Alisha Lehmann nuk është lojtarja më e mirë në botë, por ajo është ndoshta një nga fytyrat më të njohura në planetin e futbollit. Futbollistja zvicerane, e cila aktualisht luan për Aston Villa, ka 24 milionë ndjekës në rrjetet sociale, ku çdo video apo foto që ajo ngarkon grumbullon mijëra ndërveprime.
Lehmann njihet si një nga ndikueset më të mëdha në botën e futbollit. Ka një komunitet shumë të madh të përhapur në të gjithë botën dhe në të gjitha platformat: 14.4 milionë ndjekës në Instagram, 9.5 milionë në Tik Tok, 374 mijë në Facebook dhe 179 mijë në Twitter. Futbollistja ekspozon jetën e saj profesionale dhe personale në këto platforma, duke marrë shumë ndërveprim sa herë që poston diçka.

“Kam shumë ndjekës, por nuk kam ëndërruar kurrë t’i kem ata. Padyshim që jam krenare që i kam, por kjo nuk ndryshon asgjë. Nuk mendoj se jam më mirë se askush për shkak të kësaj. Unë vij nga një familje modeste dhe nga një qytet i vogël në Zvicër”, ka komentuar së fundmi ajo në një intervistë dhënë për ‘Sky Sport’.
Lehmann vjen nga Tägertschi, një komunë zvicerane në kantonin e Bernës me vetëm 393 banorë, ku Alisha filloi të luante futboll në rrugë. “Kur kthehem në shtëpi më pëlqejnë shumë kafshët. Familja ime ka kuaj dhe qen. Është shumë ndryshe nga jeta e qytetit”, tregon ajo. Sulmuesja luajti për skuadrën zvicerane BSC YV Frauen përpara se të transferohej në Angli, ku bëri karrierë në West Ham, Everton dhe Aston Villa, një ekip për të cilin ka luajtur që nga viti 2021.dita