Skenat të paimagjinueshme janë parë të premtën në xhaminë e Kabulit, raporton New York Times.
Khalil Haqqani, lideri i një prej grupeve më të fuqishme dhe të dhunshme talebane, u shfaq në lutjet e së premtes, me armë të llojit snajper.
Haqqani, 48 vjeç, është në listat terroriste të Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve të Bashkuara.
Së bashku me disa anëtarë të familjes së tij, ai tani po luan një rol të rëndësishëm në regjimin e ri taleban.
I mbështetur nga shërbimi inteligjent pakistanez, rrjeti Haqqani, siç njihet grupi i i familjes së tij, ka qenë një nga degët më efektive dhe më të dhunshme të talebanëve, përgjegjës për rrëmbimin e amerikanëve, fillimin e sulmeve vetëvrasëse dhe kryerjen e shumë vrasjeve.
Për shumë afganë dhe të huaj që kanë ndjekur luftën, dalja e Haqqanit në kryeqytet ishte një kujtesë e fortë se kush drejton tani Afganistanin.



Komentet