Në vitin 2008 isha me punë te gazeta “Albania” e cila asokohe ishte në marrëveshje biznesi me grupin Vizion Plus të Dulakut. Te kafja e vizionit paradite, ndërsa po bënim mbledhjen ditore të mëngjesit, shfletuam “Gazeta Shqiptare” e cila ishte hapur me titullin “Zbulohet kontrata sekrete e qeverisë Berisha me Tom Ridge”.
Lajmi ishte i bujshëm por një kolegu im në tavolinë i quajtur Albert Gjoka, me thotë:
-Tom Ridge ishte ne linje me firmen lobuese BG&R, nje femer e BG&R qe njoha ne 2005 mua me permendte dike tjeter si shume te rrezikshem ne ate firme, ishte boshnjak po s’ja mbaj mend mire emrin, Damian me duket se e quajne. E kishin shume inat kete boshnjakun.
Origjina boshnjake e personit misterioz me terhoqi shume sepse nderkohe ne kuader te interesimeve per skandalin e fishekeve me Pentagonin, kishin dale gjurmet e nje kompanie seksere ne Qipro te quajtur “Evdin ltd” dhe gazeta Dani ne Bosnje shkruante se kjo kompani kishte zyre ne Bosnje dhe perfaqesohej nga shtetasi Adnan Sarajlic.
Ju luta Bertit se mos i kujtohej emri i atij boshnjakut “Damian”, por nuk i kujtohej. Nisa te beja kerkime ne Google me emra te ngjashem nja dy dite, kerkoja kryesisht me germa cirilike, por hiç, asnje gje.
Durimi sosi dhe lashe nje gote birre ne bllok me nje mikun tim i cili kishte njohje te mira ne sallonet diplomatike.
-Eshte nje person, me shume influence te Berisha qe po kerkoj, ka qene dhe pjese e BG&R, emrin e ka Damian ose diçka e ngjashme,- i them.
-Se di, s’me del ne radar me tha duke ngritur supet.
-Mund te jete serb ose boshnjak me origjine, i them.
-Ahaaaa, Damir Fazlliç me thote, po ai eshte lobist eshte britanik nuk eshte serb e as boshnjak, – ma kthen miku.
-Po ç’britanik leshi eshte ky, ku ka britanik me “viç” i them.
-Eshte absolutisht britanik, madje me shtetesi britanike ma kthen miku, origjinen andej nga thua ti e ka patjeter.
Emrin “Damir Fazlic” e shenova ne telefon duke ja nisur vetes me sms. Shkova ne redaksi dhe nisa search-in, kur e kerkoje me germa cirilike dilnin plot artikuj te gazetave boshnjake per te (kryesisht Slobodna Bosnia). Paralelisht merrja dhe informacion sa mundesha mbi takatin e Fazllicit ne Tirane.
Periudha e kerkimit vijoi dhe akumuloja materiale dhe ne kete kohe me bie telefoni nga nje person qe ishte miqesi e imja dhe e Mero Bazes. Me tha qe Mero donte te me takonte.
Takohem me Meron per here te pare te kullat perballe kryeministrise dhe ne takim ai me pyeti nese kisha ne radar kontratat korruptive te Rezart Taçit. I thashe qe s’me interesonte fare Taçi sepse isha fokusuar te boshnjaku Damir Fazlliç. Mero sigurisht qe e dinte mire se kush ishte ai, madje disa nga shkrimet e Slobodna Bosna i posedonte. I thashe qe mund te bej nje triptik dhe e botojme te TemA pasi kam bere disa kerkime interesante qe e lidhnin me trafikun e armeve.
Triptiku u publikua ne TemA me titullin “Njeriu hije i Berishes”, shkrimet qarkulluan me buje ne rrethet gazetareske sidomos, por i vetmi qe i mbeshteti publikisht, ishte Kiço Blushi. Ai beri nje shkrim ne “Gazeta Shqiptare” asokohe dhe pyeste me te drejte pse nuk fokusohen mediat te ky person. I jam mirënjohës pafund Kiço Blushit per ate qe shkroi dikur, ky detaj madje ka qene percaktues te une qe dhe kur binte rasti per implikime te Ben Blushit me inceneratoret, te isha shume i permbajtur dhe me tendence per te mos u marre fare me te mundesisht.
Kjo ishte periudha kur nisi dhe QKR-ja të funksiononte elektronikisht nëpërmjet mbështetjes së USAID. Futa emrin e Damir Fazlic në QKR dhe pashë se aty dilnin disa të dhëna, emra kompanish.
Paraqitem në sportelin e QKR-së dhe për fatin tim të mirë aty ishte punonjëse një vajzë nga Fieri të cilën e njihja.
-S’ke nevojë të bësh kërkesë me shkrim, – më tha, mjafton internet explorer dhe i shkarkon direkt të dhënat.
Nuk e besova në fillim, ma trego tani në vend i thashë. U ula në kompjuterin e saj, e bëra vetë me dorën time procedurën që ta besoja.
Shkarkoheshin vërtetë.
Përpara meje u hap një oqean i tërë me informacion.
Shkova në redaksi rreth orës 17:00, shkarkova çdo material që lidhej me Fazlliçin dhe kompanitë e tij. Paralelisht gjeta dhe një manual në internet që tregonte se si bëhej më produktiv kërkimi me sistemin “aspx” që perdorte QKR-ja, ky manual më ndihmoi shumë pasi jo vetëm e bënte më të larmishëm kërkimin, por dhe ato “files” që dukeshin të dëmtuara unë arrija t’i hapja duke ndjekur udhëzimet e manualit.
Kur kam dalë nga redaksia ka qenë ora 09:30 e sabahut, stafin e gjeta në kafen e zakonshme. Më pyetën ç’ne kisha ardh aq herët, por nuk u thashë që e kisha gdhirë aty. Shkova në shtepi. Fjeta ca orë.
Në orën 17:00 shkova sërish në redaksi dhe përgatita një MEMO me të dhënat e mbledhura.
Kompania kryesore e Fazlliçit ishte Altaria Research Limited, kjo kompani lidhte Fazlliçin me Flutura Kolën, ortaken e Argita Malltezit dhe me Erion Isufin, kunatin e Bashës.
Kompania kishte bërë një blerje energjie 1.75 mln euro, por që ta kapnim duhej që të vërtetonim që nuk kishte paguar tatim fitimi.
Dokumentin në tatime e siguroi Mero dhe dosja u kopsit.
Bashkë me Meron vendosëm që investigimin do e publikoja në revistën MAPO të Minxhozit, shkrimi do ishte me emrin tim, më pas mund ta merrnin lirisht të gjitha mediat e tjera. Minxhozi ra dakord fillimisht. Bëra shkrimin gati dhe e nisa, do publikohej në fundjavë.
Diku nga e mërkura më telefonojnë e më thonë se shkrimi në MAPO ishte bllokuar. U pataksa pasi presupozohej se MAPO ishte revistë e lidhur fort me opozitën e Edi Ramës, mirëpo mos harrojmë që në këtë kohë kishte sevda e mirëkuptim mes Berishës dhe Rames, aq sa shkërrmoqën Kushtetutën së bashku dhe ndanë llomkat e lejeve të ndërtimit te Liqeni.
U mërzita jashtëzakonisht shumë. Por aq e kisha takatin. Isha i varfër, nevojtar dhe pa lidhje direkte në nivele vendimmarrëse për të shkuar e për t’u interesuar personalisht për shkrimin.
Pak ditë më vonë ndodhi që Damir Fazlliç u arrestua në Bosnje bashkë me Naser Oricin. Lajmi doli në disa media dhe në Tiranë, pasi emri i Fazlliçit nuk ishte më i panjohur pas atij “Triptikut”.
Takova Meron, s’kemi kohë, tha, duhet ta plasim se po vlon. Të nesërmen plasi skandali, shkrimin e plotë e kishte vetëm gazeta Albania dhe TemA, të tjerat kishin copëza nga shkrimi, njëra një detaj, tjetra ca detaje ndryshe.
Mero bëri më pas dhe një shkrim shumë të mirë “Profil i paautorizuar” ku shkoqiste prapavijën e lidhjeve politike të Damirit me kupolën e PD-së, ndërsa unë u pataksa ndërsa shikoja se si ajo çështje që unë e shihja thjesht si shkrimin e radhës, kishte tronditur qeverinë, tani të gjithë flisnin “për atë boshnjakun” e Berishës.
Paradoksi ishte se fiks në këtë periudhë kisha dy muaj pa marrë rrogën; isha në vështirësi ekonomike, e më vinte zor para familjarëve të mi, të cilët shihnin se si produkti im trondiste njerëzit më të fuqishëm të vendit, ndërsa unë s’dija si dreqin do ia dilja deri në fund të muajit. Kështu e kam përjetuar atë që ndodhi.
Në atë kohë bashkë me një koleg aplikova dhe në një projekt gazetarie i cili mbështetej edhe nga ambasada britanike, me një shkrim investigues të kopsitur, por koordinatorja e projektit na skualifikoi pasi si anglishtfolëse e kualifikuar që ishte preferoi miqtë e saj me reportazhe fshati. Ishte fiks momenti kur krijova bindjen se projektet e gazetarisë të financuara nga ambasadat janë në fakt një gallatë e madhe, një mut i madh.
Në 2014-ën Damirin e takova personalisht në Sheraton, bisedova relativisht gjatë me të, e shijova bisedën. Ai është njeri tepër i mprehtë dhe i drejtpërdejtë. Kam qeshur pafund kur përdori epitetin “Forrest Gump” për Lulzim Bashën. Madje dhe u habita sepse nuk e mendoja që ai kishte kaluar në atë lloj përçmimi dhe mungese respekti për Bashën.
Pata kënaqësinë t’i tregoja ekzaktësisht këtë fabul mbi mënyrën se si u zbuluan bizneset e tij, e m’u përgjigj: “Pse s’më nise një e-mail, ta kisha blerë gazetën tënde” [🤣] [🤣] [🤣]
Nejse, të gjithë këtë rrefim vendosa ta bëj pikërisht sot kur po përflitet se “qëndrimi i Britanisë ndaj Berishës mund të ketë për bazë lidhjet e tij me Fazlliç”.
Uroj të kenë të tjera motive ndaj Berishës, sepse nëse vërtetë është Fazliç arsyeja, me gjithë respektin për nënën Mbretëreshë, por kjo është idiotesi stratosferike.
Damir Fazliçit i buronte forca në sajë të lidhjeve dhe shërbimeve që i bënte amerikanëve dhe britanikëve, ai është njeriu i tyre para se të jetë njeriu i Berishës.
Çdo variant tjetër që ju thonë, është pordhë me rigon.
Komentet