Të tjera detaje kanë dalë pas arrestimit të ish agjentit të FBI-së, Charls McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama.
McGonigal u akuzua se kishte ndihmuar oligarkut rus të sanksionuar Oleg Deripaska. Miliarderi rus duket se e ka shtrirë aktivitetin e tij edhe në Shqipëri.
Oleg Deripaska rezulton pronar i kompanisë “TREMA ENGINEERING 2”, sipas të dhënave të publikuara të OpenCorporates.al.
Sipas Ekstraktit Historik te Regjistrit te Pronarit Perfitues, date 31.05.2021, terhequr nga QKB ne daten 30.03.2022, pronar perfitues i shoqerise eshte:
Oleg Deripaska, shtetas rus, i datelindjes 1968, pronar perfitues pasi zoteron 25.9% te kapitalit te STRABAG AG- ortak i vetem i shoqerise TREMA ENGINEERING 2. Data e percaktimit si pronar perfitues: 17.08.2007.
Kompania “TREMA ENGINEERING 2” është zotëruese e një koncesioni me objekt “Ndërtim, operim, transferim i hidrocentraleve mbi lumin Shushicë (HEC Drashovicë, HEC Kote, HEC Gjorm dhe HEC Brataj)./Politiko.al
