Me rastin e festimit te 500 vjetorit te Leonardos, do te arrisin ne muajin e fundit, ne qytetin e tije te lindjes, per tu vendosur tek Muzeumi i Leonardo da Vincit, dy skulptura te mrekullueshme, te cilat do te dialogojne bashke mes Perendimit dhe Lindjes: perballe Leonardos, i cili prej shume shekujsh dominon universin e artit. Qe tani e tutje, vizitatoret e e gjithe botes do te shohin dhe figuren e Qi Baishi, mjeshter i madh i piktures kineze te 900-tes. Dy figura te medha qe do te jene perballe dhe do te dialogojne. Perballe artit te tyre, shekujt do te ndalen, duket gati gati sikur mjeshtri kinez don ti shprehe mirnjohjen dhe admirimin Mjeshtrit te madh te te gjithe koherave nga Toskana.
Artisti Milot bashke me Artistin Wu Weishan, drejtor I muzeut Nacional te Pekinit , perballe skulpturave qe ishin te ekspozuara ne Kine me dt 17 Janar di te Vendosen perballe Muzeut te Leonardo Da Vincit , Ku Artisti dhe kuratori Italo-Shqipetare Milot eshte kuratori i ekspozites bashke me Lyu JIANFU.
Kjo ide lindi gati rastesisht, por ndoshta e deshi fati qe keto dy skulptura, te konceptuara ne Kine, te vinin pra dhe te vendoseshin ne qytetin e lindjes se Leonardos. Jo gjithkund por aty ku e meritonin, ne Vinci. Ndersa vizitoja Muzeun Kombetare te Artit Kinez me miqte e mi nga Kina, i goditur nga keto skulptura, nga keto dy personazhe te realizuara ne bronz, me nje gjuhe artistike shume te ndryshme, nga arti tradicjonal kinez.
Duke diskutuar me mjeshtrin Lyu Juanfu mbi keto vepra arti te realizuara nga skulptori Wu Weishan, me lindi ideja e dialogut mes mjeshtrave dhe mesazheve te tyre universale, te afte te mundin barrjerat qe i ndanin ne kohe dhe hapesire. Fola me bashkiakun e Vincit dhe me drejtoreshen e e Muzeut Leonardo da Vinci, si dhe me artistin kinez, nese ai pranonte ti dergonte punet ne Itali. Dhe keshtu mori jete ky projekt qe u be e mundur fale galeristit Nikolo Raugei dhe dott. Andrea Raugei.
Duhet njohur dhe gjesti fisnik i Mjeshtrit Wu Weishan. Ai do te dhuroje Vincit keto dy skulptura , dhe jo vetem kaq, ai ndjehet dhe krenare qe veprat e tije do te qendrojne ne shekuj ne qytetin e lindjes se Leonardos.
Sapo sheh veprat e mjeshtrit Wu Weishan kupton pernjeheresh aftesia e tije per te realizuar skulptura gjigande te afta per tu bere monumente te verteta. Duke i veshtruar duket sikur shihet dhe shpirti I artit qe ato mbartin ne vetvete, sidomos shpirti I artit italjan dhe ai i artisteve francez. Mjeshtri ka krijuar nje stil te vetin origjinal, shume poetik dhe te tijin me plasticitetin e formave. Ai krijon personazhet e tij me thjeshtesi dhe ben qe mesazhi I tije te lexohet mire. Mesazh qe mbart brenda dhe e ben te njihet si i tije origjinal ne tere boten.
Faleminderit mjeshteri Wu Weishan, qe sot e tutje, perveç “Udhes se Mendafshit,” do te njihet dhe “Udha e Artit” qe na bashkon dhe na ben me te njellojte ne bote. Nje bashkbisedim qe fillon me dy deshmitare te veçante: Leonardo Da Vinci dhe Qi Baishi.
Alfred Milot Mirashi
Firenze 2020
Artist dhe kurator.
Komentet