Deputeti i PL, Petrit Vasili, ka publikuar sot disa pamje nga Vlora që i konsideron si tronditëse për sezonin turistik dhe jep një sugjerim: “Le t’i postojë Edi Rama në ia mban!”
“Shihni këto foto me pamje nga Vlora, janë vërtet tronditëse, megjithëse sezoni turistik ka filluar, – shkruan Vasili. – Çdo ditë e sezonit është shumë e çmuar dhe gjithshka duhet të ishte gati dhe rregulli e pastërtia duhet të mbizotëronte në të gjithë territorin e bashkisë së Vlorës. Por, shihni pamjet, janë skandaloze, prova të gënjeshtrave pa fund të Ramës dhe qeverisë me miliona turistë.
Vlora tashmë në sezon turistik mbetet ditë të tëra pa ujë dhe uji i pijshëm shpërthen në mes të qytetit.
Në zonën me turistike pyjore, punimet e ndërtimit lëshojne tym pa fund dhe pluhura duke dëmtuar gjithshka që nga peisazhi, cilësia e ajrit, dëmtim të prodhimeve bujqësore. Ndërsa plehrat i sheh sheshit në Orikum, që është një destinacion turistik shumë i rëndësishëm; rrugë që rikonstruktohen pikërisht në sezon në mes të qytetit sepse korrupsioni në atë kohë ia kërkon.
Kjo është Vlora ne sezonin turistik megjithese sezoni vete eshte teper i shkurter. Shihni sa te paktë jane turistet. Turizmi nuk behet dhe turistet nuk genjehen dot më me pamjet e Lungomares qe poston mashtruesi Edi Rama dhe turistet nuk do te pushojne ne Lungomare.
Le t’i postoje keto foto te ketij realiteti dramatik Edi Rama ne se ka këllqe dhe le te tregoje te verteten. Por korrupsioni babezia per te zhvatur çdo gje ne Vloren e bukur i ben edhe me te neveritshem keta llafazane te paafte e te korruptuar rilindas qe kane rrembyer pushtetin dhe presin shqyejne e bejne propagande idiote.”





