VOAL

VOAL

Nga tenistë e futbollistë te kampionë boksi- Yjet ukrainas të sportit në betejën e jetës për çlirimin e atdheut të tyre

March 11, 2022

Komentet

Pret penalltinë në derbi, Strakosha protagonist me AEK (VIDEO)

AEK triumfoi 2-3 në derbin ndaj Panathinaikos, në supersfidën e kampionatit grek. Në Apostolos Nikolaidis Stadium (Athens), protagonist për AEK ishte edhe portieri Thomas Strakosha.

“Gardiani” kuqezi i priti 11-metërshin polakut Sëiderski, në minutën e 28-të. Paraqitja e Strakoshës pas sfidës u vlerësua me notën 6.7.

30-vjeçari ka luajtur 12 ndeshje në këtë sezon. Për të, ky është edicioni i dytë me fanellën e AEK. bw

“Zgjodha Shqipërinë prej familjes”, Strakosha “rrëfehet” në Itali: Te Lazio vitet më të bukura të karrierës, AEK shtëpia ime

AEK Athina tronditi Fioren brenda në “Franchi”, me ekipin grek që doli me 3 pikë, kjo falë edhe paraqitjes spektakolare të Thomas Strakoshës, një portier që në Serie A e njohin shumë mirë pasi prej vitesh ishte pjesë e Lazio-s, shpesh një nga portierët më të lakuar në treguan e Italisë. Pas 10 vitesh në kryeqytet, Strakosha zgjodhi të largohej drejt Anglisë, por për fat të keq gjërat nuk shkuan si duhet në ishull.

Rikthimi i tij në Athinë, tek AEK rezultoi një lëvizje e gjetur pasi më fund gardiani kuqezi është rikthyer të luajë në nivele të larta. Një intervistë për mediat në Itali, Strakosha u rikthye pas në kohë duke falënderuar fillimisht Simone Inzaghin, trajneri i cili i dhuroi debutimin në Serie A:

2
2

“Inzaghi është një trajner që të largon presionin, e falënderoj gjithnjë, ishte ai që më dhuroi debutimin. Te Lazio kam kaluar 10 vite të bukura, por e dija që nuk do të qëndroja gjithmonë aty, e kisha të qartë që një ditë do të rikthehesha në shtëpinë time, në Athinë. Të largohesha nga shtëpia në moshën 16 vjeçare nuk ishte e lehtë, por më ndihmoi shumë të rritesha si person. Pas Lazio-s kalova në Premier League, por ai dëmtim më bëri të humbas afro 1 vit karrierë, më pas kisha dyshime nëse do të rikthehesha edhe një herë si më parë. Tani tek AEK Athina janë rikthyer të jem i lumtur, kjo shihet edhe në fushë. Athina është shtëpia ime, unë kam lindur këtu, por zgjodha Shqipërinë për familjen time”, u shpreh ndër të tjera Strakosha. bw

Drita – Shkëndija, sot dita ku shqiptarët do të përballen për Ligën e Konferencës…

Ndeshja e xhiros së katërt do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 21:00.

 

KOSOVE – Sot (e enjte) është në program për t’u zhvilluar ndeshja e dy klubeve shqiptare, Dritës dhe Shkëndijës në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.

Gjilanasit janë pritës të tetovarëve në ndeshjen e xhiros së katërt, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 21:00.

Ekipi Drita i Zekirija Ramadanit është në një formë të mirë në kampionat, por e ka nisur mirë edhe në Ligën e Konferencës, pasi ka dy barazime dhe një fitore nga tri ndeshjet e para.

Trajneri i skuadrës nga Gjilani, Zekirija Ramadani, ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes, duke vlerësuar maksimalisht kundërshtarin dhe duke theksuar se kjo do të jetë ndeshja më e vështirë e Dritës në arenën ndërkombëtare.

“Kemi presion. Luajmë para tifozëve tonë. Është ndeshja më e vështirë që e kemi pasur në arenën ndërkombëtare. Patjetër që besoj te ekipi, është mirë që i gjithë grupi është në dispozicion, përveç Mesas, që do të mungojë edhe një kohë të gjatë”. Gjithsesi te Drita deklarohen se ndaj Shkëndijës: “Jemi të motivuar dhe të gatshëm për fitore”.

Në formë të mirë është edhe ekipi i Shkëndijës së Jeton Beqirit, pasi kuqezinjtë kanë një barazim dhe një fitore në dy ndeshjet e fundit në Ligën e Konferencës, kështu që duan rezultat edhe nga ky udhëtim i vështirë.

Përtej aspektit sportiv, kjo ndeshje do të jetë interesante edhe për faktin se vjen një ditë para festës së flamurit, 28 Nëntorit, dhe stadiumi pritet të jetë i mbushur me tifozë nga të gjitha trojet shqiptare, përveç dy qyteteve si Gjilani dhe Tetova.

B.T (Dosja.al)

VIDEO/ Gol dhe festë me shqiponjë, sulmuesi shqiptar realizon në Champions

Medin Memeti ka realizuar gol në Championsin Aziatik. Sulmuesi me prejardhje shqiptare shënoi në sfidën ndaj Johor, takim ky i fituar 2-0 nga skuadra ku aktivizohet Memeti, Melbourne City.

Memeti realizoi për llogarin e ekipit australian, në fundin e sfidës. Ai nuk hezitoi që të festonte, pikërisht me shqiponjë.

18-vjeçari mbetet një talent me prespektivë në Australi, teksa luan në moshat e kësaj përfaqësueseje. bw

Lara Colturi lë mbresa në Austri, siguron podiumin në Botërorin e Skive

Lara Colturi shkëlqen në Slalomin Special të Kupës së Botës në Austri. Skiatorja shqiptare u rendit në vendin e dytë, duke lënë mbrapa emra të mëdhenj.

Për Colturin ky rezultat është mjaft pozitiv, ndërkaq nuk mund të lihet pa përmendur fakti se është podiumi i dytë radhazi.

Ajo përfundoi garën për 1 minutë, 49 sekonda e 34 të qindtat, 1.23 sekonda. Më mirë se Colturi bëri vetëm Mikaela Shiffrin, amerikania që numëron plot 103 podiume në karrierë. Lara shkon në kuotën e 196 pikëve në total, përfshirë këtu edhe 80 pikët e marra së fundmi.bw

 

69230c0a83341renditja 1024x828

 

 

 

Kosova ia ndien erën kualifikimit në Kupën e Botës 2026 një dekadë pas pranimit në FIFA

Ekrem Idrizi

Kur Kosova e nisi fushatën kualifikuese për Kupën e Botës 2026 në shtator, ajo e kishte vetëm një fitore në gjithë historinë e saj të re në kualifikimet e Botërorit, dhe disfata e thellë nga Zvicra në ndeshjen hapëse për turneun e verës së ardhshme, i bëri shumë të mendojnë se ekipi kombëtar po shkonte drejt një dështimi tjetër.

Por, për sa hap e mbyll sytë, Kosova i arrti tri fitore dhe dy barazime në një ndryshim drastik dhe mahnitës brenda muajsh për ta arritur plajofin, dhe tani është një hap larg arritjes në Kupën e Botës, pikërisht në dhjetëvjetorin e pranimit në shtëpinë e futbollit botëror, FIFA.

Kosova nuk ka marrë pjesë asnjëherë në një turne të madh, dhe Kupa e Botës verën e ardhshme në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara mund të jetë e para.

Dhe, për ta arritur ketë, fillimisht ajo duhet t’i fitojë edhe dy ndeshje të tjera në plajof në mars, një gjysmëfinale kundër Sllovakisë dhe një finale të mundshme kundër fituesit të përballjes Turqi-Rumani.

Për analistin dhe profesorin e sporteve në Universitetin e Prishtinës, Malsor Gjonbalaj, kualifikimi i Kosovës në Kupën e Botës “do të ishte diçka mbresëlënëse, do të ishte përfaqësimi më i mirë që do t’i bëhej vendit në arenën ndërkombëtare”.

“Sepse, e dini çfarë popullariteti të madh e gëzon futbolli, çfarë vëmendje të madhe ka gjithandej botës, prandaj paraqitja e Kosovës në një ngjarje si Kupa e Botës, do të ishte njohja më e mirë për shtetin e Kosovës”, thotë për Radion Evropa e Lirë Gjonbalaj, po ashtu ish-futbollist.

Si arriti Kosova në plajof?

Pas humbjes në ndeshjen hapëse kundër Zvicrës në Bazel në shtator, trajneri i verdhekaltërve, Franco Foda, e pranoi se ekipi i tij u paraqit dobët në mbrojtje në një formacion sulmues 4-3-3 dhe vendosi të ndryshojë qasje dhe taktikë.

“Sot, megjithëse kishim shumë duele, i humbëm ato vendimtaret dhe kjo ndikoi në rezultatin final. Kundër Suedisë këtë gjë duhet ta bëjmë shumë-shumë më mirë”, tha ai pas humbjes.

Foda pastaj ndryshoi skemën dhe kaloi në një formacion klasik 4-4-2 në përballjen e radhës me Suedinë tri ditë më vonë në Prishtinë, duke luajtur futboll mbrojtës, falë të cilit Kosova shënoi dy herë me kundërsulme. Taktikat e tij kryen punë dhe Kosova mori fitoren e parë në Grupin B kualifikues, 2:0.

Pas një paraqitjeje jo shumë të pëlqyer në barazimin pa gola kundër Sllovenisë në ndeshjen pasuese në shtëpi, Kosova i fitoi dy ndeshjet e radhës kundër Suedisë (1:0) dhe Sllovenisë (2:0) për ta siguruar plajofin, pasi iu qëndroi besnike taktikave të Fodës.

Ajo barazoi 1:1 me Zvicrën në ndeshjen e fundit në grup në nëntor, duke grumbulluar në fund 11 pikë në vendin e dytë, mjaftushëm për ta kapur plajofin, pasi Zvica shkoi direkt.

Gjonbalaj vlerëson se kjo vlen falë një pune të gjatë të trajnerit dhe disiplinës që ai ka sjellë në kombëtare.

“Në këtë rast kemi të bëjmë me punë për një kohë bukur të gjatë, një planifikim dhe, sidomos, kemi në krye të ekipit një trajner, i cili e ka realizuar taktikën e lojës me mjaft disiplinë, i ka përzgjedhur lojtarët mjaft mirë dhe mendoj se homogjeniteti i ekipit është çelësi kryesor i këtyre rezultateve deri tani”, thekson ai.

Foda, i cili e mori drejtimin e kombëtares më 2024, bëri shumë ndryshime në ekipin e parë, i ndihmuar shumë edhe nga prurjet e reja, të cilat kanë lënë gjurmët e tyre të dukshme në ekip deri tani.

Pas plajofit të dështuar për Kampionatin Evropian 2020, kur u mposht nga Maqedonia e Veriut, Kosova po vuante ta rindërtonte mesfushën, veçanërisht pas largimit të Hekuran Kryeziut dhe Herolind Shalës.

Pas shumë vitesh përpjekje, Federata e Futbollit arriti të sjellë disa mesfushorë të talentuar, si Elvis Rexhbeçaj më 2024 dhe Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha në prag të kualifikimeve këtë verë.

Rexhbeçaj, i cili luan për Augsburgun në Gjermani, dhe Avdullahu, i cili është pjesë e Hoffenheimit, po ashtu në Gjermani, kanë qenë vendimtarë përkrah Florent Muslijas, i cili ka pasur më shumë detyra sulmuese.

Foda, madje, e vendosi mbrojtësin e djathtë të Comos në Itali, Mërgim Vojvoda, në krahun e djathtë të mesfushës, falë aftësive të tij teknike.

“Tani kemi në mesfushë lojtarë që vrapojnë, bartin barrën, kanë disiplinë të jashtëzakonshme në lojë, siç janë Avdullahu, Rexhbeçaj, Hoxha. Ata bëjnë edhe një lojë të mirë sulmuese me Muslijan, i cili i bashkohet sulmuesve, si një lojtar shumë kreativ dhe teknik, i cili po ndihmon të vijmë më shpejt te goli”, nënvizon Gjonbalaj.

Taktikat e Fodës nënkuptuan, gjithashtu, se ai që shihet si ylli më i madh dhe më i vlefshëm i kombëtares, Edon Zhegova, të mbetej jashtë ekipit të tij startues.

Zhegrova, i cili iu bashkua në verë gjigantit italian Juventus, është sulmues anësor që përshtatet kryesisht në një formacion sulmues 4-3-3.

Lënia e Zhegrovës jashtë formacionit startues habiti shumë njerëz në Kosovë, por Fodës iu shpagua kjo qasje.

“Ne kemi një numër të madh të futbollistëve, secili e meriton të luajë, por secili duhet të jetë i bindur që për ta përfaqësuar shtetin mjaftojnë edhe 30 sekonda apo një minutë lojë. Prandaj, asnjëri nuk duhet të ndihet i fyer kur nuk luan”, thekson Gjonbalaj.

Nuk është vetëm mesfusha që është përmirësuar gjatë kësaj kohe pas ardhjeve të reja, por edhe sulmi me Fisnik Asllanin e Hoffenheimit dhe, posaçërisht mbrojtja, ku Albian Hajdari dhe Dion Gallapeni kanë lënë mbresa.

Gallapeni, 19 vjeç, është mbase përforcimi më i dëshiruar te Kosova, që ka pasur shumë vështirësi ta gjejë një mbrojtës të majtë solid.

Por, a u ndihmua Kosova edhe nga faktorë të tjerë? Gjonbalaj mendon se po.

Nga katër kombëtaret në Grupin B, vetëm Kosova dhe Zvicra arritën fitore. Suedia e Sllovenia nuk ia dolën të merrnin më shumë se barazime.

Që të dyja kanë treguar formë të dobët në këto ndeshje kualifikuese, duke pasur parasysh të kaluarën e tyre.

Suedia u paraqit ndaj Kosovës me dy prej sulmuesve më të shtrenjtë në historinë e Premierligës angleze, Alexander Isakun e Liverpool dhe Viktor Gyokeresin e Arsenalit.

Asnjëri nuk e bëri dallimin.

“Nuk ka ekip të lehtë për t’u mposhtur, por është e vërtetë që ato nuk kanë qenë në formën e tyre më të mirë në këto ndeshje”, thotë Gjonbalaj.

Suedia, megjithatë, është në plajof sikurse Kosova, jo përmes rrugës së kualifikimeve, por përmes Ligës së Kombeve, dhe në fund mund të jetë pjesë e Kupës së Botës në verë.

Gjasat e Kosovës në plajof

Kosova do të donte që ndeshjet e plajofit të zhvilloheshin tani, duke e parë formën e skuadrës, por asaj do t’i duhet të presë deri në fund të marsit, që nënkupton se është mbase herët të flitet për gjasat.

 

Dardanët do të udhëtojnë në Bratislavë më 26 mars për t’u përballur me Sllovakinë në ndeshjen gjysmëfinale të plajofit, të cilën duhet ta fitojnë patjetër për t’i mbajtur gjallë shpresat për një finale që do ta çonte në Botëror.

“Mos të harrojmë, jemi në ekzaltim, sepse jemi në plajof, por nuk e kemi kryer punën ende, duhet qetësi e madhe dhe punë e madhe profesionale, për ta arritur kualifikimin, sepse bëhet fjalë për dy ekipe shumë të forta”, vlerëson Gjonbalaj.

Finalen e mundshme, Kosova do ta zhvillonte në Prishtinë kundër fituesit të përballjes tjetër mes Turqisë dhe Rumanisë, më 31 mars.

Derisa beson se gjasat me Sllovakinë janë shumë reale, Gjonbalaj beson se përballja e mundshme me Turqinë do të ishte shumë më e vështirë.

“Mendoj se me Sllovakinë kemi shumë gjasa, ndërsa në ndeshjen finale pres ta kemi kundërshtar Turqinë, e cila, mendoj, është ekip shumë i papërshtatshëm për neve, por do të kemi mundësi sepse luajmë në shtëpi”, thekson ai.

Lionel Mesi më i miri i të gjitha kohërave, Ronaldo plotëson top 5-shen! Si renditen futbollistët sipas “The Athletic”

Revista e njohur ndërkombëtare e futbollit “The Athletic” ka përpiluar renditjen e saj të njëqind futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Kjo listë, e përpiluar nga gazetarët, si në të gjitha rastet e ngjashme, ka shkaktuar polemika mbi disa nga renditjet.

Lionel Mesi renditet i pari përpara Maradonës dhe Peles (në këtë renditje) ndërsa Kristiano Ronaldo është i pesti.

TOP 10-shja

10. Mishel Platini
9. Ferenc Pushkas
8. Zinedin Zidan
7. Franc Bekenbauer
6. Alfredo Di Stefano
5. Kristiano Ronaldo
4. Johan Kryijf
3. Pele
2. Diego Maradona
1. Lionel Mesi

PANORAMASPOR.AL

Kosova do të provojë të shkojë në “finale” me Sllovakinë!

ZVICER – U hodh shorti i play-off-it të Botërorit ku ndeshjen e pare Shqipëria do të luaj me Poloninë ndërsa Kosova me Sllovakinë.

Play off-i europian:

Gjysmëfinalet –

Itali – Irlandë e Veriut

Ukrainë – Suedi

Turqi – Rumani

Danimarkë – Maqedoni e Veriut

Uells – Bosnje & Hercegovinë

Poloni – Shqipëri

Sllovaki – Kosovë

Republika Çeke – Irlandë

Finalet-

Fituesi Itali / Irlandë e Veriut – Fituesi Uells / Bosnje & Hercegovinë

Fituesi Ukrainë / Suedi – Fituesi Poloni /Shqipëri

Fituesi Turqi / Rumani – Fituesi Sllovaki / Kosovë

Fituesi Danimarkë / Maqedoni e Veriut – Fituesi Republika Çeke / Irlandë

Play off-i ndërkontinental:

Fituesi i Kaledonia e Re / Xhamajka – R.D. Kongo

Fituesi i Bolivi / Surinami – Irak

VAZOT:

VAZO 1: Itali, Danimarkë, Turqi, Ukrainë

VAZO 2: Poloni, Uells, Republika Çeke, Sllovaki

VAZO 3: Shqipëri, Kosovë, Irlandë, Bosnje & Hercegovinë

VAZO 4: Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlandë e Veriut

B.T (Dosja.al)

Shqipëria sfidon Poloninë në Play Off, Sylvinho: Pres një kundërshtar ndryshe

Shqipëria do përballet me Poloninë në Play Off të Botërorit, me ndeshjen gjysmëfinale që do mbahet në mars.

Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho foli për shortin, menjëherë pas hedhjes së goglave në Zyrih.

Numri një i pankinës së kombëtares shprehet se pret një Poloni pak më ndryshe se herët e tjera.

“Pres një Poloni tjetër nga ajo që na ka mundur në ndeshjen time të parë. Kanë ndryshuar shumë lojtarë dhe trajnerin”, tha ai. bw

Lajme të mira për Brojën, sulmuesi rikthehet në Angli

Armando Broja u detyrua të linte fushën e lojës i dëmtuar në ndeshjen ndaj Anglisë, aty ku u duk se pësoi një dëmtim të rëndë.

 

Në fakt, gjërat nuk duken aq keq sa u menduan në fillim dhe mediat angleze, raportojnë se paraditen e djeshme Broja është rikthyer te Bërnlei. Sulmuesi shqiptar ka kryer një kontroll mjekësor me mjekët e klubit e më pas është planifikuar për të kryer ekzaminime të tjera mjekësore, ku edhe do të shihet dëmtimi.

Por bëhet fjalë për një ndrydhje të gradës së parë dhe mungesa e tij në fushë, pritet që të jetë vetëm disa ditë e më pas do të rikthehet në skuadër, për të tentuar të fitojë minuta me ekipin anglez të Bërnelit.

PANORAMASPORT.AL

Shqipëria humbet vende në renditjen e FIFA-s, Kosova në ashensor ngjitës

Këtë të mërkurë u përditësua edhe renditja e FIFA-s, pas sfidave të muajit nëntor. Pas fitores minimale 0-1 ndaj Andorrës dhe pas humbjes 0-2 ndaj Anglisë, Shqipëria ka humbur dy pozicione. Nga vendi i 61-të, kuqezinjtë e shohin veten në vendin e 63-të.

Ekipi i Sylvinhos siguroi kualifikimin në Play Off të Botërorit, ndërsa këtë të enjte do mësojë rivalin që do ketë në gjysmëfinale.

Pasi fitoi 0-2 ndaj Sllovenisë dhe barazoi 1-1 ndaj Zvicrës, Kosova është përmirësuar me 4 pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Dardanët, të cilët janë kualifikuar për në Play Off të Botërorit, tashmë janë në vendin e 80-të. bw

Notat sipas “Sofa Score”- Ja lojtarët e Kombëtares që shkëlqyen në kualifikueset e Botërorit

Shqipëria arriti të përmbushte me sukses objektivin primar në kualifikueset e Botërorit, teksa u rendit në vendin e dytë në Grupin K, duke lënë të hapur ëndrrën e madhe për futjen në grupet e eventit më të rëndësishëm në botë.

 

Faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, ka nxjerrë për “Panorama Sport”, mesataren e notave, të të gjithë futbollistëve të Shqipërisë që dhanë kontributin e vyer në këto kualifikuese.

Lojtari me vlerësimin më të lartë rezulton Mario Mitaj, ndërkohë që Kristjan Asllani dhe Juljan Shehu, plotësojnë podiumin. Vlerësime pozitive dhe për Hysajn, Manajn, Strakoshën, Gjimshitin dhe Ajetin. Në total nota mesatare e kuqezinjve gjithmonë sipas “Sofa Score”, shkon 6.98. Bie në sy edhe nota e Naser Alijit, që është më e lartë se Armando Broja. Për më tepër shikoni listën e plotë të vlerësimeve të të gjithë lojtarëve.

WhatsApp Image 2025-11-17 at 18.02.05

 


Send this to a friend