

Sepse shohin fëmijët të largohen.

Sepse ndihen të huaj në vendin e tyre.

Dhe kur ti përpiqesh t’i paraqesësh si turmë të përdorur, nuk po i kupton.

Po i përçmon.

Fotografia ime në murin tënd më bën pis.

Mos e përdor për të larë përgjegjësitë e tua.

Mos e përdor për të fshehur dështimet e tua.

Mos e përdor për të ndërtuar historinë tënde si shpëtimtar.

Unë nuk jam ti.

Dhe nëse jam në shesh, nuk jam aty sepse më ka mashtruar dikush.

Jam aty sepse e di shumë mirë kush më ka sjellë deri këtu.

gsh

“Lugëndryshkurit e familjes sonë…” “Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua, s’më frigojnë…”, Spiropali ironizon Ramën: Algoritmet, konspiracionet haluçinante… gjuha e shthurur

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur kritikave, sulmeve dhe asaj që ajo e përshkruan si “monitorim digjital e operacional” dhe “kontroll algoritmik” nga ana e kryeministrit Edi Rama.

 

Në postimin e saj në ‘Facebook’, Spiropali i drejtohet ndjekësve me një thirrje për të mos u ndikuar nga “sulmet banale”, “konspiracionet halucinante” dhe “gjuha e shthurur”, duke sugjeruar leximin e një poezie të poetes ruse Anna Ahmatova, e cila ka lindur më 1889.

Ajo solli një fragment nga poezia e Ahmatovës, ku përshkruhet forca përballë kritikave dhe transformimi i tyre në forcë të brendshme:

“Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua
Sa sot asnjë prej tyre s’më frigon,
Me ta një kullë e hijshme u ndërtua…”.

Postimi i ish-ministres ka ngjallur shumë reagime në rrjet, ndërsa kujtojmë se gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Rama sulmoi disa prej socialistëve që i kishin dalë kundër, duke i quajtur ‘lugëndryshkurit e familjes sonë të madhe politike’. Ndërkohë, Spiropali prej kohësh ka bërë reagime kundër Ramës, ka dalë hapur pro protestave masive, ndërsa foli për Marrëveshjen e Re për Shqipërinë. bw

Protestuesi nga Rrjolli: E kemi paralajmëruar që para katër muajsh, mos e ngacmo popullin! Kujton se është Zot

Një tjetër protestues ka marrë fjalën gjatë protestës masive të 23-të në Tiranë, duke deklaruar se qytetarët e kishin paralajmëruar kryeministrin Edi Rama që më herët për pakënaqësitë e tyre.

“E kemi paralajmëruar Ramën që para katër muajsh nga Rrjolli. Mos e ngacmo popullin, hajde sqarohu me popullin dhe mos bëj më kokën tënde”, u shpreh qytetari nga Rrjolli, ndërsa shtoi se pushteti i takon qytetarëve dhe jo individëve.

Ai nuk kurseu as akuzat ndaj liderit të PD-së, Sali Berisha, të cilin, ashtu si Rama, e konsideroi “hajdutë dhe kriminelë, të pashpirt”.

Protestuesi: E kemi paralajmëruar Ramën që para katër muajsh nga Rrjolli. Mos e ngacmo popullin, hajde sqarohu me popullin dhe mos bëj më kokën tënde.

Ja ku po ia them prapë, do t’ia përsëris, se ai kujton se është vetëm ai zot, por zot është populli.

Rroftë rinia dhe burg Rama burg Berisha jane hajdutë dhe kriminelë, të pashpirt, iu erdhi dita të dyve. gsh

“Deputetë të PS-së u përpoqën të më sulmojnë” – Aktivisti: Protesta do të përshkallëzohet! Starmer dha dorëheqjen, Rama me këto skandale thotë s’jam pis

Aktivisti Bledar Meti akuzoi se disa deputetë të Partisë Socialiste janë përpjekur që ta bëjnë pis për shkak të pjesëmarrjes në protestë.

 

Në një intervistë për News24, ai theksoi se është i nevojshëm përshkallëzimi për të bërë të mundur largimin e Edi Ramës.

“Ai shtetar që nuk reflektohet nga protesta paqësore, e detyron protestën të përshkallëzohet. Ne i kemi dhënë afat deri sot për të dhënë dorëheqjen, përndryshe do të përshkallëzohet”, u shpreh ai.

Ai përmendi edhe dorëheqjen e kryeministrit britanik Keir Starmer duke thënë se edhe Rama duhet të marrë shembull. Ai tha se Rama, pavarësisht skandaleve që e kanë prekur qeverinë e tij, del edhe thotë nuk është pis.

“Starmer e dha dorëheqjen për një akt fisnik se në zgjedhjet lokale nuk mori mandatet sa pritej. Ne këtu kemi një kryeministër, kemi skandalin e Tahirit, Ahmetajt, Veliajt, Beqajt, Ballukut dhe inceneratorët, një qeveri e mbushur me skandale dhe zotëria nuk e ndjen fare reflektimin për të thënë jam bërë pis”.

Akuza bëri edhe ndaj disa deputetëve socialistë.

“Kam marrë sulm të jashtëzakonshëm ku të gjithë deputetet e PS kanë publikuar pjesë të intervistës sonë. Janë përpjekur ta bëjnë pis emrin tim. Unë në 48 vite, 26 i kam kaluar në diasporë. Unë nuk jam pis. Nuk kam qeverisur asnjë ditë, si kam bërë asgjë atdheut.”, tha ai.

“Ramën tani mund ta konsideroj si ish kryeministër” – Biznesmeni Erlind Xhindi: Ka tentativa përçarëse! Në protestë ka patronazhistë të kamufluar si familjarë

Biznesmeni Erlind Xhindi deklaroi se protesta masive e qytetarëve kundër qeverisë do ta arrijë qëllimin e saj, largimin e kryeministrit Edi Rama.

 

Në një intervistë për News24, ai theksoi se përsa kohë në shesh dalin mijëra njerëz kundër tij, Ramën e konsideron si ish kryeministër.

 “Unë sot mund ta quaj Ramën ish kryeministër. Që nga momenti që kryeministri në një republikë parlamentare që mban përgjegjësi për këtë vend u tregua shumë indiferent ndaj 250 mijë protestuesve shqiptarë dhe nga diaspora. Nga ky moment ai quhet një ish kryeministër”, tha biznesmeni.

Sipas tij, në protestë ka tentativa përçarëse, teksa tha se marrin pjesë patronazhistë, të cilët kamuflohen edhe si familjarë.

“Gangreni i këtyre 10 viteve ka qenë patronazhistët. Janë patronazhistë. Vijnë me grupe të vogla 4-5 persona të kamufluar, qoftë edhe si familjarë, por janë të dallueshëm, për të përçarë apo shkaktuar një incident të vogël.”, shtoi ai.

Sipas tij, rinia po tregon një shembull qytetarie në protestë.

“Rinia ka treguar maturi, qytetari, që ka akoma gjak që të mblidhen dhe të respektojnë mendimin e njëri tjetrit kur bëhet fjalë për një kauzë kaq ë madhe. Ne kemi kërkuar në mënyrë qytetarë vetëm një gjë: ikjen e kësaj klase politike.

Patjetër që do të ndodhë. Është rrugë e gjatë, e bukur por pak e gjatë. Pas protestave do të fillojmë rrugë të gjatë duke udhëtuar pa hajdutë, kriminelë apo sekte kriminale. Ne nuk jemi pjesa që duhet të demoralizohemi, por të jemi optimist. “, u shpreh biznesmeni.


Send this to a friend