Në vazhdim te ciklit mbi bretkosat:
Perveç bretkosave të kënetave, moçaleve, te lumenjve të ndotur, te pemeve, te barishteve apo bretkosave urbane,
ka edhe dy lloje te tjera bretkosash qe nuk i ceku pena e studiuesit amfib,
qe jane bretkosa e detit dhe bretkosa e sarranxhave.
Bertkosat e detit jane shume aktive, me kembe te gjata, nga trupi elegante dhe te lehta,
kjo per shkak te territorit te gjere dhe ujerave te pastra ku notojne.
Keto lloj bretkosash shijojne natyren pa fund por edhe bukurine njerezore qe kalon aty parit;
horizontin e kane te gjere, nga maja e malit deri matane detit;
Dielli per ta lind ne mengjes, perendon ne mbremje dhe shndrit 12 ore te mira.
Bretkosat e sarranxhave, (podrumeve), kane natyre te plogesht, kembet i kane te shkurtra, nga trupi jane te renduar,
kjo edhe per shkak te perimetrit te shkurter saranxhak ku vllaçiten,
dhe jo pa arsye njerezit i quajne zhaba.
Horizonti i tyre eshte i ngushte, aq sa eshte gryka e saranxhes prandaj dhe mendojne se i gjithe qielli (Vatra) eshte nje rreth i vogel qe u perket vetem atyre.
Per keto lloj bretkosash, dita zgjat vetem nje ore dhe mendojne se Dielli sillet aty parit rreth sarranxhes se tyre dhe shndrit (shkruan) vetem per ta.
Nga basementi i pusetes ku pluskojne, syri ju kap vetem nje çerek galaksie me pak yje,
dhe per te ngopur mendjet e tyre fantazuese (haluçinante), i ndajne (emerojne) ne rreshta qe te kujtojne togat e zborit.
Per ta yjet e tjere te qiellit nuk egzistojne, mbasi sigurisht nuk ua kap syri nga zgavra e perjetshme.
Komentet