Dihet thenia e shkrimtarit ruso-ebre gjate vizites ne Shqiperi ne vitin 1945: kam pare ndertesa pa bulevard , por jo bulevard pa ndertesa.
E kishte fjalen per bulevardin Deshmoret e Kombit. Projektuar nga arkitekte italiane ai eshte sot aksi me i rendesishem me hapsire dhe drite qe i ka shpetuar me se shumti ‘kullezimit te Tiranes.
Ne vitin 1945 kur Erenburgu vizitoi Tiranen ne aksin ne fjale ishin hotel Dajti, Kryeministria , themele karshi saj dhe kompleksi i mrekullieshem i Universitetit.
Me kalimin e viteve hapsirat filluan te plotesoheshin se pari me Ambasaden Ruse qe nuk u mbarua nga ata nga fundi i viteve 1950 duke u plotesuar nga ne. Sot pallati Presindencial. Pastaj Galeria e Arteve, Pallati i Kongreseve dhe se fundi Piramida ne vitin 1988.
Te gjithe keto objekte u ndertuan te terhequra nga trotuari per te krijuar hapsire e drite . Perjashto ketu zyrat e Kuvendit qe u ndertua mbi themelet ekzistuese. Keto objekte nga ana funsionale dhe estetetike nuk krahasoheshin me ato italiane por ishin nje hap perpara me ndertimet e deri atehereshme por mbi te gjitha ruajten hapsiren . Ne demokraci ne vend te permirsimit punet u perkeqsuan.
Ndertimi i kullave binjake duke i mare ‘frymen’ bulevardit. Piramida u mendua te prishet si ‘strehim i diktatorit’ ne vend qe te kthehesh ne muzeumin e viktimave te tij. Sot nuk duket si’qender teknollogjike’ por si festival baresh e klubesh duke prishur gjelberimin para objektit. Hotel Rogneri ruajti volumet dhe i qendroi kohes. Kompleksit te Universitetit i ‘fluturoi stadiumi’.
Tani u tha se Pallati i Kongreseve dhe mjedisi nga lindja mbi 2 mije m2 i eshte dhene nje sipermarje . Me sa di nuk u permend cdo behet. Por frika e ‘kullezimit’ eshte ceshtje e dites. Stadium dhe kulla , eshte parulla e dites. Pse jo pallat dhe kulla? Nuk besoj se jane cmendiur sa te prishin Pallatin por edhe rrethimi me kulla dota ‘mbyste’ bulevardin i vetmi aks deri diku i shpetuar nga vertikalizimi i Tiranes. Se fundi dua te permend te drejten e autorit. Ka ligje por nuk zbatohen si kudo. Me sa di i vetmi projektues kryesor ne jete eshte ark. Spiro Bakellbashi. Edhe ai i zemeruar sepse askush nuk e ka pyetur. Udheheqja e larte vendos dhe je para faktit te kryer. Se si mu kujtuan fjalet e te ndjerit inxh.Lutfi Strazimiri: Nuk ka gje me keqe per nje inxhinier qe te shohe per se gjalli vepren e tij te prishur. Uroj qe kjo te mos ti ndodhe ark. Spiros.
