Një diktator perfekt!
Nga dhuna verbale tek duart mbi fytyrë.
Nga arroganca e “supermacisë” tek etika vandaliste.
Nga fjalët fyese tek gjestet denigruese.
Nga misionarët kërcënues kundër së vërtetës tek akti zbatues.
Nga censura e medias tek shuplaka mbi fytyrë.
Nga largimet nga puna me urdhër politik tek sjelljet fizike anti demokratike.
Nga heshtja profesionale tek barbaria mashtruese e fshehjes së të vërtetës.
Nga redaksitë shërbyese të diktaturës tek ky diktator perfekt i Shqipërisë 2024!
Pas tij ushtari Klosi zgërdhihet nga gjesti i shokut Rama.
Cfarë ndodhi me gazetaren e Syrit është vec shprehja me video e asaj cka prej 5 vitesh ndodh me gazetarët e përcjelljes së të vërtetave shqiptare; kërcënime, dhunë verbale, dhunë fizike, largime nga puna, censurë, redaksi në heshtje..
E kur ka heshtje ka sjellje mafioze e gënjeshtra mafioze.
Nga studio televizive me heshtazakë hileqarë të përnatshëm, në karrige të së vërtetës mbetur bosh nga gazetarë të pa ftuar.
E një diktator perfekt është ky që godet gazetarët e kërcënon median, është perfeksioni i diktaturës e vetvetes!