NJË METODË E RE 3D PËR RIGJENERIMIN E KOCKAVE
Angjelina, vajza e vogël e princit Gjergj Arianiti Komneni dhe e Maria Muzakës u lind në vitin 1440 në Sopot, kryeqendra veriore e principatës të Arianitëve. Vitet e fëminisë dhe të adoleshencës i kaloi në Sopot, në Shpat e në Kaninë, ndërsa nga viti 1456 jetoi në Durrës me të Atin, njerkën Petrina Frankoni, me tre vëllezërit dhe me motrën Maria. Nga babai Gjergji dhe nga nëna Maria, Angjelina mori vlerat morale dhe virtytet, që çdo fëmijë dëshiron të trashëgoi nga prindërit e vet.
Veprimtaria e Angjelina Arianiti në 80 vite jete, shtrihet në tre periudha:
1. Fëmijëria dhe adoleshenca në Sopot, në Shpat dhe në Kaninë.
2. Në vitet 1456 – 1462 jetoi në Durrës. Në vitin 1462 emigroi në Itali, Hungari, Austri, Vojvodinë, Vllahi.
3. Nga viti 1486 e deri në vitin 1520, iu dedikua jetës ekleziastike, e shugruar murgeshë ortodokse, e dedikuar
tërësisht Zotit, e shquar në hapjen e shumë manastireve në disa shtete ku jetoi në periudha të ndryshme kohe,
me aktivitete fetare, që shprehnin virtytet e saj si e krishterë ortodokse, pastërtinë shpirtërore të jetës së saj
askete, përkushtimin mëshirëmadh në ndihmë të varfërve dhe të vuajturve, gjithmonë duke vepruar me
dashuri, me qetësi, me durim dhe me mençuri.
Më 30 korrik 1520, murgesha Angjelina Arianiti Brankovič u nda nga jeta dhe e varrosën në manastirin e saj në Sretenja dhe pak kohë më pas, arkmortin me lipsanet e saj i transferuan në manastirin e Krušedolit.

Shen Nënë Angjelina
Vepër e piktorit Paja Jovanoviç.
1.
Si vajza e vogël e familjes Arianiti, Angjelina ishte e përkëdhelura e të atit Gjergji, në veçanti e nënës Maria e cila gjithmonë e mbante pranë, i mësonte sekretet e jetës, e merrte në kishën e Shen Marisë në Sopot, ku faleshin para ikonës të Zonjës së Papërlyeme, ndërsa në Kaninë frekuentonin përditë Qishë-Bardhën, ku ishte celebruar martesa e motrës Andronika me Gjergj Kastriotin.
Nëna Maria i mësoi Angjelinës rregullat e fisnikërisë, i zbuloi të fshehtat e të veshurit fisëm, i mësoi si të respektonte ritualet dhe sjelljet fisnike sipas rregullave të ceremonive bizantine, e mësoi të qëndiste, i mësoi këngët e bukura arbërore, por dhe e lejonte të luante e të argëtohej me bashkëmoshatarët. Para nënës, Angjelina ishte pasqyrë magjike, që lëshonte reflektime vezulluese dashurie, mirësie dhe ciltërsie fëminore.
Angjelina Ishte 11 vjeçe kur motra e madhe Andronika u martua me Gjergj Kastriotin. Vitet e më pasme Angjelina i kaloi në shoqëri dhe me përkdheljet e motrave, i përjetoi me gëzim martesat e tyre, por ndjeu mall dhe boshllëk nga largimi i tyre njera pas tjetrës.
Në kujtimet e saj Angjelina shkruan: “Ishim tetë motra, por nuk ishin të njëjta njëra-me tjetrën. Në sytë e nënës, si në një pasqyrë magjike, e ndryshmja e secilës nga ne merrte reflektim vezullues.Të jesh e ndryshme, do të thotë të jesh e veçantë, më kishte thënë njëherë nëna.
Nëna na mbronte me besim në fe dhe me forcë në jetë. Përkujdesej përditë për të gjitha ne, na krijonte atmoferë paqe dhe jete të zakonshme. Në kohën, që ne u rritem dhe po hidhnim shtat, situata në trojet tona ishte e tronditur nga luftimet kundër dyndjeve osmane, me shkatërrime dhe viktima të shumta, por ne ishin të mbrojtura nga kjo e vërtetë e hidhur. Duke ndërtuar për ne një botë paralele si kështjellë, nëna na mbante pranë, na ruante shpresat dhe të drejtën për të jetuar të qeta e me ëndërra të bukura për të ardhmen. Unë u linda pak vite përpara se Andronika, motra më e madhja në mesin tonë, të martohej me Skënderbeun. Më pas u larguan Vojsava dhe Kyrana. Voisava iku në pallatin e Ivan Crnojeviqit, ndërsa Kyrana në veri, te Nikoll Dukagjini. Dasmat e tyre nuk i mbaja mend. Unë u rrita me Helenën dhe Despinën, por dhe ato, babai i martoi te Gjergj dhe Tanush Dukagjini. Dasmat e tyre u organizuan në të njëjtën ditë dhe ikën në Dukagjin në të njejtën ditë.
Mbetëm tre motrat më të vogla, Katerina, Komita dhe unë, kështu i përcolla edhe ato të dyja: Komiten me Gojkon Sundimtar i Zetës, kurse Katerina u martua me Andrea Spanin. Largimi i shtatë motrave më trishtoi, Në atë kohë, për herë të parë ndjeva zbrazëti, por vetminë time nëna ma mbushte me dashuri dhe përkujdesje”.
Shkrimtaria Ljiljana Habjanovič Đurovič (Gjuroviç), në veprën “Le confessioni dell’anima – Rrëfimet e shpirtit”, Secop Edizione 2012, ka përfshirë pjesë nga memoriet e Angjelinës, e cila rrëfen për vitet e vështira të fëmijërisë, të adoleshencës dhe të rinisë të përjetuara në Arbëri dhe për vitet e bukura dhe raportet me të atin Gjergj Arianitin dhe me nënën e adhuruar Maria Muzaka.
“Im atë Gjergj Aranit Komneni, ishte zotërues me hir të Zotit, i Aulonës, i Sopotit, i Kaninës dhe i Elbasanit. Bir i një dere fisnike dhe trimash, reputacionit të paraardhësve i shtoi reputacionin e vet. Gruaja e tij, nëna ime Maria, i solli në pajë zotërimet e fisnikërisë së vjetër, aleancat dhe miqësitë e Arianitëve me të atin Andrea III Muzaka. Kur Skënderbeu zgjodhi për grua motrën time Andronikën edhe njëherë u bashkuan fuqia mbi fuqinë.
Im atë ka organizuar kryengritjet e para kundër turqëve, shumë vite para lindjes sime dhe që nga ajo kohë, nuk ka patur betejë, në të cilën nuk është valëvitur flamuri me stemën e familjes tonë dhe nuk ka patur beteja ku nuk ka flakëruar shpata e tij, as nuk ka patur mbledhje fisnikësh, ku nuk janë dëgjuar e marrë për bazë fjalët e tij të mençura dhe plot përvojë.
Betejat e gjata ishin përditshmia e popujve, që nga Bosfori deri në Danub, që atë natë kur turqit kaluan detin dhe nga Azia hodhën hapin në Europë. Vitet kalonin, zgjateshin me dekada dhe kështu u mbushën pothuajse dy shekuj, që shtetet e krishtera ishin nën presionin e Perandorisë Osmane. Gjatë kësaj kohe janë ndërruar sundimtarët, të krishterë e myslimanë, kanë vdekur Papë dhe patriarkë, janë zhvilluar beteja të shumta. Shkatërrimi shumohej nga ekspeditat e ushtrive osmane, që linin pas qytete dhe fshatra të rrënuara, ara, fusha dhe pyje të djegura, të vrarë të shumtë dhe robër që dërgoheshin në Anadoll. Secila palë kishte të vërtetën e vet, çdo popull heronjtë e tij, të kujtuar në histori dhe me heroizmat të kënduara në këngë, por kishin edhe vuajtjet e veta, të vrarët në fushat e betejave, të gjymtuarit, jetimët, vejushat, motra pa vëllezër dhe nëna pa fëmijë. Këmbeheshin fitoret me humbjet, gjendjet e luftës me armëpushimet. Ndryshonin aleatët dhe armiqtë. Pabesitë vazhdoheshin me tradhëti dhe me gënjeshtra. Humbeshin qytetet dhe rimerreshin përsëri, të njëjtët, ose dhe qytete të tjerë.
Fëmijët e sundimtarëve dhe të fisnikërisë martoheshin me njerëz të urryer, si garanci për aleancat ushtarake. Princërit tanë merreshin robër në pallatet e armiqve osmanë, si pengje dhe si garant të nënshtrimit. Rezultati përfundimtar i gjithë këtyre përpjekjeve ishte humbja. Nga popujt e Ballkanit rrëmbyen djemë të krishterët, të cilët i mobilizuan në rradhët e ushtrisë osmane, sidomos në repartet e jeniçerëve. Turqit përparonin gjithnjë e më shumë në veri, thellë e më thellë, në trojet e shteteve të krishtera të Europës. Kronistët matnin kohën e zgjatjes së luftës dhe kohën e zgjatjes së paqes. Sipas dëshmive të tyre, paqe të vërtetë nuk kishte patur. Fushatat ushtarake osmane ishin të gjata, të egra, kurse armëpushimet të shkurtëra, të rreme, të paqëndrueshme dhe të mbushura me përgatitje për luftërat e reja.
Babai im Gjergj Arianiti, sipas detyrimit të tij fisnik, ishte përherë në krye të ushtrisë. Megjithatë, edhe në
kohën e mungesave të tij të shpeshta, prania e tij në familje dhe në jetën tonë të përditëshme ishte e vazhdushme
dhe e gjallë e plot shpresa, sepse kështu na mbante nëna e jonë.
Nëna ime Maria Muzaka ishte e bukur, fisnike, e mbushur me një paqe të veçantë, që dallohet te gratë, që janë të ndërgjegjshme se e dashurojnë bashkeshortin. Mbante rroba të zeza, të prera dhe qepura me elegancë, flokët e gjatë të thurur gërshet dhe të kthyer në qafë, si dhe një unazë me fytyrën e Zonjës së Bekuar. Trupin e kishte të drejtë, ndërsa ecjen të sigurt. Lindi tetë vajza, tetë fisnike të shquara
Njëherë, ndërsa kaloja para dhomës së gjumit të prindërve, dëgjova pëshpëritjen e butë të tim Ati: “Më ke dhënë të drejtën për të qenë krenar dhe më ke dhënë shpresë për pleqërinë”,- thoshte ai. Ndalova dhe përgjova pas derës gjysmë të hapur. Babai qëndronte para nënës duke e vështruar ngultas në sy dhe pa e hequr shikimin, ia mori duart e saj, i afroi ngadalë tek buzët dhe i puthi pëllëmbët. Njërën, pastaj tjetrën. “Kjo është dashuria”, thashë e ngazëllyer nga kjo skenë. Isha vetëm nëntë vjeçe.
Për nënën time, dashuria për atin tonë dhe për ne vajzat ishte mbështetja dhe bastioni i saj. Duke dashuruar atin tonë, kishte mësuar të priste me durim, të ngushëllohej nga shpresa dhe forcohej nga besimi. Çdo ngjarje e parëndësishme, një fjalë e thënë rastësisht, aroma e barit të bjeshkës, kënga e shërbyeseve tona, e qeshura e njerëzve të mbledhur pët t’u argëtuar në shesh, shija e gjellës së parapëlqyer, hedhja e vështrimit mbi vathët ose mbi fustan, gjithçka, në të vërtetë gjithçka, ishte shkak, që të kujtonte burrin dhe zotërinë e vet. Me çfarëdo pune që të merrej, mendimet i silleshin rreth babait tonë. Me këdo dhe kudo që të ishte, ishte krah me babanë. Gërmonte nëpër kujtime, i ndiqte gjurmët e tij. Ëndërronte për kthimin e tij në krye të ushtrisë. Priste lajmëtarë, priste lajme. Lexonte letrat e tij, të vjetrat, deri sa të vinin të rejat. Pastaj i lexonte të gjitha bashkë, qëkur ai ishte larguar. Nëna, kur donte të na thoshte diçka të rëndësishme zakonisht fillonte kështu: ”Babai juaj mendon, babai juaj do të dëshironte, do të thoshte, nuk do të lejonte, do t’i vinte keq…”, kësisoj ne përpiqeshim që të bënim gjithçka si thoshte nëna dhe si do t’i pëlqente babai tonë, kështu do ta lumturonim kur të kthehej.
Babai kthehej i lodhur, i dërrmuar si nga fitoret, ashtu dhe nga humbjet. Në rrobat, në flokët dhe në lëkurë kishte kutërbimin e papastërtive të luftës, por kishte dhe buzëqeshjen që i dridhej në buzë dhe që i ndriste në sy. Kthehej i dërrmuar shpirtërisht, që kish mbetur i gjallë në mesin e gjithë atyre bashkëluftëtarëve që vdisnin dhe gjymtoheshin nëpër beteja kundër turqëve. Kur e shihnim se po vinte, uleshim në gjunjë dhe falenderonim Zotin, për gjithë atë hir dhe pastaj i hidheshim në krahët e tij dhe e përqafonim me plot dashuri”.
Memoriet e Angjelina Arianitit ruhen në Manastirin e Krušedol dhe janë studiuar e komentuar nga shumë studiues të huaj, kryesisht serbë dhe të gjithë pa përjashtim evidencojnë nivelin arsimor dhe formimin kulturor të Angjelinës. Në një dokument dioqezian, Ipeshkëvi i Dioqezës të Srem-it, thekson: “Angjelina, nga prindërit kishte marrë edukim arsimor të shkëlqyer, çka e shprehte me dashuri për librat dhe me bibliotekën e pasur me libra që kishte krijuar në Manastirin e Krušedol. Angjelina ishte grua e bukur, e mençur, kurajoze e me dashuri të madhe për librat”. [Svetlana Tomin. Madre Angelina: despota e suora Angelina Branković Santa Madre Angelina. Sremski Karlovci: Diocesi di Srem, 2016, pp. 8 – 14].
Në lidhje me arsimimin dhe kulturën, vlen të theksohet se Angjelina fliste disa gjuhë: arbërishte, italisht (ia mësoi njerka Petrina), gjermanisht, magjare (hungareze), rumanisht, serbisht, latinisht dhe greqishte. Në përiudhën kur u dorëzua murgeshë, në takimet dhe bisedat me besimtarët, gjatë liturgjisë dhe predikimeve të ungjillit në kishë dhe në takimet me besimtarët, Angjelina fliste në gjuhën e banorëve të vendeve ku shërbeu murgeshë, si në Itali, Hungari, Austri, Vllahi, Vojvodinë, Slloveni, Serbi etj.
Jeta dhe veprimtaria e shumë të adhuruarës murgeshës Angjelina Arianiti Brankoviç, është shkruar dhe nga ipeshkëvi Žiča Cristosom, i cili e ka pasqyruar në një dorëshkrim të shekullit XVI, që ruhet në Manastirin Žiče të Dioqezës Žiče. [SET: Žički e Studenica Minej, seria muaji korrik, botim i Dioqezës së Žiča 2006/2007]. Kjo biografi e Andronikës është përkthyer në serbishten moderne nga hirësia i tij Mitrofan Šević, Ipeshkëvi i Eparkisë Bačka, madje ruhet në Rimnički dhe në Moska Srbljak, ndërsa në Beograd, prologu i kësaj biografie ështe pak a shumë i ndryshuar.
Në memoriet, Angjelina shpreh admirimin dhe dashurinë për të atin dhe nënën dhe mes afekteve prindërore, ajo përshkruan nënën Maria të përkushtuar në edukimin dhe formimin moral e kulturor të vajzave dhe babain Gjergjin prijës, luftëtar i shquar në luftimet kundër hordhive turke. Krahas sukseseve të Gjergj Arianitit në betejat kundër dyndjeve osmane në trojet e Arianitëve, në memoriet e saj, Angjelina përmend dhe tragjedinë e Sopotit, duke theksuar se ushtria osmane i masakroi banorët, dogji shtëpi, arat me të mbjella dhe mori burra, gra e fëmijë robër, që i dërgoi në Anadoll. Tragjedia e Sopotit i la mbesa të pashlyera Angjelinës, por kujtohet dhe nga banorët e asaj treve, madje është përjetësuar me Sagën e famëshme të Gjorg Golemi (Gjergj Arianiti).
Nga viti 1427 deri në vitin 1456, Gjergj Arianiti udhëhoqi malësorët në luftimet kundër sulmeve turke, si
shprehet rapsodi në Sagën e Gjorg Golemit, e cila këndohet nga banorët e Sopotit, të Shpatit, të Librazhdit, të
Çermenikës e më gjërë, duke evokuar heroizmin e Princ Arianitit dhe malësorëve të këtyre trevave.
Ky Sulltani qan me lot.
Kam dhe një Skënder në Sopot,
Flakë në mal dhe flakë në breg,
Gjorg Golemi thotë jam mbret…
Principata e Arianitëve ishte objekt i sulmeve të vazhdueshme të Perandorisë Osmane. Më 20 prill 1435, Gjergj Arianiti shpartalloi forcat turke në Shalës të Elbasanit. Për të festuar këtë fitore, Gjergji dhe luftëtarët e tij, shkuan në kishën e Shën Maria në Galigat të Shpatit, ku më 8 shtator organizohej panairi i të premtes të Shën Maria, si tregohet në sagën e Gjorg Golemit:
Gjorg Golemi trim me fletë
N’Galigat shkon dy net’,
N’Galigat, për Shën Mëri
Do të shkoj me gjithë ushtri.
Komandanti i ushtrisë turke, i informuar nga një tradhtar librazhdas për largimin e Gjergjit me luftëtarët, u kthye nga rruga ikjes dhe të shtunën e 9 shtatorit sulmoi Sopotin e pambrojtur, duke e djegur, plaçkitur dhe masakruar të gjithë banorët. Gratë dhe vajzat e Sopotit, për të mos rënë në duart e turqëve u vetësakrifikuan, duke u hedhur nga shkëmbi në humnerë. Këtë ngjarje tragjike populli e ka mishëruar në këngën e njohur si saga e Gjorg Golemit. Në vitin 1938 pasi e dëgjoi të kënduar nga malësorët, mësuesi patriot Shahin Zharri e transkriptoi këtë këngë, kështu e përjetësoi, si dëshmi e rezistencë heroike të Gjergj Arianitit kundër sulmeve të egra të ushtrisë osmane dhe të tragjedisë të malësorëve të Sopoti. Dhimitër Shuteriqi mendon se kjo sagë është e shekullit XVIII, e shkruar nga një prej intelektualëve arbëror me origjinë nga trevat e Librazhdit, i cili rrëfenjën popullore për ngjarjet e Sopotit e shndërroi në këngë epike. [Dhimitër Shuteriqi. Sesionin shkencor kushtuar 60 vjetorit të botimit të “Këngës së Gjorg Golemit-Princit të Sopotit. Librazhd, më 28 shtator 1998]
Në këtë këngë epike me 55 vargje, janë ndërthurur faktet historike me rrëfenjat popullore. Mendimi i shumë studiuesve është se në këtë sagë janë bashkuar tragjedia e Sopotit e vitit 1435, me pushtimin e trojeve të Arianitëve në vitet 1466 – 1467. [Oreste Parise. La saga di Gjorgj Golemi. Academia.edu. 2013, pp. 2 – 15]
Rapsodi e fillon sagën me ngjarjen tragjike, që goditi Sopotin dhe këtë e tregon nëpërmjet fjalëve të Maria Arianitit, vajzës të vogël të Gjergjit.
Zot, Maria ka një fjalë,
Mu te mani paska dalë,
Ti o princ, mos hyp në kal,
Do vij turku me na marrë.
Ndal o At, ku po shkon,
Do vij turku, na pushton,
N’Mollë të Kuqe ai na çon.
Pashë një ëndërr këtë natë,
Sopoti na mori flakë,
Ti, o At, dëgjomë këtë herë,
Se vjen turku e na ther.
Në këtë sagë, rapsodi ka përdorur elementet Homeriane të Iliadës, pikërisht profecinë ndjellakeqase të Andromakës për pushtimin e Trojës nga helenët. Maria ashtu si Andromaka, parathotë tragjedinë, që do të godasë rëndë malësorët e pambrojtur te Sopotit. Gjithçka ndodhi atë ditë të shtune. Masakrën makabre të barbarëve turq, poeti popullor na e tregon thjesht, por dhimbshëm nëpërmjet thirrjes dëshpëruese të princeshës Maria Arianiti, drejtuar të Atit dhe në vazhdim kuptohen pasojat. Në kontrast me tragjedinë, poeti popullor shpreh dhe guximin e malësorëve, burrave e grave sopotare, që luftuan me heroizëm kundër turqve, madje e tregon me krenari si një sfidë të rrallë.
Tragjedia e Sopotit, kujtohet me dhimbje të thellë dhe si mallkim dhe nga sopotarët që emigruan ne Itali, si tregon A. Bellushi, për këngën popullore të kënduar nga arbëreshët, që banojnë në komunën e Santa Sofia di Epiro. Në këtë këngë janë vargjet: “Gjithë t’u shtunat ardhshin, ma vet e shtunia e Shalës kurrë mos ardhtë”. [Antonio Bellusci. Magia e credenze popolari, ricerca etnografica tra gli albanesi d’Italia.Cosenza, 1983].
2.
Në vjeshtën e vitit 1456, Gjergj Arianiti me bashkëshorten Petrina, me Angjelinën 16 vjeçare, me djemtë dhe vajzën, u vendosën me banim në Durrës, si rezulton në urdhërin e Dozhës Françesko Foskari, dërguar Kuirinit, bajlo dhe kapidan i Durrësit të cilit i shkruan: “Zoti i shkëlqyer Arianit Komneni dhe familja e tij të trajtohen me përparësi – Privilegium Magnifici Arianiti Commneni Domini”. [Joseph Valentini. Acta Albaniae Veneta, Seculorum XIV – XV, Tomus XVII. Annos MCDLV – MCDLVIII: 1456 – 1458]
Në vitin 1459, pranë familjes Arianiti në Durrës, erdhi despoti i shfronësuar i Serbisë Stefani III Brankoviç, së bashku me nënën e tij Irena Kantakuzena, mbesa e perandorit Gjoni VI Kantakuzen. Mavro Orbin (1563 – 1610) historian nga Dubrovniku dhe prift benedektin, në traktatin e tij historiko-politik përshkruan mbretërinë Sllave dhe për periudhën e pushtimit turk, ndër të tjera thekson: “Stefani III Brankovič iku në Albania, ku u martua më Angjelinën, një grua e virtytshme, bijë e Arianitit, vjehrrit të Skënderbeut”. [Mavro Orbin: Regno degli Slavi hoggi corrottamente detti Schiavoni, Pubblicato a Pesaro, Girolamo Concordia, l’anno 1601].
Stefani III Brankovič në vitin 1458 ishte kurorzuar Dhespot i Serbisë (Rashës). Pas rënies së Smederevës, që ishte rezidenca e Brankoviçëve, Serbia u pushtua nga turqit. Stefani III tashmë i çkurorzuar si dhespot, i përjetoi me dhimbje pushtimin nga osmanët, por dhe u ndëshkua rëndë nga turqit, të cilët e verbuan Stefanin dhe i vranë të vëllanë Gregorio, sepse sipas Sulltan Mehmetit II, i ati i tyre Dhespoti Gjergj Brankoviçi, i kishte shkelur kushtet e marrëveshjes me Perandorinë Osman.
Për të shmangur përndjekjet dhe ndëshkimet nga turqit, Stefani III kërkoi strehim në mbretëritë europiane, por ata refuzuan ta bujtin, nga frika e sulltan Mehmetit II. Në këto rrethana, Stefani III së bashku me nënën u arratisën, fillimisht u strehuan në Kroaci pranë të motrës konteshës Katerina, por aty nuk ndjehej i sigurtë, andaj pas pak javësh shkoi në Dubrovnik dhe nga aty në Shkodër, asi kohe në zotërim të Venedikut.
I ndjerë i braktisur nga aleatët europianë, Stefani III iu drejtua për ndihmë Gjergj Kastriotit, me të cilin njihej dhe kishte miqësi që në vitet e fëmijërisë, kur të dy kishin qenë peng në oborrin e sulltan Muratit II. Gjergj Kastrioti e ftoi në Arbëri Stefanin III dhe nënën e tij Irena Kantakuzeni dhe për të garantuar siguri për jetën e tyre, i dërgoi në Durrës pranë familjes të princit Gjergj Arianiti. Midis familjeve fisnike Arianiti dhe Brankoviç lindi një miqësi dhe respekt reciprok. Krahas nënës Irena, për Stefanin e verbër kujdesej me përkushtim dhe Angjelina, madje nga kjo përkujdesje dhe bisedat mes tyre lindi një miqësi dhe adhurim nga të dy për njeri tjetrin, çka e nxiti Stefanin t’i kërkoi Gjergj Arianitit të martohej më Angjelinën. Gjergj Arianiti pranoi dhe në vitin 1461, Angjelina u martua me Stefanin III Brankoviç. Dasma u zhvillua në Durrës dhe martesa u konsakrua në kishën ortodokse Shen Maria të Durrësit. Në vitet që jetuan në Durrës, Angjelina u përkrah dhe u ndihmua nga motra Andronika Kastrioti, madje dhe kur u shpërngulën në Itali Andronika i dërgonte ndihma finaciare. [Sima Čirkovič, Gli ultimi Brankovići. Storia del popolo serbo.Llibro 2. Belgrado: Cooperativa letteraria serba. 1982. pp. 445—464]
Gjatë 15 viteve jete bashkëshortore, Stefani i verbër nuk e pa kurrë dhe nuk mundi të admironte fytyrën e bukur, me buzqeshjen e çiltër të adhuruarës së tij Angjelinës.
Nga martesa e Angjelinës me Stefani III, lindën pesë fëmijë, në Durrës lindi Gjergji (1461), ndërsa në Friuli lindën Milica (1464), Jovani (1465); Maria (1466). Ata kishin lindur dhe një vajzë, Jerina e cila vdiq në Durrës, pak ditë pas lindjes, si dëshmohet në dorëshkrimet e Angelo Massarelli, i cili thekson: “Stefani III dhe Angjelina kishin dhe një vajzë Jerina, e cila vdiq foshnje pas lindjes”. [Perego Stefano, Smilgevicius Kestutis. 2024, A proposito del Diarium primum di Angelo Massarelli, p.4-10].
Në vitin 1462 vdiq princi Gjergj Arianiti. Baronesha Petrina Frankone Arianiti e mbetur e vè, bashkë me djemtë dhe vajzën Maria, në verën e vitit 1463 u kthye në Pulja, në trojet e prindërve në feudin e Taurisano në Salento e më pas shkuan në Venecia. Angjelina me Stafanin dhe djalin Gjergji, u ndienë vetëm. Në rrethanat e vështira që po kalonte Arbëria, Gjergj Kastrioti dhe e motra Andronika Kastrioti i këshilluan Stefanin dhe Angjelinën të shkonin në Itali, madje iu dhanë letër rekomandimi për Dukën Sforca të Milanos.
Stefani III, Angjelina me djalin Gjergji, fillimisht shkuan në Venecia, me shpresë se do të ndihmoheshin nga Serenissima, sepse Stefani III, nga viti 1441 ishte patric venecian dhe Angjelina, sipas marrëveshjes të vitit 1456, të Gjergj Arianitit me Dozhën Françesko Foskari, ajo dhe familja ishin në mbrojtje të Serenissima.
Gjatë qëndrimit në Venecia, Stefani dhe Angjelina nuk gjetën përkrahje nga Serenissima. [Aleksandar Fotic (2008). Famiglia Brankovič. Enciclopedia dell’Impero Ottomano. New York: Pubb. di Infobase. pp. 93 – 94].
Në këto rrethana, familjarisht u transferuan në Friuli, ku u vendosën në kështjellën e Belgradit pranë lumit Taliamento, kështjellë të cilën Stefani III dhe e motra Katarina (e martuar me Ulriku II i Celje të Kroacisë), ia kishin blerë, kontit Leonardo i Gorizia. [Altan Mario Giovanni Batista. Stefano Brankovič despota di Serbia ed il castello di Belgrado nel Friuli, secolo XV: Revista Friulane. Atti dell’Accademia di scienze lettere e arti di Udine, 1981, pp. 15 – 29]
Në kështjellën Belgrado në Friuli jetuan mbi 10 vite. Aty lindën vajzën Milica (1464 – 1554, u martua me Bessarab V Negoja, Vojvoda e Vllahisë; djalin Jovani (1465 – 1502, u martua me Jelena Jakšič, e përmendur në një hartë të vitit 1502 si Elena dhespota serbe) dhe vajzën Maria (1466 – 1495).
Djali i madh Gjergj Brankovič, në vitin 1487 u martua me Isabella del Balzo, e bija e Angilberto del Balzo Orsini, duka i Nardò, konti i Ugento dhe Presiçe dhe i Jelisaveta Milica Spani. Isabella Brankovič vdiq në vitin 1498. Gjergji e përjetoi me dhimbje humbjen e bashkëshortes, madje thuhet se ishte kjo arsyeja që e nxiti të dorëzohet murg. [Franca Petrucci. Angilberto del Balzo: Dizionario biografico degli Italiani. Volume 36, 1988]
Ndonëse i ati i Stefanit III, dhespoti i Serbisë Gjergj Brankovič kishte qenë shumë i pasur, kishte pasur në zotërim shumë treva dhe kështjella, vetëm nga minierat e Gilanit në Kosovë merrte çdo vit 200 000 dukate veneciane, por e gjithë kjo pasuri u sekuestrua nga pushtuesit osmanë, andaj Stefani me Angjelinën jetuan në vështirësi të mëdha financiare, madje historianët theksojnë se jetonin në varfëri. [Babinger Franz. Le vicende del castello friulano di Belgrado sul fine del medioevo. Atti dell’Accademia di Scienze Lettere e Arti di Udine. VII, 1962 ]
Angjelina ishte grua e virtytshme, e mençur, besnike, kurajoze dhe e sakrificave. Ajo bashkë me burrin e verbër dhe katër fëmijët e saj, i përballoi të gjitha problemet dhe vështirësitë e jetës, si ato ekonomike dhe zhvendosjet e padrejta të familjes nga një shtet në tjetrin, nga një trevë në tjetrën.
Në vitin 1471 Stefani III i dërgoi letër fisnikëve të Dubrovnikut, të cilëve iu kërkoi të ndihmonin gruan dhe fëmijët e tij: “Amanet ju lë Angjelinën dhe fëmijët Gjergjin, Milicën, Gjonin dhe Marien, iu a le amanet përpara Zotit dhe para Kungimit dhe para të gjithë shenjëtorëve“. Dhe fisnikët e Dubrovnikut u treguan indiferenta, nuk kontribuan për të ndihmuar familjen Brankovič. [Ljiljana Habjanovič Đurovič Le confessioni dell’anima, Secop Edizione 2012].
Më 9 tetor 1476, vdiq Stefani III Brankovič, E varrosën në Friuli. Angjelina jetoi edhe për disa kohë në kështjellën e Belgradit në Friuli. E detyruar nga vështirësitë ekonomike që po kalonte, në vitin 1478, Angjelina i u drejtua për ndihmë Perandorit të Austrisë Frederikut III, i cili e ftoi dhe i dhuroi një kështjellë në Dukatin e Stiria, në juglindje të Austrisë, fqinje me Karincia dhe me Slloveninë. Angjelina me fëmijët jetoi rreth 10 vite në Stiria, natyrisht me mbështetje financiare nga Perandori Frederiku III. Në Stiria, mori dhe arkmortin me lipsanet e bashkëshortit. Angjelina frekuentonte rregullisht kishën Shen Maria në Abacinë benedektine Admont në Stiria, ndofta gjatë kësaj periudhe, aty kreu noviciatin dhe para se të largohet, u shugurua murgeshë. Në këtë kohë, rezulton dhe një letërkëmbim i Angjelinës me Hijësinë e tij Nifonin Patriarku i Kostantinopojës, i cili ishte me origjinë arbërore.
Në vitin 1485, Perandori Frederiku III ndërmjetësoi te Angjelina për martesën e vajzës Maria me markezin Bonifacio III i Monferrato, pasardhës i dinastisë Paleologu i Bizantit në Itali, fisnik shumë i pasur, por i vjetër 61 vjeç, ndërsa Maria ishte 19 vjeçe. Nga kjo martesë, lindën dy djem. Maria jetoi në mirëqenie, madje pas vdekjes të Bonifacit III më 1494, bashkë me dajën e vet, Kostantin Arianitin administruan pronat që trashëgoi, por pas dy vite, gjendja shëndetësore e Maries u keqësua dhe në vitin 1496 vdiq. [Lutfi Alia, Kostantin Arianiti Komneni, botim në Issue.com, Mars 2014].
Në janar të vitit 1486, Angjelina mori një letër nga mbreti i Hungarisë, Mattia Korvino, i cili e ftonte të jetonte në Hungari dhe me kusht që merrnin trashëgimin dinastike dhe djali Gjergj Brankoviçi të pranonte dinjitetin e dhespotit të Serbisë, ani se Serbia ende ishte pushtuar nga Perandoria Osmane, por në këtë mënyrë të nxitej populli për të luftuar kundër pushtuesve. Angjelina pranoi ftesën dhe së bashku me dy djemtë dhe me arkmortin me lipsanet e bashkëshortit Stefani III Brankoviç, nga Stiria shkoi në Vjenë dhe nga aty me anije lundruan në Danub për në Buda dhe në shkurt të vitit 1486 arrijtën në distretin e Srem-it të Vojvodinës, asi kohe në zotërim të mbretërisë Hungareze. Në Srem u sistemuan në kështjellën e qytezës Kupin, aktualisht Kupinovo, në një ishull të lumit Sava. Aty Angjelina ndërtoi n jë kishë të vogël, të cilën banorët vendas e quajnë Kisha e Shen Angjelinës.
Angjelina, tashmë murgeshë, ndërtoi kishën e Shën Luka Apostolo dhe aty vendosi arkmortin me lipsanet e Stefanit III, që u bë objekt i peligrinazheve nga besimtarët ortodoksë hungarezë, vllah, serbë, sllovenë dhe Bosnjakë. Një vit më pas ndërtoi manastirin e Obed dhe manastirin e Sretenje ku shërbeu murgeshë. [Slobodan Mileusnić, (2000). Santi Serbi. Novi Sad: Prometeo. p 123-125].
Kur arrijti në Srem, Gjergj Brankoviçi, abdikoi titullin dhespot dhe u shugurua murg dhe sipas rregullave
manastiriale mori emrin Maksim. Në vendin e tij, titulli dhespot i Serbisë i kaloi Johanit, djali i dytë. Në një kronikë të Bosnjës, dëshmohet një betejë e madhe kundër Perandorisë Osmane, betejë e udhëhequr nga djali i
Angjelinës, dhespoti Johan, i cilit theksohet si ushtarak i aftë dhe strateg lufte.
Më 10 dhjetor 1502, dhespoti Johan Brankovič vdiq dhe e varrosën në kishën e Shën Luka pranë të atit Stefani III Brankoviç. Pas vdekjes të Johanit, titullin dhespot e mori Ivani, nga familja e vjetër fisnike kroate Berislavić. Në këtë situatë, Angjelina dhe murgu Maksim humbën të drejtat e pronësisë, që i ishin njohur me kusht nga mbreti Mattia Korvino, andaj u detyruan të braktisin Hungarinë dhe shkuan në Vllahi, të ftuar nga e bija Milica dhe dhëndërri Duka Negoya i Vllahisë, ku qëndruan 7 vite dhe ku u impenjua në organizimin e kishës ortodokse.

Litografi e Manastirit në Krušedol, realizuar në vitin 1775 nga Zaharija Orfelin.
Në kuadratet në katër këndet janë Shen Stefani III, Shen Johani, Shen Maksimi dhe Shen Angjelina.
Në vitin 1509, me ndihmën e nipit Jakšič Nagoya, Angjelina dhe Maksimi u vendosën në trevën e Sirmia mbi malin Fruška Gora në Vojvodinë, ku ndërtuan manastirin e Krušcedol. Në vitin 1512, në këtë manastir u varrosën lipsanet e Stefanit III Brankovič dhe të Johanit, të cilët ishin shpallur shenjëtorë nga kisha ortodokse. Në këtë manastir, u varros dhe djali mitropoliti Maksim, i cili vdiq në vitin 1516 dhe pak vite më pas u shpall shenjëtorë nga kisha ortodokse. Manastiri i Krušcedol është një santuar i rëndësishëm dedikuar të Lumturës Virgjëresha Maria. Manastiri quhet “Fari shpirtëror” i ortodoksisë. [Spremic Momcilo, 2005. Ascesa interrotta: terre serbe nel tardo Medioevo. Belgrado: Istituto per i libri di testo e gli ausili didattici. p. 335.4]
Angjelina Arianiti shpalosi vlera të rralla si bashkëshorte, si nënë e përkushtuar, si murgeshë dhe humaniste, duke ia dedikuar jetën të varfërve, ajo ishte modeli i klerikes dhe i gruas së shquar, që falë virtyteve, guximit dhe qëndresës gjatë gjithë jetës, krijoi imazhin e shenjëtoes, e vlerësuar dhe e nderuar nga hungarezët, vllahët, austriakët, serbët, sllovenët, italianët të cilët gjumjëzohen dhe luten para Shenjtërisë së saj.
Vijon në numërin e ardhshëm.
VOAL- Interneti ka revolucionarizuar jetën tonë dhe mënyrën se si komunikojmë: është një objekt në ndryshim, një medium që e përdorim çdo ditë dhe që vazhdon të ndryshojë dhe evoluojë çdo ditë.
Por kur lindi interneti? Le të bëjmë një hap prapa në kohë, në vitet 1960. Jemi në Shtetet e Bashkuara gjatë një periudhe shumë të veçantë historike: jemi në mes të Luftës së Ftohtë, një kohë kur Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara po luftonin për supremaci botërore.
Paraardhësi i internetit, i quajtur ARPANET, u krijua për qëllime ushtarake: në vitin 1969, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së, në bashkëpunim me disa universitete amerikane, krijoi një rrjet kompjuterik të aftë për të siguruar ndarjen e sigurt dhe të shpejtë të të dhënave dhe informacionit, edhe në rast konflikti.
Prandaj, ARPANET ishte një paraardhës i vërtetë i internetit. Megjithatë, ishte ardhja e kompjuterëve personalë që dha shtysën vendimtare drejt internetit siç e njohim sot. Në të vërtetë, me mbarimin e Luftës së Ftohtë, Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së humbi interesin për ARPANET, i cili, megjithatë, vazhdoi të përdorej nga universitetet. Një proces i gjatë por i paepur që, duke arritur në vitet 1990, i dha jetë konceptit të World Wide Web-it siç e njohim ne sot.
I ashtuquajturi WWW (World Wide Web, fjalë për fjalë “rrjet botëror”) u krijua nga studiuesit në CERN (Organizata Evropiane për Kërkime Bërthamore), veçanërisht Tim Berners-Lee, i cili tani konsiderohet babai i internetit.
Pas krijimit të faqes së parë të internetit në botë më 6 gusht 1991, Tim Berners-Lee dhe ekipi i tij i studiuesve e bënë atë të arritshme jashtë CERN-it më 23 gusht të të njëjtit vit.
Kjo faqe nuk ishte gjë tjetër veçse një grup udhëzimesh për një hipertekst që mund të lundrohej në internet duke përdorur burime të ruajtura në kompjuterë dhe servera.
Shkencëtarët e ETH Zürich kanë zhvilluar mikrorobota më të vegjël se dy milimetra, të cilët mund të lëvizin nëpër enët e gjakut dhe të dërgojnë barnat pikërisht në zonën ku nevojiten, me qëllim parandalimin ose trajtimin e goditjes në tru
Rezultatet janë publikuar në revistën prestigjioze Science. Edhe pse nuk janë testuar ende te njerëzit, robotët kanë treguar sukses të lartë në eksperimente te kafshë të mëdha, përfshirë derrat dhe delet, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt aplikimeve klinike.
Mikroroboti ka formën e një kapsule të vogël sferike dhe përbëhet nga një gel biokompatibël brenda të cilit vendosen barnat kundër mpiksjeve ose tumoreve. Ai përmban nanopjesëza oksidi hekuri, që e bëjnë të kontrollueshëm përmes fushave magnetike, si dhe elementë kontrasti që lejojnë monitorimin përmes rrezeve X.
Lëvizja e robotit drejtohet nga jashtë trupit me magnete të fuqishme, duke e bërë të mundur navigimin e tij në arterie, madje edhe kundër rrjedhës së gjakut. Kur arrin në vendin e bllokimit, aktivizohet një fushë magnetike me frekuencë të lartë që nxeht kapsulën, shkrijë gelin dhe liron ilaçin drejtpërdrejt në mpiksjen e gjakut.
Kjo teknologji konsiderohet revolucionare sepse mundëson administrim shumë më të saktë të ilaçeve dhe redukton ndjeshëm efektet anësore, të cilat shpesh shfaqen kur barnat shpërndahen në gjithë trupin.
Dërgimi i fokusuar i barit në vendin e problemit ul rrezikun e gjakderdhjes, toksicitetit sistemik dhe dëmtimit të indeve të shëndetshme, ndërsa rrit efikasitetin tek zona e mpiksjes. Ky është një përparim i veçantë, duke pasur parasysh që goditja në tru mbetet një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë dhe paaftësisë në nivel global.
Sfida më e madhe për studiuesit ka qenë navigimi i robotit në qarkullimin real të gjakut. Fabian Landers, autori kryesor i studimit, shpjegon se sistemi duhet të përballojë rrjedha të fuqishme dhe presione të mëdha: “Është e jashtëzakonshme sa shumë gjak pompohet nëpër enët tona dhe me çfarë shpejtësie.”
Për ta zgjidhur këtë, ekipi zhvilloi tre strategji lëvizjeje: rrotullim pranë murit të enës ku rrjedha është më e qetë, tërheqje magnetike drejt destinacionit dhe lëvizje kundër rrjedhës. Në testimet laboratorike, robotët kanë arritur shpejtësi deri në 4 mm/s, çka tregon potencial të madh për funksionim në kushte reale biologjike.
Fazat e ardhshme parashikojnë testime të zgjeruara te kafshët e mëdha, vlerësim të sigurisë së materialeve dhe fushave magnetike, si dhe përgatitje për miratime rregullatore që duhet të paraprijnë provat klinike te njeriu. Përtej goditjes në tru, teknologjia mund të përdoret në trajtimin e tumoreve, infeksioneve të lokalizuara dhe bllokimeve të tjera vaskulare.
Nëse arrin në aplikim klinik, kjo teknologji mund të transformojë mënyrën se si administrohen ilaçet në trup, duke hapur një epokë të re të mjekësisë precize./ethz.ch
Në historinë e Arbërisë – Albanisë mesjetare, janë shquar shumë familje fisnike patronimike dhe prijësit e tyre kishin tituj perëndimor princ, kont, duka, markez, baron dhe tituj bizantinë arhond, sevast, sevastonkrator, protosevast, panhypersevast. Arbëria, porta lidhëse mes perëndimit e lindjes, krahas individualitetit historik, u ndikua dhe nga kulturat europiane dhe ajo bizantine, të cilat u ndërthurën në jetën e arbërorëve, të shprehura në sistemin e organizmit administrativ, në dy fetë e krishtera katolike dhe ortodokse, si dhe në stemat heraldike të familjeve fisnike, që ishin sa origjinale, po aq pasqyrim i heraldikës europiane dhe bizantine.
Familjet dinastike arbërore Progoni, Arianiti, Muzaka, Dukagjini, Balsha, Spani, Topia, Skura, Blinishti, Zaharia, Golemi, Matranga, Gropa, Kastrioti, Granai, Engjëlli, Gazuli, Dushmani, Jonima, Frangu, Martaseos, Manesi, Toka, Zenebishti, Losha, Bua Shpata etj, ishin të lidhura mes tyre me pakte aleance dhe me krushqi, rrethana këto, që ndikuan në formimin etnokulturor arbëror, në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe teritorial të trojeve të principatave arbërore.

Shen Nënë Angjelina, shpirti i shenjtë arbëror.
Një ndër familjet fisnike të shquara në mesjetën arbërore është familja e Arianitëve, një ndër më të vjetrat e përfaqësuar me burra fisnikë, por dhe me gra fisnike me personalitet dhe autoritet të shquara në historinë arbërore, por dhe në disa vende europiane si Andronika Arianiti dhe Shen Angjelina Arianiti.
Shen Angjelina arbërore, për shumë kohë nuk njihej nga opinioni shqiptar, madje ishte harruar nga kisha ortodokse autoqefale shqiptare, ishte harruar nga historianët, por u bë e njohur në vitin 2020, kur shkrimtaria dhe gazetaria dinjitoze Zenepe Luka, botoi monografinë “Angjelina Arianiti Komneni – shpirti i shenjtë arbëror”, vepër e kompletuar me historinë e jetës të bijës të fisnikëve Arianiti, e bashkëshortes, e nënës të përkushtuar fëmijëve, e murgeshës e kanonizuar shenjëtore nga kisha ortodokse e njohur Shen Nënë Angjelina, e nderuar dhe e adhuruar nga popujt hungarezë, vllahë, sllavë, austriakë dhe italianë.
Historia e Shën Angjelinës arbërore, bija e princit Gjergj Arianiti dhe e Maria Muzaka, mishëron një nga historitë e shumta të grave fisnike arbërore në shekujt XV – XVI, që u shquan si poete, shkrimtare, fetare dhe adminsitratore pronash. Historia e jetës dhe e veprës të Angjelina Ariantit duhet të tregohet dhe të njihet sepse ndaj saj mendimi studimor shqiptar ndjehet debitor. Prezantimi i jetës dhe veprës të Shen Nënë Angjelinës, shtrohet si domozdoshmëri dhe për faktin se është ndër gratë arbërore e adhuruar nga popuj të tjerë europianë dhe më shumë e vlerësuar nga studiues të huaj, se nga studiues shqiptarë.
Të tregosh për Shën Angjelinën, së pari duhet filluar të njihemi me terrenin familjar, me Dinastinë Arianiti, me princin Gjergj Arianiti dhe familjen e tij.
DINASTIA ARIANITI
Arianitët janë pasardhës të fiseve ilire Armistae – Arinstae, që banonin në trojet në lindje të Durrësit (in partibus Durrachii). Në shekullin I pas K, këtë fis ilir e përmend Plini Plaku në veprën “Naturalis Historiae, Apad Hackios, Edit. Anno 1669, tomus primus”, ku thekson se fiset Armistae/Arinste, bashkë me Parthinët, Artitët, Hemasinët, Oksyejtë dhe Taulantët ishin tribu ilire pjestarë në grupin e popullatave Deraemistae. [Alan Bowman e al The Cambridge Ancient History, Vol. 10: The Augustan Empire, 43 BC – AD 69, 1996, p. 577].
Lidhur me etimiologjinë e emrit Arianiti, disa autorë mendojnë me origjinë në fjalën indoeuropiane “arya – fisnik”, të tjerë thonë se rrjedh nga fjala shqipe “ara”, por bindës është mendimi se lidhet me emrin e fiseve ilire Armistae – Arinstae, që banonin trojet në lindje të Elbasanit, në të dy anët e traktit lindorë të rrugës antike Egnacia. Në mesjetën e herëshme, mbiemëri Arniste i prijësve të këtij fisi, u shqipërua në formën Arianiti, kesisoj u ruajt si mbiemër, madje edhe si topnim. Mbiemëri Arianiti në latinisht Haryanites rezulton në një dokument të kancelarisë të mbretit të Francës Karli VII (1403 – 1461). [Lutfi Alia, Kostantin Arianiti Komneni, botim në Issue.com, Mars 2014].
Arianitët përmenden në kronikat bizantine të shekullit IX, si fise malësore, që jetonin në lindje të Themës së Durrësit. Në dokumentat bizantine të shekullit XI, Arianitët rezultojnë sundimtarët e trevave në rrjedhën e sipërme të Shkumbinit, në dy anët e rrugës Egnacia. [Paul Stephenson, (2003). The Legend of Basil the Bulgar- Slayer. Cambridge University Press. fq. 39]
Në vitin 1000 dëshmohet prijësi i dinastisë të Arianitëve Patrikios (Patrici) David Arianiti. Në vitin 1001 Perandori i Bizantit Vasili II e emëroi Davidin strateg i Temës të Selanikut, detyrë që mbajti deri në vitin 1014 Në vititn 1016, e ngarkoi komandant të ushtrisë në luftimet kundër bullgarëve, për pushtimin e kështjellës të Strumicës, por dështoi dhe në kompensim pushtoi kështjellën e Thermicës, Shkupin dhe Skraparin.
Në vitin 1017, perandori Vasili II, dërgoi ushtrinë e komanduar nga David Arianiti dhe Kostantin Diogjeni, të pushtonin e të plaçkisnin Pelagoninë, ndërsa vetë Vasili II tentoi të pushtoi Kosturin, por nuk arrijti të thyej rezistencën e arbërorëve. [George Kedrenos, Lexicon des Mittelaters, 1° edizione dell’originale. 1977, Artemis & Winkler, Vol. V, p. 1093]
Pasi u thyen bullgarët, në vitin 1018 perandori e transferoi David Arianitin strateg autokrat i Shkupit, me kompetenca të ushtronte pushtet në provincat e Sirmium, Rashës dhe Temës së Durrësit. [Ralph-Johannes Lilie Claudia Ludwig, Thomas Pratsch, Ilse Rochow: Prosopographie der mittelbyzantinischen Zeit, “David Areianites”. Berlin-Brandenburgische Akademie der Wissenschaften. Edit. De Gruyter, Incorporated, 2002]
Në vitet 1049 – 1050 në shërbim të Perandorit të Bizantit përmendet Kostantin Arianiti (ndofta i biri i Davidit). Kostantini u shqua si komandant në luftimet kundër Peceneghëve, një tribu nomade turke e fiseve Oghuz, të cilët në mesin e shekullit XI, zbritën nga stepat e Azisë dhe sulmuan trojet verilindore të Pernadorisë Bizantine. [George Kedrenos, Lexicon des Mittelaters, 1° ediz. origin. 1977, Artemis & Winkler, Vol. V, p. 1100]
Ipeshkëvi i Tiro Gullelmus Tyrensis (1130-1186), përmend fisnikun Iohannes Carianica, si kuptohet ishte tjetër mbiemër i familjes Arianiti, i lidhur me emrin e trevës Çermenika, në zotërim të Arianitëve. [Guglielmo di
Tiro, Historia rerum in partibus transmarinis gestarum, A cura di Emily Atwater Babock e A. C. Krey, traduzione di Emily A Babock e A. C. Krey, Columbia University Press, 1943].
Karl Hopf, në tabelën gjeanologjike të dinastisë, këtë trevë në zotërim të Arianitëve e shkruan Cerminitzia (Çerminica) me sundimtar baronin Arianit Cerminitza i martuar me Komita Muzakën. [Ch. Hopf, Chroniques, tab. XI/13 “Famille des Ariantii Comnénes”, Leipzig: 1867 – 1868, tabela f. 532].
Në vitin 1190, Progonët themeluan shtetin e Arbërit. Historiani bizantin Akropoliti (Giorgii Acropolitae, Annales – Immanuel Bekkerus, Bonnae, Impensis Ediiz. Weberi, 1836, sez. 1, pp 256 – 257), përmend Gulam Arianitin e Arbnonit sundimtari i trojeve të Arianitëve, që ishte bashkuar me shtetin e Arbërit të Progonëve. Arianitët janë pjesë e grupit të familjeve fisnike arbërore, që konsoliduan formimin etnokuturor të arbërorëve
në shekullin XII. [Kristo Frashëri. Principata e Arbërisë 1190-1215. Botime M&B, Tiranë 2014, faqe 63 – 70]
Në kronikat e vitit 1253 përmendet Gulem Arianiti, zoti i Albanon, i martuar me Irena Komnena, kushërira e gruas të perandorit të Bizantit të dinastisë Engjëll Komneni. Fëmijët e lindur nga kjo martesë përdorën dy mbiemërat Komneni dhe Gulemi. Studiuesi Aurel Plasari thekson se Arianitët morën mbiemër Komnena, nga martesa e Gulem Arianitit me Irena Komnena. [Plasari, Aurel. Arbni historik, gjeografik, kishtar dhe politik, Tiranë 2020, f. 136 – 137]
Lidhjen e Arianiteve me dinastinë perandorake Angelo-Komnena e konfirmojne shumë historianë, si humanistët Marin Barleci, Dhimiter Frangu, Gjon Muzaka, historiani Karl Hopf dhe historiani Françesko Sansovino, i cili shkruan se e bija e Gjergj Arianit Komneno Angelo, Doneca Kominata Komnena (Andronica), u martua me princin Gjergj Kastrioti Skenderbeu, pra duke i vendosur si mbiemera Komnena, ai shpreh lidhjen e Arianitëve me familjen perandorake Komneni. [Francesco Sansovino. Del governo etamministrazione di diversi regni et reppubliche, cosi antiche come moderne. In Venetia, Giovanni Antonio Bertone 1578]
Në kohën e Mbretërisë së Albanisë me mbret Karli I Anzhuin (1272-1373), principata e Arianitëve u përfshi në mbretërinë e Karlit I. Në këtë periudhë, sundimtar i trojeve të Arianitëve përmendet Aleks Arianiti – sebastus Albaniensi, çka dëshmon vazhdimësinë e dinastisë të Arianitëve, si e trajton historiani Karl Hopf në tabelën e gjenealogjisë të familjes Arianiti. [Charl Hopf, Chroniques, tab. XI/13 “Famille des Ariantii Comnénes”, Leipzig: 1867 – 1868, tabela f. 532].
Në vitin 1272, Arianitët ishin ndër familjet fisnike arbërore, që u bashkuan me mbretin Karli I Anzhu, në themelimin e Mbretërisë Albanisë. Në paktin e Viterbos të vitit 1267 të Karlit I, ndër firmëtarët rezulton edhe Aleks Arianiti, me titullin sebast. Më 21 shkurt 1272, në Napoli, me fisnikët arbëror dhe parinë e bashkësisë të Durrësit, Karli I Anzhuin dekretoi formimin e Regnum Albaniae (Mbretëria e Albanisë) dhe e shpalli veten mbreti i Siçilisë dhe i Albanisë: Carolus I, dei gratia rex Siciliae et Albaniae. Ky dekret thekson: “Unë Karli I mbreti i Siçilisë dhe të pranishmit, duke marrë parasyshë besnikërinë dhe përkushtimin që prelatët, kontët, baronët, ushtarakët, banorët dhe sidomos qytetarët e Albanisë, që kanë treguar ndaj Kishës së Shenjtë të Romës e duke marrë parasyshë se ata na zgjodhën ne dhe trashëgimtarët tonë mbretin e tyre dhe si zotër të përjetshëm të kësaj mbretërie, zotohem se do t’i mbroj ata, sipas mënyrës që një Zot i mirë, përherë i ka ndihmuar vasalët vet dhe do t’iu njoh privilegjet, që u janë dhënë nga perandorët e lashtë të Bizantit, do t’iu njoh dhe zakonet e doket e mira të tyre”. [Acta Albaniae 1913, volum I, doc. 268; Acta Albaniae, op.cit. n. 14, vol. I, doc. 270]. në vitin 1272 në nënshkrimin e paktit me mbretin Karli I Anzhiun, në vititn 1304 në paktin me princin Filippi Anzhù i Taranto – Dominus Regnum Albaniae (1294 – 1331) dhe më 1375 me paktin e nënshkruar me mbretin e Napolit Karli II, Aleks Arianiti rezulton ndër fisnikët arbërore firmëtar dhe shtetformues. [Gianvito Campobasso. Alcune fonti per lo studio del Regnum Albaniae degli Angiò: documenti, epigrafi, araldica e visual evidences. 2016. Melangès e l’ècole Francaise de Rome].

Acta Diplomata. Volume I, Doc. Nr 563, i 5 shtatorit 1304.
Në traktatin e vitit 1295, të gjenovezit Galvani di Levante Januensis, përmenden katolikët e rinj (neophil), antarë familjesh finike arbërore: “Illustribus heroidibus Albaniae dominis” dhe ndërmjet tyre rendit dhe Aleks Arianitin, të cilin e cilëson sundimtari i principatës të Arianitëve. [Galvani di Levante Januensis Neophyta doctrine de inferno, Purgatorio et Paradiso ad Principes Albaniae, Genova 1295]
Historiani Marin Drinov thotë se në fund të shekullit XIII përmendet sebasti Materango Arianit Komneni (ndofta i biri i Aleks Arianiti), i cili përfaqëson konsolidimin dhe vazhdimësinë e dinastisë Arianiti. [Marin Drinov. (1900) O некоmорых mрубах, Част. I, f. 340].
Në vitin 1300, Comneni Budaresci Princeps (princi Budaresh Komneni), i familjes Arianiti u martua me një vajzë të familjes fisnike Golemi të Krujës dhe nga kjo kohë e në vazhdim rezulton se pasardhësit e familjes Arianiti përdorën mbiemërat Komneni dhe Golemi. [Franz Babinger, Fundi i Arianitëve, Plejad 2004, fq. 17]
Në dokumentin e 5 shtatorit 1304 theksohet: “Filippi, princi i Tarantos iu garanton privilegjet dhespotëve: Albët, Shpatët, Katarukët, Biskezini, Arianitët, Lecenët, Turbacejt, Markazeos, Skura, Zenevisët, Bukeseos, Logoreskët, Matesët etj” [Acta Diplomata. Volume I, Doc. Nr 563, i 5 shtatorit 1304]
Në letrën e Papa Gjoni XXII dërguar fisnikëve arbëror më 17 qershor 1319, mes tyre rezulton sundimtari i principatës të Arianitëve, protolegati Gulelm Arianiti, çka dëshmon pozicionin e lartë politik, administrativ, shoqëror dhe fetar të familjes Arianiti. [Farlato et Coletti, Illirici sacri, vol VII, pp. 63 – 64].
Në vitin 1373, emëri i një pjestari të familjes Arianiti, shihet i qendisur në epitafin e Gllavinicës. Ky epitaf është një ndër tre punimet të njohura deri sot në botë. Në qendër të epitafit është qendisur Krishti i vdekur, shtrirë mbi çarçaf, i rrethuar nga shenjtorë dhe serafinë. Epitafi i Gllavinicës është objekt me vlera të mëdha i kulturës mesjetare shqiptare, është një margaritar i krishtërimit, i historisë, i artit dhe i mjeshtrisë artizanale arbërore. Në buzët e epitafit është qendisur shkrimi: “U plotësua ky areas (epitaf) gjithë të nderuarit dhe të Hyjëshmit Mbishenjtor Hyjëlindësit të patundur, me shpenzimin dhe mundimin e episkopit të gjithëhirëshmit Kalisi i Glavinicës dhe i Beratit, në muajin mars 22, viti 6881 (1373). Dora e Gjergj Arianitit arëqëndisësi”.
Si kuptohet, mjeshtëri i punimit të këtij epitafi është murgu Gjergj Arianiti, formuluesi i mbishkrimit dhe padyshim një ndër pjestarët e dinastisë Arianiti. Në mesjetë, rezulton se një ndër pjestarët e familjeve fisnike arbërore si Muzaka, Arianit, Kastrioti, Dukagjini, Spani, Skura etj, iu dedikuan jetës eklaziastike, si ishte dhe murgu Gjergj Arianiti. [Lutfi Alia, Kostantin Arianiti Komneni, “Zemrashqiptare”e dielë, 9 Mars 2014]
Disa nga pjestarët e familjes Arianiti, në shekullin e XIV – XV përdorën mbiemërin Golemi, si rezultojnë në dokumentat bizantine dhe Marin Barleci përmendin fisnikët Arianit Golemi de Albania, Arianites Thopia Golemus, Moisi Golemi i biri i Muzak Arianitit. [Marin Barleci, Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarum princips (1510)].
Disa medievalista mendojnë se mbiemëri Golemi është me origjinë greke – Golemis, por nuk spjegojnë lidhjen etimiologjike, ndërsa të tjerë thonë është me prejardhje nga ebraishtja Golem – gjigand, por shumica insistojnë se është deformim popullor i emërit Gulem, mendim bindës, sepse në dokumentat e shekullit XIII zot i Arbanon quhej Gulem Arianiti dhe nga kjo kohë, pasardhësit e tij, mbajnë këtë mbiemër. Populli ynë e ka traditë, që emëri i babait të bëhet mbiemër i djemëve, kësisoj Gulielm – Gulemi – Golemi, u trashëguan në gjeneracionet e tjera të dinastisë si mbiemër shtesë, si rezulton me një nga figurat e shquara të kësaj dinastie: Arianit Topia Golem Komneni. [Charles Hopf. Chroniques Greco-Romainès, tables XI/13 Famille des Ariantii Comnénes, Leipzig 1867 – 1868, p. 532].
Eqerem Bej Vlora thotë se mbiemri Golemus ka kuptimin “të vjetrit”, si ishte familja e derës fisnike e Arianit Komnen Topia Golemi. [Eqerem Bej Vlora, Amelie Von Godin (2010) (1955- 1956): Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri vëllimi I. Tiranë: 55. faqe. 94–95].
Në dokumenta të kancelarisë bizantine, fisnikët e dinastisë Arianiti rezultojnë me disa mbiemëra, si Arianiti, Topia, Komneni, Kominata, Cernika, Golemi, Spata, shpesh të kombinuar si Arianiti Komneni Topia Golemi Spatensi etj. [Paolo Peta, Despoti d’Epiro e principi di Macedonia. Edizione Argo, 2000, pp. 79 – 89]
Në gjysmën e dytë të shekullit XIV, sundimtari i Principatës të Arianitëve ishte princi Komneni II Arianiti.
Sipas Marin Barlecit dhe Gjon Muzakës, Komneni II Arianiti ishte martuar me motrën e Nikolla Zakaria, zoti i qytetit-port Budua dhe ishte vasal i Balshës II. Nga kjo martesë lindën tre djemë Gjergji, Muzaka, Vlladani dhe një vajzë Maria. Në disa burime bizantine, thuhet se Komneni II Arianiti, mbante dhe mbiemërin Spata Comnen Arianit Spatensis, pra ishte dhe sundimtar i Shpatit.
Në vitet 1402, principata e Arianitëve u pushtuan nga forcat e Perandorisë Osmane të sulltan Bajaziti dhe Komneni II Arianiti i mundur u bë vasal i sulltanit, madje u detyrua të dërgoi Gjergjin peng në Edrene. Në vitin 1427, Gjergj Arianiti u kthye në vendlindje dhe filloi organizimin e popullit kundër pushtuesve osmanë. [Marin Barleci, Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarum princips 1510]. [John Musachi. Brief Chronicle on the Descendants of our Musachi Dynasty by John Musachi 1515]
GJERGJ ARIANITI
Në gjysmën e parë të shekullit XV, sundimtar i principatës të Arianitëve ishte princi Gjergj Arianiti (1383 – 1462), i biri i Komneni II Arianiti dhe i motrës të Nikolla Zakaria. Gjergj Arianiti kishte dy vëllezër Muzak Arianitin – sundimtari i Beratit dhe Vlladan Arianit Komneni Golemi – sundimtari i Çermenikës dhe një motër, e martuar me Pal Dukagjinin, që ishte nëna e Lek III Dukagjinit. [Palaj Bernardin, Duka Gjini dhe Dukagjinët, “Hylli i Dritës”, Shkodër 1941, nr 11012, f. 496]
Princi Gjergj Arianiti sundimtari i Principatës të Arianitëve, ishte martuar me Maria Muzaka, e bija e Andrea III Muzakës, dhespoti i Epirit, i Devollit, i Muzakisë, i Himarës, mareshalli i Albanisë dhe e Kirana Zenebishti, e bija e Gjon Zenebishtit dhe zonja e Grabosës. Nëna e Andrea III Muzaka dhe gjyshja e Marie Muzaka ishte Zanfina Arianiti Komnena, motra e fisnikut Materango Arianiti. [Charles Hopf, Chroniques Greco-Romainès, tables XI/13 Famille des Ariantii Comnénes, Leipzig 1867 – 1868, p. 532]
Në dokumenta bizantine emëri i saj rezulton Maria Muzaka, që ishte emëri i pagëzimit sipas ritit ortodoks, ndërsa emri i parë në lindje ishte Marina, andaj jo rrallë, autorë të ndryshëm përdorin edhe emrin Marina.
Nga martesa me Maria Muzakën, Gjergji mori pajë trojet nga Mallakastra deri në detin Jon, përfshi Vlorën dhe Kaninën. Principata e Arianitëve kishte dy kryeqendra, e herëshmja Sopoti i Polisit dhe tjetra ishte Kanina.
Dhimtër Shuteriqi thotë: “S’ka dyshime se në vitin 1454, zotërimet e Arianitëve ishin viset e Librazhdit, me kryqendër Komnenovilin – Qyteti i Komnenëve, që përkon me Polisin dhe Vilanin, që janë lagje të Polisit”.
Gjergj Arianit ishte zot i Çermenikës, i Bjeshkës, i Dibrës, i Polisit, i Shpatit, i Mokrës dhe trojeve deri në lumin Devoll, ku kufizohej me Muzakajt dhe në lindje me principatën e Gropa. Pas martesës me Maria Muzakën Gjergji mori në pajë Mallakastrën, Vlorën dhe Kaninën. [John Musachi. Brief Chronicle on the Descendants of our Musachi Dynasty by John Musachi (1515)]. [Franz Babinger, Giorgio Fiori. Rivista di storia, arte, archeologia per le Province di Alessandria e Asti, CVIII:1999, pp. 67 – 82]. [Jurlaro R, I Musachi despoti d’Epiro, Bari Santo Spirito, 1970, p. 8]
Në lidhje me shtrirjen e trojeve të Arianitëve, Johann G. von Hahn thekson se kishin në zotërim Dibrën, Çermenikën, Polisin, Shpatin, Mokrën, Elbasanin deri në Kavajë dhe Mallakastrën, Vlorën e Kaninën, andaj i ka konsideruar të ndarë në dy degë, Arianitët e malit dhe Arianitët e fushës [J. G. Von Hahn. Reisa durch die Gebiete des Drin und Wardar. Erste Abtheilung: Reisenskizzen. Wien 1867, f. 106]; ndërsa Athanas Gegaj këtë shtrirje të gjërë të zotërimeve i ndanë në Arianitë të trojeve veriore dhe në Arianitët e jugut. [Athanas Gegaj. L’Albanie e l’invasion turque au XV siecle. Paris 1937, Université de Louvaine, f. 8]
Princi Gjergj Arianiti kishte stemën heraldike me shqiponjën dykrenore ngjyrë të artë, në qendër të mburojës me sfond blu, po me këto karakteristika kishte dhe flamurin, që ia kishin dhuruar artizanët e Raguzës.

Stema heraldike e Gjergj Arianitit.
Princi Gjergj Arianiti mbajti raporte bashkëpunimi më sundimtarët e principatave fqinje si me Pavel Kurtik, me baronin Andrea Gropa, sundimtarin e qytetit të Ohrit, me kontin Andrea Topia sundimtar i Krujës, me Gjon Kastriotin, në jug me sebastokratorin Gjon Zenebishi etj. Këto aleanca u fuqizuan dhe me krushqitë.
Në vitet 1430-1436, Princi Gjergj Arianiti organizoi kryengritjet kundër turqëve, që u kurorëzua me çlirimin e trojeve të principatës të Arianiteve dhe me largimin e spahinjëve dhe timarlinjëve osmanë. Për të shtypur këtë kryengritje erdhi vetë Sulltan Murati II, i cili organizoi disa ekspedita kundër Arianitëve, por arbërorët rezistuan heroikisht dhe i zbrapsën sulmet e hordhive turke. [Fin John Van Antwerp. The Late Medieval Balkans: A critical Survey from the Late Twelfth Century to the Otoman Conquest. University of Michigan, Ann Arbor, 1994, f. 355]
Në vitin 1432, trojet e Arianitëve u sulmua nga ushtria e komanduar nga Ali Bej Evrenozi, ish-sanxhakbeu i Arbërisë, por kur hyri në luginën e Shkumbinit, u shpartallua nga luftëtarët e Gjergj Arianitit. Fitorja iu dha zemër arbërve, por dhe Europës që u njoh me një luftëtar shpresëdhënës, që po thyente sulmet e egra të ushtrisë otomane. Kjo ishte fitore e bujshëme e arbërorëve kundër ushtrisë osmane, për të cilën kronisti bizantin Kalkokodilis shkruan: “Kjo fitore i solli lavdi të shkëlqyer organizatorit të saj, Gjergj Arianitit, i cili u bë figura qendrore e jetës politike arbërore në vitet tridhjetë”. [Leonikos Chalkokodilies. 2014, The Histories. Vol. 1. Translëted by Kaldellis Anthony. Cambridge: Harvard University Press.]
Kryengritjet e Gjergj Arianitit, nxitën dhe princat e tjerë të ngrihen kundër pushtuesit turk. Në veri, luftëtarët e Nikollë Dukagjinit morën kështjellën e Dèjës, në qendër Andrea Topia nuk mundi ta çlirojnë Krujën, ndërsa në jug Depë Zenebishi, sundimtari i Gjirokastrës, pësoi disfatë, u kap rob dhe turqit e varën. [Robert Elsie, 2003. Early Albania A Reader of Historical Texts, XI – XVII Centuries. Harrassovitz. p. 53]
Në vitin 1433 luftëtarët e Gjergj Arianitit thyen ushtrinë osmane në Kurvelesh, duke çliruar pjesë të mëdha të trojeve të principatës të Arianitëve.
Në shkurt të vitit 1434 luftëtarët e Gjergj Arianitit u përballën me forcat turke të Sinan Pashës, bejlerbeut të Rumelisë dhe pas luftimesh të ashpra, luftëtarët arbëror u detyruan të tërhiqen dhe me këtë humbje Gjergji u kthye vasal i sulltanit, duke ruajtur një territor të vogël të zotërimeve të Arianitëve. Edhe pse e humbi këtë betejë, Gjergj Arianiti vazhdoi të luftoi kundër Perandorisë Osmane. Në dhjetor 1434 shpartalloi forcat e Isak Beut, sanxhakbeut të Shkupit; më 20 prill 1435 triumfoi dhe në një betejë tjetër kundër hordhive turke. Pas dështimit të këtyre ekspeditave, sulltan Murati II i ndërpreu sulmet kundër Gjergj Arianitit. [Demetrio Francu. Comentario de le cose de’ Turchi, et del S. Georgio Scanderbeg, principe d’ Epyro, Roma 1539].
Në vitin 1438, forcat arbërore me në krye Gjergj Arianitin thyen ushtrinë e Turhan Beut dhe çliruan Beratin.
Në vitin 1443 Gjergj Arianiti korri një tjetër fitore kundër forcave turke në grykat e Labërisë kundër forcave të Shehabedin Pashës. Fitoret e Gjergj Arianitit, e rritën besimin dhe vendosmërinë e arbërve për të mbrojtur lirinë e për të luftuar kundër pushtuesit të fuqishëm otoman. Këto fitore kundër turqëve, patën jehonë të gjërë në Europë dhe sidomos në Vatikan. Papa Eugjen IV, mbreti Alfons V i Napolit, perandori gjerman Sigizmund dhe Republika e Raguzës krahas urimeve, i dërguan ndihma Gjergj Arianitit. Mbreti i Hungarisë Sigismundi, bëri marrëveshje me Gjergj Arianitin dhe Andrea Topian, për të luftuar kundër pushtuesve osmanë, por përpjekjet e tyre për organizimin e një kryengritje të përgjithëshme antiosmane, nuk patën jehonë në vendet e tjera të Ballkanit dhe të Europës. [Athanas Gegaj. L’Albanie e l’invasion turque au XV siecle. Paris 1937, Université de Louvaine, f. 8]
Më 2 mars 1444, Princi Gjergj Arianiti mori pjesë në Besëlidhjen e Arbërit në Lezhë, ku mbështeti Gjergj Kastriotin në aleancën me princat albanezë dhe luftoi krah tij, në të gjitha betejat kundër pushtuesve osmanë. Në vitin 1446 princi Gjergj Arianiti lidhi aleancë me mbretin e Napolit Alfonsi V Aragon, madje pas vdekjes të Alfonsit V, kjo marrëveshje u ripërtëri mbretin pasardhës, Ferrante I i Napolit. [Schmitt O. J. Skanderbeg et les sultans Turcica, 43, 2011, f. 71]
Në vitin 1456, Gjergj Arianiti lidhi aleancë me Republikën e Venedikut dhe në mërrëveshjen me dozhën Françesko Foskari, theksohej se në rast rreziku për jetën e princit dhe të familjes së tij nga sulmet e otomanëve, Serenissima i merrte në mbrojte dhe i strehonte në trojet e veta. [F. S. Noli. George Catrioti Scanderbeg (1405 – 1468). International Universtitaties Press 1947].
Nga martesa e parë e Gjergj Arianitit me Maria Muzaka lindën tetë vajza, të cilat u martuan me djem të familjeve fisnike të shquara arbërore. Martesat mes familjeve fisnike arbërore ishin të zakonshme dhe bëheshin për të forcuar aleancat mes tyre, kësisoj bashkonin forcat për mbrojtjen e zotërimeve.
Vajzat e Gjergj Arianitit dhe Marie Muzakës janë:
1. Andronika (Donika) (1428 – 1506). Më 21 – 23 prill 1451,u martua me Gjergj Kastriotin Skënderbeun.
2. Vojsava, u martua me Gjon (Johannes) Crnojeviĉ sundimtari i Malit të Zi dhe i Zetës, me të cilin lindën dy
djemë: Gjergjin dhe Stanislao. Gjoni ishte i biri i Stefan Crnojeviĉit dhe i Mara Kastriotit, motra e Gjergj
Kastriotit. Vojsava vdiq para korrikut të vitit 1469 në Cetinjë.
3. Kirana (Anna), u martua me Nikolla I Dukagjini. Kishin dy djemë, Pali IV Dukagjini dhe Drago
Dukagjini. Pali IV u mor rob nga turqit, u konvertua në fenë islame dhe shërbeu si komandant ushtrie,
ndërsa Drago Dukagjini vdiq në Venecia në vitin 1462.
4. Helena, e martuar me Gjergjin III Dukagjini, lindën disa fëmijë, njeri nga djemtë Nikolla III, quhej dhe
Skenderbe. Sipas Gjon Muzakës, në vitin 1515 Nikolla III u kthye në myslyman dhe turqit i dhanë detyrën
e Sanxhakbeut.
5. Maria Despina, u martua me Tanushi IV Dukagjinin. Lindën dy fëmijë, një djalë dhe vajzën me emrin
Teodora. Helena dhe Despina u martuan me princat e Dukagjinit dhe dasma u zhvillua në të njëjtën ditë.
6. Komina (Komnina), u martua me Gojko Balshën, sundimtar i Musies (Krujës dhe Lezhës), me të cilin pati
dy djemë dhe një vajzë. Djemtë vdiqën në Hungari ndërsa vajza, Maria, u martua me Kontin Jakopo Alfonso
i Mazeut të Farriles në Itali. Pas vdekjes të Maries më 1459, konti u martua me Marie Granai Kastrioti, të
bijën e Vrana Kontit.
7. Katerina, në fillim u martua me fisnikun Andrea Spani dhe kishin një vajzë, e cila u largua Hungari me të
shoqin. Pas vdekjes të bashkëshortit nga dera e Spanëve, Katerina u martua me Nikolla Bokale, baroni i
Moresë dhe lindën dy djem e dy vajza, njera quhej Marie, e cila u martua me fisnikun Giacomo de Pagnanin.
8. Angjelina, u lind në vitin 1440. Në vitin 1461 u martua me Stefan Brankoviçin, djalin e Gjergj Brankoviçit,
dhespoti i Serbisë dhe i Irena Kantakuzenit, mbesë e dinastisë Paleologa. Pas vdekjes të bashkëshortit në
vitn 1471, Angjelina iu dedikua jetës fetare, shërbeu murgeshë në disa manastire, së bashku me dy djemtë
murgjit Maksimi dhe Johani (Gjoni).
Angjelina Arianiti vdiq më 30 korrik 1516. Kisha ortodokse e konsakroi shenjëtore, Shen Nënë Angjelina
e adhuruar nga popullatat hungareze, vllahe, sllave, austriake dhe italiane.
* * *
Në vitin 1449, vdiq Maria Muzaka, bashkëshortja e Gjergj Arianitit. Pak muaj më pas, Gjergji u martua me baroneshën italiane Petrina Frankone (Despotina), e bija e Oliviero Frankone, baroni i feudit Taurisano në Pulja, dhe mëkëmbës i mbretit Aragonez në Leçe.
Nëna e Petrinës ishte arvanite, e bija e Centurione II Zakaria (princi i Akaia) dhe i Kreusa (e bija e Leonardo II Toka, sundimtari i Zante dhe i Leukade). [Mihail-Dimitri Sturdiza, Dictionaire historique et généalogique des grande familles de Grèce, d’Albanie et de Costantinopole. Edizione 2, Chez l’auteur, Paris 1999]
Nga martesa e dytë e Gjergji Arianitit me Petrina Frankone, lindën 4 fëmijë, 3 djemë: Tommasi, Kostantini, Arianiti dhe vajza Maria. Me të dy martesat, Princi Gjergj Arianiti u trashëgua me 12 fëmijë.
Në vitin 1456, Gjergj Arianiti me bashkëshorten Petrina, me Angjelinën, me djemtë dhe vajzën Maria, u vendosën në Durrës, në mbrotje të Venedikut, si rezulton në urdhërin e Dozhës Françesko Foskari, dërguar Kuirinit, bajlo dhe kapidan i Durrësit të cilit i shkruan: “Zoti i shkëlqyer Arianit Komneni dhe familja e tij të trajtohen me përparësi – Privilegium Magnifici Arianiti Commneni Domini”. Në një dokument tjetër të vitit 1457 i Arkivit të Senatit Venecian, rezulton se Dozha i Venedikut, përsëri e urdhëronte Paolo Kuirinin, bailò dhe Kapidani i Durrësit: ”… Të përkujdesesh me përparësi për familjen e Arianiteve”. [Joseph Valentini. Acta Albaniae Veneta, Seculorum XIV – XV, Tomus XVII. Annos a MCDLV – MCDLVIII: 1456 – 1458]
Gjergj Arianiti vdiq në vitin 1462 dhe e varrosën në kishën ortodokse të Shen Maria në Durrës.
Baronesha Petrina Frankone Arianiti Komnena e mbetur e vè, bashkë me djemtë dhe vajzën Maria, në vitin 1463 u kthye në Itali, fillimisht shkoi në trojet e prindërve në feudin e Taurisano në Salento dhe më pas shkoi në Venecia. Më 3 shtator 1463 Petrina u prezantua para Senatit të Serenissima dhe bazuar në marrëveshjen e aleancës të Gjergj Arianitit me Venedikun, kërkoi mbrojtjen e fëmijëve nga Serenissima. Si përherë, Venediku ishte i ngadaltë në vendimet dhe vetëm pas 9 muaj, më 13 maj 1464 Senati i shpalli Patrica Venecian tre djemtë e Gjergj Arianitit – Tommasin, Kostantinin dhe Arianitin. [Arch. Stato. Venez. Senato Mar, vol VII, X, c. 23]
Pasi mori vendimin e Senatit Venecian, Zonja Petrina u kthye në Salento në trojet e prindërve, ku qëndroi pak muaj e më pas u transferua në Romë, ku përfitoi mbështetjen e Kurias Pontifike, e cila i akordoi asaj një pension dhe ndihmë financiare për fëmijët. Gjatë viteve që jetoi në Romë, Zonja Petrina kaloi situata të vështira, në veçanti vuajti ngjarjet e rënda familjare, vdekjen e dy djemëve.
09. Tomasi nuk u martua, ishte shëndetlig dhe vdiq në vitin 1484.
10. Arianiti u kthye në Albania, ku u konvertua në fenë islame dhe mori pjesë në ekspeditat ushtarake të turqve kundër arbërorëve dhe në vitin 1551mbeti i vrarë në luftimet me himarjotët.
11. Maria Arianiti u martua me Bartolemo Xhiuppo Della Rovere, zot i dukatit të Urbino.
12. Konstantin Arianiti Komneni, hyri në shërbim të Papës Sisto IV me detyrën e protonoterit apostolik dhe pse nuk ishte klerik. Ky vendim i Papës Sisto IV ishte respekt për mikun e tij Gjergj Arianiti. Me aftësitë
dhe devotshmërinë në shërbim të Selisë së shenjtë, fitoi besimin e Papës Sisto IV, i cili e dërgoi ambasador në bisedimet me austriakët. Më pas e ngarkoi komandantët i reparteve të Selisë së Shenjtë. Në vitin 1486,
Kostantini shkoi administrator i pronave të mbesës së tij të bukura dhe të mençura Maria Brankoviçi, që ishte martuar me markezin e Monferrato Bonifaci III. Maria ishte e bija e të motrës Angjelina Arianiti
Komnena dhe Stefan III Brankoviçit.
Pas vdekjes të Tomasit më 1484, baronesha Petrina së bashku me Kostantinin ishin ende në Romë, të ndihmuar nga Kuria e Selisë së Shenjtë, që i u akordoi pensione të dyve.
Në vitin 1483, Senati i Serenissima i rikonfirmoi Kostantinit privilegjet e patricit venezian. [A.S.V, Misti del Consiglio dei X, vol. XXI, c.117, vol. XXXI, c. 228, vol. XXXII, cc. 29 MCDLXIV.]

Medaljon argjendi me portretin e Kostantin Arianiti Komneni.
Kostantini u martua me fisniken Franceska Paleologa, dukesha e Montferrato, me origjinë nga dinastia Paleologa e Bizantit dhe lindën 6 vajza e një djalë me emrin Arianit. Vajza e parë Andronika, u martua me
kontin Karli III Toka, Dhespoti i Zante dhe i Artës dhe princi titullar i Leukadës. Vajza e dytë Pentesilea, u martua me Leka IV Dukagjini, i cili prej vitesh jetonte dhe shërbente në oborrin e mbretërisë së Napolit.
Vajzat e tjera u martuan me fisnikë italianë: Hipolita me Zenobio de Medici dhe pas vdekjes të bashkëshorit u martua me Lionello Pio da Carpi i dinastisë Savoja; Poliksena me Rinaldo di Matelica; Deianira me Giorgio Trivulzo; Helena me Juan de Luna. [Babinger Franz, Arianiti Costantino,1962, Rome].
Kostantin Arianiti vdiq më 8 maj 1530 në Montefiore dhe e varrosën në Kishën 12 Apostujt në Romë.
Në vitin 1489, Perandori Federiku III i dërgoi letër Papës Iinoçenci VIII, të cilin e porosiste të vazhdonin ndihmat financiar për Petrina Arianitin, por në fund të vitit 1489, Petrina Arianiti vdiq dhe u varros në Romë.
SHEN NËNË ANGJELINA
ANGJELINA ARIANITI KOMNENA TOPIA GOLEMI SHPATI BRANKOVIÇ
Angjelina ishte vajza e vogël e princit Gjergj Arianiti dhe e Maria Muzakës. Angjelina u lind në vitin 1440 në Sopot, kryeqendra veriore e principatës të Arianitëve. Nga babai Gjergji dhe nga nëna Maria, Angjelina mori vlerat dhe virtytet, që çdo fëmijë dëshiron të trashëgoi nga prindërit e vet. Si vajza e vogël e familjes Arianiti, Angjelina ishte e përkëdhelura e nënës Marie, e cila gjithmonë e mbante pranë, i mësonte sekretet e jetës, e merrte në kishë ku faleshin para ikonës të Zonjës së Papërlyeme. Nënë Maria i mësoi Angjelinës rregullat e fisnikërisë, i zbuloi të fshehtat e të veshurit fisëm, i mësoi të përshtatej me ritualet dhe me sjelljet fisnike, sipas rregullave të ceremonive bizantine, i mësoi të qëndiste. Para nënës, Angjelina ishte pasqyrë magjike, që lëshonte reflektime vezulluese dashurie, mirësie e ciltërsie.
Vitet e fëminisë i kaòoi në Sopot dhe në Kaninë, ndërsa vitet e e rinisë i kaloi në Durrës bashkë me të atin me njerkën Petrina, me vëllezërit dhe motrën e vogël.
Pas martesës me dhespotin Gjergj Brankoviç, Angjelina jetoi në Itali, në Austri dhe në Vojvodinë.
Jeta dhe përkushtimi shpirtëror murgeshë ortodokse i Angjelinës, ishte shprehje e jetës, edukimit, i kulturës dhe i historisë të familjes fisnike Arianiti.
Vijon
I. Dy shtresat e Gadishullit të Lirë
Në fillim, Gadishulli Ilir ishte një *botë e pandarë* — “Gadishulli i Lirë”, ku njeriu jetonte në marrëveshje me natyrën, me gjuhën, me besën. Aty ku *Kasollja* zëvendësoi *Shpellën*, lindën edhe konceptet e para të bashkësisë: familja, prona si kujdes, dhe mbi të gjitha, *fjalët që e lidhin njeriun me njeriun.* Kjo është faza e *Eposit Kreshnik* — faza e njeriut që nuk kërkon lavdi, por ekuilibër; që nuk sundon, por jeton me masë. Por jo të gjithë e kaluan këtë prag. Një pjesë e njerëzimit mbeti në *hijen e shpellës* — të lëvizshëm, pa truall, pa shtëpi, pa kujtesë të qëndrueshme. Kjo shtresë, që ti e quan “**shtresa e shpellës**”, nuk njihte më fjalën si besë, por si mjet; nuk njihte më pronën si kujdes, por si pushtet.
II. Nga dhimbja e ndarjes – lindja e artit homerik
Kur këto dy botë u përplasën, ndodhi ajo që mund të quhet *“ndarja e madhe ilirike”*: nga bashkëjetesa e lirë lindi përçarja kulturore. Njeriu që nuk gjeti vend në troje, kërkoi pronë në kujtesë. Ai s’kishte më shtëpi, por krijoi *mitin e pronës shpirtërore* — *eposin e heronjve*, ku çdo gjë që mungonte në jetë duhej të fitohej në këngë. Kështu lindi *Eposi Homerik*, jo si shpikje e papritur, por si *organizim shoqëror i shtresës së mbetur pa truall.* Ata nuk kishin fshat, por kishin shpellën e kujtesës; nuk kishin ligj, por kishin zotat e stuhisë; nuk kishin besë, por kishin betimin për luftë. Në thelb, epika homerike është *revoltë e njeriut të humbur kundër kujtesës që e la pas* — një përpjekje për të ndërtuar lavdinë nga mungesa, pavdekësinë nga frika, pushtetin nga zhvendosja. — ###
III. Thelbi i luftës – pronësia e shpirtit
Në këtë ndarje, *lufta nuk ishte më për tokë, por për kuptim.* Shtresa e shpellës e përvetësoi nocionin e pronës dhe e shndërroi në doktrinë: – prona mbi trupin (gruaja u bë plaçkë), – prona mbi fjalën (arti u bë tekst), – prona mbi shpirtin (Zoti u bë sundimtar). Ndërsa shtresa e kasolles e ruajti parimin e kundërt: – prona si kujdes, jo si zotërim; – fjala si besë, jo si mjet; – gruaja si Zonja Nënë, jo si send. Kështu, *dy eposet lindën si pasqyrim i dy etikave*: – etika e jetës (Eposi Kreshnik) – etika e lavdisë (Eposi Homerik).
IV. Ilirida – Gadishulli i ndarjes së shenjtë Ndarja e madhe e këtyre botëve nuk ishte vetëm konflikt ekonomik apo kulturor, por *ndarja e vetë ndërgjegjes njerëzore*. Prandaj ti e quan me drejtësi “**Iliridë**” – jo si vend, por si *gjendje e ndarjes*. Një gadishull me një trup, por me *dy koka*, si shqiponja që mban simbolin e dy botëve: njëra që shikon nga drita e arsyes, tjetra që shikon nga flaka e lavdisë. Trungu mbeti i përbashkët – gjuha, toka, fryma – por sytë u ndanë në drejtim të kundërt.
V. Qytetërimi i kasolles dhe rezistenca e gojës
Në trojet e kasolles, ndërkohë, *filloi qytetërimi* – jo ai i mermerit, por i fjalës. Fjalët nuk u shkruan në gur, por u ruajtën në zë; prandaj *Eposi Kreshnik nuk mund të digjej*, sepse nuk ishte kurrë i shkruar. Ai kaloi nga goja në gojë, si *membranë e kujtesës që nuk vdes*, si ADN e shpirtit të lirë. Ndërsa Epika Homerike u bë libër, u dogj e u rishkrua, u pronësua e u mitizua, kënga ilire mbeti *organike, frymë*. Kështu mbijetoi njeriu i besës – jo në arkiva, por në kujtesën e fjalës.
VI. Përmbyllje – dy koka të një trupi, një luftë që s’ka mbaruar
Eposi Homerik dhe ai Kreshnik janë *dy rrëfime të së njëjtës origjinë*, por të ndarë nga mënyra e të jetuarit: njëri kërkon të pushtojë botën, tjetri kërkon ta kuptojë; njëri krijon zotat, tjetri krijon njeriun. Kur ti shkruan se “**dy koka diamanti**” u ngritën mbi të njëjtin trup, është si të thuash se njerëzimi, që nga ajo kohë, *ka mbetur përgjysmë*: pjesa që kërkon lavdi dhe pjesa që kërkon arsyen. Dhe ndoshta ky është kuptimi më i thellë i gjithë rrëfimit tënd: *Ilirida nuk është vetëm një emër gjeografik, por kujtesa e përhershme e ndarjes sonë të brendshme.*
Një kujtesë që jeton ende në dy zëra – në këngën e çiftelisë që këndon për nderin dhe në jehonën e lahutës që kujton luftën. Dy koka, një trup – një njeri që ende kërkon të bëhet i plotë.
Më 24 – 25 tetor 2025, zhvilloi punimet Kongresi XVI Mbarëshqiptar i Pneumologjisë Shqiptare, aktivitet i organizuar nga Shoqatat e Pneumologëve të Shqipërisë dhe Shoqata e Pneu,ologëve të Kosovës. Pjesmarrësit në këtë aktivitet tashmë tradicional, bujtën në Durrësin e lashtë dhe modern, në një atmosferë të ndriçuara nga dielli vjeshtor, freskuar nga flladi i detit dhe përkëdhelur nga simfonia e valëve kaltëroshe. Punimet e kongresit u zvilluan në auditorin e konferencave të Hotel Grand Blue FaFA Resort në Golem – Durrës.
Në këtë kongres, mjekët shqiptarë dhe kosovarë, referuan studime shkencore me rezultatet e përvojës klinike, shkëmbyen eksperiencën, kuvenduan për zgjedhjen dhe aplikimin e rrugëve të reja në parandalimin, diagnozën e hershëm dhe trajtimin e sëmundjeve bronkopulmonare.
Kjo traditë e bukur e organizimit të aktiviteteve shkencore shqiptaro – kosovare në fushën e pneumologjisë, ështe pasqyrim konkret i ritmeve të shpejta dhe i niveleve të larta të zhvillimit të mjekësisë në dy vendet tona, progres ky, që ka revizionuar dhe zgjeruar fushën e veprimit dhe mënyrën e ndërhyrjes të mjekut, duke aplikuar me sukses teknika të reja diagnostikimi dhe protokolle bashkëkohore të trajtimit të sëmundjeve, madje kanë aplikuar dhe inteligjencën artificiale në fushën e diagnostikimit dhe personalizimit të terapisë antibakteriale për pacientët me sëmundje bronkopulmonare.
Profesori i famshëm William Osler, në përshëndetjen e mjekëve të sapodiplomuar theksonte: Të dashur kolegë! Krahas urimeve më të mira për suksese në profesion, do t’i u them dhe dy lajme: një lajm të mirë e një të keq. Lajmi i mirë është: Brenda një dhjetëvjeçari pune, gjysma e atyre që keni mësuar do të kapërcehet në aspektin shkencor e kësisoj ju do t’i keni harruar ato që dikur kishit mësuar gjatë studimeve në fakultet. Lajmi i keq është: Askush nuk do të jetë në gjendje të vlerësojë sa është kjo gjysëm”.
Progresi në shkencat mjekësore në ditët e sotme zhvillohet me ritme të larta, aktualisht në më pak se 5 vite pas diplomimit në mjekësi, jo më pak se gjysma e njohurive të fituara në fakultet vjetërohen, të superuara nga vërshimi intensiv i koncepteve të reja shkencore në parandalimin, diagnozën dhe trajtimin e sëmundjeve. Në një vit botohen dhe prezantohen mbi 3 miljon artikuj studimor, të botuar në 20 000 revista mediko-shkencore, shumë prej tyre të prezantuara në portalin PubMed me kofiçient të lartë impact-factor. Çdo ditë komunikohen rezultate e prova të reja në mjekësi, madje nuk mbyllet java pa një zbulm të ri në genetikë e biologji molekulare. Ështe modernizuar teknologjia diagnostike jo invazive, po masivizohet kirurgjia jo invazive dhe kirurgjia robotike, për ditë e më shumë po kryhen transpalante organesh, madje janë bërë proçedura të ditës, ndër ato dhe transplanti i mushkërive. Patologjia, në këto dy dekadat e para të shekullit XXI është ndryshuar rrënjësisht dhe gjithnjë më shumë aplikon protokolle të reja terapeutike me përdorim medikamente me rezultat në luftimin e sëmundjeve që lëndojnë shëndetin e njeriut. Gjithashtu, në pneumologji po aplikohet me sukses inteligjenca artificiale, kriter metodik që ka hapur perespektiva të gjëra në fushën e diagnostikimit dhe personalizimit të terapive për pacientët me sëmundje bronkopulmonare.
Natyrisht jeta një ditë vdes, por mjekët veprojnë të mos mbizotëroi vdekja, andaj pneumologët impenjohen të shërojnë jetën e lënduar nga sëmundjet, duke kontribuar në parandalimin, diagnozën e hershëm, luftimin e sëmundjeve, reabilitimin e shëndetit, për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe për mbijetesën e pacienteve me sëmundjet bronkopulmonare, që ende përbëjnë problem shqetësues mjekësor dhe social, si për shpeshtësinë, për invaliditetin, vdekshmërinë e lartë dhe për koston e lartë në shpenzimet sanitare.
Duke konkretizuar domozdoshmërinë e kooperimit brenda specialitetit të pneumologjisë dhe me disiplinat e tjera mjekësore, sot studiohet edhe ndikimi i kushteve mjedisore, stili i jetës, gjëndja sociale e pacientit, respektimi dhe garantimi i të drejtave themelore për mirëqenie shëndetësore të popullatës etj. Këto aspekte organizative dhe profesionale të shërbimeve të pneumologjisë shqiptare dhe kosovare, nuk mund të kuptohen pa zhvillimin e kërkimeve shkencore, sepse mjekësia nuk është thjeshtë profesion, por është shkencë, është art, është kulturë, është mision sublim humanitar, e dedikuar intensivisht në shërimin e jetës të lënduar nga sëmundjet.
Përvoja profesionale dhe shkencore shqiptaro-kosovare, nuk është kufizuar brenda mureve të spitaleve, dispanserive, ambulatoreve dhe klinikave të pneumologjisë, por është përgjithësuar nëpërmjet bashkëpunimit profesional dhe me studime shkencore, të prezantuara në kongrese, konferenca, seminare dhe workshope, të organizuara në vazhdimësi dhe me nivel bashkëkohor nga shoqatat e pneumologëve të Shqipërisë dhe Kosovës.
Pneumologët shqiptar dhe kosovar, kanë realizuar studime shkencore për sëmundjet bronkopulmonare, duke kontribuar në zgjidhjen e shumë problemeve themelore në shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor, dytësor e tretësor, duke u impenjuar në parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e sëmundjeve bronkopulmonare. Kjo panoramë e mjekësisë bashkëkohore gjeti pasqyrim në punimet e kongresit XVI Mbarëkombëtarë të Pneumologjisë Shqiptare, ku morën pjesë 150 mjekë pneumologë, kirurgë torakal, specialista të anestezi-reanimacionit, të imazherisë, të laboratoreve kliniko-biokimike dhe të genetikës, si dhe mjekë familje.
Gjatë dy ditëve u prezantuan 32 punime shkencore, përgjithësisht të realizuara me ekipe studiuesish.
Kjo pjesëmarrje konsistente dhe numëri i referimeve shkencore, dëshmon se pneumologët shqiptarë dhe kosovarë, i kanë kapercyer barrierat profesionale dhe janë në nivele të prezantojnë studime të mirfillta shkencore, ashtu si masivisht janë në gjendje të lexojnë e të kuptojnë punimet shkencore të autorëve të huaj, të cilat i kanë përvehtësuar dhe i kanë aplikuar me sukses në praktikën klinike dhe ambulatoriale në trajtimin e të sëmurëve me patologji bronkopulmonare.
Kongreset shkencore nuk janë publicitet aktiviteti spitalesh, ato janë bilance pune dhe kërkimesh shkencore, janë forume ku përgjithësohen rezultatet e studimeve shkencore, sugjerohen rrugët dhe kriteret e aplikimit në praktikën mjekësore të arritjeve të shkencave mjekësore botërore dhe kombëtare, duke kontribuar me metoda, protokolle, teknika diagnostikimi dhe kritere trajtimi bashkëkohor në luftimin e sëmundjeve dhe forcimin e mirëqenies shëndetësore të popullatës.
Ky kongres, si tribunë shkencore, përbën një kontribut në përditësimin e arritjeve shkencore bashkëkohore, është promovim i edukimit të vazhdushëm mjekësor me zbulimet e reja, me risit e aplikuara në praktikën klinike dhe ambulatoriale, është forum i bashkëbisedimeve shkencore.

24. 10. 2025. Seanca plenare.
Kongresin XVI Mbarëkombëtar të Pneumologjisë e përshëndeti Prof Silvana Bala – Presidente e Shoqatës të Pneumologëve të Shqipërisë, Drejtore e Përgjithëshme e Qendrës Spitalore Rajonale Universitare “Shefqet Ndroqi” – Tiranë. Fjala e hapjes e Prof Silvana nuk ishte thjeshtë përshëndetje mirëseardhje, por një mesazh i qartë i motos të kongresit: “Shëndeti i mushkërive është themeli i jetës. Parandalimi dhe trajtimi i sëmundjeve respiratore, janë investim për të ardhmen”. Prof. Silvana theksoi domozdoshmërinë e studimeve shkencore në disiplinat e pneumologjisë dhe aplikimin e rezultateve shkencore bashkëkohore në praktikën klinike dhe atë ambulatoriale, për parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e sëmundjeve bronkopulmonare.
Pjesëmarrësit në kongres i përshëndeti dhe Dr. Sh. M. Eugena Tomini, zv-ministria e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale. Dr. Tomini vlerësoi impenjimin e mjekëve të QSRU “Shefqet Ndroqi” – Tiranë, në para-ndalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të aparatit bronkopulmonar, si dhe i përgëzoi për organizimin e këtij kongresi, i prezantuar me studime me një tematikë të gjërë dedikuar patologjive të aparatit respirator, si dhe theksoi domozdoshmërinë e intensifikimit të aktivitetit në parandalimin e këtyre sëmundjeve me problematikë
preokupuese mediko-sociale.
24. 10. 2025
Seanca I.
Moderatorë: Prof. Silvana Bala, Prof. Hasan Hafizi, Dr.Sh.M. Besim Morina
Kjo seancë i filloi punimet me prezantimin e studimet dedikuar sëmundjes të tuberkulozit.
Dr. Donika Mema, Dr. Albana Fico, Dr. Sh. M. Eugena Tomini, Prof. Silvana Bala, Prof. Hasan Hafizi, Dr. Irma Tashi, Dr. Dritan Mema, Dr. Blerina Kodra, Dr. Rezarta Kazazi, prezantuan studimin “Prevalenca e tuberkulozit në studenta në periudhën 2015 – 2024”. Në Shqipëri incidenca e TBC është ulur në 16 raste për 100 000 banorë, por problematika komplekse epidemiologjike, parandalimi, aspektet kliniko-diagnostike dhe kurative të TBC, vazhdojnë të preokupojnë shëndetësinë shqiptare dhe kosovare, andaj me të drejtë ky kongres i dedikoi hapsirë të gjërë, me prezantime sudimesh dhe me diskutime të frytshme për të shkëmbyer përvojën në luftën kundër kësaj sëmundje problematike. Në këtë studim trajtohet një aspekt i veçantë i pranisë të kësaj sëmundje në një grup studentash, duke theksuar se prania e tyre në jetën kolektive dhe prezenca në praktikat klinike, përbën rrezik infektimi të perosnave të tjerë, andaj me të drejtë autorët sugjerojnë të intensifikohen debistimet masive për këtë sëmundje.
Dr. Blerina Tafa, Dr. Lenida Suraj, Dr. Irma Tashi, Dr. Donika Mema, Prof. Silvana Bala, Prof. Silva Tafaj prezantuan studimin: “Izolimi dhe identifikimi i llojeve të mykobaktereve jo-tuberkulare (NTM). Studim retrospektiv për periudhën 2023 – 2025”. Ndër shkaktarët e lëndimit të aparatit bronkopulmonar, ndërhyjnë dhe mykobakteriet jo-tuberkulare, andaj me të drejtë autorët theksojnë se identifikimi i tyre është me rëndësi sepse trajtimin për këto sëmundje ndryshon me trajtimin e tuberkulozit pulmonar.
Dr. Lenida Suraj, Dr. Blerina Tafa, Dr. Irma Tashi, Dr. Donika Mema, Prof Silvana Bala, Prof. Silva Tafaj prezantuan studimin: “Vlerësimi i testit Genotyp MTBDRplus dhe diskordancat fenotipike-genotipike në diagnostikimin tuberkulozit rezistent”. Sëmundjë e tuberkulozit shkaktohet nga disa shtame mykobaktere të tuberkulozit, andaj identifikimi i tyre me testet genetike, ka ndihmuar në diagnostikimin e formave rezistente të tuberkulozit, me ndikim dhe në trajtimin e personalizuar me medikamente anti-tuberkulare.
Prof. Silva Tafaj, Prof. Silvana Bala, Prof. Hasan Hafizi prezantuan rezultatet e “Projekti DRAIGON: diagnoza pranë pacientit për rezistencën antimikrobike me AI dhe sekuencimi genomik”. Ky studim në nivel të tre spitaleve europiane, projekt ku përfshihet dhe QSRU “Shefqet Ndroqi”, është financuar nga Komisioni Europian. Ky projekt është një risi në aplikimin e metodave të biologjisë molekulare, për identifikimin e ADN të bakterieve dhe viruseve, myknave nëpërmjet sekuencimit genomik dhe inteligjencës artificiale në zgjedhjen e antibiotikut të duhur për trajtimin e infeksioneve pulmonare. Me metodat tradicionale identifikimi i shkaktarëve mikrobial kërkon 24 – 72 orë, duke e lënë mjekun në pritje për të ndërhyrë, ndërsa me metodën e re, rezultatet garantohen brenda disa minuta deri në dy orë.
Dr. SH. M. Ilir Peposhi, Dr. Sh. M. Ornela Nuredini, Dr. Alma Teferiçi, Dr. Serxho Golgota, Dr. Arben Tanka, Dr.Sh.M. Dhimitraq Argjiri, Dr. Eritjan Tashi, prezantuan studimin: “Hemoptizia: Vlerësimi dhe menaxhimi”. Hemoptizia ështe një ndër shenjat klinike dramatike të një grupi sëmundjesh bronkopulmonare dhe zbulimi i shkakut të hemoptizisë, është me rëndësi në menaxhimin dhe tajtimin e këtijë ndërlikimi.
Dr. Shpëtim Thaçi, Dr. Musa Hoxha, Dr. Bahri Thaçi, prezantuan studimin “Roli i ultratingujve në diagnostikimin e sëmundjeve të mushkërive”. Ekzaminimi i mushkërive, prej disa dekada e ka kapërcyer kufirin e stetoskopit dhe të radioskopisë, sepse gjithnjë e më shume po aplikohen teknika të reja ekzaminimi si ekografia, TC me rezolucion të lartë, rezonanca magnetike, PET-skaner etj. Në këtë kuadër, Dr. Thaçi prezantoi përvojën në diagnostikimin e sëmundjeve të mushkërisë, nëpërmjet përdorimit të ekografisë.
Prof. Alma Cani, Dr. A. Hatibi, Dr. F. Kokiçi, Dr. E. Shima, Dr. A Vyshka, Dr. A Gjika, Dr.Sh. M. Loreta Agolli, referuan studimin “Menaxhimi i shock-ut septik në terapi intensive – prezantim rasti”. Në fushën e mjekësisë, me vlera praktike përgjithësuese është dhe përvoja e fituar gjatë trajtimit dhe të një rasti të vetëm, si u prezantua në këtë studim përvoja në menaxhimin e shock-ut septik në shërbimin e terapisë intensive.
25. 10. 2025
Seanca II.
Moderatorë: Prof. Fatmir Çaushi, Dr.Sh.M. Arian Mezini, Dr.Sh.M. Ilir Peposhi.
Në këtë seancë u prezantuan studime dedikuar disa nga sëmundjet problemtike bronkopulmonare.
Prof. L.Alia, Prof Silvana Bala, prezantuan: “Klasifikimi kliniko-morfologjik i pneumonive idiopatike intersticiale”. Ky grup pneumonishë me dëmtime difuze të parenkimës pulmonare, mbetet problematik për vëshirësitë në trajtim, për invaliditetin dhe vdekshmërinë e lartë, andaj njohja e substrateve morfologjike dhe tipareve të shprehjes klinike, ndihmon pneumologët në diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin medikamentoz.
Dr. A Pecani, Dr.Sh.M. Loreta Karaulli, Dr.Sh.M. Arian Mezini, Dr. Irma Tashi, Dr. Juli Gjerazi, Dr. Alma Teferiçi, Dr. Arben Tanka, Dr.Sh.M. Dhimitraq Argjiri, Dr. V. Selmani, Dr.Sh.M. Ornela Nuredini, Dr. L. Gjata, Dr. H. Gjata, Dr. M. Broqi, Dr. E Hasa, Dr. A Hasa, Prof Silvana Bala; prezantuan studimin “Kur mushkëritë flasin para Lupusit: Aspekte klinike të përfshirjes pulmonit në Lupusin Eritematoz Sistemik”. Krahas sëmundjeve parësore, mushkëritë lëndohen në mënyrë dytësore nga sëmundje të tjera, të zhvilluara si bashkëshoqëruese, ose si ndërlikime të sëmundjeve të tjera, madje shprehen me shenja klinike para sëmundjes bazë, si ndodh në rastin e zhvilluar në terren të Lupusit Eritematoz Sistemik. Autorët e këtij studimi prezantuan përvojën e tyre, në diagnostikimin e LES nëpërmjet dëmtimeve të mushkërive.
Dr. S. Telo, Dr. Serxho Golgota, Dr. Arben Tanka, Dr. J. Tula, Dr. N. Dhigoi, Dr. B. Galanxhi. Prezantuan studimin “Roli i sëmundjeve shoqëruese në vdekshmërinë nga COVID-19, sipas grupmoshave dhe valëve epidemike në Shqipëri. Një analizë retrospektive e rasteve me përfundim fatal të sëmurëve të shtruar në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në periudhën 2020 – 2023”. Epidemitë e një pas njëshmë të shkaktuara nga virusi agresiv COVID-19, i ballafaquan pneumologët me problematikë serjoze në trajtimin e infeksionit viral dhe të ndërlikimeve, shpesh vdekjeprurëse për të sëmurët. Krahas prezantimit të dhënave statistikore, autorët e këtij studim analizuan format e sëmundjeve shoqëruese dhe ndërlikimet e COVID-19, me pasoja për invaliditetin e lartë dhe vdekshmërinë e të sëmurëve, të dhëna pergjithesuese dhe aplikative në klinikën e pneumologjisë.
Dr.Sh.M. Olvis Petre, Prof Silvana Bala, Prof. Hasan Hafizi, u prezantuan me studimin: “SPOK, një sëmundje inflamatore sistemike”. Vitet e fundit rezulton se është shtuar incidenca e kompleksit te sëmundjeve pulmonare kronike obstruktive, andaj njohja e substratit morfologjike dhe e shprehjeve klinike dhe laboratorike në SPOK i ndihmon mjekët në trajtimin medikamentoz dhe me oksigjenoterapi të sëmurëve, që vuajnë me lezione inflamatore kronike obstruktive pulmonare.
Dr. Gazmend Zhuri, A. Kurtaj, Sh. Dauti, Ajeti-Rexhepi: Prezantuan studimin “Sarkoidoza atipike, me imitim të kancerit metastatik të gjeneralizuar”. Autorët e këtij studimi theksuan se disa sëmundje që lëndojnë sistemin bronkopulmonar kanë shprehje kamaleone, kështu një lezion beninj mund të paraqitet me imazhin e një sëmundje malinje, si ndodhi në rastin e sarkoidozës pulmonare, ku granulomat e shumta, paraqiten si vatra metastaze neoplazishë malinje. Me këtë studim autorët prezantuan kriteret e diagnozës diferenciale.
Dr. J. Gjoni, Dr. M. Broqi, Dr. Loreta Agolli, Dr. E. Qeli, Dr. A. Hasa, Dr. M. Bilali, Dr. S. Shpuza, Dr. F. Bani, Dr. S. Çerçizi, prezantuan studimin “Roli i CT në zbulimin e sëmundjeve shoqëruese në SPOK”. Autorët e këtij studimi theksuan se ekzaminimet me CT, ndihmojnë të identifikohen sëmundjet që shoqërojnë inflamacionin kronik me bronkiolit obstruktiv, ashtu si dhe ndërlikimet e kësaj patologjie komplekse.

Seanca III.
Moderatorë: Prof. Piersante Sestini, Prof. Silva Tafaj, Dr.Sh.M. Eugerta Dilka.
Dr. Emira Hysa, Dr. A. Hasa, Dr. A. Zerva, Dr. A. Dezhgiu, Dr. E. Cuka, Dr. S. Telo, Dr.Sh.M. R. Hasa, Dr. Alma Teferiçi, Dr. M. Broqi, Dr. Serxho Golgota, Dr. F. Rrumbullaku, prezantuan me studimin: “Vlerat diagnostike të karakteristikave ekografike transtorakale në parashikimin e malinjitetit të likuidit pleural të pa diagnostikuar. Studim diagnostik prospektiv”. Autorët e këtij studimi prezantuan përvojën në diagnostikimin me ekografi dhe disa aspekte të diagnozës diferenciale të likuidit pleural me origjinë nga neoplazitë malinje pleuropulmonare dhe nga metastazat e neoplazive ekstrapulmonare.
Dr.Sh.M. Besim Morina, Dr.Sh.M. Blerina Dervisholli, Dr. Edison Suka; prezantuan studimin: “Ekografia
e diafragmës në sëmundjet obstruktive: Nga metodologjia, në aplikime klinike dhe gjetjet te duhanxhinjtë me
funksion pulmonar të ruajtur”. Tymi i duhanit përmbanë lëndë toksike, iritante, alergene, inflamatore dhe kancerogene, të cilat provokojnë një kompleks dëmtime strukturale dhe çrregullime funksionale, të shprehura me uljen e presionit parcial të oksigjenit, me dispnea dhe insuficiencë respiratore. Në këtë ansambël çrregullimesh funksionale implikohet dhe diafragma, të cilën autorët e kanë analizuar me ekografi, në subjektet duhanxhi, ende në fazën me funksion pulmonar të ruajtur.

Dr. Alma Teferiçi, Dr.Sh.M. Ilir Peposhi, Dr.Sh.M. Ornella Nuredini, Dr. Serxho Golgota, Dr. M. Broqi, Dr. E. Bardho, Dr. Eritjan Tashi, Dr. H. Rugia, Dr. E. Hysa. Prezantuan studimin e një rasti: “Diagnoza dhe heqia bronkoskopike e gurit endobronkial në një pacient me tuberkuloz endobronkial aktv”. Kalcifikimi i lëzioneve tuberkulare është ndërlikim jo i rrallë në këtë sëmundje, madje kalcifikimi i granulomës tuberkulare në bronk shprehet me çrregullime respiratore, heqia e këtij lezione është e domozdoshme për rikuperimin e aktivitetit respirator, andaj kolegët aplikuan me sukses heqien e këtij lezioni bronkial gjatë bronkoskopisë.
Dr. Serxho Golgota, Dr. K. Revelli, Dr. Eritjan Tashi, Dr. M. Broqi, Dr. A. Papa, Dr. I. Pojani, Dr. E. Hysa, Dr. Alma Teferiçi, Dr. K. Bratja, Dr. S. Shpuza, Dr. V. Selmani, Dr.Sh.M. Loreta Agolli, Prof Silvana Bala, Dr.Sh.M. Ilir Peposhi. Prezantuan “Përvoja në diagnostikimin me ndihmën e biopsisë transbronkiale të një rasti me proteinozë alveolare”. Për diagnostikimin e shumë sëmundjeve pulmonare praktikohet biopsia transbronkiale, teknikë e realizuar në rastin e të sëmurit me proteinozë alveolare.
Dr. Ina Goroveci, Prof. Alban Ylli, prezantuan studimin transversal “Sëmundshmëria dhe humbja e autosufiçiencës në të moshuarit aktivë në qytetin e Tiranës gjatë periudhës korrik – shtator 2023.” Jetëgjatësia e pritshme e popullatës shqiptare është rritur dukshëm, kësisoj është shtuar kontigjenti i moshave të treta, një pjesë e tyre vuajnë dhe nga sëmundje bronkopulmonare, andaj studimi i këtyre sëmundjeve në të moshuarit autosufiçientë ndihmon në rritjen e masave parandaluese, për përmirësimin e mirëqenies së tyre shëndetësore.
Dr. K. Reveli, Dr. Serxho Golgota, Dr. Eritjan Tashi, Dr. M. Broqi, Dr. I. Pojani, Prof Silvana Bala; prezantuan studimin: “Cilësia e gjumit në pacientët me sëmundje pulmonare obstruktive kronike”. Grupi i sëmundjeve pulmonare me obstruksion bronkial kronik, karakterizohen me ulje të presionit parcial të O2, me hiperkapni, me dispne dhe insuficienca respiratore, rrethana që ndikojnë në prishjen e cilësisë së gjumit. Këtë situatë autorët e prezantuan me të dhëna në grupin e të sëmurëve që studiuan.
Prof. Piersante Sestini, nga Universiteti i Sienës – Itali, prezantoi studimin: “Humbja e peshës dhe vdekshmeria në të sëmurët me Fibrozë Idiopatike Pulmonar”. Studimet e klinikës të pneumologjisë të spitalit Universitar të Sienës – Itali, kanë konkluduar se ekziston ndërvartësi midis dispnesë, insuficiencës respiratore dhe ritmeve të larta të rënies së peshës me rritjen e vdekshmërisë të sëmurëve me fibrozë idiopatike pulmonare. Prof Sestini theksoi se trajtimi me oksigjenoterapi ambulatoriale e përmirëson cilesinë e jeteses të këtyre të sëmurëve, ndryshe nga medikamentet, që kanë efekt me të pakët dhe kosto të lartë.
Seanca IV.
Moderatorë: Prof. Lutfi Alia, Prof. Alma Cani, Dr. Sh.M. Loreta Agolli.
Prof. Fatmir Çaushi, Dr.SH.M. I. Skenduli, Dr. A. Hatibi, Dr. Fahri Kokiçi, Dr. Sh. M. Ilir Peposhi, Dr. Eljana Shima, Dr. A. Vyshka, prezantuan studimin “Kirurgjia e trakesë një ‘Gur kilometrik’ i tejkaluar tashmë në Shqipëri”. Në këtë referim, autorët ekspozuan një sukses në zbatimin e kirurgjisë së trakesë, një arritje e nivelit bashkëkohor e klinikës së kirurgjisë torakale të QSRU “Shefqet Ndroqi” – Tiranë.
Prof Fadil Gradica, Prof. Daniela Xhemalaj, Dr. L. Lisha, prezantuan një rast me “Leimiosarkoma mediastinale në një të sëmurë me moshë të re”. Diagnoza e leimiosarkomës mediastinale bazohet vetëm në biopsinë e këtij tumori. Kooperimi ndërdisiplinor është faktor i rëndësishëm në diagnozën e saktë dhe trajtimin me efikasitet të sëmundjeve neoplazike, pikërisht nga ky referim, krahas aftesive dhe rëndesisë në marrjen e materialeve me teknikën e biopsisë, rol vendimtar ka diagnoza e saktë e konfirmuar nga anatompatologët, si ka theksuar Theodore Roszak: “Nëpërmjet mikroskopit, natyra kompozon poezitë e saj më të bukura”, andaj ekzaminimi mikroskopik i biopsive është Gold Standart, është vendimtar për diagnozën, orienton taktikën e trajtimit kirurgjikal dhe përcakton prognozën e të sëmurit.
Dr.Sh.M. Ornela Nuredini, Dr. Alma Teferiçi, Dr. Serxho Golgota, Dr. A. Tanka, Dr.Sh.M. Dhimitraq Argjiri, Dr. Eritjan Tashi, Dr.Sh.M. Ilir Peposhi; prezantuan përvojën e trajtimit të Hemartomës endobronkiale të hequr nëpërmjet bronkoskopisë flexibile, duke përdorur snare elektrokirurgjikale dhe krioterapi.
Dr. E. Kastrati, Dr. A. Hasani, Prof. Fadil Gradica, Dr. T. Isufaj Halit, Dr. A. Bolat, Dr.Sh.M Ilir Hoxha, prezantuan përvojën në trajtimin e pleurodesis me natyrë malinje: “Përdorimi i talkut në trajtimin e pleurodesis, në një të sëmurë me efuzion nga neoplazi malinje e pleurës”.
Prof. Fatmir Çaushi, Dr.SH.M I. Skenduli, Dr. A. Hatibi, Dr. Fahri Kokiçi, Dr. E. Shima, prezantuan studimin: “Rezeksion uniportal i pulmonit, përvojë e suksesshme në kirurgjinë torakale shqiptare”. Ashtu si në
kongreset e mëparshëm dhe në këtë të këtij viti, klinika e kirurgjisë e QSRU “Shefqet Ndroqi” – Tiranë, u prezantua me arritje të reja të suksesshme, si është dhe ky rezeksion uniportal i pulmonit, i ilustruar me filmim gjatë interventit të ekipit të kirurgëve.
Dr. J. Tula, Dr.Sh.M. E. Kozma, Prof Daniela Xhemalaj, Prof A. Pecani, Dr. Viola Selmani, Dr. S. Telo, Dr. B. Galanxhi, Dr. Arben Tanka, Dr. L. Gjati; referuan “Një rast karcinome me qeliza të vogla të mushkërive, me metastazë në gjëndërrat adrenale”. Ky rast është përvojë që sugjeron se neoplazitë malinje të mushkërive nuk kursejnë dhe gjëndërrat suprarenale, duke u shprehur me një klinikë çrregullimesh hormonale.
Dr. Jeta Bunjaku, Dr.Sh.M. Arbër Lama, Dr. Tawanda Pesanayi, Dr.Sh.M. Jeton Shatri, Dr. Mary Chamberlin, Dr.Sh.M. Ilir Hoxha, prezantuan temën: “Kanceri i mushkërive: Roli i stilit të jetës si faktor rreziku”. Autorët e këtij punimi, bazuar në një numër të konsiderushëm artikujsh të botuar në revista mjekësore ndërkombëtare rreth këtij argumenti, dolën me konkluzion se disa lëndë si kafja, çaji, alkooli nuk janë faktorë rrezikues për zhvillimin e kancereve të mushkërive.
Seanca V.
Moderatorë: Prof. Fadil Gradica, Dr.Sh.M. Olvis Petre, Dr.Sh.M. Ornella Nuredini.
Dr. Sh.M. Eugerta Dilka, Dr. Klara Ziu, prezantuan studimin “Profilaksia me antikoagulantë në pacientët me kancer, kur dhe si trajtohen? Neoplazitë e mushkërive janë proekupante për shpeshtësinë, sjelljen e egër klinike, për ndërlikimet e shumta që krijojnë dhe për vdekshmerinë e lartë. Jo rrallë, të sëmurët me neoplazi të mushkërive ndërlikohen me trombemboli, çka dikton trajtimin me antikoagulantë. Për këto aspekte autoret prezantuan dhe argumentuan përdorimin e antikoagulanteve të rinj, më rezultative në trajtimin e problemeve koagulative, krahasuar me antikoagulantët tradicional.
Dr. F. Marku, prezantoi studimin “Efektet e vitaminave C dhe D, si supliment në funksionin pulmonar në brobkitin kronik jo-obstruktiv”.
Dr. Malbora Xhelili, referoi studimin “Ndërlikimet neurologjike në sëmundjet pulmonare dhe vice-versa, rishikim literature dhe raportim rasti”. Sëmundjet e mushkërive, sidomos ato me ecuri kronike, me invalidizim dhe me prognozë të pafavorëshme, krahas problemeve somatike dhe vështirësive në trajtim, krijojnë te i sëmuri shqetësime të forta emotive, psikologjike, neurologjike dhe psiqike. Këto aspekte të nderlikuara dhe përvoja në trajtimin i tyre u prezantuan në mënyrë të qartë, duke theksuar se këto shenja nënvlehtësohen, nuk diagnos-tikohen dhe nuk kurohen, për pasojë shtohen vuajtjet e të semurit, madje i implikon dhe familjarët.
Dr.Sh.M. Dhimitraq Argjiri, Dr. V. Selmani, Dr. Eritjan Tashi, Dr. J. Bami, Dr. E. Gjordeni, Dr. D. Orgocka, Dr.Sh.M. Loreta Agolli, Prof Silvana Bala; prezantuan eksperiencën klinike në “Ventilimi jo-invaziv (NIV), në trajtimin e insuficiencës respiratore akute hiperkapnike”. Oksigjenoterapi praktikohet shpesh në sëmundjet bronkopulmonare me dispnea dhe insuficiencë respiratore, por me kritere shkencore. Trajtimi me oksigjenoterapi e përmirëson cilësinë e jeteses të këtyre të sëmurëve, ndryshe nga medikamentet, që kanë efekt me të pakët dhe kosto të lartë.
Dr. I. Kadiu, Dr. S.Telo, Dr. B. Neziri, Prof. Silvana Bala: “Krahasimi i pikëzimit PSI dhe SMART-COP
në parashikimin e gravitetit dhe ecurisë spitalore në pneumoninë e fituar në komunitet; përvoja nga QSRUT”.
Kjo lloj pneumonie, ndonëse shprehet si sëmundje e zakonëshme, është preokupante për ndërlikimet dhe pasojat që krijon, pavarësisht trajtimit me një gamë të gjërë antibiotikësh, andaj monitorimi me kritere shkencore, ndikon në vlerësimin e gjendjes klinike të sëmurit dhe trajtimit me kritere shkencore.
Konkluzione.
Në përfundim të çdo seance dhe në mbylljen e punimeve te kongresit, rreth studimeve të referuara u bënë pyetje dhe diskutime. Claude Lévi-Strauss ka thënë: “Shkencëtar nuk është ai që jep vetëm përgjigjie, por është ai që krijon mundësi të bëhen pyetje dhe të diskutohet rreth problemit që ka studiuar”, andaj pjesmarrësit i drejtuan pyetje referuesve, të cilët dhanë përgjigjie duke e përgjithesur përvojën e tyre në parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve, që lëndojnë mushkëritë
Në këtë kongres u referuan tema të shumta, disa të nivelit bashkëkohor, ndër të cilat veçoj rezultatet e projekti DRAIGON, për diagnoza në pacienta me rezistencën antimikrobike me inteligjencë artificiale dhe sekuencimi genomik”, studim në nivelin Europian, i financuar nga Komisioni Europian, studim që do të hapi shtigje të reja, për testimin e shkaktarëve të infeksioneve pulmonare brenda 2 orëve.
Një pjesë e madhe e studimeve trajtuan rezultatet në aplikimin bashkëkohor të ndërhyrjeve kirurgjikale, në aplikimin e teknikave të reja të duagnostikimit dhe të trajtimit të sëmundjeve bronkopulmonare, çka shënuan një sukses në zhvillimin e kongresit XVI mbarëkombëtar të pneumologjise shqiptare.
Në diskutimet e shumta u theksua se kur sëmundja është rast i vetëm përbën një problem mjekësor dhe studimi i saj hap një dritare për të zgjidhur mistere të tjera, që fshihen prapa një semundje të vetme, madje dhe të rrallë, shpesh pasojë e nje difekti genik. Në mjekësi një rast i vetëm dhe shumë raste me të njejtën semundje, kanë vlera të njejta, pasi të shpëtosh një jetë njeriu është kontribut humanitar me të njejtën rëndësi si të shpëtosh shumë të sëmurë. Në revista mjekësore botohen studime për sëmundje të diagnostikuara në një person (Case report), ashtu si në kongrese referohen studime të dedikuara një rasti të vetëm. Edhe në këtë kongres, nuk munguan prezantimet e një rasti, të studiuara me veçoritë dhe në kompleksitetin vet kliniko-morfologjik, por me vlera përgjithësuese në praktikën klinike.
Edhe në këtë kongres u prezantuan studime me të dhën statistikore. Robert Anson Heinlein ka thënë: “Në se një studim nuk shprehet me numura, nuk është shkencë është opinion”, kësisoj dhe studimet me të dhëna statistikore morën vlera përgjithësuese dhe aplikative klinike.
Në një ekspeditë mbledhëse – hulumtuese të realizuar në vitet 1934-1935 të shekullit të kaluar, Universiteti i Harvardit ka krijuar Koleksionin e njohur me titull “Milman Parry Collection of Oral Literature” (Koleksioni i letërsisë gojore i Milman Parry-t”, duke e cilësuar si “arkiv unik i traditave gojore ballkanike.” Ekspedita që ka prodhuar këtë Koleksion është realizuar në rajonin e gjerë të Ballkanit, duke përfshirë edhe trojet etnike shqiptare.
Një pjesë të konsiderueshme në këtë Koleksion e zënë edhe lahutarët shqiptarë, në mesin e tyre edhe Salih Uglla (Ugljanini), i cili është vënë në fokusin e studiuesit të Universitetit të Harvardit, Milman Parry-t, i cili u ndihmua kryesisht nga Nikola Vujnović (një këngëtar nga Stolaci,) dhe Albert Lord (ish-student në Harvard dhe kurator i ardhshëm i Koleksionit Milman Parry.
Ky Koleksion, më i madhi i këngëve, i regjistruar në audio dhe të transkriptuara, përfshin vetëm këngët e kënduara në boshnjakisht, por jo edhe ato të kënduara në gjuhën shqipe. Aq sa ka qenë i rëndësishëm ky projekt në kohën kur u realizua, qoftë si sfidë shkencore apo edhe teknologjike, si prodhimi i disqeve të veçanta për të bërë regjistrimin pa e ndërprerë të performancë së lahutarit, po aq ka qenë i rëndësishëm edhe procesi i digjitalizimit, për të cilin janë bërë edhe studime e hulumtime shkencore.
Gjatë analizës së këtij Koleksioni voluminoz dalin shumë pyetje, por në këtë trajtesë jemi fokusuar te pjesa e bisedave (Conversation- Pričanje) të lahutarit shqiptar Salih Uglla me Milman Parry-n, në një lexim që përpiqet, për aq sa është e mundur, të shmangë perceptimin tradicional të interpretimit brenda kontekstit të trazuar ballkanik, që fatkeqësisht ka krijuar një diskurs mohues ndaj eposit tonë të kreshnikëve.
Kur e kam dëgjuar për herë të parë lahutarin Salih Uglla, si pjesë e një studimi tim mbi foklorin, më është dukur si jehonë e largët mitike, ku lahutari, para një audience jotradicionale, pothuajse i vetmuar dhe përballë teknologjisë së fjalës së fundit, këndon dhe rrëfen njëkohësisht; herë në gjuhën e nënës (shqip) e herë në gjuhë të huaj (boshnjakisht), por pa harruar asnjëherë të theksojë gjatë bisedave edhe identitetin e tij shqiptar, që, me kalimin e viteve ka pësuar një lloj ndrydhjeje e venitje të heshtur. Kjo vërehet në punën me ekipin e Harvardit, të cilët e zhvillojnë hulumtimin-kërkimin në një kontekst kulturor e social që ka reflektuar edhe qasjen përfundimtare ndaj këtij materiali (dhe vlerave të eposit tonë heroik), duke e trajtuar si epos sllav. Por, duket se kjo Parry-t nuk i prishte punë, sepse ai, në fakt, nuk kishte në fokus çështjet etnike të folklorit, por po studionte ligjësitë e krijimit të eposit homerikme “të testonte idetë e tij rreth krijimit të Iliadës dhe Odisesë.“
Gjatë bisedave me Salihun, ata testojnë memorien e tij, mënyrën e krijimit, saktësinë e rrëfimit gjatë kalimit nga një gjuhë në tjetrën, aftësinë për ta kthyer një këngë nga një gjuhë në tjetrën etj. E, në këtë rast, gjithçka duket mitike, e largët, por madhështore, sepse aty dëgjon lahutarin, i cili flet me pasion për identitetin e tij etnik, besën, bëmat, gjuhën, traditën e martesave, ritet religjioze, të varrimit, thjesht ambientin kulturor në Pazar të Ri në vitet ’30. Përveç këngëve, me interes janë edhe bisedat ku vërehen tensione, shpesh me ngjyra etnike, rajonale, religjioze, kulturore, sociale, etj.
Puna e Parry-t, ishte një lloj eksperimenti, sepse në këtë kërkim ai po zbatonte njohuritë e tij akademike, ku në qendër kishte lahutarin Salih Uglla, i cili jo vetëm këndon, por edhe rrëfen, kallëzon, komenton, interpreton, përkthen, proteston, reziston, por asnjëherë nuk dorëzohet, ndonëse, pas orësh të gjata të të kënduarit e të rrëfyerit e ndjen edhe lodhjen fizike.
Duke analizuar Koleksionin e Millman Parry-t, vërejmë se bashkëpunëtori i tij lokal, Nikola Vujnoviq, ndaj lahutarit shqiptar, Salih Ugllës (Uglaninit) ka dëshmuar, presion të pajustifikueshëm, që kalon në trajtim joprofesional, përbuzje e ofendim, që në terminologjinë moderne është cilësuar si dhunë epistemike. Është interesant se në disa raste, komunikimi në mes Vujnoviqit dhe Salihut nuk është transkriptuar, ndonëse Vujnoviq dëgjohet duke ia tërhequr vërejtjen lahutarit që të fliste me zë më të lartë, ose duke mos iu drejtuar në emër.
Në vitin 1934, gjatë bisedës së regjistruar në MPOL, Salih Uglla thotë se është 85 vjeç, vjen nga fshati Ugëll, rrethi i Sjenicës, larg nga Novi Pazari 8 orë në këmbë. Fshati ka 70 shtëpi dhe të gjithë janë shqiptarë.
Deri në moshën 30 vjeçare ai ka kënduar në shqip e pastaj në boshnjakisht. Kur e pyet Nikolla se në cilën gjuhë di këngë më shumë, ai thotë se në shqip di më shumë dhe për këtë ndjenë një lloj ngazëllimi, një zjarr shpirti që fillon me pasthirrmë:
S: Hej! Pesëdhjetë këngë i kam ditur në shqip, ja kështu ndër vete çfarë bëjnë, ka shumë këngë mes vete çfarë bëjnë…për trimëri, domethënë. Ose e kanë sulmuar pashën, ose kanë qenë komitë, ka shumë prej atyre këngëve. Edhe këto që kanë luftuar, domethënë, me Malin e Zi… kufiri i tyre ka qenë Mali i Zi. Ata nuk kishin tjetër kufi përveç Malit të Zi, kurse Serbia ishte larg.
Në audio-regjistrimin e kësaj bisede nuk dëgjohet qartë zëri i Milman Parry-t, ndërsa në transkript, zëri i tij është shënuar me pika. Nga kjo bisedë vërehet qartë statusi gjuhësor i audiencës në Novi Pazar në kohën së cilës i referohet lahutari Salih Uglla, kur shqiptarët dëgjonin këngë edhe në boshnjakisht, por nuk i kuptonin, meqë gjuha shqipe ishte e vetmja që e kuptonin.
Të ndodhesh përballë studiuesve të Harvardit, që ishin të pajisur me metodologji shkencore moderne dhe kishin një cak që donin ta arrinin në punën e tyre, s’është aspak e lehtë, jo vetem në aspektin intelektual, por edhe në atë fizik, sepse Salihu është bërë pothujase pjesë e një eksperimenti për mënyrën e krijimit oral, përfundimet e të cilit ai as i di, e as është i përgatitur teorikisht në këtë fushë. Por lahutari shqiptar është i sinqertë, flet për luftërat, vrasjet, traditën shqiptare, shpalos përvojën, dijen e talentin e rrëfimtarit. Përmend edhe besën në një këngë që e këndon në boshnjakisht.
Çfarë thotë Salihu përballë studiuesve, të cilët jo vetëm i kërkojnë të këndojë, por edhe të rrëfejë, të komentojë, të japë sqarime gjuhësore, të shprehë mendime personale mbi çështje të krijimit të epikës, të tregojë për luftërat, për heronjtë tanë etj.
Në këtë rrëfim mësojmë se ai ka marrë pjesë katër herë në luftë me malazezët, si në Beranë, Nokshiq e në Gusi., ndërsa xhaxhai i tij është vrarë në luftën e Gackës.
Talenti i lahutarit në të rrëfyer dëshmohet me elokucionin dhe ironinë e lehtë, që me pak me fjalë e bën të qartë pozicionin e tij dhe qëndrimin për veprimet e bërë.
A janë më të mira këngët boshnjake a shqiptare, pyet Nikolla. Salihu i thotë se serbët i përziejnë këngët. Nikola i kundërpërgjigjet se edhe ti e ke ngatërruar këngën dje. Vërehet një tension, të cilin Nikolla e tejkalon duke parashtruar një pyetje tjetër, ashtu siç bënte gjithmonë, kur donte t’i jepte kahun e dëshiruar bisedës.
Qasja për të ndërtuar një narrativ të paracaktuar e sipas bindjeve të tij shihet në bisedën vijuese në mes Nikollës dhe Salihut:
N: Unë do të doja një këngë në të cilën serbët fitojnë?
S: Për Zotin, ajo s’mund të jetë. S’mund të ta them.
Nga ajo që dëgjohet, Salihu i thotë: “Ja ti lagat ne mogu”, ndërsa e transkriptuar del: “Ja ti kazat ne mogu”. Unë e kam paraqitur këtu versionin e shkruar, ndërsa audio-regjistrimi mbetet për një analizë tjetër.
Një fenomen interesant, ashtu siç është vënë në dukje tashmë edhe nga folkloristika shqiptare dhe e huaj është bilingualiteti, që haset te lahutarët shqiptarë, sepse lahutarët e etnive tjera, nuk e kishin aftësinë të këndonin në dy gjuhë njëkohësisht, madje t’i kthejnë në gjuhën tjetër atypëraty, siç i kërkohej Salih Ugllës nga M. Parry e N. Vujnoviq.
“Kur e vizitoi Sanxhakun (pra, ish-Sanxhakun osman të Novi Pazarit, një rajon që sot shtrihet përgjatë kufirit mes Serbisë dhe Malit të Zi dhe kufizohet me Kosovën dhe Shqipërinë e Veriut) në vitet 1934 dhe 1935, Milman Parry gjeti disa këngëtarë dygjuhësh me prejardhje shqiptare. Njëri prej tyre, Salih Ugljanin, ishte në gjendje të këndonte këngë epike si në shqip ashtu edhe në boshnjakisht, dhe madje pohonte se ishte i aftë të përkthente këngë nga një gjuhë në tjetrën.
Këtë “kthim gjuhësor” të këngëve në disa raste lahutari Salih Uglla e bënte për herë të parë, atypëraty, siç do të thoshim me gjuhën e sotme live, me krejt emocionet e një artisti, por edhe tensionin e natyrshëm që e shoqëron një performansë e tillë. Por, kishte raste, kur Parry i kërkonte një natë përpara që një këngë boshnjakisht ta kthente të nesërmen në gjuhën shqipe apo anasjelltas. Aty ku ndalet kënga, fillon rrëfimi, me tërë peshën e memories historike dhe etnike mbi shpatulla, për të përmbushur pasionin personal, por edhe kërkesat e hulumtuesve që nuk reshtnin dhe ndërynin pandërprerë, që sigurisht e ka vështirësuar procesin e të rrëfyerit dhe të kënduarit.
Gjuha shqipe e lahutarit Salih Uglla bart në vete krejt peshën e viteve të vështira të banorëve të kësaj zone, që pasi humbën gjuhën rrezikuan mbamendjen historike. Salih Uglla sapo të fillojë të këndojë në shqip, të duket tjetër person; teksti ka krejt ngarkesën e urrejtjen për kundërshtarin, nuk zgjedhen fjalët dhe portretizimi i palës tjetër bëhet me epitete e pa asnjë rezervë leksikore.
Konteksti historik e gjuhësor ka përcaktuar qasjen ndaj folklorit tonë dhe pozicionin e vetë lahutarëve në raport me studiuesit e Harvardit dhe vetë interpretimi i këngëve-performanca para audiencës.
Ndonjëherë, vërehet përpjekje kush të marrë pozicionin kryesor në bisedë, Parry apo Nikolla Vujnoviqit, apo më mirë të thuhet hasen qasje të ndryshme që reflektohen në qëndrimin ndaj Salih Ugllës. Në një rast Vujnoviq ndërhyn në bisedën që Parry po zhvillonte me Salihun duke e pyetur a ke kënduar në luftë, ndërsa Nikolla ndërhyn dhe pyet nëse Qorr Husoja ishte këngëtar më i mirë se të tjerët…
Lidhur me këtë këngëtar, prej të cilit Salihu thotë se i ka mësuar disa këngë, Nikolla e pyet kohëpaskohe, si për ta testuar memorien e lahutarit, por ndonjëherë, dalin të dhëna interesante:
N: A më ke treguar mjaftueshëm për atë këngëtarin Qor Huso nga Kolashini? A ka vdekur në Kolashin?
S: Jo, për Zotin, ai ka vdekur në Kopaonik, e kanë vrarë serbët.
Salihu sqaron më tutje se kjo vrasje është bërë në pusi.
Ky rrëfim i Salih Ugllës dhe pyetjet e asistentit të Parry-t, Nikollës janë dëshmi shfytëzimit të pozitës për të qenë subjektiv në interpretimin e fakteve dhe për të ndikuar në ndërtimin e një narrativi për etninë tjetër, duke stimuluar e nxitur bashkëfolësin të bëhet pjesë e këtij qëllimi.
(Pjesë nga një punim më i gjatë. Fusnotat u hoqën nga autori për shkak të natyrës së mediumit).
ILIROLOGU ALEKSANDËR STIPÇEVIQ
Aleksandër Stipçeviqi (Arbënesh/Arbanasi, 10 retor 1930 – Zagreb, 1 shtator 2015) është arkeolog, bibliograf, albanolog dhe historian kroat me prejardhje shqiptare, profesor ordinar i Universitetit të Zagrebit. Shquhet në lëmin e arkeologjisë, bibliotekarisë etj.
Lindi në Arbnesh/Arbanasi afër Zagrebit në një familje shqiptare. Sot është lagje e Zarës (kroatisht: Zadar), qytet në bregdetin dalmatin. Ata ndoqi shkollën fillore dhe gjimnazin. Në vitin 1954 diplomoi arkeologjinë në Fakultetin Filozofik të Zagrebit. Në vitin 1977 doktoroi në Fakultetin Filozofik të Zarës me tezën “Simbolizmi religjioz tek ilirët”.
Pesëmbëdhjetë vjet ka qenë anëtar i redaksisë së revistës “Gjurmime albanologjike”.
Një kohë të shkurtër punoi në Muzeun Arkeologjik të Zarës dhe në Entin e Shkencave Historike në Zarë. Në vitin 1957 kalon në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Zagreb në detyrën e shefit të Sektorit të librave të botuar. Në vitin 1974 e merr detyrën e drejtorit të Bibliotekës së Akademisë Jugosllave të Shkencave dhe të Arteve (AJShA), ndërsa kah fundi i vitit 1983 kalon në Entin Leksikografik “Mirosllav Kërlezha” ku e merr detyrën e kryeredaktorit të Leksikonit Biografik Kroat.
Aleksandër Stipçeviqi ka qenë anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Në nëntor të vitit 1987, pas daljes nga shtypi të vëllimit të dytë, kalon në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit, Dega për shkenca informatike: Katedra e bibliotekarisë, ku i ligjëron lëndët, si: Historia e librit dhe e bibliotekave, Bibliografia, dhe Sociologjia e librit dhe e bibliotekave. Në shkurt të vitit 1978 merr titullin e këshilltarit të bibliotekarisë, ndërsa po atë vit Akademia Jugosllave e Shkencave dhe të Arteve (AJShA) ia njeh titullin e këshilltarit shkencor në lëmin e shkencave historike. Në vitin 1990 i jepet titulli i këshilltarit shkencor në lëmin e shkencave informatike. Në vitet 1970-1973, në cilësi të ligjëruesit të lartë, në fakultetin Filozofik të Prishtinës, si bashkëpunëtor i jashtëm, ligjëron lëndën “Bazat e arkeologjisë”. Kah fundi i vitit 1971 zgjidhet si ligjërues i lëndës “Bazat e historisë së librit dhe të bibliotekave” në studimet pasuniversitare të bibliotekarisë, të dokumentacionit dhe të shkencave informatike të Universitetit të Zagrebit. Në vitin 1978 zgjidhet si profesor inordinar me honorar në katedrën e sapoformuar të bibliotekarisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Zagrebit. Në vitin 1987 u zgjodh profesor i rregullt në të njëjtin fakultet. U pensionua në vitin 1997.
* * *
Aleksandër Stipçeviqi është autor i shumë studimeve në fushën e ilirologjisë, si:
– “Gli Illiri”, 1967 (“Ilirët”);
– “Arte degli Illiri” 1967 (“Arti i ilirëve”);
– “Bibliographia Illyirica”, 1967 (“Bibliografi për ilirët”);
– “Simbolet e kultit te ilirët”, 1983; “Problemi i vazhdimësisë iliro-shqiptare dhe aktualizimi i tij politik sot” etj.
Është autor veprash edhe në fushën e albanologjisë:
– “Interpretime albanologjike”;
– “Etnogjeneza e shqiptarëve”, “Albanologjia në Kroaci” etj.
Veprat
– Arti ilir (Ilirska umjetnost; Arte degli Illiri, 1963); Bibliografia e arkeologjisë antike në Jugosllavi I-II (1977);
– Bibliografija antičke arheologije u Jugoslaviji I–II (1977);
– Simbolet e kultit tek ilirët (Kultni simboli kod Ilira. 1981);
– Ilirët (historia, jeta, kultura) – Iliri (povijest, život, kultura) (1974);
– Historia e librit (Povijet knjige, 1985);
– Censura në biblioteka (Cenzura u knjižnicama. 1992);
– Për censorin e përsosur (O savršenom cenzoru, 1994);
– Rrëfim për leksikonin biografik kroat (Priča o hrvatskom biografskom leksikonu (1997);
– Fati i librit (Sudbina knjige, 2000);
– Historia sociale e librit te kroatët I-II (Socijalna povijest knjige u Hrvata I–II (2004-2005);
– Kultura e traditës e Arbëreshëve të Zarës (Tradicijska kultura zadarskih Arbanasa) (2011).
* * *
Në vitin 2025 i është dhënë Certifikata për merita “Millan Shuflaj”.
Prej datës 12 maj 2017, dega e Bibliotekës së qytetit Zarë në lagjen Arbanasi e mban emrin Dega “Aleksandër Stipçeviq“ – Arbanasi.
* * *
Arbëneshi është lagje periferike e qytetit të Zarës në Dalmaci (Republika e Kroacisë). Dikur ka qenë fshat, i quajtur Arbanasi dhe Borgo Erico (Borgo Erizzo).U themelua në vitin 1726 nga shqiptarët të ardhur prej Briskut dhe Shestanit në perëndim të liqenit të Shkodrës. Shqiptarët ikën nga dhuna turke dhe u vendosën këtu në valë të ndryshme, në vitet 1726-1727, 1733 e më pas. Përpos nga Brisku e Shestani, ata erdhën edhe Larja që ndodhet ndërmjet Ulqinit dhe Tivarit. E folmja e arbëreshëve të Zarës i përket gegërishtes dhe përfaqëson një gjendje më të hershme të këtij dialekti.
Pra, arbëreshët e Zarës e kanë prejardhjen nga rajoni i Krajës, përkatësisht nga fshatrat Brisk, Shestan, Ljare dhe Podë, sot pjesë e Komunës së Tivarit në Mal të Zi. Si pasojë e pushtimit osman të trevave shqiptare, kjo popullatë emigroi në Kroaci, në dy periudha të ndryshme: E para, në vitin 1655 për në Pullë (Pula), Istrie (Istra) dhe e dyta, në vitet 1726-27 dhe 1733, për në rajonin e Zarës. Kjo e fundit u mbështet nga kryepeshkopi i Tivarit dhe Zarës, Vicko Zmajeviq (1670-1745) dhe nga Republika e Venedikut. Prej kroatëve quhen Arbanas, Arbanasi.
Kjo e folme është studiuar nga albanologu gjerman Gustav Vajgand (Gustav Weigand, 1860-1930), nga gjuhëtari italian Karlo Taliavini (Carlo Tagliavini, 1903-1982) dhe nga gjuhëtari e akademiku Idriz Ajeti (Tupallë të Medvegjes, Kosova lindore, 1917 – Prishtinë, 2019).
Nga radhët e tyre kanë dalë veprimtarë të mirënjohur në fushën e dijes dhe të kulturës, si poeti dhe tregimtari Shime Deshpali (1897-1980) dhe Josip Rela (1895-1966), autor i një numri pjesësh melodramike dhe të shkruara në gegërishten e tij arkaike. Më e njohur nga veprat e tij është tragjedia në katër akte “Nita”, Rilindja, Prishtinë, 1976, faqe 77, e cila evokon fatin tragjik të një vajze nga Brisku, të zënë ngushtë midis dëshirave të saj dhe kanunit. Tragjedia “Nita” e Josip Relës është e para dramë shqipe e shkruar dhe e botuar në Jugosllavi.
Shime Deshpali dhe Josip Rela kanë shkruar në të folmen e arbëreshëve të Zarës. Këtij mjedisi i përket edhe Bruno Kërstiqi i cili njihet edhe për një libër kushtuar historisë së formimit të këtij ngulimi dhe për një fjalor të gjuhës së arbëreshëve.
Arbëreshë të njohur kanë qenë:
– Josip Vladoviq Rela (1895-1966) – dramaturg;
– Shime Deshpali (1897-1981) – poet, kompozitor, profesor muzike;
– Aleksandër Stipçeviq (1930- 2015) – arkeolog, historian, ilirolog, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës;
– Pavle Deshpali (1934- ) – kompozitor, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kroacisë;
– Valter Deshpali (1947- ) – violonçelist dhe profesor në Akademinë e Muzikës në Zagreb;
– Shime (Simeone) Duka (1915-2006) – sekretar i arkivave të Vatikanit;
– Josip Gjergja (1937- ) – basketbollist i Zarës dhe i kombëtares basketbolliste të Jugosllavisë;
– Mlladen Gërdoviq (1958- ) – këngëtar;
– Bozhidar Kalmeta (1958- ) – kryetar i Zarës në vitet 1994-2003; në vitin 2013, ministër në qeverinë kroate;
– Ratimir Kalmeta (1916-2005) – gjeograf dhe gjuhëtar;
– Bruno Kërstiq (1905-1987) – leksikograf;
– Hërvoje Macanoviq (1904-1980) – gazetar sporti;
– Gjani Marshan (1944- ) – këngëtar, muzikant, diplomat, konsull kroat;
– Bepo Mateshiq – këngëtar i tenorit;
– Berto Mateshiq – këngëtar i tenorit;
– Ivica Mateshiq Jeremija (1959- ) – shkrimtar, diplomat ushtarak;
– Ivo Peroviq (1882-1958) – Ban (guvernator) dhe regjent i Jugosllavisë në vitet 1934-1941;
– Ivan Prengja (1939-2010) – kryepeshkop i Kryepeshkopatës së Zarës;
– Ennio Stipçeviq (1959- ) – muzikolog, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kroacisë.
– Josip Gjergja (Arbënesh/Arabanasi, Zarë, 11 shkurt 1911 – Beograd, 18 shkurt 1990) – Politikan dhe diplomat kroat me prejardhje shqiptare (arbëreshe). Në vitet 1945-1948 ka qenë ambasador i Jugosllavisë në Shqipëri. Pas kësaj ka qenë ambasador në Hungari, në Bullgari, në Egjipt, në Libi, në Indi dhe në Birmani. Në vitet 1970-1972 nënkryetar i Kuvendit Federativ të Jugosllavisë. Në vitin 1972, Josip Brozi i largon nga skena politike udhëheqësit “nacionalistë” kroatë. Me këtë veprim të Titos, Josip Gjergja nuk u pajtua. Dha dorëheqje nga funksionet politike.
Xhelal Zejneli
Luan Tashi është lindur më 25 shkurt 1965 në Prishtinë, qyteti ku kaloi fëmijërinë dhe kreu shkollën fillore dhe të mesme. Që në moshë të re, shfaqte ndjeshmëri të veçantë në fushat e artit. Një nga përjetimet e hershme e njëkohësisht më të paharruara të tij, lidhet me 28 marsin 1978, kur ky djalosh trembëdhjetëvjeçar realizoi tetë fotografi cilësore të Shën Nënë Terezës, gjatë vizitës së saj në kishën katolike “Shen Ndou” në Prishtinë, ku ishte e pranishme në këtë takim dhe nëna e tij Mira.

1978 – Nëna Mira në takimin me Shen Nënë Tereza.
Prirjet e tij artistike vazhdoi t’i kultivoi me pasion me studime sistematike. Në vitin 1982 nisi të mësonte teknikën e serigrafisë (sitoshtypit) në një punëtori private dhe në vazhdim për dhjetë vite punoi portretist në rrugët dhe sheshet e qyteteve bregdetare të ish-Jugosllavisë, Greqisë dhe Turqisë. Krijimet e tij me portrete kërkoheshin me admiririm nga publiku. Kjo përvojë krijimtarie i shërbeu të realizoi dhe punime në fusha të tjera si krijues reklamash dhe interierist. Në mënyrë të veçantë këto veprimtari ndikuan në formimin shpirtëror, kulturor dhe artistik të Luanit, madje këto prirje i shndërroi në talent krijues të admirushëm, që rritej e perfeksionohej nga viti në vit. Këtë talent artistik Luani e kompletoi me studimet universitare të artit. Në vitin 1989, përfundoi studimet në Akademinë e Arteve në Prishtinë, në degën e Dizajnit Grafik, ku u diplomua me sukses, u shpall “Student i dalluar” dhe fitoi titullin “Profesor i Dizajnit Grafik”.
Menjëherë pas përfundimit të studimeve më 1990, dhe me fillet e sistemeve të para dixhitale në botë, Luani pati fatin që vëllai i tij t’i dhuroi kompjutorin “Apple Macintosh SE-30”, me të cilin filloi të mësonte aplikacionet grafike “Aldus Freehand”, “Adobe Photoshop” dhe “QuarkXpress”.
Luan Tashi, në artin pamor
Në vitin 1991, Luani hapi atelien e tij të parë të dizajnit. Në vitin 1996, dizajnoi Abetaren e parë për nxënësit shqiptarë në mërgim. Pas luftës, më 1999, u angazhua si dizajner grafik në UNHCR, ndërsa në vitin 2002 ishte bashkëthemelues i agjencisë së marketingut “Rrota”, përmes së cilës realizoi përgatitjet grafike për botimin në gjuhën shqipe të stripave të njohur botërorë si:“Alan Ford”, “Spiderman”, “Marty Mistery” dhe “X-Man”.
Në vitet 2001 – 2007, punoi dizajner grafik në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) ku udhëhoqi përgatitjen dhe dizajnimin e revistës “Fokus Kosova”, e publikuar në tri gjuhë.
Në vitin 2008, bashkëpunoi me agjencitë e marketingut “Zero Positive” dhe “B2”, ku kontribuoi në dizajnimin e librit zyrtar të Qeverisë së Republikës së Kosovës: “Libri i Pavarësisë së Kosovës, Prishtinë 2008”.
Në vitet 2009 – 2019, Luani punoi dizajner grafik në gazetën “Koha Ditore”, ku dha një kontribut të rëndësishëm përmes ridizajnimit të gazetës. Gjatë kësaj periudhe realizoi gjithashtu dizajnin e rreth 100
ballinave të romaneve të autorëve vendorë dhe ndërkombëtarë. Përveç kësaj, bashkëpunoi me kompaninë ndërkombëtare “Amazon”, duke dizajnuar dy libra me titujt “Besa Po” dhe “Smell of War”.
Përveç si dizajner, Luan Tashi është redaktor i dy veprave të rëndësishme: “Fotografia në Kosovë 1900-1950” dhe “Fjalori Enciklopedik Muzikor i gjuhës shqipe”, të autorit, dirigjentit dhe pedagogut të mirënjohur të muzikë klasike, profesor Bajar Berisha.
Në vitin, 2011, hapi në Prishtinë kompaninë e tij personale “TiSign” dhe u bë importues ekskluziv i bluzave të brendit amerikan “Fruit of the Loom” në të cilat bënte printimin e bluzav. Në këtë kohë menaxhoi dy dyqane, njërën në qendrën tregtare Albi Mall, tjetrën në qendër të Prishinës. Një ndër arritjet e sukseshme është në vitin 2012, në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, me dizajnimin e llogos në versionin e tij “100 Vjet Shtet”. Në vitin 2016, asetet dhe kompaninë ia shiti punëtorëve të tij.
Në vitin 2017 botoi librin e tij të parë “100 Llogot e Kosovës”, ku bëri përzgjedhjen e 100 llogove dhe simboleve grafike, të identitet vizual të ndërmarrjeve publike, kompanive private dhe institucioneve të ndryshma kosovare, nga vitet e 50’ deri më 2017.

Ballinat e librave të botuara nga Luan Tashi në vitet 2017 – 2025
Gjatë disa vite kërkime nëpër galeri, muzeume, biblioteka, arkiva, si dhe në koleksione të ndryshme publike dhe private nëpër botë, si në: Romë, Firence, Tiranë, Sofje, Athinë, Dubrovnik, New York, Washington etj., Luan Tashi krijoi një arkiv me qindra portrete nga burimet origjinale, me të dhëna bibliografike dhe artefakte të ndryshme në lidhje me Gjergj Kastrioti Skenderbeun. Këtë koleksion të pasur me portrete, në vitin 2018, në përvjetorin e 550 vjetorit të vdekjes të Gjergj Kastriotit, Luan Tashi e prezantoi në librin “Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve”, të botuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Kjo vepër ka gjetur vend në bibliotekat më prestigjioze botërore, mes të cilave: Bayerische Staatsbibliothek, München; Akademie der Wissenschaften und der Literatur, Mainz; Biblioteca Nazionale Centrale, Roma; Columbia University, New York; Library of Congress, Washington; Biblioteka dhe Muzeu Presidencial Woodrow Wilson, Staunton; National Library, New York; Princeton University Library, New Jersey; Yad Vashem, Muzeu Historik i Holokaustit, Jerusalem; Biblioteka e Bashkisë Piana degli Albanesi/Hora e Arbëreshëvet, Sicili. Këto të dhëna mund të i gjeni në katalogun “WorldCat” https://search.worldcat.org/title/1124644683
Kjo vepër prestigjioze është pjesë dhe e institucioneve kombëtare shqiptare si Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës “Pjetër Bogdani” Prishtinë; Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Tiranë; Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë; Biblioteka Universitare “Luigj Gurakuqi” Shkodër etj.
Në vitin 2020 në “Galerinë Kombëtare” të Prishtinës, hapi ekspozitën e tij personale, me titull “Portrete të Skenderbeut gjatë shekujve”, ekspozitë virtuale e regjistruar për herë parë në botën shqiptare, që mund ta shihni në çdo kohë në internet https://lapsi360.com/PortreteTeSkenderbeut/ Ekspozitën me të njëjtën tematikë e organizoi dhe në qytetet të tjera shqiptare, si në Tuz, Ulqin dhe në Shkodër.
Në vitin 2025, Luan Tashi boton librin e tij të tretë: “Ali pashë Tepelena në artin botëror”, një vepër me pasuri të rrallë ikonografike dedikuar Ali pashë Tepelena. Kjo vepër është redaktuar nga Prof. Dr. Irakli Koçollari, njëri prej njohësve më të mirë të jetës dhe veprave të Ali pashë Tepelenës dhe me recension nga studiuesi i shquar i artit shqiptar dhe atij botëror, Prof. Dr. Ferid Hudhri.
Kontributi i Luan Tashit shtrihet edhe në fushën e monumentalistikës: Ai është projektuesi i Qendrës Përkujtimore “Bllacë 1999”, për të cilën u dekorua me medalje nga “Shoqata për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e veta”.

Monumenti në qendrën përkujtimore “Bllacë 1999”, projektuar nga artistit Luan Tashi
Për aktivitetet shkencore dhe krijimet artistike, është laureat i çmimit “Ali Hadri” për historiografi, i akorduar nga Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë.
Në vitin 2025, Luani përfundoi veprën e tij të katër: “Fustanella në artin botëror”, një vepër me vlera historike, etnografike dhe artistike, e kompletuar me ilustrime cilësore pikturash në vaj, akuarelash, vizatimesh, skicash, litografishë dhe me fotografi, kryesisht të autorëve të huaj, por dhe të autorëve shqiptarë, që dokumentojnë veshjen e burrave me fustanellën shqiptare. Ilustrimi fotografik i fustanellës shqiptare përfshinë periudhën nga shekulli XV deri në shekullin XXI. Kjo vepër e re, është një dëshmi e rrugëtimit të gjatë dhe eksperiencës së pasur krijuese të një jete të përkushtuar artit, kulturës dhe historisë kombëtare shqiptare.
Pas kryerjes së studimeve pasdiplomike, në shtator të vitit 2020 mori titullin “Master i Arteve Aplikative”. Aktualisht është ligjërues në Fakultetin e Arteve dhe në Fakultetin e Komunikimit Masiv të Kolegjit AAB në Prishtinë, ku jep lëndë të specializuara si: Dizajni Grafik, Tipografi, Dizajni i Markës, Identiteti i Korporatës (Brendim) dhe Dizajn Strategjik.
Luan Tashi, në artin muzikor
Një ndër pasionet dhe vlerat artistike të Luanit është aktiviteti si muzikant. Ai është një poli-instrumentalist dhe kompozitor, me ndikim në skenën muzikore të Prishtinës dhe më gjerë. Me një karrierë për më shumë se katër dekada, ai u shqua për shumëanshmërinë e interpretimeve si kitarist,
baterist, basist, vokalist, kompozitor e tekstshkrues.
Kontributi i tij në skenën e muzikës Rock dhe Blues të Kosovës ka qenë i vazhdueshëm dhe thelbësor, duke e pozicionuar si emër reference në historinë e muzikës moderne shqiptare. Angazhimi pasionant në krijimtarinë dhe interpretimet e muzikës Rock, muzikë me vlera artistik, morale dhe sociale, shpreh shpirtin emancipues dhe të lirë të Luanit, ashtu si nëpërmjet muzikës Blues shpreh emocionet, të cilat
nëpërmjet ritmit dhe melodisë i shndërron në energji jetësore dhe në forcë kolektive.
Pasioni i parë i Luanit ishte sporti, kryesisht karateja dhe gjimnastika. Ky pasion zgjati deri në vitin 1979, kur nëna e tij fisnike Zonja Mira, për datëlindjen e 14-të të Luanit i dhuroi stereo-gramofonin e parë të tipit “Gerard”, të kompletuar me 14 pllaka gramafoni të grupit legjendar “The Beatles”. Edhe pse Luani i dinte këngët dhe hitet e Beatlesave, albumi i dyfisht i tyre i vitit 1968, i ashtuquajtur “White Album” ishte një risi dhe kthesë e madhe në muzikën botërore, madje ky album muzikor, ndikoi shumë në kulturën muzikore të Luanit.
Të njëjtin vit, më 1979, nëna e tij, zonja Mira, e cila ishte shumë e informuar për letërsinë e klasikëve
botëror, muzikën klasike dhe për filmat klasik amerikan, iu dhuroi Luanit dhe vëllait Zigit, kitaren e parë elektrike amerikane “Gibson Les Paul Special 55”, bashkë me përforcuesin e prodhimit anglez “HH Reverb Combo”.
Rrugëtimi i Luan Tashit në muzikë nisi në vitin 1981, kur debutoi si kitarist në grupin “Moon”, një ndër formacionet e para, që shënoi prezencën e tij në skenën vendore. Vetëm një vit më pas, më 1982, iu bashkua grupit “Ilirët”, ku përveç se zhvilloi më tej mjeshtërinë e tij në kitarë, ushtroi dhe një eksperiencë të veçantë si baterist në lokalin e natës “Striptiz Bar” të Hotelit Grand në Prishtinë. Në këtë ambient artistik, ai zgjeroi repertorin duke interpretuar në bateri dhe në bas kitarë këngë klasike amerikane, të njohura si “Evergreen”, duke u ekspozuar për herë të parë ndaj një publiku të larmishëm kombëtar dhe ndërkombëtar.

Viti 1982, Luan Tashi me grupi Rock Trio.
Në vitin 1983, Luan Tashi u shqua edhe si këngëtar, kur formai grupin “Rock Trio”, një formacion ku vokali i tij nisi të bëhet pjesë e pandarë e stilit të tij muzikor. Gjatë viteve 1983-1984, ai mori rolin e interpretimit baterist në grupin “Minatori”, duke treguar qartë shumëllojshmërinë e aftësive të tij instrumentale.
Në vitet 1985-1987, Luani bashkë me vëllan Zigin, themeloi grupin Rock “Manifesti”, ku interpretoi si baterist dhe basist, ndërsa kontribuoi në kompozimin dhe krijimin e materialeve autoriale të grupit. Kjo ishte periudhë kur Luani filloi të krijojë identitetin e tij si autor, përtej aktivizimit si interpretues.
Në vitin 1987 iu bashkua grupit “Fillimi i Fundit” si baterist dhe një vit më vonë, më 1988, baterist, pjesëtar i grupit të njohur mitrovicas “TNT” të udhëhequr nga kitaristi i mërënjohur shqiptar Nexhat Macula.
Në vitin 1988, Luani ishte një nga bateristët më të kërkuar në Kosovë, i kërkuar si bashkëpunues me disa grupe të kohës si: “Tempujt e Heshtjes”, “Agron Bajrami”, “Arka”, “Magjistarët”, “Oaza”, Agron Berisha nga Shkupi e shumë të tjerë. Këto bashkëpunime e bënë një figurë të domosdoshme në proceset e formësimit të Rock skenës të fundviteve ‘80 në Kosovë.
Në vitin 1991, si baterist bashkformoi grupin “H Force” me kolegët: Hyshen, Labinotin, Muhën dhe
Florent Boshnjakun (Pllumin), i cili sot njihet si muziçist dhe kompozitor i spikatur i muzikës shqiptare dhe po ashtu drejtor artistik i shumë festivaleve të muzikës, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.
Në vitin 1996, Luani incizoi për grupin “Oda”, si sesion muzikant, ku ekzekutoi në kitarë akustike
këngën “Ndeja”, e kënduar nga Dukagjin Lipa, babai i këngëtares së famshme Dua Lipa.
Pas këtyre sukseseve, në një periudhe reflektimi, për dy vite, 1997-1998, Luan Tashi punoi në Turqi si “One man band”, duke interpretuar solo në hotele luksoze. Kjo përvojë i dha një dimension tjetër karrierës së tij dhe ndihmoi në zgjerimin e përvojës së tij si interpretues i pavarur.

Cover e CD “Blues Trio” – viti 2012
Pas luftës në Kosovë më 1999, formoi grupin “The Blues Band”, si kitarist dhe vokalist, duke u thelluar më tej në stilin klasik të Blues-it dhe duke sjellë këtë frymë në skenën vendore.
Në vitin 2002, Luan Tashi themeloi grupin “Hithat”, një projekt që solli në skenën shqiptare një qasje origjinale në muzikën Rock dhe Blues, duke e ndërthurur atë me tekste shqipe me plot parodi dhe humor, i cili grup performoi live në klubet e Prishtinës dhe Kosovës.
Në vitin 2003, grupi publikoi CD-në dhe videoklipin e parë “Mori loçka jem”, ndërsa në vitin 2005 nxorrën DVD-në “Hithat Unplugged”, një performancë akustike që u mbajt në “Teatrin Dodona” në Prishtinë.
Në vitin 2011, pas një reformimi të grupit, së bashku me djemtë e tij: Lum Tashi (kitarë) dhe Drin Tashi (bateri), publikuan videoklipin “Në zemër përjetë”, një këngë që shënoi një kthesë më personale dhe emocionale në krijimtarinë e grupit familjar.
Në vitin 2012, kjo arritje çoi në reformimin e mëtejshëm Rock & Blues të grupit “Hitat Blues Trio”, një projekt që bashkoi dy breza dhe tre shpirtra artistikë në një formacion unik. Ky trio solli një stil më të rafinuar të Blues-it, i pasuruar me përvojën familjare dhe muzikore.
Në vitin 2014, ata publikuan CD albumin “Family Tribute”, një përmbledhje e riaranzhuar e këngëve klasike të Blues-it dhe Rock-ut, duke përfshirë emra si Robert Johnson, Stevie Ray Vaughan, Cream, Jimi Hendrix, etj.
Në vitin 2016, grupi realizoi një mini-turne në Gjermani, duke performuar në klube të njohura Blues e Jazz, duke e befasuar publikun gjerman me ekzekutimin e muzikës së tyre në kontekst ndërkombëtar.
Në vitet 2017 – 2023, “Hithat Blues Trio” ishin aktivë me performanca të rregullta në shumë treva shqiptare, në qytete si: Prishtina, Shkupi, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Peja, Tirana dhe shumë të tjera, duke u bërë një emër i njohur në skenat live të rajonit. Grupi “Hithat Blues Trio” ka marrë pjesë dhe në shumë festivale të Rock muzikës në mbarë vendin dhe në rajon.
Në vitin 2025, Luan Tashi prezantohet me një projekt të ri nën emrin “Luan Tashi & Hitat”, duke publikuar dy këngë të reja dhe dy videoklipe, të cilat përfaqësojnë një fazë të re të pjekurisë artistike dhe të krijimtarisë muzikore, e para është kënga e rianranzhuar “Vjollcat” e gazetares, e shoqes së tij, këngëtares dhe muziçistes të mirënjohur, tani e ndjera Violeta Rexhepagiq, motra e kantautorit shqiptar Armend Rexhepagiq.
Një kontribut të veçantë Luani ka dhënë në edukimin dhe integrimin e dy djemëvë në fushën e artit
muzikor, jo si aspekt argëtimi, por në krijimtari dhe interpretim të sukseshëm të muzikës, ndonëse të dy janë të diplomuar në arkitekturë.
Dy djemtë e Luanit, Lumi dhe Drini, në vitin 2014 formuan grupin muzikor “Zhaba”. Të frymëzuar dhe të ndikuar nga njëri-tjetri, ata nisën të krijonin këngë të bazuara në dashurinë e hershme për muzikën. Stili i tyre ishte “alternative-post-rock”, i pasuruar me elemente psikodelike, jazzy dhe elektronike. Në vitin 2015 publikuan albumin e parë me titull “k’neta”. Si grup, Zhaba mori pjesë në disa nga festivalet më të njohura në Kosovë, si NGOMfest, Dokufest, Hardhfest, Beerfest dhe të tjerë.
Pas shpërbërjes së Zhaba-s, producenti dhe multi-instrumentalisti Drin Tashi, bashkë me vokalisten dhe bashkëshorten e tij, Nita Kaja nga Nju Jorku, themeluan në Prishtinë në vitin 2018 grupin “Sytë”.
Në atë kohë Drini kishte një përvojë të gjerë, me mbi 100 projekte muzikore nga të gjitha zhanret, ku kishte kontribuar si kompozitor, producent apo interpretues, në reklama, animacione, teatro, si dhe me artistë vendas e ndërkombëtarë, duke trajtuar çdo detaj nga krijimi deri në post-produksion. Grupi “Sytë” performoi në festivalin “Sunny Hill Festival” (2018) dhe “Pop-Kultur Berlin Festival” (2019). Ata publikuan albumin debutues “Sytë” (2019), më pas “Divine Computer” (2020), “You Know That, Right?” (2023), dhe albumin e tyre të ri “Perfect Timing” në vitin 2025. Që nga viti 2022, grupi është zhvendosur në Nju Jork, ku performon rregullisht në klube të njohura të skenës lokale.
Ndërkohë, Lum Tashi vazhdoi karrierën e tij si producent dhe multi-instrumentalist. Në vitin 2017 formoi grupin “The Laser Rats” me të cilët incizoi albumin e parë. Një vit më vonë nisi edhe rrugëtimin e tij si solo artist, duke publikuar disa këngë. Në vitin 2019 iu bashkua grupit “Pink Metal” si basist, me të cilët incizoi albumin “Beton” (2020). Pavarësisht këtij bashkëpunimi, në vitin 2025 Lumi krijoi grupin e tij të ri, “Trediot”, të cilët aktualisht janë duke finalizuar albumin e tyre të parë.
Luan Tashi mbetet një figurë qendrore e muzikës Blues dhe Rock në Kosovë dhe në rajon. Qasja e tij e gjithanshme ndaj muzikës, si interpretues, si kompozitor dhe si instrumentist, bashkëpunimet ndërbreznore dhe përkushtimi i vazhdueshëm ndaj artit, e bëjnë një muzikant të shkëlqyer edhe një përfaqësues i spikatur i trashëgimisë, i krijimtarisë dhe i kultivimit të kulturës muzikore bashkëkohore shqiptare.
Në jetën e tij private, Luan Tashi është bashkëshort i Pranverës, dy prindër shembullor të përkushtuar në edukimin e tre fëmijëve Lumit, Drinit dhe Festës. Ndonëse ende të rinj në moshë, çifti Tashi tashmë janë gjysha me mbesën Nata, që iu a ka zbukuruar dhe lumturuar jetën. Mbesa është muzika më e bukur e trashëgimisë artistike të familjes Tashi.
Vajza Festa, është në përfundim të studimeve në Fakultetin e Stomatologjisë.
Bashkëshortja e tij, Pranvera, vajza e shkrimtarit të njohur kosovar Rexhep Zogaj, me profesion ekonomiste, ushtron detyrën e auditores së brendshme në Misionin e Bashkimit Evropian EULEX. Përveç arritjeve profesionale, kontributi më i çmuar i saj qëndron në përkushtimin, edukimin dhe mbështetjen e pandërprerë ndaj Luanit, dy djemëve dhe vajzës, duke qenë shtylla kryesore e harmonisë familjare.
Konferenca e Valbonës-Tropojë dhe synimet antikombëtare të organizatorëve të saj- Nga Agron Isa Gjedia
KUR BIJTË E SAJ I VLERËSON KRAHINA- Përgatiti: Besnik Bedollari (Poet, publicist)
Historia e panjohur e dy familjeve antikomuniste nga Puka: Çun Kuraj u arratis së bashku me të shoqen dhe vajzën e 7 muajshe, por shpejt u përhap lajmi i kobshëm se duke kaluar Drinin
KABALISTI I BROADWAY-T LINDOR- Tregim nga ISAAC BASHEVIS SINGER (NOBEL, 1978)- Pёrktheu: Mimoza Erebara
“Miku im, ti nuk ke vdekur! Na ike herët dhe padrejtësisht”- Fjalimi prekës i Big Mamës për Shpat Kasapin: Kjo nuk është lamtumirë, por shihemi përsëri
Revista belge (1962) “Ndihem plotesisht pergjegjes per barren qe rendon mbi supe…” — Intervista ekskluzive me Mbretin Leka I ne Zvicer
Disa shtete bojkotojnë Eurovisionin për shkak të Izraelit
“Po na i vrasin djemtë”- Lutja e dy nënave më 1977 te Nexhmije Hoxha për Vilsonin e Gencin! Ngjarja në Bllok dhe pushkatimi i tyre
“E gjithë ministria e Ballukut e pandehur apo në arrest”- Agron Shehaj: Parlamenti po mbron një zv.kryeministre të pezulluar nga Gjykata
“Mogherini jep dorëheqjen nga detyra”- Berisha: Ky është standardi europian, kurse Lubi Balluku nuk largohet apo të shkarkohet nga Rama!
Abuzimet e Ballukut dhe pezullimi nga GJKKO, reagon Ambasada Amerikane: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin mes dy vendeve
AKU kthen 51 tonë misër të ardhur nga Serbia, pas analizave të kryera rezultuan me aflatoksinë
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet