Tek po ngjiteshim përpjetë kodrës së thepisur dhe atyre kanioneve të serta dhe turfulitëse të “Junikut historik, për të zbritur në lagjën Trogovishte- zhytur dhe përhumbur dikund thellë në mendime dhe do kujtime të nxehta dhe tufllanitëse që po e digjnin dhe e përvelonin akoma më shumë edhe qiellin e pafajshëm të Junikut historik: Një daja im dhe shok imi i shkollës dhe rinisë (pjesëmarrës dhe hero i luftës çlirimtare dhe heroike të Kroacisë): Atëbotë si papritur dhe kujtuar as vet do me thotë: E di ti, nipi im i dashur se çfarë thonin dikur grekët dhe romakët e lashtë mbi të kaluarën e lavdishme të një populli dhe historinë e tij?! Jo nuk e di!, i thëm dajës dhe mikut tim, me deshirë që t´ia prekja dhe tatoja (testoja) një trohë me shumë pulsin, intuitën dhe meditimët e tij hulumtuese dhe meditative në horizontit dhe qiellin e madh të shpresës dhe besimit të njohut liridashës dhe patriotik që po i lindnin dhe fillonin nga aty e nuk u dukej fundi.
“E kaluara e lavdishme dhe historia e një populli ose kombi të lashtë, rilind dhe ringjallet vazhdimisht. Është si feniksi dhe flaka e njohur olimpike!
Ajo gjithmonë merr frymë dhe ajër të freskët…Lulëzon, shkëlqen ,bën dritë, ushqehët, vegjeton ,ka aromë të këndshme si lulet, buzëqeshë dhe flete me ne. Merr jetë dhe bashkëjeton me njerëzit dhe popullin (kombin) dhe shtetin për çdo ditë të lume të Zotit! .Në çdo kohë dhe hapësië.” Me përgjegjët në vazhdim im shok dhe dajë nga Juniku, si për të me lënë gojëhapur dhe të patekst.
Për ta vazhduar rrugën tonë nga legjeja e “Krasniqi” për në sheshin e njohur “Tregovishtë” të Junikut historik. Aty ku puqen dhe kryqëzohen, si në legjendë ose në ndonjë përrallë magjike, udhëkryqet e ndryshme të shekujve dhe historisë. Në Junikun e mitëve, eposëve, legjendave dhe historive të shumëta.
Ndërkohë që rruga për në “Tregovishtë” sapo kishte zënë të përkëdhelej dhe ledhatohej paksa nga flladi dhe ajo erë e lehtë freskuese e cila po fryente lezem nga Shkëlzeni, Gjeravica, Pashtriku, Baba Tomorri dhe Adratiku në një kohë kur populli, kombi dhe atdheu ynë në Kosovë e kishin mëse vështiri dhe kur ndodhëshin në rrezik. Kur ndodhëshin nën prangat dhe zinxhirët e rëndë të regjimit kriminal dhe gjakatar të Serbisë. Kur u kishte shkuar thika ne asht dhe laku (litari) ne fyt.
Me Të pas pak çastësh do ia bëjmë (duke ia thënë nxitueshëm) në sheshin qëndror “Tregovishtë” të Junikut zulmëmadh.
Të bëhej se edhe kalldremët e gurëta, rrugët e mbuluara me rërë të kuqrremtë ngjyrë gjaku ,kështjellat, murët e fortifikuara, Bedenët e forta , franxhitë dhe ato kulla të moçme të Junikut historik, në ato çaste sikur po flisnin dhe kuvendonin me ne. Sikur kishin sy e vesh në një kohë kur vetëm rrezët e shëndetshme të diellit dhe yjet e panumërt në qiellin e pafund, asokohe i kishim në anën tonë.
Gjatë asaj pasditeje të freskët pranvere të…, me dukej se kishte aq shumë histori dhe gjeografi etnike në sheshin qëndrorë të Junikut historik. Ndoshta, me tepër se kurrë, saqë për disa çaste nuk mund t´iu besoja syve të mi.
I tërë Juniku së bashku me të kaluarën dhe historinë e tij me ngjante në “muze” ose në një “teatër të madh” historik dhe arkitektonik.
Me më tepër se dy mijë (2OOO) vite histori dhe gjeografi si në shuplakë të dorës. Në Junik të Kosovës dhe Shqiptarizmës….
E rrahur dhe vizituar nga tregtar dhe vizitorë të shumtë që nga Antika dhe gjer me sot….Hijerëndë, kokëfortë dhe tepër krenare me të kaluarën dhe historinë e saj: Edhe Tregovishta e njohur e Junikut historik, ishte aty dhe vetëm aty ku e kishin lënë dikur iliro-dardanët. Rrjedhimisht shqiptarët e sotëm si një kujtim të përherëshëm dhe amanet. Aty ishte edhe heroi i gjalle i luftes se Kroacise, respektisht intelektuali, patrioti dhe im mik i dashur, Zenel Krasniqi.
Në Junik ngjarjet, legjendat dhe historitë e ndryshme rrjedhin dhe zhvillohen me rrjedhën e lumenjëve dhe me shpejtsinë e dritës.
Aty ishin edhe lagjet e njohura të familjeve dhe atyre fisëvë të mëdha të Bajraktarëve, Berishëve, Shalëve, Krasniqëve, Gashëve, Thaçëve, Goçëve, Hoxhëve, Shehëve, Gaxherrëve, Xhoceve, Krrakëve, Pepshëve, Gacaferëve,Jasiqëve etj…Të të gjitha fisëve dhe “bajraqëve” të ndryshme familjare dhe gjenetiko-gjenealogjike të popullit ose kombit tonë…
Në Junik të Kosovës dhe Dukagjinit. Aty ku djemtë dhe vashat me të mira të kombit dhe atdheut, edhe profetëve të ndryshëm, zeusëve ose përendive u marrin gjak mbi vetulla.
Aty ishin edhe bjeshkët kreshnike, malet krenare, alpet e bardha shqiptare, kodrat e thepisura, krenare dhe kryengritese, kanjonët kumbuese, krojet e ftohëta, brigjet, sukat ,fushat e paana, luadhet e blerëta me plot bari dhe kullosë…Blegërimat e dashura të delëve dhe mrizi i njohur i bagëtive tek po zbrisnin teposhtë qafës së sukës nga mali.
Në Junik pra, ku edhe toka dhe qielli puçën dhe bëhen bashkë në luftë kundër armikut.
Në ish Jugosllavi atëbotë ishin vitët e liga të sundimit dhe tiranisë së egër serbe!
Vite të mbrapshta të djallit dhe të njerkës. Ugurëzeza dhe të rënda plumb si morti ose nata e fundit mbi toke.
Ishte kohë kolere…Kohë robërie…! Kroatëve dhe shqiptarëve u kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i robërisë së rëndë në fytë.
Ndërkohë që pushtuesit e egër dhe gjakatarë serbian, duke e stisur letargjinë dhe gjumin e thellë të natës së gjatë serbo-bizantne…Të lemëritur dhe marrakator deri në çmendi, kishin zënë të ipnin “shpirtë” aty dikund pari në “shtratin e përgjakur” të një vdekjeje të pashmangshme politike dhe historike që ishte shfaqur pakthyeshëm në Kroaci e se fundmi edhe ner Kosovë….
Nën “koncertin e madh” të britmave dhe ulurimave të njohura serbo-militariste po vdiste dhe po varrosej ish Jugoserbosllavia e Titos, Rankoviçit, Millosheviçit dhe e krajlave të ndryshëm të Serbisë dhe Rusisë.
Ajo “Serbia e madhe” e Dobrica Qosiqit, Ivo Andriçit, Çubrilloviçit, Garashaninit, Sheshelit, Nikoliqit etj. “Serbia qiellore” e Millosheviçëve, Karaxhorxheviçëve ,Pashiqëve dhe Rankoviçëve të ndryshëm, po vdiste dhe varrosej në embroin. Njëherë e përgjithmonë.
Aty ishin edhe ato “figura supreme” ose “madhështore” që i zotëronin dhe komandonin dikur edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me gjëmimët e motit ose bubullimat e qiellit!
Atëherë kur së bashku me kokat krenare dhe kryengritëse që nuk i prente kurrë tehu i shpatës, zgjatej ose shtrihej qafa e atyre poshtë krahut të së cilës atëbotë prehëshin tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë.
Ato mjekërra të rëna (varura) ose zhytura në gjoks….Lapërat e zgjëruara të hundës dhe ato “flegëra të njoma” të buzëve ku mekej zëri dhe dridhëshin fjalët e pathëna në një kohë kur vjeshta dhe dimri ishin stinët më të shpeshta, ndërkaq pranvera dhe vera vinin shumë rrallë. Si për të mos i bërë as rritur kurrë lulet e munguara në vazon ose kopshtin e bukur atdhetar ose vendlindor.
“Falë Zotit të madh falenderues, masat ose metodat e njohura luftarake ose ushtarake, ngelen dhe janë metodat e vetme dhe kryesore të ngritjes, përmirësimit dhe fuqizmit politik, fizik, organik dhe mekanik të shtetëve, popujve dhe shoqërive të ndryshme njerëzore ose qytetare gjithandej globit.” (H. von Rimscha)
“Ngjyra e lapsit dhe pesha eshkronjave të alfabetit, janë më të shenjëta se sa gjaku i luftëtarit ose dëshmorit. (Profeti Muhamet, a.s)
Gjithandej Kroacisë, nën mkomandën supreme të gjeneralit (komandantit) dhe pressidentit legjendarë, Dr. Franjo Tuxhman po zhvillohej lufta e lavdishme dhe heroike për lirii së bashku me detyrimin ose obligimin suprem ndaj popullit (kombit) dhe atdheut të robëruar e në rrezik.
Me Betimin e dhënë përpara flamurit kombtar: Atëbotë sikur ishin shkrirë, bashkuar, ngjeshur dhe brumosur shpirtërisht, materialisht, organikisht dhe fizikisht Sinteza ose Kryeformula e njohur liridashëse dhe patriotike e vetflijimit dhe sakrificës më sublime në Altarin e lartë të lirisë dhe pavarësisë shtetrore dhe nacionale.
Duke i tretur dhe lënë kështu (njëherë e mirë) prapa vetës nënshtrimin, frikën, përçarjet, hasmërinë, robërinë dhe tiraninë e egër serbomadhe në Kroaci si dhe në viset tjera.
Në sytë dhe shpirtin e madh (titanik) të luftëtarëve trima, atëbotë do të lindte dhe agonte atëdheu i çliruar. Kroacia e lirë dhe sovrane. Njëherë e përgjithmonë. Në shpirtin dhe zemrën e madhe të popullit dhe kombit kroat. gjithashtu. Për të mos përenduar kurrë.
Ishte ajo stina me e bukur dhe më krenare e kombit dhe atdheut tonë. Stina e Lulëkuqëve të Lirisë. Stina e Luleve me të bukura të popullit, kombit dhe atdheut që nuk do vyshkën as veniten kurrë në shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme historike dhe patriotike të çdo njeriu patriot.
Se këndejmi, fresku i këndshëm i lulëkuqeve të lirisë së bashku me aromëm e dashur të tokës atërore dhe stërgjyshore: Asokohe sikur i kishin mbushur dhe freskuar akoma me shumë zemrat, mushkëritë dhe shpirtin e njohur liridashës dhe patriotik së bashku me damarët e ndezur të gjakut dhe ata krahërorë të fuqishëm (kreshnik dhe titanik ) të luftëtarëve të lirisë.
Aty ishte edhe Zenel Krasniqi shoku dhe miku im i përjetshëm. Luftëtar i lirisë .
P.S. Thonë se këmba e heroit, ushtarit ose çlirimtarit të kthyer pas aq shumë kohësh nga fusha e nderit ose frontet e luftës çlirimtare dhe patriotike, e ndien vetën të gjallë vetëm atëherë kur prek tokën e lirë atërore dhe stërgjyshore. I pushojnë trupi, mendja, zemra dhe shpirti i tij, aty për aty.
Ndërsa, sytë e tij për një çast sikur ndalën dhe shohin (shikojnë) vetëm në një pikë…Duke soditur, gjurmuar ose hulumtuar për buzëqeshjet ose përqafimet e harruara dikund tek pragu i derës, si amanet i madh ose testament…
Pastaj vjen paslufta ose një luftë tjetër….Për ushtarin, komandantin ose çlirimtarin shqiptar, lufta e njohur për mbrojtjen e nderit dhe lavdisë së madhe të luftës çlirimtare dhe heroike.
Shteti dhe populli (kombi) kroat, Kosoves dhe shqiptareve, gjithemone u jane gjendur prane kur e kishim mese veshtiri dhe kur kishim nevoje. Dhe, zoti Zenel Krasniqi se bashku me shume trima dhe patriot te tjere shqiptar, ua kthyen borxhin kroateve dhe Kroacise ne menyren me sublime dhe madheshtore.
Respekte dhe nderim i përjetshëm për Zenel Krasniqin dhe çlirimtarët tjerë!
Lavdi!
ASH