Në Lucernë të Zvicrës po mbahet panairi ndërkombëtar, ku çdo shtet që ka interes prezanton dhe promovon ushqimet e veta tradicionale.
Në këtë panair merr pjesë edhe Kosova, e përfaqësuar dhe e organizuar nga familja Mark dhe Gjina Krasniqi.
Me këtë rast, ftohen të gjithë qytetarët shqiptarë që ta vizitojnë këtë shtëpizë të dekoruar me simbole kombëtare, ku do të keni mundësinë të shijoni ushqime tradicionale shqiptare dhe të përjetoni nga afër kulturën tonë.