Përgjigja epike e Bibliotekës Kombëtare:
“Doktoraturën e lexon vetëm pronari.”
Pra, si të kesh shkruar një libër e ta çosh vetë në raft, pastaj të thonë: “Faleminderit që na e dhe, por vetëm ti mund ta lexosh!”
Dhe jo vetëm kaq, por guxojnë të thonë që ky është “standard evropian”. Ndërkohë në bibliotekat kombëtare europiane:
-doktoraturat i lexon kushdo në sallat e leximit;
-nëse nuk ka version digjital, mund t’i bësh foto;
-ose mund të kërkosh skanim zyrtar me pagesë.
Pra, tek ne kemi shpikur “shërbimin premium”: një libër që ekziston, por s’mund ta lexojë askush.
Kjo nuk është mbrojtje e të drejtave të autorit, shteti është vënë në shërbim të hajdutëve intelektualë shkatërrimit të arsimit, shkencës dhe të ardhmes se vendit.
Hapat ligjorë do vazhdojnë dhe do njoftohen institucionet ndërkombëtare. Shkenca është për t’u ndarë, jo për t’u fshehur në dollap!
