Opozita do të zhvillojë sot, e enjte, 22 gusht, protestën në vazhdim përpara bashkisë së Tiranës, kundër korrupsionit për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bërë thirrje drejtësisë që të bëjë drejtësisë.
Mbështetësit e opozitës do të mblidhen si çdo javë në orën 11, ndërkohë që Policia e Shtetit po ashtu është përgatitur të ruajë godinën, pavarësisht se pothuajse në 20 protesta radhazi, asnjë punonjës policie nuk është prekur nga protestuesit.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, si një nga iniciatoret e këtyre protestave, në thirrjen në rrjetet sociale drejtuar qytetarëve, shprehet:
“Të nderuar qendrestarë, miq dhe mbështetës të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit! Ju ftojmë të na bashkoheni, më datë 22 gusht 2024, ora 11.00, para Bashkisë Tiranë, nga ku do kërkojmë:
Arrestimin e Kryetarit ilegjitim të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, si mundësi potenciale për prishjen dhe manipulimin e provave!
Kemi bindje të ndryshme por Tirana është e të gjithëve e duhet ta mbrojmë me çdo kusht. Tirana nuk mund të drejtohet nga mafiozi Erion Veliaj e as nga mafia e betonit.
Bashkë ia dalim!
Bashkë pastrojmë bashkinë dhe Tiranën nga krimineli Erion Veliaj! Atë që ka frikë ta bëjë SPAK, duhet ta bëjmë ne!
Erion Veliaj pas hekurave. Proresta jonë ka arritur shumë, por ne nuk do ndalemi deri kur banditi Veliaj të jetë te 313-a!” sn