Një video horror vjen nga Gaza, teksa pamjet e regjistruara atje, tregojnë momentin kur trupat e pajetë të palestinezëve copëtohen e flutuojnë në ajër, si pasojë e bombardimeve izraelite, ndërsa në sfond dëgjohen zërat dhe britmat e pashpresë të palestinzëve që ikin nga lufta.
Pamjet e publikuara nga mediat ndërkombëtare, tregojnë momentet e tmerrit, teksa Izraeli ka intesifikuar sulmet tokësore dhe ajrore mbi popullatën civile, pa dallim, ndërsa viktima kanë mbetur kryesisht gra dhe fëmijë.
Shumë prej tyre janë vrarë, plagosur dhe jetimë dhe mund të shohim se mijëra fëmijë kanë humbur gjymtyrët e tyre dhe po vuajnë nga trauma të rënda.
Siç tha zëdhënësi i UNRWA: 51 për qind e popullsisë së Gazës janë fëmijë dhe ata përbëjnë pjesën më të madhe të atyre që u vranë që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023.
Për shumë fëmijë këtu në Gaza, shpërngulja ka shkaktuar një barrë shumë të rëndë dhe të madhe mbi ta.
Ata janë zhvendosur vazhdimisht, janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe tani janë të detyruar të jetojnë në strehimore dhe tenda të mbipopulluara, si dhe në rrënojat e shtëpive të tyre të shkatërruara dhe ndërtesave të banimit.
Dhe ne mund të shohim se sistemi shëndetësor i Gazës po përpiqet të vazhdojë të ofrojë kujdes thelbësor për mijëra fëmijë të plagosur, të cilët nuk janë në gjendje të marrin trajtim të mjaftueshëm mjekësor në vend dhe ata dëshpërimisht duhet të evakuohen urgjentisht jashtë territorit. sn
https://www.instagram.com/reel/DIB2hL7pjAg/?utm_source=ig_web_copy_link