Asgja
Kindet me t’i marr me nj’i fryme
për gjumje mos me t’lan’ asgja,
dihatja asht vrullti tej shkume
kërrkënd tjatër mos me pa…
Vet’llat kërcye hop hoplash
n’ajri po t’i këqyr nj’imend
asgja mos me marr nga
bota…mos me lanë
dashni pa shend…
…me pa kund tjatër kend.?..
Hile krenie
Kush a kthjellë s’po din motit
ç’mot ne rrojmë secili ndin,
tash qyshkur sot tej sodit
diku pendë, diç vezullim.
Mos me u bjerr ma asaj lugine
tek kthellojmë ndore – ndore
tash sa mot sa mote hilesh
tok a veç krenojmë flore.?
Ojna blerimi
D’shiru me t’pa njiherit
ndijnë blerim të tana tash,
vetullhollë hollon i kthjellëti
zani jeh në guackë ma i thelli
ma i thelli za ndez në guackë.
M’ke zbrit tan’majat majash
m’ke gjet’ ojnat thurr midis
asaj reje tek puth ograjat
asaj vreshte vesh xixë.
Vetullhollë hollon ma i ndezuri
uj’ i ngrimë – teh mbrujt thatë,
d’shiru me t’pa ojnash njiherit
ndijnë blerim të tana tash…
Rreze, shkundje
Mujsh me dal me t’pa veç njiheri
me kthye faqen stinë e mbrame,
ç’ke me tjerr a s’ke ç’të tjerrësh
pa dal moti me borë të vrame.
Lëndohet bora, bjen nga guri gjer
më poshtë në zall të buzëve,
mujsh me dal me t’pa sipër
gjunit në ç’mot ne jena :
rreze…shkundje ?
Mjaftojnë rrezet
Për t’u dashtë mjaftojnë stinët
mjaftojnë rrezet me u dasht’
rrijmë këtu e ikim kthinës
me ken veç
veç bashkë…
Me gjet’ s’mujta asnji fije,
asnjë vorbull as refleks,
jemi tok, na krisin hijet
mjaftojnë rrezet
me u dashtë
dhe veç.
Çik jetim
Veç k’saj nate kallëzo në mue
k’saj bote dashnie thekshëm,
ç’bote nesër ne na gjuen
armëtari me guralecë.
Gjithë trazime e furfullimë
k’saj nate kallëzomë mue
lër veç gjumin ‘çik jetim…
Bre, të tana ?.
Baji të tana
pa t’u k’put vathi,
baji të tana mbarë prapthi,
baji të tana
pa t’u tret unaza,
baji me pendesa t’flashkëta,
baji krenie
pa t’u pre’ gjuni,
flaki vathin,unazën, pendulin,
baji t’tana
pa u fsheh e tana,
jeta të sheh plot rreze, arna…
Bre, mos i bëj të tana…