LUTJE
ZOTI IM
Disa herë humbas
Por TI je atje…
Të lutem më ndihmo
Të përshtat:
Frikën me besimin,
Shqetësimet në shpresë
Dhe humbjet në gëzim
JE :
Shkëmbi im,
Shpëtimtari im,
Shpresa ime, Fuqia ime
Dhe kurajua ime.
AMIN!
*****
O ZOT
Nuk ka ëngjëj që të qajnë
Dhe plagë të lëpijnë
Në mollën pranë shtëpisë
Bilbilat më nuk vinë
Te porta e burgut
Me gjak njeriu shkruar:
“Këtu hyn dhe nuk del”
Ah! Kohë e mallkuar
Në rrugë ecën kortezhi
Me gra dhe fëmijë
Mbi supe mbajnë arkivolin
Fleta e Kerubinit* u prin
O ZOT! Pse ike nga anët tona…
Rënkon një gjoks i lënduar
Kufoma ecin me hapa të ngadalta
Drejt varrit që e hapën
Të familjarëve duar.
* Fleta e Kerubinit është fleta e shenjtë që shëron shpirtërat nga demonët
*****
NËNËS
Nëna ime vuajti gjithë jetën
Se asnjëherë nuk ju perkul
Tutorit bastard.
Në luftë,
e para ishte në aksione
Por në “LIRI”
shpërblim persekutime i dhanë.
E tillë është jeta miku im
Kush sulet i pari në beteja
Shperblim pranga do të ketë
Se kjo është bota e maskarejve.
*******
DËSHIROJ
Dëshiroj zbathur si Sokrati
Të udhëtoj
në të plasariturën Tokë
Të pi ujë te kroi i Pallamasë
ku mban gjithmonë hapur
Të ndriturën portë
*****
KERKOJ SOKRATIN
Kërkoj Sokratin gjithandej
Në fusha, male, univers
Pyeta Sollonin dhe Lukjanin
Por,
Ata më thanë njëzeri:
Iku Sokrati në Galaktika
Kjo botë është infektuar keqazi
Ç’kërkon ti o Njeshi pa vlerë
Më tha Majakovski me qesëndi…
*****
SHIKOME NE SY
Pse nuk më shikon në sy
Pse ke humbur qetësinë
Thuam ç’farë të mundon
Vetëm kështu do ndjehesh mirë
Unë të flas, ti pse s’përgjigjesh
Thuam me ty çfarë ka ngjarë
Sado e rëndë që të jetë
Do të të konsideroj si më parë .
Por ti s’flet, dhe nuk dëgjon
Shikimin diku larg tretur
Fizikisht ndodhemi pranë
Por në fakt na ndajnë shekuj.
*******
MURET
Muret që ndajnë njerëz dhe shtete
T’i shkatërrojmë pa hezitim
Brënda qënies dhe shoqerisë
Тё ndërtojmë murin me emrin LIGJ.
Të ruajmë muret e lashtësisë
Nga flakët e luftrave dhe koha nxirë
Dikur në bedenat, në krye të tyre
Luftëtarët dhuronin jetën për LIRINË .
*******
MOS PYET
Këndoje këngën që s’e këndova
Ajo per mua ishte e ndaluar
Shkruaj dy vargje në fletore
Ato për mua ishën privuar
I desha shumë lulet dhe qengjat
Balon që më ruante kopenë
Një grusht me baltë nga vendlindja
Të shtrenjtë pasuri e çmova përherë.
Po iki drejt të panjohurës
Pa ditur as vetë ku shkoj
Veç, një gjë e kam të qartë
Me bastardë nuk mund të jetoj!
Ty miku im të përshëndes
Mos pyet : pse dhe ku?
Do jem kudo dhe asgjëkund
I vetëm, por i mirë gjithashtu.
Vijën e Gëtes s’e marr me vehte
E shikoj nuk ç’mallem dot
Ujë, jetë, pejsazh, dlirësi
Më të madhe pasuri s’ka në botë
Flladi i ëmbël i pranverës
Që mban erë manushaqe, trëndelinë
Do të më mungojë kudo që të vete
Se ai vetëm në Atdheun tim fryn.
Këndoni bilbila blerimin e Prillit
Dhe ju thellëza mos pushoni
Me cicërimat tuaja magjiplotë
Gjithë njerëzimin argëtoni.
Pini ujë te ajo Vijë
Që del nga shkëmbi, burg i zi
Dhe me shushurimën e saj perlë
Krijon më të bukurat melodi
Po shkruaj për :
Meloditë që u ndaluan
Këngët që s’u kënduan asnjëherë
Poezitë që poetët i morën me vehte
Kur breshëritë e plumbave jetën u prenë
****